Close
Faqja 34 prej 58 FillimFillim ... 24323334353644 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 331 deri 340 prej 572
  1. #331
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Exclamation

    Jo vetem Televizionet Greke Por Mbare Bota. Ai Ose I Pelqen Te Behet Egocentrik Ose Behet Pa Dashje.
    Eshte E Disata Here Qe Vepron Ne Ate Menyre NJehere Tjeter Po Brenda Ketij Viti Rreth Dates 9 Janar Ku Shqipertaret Humben Jeten Ne Otranto Kryeministri Shqiptar Udhetonte Drejt Turqise. Eh Ai Seshte Njeri
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  2. #332
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Lesi "Nano trafikant armesh"

    Lesi: Nano, ne trafikun e armeve
    E Marte, 09 Nentor 2004 KORRIERI


    Deputeti demokristian lexon ne seancen e Kuvendit nje bisede te regjistruar mes Kryeministrit dhe anetarit te Gjykates Kushtetuese, Fehmi Abdiu. Si do te shfuqizohej ligji i 1996-tes per te mundesuar trafikun e armeve dhe ofendimet e renda te Nanos per Presidentin, liderin e opozites, kryetarin e Gjykates se Larte, shefin e SHISH dhe deputetet e PS

    Deputeti Nikolle Lesi ka lexuar ne seancen e djeshme te Kuvendit, nje bisede mes Kryeministrit Fatos Nano dhe anetarit te Gjykates Kushtetuese, Fehmi Abdiu, ne te cilen behej fjale per trafik armesh. Biseda eshte zhvilluar ne barin e hotel "Rogner", me 15 dhjetor 1997. Atehere, Nano ishte Kryeminister, pas fitores se zgjedhjeve te qershorit, dhe Fehmi Abdiu, kryetar i Komisionit parlamentar te Ligjeve. Sipas Lesit, biseda eshte regjistruar dhe zbardhur nga sherbimi sekret shqiptar.

    Nano dhe Abdiu, ne tekstin e lexuar nga deputeti demokristian, bejne fjale per te shfuqizuar nje ligj te dhjetorit 1996, qe rriste ndjeshem denimet per trafik armesh, klandestinesh dhe prostitucion. "Nje Ambasade dashamirese perendimore per Shqiperine ma serviri", u shpreh dje Lesi, perpara se te lexonte tekstin pervelues, ku Kryeministri Nano perdor shprehje tejet ofenduese per Presidentin e Republikes, Rexhep Meidani, kryetarin e opozites, Sali Berisha, kryetarin e Gjykates se Larte, Thimio Kondi, kryetarin e Sherbimit Informativ, Fatos Klosi, si dhe deputetet e PS, Servet Pellumbi e Namik Dokle.

    Transkriptimi

    Sot ne Tirane, me date 15.12.1997, u krye transkriptimi midis shtetasve Fatos Nano dhe Fehmi Abdiu, regjistruar gjate pergjimit ne ambjentet e bar hotel "Rogner", tavolina A20. Regjistrimi i pergjimit fillon ne oren 17.40 te dates 15.12.1997 dhe mbaron ne oren 18.05 te dates 15.12.1997.

    FEHMI ABDIU: "Sidoqofte bere shume mire zoti Kryeminister, ai shtangu kur te pa. Sic duket mendoi se do ta shaje".

    FATOS NANO: "E kush e can ****** per ate. Me shume i fola prej teje, plehres. Do t'ia tregoj mire se kush jam, pasi ka ardhur radha, kam hesape te tjera tani..."

    KAMARIERJA: "Mirembrema, do te porosisni tani, apo te vije me vone?"

    FATOS NANO: "Jo jo, tani se nuk kam kohe. Per mua nje uje xhin-tonik dhe nje kafe te mire, keshtu sic je ti bukuroshe".

    FEHMI ABDIU: "Per mua nje leng portokalli dhe nje kafe".

    KAMARIERJA: "Si urdheron!"

    FEHMI ABDIU: "Zoti kryeminister, kot u munduat, se e kishim lene per neser".

    FATOS NANO: "Jo jo, nuk ka problem, ti ke ardhur apostafat me urgjence dhe mua me intereson shume kjo ceshtje. Si ja bere? E gjete zgjidhjen?"

    FEHMI ABDIU: "Po! Besoj se e kam gjetur per te gjitha ato qe me ke thene, vetem po qe se me kundershton Thimio (Kondi)".

    FATOS NANO: "Vazhdo, se nuk ka ***** ai te te kundershtoje".

    FEHMI ABDIU: "Atehere po flas me shkurt, meqenese nuk kemi kohe. Une e kam gjetur zgjidhjen me te mire te mundshme dhe e kam gati materialin. Po si fillim duhet te shfuqizojme nje ligj te Saliut (Berishes)".

    FATOS NANO: "Akoma me ate kafshen ti?"

    FEHMI ABDIU: "Nuk mund te veprojme dot ndryshe, eshte shume e rendesishme kjo ceshtje dhe perben rrezik per neser. Vjet ne dhjetor, Parlamenti ka miratuar disa shtesa ne Kodin Penal, ku jane shtuar dhe ndryshuar 40 dispozita. Eshte shtuar trafiku i njerezve me konfiskim te mjeteve, si per shembull makinat qe transportojne klandestinet, gomonet, skafe, etj. Eshte shtuar fshehja e pasurise se vene nga krimet dhe kjo me konfiskim te pasurise nese provohet. Eshte shtuar trafiku i narkotikeve".

    FATOS NANO: "Ne c'kuptim? Pse deri para ketij ligji nuk ka patur denim per trafikantet?"

    FEHMI ABDIU: "Jo! Sipas ligjit tone, import-eksporti dhe tranzitimi nuk denoheshin".

    FATOS NANO: "Vazhdo, vazhdo".

    FEHMI ABDIU: "Jane shtuar dispozitat per doganat, fshehjen e te ardhurave, konfiskime lokaleve per prostituta etj".

    KAMARIERJA: "Me falni, doni gje tjeter?"

    FATOS NANO: "Ik ore pirdhu!"

    FEHMI ABDIU: "Po ajo qe eshte me e rendesishmja, ka ndryshuar ne nenet 280 te Kodit Penal dhe e ka trajtuar si dispozite te vecante vetem per trafikun e armeve. I ka futur nje sanksion deri ne 15 vjet burg dhe me konfiskim te pasurise per trafikun e armeve. Prandaj duhet ta shfuqizojme kete ligj dhe mundesisht menjehere, qe cdo gje te jete e sigurte, sidomos per problemin e armeve, ato je i interesuar zoti Kryeminister".

    FATOS NANO: "Cfare inventar leshi, depo jane shperthyer nga te gjitha anet".

    FEHMI ABDIU: "Por te gjitha jane me numer te stampuar dhe shumica jane neper depo, qe nuk jane prekur. Le pastaj qe Gramshi nuk eshte prekur fare".

    FATOS NANO: "Po, ke te drejte. He per he, Gramshin nuk do ta ngacmojme deri sa te gjejme nje zgjidhje. Kemi qene boll ne opozite, duhen ca para".

    FEHMI ABDIU: "Meqenese eshte shfuqizimi i ligjit, qe te pakten po ndodhi gje, askush te mos mbaje pergjegjesi penale, por te mbetet histori gazetash, e shoqeruar me ndonje koke turku".

    FATOS NANO: "Bukur! Atehere cfare do nga une?"

    FEHMI ABDIU: "Dua vetem qe te mos kete ndonje reagim nga deputetet socialiste".

    FATOS NANO: "Kaq pak kerkon?"

    FEHMI ABDIU: "Per mua eshte kryesorja".

    FATOS NANO: Deputetet e mi? Nuk ua mban ***** atyre. Po te dua, i tredh te gjithe. Dakort?! Na vafte mbare! Ne qofte se do te funksionoje sic duhet dhe ne qofte se nuk na perzihet ndonje ... neper kembe, veme bast se do ta mbajme 50 jete te tjera pushtetin. Po per doganat si ia bere?"

    FEHMI ABDIU: "Aty jane te gjitha. Po u shfuqezua ligji, hapen dyert per gjithcka dhe mbyllen kur te duam ne".

    FATOS NANO: "Kuptoj! Edhe ti ke friken e nje pederasti, qe i shpeton shurra kur me shikon mua!?"

    FEHMI ABDIU: "Nuk eshte puna aty. Thimio (Kondi) i ka te gjitha, egoist, grindavec, inatci dhe do te dale ai para teje si shpetimtari i situates".

    FATOS NANO: "Mor cfare t'i bej qe eshte spiun ... dhe ti e di mire qe me detyruan qe ta bej kryetar. Por po te ishte per mua, ai kishte marre arratine, qeni".

    FEHMI ABDIU: "E di, e di. Tani jam i qete dhe e quaj kete pune te mbaruar".

    FATOS NANO: "Meqe kete pune e quan te mbaruar, quaje te mbaruar edhe punen e Kryetarit te Gjykates Kushtetuese. Keshtu qe nuk do te kete bir kurve qe te te beje pordhe, jo Thimio *****, por as Bill Klintoni. Vetem se shiko te zgjedhesh ushtare qe ... nenen, se ndryshe nuk te thone baba. Nuk behet shaka aty. Ndodhi gje ne Parlament, te pakten te kemi nje sigurese ne Gjykaten Kushtetuese. Boll kemi mbajtur ***** ne opozite. Tani te fitojme para, o Fehmi se nje jete kemi".

    FEHMI ABDIU: "Ta them kete, se aty e kam pak te veshtire qe t'i ve nje here e pastaj t'i heq. Nuk eshte njesoj si me keta te tjeret, qe jane nje laps plumbi".

    FATOS NANO: "Mos u bej merak, se nuk do te te zhgenjej. Por per pak desh harrova. Kam degjuar se ata te (Bujar) Bukoshit jane lidhur me Saliun, keshtu qe mund te na prishin pazaret".

    FEHMI ABDIU: "Per cfare e ke fjalen?"

    KAMARIERJA: "Do te porosisni dicka tjeter?"

    FATOS NANO: "Ik ore pirdhu!"

    FATOS NANO: "Na bej llogarine".

    FEHMI ABDIU: "Jo do paguaj une, se kam sebep".

    FATOS NANO: "Une e kam lajmin me te mire se ti. Do fitojme para".

    FATOS NANO: "Mbaji, mbaji ti kamariere. Per cfare e kishe fjalen Fehmi?"

    FEHMI ABDIU: "Mendoj se do te perzihen edhe ata ne lojen e armeve dhe me siguri qe do te na prishin pazaret. Ose akoma me keq, mund te na bejne gjeme te madhe".

    FATOS NANO: "Faktikisht, ne nje fare menyre ke te drejte. Por jo per ate kafshen. Dikush tjeter eshte perzier ne kete histori. Ai ********** me ben te mendohem pak. (Fatos) Klosi me ka thene se kane bere nje lidhje me nje deputet te PD-se. Por akoma nuk di gje te sakte. Sipas tij, behet fjale ne lidhje edhe per Ahmet Krasniqin. Po (Fatos) Klosi eshte kurve e keqe, intrige e gjalle. Sidoqofte deri tani, cdo gje eshte ne kontroll, por nuk jam plotesisht i sigurte. Prandaj ia kam lene ne dore ketij pisi, qe edhe po ndodhi gje, ta coj ne te semes. Nejse, ku e lame?"

    FEHMI ABDIU: "Mbaruam. Une jam gati qe ne janar te paraqese ne Kuvend kerkesen per shfyqezimin e ligjit".

    FATOS NANO: "Jo, jo, me shpejt".

    FEHMI ABDIU: "E kam veshtire".

    FATOS NANO: "S'ka problem. Me mire keshtu, shikoje edhe njehere me kujdes. Kemi gje tjeter?"

    FEHMI ABDIU: "Kisha nje kerkese te vogel".

    FATOS NANO: "Vetem mes nesh kerko, se do kesh mundesi te fitosh ti dhe yt bir".

    FEHMI ABDIU: "Jo, jo. Behet fjale per te rregulluar nje vend pune nje juristeje. E kam porosi nga miku im i ngushte".

    FATOS NANO: "......"

    FEHMI ABDIU: "C'eshte ajo fjale, jam burre i vjeter, nuk e bej dot".

    FATOS NANO: "U be Buqja katunare. Per Ministrine e Drejtesise, kur te duash me thuaj. Per andej nga Gjykata mundohu vete tani, ose kur te fillosh ne Gjykaten Kushtetuese. Une vete nuk i them atij legenit, se nuk ia rris vlerat".

    FEHMI ABDIU: "Jo, jo, per Xhepin s'ka problem se flas vete".

    FATOS NANO: "Kujdes me ate Rexhep ******. Eshte ****, por merri anen".

    FEHMI ABDIU: "E rregulloj une me ate".

    FATOS NANO: "Megjithate kujdes, qe te mos kuptoj gje. Eshte shtrige ai, **** eshte. Nje *** jane, si ai, si Serveti dhe Namiku. Me keto te dy mos fol".

  3. #333
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Lesi akuzon Nanon per vrasje dhe hedhje te viktimes ne kanal:

    --------------------------------------------------------------------------------

    "Viktima e Shkallnurit u hodh ne kanal". Per aksidentin akuzohet Kryeministri Nano
    E Marte, 09 Nentor 2004
    Lidhja e Kryeministrit Nano me aksidentin automobilistik te Shkallnurit, ku nje 70 vjecar ka humbur jeten me 3 shkurt 2001, ka qene nje tjeter "dosje" e prekur nga deputeti Nikolle Lesi. Ai ka lexuar para Kuvendit edhe pjese nga marrja ne pyetje ne prokurori e Robert Qirjos, nje inspektori te qarkullimit rrugor, qe ka ndjekur ceshtjen e aksidentit, per te cilin akuzohet Kryeministri Nano.

    ROBERT QIRJO: "Kishte marre dhene ne Durres se aksidentin e kishte bere Fatos Nano, bile 'Benz'-in e kishte fshehur ne nje magazine te nje tregtari".

    HETUESI: "Kush?"

    ROBERT QIRJO: "Ju lutem pyesni drejtorin".

    HETUESI: "Po ate djalin qe ka pare ate nate aksidentin, e keni thirrur menjehere ne polici?"

    ROBERT QIRJO: "Patrulles i kishte thene, pasi kishte vjelle, se ishte nje burre me syze dhe nje grua dolen nga makina. Ai kishte pare nga karburati, pasi eshte shume afer, ku ka ndodhur aksidenti. Binte shi, sic te kam thene. Me pas, djali ka thene se nga pas makines doli nje person tjeter qe ka hedhur viktimen ne kanal, afer rruges dhe 'Benz'-i ka ikur me shpejtesi".

    HETUESI: "Po targa?"

    ROBERT QIRJO: "Ai djali nuk e mbante mend mire, po na tha TR 8227 E. Megjithate nuk ishte i sigurte. Kemi verifikuar plot. Po hetojme edhe ne Ministrine e Pushtetit Lokal. Atje ka nje 'Benz' te tille".

    HETUESI: "Konkretisht".

    ROBERT QIRJO: "Nuk e di, kaq munda. E di drejtori, nuk mundem, e di Arjani".

  4. #334
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-03-2003
    Vendndodhja
    Bruksel
    Postime
    256
    O zot cfare turpi per gjithe shqiptaret se nga kush qeverisemi ne!
    "E mira vjen nga Zoti,e keqja eshte kusht i egzistences se krijeses"

  5. #335
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Urrejtja e viteve te burgut te Nanos nuk mbushi as metra nga 6 kilometrat Berisha ndertoi per 5 vjet.

    Paskeni urrejtje patologjike per Fatos Nanon. As dhjetrat e qindrat e kilometrave te tera te rrugeve dhe autostradave jane ndertuar nen pushtetin e Nanos nuk mbushen dot me shpirtligesine tuaj.

  6. #336
    . Maska e *DJ-ALDO*
    Anëtarësuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    Asgjëkundi
    Postime
    297

    Lesi gënjen

    Ja mashtrimi "Lesi", Nano në Londër më 15 Dhjetor

    TIRANE- "Në vijim të komunikimit me Ju dhe publikun ditën e djeshme, ju bëj te ditur se zyra e Kryeministrit ka vërtetuar spekullimin e plotë, kriminal, të qëllimshëm dhe të rrezikshëm njëkohësisht të kryer në seancën e djeshme parlamentare nga deputeti Nikollë Lesi në lidhje me të ashtëquajturën përgjim të një bisede të zhvilluar në datën 15 dhjetor 1997, në orën 17.40 deri në 18.05, në hotel Rogner EuropaPark mes Kryeministrit dhe zotit Fehmi Abdiu. Nga një verifikim i plotë i dokumentacionit zyrtar të asaj periudhe, theksoj dokumentacionit zyrtar dhe publik, rezulton se në datën 15 dhjetor 1997, Kryeministri Fatos Nano ka qenë duke zhvilluar një vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar, në Londër, vizitë që ka filluar që në datën 14 dhjetor dhe ka përfunduar në 17 dhjetor 1997. Për më tepër pikërisht në orën e pretenduar nga "dokumentat Lesi" se është zhvilluar një bisedë e tillë në hotel Rogner, Kryeministri Fatos Nano ka qenë me Sekretarin e Jashtëm Britanik Robin Kuk. Për këtë arsye po ju vëmë në dispozicion dokumentat zyrtare dhe publike të asaj periudhe: Urdhrin e brendshëm zyrtare të asaj kohe për këtë vizitë, si dhe të përditëshmet e asaj periudhe duke filluar që nga gazeta Koha Jonë etj., të cilat kanë pasqyruar vizitën dhe takimin e Kryeministrit në datë 15 dhjetor 1997 me sekretarin e Jashtëm britanik dhe në ditet në vazhdim aktivitet e zhvilluara me këtë rast, të cilat hedhin poshtë të gjitha pretendimet. (Gazetareve u vihen në dispozicion të gjithë dokumentat dhe gazetat e përditshme). Gjithashtu në përmbushje të detyrimeve të tij kushtetuese dhe publike Kryeministri Fatos Nano, duke e konsideruar edhe nje here aktin e djeshëm si një spekullim shumë të rrezikshëm në kurriz të sigurisë sonë kombëtare, stabilitetit të vendit dhe të rajonit, në kurriz gjithashtu të funksionimit të shtetit ligjor dhe të imazhit të shqiptarëve, do të vazhdojë të gjitha hapat ligjorë në këtë funksion, për të cilat do t'ju mbajmë në kontakt të vazhdueshëm", Tha Dalipi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga *DJ-ALDO* : 09-11-2004 më 23:20

  7. #337
    . Maska e *DJ-ALDO*
    Anëtarësuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    Asgjëkundi
    Postime
    297
    Fatos Nano më 14-17 dhjetor 1997, vizitë zyrtare në Britani

    TIRANE- Dokumentat autentike zbardhin tërësisht ligjërimin kriminal spekulativ të deputetit Nikollë Lesi një natë më parë në parlament. Në bazë të një shkresë të shefit të kabinetit të asaj kohe, Shpëtim Arbana, q ëmban datën 09.12.1997 drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Fatmir Xhafa, kërkohet përballimi I shpenzimit financiar për delegacionin qeveritar të kryesuar nga kryeministri I asaj kohe, dhe aktuali Fatos Nano, pasi "nga datat 14-17 dhjetor një delegacionq everitar I kryesuar nga kryenministri do të bëjë në vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe. Udhëtimi do të bëhet me fluturim carter të ofruar nga qeveria italiane". Më poshtë në këtë shkresë shkruhet sd delegacioni përbëhet nga fatos Nano, kryeministër, Yllu Bufi Ministër I Ekonomisë dhe Privatizimit, Gramoz Pashko e Vladimir Prela, këshilltarë të kryeministrit, Pavli Zëri këshilltar diplomatic, Ben Blushi zëdhënës I kryeministrit, Gazmend Demi Drejt. Drejt. I Shërbim. Qeveritar, Neritan Selamini, shef Protok. Arben Paparisto, drejtor në Min. Eko. E Privatizimit, Bedri Merhori officer shoqërues dhe Adnan Qeraxhiu, TVSH. Shefi I kabineti kërkon që të porositet zyra e llogarisë që të bëjë veprimet financiare për delegacionin e lartë qeveritar. Sekretari I Përgjithshëm I Këshillit të Ministrave. Z. Fatmir Xhafaj, në shkresën me numër prot. 3834, datë 12.12.1997, me Lendë: për përballimin e shpenzimeve në valutë drejtuar financës së kryeministrisë, shkruan se "sipas shkresës së kabinetit të Kryeministrit, datë 09.12.1997, një delegacion I kryesuar nga kryeministri do të bëjë një vizitë pune në Mbretërinë e bashkuar të Brinaisë së Madhe nga data 14-17 dhjetor 1997, ku në përbërje të delegacionit janë zotërinjtë: Fatos Nano, Gramoz Pashko, Vladimir Prela, Pavli Zëri, ben Blushi, Gazmend Demi, Neritan Sejamini dhe Bedri Merhori. Nga ana juaj do të përballohen shpenzimet për fjetjen, dieta e plotë për tre ditë dhe shpenzime të mundshme për telefon, faks, fotokopje të domosdoshme në veprimtarinë e delegacionit". Pra një dokumentacion më se I plotë, nëpërmjet të cilit vertetohet katërcipërisht si kryeministri Nano në datat 14-17 dhjetor 1997 ka qënë në Britaninë e Madhe në një vizitë tre ditore.

  8. #338
    . Maska e *DJ-ALDO*
    Anëtarësuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    Asgjëkundi
    Postime
    297
    Nikollë s'ke alibi, letra jote thotë përgjimi u krye nga ora 17:40 deri 18:05 të datës 15 dhjetor '97

    Tirane- Nikollë Lesi u orvat dje pas paraqitjes së provave nga zyra e Kryeministrit dhe nga ajo e zotit Abdiu të mbronte dokumentin e tij si të vërtetë. Të njëjtën gjë bën në orare të ndryshme duke lidhur veten me një krim - në mos janë pjesë e autorësisë së këtij krimi - Ilir Meta ish kryeministër i Shqipërisë dhe Ilir Rusmajli Këshilltar Juridik i Sali Berishës.

    Lesi tha dje në disa televizione se data 15 dhjetor 1997 i referohej ditës së traskriptimit dhe jo përgjimit të bisedës, duke u rrekur të hedhë poshtë provat që e bënin totalisht të paqënë këtë bisedë dhe që kishin të bënin me faktin se kryeministri Nano nuk ndodhej fare në Tiranë në këtë ditë.

    Por, duke lexuar hyrjen e dokumentit të botuar si faksimile në gazetën "Tema" ku është fshirë emri i transkriptuesit dhe ka shpëtuar fakti që ai ka qenë me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë... (është fshirë përsëri emri i qytetit), thuhet se "kryej transkriptimin e bisedës ndërmjet shtetasve Fatos Nano dhe Fehmi Abdiu, regjistruar gjatë përgjimit në ambientet e barit të Hotel "Rogner"-it. Regjistrimi i përgjimit filloi në orën 17.40 të datës 15.12.1997 dhe mbaroi në orën 18.05 të datës 15.12.1997". Më qartë se kaq nuk mund të thuhet. Çdo koment i bërë nga pjesë të autorësisë së këtij gjoja dokumenti nuk mund të mohojë asnjë gërmë që është e zezë mbi të bardhë. Pra, regjistrimi dhe përgjimi janë kryer më datën 15.12.1997.

    Sipas provave, ky përgjim nuk është kryer kurrë, por të paktën kështu thuhet në atë që Lesi e servir si dokument. Kjo është fare e dukshme.

  9. #339
    . Maska e *DJ-ALDO*
    Anëtarësuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    Asgjëkundi
    Postime
    297
    Ja pse është i pavërtetë përgjimi

    Tirane- Nëse çuditi deputetët të Hënën pasdite tek Lesi e shfaqi para tyre sikur ekzekutonte një numër shpejtësie, i publikuar në media dokumenti krijoi mundësi për analiza.

    Zyra e Kryeministrit Nano, verejti e para dje mospërputhjen e datave dhe vendeve me personazhet e dialogut të përgjuar, Nano e Abdiu. Kështu, zyra e Kryeministrit tha dje se me datë 15.12.1997 zoti Nano ndodhej në Londër, tek po kryente një vizitë tre ditore dhe tamam në atë orë që thuhet në dokument ndodhej në takim me ish ministrin e jashtëm britanik Robin Kuk.

    Mospërputhjen tjetër e spjegoi dje Fehmi Abdiu. Ai tha se në tekst Thimio Kondi përmendet si Kryetar i Gjykatës së Lartë atëherë kur Thimio Kondi në fund të vitit 1997 ishte as më shumë as më pak por ministër i Drejtësisë së asaj qeverie të kryesuar nga Nano.

    Megjithëkëtë këtë mospërputhje janë fare pak përballe faktit që të dy personazhet kanë provuar tashmë se biseda mes tyre, nuk është konsumuar kurrë. Por ndryshimet vlejnë për të thënë se se dokumenti është një sajesë e ndërtuar vonë, nga '97-ta

  10. #340
    . Maska e *DJ-ALDO*
    Anëtarësuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    Asgjëkundi
    Postime
    297
    Qëllimi politik i dokumentit

    Tirane- Dokumenti i demonstruar nga Nikollë Lesi ngjan fare hapur me një dokument politik përfitimi maksimal i së ciles është lëpirë të hënën nga Sali Berisha. Në mënyren me të mirë të mundshme, zorr ta bente KGB-ja më mirë kur, KGB-istët punonin ende në 1997-ën në strukturat e shtetit shqiptar dhe vazhdojnë të gëzojnë jetën pas përfitimesh të medhaja edhe sot, dokumenti pasqyron një intrige të pastër politike të hasur gjeresisht gjatë viteve 1995-1996 në një të përditshme shqiptare që kishte si burim themelor të dokumenteve që botonte SHIK-un e Gazidedes.

    Në dokument bëhet fjalë për dy vrasje, të Azem Hajdarit dhe Ahmet Krasniqit për të cilat Sali Berisha ka akuzuar Fatos Nanon, bëhet fjalë për trafik armesh, për të cilin është akuzuar gjërësisht më parë dhe nga partnerë ndërkombëtare Sali Berisha, i cili u kap me presh në dorë në Afganistan, Ruanda e Kroaci, bëhet fjalë për marrëdhenie të vështira me elemente të tjerë brenda mazhorancës, të cilët janë bashkëpunëtore të kryeministrit në detyra të ndryshme. Në fund fare, dokumenti bën fjalë edhe për një nismë ligjore që serviret si element themelor për të kristalizuar deri në fund portretin që Berisha i ka bërë Nanos si trafikant.

    Më shumë nuk mund të pritej. Letërsi e gjallë politike, policore për t’u patur zili. Por, nga e cila përfitonte hapur dhe botërisht Sali Berisha, Ilir Meta dhe të tjerë. Ndërkohë, e gjithë përmbajtja e sajuar është tejet e dënueshme si një krim i rëndë që vesh mbi individë të veçantë krime monstruoze.

    Natyrisht që gjithçka pret hetimin tashmë.

Faqja 34 prej 58 FillimFillim ... 24323334353644 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historia rreth vdekjes së ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 11:58
  2. Shkëlqimi i shkurtër i elitës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-12-2011, 08:40
  3. Shkëlqimi dhe rënia e Karamahmud Pashë Bushatliut
    Nga Xhuxhumaku në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-04-2011, 03:43
  4. Zbardhet mbledhja e Byrosë që zgjodhi pasardhësin e Enverit
    Nga shigjeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-10-2005, 08:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •