Close
Faqja 10 prej 58 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 572
  1. #91
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Leshator!

    Me ato ca ke shkruar me larte tregon se je ne dijeni qe ne PS jane 90% politikane gangstere.
    Ndersa z Nano eshte kryetari i ketyre gangsterve. Ti edhe pse mendon se e nxjerr jashte Nanon e fut akoma me thelle me ato qe thua.

    Nga ana tjeter kemi Berishen kryetarin e injorantve.
    Dmth qe politika jone eshte politik injorantesh dhe gangsterash.
    Nuk jam kundra!
    Eshte mese e vertete!
    PAUCA SED MATURA

  2. #92
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,300
    Postimet në Bllog
    22
    Postuar më parë nga mariglennora
    Nga ana tjeter kemi Berishen kryetarin e injorantve.
    Dmth qe politika jone eshte politik injorantesh dhe gangsterash.
    Nuk jam kundra!
    Eshte mese e vertete!
    Eshte interesante se sa mire e "dredhin bishtin" disa. Tani qe Nanos e socialisteve u ka dale boja me kohe, mundohen qe ti luajne me te njejten boje te gjithe. Por Berishen nuk e bejne dot hajdut e gangster pasi nuk i ka bere askush nje akuze te tille deri me sot, keshtu qe del nje Mariglen dhe na e ben "injorant" Berishen dhe gjithe partine e tij.

    Dhe Albo nga Amerika qesh me zgjuarsine e Mariglenit, qe besoj ka 2-3 grada shkencore me shume se Berisha, dhe ka eksperience me te madhe se Berisha ne politike.

    Injoranca me e madhe ne Shqiperi manifestohet nga ata njerez qe nuk dine te vleresojne ndershmerine dhe sinqeritetin ne politike. Per njeriun budalla, te gjithe njerezit e tjere jane budallenj, thote populli. Vetem ne kete menyre budallai mund te behet i zgjuar, e kemi praktikuar per 50 vjet ne Shqiperi, nuk eshte sekret.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #93
    alvi
    i/e ftuar
    O Albo analizoje ti duke qeshur politiken dhe situaten ne vend nga 92-97 dhe me thuaj se c'te del Berisha.
    Mua me del o leshko qe s'ngeli njeri pa ja fut, ose kriminel nese kishte dijeni dhe kapacitet intelektual te tille qe nuk ja futshin dot.
    Ndajeni mendjen, ai eshte fajtor, ose se eshte injorant, dede, humbamen, sylesh, leshko, tyc, poc, toc etj, etj,(epitete ka sa te duash) ose eshte kriminel dhe e coi Shqiperine ne ate gjendje me qellim.
    Po qe nen rregjimin e tij Shqiperia shkoi ne lufte civile kte nuk e mohon dot Z Albo, as ti e askush tjeter.
    Shuem ketu e justifikojne se "ja futen te tjeret" ca thon e beri me qellim.
    Per mua ne te dyja rastet, del fajtor, me apo pa qellim, ai coi Shqiperine ne LUFTE CIVILE!
    Kshu behen llogarite, me kembe ne toke, jo me pras.

  4. #94
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-10-2002
    Postime
    66
    Ti Albo me flet si nga America.

    Flet sikur me ke qene aty 50 vitet e fundit.

    Zgjohu dhe laj syte.

    Pastaj shiko Salen dhe Pd-ne.

    Pastaj hajde dhe fol prape.

  5. #95
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,300
    Postimet në Bllog
    22
    Nuk po diskutojme per Berishen, po diskutojme per partine socialiste dhe rolin e kryetarit Nano ne te.

    Ashtu si Nano dhe gjithe socialistet, politika e vetme qe ju dini te beni eshte "Anti-Berisha". Eshte ne nje linje me "Anti-Hrushovianet", "Anti-Titistet", "Anti-Maocedunet", "Anti-kapitalistet", "Anti-imperialistet"....

    Politiken mbi njerezit, e bejne ata qe u pelqen ti bejne qejfin vetes se marrin vesh nga politika.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  6. #96
    alvi
    i/e ftuar
    Albo kush jane keta "ju".
    Mos po i fryn ndonje lloj percarjeje ti?
    Un po te them ja ujku ti me kerkon gjurmet.
    Un kam jetuar ne Tirane nen Salen, ti i ke me te nigjume dhe ke qen akoma femije.
    Mua vetem per antikapitalist nuk me akuzon dot.
    Duhet ta kuptosh qe Berisah nuk eshte me individ, ai perfaqeson PD prandaj dhe sukseset dhe deshtimet i vishen atij, sic i vishenNanos sukseset e deshtimet e PS.
    Gangsteret dhe korrupsioni e kontrabanda u filluan gjate qeverisjes se Berishes, pyet tregtaret e Duhanit se kush i eliminoi nga loja, pyet kush e diktonte kontrabanden e naftes, hekurit (kur u zhduken mbulesat e pusetave) etj.
    Keshtu Albo, ti ndoshta ne Permet nuk i ke pare keto gjera, po na pyet ne qe jetouam ne kryeqytet dhe do marresh vesh me shume.
    Psh kush ishin pronaret e kioskave me te medhaja ne ate kohe, kush ishin terrorri me i madh ne Tirane qe u quajten me "perkedheli" sampistat e Sales, si te rrifte policia te bote te vdekur, skandalet e shumeperfolura te PDistave, Kelmendat e Brojkat, etj, etj.
    Mos ma nxirr si shenjt ate dreq.
    Si thua ti Albo, te mos i ket ditur ai keto gjera?
    Apo let me guess, ja futen!

  7. #97
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,300
    Postimet në Bllog
    22
    Alvi, sic te thashe edhe me lart, kjo teme eshte hapur per Nanon dhe partine socialiste. Po do te diskutosh per PD dhe rolin e Berishes, kerko ne kete forum pasi eshte tejet konsumuar ky diskutim si ne forumin e ri dhe ne ate te vjeter.

    Mos dil nga tema e diskutimit.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  8. #98
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Mariglen

    Une nuk thashe se 90% e PS jane gangstera, por thashe se ajo shtrese e korruptuar e PS eshte teper e fuqishme. Ne fakt ata vetem gangstera nuk jane. Mos harro se sic te thashe shume prej tyre jane te mire-shkolluar dhe mjaft te afte si individe. Keta jane individe qe arrijne te jene te suksesshem ne cdo sistem. Pra kjo shtrese e majte apo e djathte qofte sot, eshte e destinuar te ruaj kete pozicion ne shoqeri edhe kur shoqeria shqiptare te jete e rregullt dhe e pakoruptuar.

    Pra ata jane te afte ti sherbejne interesit te tyre ne cdo ambient shoqeror. Ne kete aspekt Nano duhet te kerkoje te ndryshoje ambientin dhe jo kete shtrese.
    Sic te thashe superioriteti i Nanos ketu qendron ne faktin se nuk i kthen kete shtrese ne nje shtrese armike. Dikur pame se si nga PD fluturuan nje nga nji te gjithe intelektualet e mirefillte, dhe se si ata u detyruan te linin edhe vendin pasi iu be jeta e padurueshme nga shtresa e injoranteve brenda PD qe pasi hipen ne maje te administrates degjeneruan cdo rregull apo disipline shoqerore ne Shqiperi. Pikerisht kete nuk ka bere Nano.

    Une nuk synoj aspak ta laj Nanon moralisht. Dhe eshte pikerisht ky lloj fokusimi mbi perparesite qe po del kaq fatal per ne. Aksujt ne shqiperi sot nuk po i kercet per moralin e tjetrit. Ne nje kohe kur shqiptari s'ke buke te haje, ti propagandosh atij dengla per moralin e larte eshte hipokrizi dhe cinizem. Pra mua dhe shpresoj shume shqiptareve, pak me intereson se ne c'stad moral qendron sot individi Nano, por me intereson shume se ne cfare niveli qendrojne vlerat e tij per ti dhene zgjidhje problemeve emergjente shqiptare. Dhe nqs per kete atij do ti duhet te bashkjetoje me te korruptuarit brenda PS, ashtu qofte.

    Pra injoranca me madhe ne shqiperi shpaloset nga ata njerez qe zgjidhjen e problemeve e presin nga morali apo etikat e pastra, pra nga ata qe i idealizojne gjerat. Ne fakt zgjidhjet dhe suksesi ne shiqiperi do vije vetem nga ata qe shpalosin vlera dhe aftesi. Morali nuk eshte as vlere dhe as aftesi qe deri me sot ka ndonje rezultat konkret pervese opinionit te mire te masave.

    Ne fakt deri me sot eshte vertetuar se ne jemi shume here me mire kur udhehiqemi nga nje lider hileqar, finok e ndoshta edhe i korruptuar, qe di te ruaj ekuilbret e brendshme, se sa nga nje lider i ndershem, i leshte e i paafte, i cili lejon qe qytetaret e vet te vidhen deri ne qindarken e fundit, dhe qe kombi te perjetoje nje konflikt civil si ai i 97.

    Vete politika si profesion i perket moralit te Nanos. Ne fakt politikanet me te suksesshem ne kete bote jane teper te ngjashem me figuren e Nanos.

  9. #99
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,300
    Postimet në Bllog
    22
    Aksujt ne shqiperi sot nuk po i kercet per moralin e tjetrit. Ne nje kohe kur shqiptari s'ke buke te haje, ti propagandosh atij dengla per moralin e larte eshte hipokrizi dhe cinizem. Pra mua dhe shpresoj shume shqiptareve, pak me intereson se ne c'stad moral qendron sot individi Nano, por me intereson shume se ne cfare niveli qendrojne vlerat e tij per ti dhene zgjidhje problemeve emergjente shqiptare. Dhe nqs per kete atij do ti duhet te bashkjetoje me te korruptuarit brenda PS, ashtu qofte.
    "Pasuria e vetme e te varferit eshte Nderi!"
    -- Populli

    Ata qe e kane, e mbrojne si te shenjte. Ata qe nuk e kane mundohen ti bejne te gjithe si vetja dhe te pergjithesojne sic bene dhe ti me lart. Une duke hedhur poshte moralin Nano, mbroj moralin tim, ashtu si ata qe mbrojne moralin Nano, nuk mbrojne Nanon por moralin e tyre qe Nano perfaqeson.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  10. #100
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Postime
    146
    Te flasesh per moralin e kriminelit eshte njesoj si te flasesh per breket e kalit.

Faqja 10 prej 58 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historia rreth vdekjes së ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 11:58
  2. Shkëlqimi i shkurtër i elitës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-12-2011, 08:40
  3. Shkëlqimi dhe rënia e Karamahmud Pashë Bushatliut
    Nga Xhuxhumaku në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-04-2011, 03:43
  4. Zbardhet mbledhja e Byrosë që zgjodhi pasardhësin e Enverit
    Nga shigjeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-10-2005, 08:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •