Close
Faqja 18 prej 58 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 572
  1. #171
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Kush do e mbrojë Nanon ?

    Në qeveri

    Kastriot Islami

    Për shkak se e beri minister Financash, duke qene fizikant dhe vete Islami eshte me lidhje te forta ne Greqi, perveçse ka qene i strehuar ne ambasade greke ne Tirane, ne nje rast nevoje.

    Ben Blushi

    Bën pjesë ne rrethin familjar nepotik te Nanos, ne votime te hapura, eshte e sigurte qe voton "pro" Nanos. Ne te mbyllura e larg tij, nuk ka siguri.

    Besnik Dervishi

    I përket totalisht shijeve të Nanos, vjen nga pjesa me e hidhur komuniste, ka zbatuar me mirënjohje çdo kerkese te Nanos. Dhe cilido kryeminister, nuk e mban as drejtor drejtorie.

    Valentina Leskaj

    Ka ate punen e miellit qe s'eshte vetem per buke. Sigurisht, te ardhurat per planifikim familjar do te shkojne dhe per planifikim qeveritar. Nano i vuri ne dispozicion shtetin, partine dhe i fali ministrine.

    Lufter Xhuveli

    Do e mbrojë, por gjithsesi "ambientin" do e shikojë se si do jete.

    Blendi Klosi

    Do e ndihmojë, meqë e ka ndihmuar njëherë në Shkallnur. S'ka nga luan, vetëm po qe se gjen ndonje marifet Fatos Klosi.

    Ne parlament

    Makbule Çeço

    Do e mbrojë se është qelibar dhe qelibaret përputhen. Është si te thuash, nje solidaritet qelibaresh.

    Elida Tepelena

    Kusherirë e pare e Fatos Nanos. Mbrojtje e sigurte. "Fjalimet e saj te shquara" ne parlament per zhvillimet historike e ekonomike te vendit, roli i saj i paharrueshem kur ra shi ne zonen qe eshte deputete e te tjera vlera te pakrahasueshme, e bejne qe ta mbroje arkitektin e korrupsionit.

    Durim Hushi

    Do ta mbroje se i shpeton prokurorise ne te ardhmen. Keto jane shpresa te kota, por meqe nuk e njeh njeri tjeter, por rri lidhur pas kryetarit.

    Fatmir Xhafa

    Se eshte ai muhabeti kur ishte sekretar i kryeministrise, eshte behar, jane dhe keto pishinat, ca marifete, ca muhabete e nga shtepite e rinise dhe andej nga zona ku eshte deputete, populli eshte aq i lumtur saqe, sapo shfaqet Fatmiri ne Pogradec, futen te gjithe te lahen me gezim ne liqen.

    Ne Parti

    Ajo gruaja e Beratit qe s'donte as buke dhe as uje. Nje robot tjeter ne Nakove, Mark Nikolli, Agron Dibra, Adi qe rri tek PS, dhe ca te tjere qe do i paraqesim javen qe vjen. .

    Marre nga gazeta 55
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #172
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Zbulohen detaje nga dosja që ka pasur Romano Prodi gjatë vizitës në Tiranë

    Dosje sekrete e Prodit për Nanon

    “...Ka patur dhe akuza të vazhdueshme mbi marrëdhëniet e Kryeministrit me qarqe të korruptuara (madje kriminale). Shumë nga iniciativat e zotit Nano deri më tash shihen me mjaft dyshime. Ka patur veçanërisht shqetësime për një numër të konsiderueshëm shkarkimesh/ lëvizjesh të nëpunësve/ zyrtarëve të lartë të vëna re që me ardhjen e tij në pushtet...”

    Presidenti i Komisionit Europian, Romano Prodi, ka pasur në tavolinë një dosje negative, gjatë vizitës së tij në Tiranë në fund të muajit janar 2003, kur kriza brenda qeverisë Nano po rëndohej. Në dosjen e kryekomisionerit të BE-së, ekzistojnë fakte që implikojnë direkt zotin Nano në emërimet nepotike në lidhjet me krimin dhe korrupsionin si dhe krizat që ka shkaktuar brenda partisë. Dosja Prodi për Nanon, e cila është hartuar nga ndihmësit e afërt të zotit Prodi, nuk ka mundur të shfletohet e tëra në takimin e zotit Prodi me Nanon, por ajo ka qarkulluar tek disa segmente afër zyrtarëve të BE-së në Tiranë dhe Bruksel dhe ka shërbyer si dosje informimi për problemet e qeverisë shqiptare. Gazeta “TemA” ka siguruar të plotë dosjen dhe po boton prej saj pjesë nga disa prej vlerësimeve që ekzistojnë në këtë dosje për kryeministrin Fatos Nano.


    --------------------------------------------------------------------------------
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #173
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22
    Deputeti socialist Dritan Prifti, i njohur si mbështetës i zv.kryeministrit Meta thotë se deputetët e PS-së duhet të votojnë me përgjegjësi për ndryshimet qeveritare. Prifti thekson se në qeverisje duhet të përfshihen vlerat kryesore të PS-së.

    Nano mban faturën për zgjedhjet lokale

    Flet deputeti socialist Dritan Prifti, ish-ministër i energjitikës

    Cili do të jetë qëndrimi që do të mbani në seancën e votëbesimit të ministrave të rinj?
    Ne sigurisht që do të votojmë këto ministra. Presidenti i Republikës duhet të zbatojë të drejtat kushtetuese përsa i takon dekretimit të emrave që zoti Nano si kryeministër i ka dorëzuar kreut të shtetit. Pra ne do të votojmë pro dekreteve presidenciale, pavarësisht vërejtjeve që kemi dhënë në grupin parlamentar. Janë si janë ato ministra që ka zgjedhur Nano ai ka të drejtë kushtetuese t'i zgjedhë ato dhe ne do t'i mbështesim. Nuk di të ketë asnjë lloj organizimi apo tendence brenda PS-së për të bllokuar prcesin e dekretimit të ministrave të rinj. Mesa di unë zoti Meta është shprehur publikisht se nuk ka ndërmend të rrëzojë ndonjë qeveri dhe mendoj se edhe në seancën plenare nuk do të ketë ndonjë organizim për të votuar kundër qeverisë. Megjithë vërejtjet që kam Marko Bellon si ministër i jashtëm, më duhet të them se ai është një diplomat karriere, që duke lënë mënjanë disa antagonizma personalë do të japë një kontribut për diplomacinë shqiptare.

    Ju a jeni i kënaqur nga ndryshimet e bëra në qeveri, apo mendoni se duhet të ketë ndryshime të tjera?
    Unë nuk kam qenë partizan i ndryshimeve në qeveri, megjithëse shumë deputetë socialistë kanë kërkuar që qeveria të përfshihet nga ndryshimet. Gjithsesi gjykoj se në qeverisjen e PS-së duhet të përfshihen vlerat më të mira, për faktin se kjo do të bënte më të mundur fitoren e zgjedhjeve lokale. Me veprimin që bëri, kryeministri Nano la të kuptohet se merr mbi supe faturën për zgjedhjet lokale, duke mos dashur një ndarje të faturës, qoftë në rast fitoreje ashtu edhe në rast humbjeje me partinë.
    A mendoni se duke votuar pro Nanos ju do të gaboni?
    Në fakt ne kemi gabuar disa herë. Nuk është çudi që edhe në këtë rast ne të gabojmë, por sigurisht që gabimet i ka filluar kreu socialist Nano, i cili fraksionizoi partinë me fushatën e famshme për katarsis. Nuk është çudi që kjo mbështetje e jona të jetë e gabuar, por mendoj se në këtë moment ne nuk duhet të bllokojmë qeverinë, pasi në të kundërt do të kishim një kosto elektorale.

    Ju e konsideroni të mbyllur debatin në PS apo mendoni se ai është zhvendosur për t'u zhvilluar pas zgjedhjeve lokale?
    Unë nuk jam profet dhe nuk e di nëse pas zgjedhjeve lokale do të ketë ose jo debate. Gjithsesi mendoj se debati do të varet shumë nga sjellja e kryeministrit Nano. Nëse ai do të vazhdojë të godasë mendimet ndryshe në parti, nëse ai do të vazhdojë me taktikat e personalizimit të qeverisjes, sigurisht që ata që mendojnë ndryshe nga ai dhe unë jam një nga ata, do të reagojmë. Pra gjykoj se debati nuk lidhet me zgjedhjet lokale apo me evenimente të tjera, por me mënyrën sesi Nano do të sillet, me mënyrën sesi ai do të qeverisë dhe me reflektimin e tij kundrejt kritikave. Nano duhet të heqë dorë nga thikat pas shpine, falsiteti dhe mua nuk më pëlqen fryma që ai ka futur në PS.

    Tema
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #174
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22
    Nanon e braktisin edhe aleatet

    Apostoli: PSD do abstenojë

    Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate Gaqo Apostoli u shpreh për mediat se deputetët e PSD-së do të abstenojnë në votimin që do të bëhet në parlament për qeverinë e re. "Ne do të abstenojmë, pasi nuk jemi pjesë e një koalicioni qeveritar dhe kemi vërejtjet tona për mënyrën sesi ky kabinet është ngritur dhe funksionon", u shpreh Apostoli. Sipas tij mes PSD dhe PS nuk ekziston ndonjë marrëveshje që të shtyjë deputetët socialdemokratë të votojnë pro qeverisë së zotit Nano. "Ne nuk votojmë kundër, por as pro. Vota jonë do të jetë e bardhë", shprehet Apostoli.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Karamelo: Nuk jemi për kriza

    PBDNJ shprehet se nuk ka ndërmend të ndihmojë në thellimin e krizës qeveritare. Sekretari i përgjithshëm i PBDNJ-së tha se partia e tij nuk do të votojë pro thellimit të krizës, duke shtuar se kjo parti nuk ka dëshirë të bëhet pjesë e krizave. "Ne nuk jemi për thellimin e krizave dhe nuk duam të bëhemi shkaktarë të krizave. Natyrisht ne kemi vërejtjet tona për qeverinë, por jemi për një tejkalim të krizës", thotë deputeti Ligoraq Karamelo. Sipas tij deputetët e PBDNJ do të votojnë pro ndryshimeve qeveritare. Në këtë mënyrë PBDNJ shpreson se ndonëse nuk është arritur ndonjë marrëveshje me PS, kjo e fundit duke marrë parasysh votën e 3 deputetëve të PBDNJ-së do të mbështesë kandidatë të veçantë të saj në zgjedhjet lokale.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #175
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22
    Opozita kundër

    Opozita reagon mbi kërkesën e kryeministrit Nano për të realizuar votim të hapur dhe jo të fshehtë sipas Kushtetutës në Kuvend. Rrezikohet procesi i votimit. Nënkryetarja demokrate e Kuvendit zyrtarizon pjesëmarrjen e PD-së në Kuvend dhe votimin kundër ministrave të rinj. PD paralajmëron Nanon të zbatojë ligjin

    Votimi i sotëm në Kuvend për miratimin e kandidaturave të Bellos dhe Meksit rrezikon të kthehet në një debat të ashpër për mbrojtjen e parimeve kushtetuese mes pozitës dhe opozitës pas informacioneve se Fatos Nano ka urdhëruar drejtuesit e grupit parlamentar dhe kryesusit e komisioneve të ligjeve, të imponohen për votim jo të fshehtë siç parashikon Kushtetuta, por të hapur për miratimin e kandidaturave të ministrave të rinj. Në këtë mënyrë seanca e sotme e Kuvendit parashikon të kthehet në një shovv të Nanos, i cili u është hakërryer mbështetësve të Metës në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së se do i "diskreditonte të gjithë kundërshtarët e tij brenda grupit", për t'u bërë presion këtyre të fundit të votojnë hapur në Kuvend për t'i akuzuar më pas se janë bashkëpunëtorë të opozitës. Por, sipas Rregullores së Kuvendit, votimet për persona janë të fshehta, ndonëse zbatimi i ligjit në Kuvend nga përfaqësuest e mazhorancës gjithmonë ka lënë për të dëshiruar gjatë kohëve të fundit. Informacioni i mësipërm ka nxitur reagimin e menjëherhëm të opozitës, e cila nëpërmjet nënkryetares së saj të kuvendit, Jozefina Topalli, është shprehur dje se PD ka arsyet më të forta për të votuar kundër emrave të kabinetit Nano, pasi një zgjidhje e tillë nuk është ajo që pritet nga opozita, e cila ka kërkuar qeveri teknike me bazë të gjerë. Topalli u bëri thirrje të gjitha forcave parlamentare dhe deputetëve (kryesisht atyre opozitarë) që të mbështetin opcionin e votimit kundër në Kuvend. Drejtues të opozitës dje kanë shprehur mendimin se do të ketë debat të ashpër në sallën e Kuvendit nëse Nano vendos të shkelë nenet e rregullores së Kuvendit, të cilat parashikojnë një votim të fshehtë të emrave ministrorë. Në fakt një debat shumë i ashpër mes palëve në parlament po për çështjen e votimit, është bërë në kohën kur u votëbesua kryeministri Majko. Po dje, opozita shqiptare ka rikonfirmuar edhe një herë votat e deputetëve të saj kundër kandidatëve për ministra të kabinetit Nano. Madje dje ka patur një mbështetje të deklaratve të PD-së për të votuar kundër kandidaturave të paraqitura nga Nano. Fatos Beja, Sekretar i PD për Burimet Njerëzore dhe njëkohësisht negociator në procesin e bashkëpunimit ndëropozitar sqaroi se e vetmja gjë e qartë e ditës së sotme do të jetë votimi kundra i opozitarëve në kuvend që parashikon pjesëmarrjen e tyre në seancë.

    Beja u shpreh i sigurt se opozita do të jetë e bashkuar kundër emrave të rinj të kabinetit Nano. Siç tha ai "opozita ka interesa të përbashkëta dhe do të votojë në përputhje me interesat e saj, kundër kësaj qeverie të dështuar. Siç po shihet edhe nga zhvillimet e fundit vendi është pa qeveri dhe mbajtja në këmbë e një qeverie të tillë do të thotë thellim i krizës së mosqeverisjes dhe kalim në një krizë akoma më të madhe", tha Beja. Me deklaratat e Topallit dhe të Bejës është bashkuar dje edhe sekretari organizativ i PD-së Bano, i cili konfirmoi se votat e grupit parlamentar demokrat, por edhe të gjithë opozitës do të jenë kundër kësaj qeverie. Ai tha se burimi i krizës së vazhdueshme në vend është Nano dhe keqqeverisja e tij, prandaj edhe duhet larguar ai bashkë me qeverinë që përfaqëson për t'i dhënë vendit një zgjidhje të vërtetë. 'PS ka dështuar në qeverisjen e saj 7 vjeçare dhe tani është koha që deputetët shqiptarë pavarësisht nga bindjet politike, të vënë interesat e vendit para atyre ideologjike. Nuk bën që edhe më tej klanet rivale në PS të përdorin qeverinë dhe taksat e popullit shqiptar për luftë të paskrupullt dhe të egër duke patur si pasojë mjerimin ekonomik në vend, pasigurinë totale si dhe ngrirjen e reformave," sqaroi Bano.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  6. #176
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22
    Iu riktheva kesaj teme pasi ne daten 7 prill 2003 kam shkruajtur artikullin ne krye te temes. Sot eshte data 24 korrik dhe deri me sot Nanon e kane braktisur ne mase te gjithe.

    Ajo qe i mungon kesaj teme tashme, eshte fjalimi i doreheqjes se Fatos Nanos.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  7. #177
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176
    PO KALON 007!

    Nga Mesila Doda

    Me duhet te deklaroj qysh ne fillim huazimin e ketij titulli nga nje artikull i vjeter i mikut tim, Frrok Cupi. Artikulli i shkruar ne vitet e trazuara _97, kish ne thelb te tij arrogancen dhe imoralitetin e atij pushteti, i cili asokohe pat humbur cdo te drejte morale per te vazhduar qeverisjen. Sot, pas rreth 6 vjetesh, pushteti po na kthehet serish me te njejten arrogance e papergjegjshmeri.

    Nen diellin e cmendur te diteve qe po kalojme, na rastis te gjitheve te kalojme ne uren kryesore ne Bulevardin e madh te Tiranes. Rreth ores 11.00, tamam kur fillon orari kryeministror, polici fillon te luaje duar e kembe dhe te rremujose trafikun duke cuar ne djall punen e semaforeve dhe nervat e shofereve qe rreshken nen diell e nuk kuptojne fantazine e rrugorit. Halli qe e ka zene policin, na del pak sekonda me vone, tek sheh ca makina qe fugojne si te marra dhe mes tyre mercedesin kryeministror 007. Majtas e djathtas degjohen te shara, ku dikush e fillon me s'te ha mortja ty, dhe nje tjeter e mbaron me kujt i plasi te te beje atentat mor ditezi. Nejse, nerva shoferash.

    Ne thelb kjo arrogance e stisur e Kryeministrit, eshte cilesia qe me se shumti po ia ndjen gjindja qe qeveriset, po edhe larot qe i rrine afer e qe i takon te degjojne turlifare soj cudirash nga truri special i 007. Per ata qe nuk e dine, kryeministri ka nje mani per t'u dukur interesant alla Bond, James Bond. Keshtu zotnia 007 mban celularin, makinen e nuk e di cfare tjeter me numrin e agjentit te famshem. Me plot gjasa eshte nje mani e kuptueshme per adoleshente, po per njeriun qe ka mbushur moshen madhore e qe qeveris miletin, nuk besoj se eshte psiqikisht e kuptueshme.

    Halli eshte qe i famshmi Bond i vertete, ishte nje goxha burre i bukur, i suksesshem ne pune, ne aventura me seksin e dobet, te gjitha keto veti qe kryeministrit tim i mungojne. Nuk kam nder mend te vazhdoj me komplekset e fshehura te zotit 007, pasi ato nuk zgjidhen dot pa ndihmen e psikologut, por e kam per detyre te merrem me pasojat sociale te marrive te Kryeministrit qe po na dreqos perdite me arritjet e tij.

    Me duhet ta filloj kete analize me ate qe me dhemb me teper, me qeverisjen e suksesshme te zotit 007. Para ca ditesh lexova per kritikat e te mirat e ministrive. Me vinte te gajasesha me veten se mu aty ku zoti 007 shihte arritje, punet ishin menxyre. Fjala vjen ishte pergezuar puna per arritjet ne energji, po shqiptaret po heqin me shume se gjysmen e dites pa drita. Strategjia e energjise konsiston me sa duket ne shkurtime oraresh te energjise, dhe rritje te cmimit te energjise. Mua si qytetar i ketij vendi nuk me duken arritje. Na dalin ne raport arritjet ne turizem. Te pegerat neper plazhe po i marrin perpara dhe ata pak hallexhinj qe guxojne te vijne e te shtriqen prane gropave septike turistike.

    Nuk di nese Kryeministri apo ata qe ja shkruajne cudirat, jetojne ketu a gjetke. Ne kete vend, nuk ka drita, nuk ka uje, nuk ka pune. Ne kete vend njerezitblejne ushqime me liste. Ne kete vend tjetri te vret se e sheh me inat dhe pastaj del nga gjykata burre i mire, se te vrau paq. Ketu vidhet, trafikohet, korruptohet perdite dhe pastaj kerkohet demshperblim nga gazetat.

    Persa i perket politikes se jashtme, te cilen zoti kryeministwr e kishte aq shume per zemer, sa cuditerisht na e ktheu diplomacine ne shkence egzakte, me duhet te them se askujt nuk i dhemb nese 007 e ftojne apo jo kreret e vendeve te huaja apo thene me troc se perse Kryeministri po kalon stinet e vetmise se madhe. Askujt nuk ka per t'i shkuar nder mend te ftoje neper takime nje person te papergjegjshem qe kerkon ndihma neper bote dhe harxhon pa hesap neper shllafarirat e luksit. Askush s'ka per te pasur partner a te ftuar nderi njerin qe harxhon per fundjave ulje e ngritje helikopteresh qe taksapaguesit shqiptare i paguajne sa frengu pulen. Askush s'ka per te ftuar nje njeri qe e ka lene vendin e tij ne prapambetjen me te madhe, qe quhet ende turpi i Europes dhe qe ka gjithsesi guximin te sfiloje arroganen e vet kur nis t'i mesoje Evropes plake sensin e moralitetit dhe te qyteterimit. Ironi e madhe ta degjosh nga goja e Kryeministrit tone, i fundmi per ne Evrope.

    Qeverisja socialiste ka deshtuar. 007 vete ka deshtuar ne tentativen e tij te radhes per te qeverisur. Arroganca e pacipe qe i shfaqet neper konferenca shtypi a parakalime te bujshme jane thjesht vel qe nuk e fsheh dot ndjesine e pergjithshme. Socialistet e kane mbyllyr ciklin e asaj cfare mund t'i jepnin ketij vendi. Mbetet te gjejne te miren brenda vetes se tyre dhe pastaj te mendojne se cdo i japin te tjereve.

    Marre nga Koha Jone
    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

  8. #178
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22
    TIRANE (28 Korrik) - Deputetët kanë votuar në seancën plenare të mbrëmjes 'pro' emërimit të Ermelinda Meksit në postin e ministres së Integrimit, ndërkohë që ka rrëzuar kandidaturën e Marko Bellos për postin e ministrit të Jashtëm. Ky rrëzim është përshëndetur edhe nga kreu demokrat Sali Berisha. dxh/dxh (BalkanWeb)
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  9. #179
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981

    Nano Kunder Abdiut

    Kryeministria ka hedhur poshte intrepretimin e bere nga Gjykata Kushtetuese, lidhur me kalimin e kompetencave te Ministrit te Jashtem zv.Ministrit Luan Hajdaraga. Njoftimi zyrtar i zyres se shtypit te Kryeministrit, sqaronte se zv.ministrit Hajdaraga nuk i ishte dhene posti i ministrit, por ne mungese te titullarit ai merr kompetencat e kesaj detyre. Per kete Kryeministria i eshte referuar ligjit per "Funksionimin e Keshillit te Ministrave", neneve perkatese te tij. Ne deklaraten e djeshme Kryeministri ka bere te njohur se ligji per Sherbimin e Jashtem te Republikes se Shqiperise dhe dispozitat kushtetuese kane percaktuar qartesisht se nga cilet autoritete perfaqesohet politika jone e jashtme. Por per kete ceshtje nga Gjykata Kushtetuese eshte deklaruar se pas rrezimit te dekretit te presidentit per emerimin e Marko Bellos ne postin e Ministrit te Jashtem, Ilir Meta vazhdon te jete ne detyre. Per kete ka mjaftuar interpretimi qe eshte bere nga Gjykata Kushtetuese ne fillim te vitit 2002. Po keshtu edhe kryetari i komisionit te ligjeve dhe ceshtjeve kushtetuese Spartak Braho ka deklaruar dy dite me pare se Meta gezonte te gjithe te drejtat per te ushtuar detyren e Ministrit te Jashtem, deri ne zgjedhjen e Ministrit te ri ne shtator.

  10. #180
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22
    Nuk eshte Nano kunder Abdiut, eshte Abdiu kunder Nanos.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Faqja 18 prej 58 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historia rreth vdekjes së ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 11:58
  2. Shkëlqimi i shkurtër i elitës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-12-2011, 08:40
  3. Shkëlqimi dhe rënia e Karamahmud Pashë Bushatliut
    Nga Xhuxhumaku në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-04-2011, 03:43
  4. Zbardhet mbledhja e Byrosë që zgjodhi pasardhësin e Enverit
    Nga shigjeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-10-2005, 08:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •