Close
Faqja 43 prej 58 FillimFillim ... 33414243444553 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 421 deri 430 prej 572
  1. #421
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22
    Gjinushi: Asnje bashkepunim me Nanon

    Kryetari socialdemokrat deklaron te perfunduar marredheniet me Kryeministrin dhe kryetarin e Partise Socialiste, ndersa le te hapur mundesine e bashkepunimit me LSI-ne e Ilir Metes. Gjinushi: "Eshte e nevojshme rritja e peshes se partive te tjera te majta dhe te qendres se majte". Gaqo Apostoli hedh idene e shkeputjes nga PSD

    Ergys GJENCAJ

    Socialdemokratet e Skender Gjinushit kane deklaruar ndarjen e tyre me Kryeministrin Fatos Nano. Kreu i PSD-se ka bere me dije se nuk do te bashkepunoje me me shefin e qeverise dhe njekohesisht numrin nje te Partise Socialiste, Nano. Sipas tij, bashkeveprimi i levizjeve politike per zgjedhjet parlamentare te veres, do te vazhdojne me vete anetaresine e PS-se, por jo me kreun e saj. Per Gjinushin, eshte e nevojshme rritja e peshes se partive te tjera te majta dhe te qendres se majte, perfshire edhe Levizjen Socialiste per Integrim te Ilir Metes.

    "Me Nanon s'na bashkon asgje", ka deklaruar Gjinushi, ne nje prononcim per "TV Klan". Ai ben fajtor Kryeministrin per kompromise me Partine Demokratike, levizje te cilat, sipas tij, synojne shtypjen e forcave politike te qendres. "Kur kjo kerkohet te behet me force, ata kane arritur te bejne vetem lidhje lideresh, ose vetem segmentesh te caktuara, por baza u ka ikur gjithnje e me shume. Pengese e ecjes se reformave jane kompromiset dyshe", ka theksuar kreu i PSD-se.

    Nderkohe, miratimin e amendamenteve ne Kodin Zgjedhor, si rrjedhoje e marreveshjes mes dy partive me te medha, Gjinushi e cileson si vertetim se keto kompromise mes dy paleve, jane arsyeja kryesore perse vendi nuk ecen me ritmet e duhura. Ne kete situate, ai shpreh nevojen per prishjen e bashkepunimeve PS-PD. "Prishja e kesaj dysheje dhe krijimi i nje bashkeqeverisje reale, kjo eshte e reja e vitit 2005, nga e cila do te shpetoje Shqiperia", ka pohuar ai.

    Kreu i PSD-se gjithmone eshte shprehur kunder bashkepunimeve apo marreveshjeve mes PS-se dhe PD-se per ceshtje te ndryshme. Ai ne vazhdimesi i ka cilesuar keto bashkepunime si te deshtuara qe ne fillim dhe se kane qene ne kurriz te zhvillimit te vertete te se majtes dhe te partive te saj. Krisja e marredhenieve mes PS dhe PSD, nisi ne momentin kur kryetari i mazhorances socialiste, Nano, shtyu kryerjen e ndryshimeve ne qeveri, te kerkuara me aq ngulm nga PSD-ja.

    Nderkohe qe deklaron divorcin me kryetarin e socialisteve, por jo me vete PS-ne, Gjinushi shprehet se ne aleance mund te perfshihet edhe LSI e Ilir Metes. "LSI eshte nje force gjithashtu qe deklarohet si e pavarur aktualisht, por megjithate me nje orientim te qarte majtas apo te qendres se majte. Rjedhimisht shpresoj ne sherbim te fitores te se majtes. Duhet te merren votat e gjithe partive per te krijuar nje mazhorance solide. Ky eshte bashkepunim. Bashkepunimi do te behet mbi keto vota", nenvizon ai. Duke ndjekur idene e mundesise per bashkepunim me LSI-ne, Gjinushi shprehet se keto lloj marredheniesh mund te lehtesojne fitoren ose te thellojne fitoren e zgjedhjeve.

    Deklarimi i Gjinushit per te mosbashkepunuar me Kryeministrin Nano, duke i hapur rrugen Levizjes Socialiste per Integrim, vjen pas kontakteve qe Gjinushi, Meta dhe Dule kane patur fundjaven e shkuar ne qytetin e Sarandes.

  2. #422
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Analize, Apo Shkelja Vetes Me Sy.

    Koha Jone

    Asgje e re nga analiza e qeverise. Megjithese nje batute gjeresisht e perdorur, kjo i shkon shume per shtat edhe mbledhjes se djeshme te qeverise, ku u be nje gjoja-analize per nje vit qe shkoi. Z.Nano ka thyer cdo rekord, duke kapercyer edhe vetveten, me vleresime dhe komplimente per ekipin e tij. Kur nje shqiptar shesh te tilla lajme ne TVSH nuk i mbetet gje tjeter vecse te braktise me neveri ekranin e televizionit shteteror.

    Kjo sepse sukseset per te cilat flet Nano, mund te kene pasur efekt mbase ne permiresimin e jetes ne qyteterime te ndryshme te botes, apo edhe orbites, por jo per jeten e shqiptareve ketu. Nese dicka ka levizur ne vend, kjo i dedikohet ekskluzivisht sipermarrjes private qe kane ne gjak vete njerezit ketu, dhe assesi politikave te qeverise.

    Ka pasur sigurisht disa arritje ne sektore te vecante, ngjarje keto qe lidhen me 2-3 ministra ambicioze dhe te pergjegjshem, por ne analize te fundit, nese e marrim ne bllok punen njevjecare te qeverise, ka shume gjera per te shenuar, perpos sukseseve virtualo-laboratorike te Nanos.

    Qeveria aktuale ka deshtuar ne uljen e papunesise ne vend. Te gjitha statistikat e institucioneve te pavarura e kane bere te ditur kete fenomen qe eshte negativisht ne rritje.

    Nano nuk ka bere asgje per uljen e varferise. Politikat e tij edhe kur jane thellesisht paternaliste, si rasti i dhurimit te nje pensioni per 600 mije votues, serish kane ndikuar aq sa mund te peshoje nje pike uje ne oqean. Mjafton te kalosh unazen e Tiranes per te pare se sa tallese duket parada e sukseseve te z.kryeminister.

    Qeveria e Nanos ka deshtuar totalisht ne mundesimin e qarkullimit te lire te njerezve. Ishte vete Nano qe deklaroi nje afat nje vjecar per perfshirjen ne paketen shengen. Ja ku jemi sot, njesoj larg ketij sistemi sa c'ishim diten kur kryeministri u betua para parlamentit per treten here ne jeten e tij. Jo vetem s'ka gjasa per qarkullim te lire, por po degjojme perdite drama me borxhe dhe seksere vizash, qe kane mbushur tregun e zi, edhe per shkak se qeveria shqiptare nuk i bind dot vendet e perendimit per politika me lehtesuese ne regjimin e vizave.

    Qeveria e sotme nuk e afroi as edhe nje dite, daten e integrimit te vendit. Kemi pasur shansin te degjojme kryeministrin tone vetem ta largoje kete date, duke deklaruar here per nje dekade e here per nje dekade e gjysme afat.

    Qeverisja e Nanos nuk ndryshoi asgje ne transparencen apo llogaridhenien e saj me publikun. Keta qe qeverisin sot, i konsiderojne proceset si pune te tyret private. Dhe duke nisur nga Nano, nuk japin asnje here sqarime per vendimmarrjet e rendesishme, ne privatizime, dhenie me koncesion, dhenie te objekteve me qira, tenderime, etj.

    Nano vete, qe eshte timonieri i kesaj qeverie, ka qene gjate gjithe vitit i diskutuar per skandalet e tij turistike ne ditet e zise kombetre. Keshtu i ka shkaktuar qeverisjes se tij imazh nga me te erretit.

    Nano si kryeminister ka deshtuar edhe ne qeverisjen ne koalicion, duke mos zgjidhur asnjehere problemet me aleatet, cka ka prodhuar vazhdimisht tension brenda mazhorances.

    Si perfundim, i vetmi sukses qe mund t'i njihet ketij kryeministri, eshte se arriti te percaje me ne fund Partine Socialiste, duke bere qe ketij trungu te lashte t'i shkeputen pikerisht pjeset me te reja dhe vitale. Kesisoj, duke vazhduar me kete logjike suksesi, Nano ka dhene per vitin qe shkoi nje kontribut te cmuar per mundesimin e rotacionit ne zgjedhjet e aferme.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #423
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Maskaradë e Nanos. Krahasime me ‘93.

    RD

    Analiza e djeshme e qeverisë u kujton shqiptarëve epokën e Enver Hoxhës, i cili i maste arritjet e çdo viti me kohën e "regjimit të satrapit Zog" dhe ky krahasim bëhej edhe në ditët, kur shqiptarët nuk kishin bukë për të ngrënë. Nano: "Treguesi i investimeve të huaja, për frymë, është 3 herë më i lartë se mesatarja e periudhës 1993"

    Kryeministri Nano ka mbajtur për më shumë se tre orë ngulur në karrige anëtarët e kabinetit si dhe të ftuarit e trupit diplomatik, duke iu treguar atyre punët e mira të qeverisë gjatë vitit 2004. Analiza e qeverisë nga ana e Nanos rezultoi në fund nga të pranishmit si një mungesë e analizave të vetë kryeministrit mbi gjendjen psikike të tij. Kryeministri nuk ka ngurruar që në analizën prej 18 faqesh, të krahasojë qeverisjen e tij të vitit 2004 me qeverisjen e vitit 1993. Sipas tij, qeverisja e tij është më e mirë se qeverisja e 11 viteve më parë. Sipas vetë kryeministrit, "treguesi i investimeve të huaja, për frymë, është 3 herë më i lartë se mesatarja e periudhës 1993-1997". Që investimet e huaja në Shqipëri në vitin 2005 të jenë tre herë më të larta se në vitin 1993, sipas Nanos, kjo është për të vënë kujën, në një kohë që kryeministri e ka servirur si sukses. Nuk mund të ketë ndonjë njeri normal që mund të masë punën e përditshme të tij me punën që të tjerë kanë bërë 11 vite më parë.

    Analiza e djeshme e Nanos iu kujton shqiptarëve analizat e Enver Hoxhës, i cili i maste arritjet e çdo viti me kohën e "qeverisë së satrapit Zog" dhe ky krahasim bëhej edhe në ditët kur shqiptarët nuk kishin bukë për të ngrënë.

    Por çmenduria e analizës së kryeministrit ka vijuar më tej kur, duke servirur statistikat e Malajt dhe Angjelit, e ka shpallur vendin me rritjen ekonomike më të lartë në vendet e Europës Juglindore. "Prodhimi i Brendshëm Bruto është rritur në mënyrë konstante për 7 vjet rresht me rreth 6% në vit, kundrejt rreth 4.7% që është rritja mesatare në vendet e Europës Juglindore", tha Nano. Shpallja e vendit si vendi me rritjen më të madhe në Europën Juglindore ka bërë që edhe shumë prej pjesëmarrësve në analizën e Nanos të nënqeshin. Por kryeministri nuk është ndalur në ekspozenë e tij. Ai ka servirur si sukses edhe punën në dogana dhe tatime, duke vlerësuar kështu punën e drejtuesit të këtij institucioni. Nano nuk mund të kishte ndonjë vlerësim tjetër për këtë sektor, për sa kohë shefi i doganave dhe tatimeve paguan në mënyrë sistematike pushimet luksoze të kryeministrit jashtë vendit.

    Haluçinacionet e djeshme të Nanos

    Prodhimi i Brendshëm Bruto është rritur në mënyrë konstante për shtatë vjet resht me rreth 6% në vit, kundrejt rreth 4.7% që është rritja mesatare në vendet e Europës Juglindore


    Të ardhurat për frymë në fund të vitit 2001 arritën në 1386 USD apo sa dyfishi i atyre të vitit 1997, ndërsa në 2004 janë 2560 USD, ndërsa në 2005 parashikohen të arrijnë 2850


    Efektin kryesor në këtë arritje e dha plotësimi në masën 98.5% dhe 98.3% i të ardhurave nga tatimet dhe doganat


    Viti 2004 që sapo mbyllëm, viti më i mirë dhe më i suksesshëm jo vetëm i qeverisjes sonë progresiste, por i katërmbëdhjetë vjetëve të tranzicionit.


    Normaliteti i dialogut partnerial në negociatat me Bashkimin Europian, modernizimi i vazhdueshëm i administratës publike, sigurimi i ritmeve të larta dhe të qëndrueshme të rritjes ekonomike, janë disa nga cilësitë kryesore

    Treguesi i investimeve të huaja për frymë është më shumë se 3 herë më i lartë se mesatarja e periudhës 1993-1997.


    Bujqësia vazhdon të jetë kontribuesi kryesor i rritjes ekonomike dhe ne mbetemi vendi me ndikimin më të madh të këtij sektori krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

    Mashtrimi i Nanos për integrimin

    Kryeministri e ka konsideruar si krejtësisht normal dialogun me Bashkimin Europian, megjithëse prej të paktën një viti, marrëdhëniet mes Tiranës dhe Brukselit janë thuajse të ngrira. Sipas Nanos, kemi një "normalitet në dialogun partnerial në negociatat me Bashkimin Europian", ndonëse deklaratat që vijnë nga Brukseli janë krejtësisht të kundërta me ato që Nano deklaroi dje. Janë me dhjetra e dhjetra raporte të dala nga zyrat e Bashkimit Europian ku kritikat ndaj qeverisë Nano janë në një listë akoma dhe më të gjatë se 16 faqet e raportit të suksesit, që kryeministri lexoi dje para ministrave të tij dhe përfaqësuesve të trupit diplomatik. Por përveç shifrave abstrakte dhe aspak të besueshme, Nano nuk ka prekur dje edhe një nga pikat kryesore që ka të bëjë me zgjedhet. BE ka bërë të qartë se asnjë hap përpara nuk do të hidhet, nëse zgjedhjet nuk do të jenë të lira dhe të ndershme dhe të respektojnë standartet ndërkombëtare. Ndërsa Nano nuk i ka kushtuar as një të dhjetën e analizës së punës së tij, përgatitjeve për infrastrukturën zgjedhore, gjë që pritej me inters edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  4. #424
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    A i ka bërë analizat Fatos Nano?

    Kryeministri Fatos Nano na la dje me gojë hapur, kur për një kohë goxha të gjatë mbajti një fjalim programatik, ku flitej për suksese të mëdha dhe për fitore të reja të qeverisë së tij gjatë vitit të kaluar. Nano e shndërroi dje analizën vjetore të qeverisë në një bufonadë, ku ishte i pranishëm vetëm gaztori, por me një publik që nuk kishte as vullnet dhe as dëshirë për të qeshur.

    Sepse shfaqja nuk vlente vetëm për anëtarët e kabinetit të vet dhe për disa qindra kongresmenë që janë gati të duartrokasin edhe në momentet më ekstreme të prijësit të tyre. Fatos Nano dje pati përballë edhe trupin diplomatik të akredituar në Tiranë, dhe shumë prej diplomatëve të pranishëm kanë qenë autorët e raporteve ku qeveria e tij nxin më shumë se pendët e korbit gjatë vitit 2004. Ka qenë vërtet një kurajo e madhe që atyre burrave dhe grave që përfaqësojnë qendrat më të rëndësishme vendimmarrëse të Perëndimit, t'iu flitet me superlativa për luftë kundër korrupsionit, përpjekje të sinqerta për integrimin dhe vullnet të palëkundur për zgjedhje të lira nga qeveria shqiptare.

    Ka pasur të paktën 10 raporte ndërkombëtare gjatë vitit të kaluar, ku qeveria shqiptare dhe kryeministri i saj janë vënë në qendër të akuzave, sepse nuk kanë përmbushur pikërisht ato kritere, për të cilat dje u mburr Fatos Nano, për të qenë partner i besueshëm për demokracitë perëndimore të SHBA-ve dhe Bashkimit Europian. Ndaj, edhe kryeministri shqiptar dje ishte më qesharak se kurrë.

    Fatos Nano foli dje për ritme të papara zhvillimi dhe i krahasoi ato me vitin 1993, ndërkohë që vetë kishte deklaruar pak kohë më parë se socialistët dhe qeveria e tij duhet ta harrojnë vitin 1997, por duhet të maten me vetveten. Ai foli për progres të madh ekonomik para qytetarëve që bëhen përherë e më të varfër, për shkak të korrupsionit të jashtëzakonshëm në të gjitha nivelet e administratës së tij. Foli për zgjedhje të lira, sikur të mos ishte ai autori i prishjes së të paktën tre palë zgjedhjesh radhazi, ku janë përdorur të gjitha format djallëzore të manipulimit. Foli për reforma dhe integrim, në kohën që negociatat me BE kanë ngecur në vend, jo vetëm për shkak të mungesës së vullnetit për zgjedhje të lira, por edhe për të kundërtat e atyre që Nano dje i parashtroi si suksese dhe fitore të qeverisë së tij gjatë vitit 2004.

    Duke dëgjuar dje kryeministrin në analizën vjetore të qeverisë së tij, të lindte vetiu pyetja: "A i ka bërë analizat Fatos Nano?"
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  5. #425
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    NANO LAVDERON OPOZITEN DHE QEVERINE

    MANGESITE E QEVERISJES SIPAS NANOS


    -Te ardhurat nga tatimet e doganat perbejne ende vetem rreth 15 per qind te PBB dhe te ardhurat nga tatimi mbi vleren e shtuar, qe eshte tatimi me i rendesishem, perfaqesojne vetem rreth 7 per qind te PBB, ndersa tatimet e tjera kontribuojne fare pak ne te ardhurat kombetare

    -Kontributi i sigurimeve shoqerore e shendetesore vazhdon te jete shume i vogel, rreth 4 per qind te PBB-se, duke bere qe buxheti i shtetit te transferoje cdo vit shuma te konsiderueshme fondesh per te perballuar nevojat

    -Eficenca e masave per perparimin ekonomik e social te fshatit eshte mjaft e ulet per shkak se shumica e nderhyrjeve mbeshtetet ne prioritete te ngushta sektoriale

    -Eshte absurde gjendja e teksteve aktuale qe nuk marrin ne konsiderate shkallen e njohurive te vitit paraardhes, japin njohuri te vjeteruara e te pavlefshme. Tekstet nuk mund te vazhdojne te behen me tendera apo me perzgjedhje miqsh nga autore anonime

    Kryeministri Nano duket se e ka kuptuar se tashme nuk mund te perdore me karten "anti-Berishe" per te fituar mbeshtetjen elektorale te shqiptareve dhe simpatine e nderkombetareve. Ne analizen vjetore te qeverise qe drejton, kreu i ekzekutivit, jo vetem nuk e sulmoi per asnje moment kundershtarin politik, por e vleresoi ate per rolin konstruktiv. Gjate 60 minutave te fjalimit, ai la te kuptohet se nuk ka menduar per asnje moment te rikompozoje kabinetin qeveritar. Perkundrazi, ai premtoi se ne drejtim te kesaj qeverie, ai do te nenshkruaje marrevehjen e stabilizim-asociimit me BE-ne brenda vitit. "Rezultatet e qeverise nuk jane ne te mire vetem te maxhorances qeverisese, por te te gjithe shqiptareve, pavaresisht bindjeve te tyre politike. Madje me shume se sa kaq; ne keto rezultate, pervec forcave politike ne qeverisje, kane kontributin e vet edhe forcat politike opozitare progresiste, qe me trysnine e tyre, pavaresisht teprimeve, e kane nxitur zhvillimin", u shpreh Nano ne analizen para kabinetit qeveritar dhe te ftuarve nga trupi diplomatik.

    Zgjedhjet parlamentare

    Kryeministri theksoi gjate analizes vjetore se standardi i zgjedhjeve parlamentare te vitit 2005 eshte me i rendesishem se rezultati i tyre. Megjithate, ai shprehu bindjen se mazhoranca socialiste eshte e afte dhe e pergatitur te konkurroje per te fituar edhe standardin, edhe rezultatin elektoral. Nano e cilesoi institucionin e zgjedhjeve, si institucionin baze te demokracise. Duke i vleresuar keto zgjedhje si nje prove per procesin e integrimit europian, Nano shprehu bindjen se "ky vit do te shenoje edhe perfundimin e negociatave per marreveshjen e stabilizim-asociimit me BE-ne".

    Shembulli i Edi Rames

    Duke folur per decentralizimin fiskal, kreu i qeverise permendi rastin e Bashkise se Tiranes. "Shembull i qarte i efekteve pozitive te decentralizimit fiskal eshte Bashkia e Tiranes. Te ardhurat nga taksat dhe tarifat ne vitin 2004 rezultuan rreth 6 here me te larta se ne vitin 2002, kur filloi procesi i decentralizimit fiskal, kryesisht nga rritja e numrit te bizneseve te vogla qe paguajne taksa. Vetem vitin e fundit, nga puna e pergjegjshme identifikuese ne terren e punonjesve te Bashkise se Tiranes u regjistruan rreth 2000 biznese shtese", deklaroi Nano. Po keshtu, ai lavderoi edhe punen qe eshte bere ne reformimin e sektorit energjitik.

    Defektet sipas kryeministrit

    Sipas kreut te qeverise, jane verejtur disa probleme gjate vitit te kaluar ne sektore te ndryshem te cilat ai premtoi se do te ndreqen gjate ketij viti. "Investimet publike te financuara nga burime te brendshme, se bashku me burimet shtese, u realizuan per here te pare ne masen 90 per qind, me rritje te dukshme te investimeve ne infrastrukture, arsim, shendetesi dhe ne mbeshtetje te politikave sociale. Ishte plotesisht e mundshme qe keto investime te realizoheshin edhe 100 per qind, por, ndryshe nga vitet e kaluara, nuk u lejua denatyrimi i shpenzimeve dhe i gjithe kursimi vjetor nga fondi i pagave apo miradministrimi i fondeve te ndihmes sociale u perdor per shperblimin ne fund te vitit te pensionisteve, veprim qe u vleresua nga publiku i gjere dhe te cilin qeveria po e studion per ta shnderruar ne nje tradite te pervitshme", premtoi Nano.

    Lidhur me problemet ne administraten publike, ai tha se puna e derisotme eshte kufizuar ne masa te njeanshme e te cunguara per reformimin dhe nuk eshte konceptuar si nje reformim rrenjesor i sistemit.

    Sektori i arsimit

    Arsimi i mesem dhe i larte ishte dje ne shenjester te kritikave te ashpra, qe kreu i ekzekutivit artikuloi ne mbledhjen e qeverise. Keshtu, ministri me i sulmuar i qeverise, Luan Memushi, nuk u mor ne mbrojtje as nga shefi i tij. "Eshte absurde gjendja e teksteve aktuale te disa lendeve, vecanerisht ne shkollat e mesme te pergjithshme, qe nuk marrin ne konsiderate shkallen e njohurive te vitit paraardhes, japin njohuri te vjeteruara, shpeshhere te pavlefshme, u mungon lidhja logjike midis kapitujve, ose jane shkruar a perkthyer me nje gjuhe te pakuptueshme p-r moshen dhe formimin e nxenesve dhe te kontestueshme nga vete mesuesit. Perballe fluksit ne rritje te ankesave te perseritura te nxenesve dhe mesuesve nuk mund te vazhdohet te ngrihen supet, por duhet te percaktohen standarde bashkekohore dhe afate te qarta per zbatimin e tyre. Tekstet nuk mund te vazhdojne te behen me tendera apo me perzgjedhje miqsh nga autore anonime apo punonjes te privilegjuar te administrates, por nga mesuesit me me pervoje dhe katedrat e universitetit duhet te drejtojne punen shkencore per pergatitjen e teksteve sipas kurrikulash te harmonizuara", deklaroi Nano.

    Erl Murati

    PS Brari ka thene nje llaf me vend,eshte kodosh dhe mafioz Nanua.
    Zgjedhjet afrojne dhe po pergatit edhe njehere situatem me fjalime korruptuese dhe te dyshimta.
    Nese jemi te verbuar si popull dhe hedhim vallen nen tingullin e fyellit te tij,hallall e pacim mizerjen dhe fukarallekun qe e beri te jetoje ate popull.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  6. #426
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Çeni përgëzon Nanon për qëndrimin e vendosur të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit

    Zëvendëspresidenti amerikan, Dik Çeni, gjatë një takimi të sotëm me kryeministrin shqiptar Fatos Nano, ka përgëzuar qëndrimin e vendosur të Shqipërisë si aleate e koalicionit global për luftë kundër terrorizmit.


    Dy personalitetet, të cilat ndodhen në Poloni me rastin e 60-vjetorit të çlirimit të kampit të përqendrimit Aushvic, vlerësuan nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit dypalësh dhe shprehën besimin se gjatë mandatit të dytë të presidentit Xhorxh Bush do të konsolidohen edhe më tutje marrëdhëniet e partneritetit ndërmjet dy vendeve.


    RTK 28/01/2005 16:10:02
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #427
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Krahasimi i Nanos me 1993 nuk eshte aspak i pavend. Mbas 92 Shqiperia kishte shancin me perfekt per thithjen e investimeve te huaja ne Shqiperi, nje shanc shume here me i madh sec eshte sot. Shqiperia tani ka 4 vjet qe eshte akoma duke marre veten nga pasojat e 97, dhe luftes ne Kosove. Shqiperia sot ka precedentet me te keqinj ne Ballkan per sa i perket sigurise, rendit, stabilitetit qe jane jetike per investimet, dhe qe ne 93 ishin perfekte.

    Ne 1993 Shqiperia dhe shoqeria e saj edhe pse te varfera ishin nga me te rregulltat dhe te disiplinuarat ne Europe. Stabiliteti, ekuilibrat e brendshem ishin akoma ne nivele mjaft te larta. Shteti nuk ishte i dezertuar, dhe rendi ishte akoma kompakt. Korrupsioni ishte akoma i paperfillshem dhe SHqiperia nuk kishte perjetuar 97-en e tmerrshme. Ne Shqiperi ekzistonte struktura ekonomike, rruge, hekurudha, rrjet energjitik, qe kerkonte permiresime te metejshme por qe gjeten shkaterrime te metejshme......... ne Shqieperi ekzistonte cdo lloj industrie, (pervec atomikes) edhe pse jo rentabel apo te vjeteruara, ajo kerkonte permiresime dhe investime te metejshme, por Sale cakalli dhe xhahilet e PD preferuar shkrumbimin e saj, prishjen shkaterrimin e cdo gjeje, nen teorine e ekonomise se shokut.

    I shame e i mallkuam, i shkaterruam dhe i dogjem fabrikat e Hoxhes si kafshe te egra, per te kenaqur instinktin hakmarres, por ja qe sot po del se ekonomia e Hoxhes kishte vertet dicka me vlere qe mund te zhvillohej me tej ne vend qe te shkaterrohej. Metalurgjiku sot akoma punon dhe puneson punetore, uzina e ferokromit po ashtu, ajo e telave ne Shkoder kishte akoma shpirt, ajo e Birres ne Tirane po ashtu edhe fabrikat e perpunimit te ushqimeve. Sikur Shqiperia ti kishte vene keto ne pune qe ne 93, te kishte ruajtur industrine me te cilen e gjeti 93, dhe te kishte krijuar imazhin e nje shoqerie qe prezervon qe kerkon te permiresoje dhe jo te shkaterroje e te zeroje, situata do ishte shume ndryshe sot. Shqiperia ne 1993 kishte rastin te kthehej ne nje Kine te Europes persa i perket ekonomise, por xhahilet dhe anadollaket i vune zjarrin cdo gjeje.


    Po kujt ti thuash, kryexhahileve te PD. Si thote ajo vjersha e Nolit....

    Dallkaukët, kopukët e turmat pa tru,
    Koke-krund-e-gërdhu: Hosanna, Barabba!

  8. #428
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Kryeministri Fatos Nano, gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë ndërkombëtare, organizuar me rastin e 60 vjetorit të çlirimit të kampit të përqëndrimit Auschwitz, në Poloni, zhvilloi takime dypalëshe me personalitete të larta shtetesh.

    Kryeministri Fatos Nano zhvilloi një takim me Zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Cheney. Kryeministri Nano i përcolli z. Cheney urimet e përzemërta për mandatin e dytë qeverisës të administratës së Presidentit Bush.

    Të dy personalitetet vlerësuan nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit dypalësh dhe shprehën besimi se gjatë mandatit të dytë të drejtimit të SHBA nga Presidenti Bush, marrëdhënia e partneritetit mes dy vendeve do të konsolidohet e thellohet më tej.

    Zv/presidenti Cheney vlerësoi progresin e arritur në vend, rolin aktiv dhe konstruktiv të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit dhe vendosmërinë për të vazhduar në këtë rrugë edhe në të ardhmen. Gjithashtu, ai përgëzoi qëndrimin e vendosur të Shqipërisë si aleate e koalicionit global në luftën kundër terrorizmit. Kryeministri Nano e siguroi z. Cheney për vazhdimin e kontributit të Shqipërisë në të gjitha iniciativat që nxisin stabilitetin, paqen dhe demokracinë kudo.

    Kryeministri Nano dhe Zv/presidenti i SHBA, Cheney diskutuan edhe për bashkëpunimin, në kuadër të Kartës së Adriatikut, mes SHBA dhe 3 vendeve, Shqipëri, Kroaci, Maqedoni, si dhe për nxitjen e iniciativave të tjera që përshpejtojnë procesin e integrimit te vendeve në NATO.

    ***
    • Kryeministri Nano u takua edhe me Presidentin e Komisionit Europian, z. Jose Manuel Durao Barroso. Të dy autoritetet vlerësuan nivelin e bashkëpunimit në funksion të reformave integruese të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Z. Barroso çmoi ecurinë e reformave në vend dhe shprehu vazhdimin e mbështetjes së BE-së për institucionet shqiptare në rrugën e integrimit europian.

    Nga ana e tij, Kryeministri Nano shprehu vlerwsimin për vendimin e Presidentit Barroso për ta perfshire rajonin e Ballkanit Perendimor nën kompetencat e një Komisioneri për Zgjerimin, si dhe vendimin e Komisionit Europian për zëvendësimin e programit CARDS me Instrumentin e Para Aderimit në kuadrin e perspektivës financiare të BE-së. Ai theksoi se këto janë “janë mesazhe optimiste dhe inkurajuese për thellimin dhe përshpejtimin e ritmit të reformave”.

    ***
    • Gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë përkujtimore me rastin e 60 vjetorit të çlirimit të kampit të përqëndrimit Auschwitz, Kryeministri Nano është takuar me Presidentin e Francës Jacques Chirac. “Është kënaqësi të ritakohemi sërish në një kohë kaq të shkurtër pas vizitës suaj të suksesshme në Paris” është shprehur Presidenti Chirac, duke nënvizuar se “pres të vizitoj sa më shpejt Tiranën dhe sheshin Skënderbej”. Kryeministri e falenderoi Presidetin Chirac për pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore që iu rezervua gjatë vizitës në Francë dhe gadishmërinë e autoriteteve franceze për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në të gjitha drejtimet prioritare.

    • Kryeministri Nano u takua me Presidentin e Austrisë, z. Heinz Fischer. Të dy autoritetet vlerësuan marrëdhëniet mjaft pozitive mes dy vendeve, duke shprehur vullnetin për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat.
    Kryeministri Nano çmoi kontributin që Austria ka dhënë në procesin e integrimit të Shqipërisë në strukturat europiane, ndërsa z. Fischer rikonfirmoi edhe një herë mbështetjen austrikake për përfundimin sa më të shpejtë të procesit të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

    • Gjithashtu Kryeministri Nano zhvilloi një bisedë edhe me Ministrin britanik për Europën, Denis McShane. Gjatë këtij takimi është biseduar për vizitën, që pritet të zhvillohet së afërmi, e Kryeministrit Nano në Britaninë e Madhe.

    • Një takim të veçantë, z.Nano pati me Presidentin e sapozgjedhur të Ukrainës, Viktor Yushchenko. Kryeministri shqiptar e uroi z.Yushchenko për fitoren demokratike në zgjedhjet presidenciale. «Zgjedhja juaj do t’i japë një nxitje zgjerimit shumëplanësh të marrëdhënieve midis dy vendeve tona», u shpreh Kryeministri. Z.Yushchenko falenderoi KryeministrinNano për mesazhin e urimit që i përcolli me rastin zgjedhjes në këtë detyrë dhe shprehu gadishmërinë për një bashkëpunim edhe më të ngushtë në të ardhmen.

    • Po ashtu, Kryeministri Nano është takuar me Kryetarin e Parlamentit të Finlandës, Paavo Lipponen, me Kryeministrin e Norvegjisë, Kjell Magne Bondevik, Kryeministrin e Mbretërisë së Hollandës, Jan Peter Balkenende, Presidentin e Çekisë, Vaslav Klaus, Presidentin e Greqisë, Stefanopuolos, Presidentin e Bullgarisë, George Parvanov, me Presidenten e Irlandës, Mary McAleese, me Kryetarin e Parlamentit te Austrise, etj.

  9. #429
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22
    Botuesi i “Shekullit”: Nuk do ta paragjykojmë opozitën

    “Jam i majtë, por nuk e mbështes Nanon në zgjedhje”

    Shekulli

    Botuesi i “Shekullit”, Koço Kokëdhima deklaroi hapur dje, se nuk do të mbështesë Fatos Nanon në zgjedhjet e përgjithshme. Duke pohuar se vjen nga një familje e thjeshtë dhe se vetë ka bindje të majta, Kokëdhima tha se, në parimet e tij dhe nismat që ndërmerr ka parasysh sensin human që duhet t’i karakterizojë të gjithë, në mbrojtjen e qytetarëve të thjeshtë që kërkojnë ta ngrejnë lumturinë e tyre përmes punës së ndershme e të drejtë. “Ne e kemi mbështetur zotin Nano, veçanërisht në 2001, kur KPD-ja e socialistëve ia kishte zhveshur atij jo vetëm xhaketën por edhe të brendshmet, e kishte zhveshur nga çdo lloj pushteti dhe ne e mbështetëm atë, duke qenë të bindur që bëmë një punë të drejtë. Ai e shpërdoroi besimin dhe mbështetjen tonë ashtu siç shpërdoroi besimin dhe mbështetjen e shumë faktorëve të tjerë në Shqipëri dhe të shumë mediave të tjera dhe riinstaloi mbi qeverisjen e tij një sistem të korruptuar monopolesh dhe oligopolesh, kostot e të cilave, kostot e këtij sistemi, shqiptarët do t’i vuajnë për 30 vitet e ardhshme”, - vuri në dukje Kokëdhima. “Kështu që ne nuk do ta mbështesim më zotin Nano dhe në zgjedhjet e ardhshme ne nuk do të mbështesim një projekt politik të socialistëve që do të udhëhiqet nga zoti Nano. Unë jam i bindur se në radhët e socialistëve ka shumë potenciale, ka intelektualë të zotë, ka edhe administratorë të shkëlqyer të pushtetit. Nëse socialistët do të zgjedhin që të shkojnë në zgjedhje me zotin Nano ne nuk kemi ndër mend t’i mbështesim”, -theksoi ai. Gjithashtu ai sqaroi se nuk ka ndonjë paragjykim as për PD-në dhe as për partitë e tjera në Shqipëri. “Ne nuk kemi ndonjë kontratë me askënd, por jemi të lirë të mbështesim në treg çdo projekt që për ne është i besueshëm dhe që shkon në të mirë të vendit. Dhe këtë gjë ne do ta bëjmë në mënyrë të hapur dhe jo në mënyrë të fshehtë ose të nënkuptuar. Ne do të shprehim hapur se çfarë projektesh politike do të mbështesim ose do të iniciojmë, sepse edhe mund të iniciojmë projekte politike”, - tha Kokëdhima.

  10. #430
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Kthehen piramidat nga Nano, jepen 11% të VEFA-s


    Qeveria shqiptare ka tentuar të rifreskojë premtimin për shpërndarjen e parave të "Vefa Holding", por nuk ka dhënë asnjë afat për kohën e shpërndarjes së tyre, përveç konfirmimit të përqindjes qesharake që thonë se do u jepet shqiptarëve, nëpërmjet Bankës Kombëtare Tregtare.

    ***
    E vertet kjo???
    :=)


    http://www.gazeta55.net/politikedet.jsp?id=418

Faqja 43 prej 58 FillimFillim ... 33414243444553 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historia rreth vdekjes së ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 11:58
  2. Shkëlqimi i shkurtër i elitës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-12-2011, 08:40
  3. Shkëlqimi dhe rënia e Karamahmud Pashë Bushatliut
    Nga Xhuxhumaku në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-04-2011, 03:43
  4. Zbardhet mbledhja e Byrosë që zgjodhi pasardhësin e Enverit
    Nga shigjeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-10-2005, 08:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •