Close
Faqja 21 prej 58 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 572
  1. #201
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22
    Koha Jone na e nxjerr shokun Nano antikombetar...


    ATDHETARI ANTIKOMBETAR

    Zhvillimet ne Himare po nxjerrin ne shesh nje te vertete te hidhur. Kryetari i PS-se, Fatos Nano e ka hedhur edhe kete ngjarje ne tregun e aksioneve, duke shpresuar se do te rriten ditet e tij ne krye te qeverise. Nga njera ane, ai del me pamjen e atdhetarit qe ben te pamunduren per te mos e lene bashkine problematike te Himares ne duart e PBDNJ-se, nje parti qe merr urdhera ne Athine dhe qe eshte zeri i minoritetit grek ketu, por nga ana tjeter, eshte gati te terhiqet menjehere dhe ta anulloje fitoren, nje fitore qe eshte e socialisteve dhe e banoreve te ndershem atje, vetem qe te mos vuaje reperkursionit e Brukselit, nga ku dje erdhen gjemimet e para.

    Sapo Ministri i Jashtem i Greqise, ka reaguar dje ne zyrat qendrore te BE-se, gje qe ka sjelle edhe reagime te Komisionit Europian, ku qeverise sone i kujtohen standartet e paplotesuara, Nano ka urdheruar nga Bullgaria mbylljen e festes dhe ka bere te ditur se do te kete hetime ne lidhje me votimet ne Himare, si dhe ndeshkime per shkelesit e ligjit.

    Sic e thame edhe me siper, fitorja e djeshme e socialisteve ne Himare eshte nje merite personale e socialisteve te bazes atje, si dhe e banoreve te zones, te cilet nuk e kane suportuar nje fitore te mundshme te PBDNJ-se. Zhvillimet ne kete bashki moren nje drejtim pakez dramatik, aq sa himariotet u preken ne ndergjegjen e tyre nacionaliste dhe reaguan ne ate menyre sa arriten te permbysin fitoren e Bollanos, per te sjelle ne pushtet socialistin Goro.

    Shkelje, incidente, dhe probleme zgjedhore ka pasur edhe ne zona te tjera te vendit. Per kete ka pasur disa deshmi dhe denoncime. Nano ka bere vazhdimisht shurdhin. Ai injoroi manipulimet galopante ne Tirane dhe ne Durres, po ashtu edhe ne Shkoder. Madje ka dyshime se ai eshte frymezuesi i deformimit te listave qe u dha fitoren kandidateve te PS-se, vecanerisht ne rastin e Durresit. Megjithate, kryeministri i qeverise qe mban pergjegjesi per zgjedhjet nuk gjeti asnje rast per te reflektuar ose per te mbajtur nje qendrim ne lidhje me parregullsite.

    Ndersa ndryshe jane punet kur kemi t-_-_-_ nje reagim qejfmbetes te Athines. Sapo vjen nje reagim nga shteti fqinj, Nano urdheron menjehere hetimet. Atehere, ku shkoi patriotizmi i kryeministrit tone. A ishin perpjekjet socialiste ne Himare nje aksion i natyrshem, apo i sforcuar dhe duke shkelur ligjin, vetem e vetem qe Nano te fitonte terren ne konsideraten nacionaliste te shiptareve, duke pretenduar se Berisha eshte terhequr nga kjo zone, per shkak se beri aleance me PBDNJ.

    Nje gje eshte tashme e qarte. Nano eshte gati qe te shfrytezoje cdo lloj mjeti per te fituar kohe dhe argumenta kunder rivaleve dhe kundershtareve politike. Me nje bashki me shume ne Kongres, Nano ndjehet akoma me i sigurte. Mirepo problemi eshte se kesaj radhe ai luajti me nje karte false. Te hiqet Nano si patriot, eshte njesoj si te mendosh se zvarraniket fluturojne.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #202
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22
    Lokomotiva Nano drejt kryqezimit Kasandra

    (Fabul)

    Qente le te lehin, lokomotiva e shokut Nano ben vetem perpara. Jo vetem qe po ben perpara, por pas zgjedhjeve te 12 tetorit ka marre nje shpejtesi sketerre teksa i afrohet kryqezimit Kasandra. Mashinisti Nano shtrengon timonin e lokomotives socialiste, packa se gati te gjithe vagonat i jane shkeputur, motori i ka pesuar avari, frenat i jane keputur dhe atij nuk i ngelet gje tjeter vecse tia dorezoje fatin e tij kryqezimit fatal, kongresit te partise socialiste. Lokomotiva e tij eshte tashme jashte cdo kontrolli, ajo nuk mund te ndalet, as nuk mund te beje mbrapa dhe te gjithe presin te shtangur fatin e lokomotives teksa ajo i afrohet kryqezimit famekeq. Pavaresisht se cfare fati rezervon koha per lokomotiven e vjeter sovjetike, ajo qe te gjithe e kane kuptuar tashme eshte fakti se mashinisti nuk mund te drejtoje me lokomotiven, pasi ai eshte shkaktari i kesaj fatkeqesie ne shina e siper qe ende nuk ka arritur piken fatale.

    Shoku Ilir hidhet nga lokomotiva e Nanos

    Thone qe skraparllinjte jane burra trima, por ja qe Ilir Meta nuk guxoi te qendronte ne lokomotiven e Nanos teksa ajo i afrohet kryqezimit Kasandra. Ai dha doreheqjen si zv. kryeminister dhe misnister i jashtem duke akuzuar direkt eprorin e tij per implikim ne krimin e organizuar, deshtim ne qeverisje, fajtor per deshtimin e negociatave integruese, okupator te partise socialiste. Koha kur e dha doreheqjen ishte vetem pak jave para zgjedhjeve lokale dhe krahas pershkallezimit te krizes brenda partise, kjo solli edhe nje goditje vdekjeprurese ne elektoratin tradicional socialist. Doreheqja ne vetvete perbente nje distancim te Metes nga demet e shkaktuara nga lokomotiva qe ka dale jashte kontrollit, duke i bere bisht keshtu pergjegjesive te tragjedise fatale qe eshte vetem dite larg tashme. Ashtu sic pritej, Ilir Meta filloi te fryhet perpara kamerave se si ai eshte mashinist me i mire se Nano, se si ai nuk do te kishte lejuara asnjehere qe lokomotiva socialiste ti afrohej stacionit te fundit, fatal per te. E verteta eshte se Ilir Metes i dhimbset koka e tij dhe ai i trembet kryqezimit famekeq.

    Vagonat shkeputen nga lokomotiva e Nanos

    Menjehere pas hedhjes se Ilir Metes nga lokomotiva, shume prej mbeshtetesve te tij bene te njejten gje duke shkeputur vagonat e tyre nga lokomotiva e Nanos. Ashtu si Meta, edhe keta vendosin koken e tyre para fatit te lokomotives dhe nuk duan te jene pergjegjes neser per tragjedine qe eshte gati e sigurt. Per ate elektorat qe i ndjek keto zhvillime nga televizoret e gazetat, dezertoret u tregojne me gisht se eshte cmenduria e mashinistit ajo qe i beri ata te shkeputnin vagonat nga lokomotiva. Ashtu si njerezit e thjeshte edhe keta njerez me pushtet ne PS, nuk kane me kontroll mbi drejtimin e lokomotives por presin ne ankth fatin e lokomotives se vjeter sovjetike.

    Ilir Meta kerkon keshillen e mashinistit te vjeter ne pension

    I shqetesuar sa me s'behet per fatin e lokomotives socialiste, thone qe Ilir Meta ka kerkuar keshillen e nje mashinisti plak qe ka drejtuar me vite te tera lokomotiven sovjetike. Ky mashinist plak qe po jeton ditet e fundit te jetes se tij, i ka rrefyer Metes se sa shume i dhemb shpirti kur shikon se sa keq eshte katandisur lokomotiva e tij me te cilen kaloi nje jete te tere. Ai nuk mundi ti japi Ilir Metes zgjidhjen qe kerkonte, pasi ne kohen e tij ai e shmangu kryqezimin Kasandra duke ndaluar lokomotiven tek stacioni i fundit. Megjithate, ai i rekomandoi Metes qe mashinisti i ardhshem i lokomotives plake, te jete nje burre i urte, i qete dhe i qeshur qe mashinisti plak e ka mesuar vete se si te ngase lokomotiven. Thone qe Ilir Meta u zu ngushte pasi ia kish qejfi qe te behej vete mashinist, por duke qene se i mungon eksperienca dhe ky eshte amaneti i fundit i mashinistit plak, ai pranoi keshillen e plakut.

    Ne gare per te gjetur mashinistin e ri

    Teksa mashinisti Nano tronditet nga shpjetesia e madhe e lokomotives se tij, dezertoret qe u hodhen nga treni bejne plane se si ti zene kolltukun e mashinistit ne lokomotiven e re qe do te zevendesoje lokomotiven e vjeter te Nanos. Shkaterrohet apo jo lokomotiva, jeton apo vdes mashinisti, e rendesishme eshte qe njerezit te mos ngelen pa trenin e tyre te vjeter. Nje lokomotive te re do te blejne e ndertojne, nje mashinist te ri do te veme ne timon. Socialistet shqiptare kane nevoje per trenin e tyre qe i hipin ne nje stacion dhe harrojne ti zbresin pastaj, aq e madhe eshte kenaqesia e udhetimit me tren, sa harrojne qe matane stacionit te fundit, i pret kryqezimi famekeq qe askush nuk i ka shpetuar deri me sot. Ata jane gati te vdesin, por trenin e tyre nuk e braktisin deri ne fund.

    Nano: "Te hidhem apo jo nga lokomotiva?"

    Shume mendime shkojne ne mendjen e mashinistit Nano teksa ai pyet veten, te hidhem apo jo nga lokomotiva? Te shpetoj koken time apo ta lidh fatin tim deri ne fund me fatin e lokomotives plake?! Cfare do te ndryshoje po ti heq duart nga timoni e te hidhem jashte? Do te me falin ata biznesmenet e medhenj mallin e te cilit une e humba rruges neper vagona teksa e transportoja? E ku dine te falin ata, ata e kane mendjen biznes e para! Po mire qe te hidhem, por mos me bejne prape fajtor mua per kete katraulle, si atehere para 10 vjetesh? Une e di qe vdes sot dhe ne ate vend nuk kthehem me! Po sikur te iki e te fshihem diku neper male e pyje qe nuk i ka shkelur kemba e njeriut? Ah bota, edhe ata e kane marre vesh tashme per dramen time! Po le te themi se biznesmenet me falin, njerezit i genjej dhe botes i kerkoj te falur, po gruaja, a do te me doje me keshtu te papune?! Nuk kam se si ta humbas edhe ate, ajo ma mban mendjen ne koke! Eh c'mendoj dhe une i mjeri, le te behet cfare te jete e shkruara, une timonin nuk e leshoj.

    Hero per nje dite apo frikacak per nje jete?

    Dhe ja tek del ne horizont kryqezimi i frikshem, ura e vjeter me hekur te ndryshkur mbi nje lume te trazuar. Mijra njerez ne te dy anet e lumit presin te shohin fundin e kesaj aventure te frikshme. Jane sekondat e fundit ku lokomotiva ka arritur shpejtesine sketerre dhe ky eshte shansi i fundit per mashinistin per ti zene kembet toke. I kthen syte nga lumi dhe mendon nese njerezit do ta shpetojne apo mbysin nese perfundon ne uje. I kthen syte nga njerezit ne te dy anet e lumit dhe nder mend i vijne dezertoret, ata qe e braktisen dhe tani mezi presin fundin e tij. Keta jane ata qe edhe sikur ta shihnin duke u mbytyr ne lume nuk do ti zgjasnin doren qe ta shpetonin por do ti varrnin nje gurr te rende ne qafe. Ne djall le te veje kjo lokomotive! Kjo eshte lokomotiva qe me shkaterroi familjen, shoqerine, jeten. "Me mire hero per nje dite se sa frikacak per nje jete...", - dhe mashinisti i drobitur heq duart nga timoni dhe hidhet nga treni. Po te pyesi kush se ku perfundoi lokomotiva e vjeter sovjetike, i thoni qe Fatos Nano e mbyti me deshire ne lume.

    Ilirjan Papa – SHBA
    17 Nentor, 2003

    Shenim: Si cdo fabul edhe kjo e ka nje moral, te thjeshte por te qarte. "Mund te vraposh por nuk mund te fshihesh", - thone amerikanet.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #203
    nga dyqonet e reja
    Anëtarësuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    Albo!
    kush eshte ky ''kryqezimi Kasandra'' qe e per mend kaq shpesh?

  4. #204
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-10-2003
    Postime
    78
    Nuk dua te bej polemike, por ashtu sic ta kam thene ne nje rubrike tjeter, ti Albo flet me shume pasione dhe teori .Qe me shume i ke degjuar nga te tjeret se i ke lexuar vet.
    Nqs e mban veten per njeri te emancipuar vleresoi te tjeret pa mllefe te akumuluara nga tregimet e te tjereve.Diku kam lexuar nje shprehje:"Respektoje kundershtarin tend per idete qe ka dhe kundershtoje me inteligjence"Pra jo me mllefe.Njerezit moderne nuk kane mllefe por ide te mencura.Dhe tjetrin mund ta kundershtosh apo ti deningrosh figuren dhe pa perdorur fjalor vulgar(idot, injorant etj)
    Megjithese personalisht kam shume ide te kunderta me Fatos Nanon, apo si individ me duket mendjemadh dhe kapadai.Ai eshte nje politikan ne kuptimin e mirfillte te fjales.Si i tille ka ulje ngritje sipas kohes dhe situates, por une them se ai do ti rezistoje kohes.
    Si nje njeri demokrat dhe mentalitet modern nuk duhet te besh krahasime me "Shkelqimin dhe renien e shokut Zylo"sepse kjo tregon mentalitet te vjeteruar.Do me kuptosh nqs ti e ke lexuar kete liber( qe e vleresoj nga ana artistike)
    :^lulja

  5. #205
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Postuar më parë nga dordi1
    Albo!
    kush eshte ky ''kryqezimi Kasandra'' qe e per mend kaq shpesh?
    Dordi, Kasandra ishte e bija e mbretit te Trojes, Priamit, dhe ajo njifej si femer qe vetem parashikonte fatkeqesi. (se mos ka lloj tjeter femre!) (lol)
    Keshtu emeruan cifutet qe shkonin rejt kampit te perqendrimit kete kryqezim, pasi ishte rruga drejt vdekjes.
    Ka dhe nje film i titulluar Kryqezimi Kasandra (The Cassandra crossing) ku nje tren i infektuar nga nje virus shkon drejt.........
    nuk po ta tregoj se ndoshta do ta shofesh vete filmin.
    GJithe te mirat.

    The Cassandra Crossing [DVD] (1977)
    Sophia Loren, Ava Gardner, Richard Harris and Burt Lancaster are four members of an all-star passenger list on board a trans-European train that has been contaminated with an infectious plague by terrorists. Co-stars Martin Sheen and O.J. Simpson as Father Haley. 132 min. Standard; Soundtrack: English Dolby stereo; scene access.
    Category: Drama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fringo : 21-11-2003 më 14:21
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  6. #206
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22
    Fleur, shkrimi i mesiperm eshte nje fabul qe shume do ta lexojne, pak do ta kuptojne. Ata qe do ta kuptojne do te meditojne dhe do te kuptojne dicka te thjeshte qe ka per tu shpetuar koken. Ata qe nuk do ta kuptojne, do te ofendojne ate qe e ka shkruajtur. Eshte natyra njerezore kjo, te gjithe flasin e shkruajne, jo te gjithe kuptohen.

    Dallimi midis budallait dhe te zgjuarit eshte se budallai i pandreqshem asnjehere nuk nxjerr mesime nga gabimet e tij, perkundrazi, i perserit ato. I zgjuari nxjerr mesime nga gabimet e te tjereve qe te mos ti perseriti vete.

    Une nuk shkruaj qe te "analizoj" lajmet e dites, une shkruaj qe tu paraprij zhvillimeve ne vend. Do ti kthehem kesaj teme prap per tu sjelle lajmin qe Nano u hodh nga treni, prisni edhe disa dite.

    Albo

    P.S E ke marre mundimin te lexosh daten kur eshte bere ai shkrim ne krye te kesaj teme?
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  7. #207
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    O Albo, cili do jete veprimi qe do tregoje se Nano u hodh nga lokomotiva?
    Jo per gjo, po tingelloi si sfide, dhe do doja ta dija, ca do percaktoje ti si braktisje te lokomotives, dhe po qe se del fjala jote, ja ktu publikisht po ta premotj nje kafe nga ato me bisht (lol)
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  8. #208
    nga dyqonet e reja
    Anëtarësuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    Fringo!

    Une e dija qe KASSANDRA edhe LAOKONTI, ishin kunder marreveshjes me greket, ''Kalit te Trojes''...
    Njerin e vrane vete trojanet! kurse gocen e mbretit, ngaqe s'kishin se c'ti boshin, e nxorren te ''cmendme''.

    Qe te dy, nuk parathane shkaterrimin e Trojes, nga qe ishin ''clairvoyant'', sic spekulohet per KASSANDREN, sidomos, por, kishin kuptuar me sa duket pabesine e grekeve qe ne antikitet!

    Megjithate, te faleminderit per sqarimin.

    Mos te thuhet se dolem nga tema, sepse Greqia e lashte, gjithmone mbetet koherente!

  9. #209
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-10-2003
    Postime
    78
    [/QUOTE]Une nuk shkruaj qe te "analizoj" lajmet e dites, une shkruaj qe tu paraprij zhvillimeve ne vend.
    Me fal Albo por nuk e dija qe ju keni aftesine e parashikimit te ngjarjeve politike!!!!!!
    Eshte natyra njerezore kjo, te gjithe flasin e shkruajne, jo te gjithe kuptohen.
    Eshte e rendesishme qe ato qe shkruajme te kuptohen nga te tjeret , se perndryshe c'vlere kane, apo jo??

    Dallimi midis budallait dhe te zgjuarit eshte se budallai i pandreqshem asnjehere nuk nxjerr mesime nga gabimet e tij, perkundrazi, i perserit ato. I zgjuari nxjerr mesime nga gabimet e te tjereve qe te mos ti perseriti vete.

    Ndofta je prekur nga virusi"delir i madheshtise"Duhet te jesh shume i kujdesshem sepse eshte shume shkaterrues per individin

  10. #210
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Ashtu sic e theksojne edhe opinionet e nderkombetareve Nanon nqs do ta rrezoj dikush do jete me siguri presioni dhe konflikti brenda PS, se vete PD eshte gjeja e fundit qe kercenon Nanon.

    Deri me sot Nano ka siguruar mbeshtetjen e hapur te amerikes, por edhe ate indirekte te Europes sidomos pas eleminimit te trafikut te klandetineve nga Shqiperia. Shqiperia vazhdon normalisht negociatat per hyrjen ne BE, si dhe eshte ne prag te investimeve te disa projekteve miliona dollareshe, si TEC-i i Vlores dhe naftsjellesi i firmes amerikane AMBO.

    Shqiperise me shume se kurre sot i duhet stabilitet dhe qendrueshmeri, sidomos mbas pranimit te zgjedhjeve nga Amerika dhe Europa. Vetem keshtu ajo do filloje ti thithe keto investime, dhe te siguroj rendin dhe qetesine e duhur. Nano duhet te mbaroje mandatin e tij, keshtu qe ai te vihet perpara pergjegjesise per arritjet apo falimentimet e qeverisjes se tij.

    Po keshtu duhet qe Nano dhe PS te lejojne te qeverise cdo qeveri tjeter qe vjen mbas tij, e majte apo e djathte, sepse vetem keshtu ne mund ta ndajme shapin nga sheqeri dhe te tregojme dike me gisht, per mire apo per keq. Ky identifikim qarteson te aftin nga i paafti ne shqiperi qe fare mire fshihet ne nje situate kaotike dhe te destabilizuar si kjo qe sjell Berisha e PD. Nqs qeverite bien brenda vitit, fare mire mund te pretendohet se rrezimi i tyre me shume se nga paaftesia eshte frut i nje atmosfere te tensionuar dhe intolerante politike ne ate shoqeri, pasi asnje qeveri ne kete bote e sidomos ne shqiperi nuk mund te kete arritje te dukshme dhe te pakundershtueshme per 1 vit.

    P.S
    Kaq anadollake jane protestat anti-Nano saqe e krahasojne veten me Gjeorgjine, dhe shpirtin demokratik aziatik. Hajde perparimtare hajde. Obbuurra ta bejme shqiperine si Gjeorgjia.
    Edhe nja 5 vjet te tjere Berishe dhe do katandisemi aq keq saqe do ti lutemi zotit te na ngjalle Enverin.

Faqja 21 prej 58 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historia rreth vdekjes së ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 11:58
  2. Shkëlqimi i shkurtër i elitës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-12-2011, 08:40
  3. Shkëlqimi dhe rënia e Karamahmud Pashë Bushatliut
    Nga Xhuxhumaku në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-04-2011, 03:43
  4. Zbardhet mbledhja e Byrosë që zgjodhi pasardhësin e Enverit
    Nga shigjeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-10-2005, 08:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •