Close
Faqja 52 prej 58 FillimFillim ... 2425051525354 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 511 deri 520 prej 572
  1. #511
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Prof. Dr. Ylli Pango


    Z. Pango është diplomuar matematikan dhe mban titullin Profesor dhe gradën Doktor në Psikologji. Ai ka fituar bursën Fullbright dhe ka studiuar në “Boston University” prej nga ka marre diplomë të firmosur nga presidenti Klinton. Ka kryer studime pasuniversitare në universitet e Barit (Itali), Granadës (Spanjë), Leuven (Belgjikë), Montpelier (Francë), Washington dhe Seatle (SHBA). Zotëron anglishten dhe frengjishten.

    Z. Pango është autor i 11 librave dhe qindra artikujve në fushën e Psikologjisë, Sociologjisë dhe studimeve politike dhe ka qenë drejtues apo hartues projektesh mbi problemet sociale dhe ato te strategjise se arsimit në një sërë organizmash ndërkombëtare si PNUD, KE etj.

    Z. Pango është Dekan I Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës. Ai ka qenë zëv.ministër I Arsimit, Nënkryetar I Komisionit të Kualifikimit Shkencor të Shqipërisë, Kryetar I Këshillit Drejtues të RTSH, Drejtues-Menaxher I Fondit Shqiptaro-Amerikan të Investimeve, Drejtues I Seksionit të Psikologjisë e Pedagogjisë në ISP.

    Marre tek :http://www.k-o-p.org/alb/ypango.htm


    -----------------------------------------------------------------------


    Anastas Angjeli

    I perket komunitetit ROM ( ose me shqip: evgjit,jevg, gabel, magjup ) te Greqise.

    Megjithese ai nuk e ka pranuar kurre publikisht. ( Nuk ka faj per kete pasi ne shqiptaret kemi paragjykime).

    Meqenese Romet ne Shqiperi jane aq shume, sa eshte me se normale te kene perfaqsuesin e tyre ne parlament, Berisha i ka premtuar komunitetit Rom nje deputet nga lista proporcionalit.

    Si rrjedhim romi Anastas Angjeli do ishte i tepert ne kete parlament, aq me shume qe nuk eshte zgjedhur si perfaqsues nga komuniteti tij.
    Tjeter arsye eshte se romet shqiptar nuk duan te kene ne parlament nje rom grek sic eshte Angjeli.
    Ata jane shume te inatosur me Angjelin, pasi njerez si Angjeli kane bere qe te dalin fjalet e urta:

    " Kur u be evgjiti Pasha, vrau edhe babane "

    ose

    " Kur u ngop evgjiti me kos, nuk la gje per te nesermen, por leu me te prapanicen"

    ---------------------------------------

  2. #512
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-06-2005
    Postime
    11
    Angjeli sërish në grabitje. Në fund të mandatit emëron drejtorin e fushatës, Azizi dhe zëdhënësin Hebovija si mëkëmbës të interesave të tij


    Mamuthi Angjeli gllabëron Qytetin Studenti


    Anastas Angjeli nuk ka të ndalur në grabitjet e tij. Kudo dhe gjithçka që ngjall interesat e tij shndërrohet brenda natës në pronë të tij. Vendimi më i fundit për të kaluar Ndërmarrjen e Trajtimit të Studentëve në një shoqëri anonime s'është veçse hapi i parë i gllabërimit të pronave të Qytetit Studenti për interes të tij.

    Kushdo që njeh historinë e abuzimeve skandaloze të politikanit të kryekorruptuar Anastas Angjeli nuk do të donte fakte të tjera që të besonte se Naçi është lëshuar kësaj here si bisha në prenë e vet. Nuk është çudi që mamuthi i korrupsionit, megjithëse i kanë mbetur vetëm dy javë në pushtet, edhe ta privatizojë e ta hipotekojë në emrin e tij, sikurse ka bërë edhe në raste të tjera. Mamuthi lëviz shumë shpejt kur është çështja për të grabitur.

    Gazeta disponon dy dokumenta që provojnë planin e Angjelit për të grabitur Qytetin Studenti. Njëri prej tyre është urdhëri i ministrit hajdut për të kaluar ndërmarrjen shtetërore të trajtimit të studentëve në shoqëri anonime, ndërsa dokumenti i dytë është akt-themelimi i shoqërisë anonime më kapital 100 përqind shtetëor.


    Vlera e Qytetit Studenti më e ulët se godina e Hotel "Dajti"


    Fatkeqësia e jonë është se kemi ende një ministër të njohur botërisht si hajdut i babëzitur. Urdhëri i tij për ndryshimin e statusit të Qytetit Studenti s'është gjë tjetër veçse një akt i një grabitësi ordiner. Angjeli ka vlerësuar pronat e Qytetit Studenti me 15 milionë dollarë, që nuk është as sa vlera e godinës së Hotel "Dajti", që ai po këmbëngul ta privatizojë para fundit të mandatit të tij.

    Qyteti Studenti ka rreth 30 godina, ku njëzet e tre prej tyre përdoren si fjetina për studentët. Në to mund të akomodohen më shumë se 15 mijë studentë. Në qendër të tij është një kompleks i madh me salla ngrënie, kuzhina, magazina, si edhe dyqane. Po kështu është godina kryesore, ku është e lokalizuar biblioteka e Studentëve, nga më të pasurat në kryeqytet dhe në gjithë Shqipërinë. Gjithashtu, në krah të saj është një nga investimet më të fundit në kohë, që përmbledh salla lojërash, kafene, zyrat e postës, dhe dyqane të ndryshme.

    Përveç godinës ku është instaluar stacioni policor, në Qytetin Studenti është edhe një nga qendrat më të mëdha kulturore në vend, i njohur ndryshe si Pallati i Kulturës, ku ka një sallë kinema dhe ambjente të bollshme në katin e dytë, e cila 15 vjet më parë u uzurpua nga studentët e Lëvizjes së Dhjetorit, që solli edhe rrëzimin e regjimit komunist të Enver Hoxhës. Po kështu ambjentet e shumta në krah të Pallatit të Kulturës përbëjnë një nga komplekset më të mëdha sportive në vend.

    Të gjitha këto pasuri Anastasi i ka vlerësuar me 15 milionë dollarë. Nuk mund të lëmë pa konsideruar disa miliona dollarë të tjerë që kushtojnë investimet e kryera për ngritjen e lavanterive në çdo godinë, apo edhe pajisjet e shumta që janë blerë me paratë e buxhetit të shtetit. Gjithshtu, nuk po shtoj edhe vlerën e tokës mbi të cilën është ngritur Qyteti Studenti, që gjendet në një zonat më të preferueshme të kryqyetetit.


    Drejtori i fushatës, Azizi dhe zëdhënësi Hebovija, mëkëmbësit e Mamuthit të korrupsionit


    Anastasi zgjodhi fushatën elektorale për të bërë këtë privatizim, pasi mendoi se vëmëndja e opinionit, studentëve dhe medias është përqëndruar tek pisllëqet që bën Bodinaku i tij për t'i lënë studentët jashtë listave të votimit. Ndërsa studentët mbetën dyerve të pushtetit lokal të kontrolluar nga Edi Rama, si edhe dyerve të gjykatave për të marrë vërtetime për të votuar, Anastasi me shtabin e tij të hajdutëve qëndiste planin e tij për të grabitur Qytetin Studenti. Anastasi, pasi iu hoqi të drejtën për të votuar rreth 1400 votuesve të rinj, - por jo zellin për të ndëshkuar regjimin më të korruptuar të Europës, - lëshoi edhe urdhërin që t'u gllabërojë qytetin e tyre.

    Naçi i Nanos e ka përdorur këtë rast edhe për të "kuar" sejmenët e tij. Në të njëjtin urdhër ai ka shpallur edhe Këshillin Mbikëqyrës të Shoqërisë Anonime, ku në krye është Aziz Tahiri, kryetari i Shtabit Elektoral të Fushatës së tij, si edhe zëdhënësi Ilir Hebovija. Që do t'i zgjidhte Caci mbikëqyrësit është shumë e qartë, por sepse ndër tre emrat e këtij këshilli duhej të ishin edhe shefi i shtabit edhe zëdhënësi i tij duket shumë lëvizje e trashë për një hajdut të rafinuar si Anastas Angjeli. Mbase të ziut nuk i ka mbetur ndonjë zgjidhje tjetër, pasi kur të rrëshqet këmba të gjithë të largohen.

    Aktet e fundit të Angjelit kanë krijuar një reaksion të menjëhershëm në të gjitha auditoret e studentëve. Ndërkohë, organizatat e tyre po përgatisin një përgjigje që synon të denoncojë publikisht planet e mamuthit Angjeli për të grabitur Qytetin Studenti. Pedagogu Ylli Pango, i cili do të jetë edhe deputeti i ardhshëm i kësaj zone elektorale që përfshin Qytetin Studenti, ka deklaruar se do të përkrahë zërin e studentëve dhe qeveria e ardhshme e Partisë Demokratike do të rishikojë të gjitha vendimet dhe urdhërat jo vetëm të Cacit, por të gjithë ministrave dhe zyrtarëve socialistë që kanë abuzuar gjatë gjithë këtyre viteve me studentët dhe pasuritë e tyre.

    Arsen Kruja





    RD

  3. #513
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    24-11-2004
    Postime
    9

    Nano ne fushate, flet greqisht

    E Hene, 20 Qershor 2005

    Kreu i PS-se ne Dropull tenton te armiqesoje PD-ne me minoritetin

    Kryeministri ironizon ambasadorin grek, Karkabasis duke e quajtur "tymuesi i Sofratikes"dhe akuzon Berishen per dhune ndaj grekeve.
    "Minoriteti nuk mund ta harroje burgosjen dhe persekutimin qe i ka bere Berisha. Rrofte vellazeria jone. Rrofshin marredheniet shqiptaro-greke". Me keto fjale kryetari i PS-se, Fatos Nano pershendeti dje anetare te minoritetit grek gjate nje takimi ne fshatrat e Dropullit te Gjirokastres. Ai i beri thirrje te pranishmeve te votojne kandidatin Vangjel Tavo dhe perseriti sulmet ndaj kryetarit demokrat. Nano fillimisht i pershendeti ne gjuhen greke te pranishmit, vazhdoi fjalimin ne gjuhen shqipe dhe vazhdoi serish ne greqisht.

    "Une kam besim tek ju se nuk do ta lejoni Saliun te kercenoje, apo te ktheje Shqiperine mbrapa. Ju nuk mund ta harroni kollaj kush eshte Sali Berisha dhe cfare ka bere ai kunder jush, nuk mund ta harroni dhunen dhe perbuzjen e tij, nuk mund ta harroni burgosjen dhe persekutimin qe ju ka bere juve dhe mua. Nuk mund te harroni perpjekjen e tij per t'ju prishur me atdheun tuaj meme dhe per te vendosur tela me gjemba dhe rryme elektrike me Greqine fqinje dhe mike. Nuk mund t'ia falim keto deme qe i ka sjelle punes, pasurise dhe te ardhmes suaj", deklaroi Nano.

    Ai shtoi se 3 korriku eshte dita e rikonfirmimit te madh te te gjithe shtetasve te kesaj toke, per ta larguar perfundimisht rrezikun e kthimit te Berishes ne qeveri dhe per t'u cliruar perfundimisht nga ankthet e te kaluares. "Une besoj se dhe minoriteti i thote Berishes shko ne shtepi. Ju nuk mashtroheni nga lulet qe kane nisur t'ju postojne, se nuk e dini se cfare fshihet mbrapa. Prandaj hapni syte, largojeni Berishen nga e ardhmja jone e perbashket, bashke dhe me ndonje tjeter qe si Berisha kerkon hakmarrje primitive ne Dropull. Ti Berisha je i papranueshem dhe s'mund te futesh ne jeten e dropulliteve me cfaredo aleate qe te perdoresh, perfshi edhe rrosh-kokorroshet e Ballit Kombetar", u shpreh kreu i socialisteve. Sipas tij, qeveria socialiste e Shqiperise ka qene, eshte dhe do te jete, partneria me e forte dhe me e besueshme e Athines zyrtare.

    Ironia per Karkabasis

    "Greqia ka qene dhe do te mbetet partneria strategjike e Shqiperise ne rrugen e pakthyeshme qe kemi marre per integrimin ne familjen europiane. Prandaj ju falenderoj qe me konfirmoni sot se me 3 korrik populli i Dropullit do te votoje per Vangjel Tavon, per progresin dhe Europen ku do te shkojne te gjithe sebashku", deklaroi Nano. "Qeveria socialiste qe une drejtoj ka qene partnere kryesore e Athines zyrtare, pavarsisht ndonje tymuesi, si atij te Sofratikes". Ketu Nano e pati fjalen per deklaratwn e ambasadorit grek ne Tirane, Karkabasis i cili para tre javesh ne Sofratike te Dropullit te poshtem, beri thirrje qe te votohej per kanidatin e PBDNJ-se, Spiro Ksera. Me tej, ai u tha dropulliteve se ka besim tek fitorja e perbashket, sepse 3 korriku eshte nje fillim i ri i nje hapesire edhe me te madhe lirie dhe zhvillimi per te gjithe shqiptare dhe minoritare. "Une e besoj mbeshtetjen tuaj dhe kete program te gjere, e cila eshte investimi kryesor per te bere realitet projektet e zhvillimit te kesaj zone dhe bashke me to, per gjithe hapesiren shqiptare. Nuk mund te mos shpreh keqardhjen se jo te gjithe perfaqesuesit e minoritetit ne politike, a qe kandidojne per ne parlamentin e Shqiperise nuk jane sebashku. Me vjen keq per Spiro Stera qe na deklarohet mik i Sali Berishes. Kur e beri mik Spiro Stera Sali Berishen, ne kohen kur e rrihte, keqtrajtonte, burgoste vellezerit e motrat e tij te minoritetit?. Ndjej keqardhje kur shoh shoqet dhe aleatet tane te PBDNJ ne pozita te lekundura dhe te pavendosur, te pavendosur per t- ardhmen dhe rrugen qe duhet te ndjekim sebashku per te miren e minoritetit dhe te miren e marredhenieve shqiptaro-greke", u shpreh Nano. kreu i qeverise shtoi se ka marredhenieve te shkelqyera me qeverine e Greqise dhe personalisht me kryeministrin Karamanlis. "Ne do te krijojme te gjitha lehtesirat qe nenat dhe baballaret tuaj, pensionet shqiptare t'i kene te drejte t'i marrin edhe ne Greqi, pa qene nevoja te vijne vetem per kete gje. Por te vijne te shijojne realitetin europian dhe bukurine qe kemi krijuar sebashku", premtoi Nano.


    Koha Jone

  4. #514
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079

    Edmond Tupe: 99

    shume satire e forte

    marre nga Panorama, 27 qershor 2005

    Kur mësova para disa kohësh se zoti endekryeministër ka vënë kandidaturën e tij për deputet të Kuvendit të Shqipërisë në zonën 99 të një goxha qyteti, më erdhi ndër mend aty për aty, në mënyrë tejet të vetvetishme e fare të padjallëzuar, shprehja “të bësh të nëntëdhjetenëntat”. Po të hapni fjalorin e gjuhës së sotme shqipe e të shihni, pra, te fjala “nëntëdhjetenënta,-t (të)”, ju do të gjeni këtë përkufizim: “Të gjitha punët e këqija, gjithfarë punësh të pandershme e të këqija. Ka bërë të nëntëdhjetenëntat s’ka lënë gjë pa bërë”. Me siguri që, sipas gjasës, çka na thotë fjalori nuk ka detyrimishtlidhje me zonën zgjedhore në fjalë të endekryeministrit në fjalë në qytetin në fjalë, por gjithsesi, të bën përshtypje ky përkim i rastësishëm. Apo, mos vallë, nuk është krejt i rastësishëm?
    Dy më ngjajnë të jenë shtigjet ku duhet të futet një arsyetim i shëndoshë lidhur me zonën 99 dhe shprehjen “të bësh të nëntëdhjetenëntat”:
    1. Të pranojmë që kemi të bëjmë me një rastësi të plotë dhe në këtë rast endekryeministri ynë duhet t’i tërheqë vëmendjen shtabit të tij zgjedhor e ta qortojë atë që nuk ka marrë masat qysh në fillim për ta mënjanuar këtë “koincidencë” fatkeqe që po i jep rastin Edmond Tupes të gërmojë në gjithë rastësitë e mundshme e të përfytyrueshme për t’u gërricur me vetë zotin endekryeministër. Si ta bënte këtë konkretisht shtabi i tij zgjedhor? Po ja, për shembull, duke e kthyer përmbys 9-n e parë, pra duke e bërë 6, kështu që zona zgjedhore ku do të vihej kandidatura e tij do të mbante numrin 69 (me gjithë ngjyrimin e fortë erotik të këtij numri). Sidoqoftë, do të ishte më mirë që zotit endekryeministër t’i dilte nami se bën “gjashtëdhjetenëntëshin” sesa “të nëntëdhjetenëntat”.
    2. Të pranojmë që kemi të bëjmë jo me një rastësi të pashpjegueshme, por me një rastësi që, sipas dialektikës së praktikuar dikur edhe nga vetë zoti endekryeministër në Institutin e studimeve marksiste-leniniste të Komitetit Qendror të PPSH-së, është kthyer në domosdoshmëri. Megjithatë më duhet të deklaroj, për hir të njëfarë ndershmërie e objektiviteti intelektual, që, në këtë rast fatkeq, të nëntëdhjetenëntat e zotit endekryeministër nuk duhet t’i vishen të gjitha atij, sepse ai ka mbarë një parti prapa tij, ose, të paktën, tërë një KPD (O Zot mëshirëplotë! Me secilën nga këto tri germa fillojnë fjalë erotike të llahtarshme, të cilat do t’i gjeni në “Fjalorin erotik të gjuhës shqipe”, botimet Ora, Tiranë 2004, faqe 58, 89 e 28! Mos vallë po zhvillohet, madje edhe tani në këtë fushatë të shfrenuar zgjedhore, një erotizim i nëndheshëm i Partisë Socialiste?) Unë do të merrja guximin të thosha se nga gjithë të nëntëdhjetenëntat në fjalë, vetëm një i përket zotit endekryeministër, ajo e të keqeverisurit të shkëlqyer të vendit, ndërsa nëntëdhjetetetë të tjerat u përkasin, sigurisht nën udhëheqjen e tij të vendosur, drejtuesve të tjerë të Partisë Socialiste.
    Së fundi, nuk mund të rri pa thënë se fatkeqësia e fjalës “nëntëdhjetenëntë” është se tri shkronjat e para të saj të kujtojnë fjalën “nënë” e duket sikur, duke bërë qoftë edhe vetëm një nga të nëntëdhjetenëntat në fjalë, zoti endekryeministër na shan të gjithëve nga nëna. Sipas mendimit të shumëkujt, është krim të shash dikë nga nëna, sidomos një popull të tërë. Fjala “krim” në këtë rast na kujton neologjizmin “krimministër” përdorur nga Berisha, si edhe aforizmin e Metës “Të votosh për Nanon është krim”. Por shqiptarët, të mësuar me të shara, nuk para merakosen për këtë, sepse e dinë se nënat i kanë të ndershme. Kurse në rastin tim, meqë nënën e kam jo vetëm të ndershme, por edhe shumë të vjetër në moshë, do të mendoja se kush më shan nga nëna vuan nga gerontofilia.
    Të jetë vallë i tillë rasti i zotit endekryeministër?
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  5. #515
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet në Bllog
    22
    Duke ndjekur "Miminë e Shqipërisë"

    Shkruan Maria Lila

    Xhoana ose Xhoi ose Sonia Nano, gruaja e dytë e Kryeministrit shqiptar Fatos Nano, nuk është një grua e rastësishme. E bukur, e gjatë, komunikuese, me flokë të gjata e të errëta, ka jetuar për dhjetë vite në Greqi. Vitet e fundit merret me biznes. Më e goditura dhe fitimprurëse "Joy Travel", firmë turistike që funksionon me autobuzë personalë apo të marrë me qera, merret me transportin e shqiptarëve, në veçanti nga Shqipëria për në Greqi dhe anasjelltas. Ajo e mësoi punën afër një biznesmeni grek me autobuzë turistik.

    Zërat që flisnin për lidhjen e saj me një ushtarak grek i kushtuan asaj akuzimin nga opozita shqiptare, që e denonconte atë si agjente të shërbimeve sekrete greke. Akuza u mbështet dhe në deklaratën e ish- shefit të shërbimeve sekrete shqiptare, Fatos Klosi, në kanalin "Top Channel" më 4 tetor 2002 dhe më pas u botuan dhe shkrime në gazeta, si "Koha Jonë" e deputetit Nikoll Lesi, për të cilin biles u kërkua dhe heqja e mandatit të deputetit. Kërkesë, e cila nuk u aprovua nga Parlamenti shqiptar.

    Fatos Nano u martua me Xhoana Nanon në nëntor të vitit 2002. Celebrimi u bë nga Arqipeshkevi i Shqipërisë, Anastasi, meqënëse që të dy janë kristian- ortodoks. Ai ishte 50 vjeç, i ndarë, dhe ajo 29 vjeç, gjithashtu me një martesë. Para se ta njihte, Nano ishte i martuar me Rexhinën prej më shumë se 20 vjetësh. Ajo jeton tashmë në Paris. Xhoana ishte martuar në Tiranë menjëherë pas shkollës dhe kishte edhe një fëmijë. Gazetat shqiptare nuk kishin shkruar me fjalet më të mira për dashurinë e tyre të madhe. Disa ngulnin këmbë se Xhoana kishte takuar Kryeministrin në zyrat e Partisë Socialiste për ta ndihmuar për biznesin e saj, disa të tjerë thonë se ishin takuar në një miting. Thonë se Xhoi i ishte afruar dhe kishte thënë : "Më quajnë dhe mua Nano, por nuk jemi kushërinj". Pak më vonë, duke e përshëndetur i la në dorë një pusullë me emrin dhe telefonin e saj. Një vit njohjeje ishte i mjaftueshëm që Kryeministri shqiptar të kuptonte se ajo ishte gruaja e jetës së tij. Gazetat aso kohe, duke nënvizuar deklaratat e tij, shkruanin se Nano "përuron një moral të ri, që nuk lë mënjanë jetës së burrave politikanë dashuri të guximshme, por pranon hapur marrëdhëniet e tyre".

    Në të vërtetë lidhja e tyre u bë e njohur në Greqi në një mënyrë që ka shumë ngjashmëri me historinë e "Herfildit" (hotel në Londër ku u shtrua i sëmurë Andreas Papandreu dhe shoqërohej nga e dashura e tij Dhimitra Liani, e njohur si "Mimi". shën.red.). Nano kishte një aksident rrugor në Shqipëri dhe u soll në Qendrën Shëndetësore të Athinës. Gruaja e tij Rexhina e vizitonte, por kur ajo u kthye në Tiranë filloi ta vizitonte Xhoana. Së fundi dolën sëbashku nga spitali me Kryeministrin shqiptar. Më vonë ndoqi një intervistë e Nanos në emisionin "Opinion". Drita filloi të hidhet akoma më tepër tek Xhoi. Arriti deri aty sa çifti i sapomartuar të mos duronte dhe filluan reagime dhune. Një shembull i veçantë ishte dhe incidenti me drejtorin e revistës "Klan", Andi Bushati, në Durrës. Ai po hante në një tavernë me shoqërinë e tij, kur aty mbërrin çifti kryeministror. Truprojet detyruan me forcë të gjithë klientet të dilnin jashtë, që çifti Nano të ndjente kënaqësinë e të ngrënit.

    Sot 32 vjeçarja, Zonja e Parë e Shqipërisë, që grekët e Vorio- Epirit e thërrasin "Mimi i Shqipërisë" dhe të gjithe të tjeret e unifikojnë me "Mira Markoviç", bashkëshorten e Sllobodan Millosheviçit, gjendet shumë shpesh në shënjestër të organeve të shtypit shqiptar. Disa e akuzojnë se influencon tek Kryeministri. Të tjerë për mospagim tatimesh. Firma e saj "Albacopter", që falimentoi përpara 6 muajsh, kishte tre helikopterë, ndër të cilët njëri kushton 1,2 milion dollarë dhe nuk u taksuan asnjëherë në bazë thënieve të opozitës shqiptare. Ne pyetëm për këtë ministrin e Transporteve të qeverisë "Nano", Spartak Poçi. Na u përgjigj se ka pavërtetësi për të gjitha mjetet ajrore, dhe lejet për të gjithë helikopterët e zonjës Nano u dhanë në bazë të ligjit, duke respektuar të gjitha rregullat.

    Xhoana Nano nuk ka folur kurrë në një organ shtypi të huaj. Nga ana gazetareske e merr si "ngacmim". U nisëm nga Athina të premten pasdite, duke patur dhe sigurinë nga ana Ambasadorit shqiptar në Athinë, Bashkim Zeneli, se zonja Xhoana Nano na pret të nesërmen në Sarandë. Dikush nga bashkëpunëtorët e saj do të lidhej me ne për të vendosur orën e saktë për intervistën. Na kërkuan që t'u dërgojmë pyetjet me postë elektronike, që Zonja e Parë e Shqipërisë të ishte e përgatitur. Atë bëmë. U bënë dhe shumë telefonata të tjera me bashkëpunëtorë të saj… por pa emër! Kërkuam një emër. Një telefon që të mundeshim të komunikojmë me të. Na dhanë emrin: Artan Bega dhe një numër telefoni.

    E shtunë në mëngjes: Ishim në kufi. I kishim telefonuar mëse dhjetë herë Artan Begës. Nuk morëm asnjë përgjigje. Ambasadori shqiptar, me të cilin komunikonim në Athinë, na pyeste gjithnjë: "Kush është Artan Bega, nuk njoh ndonjë Artan Bega". Megjithatë ne mbyllëm intervistën me të për të nesërmen në Sarandë.

    Në Shqipëri është fushatë elektorale. Kuti të mëdha votimi në çdo qytet ju kujtojnë shqiptarëve detyrimin për të vajtur në qendrat e votimit më 3 korrik. Afishe të mëdha dhe të vogla propozojnë kandidatët. Kryeministri Fatos Nano është nga Gjirokastra, por zgjodhi Sarandën si zonën zgjedhore ku do të kandidojë, zonë që e viziton shumë me bashkëshorten e tij. Distanca nga Kakavija për në Gjirokastër është vetëm 10 km, por 30 km deri në Sarandë. Na u desh një orë e gjysëm që të arrinim atje. Rruga është e mbushur me kthesa, ku grupe punëtorësh hedhin zift nëpër gropa, apo largojnë gurët që i shikon në mes të rrugëve.

    Saranda ngjante me një fabrikë të madhe. Rrugë të gërrmuara dhe skelete prej betoni të jepnin ndjesinë e një vendi që po ndërtohet. Përballë duket qartë Korfuzi. Pasdite zbritëm në qendër të qytetit. Ndoqëm mitingun parazgjedhor që kishte organizuar Partia e të Drejtave të Njeriut, të minoritet grek. Me dhjetra simpatizantë duartrokisnin dhe hidhnin parulla pro partisë dhe organizatës së "Omonia"-s. Pjesmarrja ishte kaq e vogël, saqë nuk u ndërpre as qarkullimi i "Mercedes"-ëve. "Mercedes"-i është sinonim i makinës në Shqipëri. Nuk shikon markë tjetër në këtë vend. Vetëm "Mercedes", të cilat shumica kanë tashmë vlera muzeale. Megjithëse lëvizin të gjithë me shpejtësi të madhe, nuk ndezin sinjalet dhe djegin naftë.

    Saranda mund të ishte një vend turistik shumë i bukur, por nuk është. Ka ndërtime pa kriter dhe një plazh të paorganizuar. Pra asnjë shpresë. Këtu gjendet shtëpia e pushimit e ish- Kryeministrit shqiptar. Ndërtuar në kohën e Hoxhës para 40 vitesh dhe që ka ruajtur me vështirësi pamjen e asaj kohe. Ndoshta për çiftin e sotëm kryeministror të vendit fqinj, preferohet më shumë hoteli superlluksoz "Butrinti".

    Kryeministri, me 20 makinat e fjalës së fundit - është e njohur dobësia e tij për makinat e shpejta, në veçanti për "Porche", "BMW" dhe "Mercedes" - nuk ka shpenzuar as edhe një lek për rimëkëmbjen e shtëpisë. Nuk ka treguar kujdes as për rrugën e dheut të shkatërruar që të shpie në derën e saj dhe që kalon nëpër barake dhe shtëpi prej kartoni. Ndoshta përsëri mund t'i shërbejë për të provuar rezistencën e dy xhipave të tij, të një "Porche K" dhe një "BMW"-je.

    Ne, që të arrinim deri aty "thyem" Volsvagenin tonë. Tre veta kujdesen për shtëpinë ditë-natë, e cila ka një kopësht të rregulluar bukur: Mirsena që ka rreth 32 vjeç, Nikua dhe Dorelita, e cila flet dhe pak greqisht.

    Besova dhe një herë se jam në rrugë për të bërë intervistën me Xhoanën, kur ra telefoni: ishte Artan Bega. "Eshtë shumë e lodhur. Sot ka qenë në Durrës me Kryeministrin. Ka një program shumë të ngarkuar dhe nuk mund të vij sot në Sarandë, sepse do të shkoj me bashkëshortin në Korçë".

    Justifikimet dhe ndjesa binin si shi. Donin të bëhej intervista nëpërmjet "e-mail"-it dhe të dërgonin dhe fotot e zonjës Nano me të njëjtën mënyrë. Nuk pranuam. Së fundi ramë dakort që të drejtoheshim për në Korçë, ku do të takonim të nesërmen zonjën Nano. Pak përpara se të niseshim për në Korçë biseduam me një gazetar shqiptar, dhe i kërkuam të lidhej për ne me zotin Bega, që të vërtetonim takimin. I dhamë numrin, të cilin ai e kishte të regjistruar në celularin e tij. Për çudinë e të gjithë neve vërtetuam se numri ishte i përfaqësuesit të shtypit të qeverisë dhe këshilltar i Fatos Nanos, Aldrin Dalipi!

    Kjo ngjarje sëbashku me shtyrjen dhe mosqartësitë na vuri në mendime të reja. Vizituam zyrën e PS-së në Sarandë për të sqaruar fshehtësinë. Artan Bega është fytyrë e njohur, anëtar i PS-së në Sarandë. Askush nuk na e jepte telefonin e tij.

    Morëm rrugën për në Korçë. Kryeministri më parë do të fliste në Pogradec në mbështetje të kandidatit dhe ministrit të Drejtësisë, Fatmir Xhafaj. Vendosëm të shkojmë atje, duke pritur çiftin Nano. Qyteti nuk të jepte të kuptoje se po jetonte fushatën më të vogël elektorale. E gjithë atmosfera nuk kishte asnjë ngjashmëri me zgjedhjet në Greqi. Nuk pamë asnjë afishe apo tabelë që lajmëronte fjalimin e pasdites të Kryeministrit. Vendi në qendrën kryesore të Pogradecit para liqenit të Ohrit filloi të përgatitej nga dreka; afishe të Nanos dhe të Xhafës, sëbashku me flamuj shqiptar dhe amerikan. Yjembajtësja gjithkund prezente. Në qendër të tribunës kishte dhe një flamur të BE-së.

    Kryeministri mbërriti duke e drejtuar vetë autobuzin e "Joy Travel", i shoqëruar nga rreth dhjetë gra të reja të veshura në ngjyrë rozë, që mbanin në duar flamuj shqiptarë dhe natyrisht flamuj amerikan. Nga altoporlantët dëgjohej himni i PS-së. Poshtë tribunës rreth 1.000 veta simpatizantë me flamuj të kuq të partisë dhe parulla. Të gjithë ishin aty. Të gjithë përveç njërës, zonjës Nano. Dhe një herë nuk u mbajt fjala se do ta shihnim aty. Duke kaluar forcat e mëdha policore, iu afrova Fatos Nanos.

    - Zoti Kryeministër, mirëmbrëma.

    - "Si jeni", më pyet me një greqishte të shkëlqyer.

    - Po përpiqem të kontaktoj me gruan tuaj Xhoanën, por nuk ja kam arritur.

    - "Ejani nesër në Sarandë"

    - Ma jepni fjalën?

    - "Natyrisht"

    …meqënëse kur djeg buzën i fryn dhe kosit, e pyes përsëri:

    - "Jeni i sigurt?"

    - "Jam Kryeministri i Shqipërisë", më përgjigjet me ton dhe më jep të kuptoj se në fjalën e tij nuk hyn mosbesimi.

    E ndoqa pak duke ecur në krah të tij. E lashë, kur ai dhe shoqëruesit e tij u drejtuan për në një tavernë në breg të liqenit për të ngrënë. Isha shumë e gëzuar. Kisha marrë fjalën e Kryeministrit. Do të takoja më në fund më të ruajturën, siç doli më vonë, Xhoana Nanon.

    I transmetoj të rejat gazetarit shqiptar që po më ndihmonte - që ndodh shpesh me të dërguar në një vend të huaj. U tregua i përmbajtur. Aldrin Dalipi e kishte kërcënuar për shkak të përzierjes së tij në këtë operacion "intervista Xhoana", sikurse mësova më vonë. "Në qoftë se bisedon përsëri me grekët, do të pushohesh nga puna", i kish thënë. "Kam biseduar dhe me drejtorin tënd". Gazetari i ishte kundërpërgjigjur: "Më sulmon sepse jam me Berishën dhe ti me Nanon. Të shohësh pas 3 korrikut, ku jo vetëm do të jesh jashtë pushtetit, por ndoshta dhe ne burg!".

    U kthyem në Sarandë mes Përmetit. Rruga përsëri ishte e mbushur plot me kthesa, por asfalti më i mirë. Gjatë gjithë këtij segmenti tabela që shkruhej "Hellenic Aid", tregonte se një pjesë e këtij segmenti rrugor ishte bërë me para greke.

    Të hënën që në mëngjes i telefonuam në sekretarinë e zotit Nano, Anilës. Donim të vendosnim për takimin e ri me Zonjën e Parë shqiptare, siç na kishte premtuar vetë Kryeministri. Asnjë përgjigje. Rradhën e kishte tani zëdhënësi i qeverisë, Aldrin Dalipi. Edhe ai nuk na përgjigjej. Vendosëm të vizitojmë qendrën zgjedhore të Nanos, mos zbardhnim gjërat. Aty nuk u përmbajtëm. "Xhoana Nano, - na thanë - gjendet në Sarandë dhe po pushon në vilë". Morëm përsëri rrugën me dhe për atje dhe pritëm bashkë me personelin e shtëpisë, zonjën Nano. Me të vërtetë ajo mbërriti me një "BMW" të zi, ku dhe nga zbriti shpejt.

    "Zonja Nano, - e thërrita, - erdhëm për ju nga Athina".

    "It's too busy, it's too busy (është shumë e zënë, shën.red.)", ishte përgjigjja nga truproja e saj Eva…e cila nga ç'mësova më vonë, flet më mirë greqisht se anglisht.

    Lamë një takim tjetër për më vonë. Sikurse na tha në anglisht Eva, "Lady ishte shumë e lodhur dhe dëshiron të pushojë". Për këtë do të shkonte në hotel "Butrinti". Ashtu ndodhi, pas dy orësh morëm dhe një herë tatepjetën për në banesën kryeministrore, por kur na pa, Eva vetëm pistoletën nuk na drejtoi. Ishte shumë e nevrikosur. Nuk duhej të shkonim aty, sepse intervista do të bëhej në suitën ku po pushonte Xhoana. Na dha për të na shoqëruar një kolegun e saj truproje, Damianin. Ishte trupmadh, me mustaqe dhe syze. Na drejtoi në lobin lluksoz të hotel "Butrinti"-t dhe na kërkoi të presim aty derisa të zbriste "Lady".

    Truprojet ishin gjithëkund. Një makinë policie kishte parkuar në hyrje të hotelit. Pritëm gati një orë. Durimi ynë filloi të na shteronte. Kërkuam nga recepsioni që të lidheshin me suitën që të merrnim vesh se çfarë kishte ndodhur. Recepsionisti na tha se ndalohet - natyrisht - që të ngjiteshim në katin e 6-të në suitën "Trëndafili" ku ndodhej zonja Nano. I kërkuam që të ngjitej ai dhe të kërkonte Damianin që kishte vajtur lart për t'u marrë vesh me të.

    "Damiani ka vetëm një minutë që ka hyrë në suitë", na tha kur zbriti. "Do prisni dhe pak". Pritëm dhe shumë. Kërkuam që të lidheshin përsëri me suitën, duke marrë numrin 601. Vazhdimin e kuptoni vetë. Nuk përgjigjej askush. Zonja Nano kishte ikur nga dera e pasme.

    Dolëm nga hoteli, duke lënë pas nesh truprojet që ndërronin buzëqeshje ironike mes tyre. U kthyem përsëri në vilën e Hoxhës. "Zonja Nano sapo u nis për në Tiranë", ishte përgjigjja që morëm nga një truproje zeshkan. Nuk na kish ngelur asgjë tjetër të bënim, veçse të ktheheshim në Athinë.

    Në veshët tanë ushtonte premtimi i Fatos Nanos: "Po përderisa ju premtoj unë, Kryeministri i Shqipërisë"

    Botuar më 26 qershor në revistën "EPSILON" që të dielave del bashkë me gazetën greke "ELEFTEROTIPIA"

  6. #516
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Raportin e "Barometrit Global te Korrupsionit" per vitin 2004 mund ta lexoni ne kete link:

    http://www.transparency.org/pressrel...meter_esp.html

    Ne te do shikoni nivelet e larta te korrupsionit ne Shqiperi te ndare me radhe duke filluar nga Partite politike , qeveria , gjyqesori , tatimet , doganat etj.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  7. #517
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604
    Nano eshte ne fazen e renies se lire

    ...nje here e pergjithmone
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #518
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    HUMORI I ZI I NJE KRYEMINISTRI ...

    Duket se as fatkeqesite nuk e ndalin kreun e Partise Socialiste te sulmoje kundershtarin e tij te majte Ilir Meta. Sic e ka treguar dhe here te tjera, i munguari i tragjedive kombetare, ka ironizuar aksidentin e kreut te LSI-se dy dite me pare duke theksuar ne Vlore se ky ishte mallkimi per "bashkepunimin e tij me Berishen". Etja per pushtet dhe rreziku qe vjen nga LSI-ja e ben kreun socialist qe te perfitoje ndopak elektorat edhe nga fatkeqesite, duke treguar edhe nje here njeriun qe perfaqeson ne te vertete. Te njejten linje me ate te kreut socialist ka ndjekur dhe gazeta zyrtare e PS-se e cila me nje humor te zi njofton ne faqen e pare: "Behet cope Ilir Meta". Cdonjerit prej nesh kjo do t"i tingellonte absurde nese do te kishim te benim me nje precedent, por kryeministri dhe kreu socialist Nano ka treguar dhe here te tjera se ne rradhe te pare e ka veshtire te jete njeri. Ketu mund te permendet defrimi i tij ne buzuqet e Greqise ne nje kohe kur vendi ishte ne zi per humbjen e jeteve te studenteve kosovare ne nje aksident rrugor. Pas kthimit ne atdhe i pyetur nga gazetaret, Nano u pergjigj se nuk po bente gje tjeter vec se ate qe benin studentet kosovare ne Shqiperi. Me 3 korrik ai do te pesoje fatkeqesine elektorale, por ne kete rast nuk do te kemi te bejme me nje aksident. Qe pas 4 korrikut sa here do te shqiptojme neper media emrin Fatos Nano, do te duhet t"i shtojme nje "ish" funksionit te tij.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  9. #519
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    GSH


    ---

    Shitet blerësi i Albtelekom

    Turk Telekom në dorën e italianëve e sauditëve


    -----------------------------

    Genc Kondi


    Me 6,55 miliardë dollarë, konsorciumi midis kompanive Saudi Oger Telecom dhe Telecom Italia fitoi të premten tenderin ndëkombëtar për blerjen e 55% të aksioneve të shoqërisë shtetërore turke të telefonisë "Turk Telekom". Në këtë mënyrë, do të jenë libanezët e familjes Hariri dhe kompania nr.1 italiane ata që do të kontrollojnë aktivitetin e telefonisë turke, që u shërben 23 milionë abonentëve, prej të cilëve 4 milionë në telefoninë celulare.
    Me anë të kësaj blerjeje, konsorciumi do të marrë indirekt edhe kontrollin e Albtelecom-it shqiptar, duke qenë se kompania "Çalik Enerji Telekomunikasion", e cila në maj 2005 bleu 76% të aksioneve të kompanisë sonë, nga ana e saj, është në konsorcium me "Turk Telekom", nëpërmjet një Marrëveshjeje për Administrimin e Shërbimeve. Në përputhje me këtë marrëveshje, "Turk Telekom do të menaxhojë rrjetin, për instalimin, operimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin, si të rrjetit fiks të telefonisë shqiptare, ashtu edhe të Eagle Mobile". Për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga plani i biznesit i Albtelecom, kompania turke do të mbështetet financiarisht edhe nga BERZH.
    Saudi Oger Telecom është një kompani libaneze, me bazë në Arabinë Saudite, që zotërohet nga familja e ish-kryeministrit të Libanit Rafik Hariri, i cili u vra në Bejrut në shkurt të këtij viti në një atentat. Ajo zotëron liçencën e tretë celulare në Afrikën e Jugut, si dhe ka aksione në fushat e telekomunikacioneve në Rumani, Portugali dhe ishujt Kajman. Aktualisht, në krye të kompanisë është Saadedin Hariri, i biri i politikanit të vrarë libanez, që ka trashëguar një nga pasuritë më të mëdha në Lindjen e Mesme, sipas revistës amerikane "Forbes". Sikurse theksoi me këtë rast drejtori i kompanisë Paul Doany, "Oger synon të investojë fuqishëm me teknologji te reja në të gjitha zonat ku operon Turk Telekom, duke përfshirë telefoninë celulare".
    Ndërkohë, ajo do të mbështetet fuqimisht nga Telecom Italia, që është një gjigand i telefonisë fikse e celulare në Europë, me 81.000 punonjës dhe të ardhura, që në vitin 2004 u llogaritën në 28,6 miliardë euro.
    Marrëveshja për blerjen e paketës kontrolluese të aksioneve të Turk Telekom u përshëndet nga Fondi Monetar Ndëkombëtar. "Kjo tregon seriozitetin e Qeverisë turke në drejtim të privatizimeve", vuri në dukje përfaqsuesi i FMN në Turqi Endrju Vorkink. Ndërkohë, Banka Botërore njoftoi se ajo ka dibursuar 465 milionë dollarë për programin e privatizimeve të tjera të Qeverisë turke.


    Berisha: Kush është ky "Çalik, Çalik"?

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke reaguar muajin e kaluar pas njoftimit për nënshkrimin e kontratës midis ministrit të Ekonomisë Angjeli dhe kompanisë turke "Çalik Enerji", deklaroi se, në qoftë se vjen në pushtet, PD do të anulojë marrëveshjen. Ai u bëri thirrje edhe AMC dhe Vodafone të mos bashkëpunojnë me Qeverinë. PD hodhi dyshime të forta rreth shifrës së ofruar dhe rëndësisë së subjektit. Privatizimi i Albtelecom u bë, sipas Berishës, "në kundërshtim flagrant me ligjin e vendit dhe ligjet ndërkombëtare, sepse u privatizua me prokurim direkt. Kompanitë serioze, që ishin të gatshme të merrnin pjesë, u larguan dhe në fund na u paraqit vetëm një Çalik, Çalik, pas të cilit fshihet Fatos Nano".


    GSH

  10. #520
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Thumbs down Kosova NË GjuhËn E NjË Renegati..

    Ecjet Shqiptare..!

    Përse Fatos Nano nuk fliste per vetveten gjat fushatave zgjedhore se si dua punonte " Vellezerve kosovarë" gjat kohes se luftes kur u shiste armë te vjetera dhe gati te paperdorshme , luftetarve nga Kosova , kurve kontigjente te tera armatimesh moderne qe vinin nga Europa per Kosoven i sekuerstronte ne potin e Durresit.!

    // Sulejman Aliu//

    Ne lezh u degjua edhe nje her gjuha manipuluse dhe e patolerushme e Nanos per Kosoven. Me Kosoven ai kerkon te shembe autoritetin politik e intelkektual te Berishes.. gjat fushates se tyre te zgjedhjeve. Ai perdor Kosoven si nje mjet te tij te palejushem per te fshehur renegatizmin e vet te dertiashem jo vetem ndaj Shqiperis por edhe ndaj Kosoves. Ne Lesh pervec shfrimeve te tij absolutisht anormale ndaj Berishes tha dhe kete , " Berisha, ti je kercenim edhe per Kosoven." Nuk mund te harrohet deklarata jote per mosnenshkrimin e marrveshjes se Rambujes, Ti ishe ne unison me Milloshevicin si ne kohen e kontrabandes se karburanteve qe ndihmove makinen e luftes se tij te varriste vellezerit Kosovar , O Zot C`karagjoz eshte dhe c`marifet perbindeshi paraqet kjo krijes e nates se perheshme ne Shqiperi , vend kete qe e ka radhitur ne majen e vendeve me te Korruptuara , vend kete qe e mbyti kontrabanda dhe mjerimi njerzor. Perse kjo krijes e till nuk flet per vetveten e mizorshme i cili ishte bere krah i Millosheviqt qe nga kreta e deri tash., kur e njohu Kosoven si pjes e Unionit Serbi-Mali i Zi me marveshje te veqnat e te pergaditur ne Beograd te fashizmit ideor te Vuk Drashkoviçit? Perse ai nuk flitke per vetveten kur pjese te rendesishme te popullit te Shqiperis. mbyteshin ne det , kurse ai braktiste vendin dhe netet e dhembjes kolektive ne Shqiperi dhe i kalonte bareve te Greqis e te Turqis..? Perse nuk flet per vetveten kur "" vellezerit e tij"" femijes te Malisheves pesuan aksident fatal ne Shqiperi dhe kur Kosova e Shqiperia po mbanin zi kurse ai nen tingujt e buzqeshjeve greke barbare te atjeshme rronte knaqesit e tij te nje njeriu cnjerzor? Peser ai nuk fliste per vetveten kur ja mori jeten nje shqiptari duke perplasur me autoveturen e tij dhe si kriminel fshihet sot e gjith diten? Pese ai nuk fliste per vetveten ne fushat zgjedhjesh se si ua punonte "" Vellezerve Kosovar" gjat kohes se luftes kur u shioste arme te vjetera dhe gati te paperdorshme luftetarve nga Kosova , kurse kontigjente te tera armatimesh moderne qe vinin nga Europa i sekuestronte ne portin e Durresit duke i ndihmuar keshtu makineris vrastare te ushtris dhe policis dhe te paralimitarve serb per te vrar sa me shum "" vellezer kosovar"" te armatosur keq dhe me qellim? Ai as nuk shpjegonte se si me banda vrastare e vrau dhe e dogj Shqiperin ne vitin 1997. Perse ateher ky kryeminister i kontrabandes me te shumtuar i mafis me te pameshirshme ndaj popullit te atjeshem shqiptar guxon qe sakrificene pashembullt te Kosoves per liri dhe lirim ta keqperdor dhe ta bej mjet manipulimi ne fushaten e tij te eger ne arenat e tij palaço te retorikes se shemtuar kur vete ishte dhe eshte krijesa me e kunderKosove , qeveria e te cilit i vuri nenshkrimin ne marreveshjen e Beogradit per njohjen e Kosoves si Pjes integrale e Unionit Serbi-Mali i Zi? Gjuha e renegatiste e ketij kryeministri te dhunshem , i cili nepermjet tregetis me arm gjat luftes ne Kosov arriti te pasurohej , duke flijuar "" vellezerit Kosovar"", kur ne fushat ze ne goj kete menyr Kosoven kerkon te prek ndjenjen e vertet vellazerore te votuesve duke dashur qe edhe keshtu kete ndjenje te tyre ta manipuloj ta shendrroj ne mjet ndihmes e ta tall keq neveritshem.

    E priten vjet ne Kosov vellezerisht te gjitha strukurat me te larta venddese te cilet per nje cast u bene se kishin harruar te bemat renegate te ketij kryeministri. Bashk me viziten e tij ne Kosov ai kishte jsell me vete skenarin paralamjruar te Beogradit per trazirat e pergjakshme qe ndodhen ne marin e vjetem vetem 3..3 dite pas ikjes se tij. Po ashtu vetem 2-3 dite pas kthimit te liderit te PDK-s nga vizita qe i kishte bere Tiranes zyrtare u deponuan dosjet per " Inkriminimin ne krime te organizuara ne Qeverin Kosumi: te marra te gatshme ateje qe te shkaktoheshin lekundjet shemjet dhe krizat institucionale ne Kosov. sipas paralajmrimit te Surroit se " me nje qeverisje te till pritet shperthim i paknaqesive te pas gjasht muajsh" qe i binte taman te ndodhin ne marin e sivjetem Ne vend te ketij paralajmrimi qe nuk u realizua fal urtesi kolektive te popullit u gjeten te gatshme dosjet dhe u gjeten te gatshem dosistet te cilet e duan Kosoven vetem nen pushtetin e tyre edhe pa voten e vullentshem te popullit.

    A mund te quhen edhe keta se kishin qendrim te njejt Me Millosheviçin. siq thot ky kryemnister i perdal per Sali Berishen " Berisha ti je kercenim edhe per Kosoven" Nuk mund te harrohet deklarata jote per mosnenshkrim te marveshjes se Rambujes. Ti ishe ne unison me Millosheviçin si ne kohen e kontrabandes se karburanteve qe ndihmove makinen e luftes se tij te vriten vellezerit Kosovar.

    Historia nate e ketij kryemnistri nuk perfunodn ketu me te gjitha keto veprime te tij kunder populli dhe gjeografis se tij ne shqiperi dhe me te gjitha veprimet e deritashme prej largoje kunder Kosoves te cilen bashk me "vellezerit Kosovar" i njohu si pjes e Unionit Serbi-Mali i Zi Ai vashdimish dhe kriojn knaqesit e veta mafioze mbi dhembjen dhe mbi sakrificen e popullit Shqiptar ne pergjithesi.!
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

Faqja 52 prej 58 FillimFillim ... 2425051525354 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historia rreth vdekjes së ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 11:58
  2. Shkëlqimi i shkurtër i elitës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-12-2011, 08:40
  3. Shkëlqimi dhe rënia e Karamahmud Pashë Bushatliut
    Nga Xhuxhumaku në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-04-2011, 03:43
  4. Zbardhet mbledhja e Byrosë që zgjodhi pasardhësin e Enverit
    Nga shigjeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-10-2005, 08:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •