Koha jone
PROFESOR NANO DHE DYSHANJOSET E PS
Nga Agim Xhafka
Dje, zoti Nano mori titullin Profesor. Ne mjediset e Fakultetit te Ekonomise atij ia dorezuan çertifikaten zoterinjte Memushi dhe Kule. Pertej lajmit qe u shpernda me shpejtesi ne eter e me figure, une i perkas asaj kategorie njerezish qe me ze plot them se Nano e ka “merituar” prej kohesh qe te ishte profesor. Mjafton te sjell shembull se kete titull e mban dhe vete Shaban Memia. Kaq siguron qe pak njerez mbi kete dhe, te mos quhen kolege te Shabanit, pra te mos jene me grada e tituj shkencore. Ne vazhdim te idese se mesiperme po shtoj edhe Prof. L.Xhuvelin ose Prof.P. Milo. Mund te vazhdoj me Prof. G.Pashkon, me Prof. S.Pellumbin, me plot “profe” te tjere qe per vite e vite kane tjerre lesh dhe tani ate lende te atehershme nuk na e quajne me keshtu.
Te gjithe qe permenda me siper kane broçkullitur neper vite, citate e citate pa fund. Kane detyruar breza te rinjsh qe t’i pertypnin te gjitha dhe tani duke mos kerkuar ndjese, thone te kundertat e marrin tituj shkencore apo pedagogjike. Kjo eshte nje marre e tyre, dhe per asnje qytetar nuk eshte e demshme, sepse doktrinat e djeshme askush nuk i ha me. Perveç ketyre qe moren titujt dhe kaperdyen dogmat. U befshin mire!
Por me teper se Prof. i Nanos na çudit mbushja e PS perdite e me shume me dyshanjose. Mbushja me njerez qe kane mentalitetin e djeshem, jetojne me slogane te vdekura dhe qe jane agresive po t’iu kritikosh te djeshmen.
Keshtu, Ruçi drejton nje parti ne pushtet dhe formimin e ka per degen me kineze ne mbare rruzullimin: Kimi-Biologji. Por ka edhe me keq. Shume shefa socialiste jane laureuar ne Histori-gjeografi-fizkulture! Ky, krah i djathte i Prof. Nanos ben deklarime per te ardhmen politike te vendit, megjithese vete Nano i lodhur thote se ka 12 vjet qe e mban ate mbi kurriz.
Sa te tille dyshanjose ka PS? Mund te vazhdosh me Pellumbin qe i ka perenduar dega e studimit qe ka bitisur, me tej me Arten qe po t_i heqesh anglishten del qe ka mbaruar vetem shkollen 8-vjeçare. E keshtu, PS mban ne gjirin e vet vetem ngelesa ne politike. Legisi e ka veshtire tendeshet ne Rreshen e jo me ne Parlament. Ulqini deklarohet me syrin pishe gazetar i Enverit ne ZP dhe pa iu dridhur qerpiku drejton komisionin e medias demokratike ne kuvend. Zvministri i kultures ka mbrojtur me shpirt e me “gjak” rubriken e gazetes se atehershme komuniste “Jeta e Partise” dhe sot merr rroge se mbron zhvillimin e kultures borgjeze! Dokle fuqizoi atehere gazeten “Puna” e sot s’do t’ia dije per asnje te papune. Shkurt, PS politikisht ka ne gjirin e saj veç dyshanjose, dhe paçka se kryetari u be Prof, ai uron qe ta rrethojne ngelesat ne klase.
Nuk kemi merak qe Nano mori titullin qe folem. Ai tani ka mundesi qe te marre çdo gje. Mund t_i shkrepet te behet neser Artist i Popullit. Por ja qe nuk lene shije te mire keto pune.
Del qe PS, paskerka luftuar qysh prej vitesh per nje shtet ligjor dhe demokratik, por e paska penguar Partia e Punes. Gallate me te madhe ne kete vend nuk mund te ndeshesh.
PS, te vetmen lindje ligjore, logjike, te kohes, ka Edi Ramen. Ai nuk u “poll” premature, ndaj po shendosh shoqerine. Nese ecet ne kete rrjedhe, materniteti i PS do te jete i shendetshem dhe shoqeria neser e sigurt dhe e pasur. Ne te kundert, do te kemi lindje te deshtuara qe mund te jene pjelle me grada e tituj, por qe do t’i kushtojne zhvillimit neser. Dje, Nano u be Prof se ka dhene leksione per ekonomine komuniste. Do zoti e nuk jep çdo dite te tilla se do kemi pa fund profesore dhe pa fund ekonomia do te vuaje. Do zoti, dorezon titullin dhe largon nga PS dyshanjoset. Do zoti e behet i pergjegjshem per te gjithe. Se, siç e ka nisur neser mund te kerkoje te deklarohet balerin. E kush do te guxoje t’i thote mbretit se je lakuriq!
Krijoni Kontakt