Close
Faqja 19 prej 58 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 572
  1. #181
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    Varianti i pabotuar i modelit “Nano” dhe kriza e socialistëve

    Nga Mustafa Nano

    Kur kryeministri Nano garantoi në Parlament se “do të nxisë një analizë të rezultatit të votimit (kundër Marko Bellos. M.N.) brenda maxhorancës”, personalisht më shkoi mendja se kishim të bënim me një gjykim aty për aty të ftohtë e autokritik të ngjarjes. F. Nano – po rrekesha t’i mbushja mendjen vetes – ka mundur ta rivlerësojë situatën në çast, e për rrjedhojë ka mundur të rivlerësojë gjestin e injorimit të grupit kundërshtar brenda partisë e brenda parlamentit si një gjest aventuroz. Më çonte logjika këtu pasi, në gjithë karrierën e tij politike, ai është shquar më shumë se të tjerët për konsiderimin (e jo për shpërfilljen) e faktorëve të ndryshëm politikë. Nga ana tjetër, ai u ndodh përballë një situate, e cila nuk të jepte shans ta lexoje në shumë mënyra: Disa deputetë të maxhorancës, të cilët abstenuan apo votuan kundër vendimit të tij për të emëruar Marko Bellon si Ministër të Jashtëm, nga pikëpamja numerike janë mjaft për ta bërë copë e thërrime vetë maxhorancën. Ç'duhet bërë? Sigurisht, ashtu si gjithmonë, aq më tepër në këtë prag zgjedhjesh, duhet gjetur gjuha e përbashkët e duhen marrë me të mirë kundërshtarët. Këtë ka bërë Nano sa herë që në botën socialiste shqiptare ka patur përplasje.
    Por të nesërmen morëm vesh, se me “analizë”, udhëheqësi i maxhorancës qeverisëse nënkuptonte tjetër gjë. Në kundërshtim me prerjen e prirjen “demokratike apo kinse demokratike” të demonstruar në raste të ngjashme në të kaluarën e afërt e të largët, Nano këtë herë kish projektuar në kokën e vet kryqëzimin e kundërshtarëve të vet. Të krijohet përshtypja se Nano i kohëve të fundit ndihet disi i lodhur prej Nanos tradicional, e në këtë mënyrë, në vend të stilit “lirik” ka zënë të adoptojë stilin “epik” në drejtimin e partisë e të qeverisë. Tolerancën po e zëvendëson me prepotencën; konsiderimin e kundërshtarëve, të aktorëve e të faktorëve politikë po e zëvendëson me injorimin e tyre (edhe sjellja ndaj Gjinushit e Dules demonstron pak a shumë të njëjtën gjë); gjithëpërfshirjen po e zëvendëson me përjashtimin; në vend të pamjes gazmore e ironike në situata të vështira ka nxjerrë në shesh komunikimin nursëz e nervoz; dhe së fundi, fitoren në gara e beteja nuk po ia beson më aftësive të veta, por mbështetjes prej kallaballëkut socialist në bazë. Nuk është se po del vetë në bazë për të gjetur mbështetës. Përkundrazi, është vetë baza që mobilizohet “në mënyrë instiktive”. Baza socialiste e fyer – ky është titulli që parapëlqen Nano për farsën që po luhet nën dirigjimin e tij.
    Pikërisht kjo e fundit ka qenë gjëja më e shëmtuar pas rezultatit befasues në votimin parlamentar. Televizionet e të përditshmet kanë njoftuar për rezoluta, deklarata, qëndrime e reagime të ardhura nga strukturat lokale të PS-së, nëpërmjet të cilave është dënuar me një fjalor të ashpër e asgjësues gjesti i Ilir Metës dhe i pasuesve të tij. Kryetarë partish, drejtues të tjerë lokalë apo qejflinj të provincës për të qenë kandidatë për kryetar komune apo bashkie në zgjedhjet e tetorit, kanë zënë të bëhen krejt papritur protagonistë sui generis të krizës socialiste. Ata kanë dalë me shpatë në betejën mediatike, dhe kur qëllon që gazetat e televizionet e pavarura qëndrojnë indiferentë ndaj zërit të tyre, ata shfaqen me tërsëllëmë nëpër faqet e “Zërit të Popullit”. Disa kërkojnë përjashtimin nga partia, disa të tjerë heqjen e mandateve të deputetit (!!!), dhe më në fund nuk mungojnë as ata që padisin Metën e metistët si berishianë apo si kollonë e pestë në radhët e tyre. Ky është një show mizerabël. E gjitha kjo bie era bolshevizëm.
    Por tërheqja e bazës në këtë betejë nuk është se të lë një shije të keqe, dhe kaq. Në të vërtetë, nuk është thjesht e vetëm një çështje gustosh. Kjo është një dukuri e rrezikshme në kampin socialist, pasi së pari, pikërisht kjo kërcënon seriozisht kulturën e garës politike, e cila ka qenë një nga prurjet (edhe mburrjet) socialiste në politikën e këtij vendi. Së dyti, e ashpërson dhe e bën më dramatik kontrastin midis grupeve kundërshtare në PS, dhe kështu kemi të bëjmë me një luks të panevojshëm që socialistët i lejojnë vetes dy muaj para zgjedhjeve për pushtetin vendor. Edhe sikur të supozohet se Meta e të tijtë nuk kanë realisht asnjë mbështetës në elektoratin shqiptar, ky fakt nuk i nxjerr palarë partizanët e tezës “t‘u tregojmë vendin bukëshkalëve”. Imazhi i një PS-je të përçarë mund të shkaktojë një rrjedhje elektorale të paparashikueshme, e cila nuk mund të kompensohet nga entuziazmi e zelli anti Meta i socialistëve të Delvinës e të Mirditës. Së treti, nëse kriza në fjalë zhvillohet e ushqehet pa pushim, vihet në lojë edhe fati i maxhorancës.
    A bëhet merak ndokush në Partinë Socialiste mbi fatin e maxhorancës, rrjedhimisht, mbi fatin e pushtetit? Ndoshta një pjesë e socialistëve jashtë Tiranës reagojnë pikërisht mbi bazën e këtij meraku, por ka shumë gjasa që Nano e Meta të mos e çajnë kokën më për pushtetin. Atyre u intereson tani në mënyrë të veçantë kontrolli i partisë. Për të dalë në krye të partisë, secili syresh mund të jetë i gatshëm për të sakrifikuar edhe pushtetin, të cilit ia kanë pirë goxha lëngun. Kjo është drama e sotme e socialistëve të bazës, të cilët janë duke e jetuar pa e ditur. E ngaqë s’e dinë, i gënjen mendja se gjithçka bëhet për të mbajtur pushtetin e për ta lënë Berishën përjetësisht në opozitë.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #182
    mes jetes e vdekjes Maska e kristal
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    176
    Pse ja permendni emrin ju lutem,ku ka mbetur gjukata ne shqiperi ne duart e nje njeriu qe nuk jane thare duart ende nga gjaku e mekatet e komunizmit,apo me falni se ndoshta jemi ne vazhdim te asaj rruge vetem kemi marre Fatosin per dore.

    Fehmi Abdiu njeriu qe vuri vulen e varjes bashke me Ramiz Aline,deshmorit te fundit te demokracis Havzi Nela.

    Shprese e vdekur.


    kristali

  3. #183
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Postuar më parë nga manoklla
    E pse ta largoje Nanon Ps-ja? Ata skane njeri me te zote politikisht qe ta zevendesoje. Ilir peshngritesi i ka ambiciet me te medhe se sa aftesite kurse te gjithe te tjeret ne Ps jane dytesore. Sa per alternativat qe vijne nga hani i derrave qe quhet PD, harrojni. Smund ti besohet pushteti nje partie qe farketon vazhdimisht urrejtjen dukagjinase kunder shumices se popullit qe voton per PS. Lexoni tek Klan si e zhduken n 1995 Hoxhen shiksat e PD qe te kuptoni filozofine gangsterro/alabake te PD, nje force qe se njeh ligjin dhe tolerancen, por njeh 'logun e burrave' dhe dhunen. Jo se Nano eshte me i miri por perbrenda PS e ka merituar postin qe ka.
    Manollka
    Ti nuk ke pse ta sulmosh PD kurse e drejt e jotja eshte ta duash PS,kjo eshte demokracia por nje gje mos harr sepse ne demokraci ka gjera te cilat shperblehen por edhe denohen per te gjthat te berat dhe te pa berat e qe ne ne perendim e quajm meritokraci.Mua nuk me intereson aspak se kush e ka pushtetin por nese i bejm nje analiz dhe shiqojm se si jetoni sot ju ne SHqiperi more zotri do duhej te ju vie turp se kush qeveris shtetin.Nuk duhet qe njeriu te jet shume i menqur dhe te vlersoj te arritura(nese ka fare)te partis tuaj te dashurPS dhe te vij ne perfundimin se asgje te mbar nuk ka ber,te kunderten ajo vetem sa e ka thellu hendekun.Ne vazhdim dua ti bej vetem disa pyetje dhe te me pergjigjesh te lutem se jam kurioz ti di:
    Kur ne shqiperi ka pasur korrupsion me te madhe se sa sot?
    Kur ne shqiperi ka pasur prostutucion me teper se sa sot?
    Kur ne shqiperi ka pasur me teper drog se sa sot?
    Kur ne shqiperi ka pasur me teper te pa pun se sa sot?
    Zotri me ka ra te ndegjoj se shqiperia sot radhitet nder shtetet me te korruptuara dhe me te kriminalizuara ket na e thon hapur bota e qytetruar dhe ky kriminalizim nuk eshte nga qytetari i rendomt por nga boset e partis tuaj te dashur.Po ti shiqosh ne kuvend si sillen sikur vagobonda pa pik kulture duke luajtur me celular me te shtrenjet,me makina te blinduara me villa e me qka jo tjeter e te gjitha keto zotri nuk i kan ber me ndjers por me hajni kjo eshte e verteta,prandaj deri sa ne shtetet normale njerzit bejn jet normale ne shqiperi luftohet per te mbijetuar sepse i udheheq nje klan shume i rrezikshem per mendimin tim dhe jo vetem timin sepse katundi qe shifet kallauz nuk do thot nje fjal e urt popullore.Inatet duhet tejkaluar dhe te shiqohet nga e ardhemja o vllezer sepse kemi pun per te ber nje gje eshte e sigurt nanosi dhe te tjeret qe merren me politik ata dhe femijt e tyre jetojn mir por te jeret vuajn prandaj tani para zgjidhjeve lokale votoni me stomak(siq thuhet ketu ne shtetin ku une jetoj )e jo me kok te nxehur qe per inat te res me vdekt djali keshtu nuk ecet perpara.Shiqoni si jemi katandisur ne te kater anet e botes ku bejm punet me te rendat neper evrop ne vend qe te jemi ne vendin ton dhe te jetojm si popujt tjer por kete te drejt na e kan marr si duket politikajt tan qe per mendimin tim nuk e meritojn te jen ata qe ne te vertet jan.

    Pershendetje vellazrore

  4. #184
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë shprehet se Nano e përjashtoi nga delegacioni për shkak të votës kundër

    Zela letër KPD-së: Nano po i vjedh PS-së anëtarësimin në Internacionale

    Darina Tanushi

    TIRANË – Sekretari për marrëdhëniet me jashtë në PS Ilir Zela, në një letër drejtuar dje, Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të partisë dhe sekretarit të përgjithshëm Gramoz Ruçi ka sqaruar pengesën që i ka bërë kryetari Fatos Nano për të shkuar në Brazil. Zela ka sqaruar në këtë letër të gjatë, se në Kongresin e Internacionales Socialiste, ku pritet anëtarësimi me të drejta të plota të PS-së ai duhet të ishte pjesëtar i delegacionit. Por, sipas tij, “vetëm një orë para nisjes për të kryer detyrën që më ka ngarkuar vota juaj, marr një telefonatë nga shoku Agron Dibra, i cili më sjell mesazhin e kryetarit, sipas të cilit sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Partisë nuk do të ishte në delegacionin e Kongresit, për shkak të qëndrimit të mbajtur në Kuvend me rastin e votimit të dy dekreteve për emërim ministrash”.
    Në të gjithë përvojën time në detyrë, në çdo kohë kam ditur të ndaj angazhimin tim në ekzekutivin e parties, nga angazhimi parlamentar apo nga ai politik si anëtar i Kryesisë së partisë, shprehet Zela. Bazuar në këtë princip, funksionimin tim si sekretar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të partisë, nuk e kam lidhur asnjëherë me oshilacionet e ndryshimit të shijeve politike të askujt, por vetëm me përgjegjësinë para jush dhe para partisë, ka nënvizuar ai. Sipas Zelës, anëtarësimi i PS-së përfundimisht është rezultat i një pune të gjatë të bërë më parë nga Arta Dade, Maqo Lakrori, Ilir Meta e të tjerë. “Pikërisht në momentin e finalizimit të punës sonë të përbashkët, në momentin e festës pra, një qëndrim arbitrar i shokut Nano më pengon të kryej detyrën e ngarkuar prej jush”. Në letër, Zela sqaron se kur Nano, kur “vajti në Berlin gjoja për të marrë pjesë në Kongresin e Internacionales së drejtuar aso kohe nga Willy Brandt, por nuk arriti të takonte askënd, pasi nuk e qasën as pranë hyrjeve të prapme që përpiqej t’i hapte me ndihmën e ndonjërit- të cilin drejtësia e vendit të tij, do ta dënonte më pas për korrupsion e tangjente”. “Justifikimi është krejtësisht i paarsyeshëm, synimi i vërtetë krejtësisht i qartë. Shoku Fatos, nëpërmjet personalizimit të drejtimit të Partisë dëshiron të personalizojë dhe ta shesë si mall personal ratifikimin e vendimit të pranimit të partisë sonë në Internacionale, duke vjedhur kështu festën tonë të përbashkët”, -ka shpjeguar Zela. “Kemi të bëjmë pra, me një lajthitje në objekt”, -tha Zela. Ai ka shpjeguar se “arsyet e votimit për dy dekretet e presidentit më datë 23 tetor janë fare të thjeshta, të qarta dhe kuptimplota. Vota ime erdhi pasi kisha ezauruar të gjitha mundësitë për të bërë të njohura pikëpamjet e mia për domosdoshmërinë e fillimit të proçesit të riformatimit të veprimit politik të Partisë Socialiste, duke përshirë brenda këtij koncepti edhe riformatimin e qeverisë”. Në letrën e tij, Zela e ka barazuar kryetarin socialist Nano me Stalinin apo figura të tjera si Mao Ce Duni e Enver Hoxha, pasi edhe Nano sipas Zelës, mendon si ata se kush nuk e pranon drejtimin e tij duhet të dalë nga partia. “Fatos Nano, nuk mundet më të reflektojë dhe të gjejë mënyrën të bashkohet me konceptet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë e gjithashtu të edukohet me respektimin e koncepteve të Statutit të Partisë Socialiste, të cilat ai i shformon sipas interesave të tij. Ai nuk mundet dot më të shohë të paktën një herë tek vetja e tij, arsyen e krizave që ai vazhdimisht pjell në këtë parti, pa ua hedhur fajin te tjerëve, e aq më pak të gjejë rrugën për t’u bërë kryetar modern i një partie moderne, e cila tashmë është anëtare me të drejta të plota në Internacionalen Socialiste. Ai tashmë është thjesht një i gremisur, që po të lejohet në vazhdimin e aventurave të tij, do të gremisë në opozitë Partinë Socialiste të Shqipërisë”, -është shprehur Zela. “Kujtdo që i guxon t’i shkojë ndërmend të tallet me Partinë Socialiste të Shqipërisë, me përfaqësimet apo me përfaqësuesit e saj, më lejoni t’í kujtoj se PPE pasi e kishte pranuar partinë e Berishës si anëtare, e pezulloi anëtarësinë e saj për një kohë të konsiderueshme. …Berisha vazhdon të kërkojë të falur dhe lutet që t’i hapin përsëri derën…Ka ndodhur edhe me një parti turke e cila pasi u pranua në Internacionalen Socialiste, nuk u soll dot si një parti pjesë e vlerave të saj. Në zgjedhjet që u zhvilluan më pas në Turqi ajo parti që kishte shumicën në vend nuk mundi as të siguronte minimumin e votave për të hyrë në Parlament. Ndaj të dashur shokë, më lejoni t’ju ftoj të mos lejojmë një fatkeqësi të tillë për partinë tonë”, ka përfunduar letrën e tij, Zela.


    Pse votova kundër ministrave

    TIRANE- Sekretari socialist Zela ka sqaruar se “Në Kuvendin e Shqipërisë unë ushtroj detyrën e deputetit, si përfaqësues i zgjedhur dhe jo si sekretar i partisë. Mandati i deputetit është krejtësisht tjetër gjë nga mandati ekzekutiv si sekretar i KPD”. Pra unë jam përgjegjës para KPD-së për aktivitetin tim si sekretar dhe jam përgjegjës para Kushtetutës, zgjedhësve të mi dhe grupit parlamentar të Partisë Socialiste si deputet i saj. Mandatet janë të ndara, siç janë dhe përgjegjësitë të ndara. Kemi të bëjmë pra, me një lajthitje në objekt, ka thënë Zela. “Sidoqoftë arsyet e votimit tim për dy dekretet e presidentit më datë 23 tetor janë fare të thjeshta, të qarta dhe kuptimplota. Ato janë të mirënjohura për grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Vota ime erdhi pasi kisha ezauruar të gjitha mundësitë për të bërë të njohura pikëpamjet e mia për domosdoshmërinë e fillimit të procesit të riformatimit të veprimit politik të Partisë Socialiste, duke përshirë brenda këtij koncepti edhe riformatimin e qeverisë”, -ka nënvizuar Zela. Siç kam shprehur gjithmonë pa drojë pikëpamjet e mia, edhe kur u krijua kjo qeveri, unë kam kërkuar që në të, të përfaqësoheshin vlerat më të mira të partisë sonë, të mos ngushtohej koalicioni, të mos përfshiheshin në të njerëz të lidhur me ish -nomeklaturën të cilët bridhnin nëpër botë në vitet kur ne përballonim autokracinë e Berishës, të mos bënim ministra thjesht se ishin kushërinj të Fatos Nanos, miq të tij personalë apo thjesht ish -shokë të gjimnazit, thuhet në letrën e Zelës. “Të njëjtën gjë kam bërë edhe në janar e shkurt 2001, e po ashtu edhe më pas në muajt qershor dhe korrik. Kam pritur gjithmonë një reagim pozitiv, pasi mendoja që për ne ishte e rëndësishme të mos tradhtonim mandatin e zgjedhësve tanë socialistë, duke lejuar instalimin në pushtet të një grupi miqsh e shokësh me lidhje të dyshimta”, shprehet në letër Zela. Ai ka sqaruar se “pavarësisht nevojës për t’ia u kthyer pushtetin socialistëve të vërtetë- atyre të cilët mbledhin votat e partisë sonë kudo në Shqipëri, reagimet e kryeministrit erdhën duke u bërë gjithnjë e më arrogante. Megjithëse isha i bindur se kësaj arrogance i duhej thënë ndal, përsëri votova pro dekretit për emërimin e zotit Marko Bello, pasi mendoja që duhej bërë gjithçka për të ruajtur bashkimin, qoftë dhe formal, vetëm e vetëm për të mos dëmtuar rezultatin e kandidatëve socialistë për bashkitë e komunat, njerëz të cilët në shumicë dërrmuese, janë përfaqësues të denjë të vullnetit të vërtetë socialist”.

    “Nëse i i bindemi arrogancës, rënia elektorale do të vazhdojë”
    TIRANE- “Rezultati i tkurrur i fitores së partisë sonë në zgjedhjet lokale, më bindi plotësisht se nëse do të vazhdojmë t’i bindemi arrogancës, rënia elektorale do të vazhdojë dhe Nano e Berisha përsëri do të përqafoheshin, veçse kësaj radhë duke këmbyer rolet pushtet-opozitë”, ka konstatuar në letrën e tij dërguar KPD-së sekretari për marrëdhëniet ndërkombëtare, Zela. “Fakti që një pjesë e konsiderueshme e grupit parlamentar u bashkua me këtë qëndrim, më bindi plotësisht për nevojën e një shërbimi të madh ndaj socialistëve të vërtetë dhe ndaj të gjithë shqiptarëve. Sigurisht kërkuam të dalim me një qëndrim të përbashkët në forumet e partisë dhe në grupin parlamentar. Kërkuam pra, unitetin. Por nuk ishte uniteti që kërkohej, kërkohej uniformiteti”, vijon letra. 150 deputetë laburistë britanikë votuan kundër luftës së Irakut, duke rrezikuar dukshëm kryeministrin Bler, por askush nuk i akuzoi si puçistë, askush nuk i kërcënoi me përzënie nga partia në konferencën e Partisë Laburiste para disa javësh. Përkundrazi, laburistët vazhdojnë të bashkuar të përgatisin fitoren për mandatin e tretë radhazi. Ata, thotë Zela, kanë një lider që nuk përdor pushtetin abuziv për të dhunuar deputetët, nuk emëron ministra as kushërinjtë e miqtë e vet, e aq më pak Mister Binin (Mr. Bean) të cilin e ka patur shok gjimnazi, përkundrazi shkarkon ministra thjesht se kanë ndërhyrë pranë një kolegu të tyre, për të ndihmuar një biznesmen të marrë një pasaportë, kanë një lider që i ka të pastra dhe të dokumentuara të gjitha faturat e shërbimeve e të pushimeve, që nuk personalizon asgjë, por thjesht shërben. Kjo është kultura e së majtës moderne sot! Kjo do të jetë shumë shpejt edhe kultura e lidershipit të Partisë Socialiste të Shqipërisë!

    Nano mendon si stalinist

    Fatos Nano, i vetmi njeri i pareformuar në tërë procesin 10 -vjeçar të ndryshimit dhe reformimit të Partisë Socialiste
    Ai nuk mund të ketë më kohë të kuptojë, se koha e ka lënë shumë prapa.
    Më kot ai përpiqet të kopjojë “udhëheqësin e madh dhe të lavdishëm të popullit shqiptar”, ne vitet e shkuara!
    Nano lejoi instalimin në pushtet të një grupi miqsh e shokësh me lidhje të dyshimta
    Shoku Fatos, nëpërmjet personalizimit të drejtimit të Partisë dëshiron të personalizojë dhe ta shesë si mall personal ratifikimin e vendimit të pranimit të partisë sonë në Internacionale, duke vjedhur kështu festën tonë të përbashkët.

    Shekulli
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #185
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Në të vërtetë unë ndjeva keqardhje që Nano kishte arritur në nivelet më të ulëta të jetës së tij si politikan. Unë kam menduar gjithnjë se, ai është i aftë të gjejë shtigje daljeje edhe në situata mjaft të vështira dhe këtë e vura në dyshim pas intervistës

    Interviste/ Flet deputeti Sabit Brokaj, njëri prej hartuesve të promemories drejtuar krerëve të PS

    “Nano më i egër se Adil Çarçani”
    “Kreu i qeverisë, në nivelet më të ulëta të jetës si politikan”


    Luljeta Progni

    “Doja të shprehesha në një mendim të përmbledhur, se në një konkurim të ardhshëm mes dy partive, PS dhe PD, do të ketë të ardhme pozitive ajo parti e cila do të ndryshojë e para kryetarin”, thotë deputeti Sabit Brokaj për krizën më të fundit në qeverisjen socialiste, si dhe zhvillimet brenda PS-së.

    Mendoni se presidenti Moisiu i ka kapërcyer kompetencat e veta në rastin kur ka dhënë qëndrimin e tij për mundësinë e rikonfirmimit të mazhorancës në parlament, në një takim të tij me kryeministrin Nano?
    Unë nuk kam dijeni të plotë për mënyrën se si është zhvilluar biseda mes Kryeministrit dhe Presidentit dhe nuk kam dijeni gjithashtu, për nuancën që ka në vetvete shprehja e presidentit në lidhje me rikonfirmimin e mazhorancës. Në rastin kur qëndrimi i Presidentit në këtë rast do të kishte karakter determinues si një kërkesë e karakterit e përcaktuar, si kërkesë e presidentit për Kryeministrin, sigurisht që kjo mund të ishte në përputhje me deklarimin që paraqiti sekretari i përgjithshëm Gramoz Ruçi. Nga ana tjetër, mund të quhet tërësisht normale që në një situatë të tillë, Presidenti me Kryeministrin të bisedojnë për të gjetur një zgjidhje të mundshme për të dalë nga situata. Pra, në një bisedë të tillë mes dy autoriteteve, mund të mendohej ose të flitej edhe për rikonfirmimin e mazhorancës dhe aq më tepër, kur presidenti këtë mendim mund ta ketë shprehur tërësisht në sensin pozitiv. Duke u nisur nga përvoja, por edhe nga përgjegjsia që ka Presidenti dhe Kryeministri për sigurinë e vendit, për stabilitetin e qeverisjes, biseda mund të cekte edhe këtë variant si element i zgjidhjes së krizës.

    Ju mendoni se aktualisht ka një mazhorancë socialiste në parlament?
    Mendoj se ka një mazhorancë socialiste në parlament dhe të them të drejtën, në qoftë se ndjej një lëndim për votimin e fundit, e ndjej sepse, kjo lloj vote bëri që të shtrohej kjo lloj pyetjeje, “a ka mazhorancë socialiste në parlament? Absolutisht që ka mazhorancë të plotë të PS-së.”

    Keni shpresë se grupi juaj do të mund të vendosë me votën e tij për rritjen e nivelit të qeverisjes?
    Unë nuk e ndaj asnjëherë këtë grup në të cilin jam edhe unë, nga grupi i shumicës. Ne të gjithë jemi një e tërë. Është një lloj ndarjeje ky lloj votimi, por unë jam i bindur se të gjithë e duan një qeverisje të mirë dhe këtë e kemi thënë të gjithë. Ne të gjithë jemi shprehur për ndryshime të rëndësishme, të cilat do të na çojnë gjithnjë në fitore. Se kur do ta zgjidhim dhe se si do ta zgjidhim, këtu ndryshojmë ne nga pjesa tjetër. Çdo zgjidhje që përjashton këshillimin, alternativën, bisedën me kolegët, vetiu është keqzgjidhje, ose moszgjidhje. Ne mendojmë që ka një rregull në thelbin e demokracisë, i cili duhet të jetojë pavarësisht se, struktura është politike, shoqërore etj. Veçanërisht në politikë, ku ka demokraci, shumica duhet të ulet dhe të dëgjojë pakicën kur ajo ka guximin të shtrojë një problem. Ne kemi një zgjidhje të cilën dhe e ofruam. Por ka një rregull, në qoftë se nga një zgjidhje që ofrohet, apo një këshillë, ushtrohet një prepotencë, ose një qëndrim autoritar, ka dy zhvillime, ose është tërheqja dhe nënshtrimi dhe mjerisht, pastaj asnjëherë nuk ka përmirësim, ose ka një guxim politik, i cili gjen mënyrën dhe detyron atë që nuk do të korrigjohet, të ulet dhe të korrigjohet.

    Si e vlerësuat ju qëndrimin e Nanos në intervistën dhënë në TV-Klan pak ditë më parë?
    Në qoftë se do të përgjigjesha fare shkurt për këtë do të thoshja se, në të vërtetë unë ndjeva keqardhje që ai kishte arritur në nivelet më të ulëta të jetës së tij si politikan. Unë kam menduar gjithnjë se, Nano është i aftë të gjejë shtigje daljeje edhe në situata mjaft të vështira dhe këtë e vura në dyshim pas intervistës në fjalë. Unë kam një përvojë të mjaftueshme përplasjesh dhe reagimesh dhe në këto kushte, e kam të lehtë të përcaktoj qëndrimin e Nanos të karakterit tmerrësisht regresiv, aspak të zgjuar. Dua të nxjerr nga kujtesa ime një ngjarje të jetuar në vitet 90, kur ishte qeveria e Adil Çarçanit dhe kur unë i drejtova një letër për dorëheqje të qeverisë së asaj kohe. Në këto kohë, kur bëhet fjalë për vota kundër, unë nuk kam kërkuar dorëheqjen e Qeverisë, ndërsa në atë kohë në 90, e kërkova dorëheqjen e Qeverisë Çarçani, kur ishte në pushtet PPSH-ja me autoritet të plotë. Atëherë, nuk pati një qëndrim të tillë si ajo e Nanos në atë intervistë përveçse, u fol keq dhe pata disa ndëshkime të vogla. Megjithatë, nuk pati ndonjë fjalim publik të ngjashëm me atë që bëri Nano atë natë. E nxora këtë moment nga kujtesa, për ta ballafaquar atë me sjelljen e Nanos dhe për të thënë se qëndrimi i tij është shumë më i keq se sa i atyre komunistëve, të cilët sipas sistemit duhet të kishin reaguar shumë më keq se sa Nano në rastin konkret. Ndërsa Nano, me atë që bëri, mua ma ftohu zemrën fare pasi arriti të flasë në atë mënyrë, sepse unë e kundërshtoj atë kur mendoj se e ka gabim, por kurrë nuk kam dashur që ai të arrijë në atë pikë dhe nivel aq të ulët, siç arriti në atë intervistë. Nuk dua të bëj të persekutuarin, por dua të theksoj se unë jam mësuar me kërcënime të ndryshme, siç ishin kërcënimet e vitit 98 kur unë isha në një kulm konflikti me Nanon, sikurse edhe tani telefonatat e neveritshme që vijnë në shtëpinë time. Mund të bësh çdo lloj orvatjeje që të zhvendosësh ngjarjet dhe protagonistët për demagogji, por kurrë nuk mund të zhvendosësh ato që janë të regjistruara dhe të filmuara dhe të jetuara nga ne, nga shërbimet tona, nga të huaj, nga shërbime të huaja, të cilat ndjekin dhe monitorojnë çdo ditë jetën politike, shoqërore shqiptare. Ndaj them që në të tëra planet, ai bëri një gabim fatal.

    Pra ju thoni se Nano i ka humbur të gjitha shanset për të qenë në krye të PS-së përsëri?
    Nano u zgjodh kryetar në kongresin paraardhës dhe dihet se si u zhvillua kongresi, çfarë premtoi ai dhe se si e mbajti ai premtimin. Në sjelljen e tij politike dhe në kapitalin e tij politiko-partiako-qeverisës të këtyre katër viteve, Nano nuk ka provuar asgjë që të mbështesë kandidaturën e tij përsëri për kryetar partie. Do të thoshja se ai nuk ka bërë asgjë në të mirë të një mendimi të qartë, të qetë dhe me perspektivë për PS-në. Sidoqoftë, njerëzit kanë pikëpamje të ndryshme mbi qeverisjen mbi partinë, etj. Por unë kam patur kohën e mjaftueshme dhe kam argumentat e mjaftueshme për të vërtetuar se, Nano nuk mund të jetë më në krye të PS-së, në qoftë se ne jemi për një zhvillim progresist të partisë tonë. Madje, do të doja të shprehesha në një mendim të përmbledhur, unë mendoj se në një konkurim të ardhshëm mes dy partive, PS dhe PD, do të ketë të ardhme pozitive ajo parti, e cila do të ndryshojë e para kryetarin.

    A ju tremb gjithashtu një reagim i mundshëm i bazës, i cili mund të ishte pro-Nanos dhe si e vlerësoni rastin e bazës së Vlorës ku dhe është cituar emri juaj?
    Më vjen keq kur dëgjoj emra miqsh, të cilët jo vetëm në nivel lokal, por edhe në nivel qendror i konsideroj kapacitete të mira në favor të zhvillimit politiko-qeverisës. Në qoftë se do të përcaktoja qëndrimin e bazës së Vlorës, do të thoshja se më vjen keq për padijen e tyre nga pikpamja e kulturës juridike, pasi nuk ekziston një procedurë e tillë që të shqyrtohen mandatet e deputetëve. Së dyti, ata akoma nuk kanë asimiluar një gjë që në një vend dhe në një parti me veprim demokratik, është tërësisht normale një qëndrim politik i një pakice në raport me një shumicë, të cilat e përcaktojnë qëndrimin e tyre nga vlerësimi i gjërave dhe mënyra se si mendojnë t´i zgjidhin gjërat. Nuk dua që të ndodhin në Vlorë qëndrime që marrin karakterin e displinës bolshevike, kur dihet se çdo lëvizje në Vlorë ka karakter progresiv në historinë e Shqipërisë dhe nuk iu takon atyre pa asimiluar mirë se çfarë po ndodh, të kapin elementin sipërfasor të çështjes. Kjo nuk duhet të ndodhte veçanërisht pas intervistës së Nanos dhënë në TV-Klan.

    Brokaj lexoi promemorien në grup parlamentar

    Sabit Brokaj, njëri prej figurave më të vjetra në PS, është njëri prej deputetëve kryesorë të hartimit të promemories që 15 deputetë socialistë i kanë paraqitur Nanos dhe Ruçit si dhe strukturave drejtuese të PS. Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, Brokaj ka lexuar promemorien ku kërkohet rikompozim i qeverisë
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  6. #186
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Edi Rama: Nano te jape doreheqjen

    Kryetari i Bashkise se Tiranes i keshillon Kryeministrit te jape doreheqjen dhe te nise nje proces afatgjate te zgjidhjes se krizes ne Partine Socialiste. Kritikat per Nanon e Meten, vleresimet per Meidanin dhe pse PS ka prekur fundin e rezultateve elektorale

    Edi Rama, kryetar i Bashkise se Tiranes, i keshilloi Kryeministrit Nano te jape doreheqjen, si fillimin e procesi te zgjidhjes afatgjate te krizes ne PS. Ne nje interviste ne emisionin "Opinion", ne Tv "Klan", Rama eshte kolovitur per rreth 90 minuta mes shprehjeve populiste, ndersa ka qene kritik me Nanon, Meten dhe gjithe shkaktaret e krizes se socialisteve. Ai vleresoi nderkohe figuren e ish-Presidentit Meidani dhe refuzoi te pergjigjej per nje pjesmarrje te mundshme ne garen e Kongresit socialist te 12 dhjetorit.

    I anetaresuar prej nje jave ne PS, Edi Rama e cilesoi doreheqjen e Nanos si nisjen e nje rruge qe do te mbante te bashkuar PS. "Kriza aktuale zgjidhet ne disa etapa. Nese Kryeministri do me kerkonte nje keshille, une do t'ja jepja ate keshille", tha Rama. Pas kesaj ka ardhur pyetja e paevitueshme, per keshillen qe kryebashkiaku mund t'i jape shefit te qeverise. "Duhet te jepte doreheqjen dhe te kerkonte menjehere hapjen e nje procesi te zgjidhjes afatgjate te krizes, duke i marre parasysh te gjithe komponentet e kesaj zgjidhjeje, qe nga krijimi i nje mekanizmi adeguat per ta mbajtur te bashkuar PS dhe per t'i krijuar cdo pakice garanci, por dhe shumices mundesine e qeverisjes pa keto lloj shprehjesh te nje anarkie, e cila nuk e ka bazen tek mungesa e nje neni ne statut, por e ka bazen tek tejpersonalizimi i qeverisjes dhe tek mungesa e bilancit qeverises", u shpreh ne menyre te gjate kryetari i Bashkise se Tiranes. Ai shtoi se nese qeverisja socialiste do te kishte nje bilanc shume te mire, nuk do te ndodhte kjo krize. "E shoh kete gje, thjesht dhe vetem si nje krize, e cila eshte nje premise zhvillimi, demokratizimi, modernizimi dhe rikthimi i gjithe PS ne baze", tha Rama. Sipas tij, jo e shkuara ne baze e here nje individi dhe here nje individi tjeter per te nxitur bazen kunder njeri-tjetrit, por rikthimi i PS ne baze, aty ku eshte jeta dhe ku eshte problemi, do t'i jepnin zgjidhje krizes. "Ne kete aspekt, une do ta shikoja kete levizje si mjaft te favorshme per te hapur rrugen e zgjidhjes se krizes. Cdo barrikadim, cdo kundervendosje eshte shterpe", vleresoi Rama.

    "PS ka prekur fundin"

    Kryebashkiaku i Tiranes u shpreh dje "Partia Socialiste ka prekur fundin ne raport me pushtetin". "T'i fshihesh kesaj do te thote te shkosh symbylltas ne nje pale zgjedhje te tjera, te cilat do ta cojne edhe me poshte PS", tha Rama. Ai shtoi se nuk ka asnje milimeter rritje te PD. "Dy partite e medha ne minimumet e tyre historike", vleresoi Rama, duke renditur si shkak per kete rreshkitje elektorale te PS mosqeverisjen normalisht prej qershorit 2001. "Kemi nje tejpersonalizim te raportit mes individit dhe partise, kemi nje mbingarkese me vetkenaqesi dhe njekohesisht me arrogance nga te dy bashke, nuk bej asnje dallim", u shpreh Rama per konfliktin Nano-Meta. Ai vleresoi se Nano dhe Meta jane perfshire, jo vetem ne nje vullnet negativ per te pare tek njeri-tjetrin vetem negacion, por njekohesisht edhe per mungesen e analizes se shkaqeve qe sjellin keto pasoja. "Nuk ka mundesi qe e njejta Kryesi, me te njejtet njerez, nje here eshte nje fole mekataresh, nje here eshte nje tempull i disiplines", tha Rama. Megjithate, sipas tij, cdo adresim i problemit tek fajesimi ekskluziv i personave, nuk eshte zgjidhje e krizes, eshte thellim i krizes. Per kryebashkiakun e Tiranes, socialistet votohen ende per shkak te mungeses se nje alternative ne opozite. Ai u tregua kritik me socialistet, duke u shprehur se "armiku me i madh i vetvetes jemi ne dhe nese ne do te jemi ne gjendje te mendojme si ne dhe jo si une, atehere zgjidhjet do te gjenden".

    S.P
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  7. #187
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Nano mes Berishes dhe Bandave.

    Nje Analize kodra mbas bregut.. nga une..si shqipo veshgues nga larg..


    Nano pret Kongresin.

    Keto dite Fronti Anti-NANO u pasurua.
    Krahas METES, MEJDANIT, GJINUSHIT, KLOSIT etj u fut publikisht ne valle dhe Qosja.
    Sot MUSTAF NANO i cili rezultoi agjent i KLOSIT nga verifikimet e Komisionit Ngjela sulmon Nanon hapur.
    Po Ashtu Ed RAMA deklaron..Ik Nano..

    Nga ana tjeter Nano cdo dite eshte nen grushtat e Berishes.

    Gjithashtu Kollin Pauell i Amerikes i dergon Nanos nje "Hello" miqesore.

    A eshte Nano nje poliedrik ne kuptimin jo enciklopedik por te Njeriut me shume fytyra ose me shume lloje veprash?

    Nano ha burg ne Koh te Berishes.
    Nano del nga Burgu kur ne Shqiperi kishte plas revolucioni Rebel i "Vonuar".
    Berisha ishte ai qe kujdeset direkt qe Nano te mos pesoj gje nga trazirat ne burgje etj.
    Nano shkon ne Vlore kur aty kishin vendosur Grushtin "Proletar" me ndihme te Asfalise e Prod-LINOS-ë prej disa muajsh Komiteti i Rebelve te Zabit-Ceko-CUPO-Shyto-Gjinush Neki-Dredhave..

    Pra fizikisht Nano nuk eshte i pranishem ne Komplotin Anti-Berish i cili behet ne periudhen 94-97..

    Ne kohen kur behet Mejdani president Nano nuk duket entusiast.
    Mbasi kish pak kohe si kryeminister Nano flak nga qeveria nje nga Gjeneralet Kryesore te Revolucionit Labo-Beracako-Lushnjar e pikerisht Zabit Broken e Vlores.
    Menjihere Mejdani e merr te flakurin Zabit dhe e fut ne Presidence.
    Nano fut ne Burg heroin e Vlores Zan Caushin.
    Vritet Azem Hajdari.
    Turmat idiote te kurdisura nga "Nuk dihet akoma" krijojne precedentin e 14 shtatorit.
    Nano nuk ben beteje me "kryengritesit" por iken.
    Nje ikje e llojit "Ahmet Zog" ne kohen e Revolucionit Nolist-Labo-Sorrollop.
    Berisha terheq Kryengritesit dhe mban dashje pa dashje ne Shpine nje Barre te rende..ate te beresit te nje revolucioni duke u barazuar 1 me 1 me Rebelizmine Vlores.
    Pra vrasesit e Azemit jo vetem nuk dalin nen akuze por kan shanc te ngrejne nje Akuze mbi PD e cila nuk hiqet kollaj. Megjithate NANO mbas nje kohe i liron eksponentet e 14 shtatorit megjithse po te donte i mbante akoma brenda. Zogistet e demaskuar ne 14 shtator tregojne disa here perkrahje ne votimet ne Parlament duke mbrojtur Nanon. Me ardhjen e Lek Zogut Nano u premton dhe "rishikim per pronat" zogistave.. por Leka vazhdon te jete qiraxhi ne Bathore.
    Nga Gjyqet mbi Azemin konturohet hija e KLOSIT si prapavija e Vrasjes. Por jo vetem e Klosit por dhe era Gjinush vjen aty brenda.
    Nano shkarkon Klosin.
    Ne parlament Klosi mbrohet agresivisht nga Ruc-Braho-Bizhg-Bracet e DEDat.
    Ne Votime ne Parlament cfaqen ne Opozite ca Tradhetare.
    Me vone del se keta jane Legaliste-Polliste-Dash-Shehiste e Balliste.
    Nano shkarkon Meten.
    Ed Rama behet me Meten. Lind ceshtja e ThonjPalarit dhe Robert Cumcakizit.
    Ne zgjedhjet per BASHKI.. Nano nuk ja var shume Edit por me Edin eshte PS dhe KLOSI, META etj jane mbrojtes te Edit.

    Kto dite plasi ceshtja e bandes Hakmarrja.

    Perderisa Prokuroria Blindohet e Nano perforcon Garden e tije kjo tregon se Banda HAKMARRJA nuk komandohet nga NANO.
    Ne se Nano do ish Tutori i HAKMARRJES ai kurre nuk do urdheronte vrasjen e Shoferit te prokurorit sepse do ish nje autogol per Qeverisjen e Nanos.
    Pra Banda Hakmarrja ka tjeter kupole drejtuese.

    Berisha ..te cilit asnjihere nuk i bie fjala ne Toke..kte e ka vertetuar Koha..akuzon se mbas hakmarrjes qendrojne Edi RAMAT.
    Edi Rama hedh ne Gjyq Berishen dhe sot distancohet hapur nga Nano..duke thene..Nano duhet te largohesh..

    Jemi ne nje Tetater teper interesant.

    Nano dikur mik i Qose-Thaqve te Kosoves..dhe ne fakt nje Sy Mbyllur ne lidhje me furnizimin me kallasha vlore e Berati te luftareve te Kosoves e qe kjo mund te merret si nje ndihme..beri nje levizje politike dikur..
    Ai uroi Rugoven me rastin e Zgjedhjes si President.
    Por NANO nuk ka bere asgje te ndricoje Ceshtjen "Ahmet Krasniqi". Ndoshta nuk do te prish kujtimet e mira me LPK-ne e Zvicres te cilet jane autore te vrasjes se Kolonel Ahmetit por dhe miq besnik te Nanos dhe PS_se..
    Bile aq miq sa dhe Luft i Shpallen SERBISE duke ftuar Tanket SERBE te luftojne me grat e Kosoves..e kte per hir te lenies se Nanos te qete ne periudhen Post Rebele e qe Bota te harronte REBELIZMIN e te merrej me 3 milion refugjat Kosove.

    Mirpo NANO i bie kokes KLOSIT e kjo nuk tingellon mire ne SHIKUN KOSOVAR te THAQ-QOSE-HALITVE.
    Dihen bashkpunimet mes ktyre dy SHIKAVE ne "qerim hesapesh" nder shqiptare.

    Nje urim ndaj Rugoves.. nje mos angazhim i Nanos ne fushata fyerje ndaj Rugoves (sic do deshironin Qose-Demacistet) si dhe shkarkimi i Klosit dhe METES te cilet me Mafien Kosovare i lidh jo vec "qerimi hesapeve" por dhe Kondrabanda..krijoi nje hendeg tashme mes Nanos dhe Qosizmit.

    Pikerisht kto dite kur Xhefri shpalli luft "Baronve te Krimit" e Nano tregoi nje perulje ose dakordim ne kte Lufte..u ndien hungerimat e Mafies.

    Ne se zberthehet Imelda "Markos" e Tiranes..do hapet ne Publik nji pamje renqethese..
    A eshte NANO i vendosur ta zbertheje iMELDEN qe di shume...apo nuk i intereson ky zberthim.
    IMELDA ne se hap Goje do tregoje per nje KOMPANI BIZNESI teper te vecante..
    Une kam bindje se qe ne vitet 1995 e ketej Banda HAKMARRJA nga nje bande xhepistash e hajduta pulash ka bere progres te madh..dhe mbasi i shpetuan Berishes i cili u perzu me dhune nga Rebelet..ata ne kohes NANO-iste-METO-iste-Gjinush-Mejdaniste kan ndryshuar profil.
    Pra une mendoj se Hakmarrja sot ka dy Funksione..
    1- Ajo eshte nje Axhensi Serioze ku cdo i "interesuar" qe paguan mire mund te porosise "vdekjen aksidentale" te dikujt.

    PANGo..ne shpi..Ngjela permbyset me makine ne PLLOCE..etj etj.
    2- Ajo eshte nje kompani ndertimtarie ku me ane te Ed Rames merr troje nderton...shet e ligjeron milionat qe vijne nga Grabitjet..Gjobat..Vrasjet e Kontrabanda..
    Natyrisht ne krye te ksaj Axhensie nuk jane jane ORIk SHYTAT..joo joo.
    Para disa kohesh doli Luan Pobrati ne mbrotje te HAKMARRJES.
    Duke ditur fijet qe ka pasur e ka ky njeri ne spiunazhin Shqiptar mund te kuptohet se sa profesionalizem ka ne Axhensine"HAKMARRJA"..

    Kto dite tek Imelda u paraqit me xhaqet "Avokat Populli" nje njeri misterioz..
    Ky njeri ish futbollist i dinamos e me vone oficer i Sigurimit.. u akuzua disa vite me pare se merrej me perpunimin e "demokrateve" te pare..
    Kushot e ritvan Peshkepise akuzonin nipin se raportonte regullisht ne kohen kur sapo ish formuar PD tek ILJAZ CECO..mbi cka behej e thuhej ne PD.
    Iljazi pra megjithse Cam Lushnjeje ka dekada qe eshte ..dhender i Klanit Terbaciot te Tiranes qe ka dhe Makbulen ne kryesi te PS-se..
    Iljazi pra hyri ne qeli te Imeldes dhe u "kujdes" per "nusen" e arapve..
    Imelda di shume.. Ne se XHEFRI eshte serioz e jo hajdut si Mariz LINO..e kerkon te degjoje cfare di IMELDA athere dalin shum horlleqe..
    Prandaj misioni i Cecos kuptohet ka qene me porosi nga lart..
    Kush eshte "LART " sot?

    Nano?

    Nuk besoj..

    Nano nuk eshte me Kreu i Kupoles..

    Kupola e vertete tashme jane SHTABI i Rebelizmit te VLORES..
    Gjinushi, zabiti, Mejdani, Klosi, Ed RAMa.meta Pobrati, Ruci etj..

    Qosja dje..i cili kurre nuk flet pa urdher nga "Lart" ..tha..NANO IK..
    Ne se NANO eshte nr1 nuk mund te thote ik vetvetes..
    Ed Rama sot tha..NANO ik..
    pra dhe Ed Rama pa u siguruar se eshte i perkrahur nuk mund ti thote Ik Kryetarit..
    Lufta vazhdon..
    Fotoksin sa te duash per ish koperativistat e Klasen puntore..
    Mafia eshte ne kundersulm..
    SALLAKU dridhet nga Frika..
    Berisha kok derr..TRIM e i paperkulur..por i pa fuqishem te mundi Mafien..

    Nano sot ka ne dore te Mundi Mafien ANTI-NANO ose te perfundoje nen krbacin e tyre..

    Pra NANO duhet perkrahur ..


    Per hir te lufts kunder Arapve...Nano duhet perkrahur aq sa te mos mundet nga kupola gjinusho-Klo-Shyto-iste..Ed Qose Ramo i-ste.

  8. #188
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Lidhur me Temen dhe kjo rapsodi ne mi bemol..nga Limon Gizdaraj

    lol




    Marshi i Socialistit



    Me ty o Nano me ty Fatos
    Do jemi sa t'na japesh kos
    Sa xhepat plot dollar ti kemi
    Sa vilat tre kat ti kemi nga liqeni
    Me ty do notojm ne ne Atllantik
    Sa Bushin ta kemi mikun ton besnik
    Me ty Brukselin do kemi fole
    Sa koh na do e per ne ben ve
    E duam Xhefrin me ty ne balle
    Per aq sa koh do bejme palle
    Te duam Fatos kur je i joni
    Kujdes pra ti nga shkon Timoni
    Me Klosin e dhjeve e keq na le
    Tani me Hakmmarrjen e prishe per be
    Xhan ty te kemi po jo deri ktu
    Se pastaj puna do te beje Muu
    Do na felliqesh e do na nxirosh
    Ne se keshtu vazhdon ti ore sarhosh
    Te falem per Fredin, te lam per Sallakun
    Nuk na u prish gjiza as per Pollo e Pakun
    Po jo tek ca pika ku ti po pikon
    Se hapet diga e mu-ti na mbulon
    Harrove ti vitet kur ne nen Rrogoz
    Me Lino e Caush me Shyt e me Qos
    Berishes ja vume e bem per lemosh?
    Kujdes me Gjinushin kur mufka leshon
    Se era e m-utit pastaj kundermon
    Na dalin horrlleqe e vrasje mbas shpine
    E pastaj do qac o lele nena ime
    Ti dridhe si Likja sa her e ke keq
    Me Xhefra e Proda futjau si dreq
    Po jo te na nxjerresh keshtu lakuriq
    E te denosh klanet tona miq
    Mir Zanin ne burg se puna e desh
    Po c'kruhesh me Shytet na mo mjeker lesh
    Rri o babam mo na luaj bazat
    Se ty ti hedhim pastaj ne Gelbazat
    Kjo puna e jone eshte si zinxhiri
    Po preke nje hallke na djeg dhe q-iriri
    Po jeshem bashkuar mun na ha Saliu
    E populli bagti bar te haj i ziu
    Dhe 50 te tjera na duhet te sundojme
    Derisa cdo gje ne ta cimentojme
    Pra kujdes Fatos kur luan demokratin
    Se pastaj e she prasin edhe shatin
    E ke bekimin tone sa her ti mjaullit
    Por ti prapanicat ne mos na i grric
    Ja tek e kemi Edin dhe Mejdanin
    Te heqim per bes na e di inatin
    Pi e bej ti qejf bridh ti ku te duash
    Po plaget mo i prek he te na e rruash
    Ec ti o Fatos se mbrapa na ke
    Ne na jep Dollaret miletit teneqe


    ....

  9. #189
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Cfare te bej Nano me shume se kaq ne nje vend kaq te mbrapshte dhe te degraduar si Shqiperia qe ai gjeti ne 97.

    Nano shtroi rruge me shume se ne mund te imagjinonim, Nano stabilizoi jeten ne vend, ruajti ekuilibret e brendshme, me marrveshje dhe konsensus politike, Nano shperndau pushtetin edhe tek opozita, sidomos ate kontrollues dhe ekulibrues si Kontrollin e Larte te Shtetit, Prokurorine dhe Presidencen.
    Nano luftoi figurat e korruptuara, me imazh negativ dhe te pafrytshme ne PS si Caci me shoke, Nano angazhoi ne PS figura me ide dhe zgjedhje te reja, si Edi Rama rezultatet e punes se te cilit i kaloi 1000 here ato te administratave te kalbura, hajdute dhe pa asnje rezultat te PD.

    Me Nanon ne krye shqiperia arriti kulmin e marrdhenieve te mira me ameriken dhe sot eshte nje nga shtetet me progresiste dhe stabilizues ne Ballkan (dje ai mori nje mesazh nga Amerika dhe BE per kete) duke menduar se vetem 6 vjet me pare shqiperia perjetoi konfliktin e brendshem me te madh civil ne historine e saj.

    Nano vjel 96-107% te te ardhurave nga dogana, qe tregon nivel kontrabande teper te ulet, nderkohe qe PD mezi arrinte 68%. Nano eleminoi trafikun e klandestineve pothuajse totalisht, dhe rivendosi rregullin dhe rendin me optimal te mundshem per kushtet ne shqiperi, ku ndryshe nga koha e PD, ai e mori me 2 milione arme te paligjshme dhe pa asnje polic ne rruge. Nano ka forcuar institucionet e shtetit shqiptar si kurre ndonjehere keto 12 vjet, edhe pse i duhej ti rindertonte keto institucione nga e para, jo vetem fizikisht por edhe nga ana funksionale falimentimi i se ciles solli katastrofen e 97. Nano organizoi zgjedhjet me te mira ne shqiperi te 12 viteve te fundit dhe ai per kete perseri u pershendet nga Amerika dhe Europa. Nano e ka futur vendin ne nje proces te pakthyeshem emancipimi dhe integrimi ne BE, ku raundi i trete i bisedimeve sapo mbaroi. Nano ka gjithashtu meritat me te medhaja per futjen e PS ne internacionalen Socialiste.

    Nano sillet dhe funksionon si politikan dhe diplomat modern e i kompletuar. Nano ruan ekuilibret, fton ne debat, shtrengon duart, pasuron partine me individe dhe ide te reja e progresiste. Nano e mban mire dhe eshte gati te bashkpunoje me te djathte e me te majte. Nano pranon ndryshimin, kerkon ndryshimin dhe zgjidhjet e reja. Nano ka sjelle nje kulture totalisht ndryshe, me perparimtare dhe me moderne ne politiken shqiptare, totalisht tjeter nga politika e merise, urrejtjes apo e larjes se hesapeve te kokepalareve bajraktaro mesjetare te PD.

    Dhe te gjitha keto Nano i ka bere nen nje fushate konstante te demonizimit te figures se tij, kur ai nuk eshte lene kurre te punoje apo qeverise i qete si cdo lider tjeter ne shtetet demokratike.

  10. #190
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    BERISHA: NANO U MOHOI ALTERNATIVAT KUNDERSHTAREVE

    Anila Rama

    Per kryetarin e Partise Demokratike Sali Berisha, Partia Socialiste po kthehet ne origjine. Nje dite pas miratimit nga kryesia roze te kritereve per kandidatet qe do te konkurojne per postin e kreut te PS-se, lideri i opozites tha se ato ishin shkelje e rende e Kushtetutes dhe parimit per respektimin e lirise dhe te drejtes se qytetareve. Kreu opozitar, ndonese pranoi se nuk donte te merrte pjese ne zhvillimet e brendeshme te PS-se gjate kesaj periudhe, tha se nuk mund te rrinte pa u ndalur mbi vendimet e marra ne mbledhjen e fundit te kryesise. Sipas Berishes, kriteret mbi te cilat do te pranohen kandidaturat, nuk jane gje tjeter vecse pjese e procesit te rucizimit apo mukabizimit te kesaj partie, nen ndikimin e drejperdrete te kryeministrit Fatos Nano. "Mbajtja peng e qeverisjes se vendit, hedhja poshte e Kushtetutes dhe pregatitja e nje statuti te shkruar dhe te pashkruar te kesaj partie, eshte nje akt tejet i rende i papergjegjshem i qeveritareve socialiste dhe i kryeministrit Nano, i cili cmon se per te nuk ka interesa kombetare, as shoqerore, as europiane, por thjesht ambicje personale. Eshte e domosdoshme qe kriza e qeverise te marre pergjigjen e duhur kushtetuese sa me shpejt" tha Berisha. Ndonese vleresoi antaresimin e vonuar te PS-se ne Internacionalen Socialiste duke shpresuar ne futjen e rruges se europianizimit te saj, lidershipi i selise blu, vecoi se kryesia e PS-se kishte shkelur edhe pjese te statutit te saj me vendimet e marra. Sipas Berishes mohimi i mundesise per te konkuruar ne pozita te barabarta per te gjithe kandidatet dhe vendosja e kohes prej 15 minuta per te zhvilluar fushaten ne sallen e kongresit, nuk eshte gje tjeter vecse pjese e veprimeve arbitrare te ndermarra nga kryeministri Nano, i cili po mban qeverine e rrezuar peng. Berisha tha se per nje parti qe do te dale se shpejti ne opozite, kjo rruge e nisur ishte e rende per vendin. "Shqetesuese eshte qe ata privuan kandidatet nga shpallja e alternatives. Po te ndiqet kjo praktike me tej kriteri i vetem per t’u bere kryetar, ne qofte se tani ke 15 minuta kohe, pas tre vjetesh 3 minuta dhe ne kongresin e trete do te jesh memec. Kjo eshte e rende per vendin per nje parti qe del ne opozite. Ju jeni deshmitare se statuti i kesaj partie, i njeh te drejten degeve te propozojne kandidate per kryetar" vijoi Berisha. Po dje Berisha u nis drejt Vjenes per te zhvilluar takime me zyrtare europiane, ku do te diskutohet edhe per problemet e procesit zgjedhor te 12 tetorit.



    Lexoni pak ironine me te madhe te realitetit shqiptar. Dr Rrumpalla thote se Nano i paska mohuar alternativen kundershtareve. O Zot i madh, ky njeri o eshte debil dhe idiot i paprecedent, ose ky pastaj kujton se shqiptaret jane te tile. Nuk e di po ku kujton ky se kane jetuar shqitaret keto 12 vitet e fundit? E pyet veten valle kjo gje e quajtur Sale se sa koka jane prere ne PD ne emer te alternatives, apo do te na marre ne per qorra, e debila qe nuk kuptojme apo te privuar nga cdo aftesi per te menduar. Kaq pak konsiderate ka ky individ per ne xhanem?Hej medet.

Faqja 19 prej 58 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historia rreth vdekjes së ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 11:58
  2. Shkëlqimi i shkurtër i elitës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-12-2011, 08:40
  3. Shkëlqimi dhe rënia e Karamahmud Pashë Bushatliut
    Nga Xhuxhumaku në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-04-2011, 03:43
  4. Zbardhet mbledhja e Byrosë që zgjodhi pasardhësin e Enverit
    Nga shigjeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-10-2005, 08:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •