Close
Faqja 8 prej 58 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 572
  1. #71
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    22-04-2003
    Vendndodhja
    x
    Postime
    35
    Koha jone

    PROFESOR NANO DHE DYSHANJOSET E PS

    Nga Agim Xhafka

    Dje, zoti Nano mori titullin Profesor. Ne mjediset e Fakultetit te Ekonomise atij ia dorezuan çertifikaten zoterinjte Memushi dhe Kule. Pertej lajmit qe u shpernda me shpejtesi ne eter e me figure, une i perkas asaj kategorie njerezish qe me ze plot them se Nano e ka “merituar” prej kohesh qe te ishte profesor. Mjafton te sjell shembull se kete titull e mban dhe vete Shaban Memia. Kaq siguron qe pak njerez mbi kete dhe, te mos quhen kolege te Shabanit, pra te mos jene me grada e tituj shkencore. Ne vazhdim te idese se mesiperme po shtoj edhe Prof. L.Xhuvelin ose Prof.P. Milo. Mund te vazhdoj me Prof. G.Pashkon, me Prof. S.Pellumbin, me plot “profe” te tjere qe per vite e vite kane tjerre lesh dhe tani ate lende te atehershme nuk na e quajne me keshtu.

    Te gjithe qe permenda me siper kane broçkullitur neper vite, citate e citate pa fund. Kane detyruar breza te rinjsh qe t’i pertypnin te gjitha dhe tani duke mos kerkuar ndjese, thone te kundertat e marrin tituj shkencore apo pedagogjike. Kjo eshte nje marre e tyre, dhe per asnje qytetar nuk eshte e demshme, sepse doktrinat e djeshme askush nuk i ha me. Perveç ketyre qe moren titujt dhe kaperdyen dogmat. U befshin mire!

    Por me teper se Prof. i Nanos na çudit mbushja e PS perdite e me shume me dyshanjose. Mbushja me njerez qe kane mentalitetin e djeshem, jetojne me slogane te vdekura dhe qe jane agresive po t’iu kritikosh te djeshmen.

    Keshtu, Ruçi drejton nje parti ne pushtet dhe formimin e ka per degen me kineze ne mbare rruzullimin: Kimi-Biologji. Por ka edhe me keq. Shume shefa socialiste jane laureuar ne Histori-gjeografi-fizkulture! Ky, krah i djathte i Prof. Nanos ben deklarime per te ardhmen politike te vendit, megjithese vete Nano i lodhur thote se ka 12 vjet qe e mban ate mbi kurriz.

    Sa te tille dyshanjose ka PS? Mund te vazhdosh me Pellumbin qe i ka perenduar dega e studimit qe ka bitisur, me tej me Arten qe po t_i heqesh anglishten del qe ka mbaruar vetem shkollen 8-vjeçare. E keshtu, PS mban ne gjirin e vet vetem ngelesa ne politike. Legisi e ka veshtire tendeshet ne Rreshen e jo me ne Parlament. Ulqini deklarohet me syrin pishe gazetar i Enverit ne ZP dhe pa iu dridhur qerpiku drejton komisionin e medias demokratike ne kuvend. Zvministri i kultures ka mbrojtur me shpirt e me “gjak” rubriken e gazetes se atehershme komuniste “Jeta e Partise” dhe sot merr rroge se mbron zhvillimin e kultures borgjeze! Dokle fuqizoi atehere gazeten “Puna” e sot s’do t’ia dije per asnje te papune. Shkurt, PS politikisht ka ne gjirin e saj veç dyshanjose, dhe paçka se kryetari u be Prof, ai uron qe ta rrethojne ngelesat ne klase.

    Nuk kemi merak qe Nano mori titullin qe folem. Ai tani ka mundesi qe te marre çdo gje. Mund t_i shkrepet te behet neser Artist i Popullit. Por ja qe nuk lene shije te mire keto pune.

    Del qe PS, paskerka luftuar qysh prej vitesh per nje shtet ligjor dhe demokratik, por e paska penguar Partia e Punes. Gallate me te madhe ne kete vend nuk mund te ndeshesh.

    PS, te vetmen lindje ligjore, logjike, te kohes, ka Edi Ramen. Ai nuk u “poll” premature, ndaj po shendosh shoqerine. Nese ecet ne kete rrjedhe, materniteti i PS do te jete i shendetshem dhe shoqeria neser e sigurt dhe e pasur. Ne te kundert, do te kemi lindje te deshtuara qe mund te jene pjelle me grada e tituj, por qe do t’i kushtojne zhvillimit neser. Dje, Nano u be Prof se ka dhene leksione per ekonomine komuniste. Do zoti e nuk jep çdo dite te tilla se do kemi pa fund profesore dhe pa fund ekonomia do te vuaje. Do zoti, dorezon titullin dhe largon nga PS dyshanjoset. Do zoti e behet i pergjegjshem per te gjithe. Se, siç e ka nisur neser mund te kerkoje te deklarohet balerin. E kush do te guxoje t’i thote mbretit se je lakuriq!

  2. #72
    Leshator,

    ne nje pike jemi dakort. Qe Nano eshte imoral dhe hipokrit.

    Ti thua qe eshte imoraliteti dhe hipokrizia e tij qe e ben politikan te sukseshem dhe une jam gjithashtu dakort, por puna eshte qe nuk duhet te jete ashtu.

    NJe shtet nuk mund te ece perpara nga imoralet dhe hipokritet dhe ti po mundohesh te na mbushesh mendjen per te kundren.

    Faktet flasin vete. Shqiperia eshte vendi me i varfer i Europes, me i korruptuari, me trafikun me te madh te droges, prostitucionit, te te miturve, me vdekshmerine voshnjore me te larte etj etj etj.


    Natyrisht qe ti te gjitha keto mundohesh tja hedhesh ne kurriz qeverisjes 5 vjecare demokratike dhe harron 7-vjecareshin socialist dhe 50 vjecareshin komunist.


    Nano deri tani, megjithese ka qene 5 here Kryeminister, nuk ka bere asgje te frytshme per ate shtet e ate shoqeri.

    Mblodhi armet e vuri rendin pas 97-es thua ti...

    Harron qe armet dhe bandat ishin ne doren e tij dhe te aleateve te tij dhe ishin ata qe sulmuan dhe dogjen shtetin shqiptar.

    Pas renies se sistemit, PD-ja nuk e mori menjehere pushtetin, por e deshen te kalonte mbi 1 vit e gjysem, periudhe kohore qe sherbeu per te kryer ate shkaterrimet per te cilat flet dhe ti.


    Pushteti i Berishes u permbys me revolucion te armatosur, ndersa ai i Nanos ne 1991, u permbys me Greve te Pergjithshme dhe besoj se i kupton diferencat ne keto dy ngjarje.


    Nanos iu deshen muaj te tere Greve per te dhene doreheqjen dhe gjate kesaj kohe nxorri ligjin per pagimin me 80% te rroges te gjithe punetoreve.

    Kjo ishte sa absurde aq demshme ekonomikisht, pasi shkaterroi komplet buxhetin e shtetit dhe te gjitha struktuart e tjera financiaro-ekonomike.

    Plus me vone iu shtua dhe qeverisja dizaster e Ylli Bufit dhe te gjitha keto ndikuan me vone ne qeverisjen demokrate.

    Shteti qe trashegoi Berisha ishte ne nje gjendje Katastrofale nga te gjitha anet; "Mos harroni qe ka vetem 6 DITE BUKE"- do te deklaronte Ylli Bufi.


    Megjithate sukseset u pane qarte qe ne fillim te qeverisjes demokrate, suksese qe nuk shihen as tani nen qeverisjen socialiste.


    Ti ankohesh per "persekutimin" qe Berisha i beri Komunisteve, apo denoncimin qe i beri PD-ja, sistemit Komunist.

    Berisha qe ne fillim hodhi parrullen "Bashkevuajtes dhe Bashkefajtore", pikerisht per te mbyllur shuar kontradiktat dhe konfliktet qe linden gjate sistemit komunist.

    Gjate periudhes se qeverise demokratike, te gjithe paten shanse te barabarta per tu pasuruar dhe faktet e sotme flasin vete. Ke plot ish-komuniste qe jane bere biznesmene e milionere gjate asaj periudhe.


    Berisha u tregua teper liberal nga ish-komunisteve, ne nje kohe qe cdo shtet qe ka vuajtur nga diktatura te tilla te tmerrshme, ka bere pastrime shume here me te medha nga ato qe u verejten ne Shqiperi.

    Gjermanet bene denazistifikimn e vendit. Italianet po ashtu. Shtetet e Europes Lindore qe ne fillim nxorren ligjin per Hetimin e Figurave Politike, gje qe Berisha u kujtua ta beje ne 1996-en.


    NUk e ka fjalen njeri per bijte, niperit apo mbesat e isht pushtetareve te komunizmit, por per vete ata persona.


    Fatos Nano hyri ne burg i akuzuar si hajdut dhe asnje gjygj nderkombetar nuk e nxorri te pafajshem. Opozita e atehershme socialiste kishte shume me teper provilegje dhe te drejta se kjo e sotmja, megjithese me mazhoritar kishte fituar vetem 6 vende ne parlament.


    Nuk e kuptoj se si mund te quhet Nano liberal ndaj opozites demokratike.

    Gjate viteve te fundit, kjo opozite eshte vrare, dhunuar, burgosur, hedhur ne ere me tritol etj etj. 14 anetare te kryesise se PD-se neper rrethe jane vrare, qindra te tjere jane rrahur apo bugosur dhe te pakte jane ata qe nuk kane marre ndonje kercenim per jeten.

    Gjate qeverisjes socialiste ndodhen dhe krimet me te medha politike ne Shqiperi. Atentatori i Azemi Hajdarit ne Parlament sot eshte i lire dhe u zgjodh kryetar i PS-se ne rrethin e tij.

    Nano te duket ty liberal, pasi opozita eshte treguar e tille me te. Kushdo parti apo force opozitare ne vendin e PD-se do te kishte reaguar shume me ashper dhe as qe kishte per ti dhene nje shans pushtetit te funksiononte.

    Gjate qeverisjeve Nano & Co, asnje pushtetari apo qeveritari nuk i ka hyre gjemb ne kembe megjithese Shqiperia eshte ne gjendjet me te tmerrshme persa i perket krimit, trafikut apo korrupsionit.

    Ke te drejte, ketu Nano eshte jo liberal, por ultraliberal. Berisha ne kohen e tij, u shkeput gati nga te gjithe ministrat e PD-se ne qeverine Bufi qe u akuzuan per korrupsione.

    Guvernatori i Bankes Shqiptare ne kohen e Berishes perfundoi ne Burg.


    Ne nje shkrim tjeter me pare, e kam shpjeguar se cfare e mban Nanon ne pushtet.
    Jane disa kategori, njerezish, politikanesh etj etj qe ai ka ditur ti mbaje afer ne baze te interesave qe ata grupe kane.

    Nano eshte nje imoral politik qe nuk ecen perpara me parime, por me demagogji dhe hipokrizira.

    Mundohet ti kenaqe ato grupacione vetem per hir te pushtetit, pavaresisht se moralisht mund te jete e gabuar.

    Per shkak te disa vendeve ne Parlament, sajon Dushqet dhe i jep pozita Gjinusherve apo Cekave, megjithese ata mund te jete te inkriminuar deri ne gryke.

    Nano eshte dhe ndofta do te vazhdoje te rrije ne pushtet, por ata qe do te vuajne do te jene ata qe e mbeshtesin, pra ai popull qe e pranon si kryeminister.

    Para disa diteve postova nje artikull ne lidhje me disa Gra qe jane ngujuar ne Greve Urie sepse kerkojne shtepite e humbura nga Firmat Piramidale.
    Midis te tjerash, ato kane deklaruar qe kane votuar per Nanon, pikerisht per kete arsye.

    Shpresoj qe kjo Greva e Urise ti beje te mendojne me mire heren tjeter kur te shkojne tek kutia e votimit.

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Andrra e Jetes
    Anëtarësuar
    21-12-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    105
    Leshator-leshatuku!Meqe nuk ka uje ne Shqiperi sepse ashtu e keni bere ju,menyra me e mire t'iu rruajme eshte me peshtyme,(si thote Cekja ne ate skeçin!) ose ne kushte rrethanore duhet t'iu djegim me çakmak gje e cila do ishte shume higjenike!

  4. #74
    alvi
    i/e ftuar
    O Andrre, a e shef pse s'ka per te vujt naihere Nano dhe ka per te nejt ne fuqi, se cakmokun nuk e do njeri.
    Plus, me ate pare qe kan Nano e Co, me cakmok ne te tjeret vetem morrat mund te djegim.
    Pushteti ka mor fun, se ate e ka ne dore paraja, si ne gjithe boten, kush ka paren, ka fuqi te vertete, jo fuqi llafesh.

  5. #75
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22
    Postuar më parë nga alvi
    O Andrre, a e shef pse s'ka per te vujt naihere Nano dhe ka per te nejt ne fuqi, se cakmokun nuk e do njeri.
    Plus, me ate pare qe kan Nano e Co, me cakmok ne te tjeret vetem morrat mund te djegim.
    Pushteti ka mor fun, se ate e ka ne dore paraja, si ne gjithe boten, kush ka paren, ka fuqi te vertete, jo fuqi llafesh.
    Ne Shqiperi nuk u behet atentat atyre qe nuk kane leke, por atyre qe kane leke. Mos kujto se kur Nano vret per te humbur gjurmet Mirat e Xhikeve, keta te fundit do ti puthin doren Nanos. Prokuroria italiane i ka gati dosjet per njerezit qe aktualisht kane imunitet politik ne Shqiperi dhe akuzat e L'espresso nuk jane trillime gazetaresh por jane vetem disa detaje nga nje hetim qe ka bere prokuroria napolitane prej disa vjetesh.

    Fatkeqesia e budallait eshte injoranca e vet dhe kjo injorance ben qe atij ti perseritet historia. Ashtu sic Nano iku "per koke turku" ne 1993 nga te tijet, kur te gjitha te jene thene e bere, ai do te shkoje perseri ne identitet. Ata qe do ta shpien ne identitet, jane po njerezit e tij, ashtu sic bene 10 vjet me pare. Kesaj here do te jete nje lufte brenda llojit akoma me e forte pasi te gjithe socialistet e kane mesuar "zanatin e Nanos".

    Nano, duke qene per here te fundit kryeminister i vendit, do te mbaje mbi supe te gjitha mekatet dhe deshtimet e pushtetit socialist te 6 viteve te fundit. Ata miq qe i ben paraja, jane te paret qe te braktisin ne ditet me te veshtira.

    Nese socialistet nuk bejne dicka per te distancuar partine e tyre nga "morali Nano", bashke me Nanon do te bier edhe vete partia e tyre pasi fati i PS do te jete i lidhur ngushtesisht me fatin e Nanos.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  6. #76
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22
    Leshatori, strategjia e Nanos ka qene shume e thjeshte:

    Mblidh rreth vetes njerez pa karakter dhe beji kryeministra, deputete, kryetar bashkish, baskepuntore ne krim, ne menyre qe ne dite te veshtira si keto qe po kalon, Nano te jete ne gjendje qe ti hedhi kokat e tyre nje e nga nje ne dore te ujkut, me shprese se kjo do ti zgjati jeten ne pushtet vete Nano.
    Majko,
    Meta,
    Fino,
    Angjeli,
    Rakipi,
    Klosi,
    Rama
    Koci
    ....

    2 vjet me pare Nano i akuzonte hapur ne televizionet shqiptare te tijet me akuza per implikim ne trafiqe te krereve socialiste. Kjo stepi Meten dhe njerezit rreth tij per ti lene vend Nanos, por nga ana tjeter, te gjitha ato akuza iu shtuan dosjeve qe sherbimet sekrete te vendeve fqinje kane vite qe po perpilojne. Italia ka 2 vjet qe po e shkul nga rrenjet krimin e organizuar shqiptar qe i ka shtrire tentakulat e tij deri ne Itali, por koken e ka ne Tirane. Pasi drejtesia mbaron pune me peshqit e vegjel, nderton ceshtjen kunder "padrinove".

    Komuniteti nderkombetar dhe Italia ne vecanti, po i kerkojne qeverise Nano qe te luftojne krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe jo pa qellim. Kjo lufte ndaj kirmit per Nanon do te thote lufte brenda llojit dhe lufta brenda llojit do ti sjelli me shume se cdo gje armiq brenda klaneve rivale ne PS. Prandaj muajt e fundit ne Shqiperi po bien "te fortet", ata qe deri dje gezonin statusin e "te paprekshmit". Prandaj edhe klanet brenda PS tani po hedhin ne shtyp per konsum te gjere "rivale per kreun e PS", sic jane zerat e solidaritetit te atyre qe une kam renditur me lart per kandidaturen e Mejdanit per kryetar partie.

    Nanos po i kerkohet qe te shkaterroje ate rrjet kriminal qe ai vete krijoi.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  7. #77
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Redi

    Nqs ty te eshte mbushur mendja se kombet nuk ecin perpara me imoralitet dhe hipokrizi, do te keshilloja t'ia kujtoje kete amerikaneve, sidomos admirusve te Klintonin, nje nga presidentet me imorale dhe me genjeshtare, me dredharak dhe me finok qe ka njohur amerika, por gjithashtu edhe me i suksesshmi si ne politike edhe ne ekonomi.

    Per dijenine tende shqiperia ka hipur ne vendin e pare per korrupsion ne Europe ne 1994, dhe qyteti Fierit dhe i Beratit ne ate kohe jane rrenditur disa here si qytetet me me shume krim ne Europe.

    50 vjecari komunist nuk i perket socialisteve i dashur, por edhe demokrateve ne rradhet e te cileve u rreshtuan 48% te ish-komunisteve, ashtu sic i perket te gjithe popullit shqiptar. Harrove "Te gjithe bashkevuajtes dhe te gjithe bashkfajtore"???

    Nano ka qene 5 here kryeminister ne periudhat me te destabilizuara dhe te tensionuara te vendit, dhe sa here ka qene kryeminister. Nano s'e ka pare kurre luksin e te punuarit ne paqe e stabilitet, PD nuk ia dha kurre kete privilegj.

    Shtetin shqiptar e dogjen bandat e Nanos?? Po pse nuk e dogjen kete shtet ato banda ne 95 psh?? Se mos na del qe shteti u dogj se nuk kreu detyren per te cilen ai ishte krijuar, pra te siguronte pronen, pasurine dhe jeten e shqiptareve.
    Pastaj pse s'me thua kush e shkaterroi shtetin ne Tropoje, Shkoder, Puke, Kukes, ku bandat e Nanos nuk ekzistonin??
    Greva e pergjithme kunder Nanos ishte se pari mjerimi i shqiptareve, dhe ajo greve zgjati pothuajse po aq sa zgjaten protestat paqesore ne Vlore ne 97. Ndryshe nga Berisha qe akuzonte protestuesit si kelysh komunistash, bolshevike, serbe apo greke, Nano dergoi ministrat per te diskutuar per zgjidhje dhe ulje tensionesh.
    Nano e kuptoi shume mire se pushteti nuk mbahet duke i thene 70+% te shqiptareve se ju e keni gabim pasi lejon te vidhen te mjerohen me shume dhe i le te pashprese. Nano me shume takt e la pushtetin dhe lejoi rrjedhen natyrale te ngjarjeve te zeje vend. Ne 97 kjo rrjedhe ishte se PD duhet te ikte nga pushteti pasi shqiptaret ne pushtetin e saj humben 1 miliarde dollare. Cfare me shume mund te beje nje qeveri per ta kuptuar se duhet te jape doreheqjen?

    Per qeverine e stabilitetit ti nuk e ke haberin fare. Per 5 vjet rresht qeveria e PD vetem ratifikoi dhe zbatoi ato marrveshje qe u nenshkruan nga ministrat e asaj qeverie. Te gjitha marrveshjet qindra miliona dollareshe per kerkim nafte psh u nenshkruan nga kjo qeveri. Dhe kaq u tremb Berisha saqe e prishi ate shume shpejt. Shkaku?Nexhmije Hoxha ishte akoma e lire.Dhe e gjitha kjo ne nje kohe kur shqiptaret po vdisnin urie. Dukej sikur PD kerkonte me shume te fuste N. Hoxhen ne burg se sa te stabilizonte situaten ne vend.

    Shteti qe trashegoi Berisha ishte i varfer por nuk ishte aspak katastrofe. Ndihmat nderkombetare ishin ne shumat me te larta. Institucionet e shtetit duheshin rikonstruktuar por ato nuk ishin inekzistente. Korrupsioni ishte ende i paperfillshem, krimi po-ashtu. Policia, ushtria gjykatat ishin pa fonde por rregullin dhe disiplinen nuk e humben asnjehere, e ato kurre nuk u shperbene. Ekonomia ishte jo-rentabel dhe duhej ri-organizuar por struktura e saj ekzistonte e duhej permiresuar e jo shkateruar, djegur, e vjedhur sic u be me aplikimin e gjendjes se shokut. Populli shqiptar ishte i varfer por plot vrull e shprese, pa 2 milione arme, dhe pa konflikte te brendshme. Shqiperia nuk kishte famen e keqe te nje shoqerie konflikti dhe destabilizimi, te luftes civile e te rrenimit te shtetit sic kishte ajo kur Nano ishte ne pushtet mbas 97. Kush ishte ai qe investonte ne shqiperi mbas 97?? Por shume ama ishin gati te investonin ne shqiperi mbas 92, kur morali i shqiptarit nuk ishte njollosur akoma nga korrupsioni, krimi, destabiliteti, e kur shqiptari akoma besonte se puna, sakrifica dhe djersa ishte menyra me e drejte per te fituar buken e gojes.

    Opozita e atehershme na paskash qene e privilegjuar. Ti ose ke qejf tia futesh kodra mbas bregut ose pastaj jeton si "Liza ne Boten e cudirave". Hidhi nje sy raporteve nderkombetare per lirite dhe te drejtat e njeriut ne shqiperi. Hidhi nje sy historise se shtypit te lire ne shqiperi ne ate kohe, gazetareve te burgosur dhe gazetave te djegura, brinjeve dhe dhembeve te thyera, te Rames, Legisit, Gonxhes, Metes, Majkos, Cekes, Pellumbit etj etj si edhe faktit qe policia ne ate kohe kurre nuk u qellua nje here me gur. Hidhi nje sy legjislatures me 24/1 ne krye. Me thuaj nje marrveshje politike, nje debat politik, nje kompromis, apo nje shtrengim duarsh qe u be ne ate kohe edhe pse tensioni politik ishte ne qiell. E pra debat me dengla nuk behet.


    Ja pra keto jane qiqrat ne hell qe i kerkohen Nanos sot. Nano me asnje police ne rruge, pa shtet, pa administrate, me 1 miliarde dollare te vjedhura, me depot e armeve te hapura, me nje shoqeri ne prag te luftes civile etj etj eshte maskara sot se nuk kthen dot ne realitet endrat ne diell apo denglat e te djathteve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zarathustra. : 25-04-2003 më 03:28

  8. #78
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    22-04-2003
    Vendndodhja
    x
    Postime
    35
    Një kryeministër i mbaruar

    Dr.Luan Malltezi

    Njerëzit nga natyra adhurojnë figura të shquara të politikës, burra të medhenj shtetesh. Është e vështirë psh të gjendet ndojnë që të mos nderojë Çurçillin, Rusveltin për rolin e tyre në luftën II Botërore, udhëheqiën e popujve të tyre kundër nazizmit etj. Këtë respekt njerëzit kanë edhe për figura që vinë nga periudha më të vjetra të historisë si Bismarkun, Ataturkun, Bonapartin e madje edhe më të hershëm se këta, si Çezarin, Risheljenë etj. Këtë nderim ndjejmë edhe ne si shqiptarë për shumë burra të shquar të historisë sonë si Pirron, Skendërbeun. Këtë të fundit sidomos, në sajë të veprës së Barletit, Naimit të madh etj., ne shqiptarët e kemi dashur që në fëmininë më herëshme pasi hyri në përfytyrimin tonë si një luftëtar kordhëtar që tmerroi turqëve osmanë për dekada me radhë. Këto figura që kanë hyrë tashmë në histori, njerëzit i përfytyrojnë si burra të mëdhenj, autoritarë, të prerë dhe tepër seriozë. Në fakt të tillë njerëzit përfytyrojnë edhe të gjithë burrat e zakonshëm të shtetetëve të ndryshme të ditëve tona, ministrat apo kryeministrat e tyre. Kështu psh njerezit përfytyrojnë Theçerin, zonjën e hekurt siç u quajt nga media kudo në botë, De Golin, Adenaurin, De Gasperin, një varg figurash këta thujase të brezit tonë. Njerzit nuk mund të imagjinojnë se burratë tillë të kenë gënjyer ndonjëherë. Ata, cilëtdo qofshin, mendohen se marrin barrë të mëdha përsipër në të mirë të vendit dhe popullit të tyre. Këtë predispozicion pozitiv për ti konsideruar si burra seriozë njerëzit kanë në përgjithësi edhe për udhëheqësit e tyre, sidomos kryeministrin e vendit pavarësisht se cilës parti i takon, PD apo PS. Por kuptohet, se në këtë rast, ky respekt varet nga vetë kryeminstri, nga autoriteti dhe serioziteti që ai demonstron para nesh kudo qoftë në parlamenet, qeveri, media dhe kudo gjetkë. Ditën që kryeministri zhgënjen njerzit me sjelljen e tij, ai, sigurisht, është i mbaruar pavarësish se qendron në pushtet. Kjo sepse ka humbur besimin publik një gjë kjo krejt e domosdoshmë për një burrë shteti. Kur humb ky besimim, forca politike që e ka mandatuar, duhet me urgjencë ta heqë dhe ta zëvëndësojë atë, ndryshe do të ketë probleme me elektoratin që është i ndjeshëm në këtë pikë. Për kryeminstrin aktual as që mund të bëhet fjalë se gëzon aktualsht besimin e nevojshëm publik për të qënë në krye të ekzekutivit. Këtu nuk është fjala për goditjet e njohura që i ka dhënë atij në vijimësi opozita dhe vetë njerëzit e partisë së tij. Këtu, po ashtu, nuk është fjala as për thashethemet e rëndomta të pafund që tregohen rreth tij nga njerëzit dhe as edhe për demagogjinë dhe frazollogjinë boshe të njohur tashmë nga të gjithë shqiptarët për gjoja "procese reformash, integrimesh që do ti garantojnë prosperitet vendit". .Në këtë pikë Nanon tashmë nuk e beson asnjë në Shqipëri pasi janë të bindur se këto janë fjalë dhe asgjë më shumë.Goditjen më të rendë dhe dërmuese kryeministrit Nano ia ka dhënë në fakt vetë Nano. Këto gaditje janë tashmë publike dhe janë të pafund. Kështu, psh, DJEMTE e talentuar të emisonit tashmë të njohur FIKS FARE i dhanë shqiptarëve një detaj nga një fjalim i Nanos, por detaj nga ato që shkatërrojnë menjëherë dhe në mënyrë të pariparueshme besimn publik. Fjala është për përshëndetjen që kryeministri i bëri popullit të tij me rastin e VITI RI , një gjë kjo krejt normale dhe e pritur nga të gjithë shqiptarët pavarësisht nga bindjet e tyre politike. Kryeministri, i intervistuar nga një gazetar i njohur i TVSH, iu drejtua shqiptarëve pak a shumë me këto fjalë : Kam kënaqësinë t'i uroj, sot, DITEN E VITIT RI të gjithë shqiptarëve një vit të mbarë, të lumtur etj etj. Djemtë e FIKS‑it përshëndetje e dhanë disa herë por duke i bërë të ditur shqiptarëve se kjo përshëndetje nuk është bërë ditën e vitit të ri siç thonte kryeministri dhe gazetari në fjalë por më datën 20 dhjetor ! Tronditja që ndjen njëriu pas këtij dekonspirimi është thuajse e jashtëzakonëshme dhe e pabesueshme . Pa dëshimnë e djemve emisonit nww fjalë, asnjë në Shqipëri nuk mund të besonte se këtë përshëndetje kryeministri ta kishte dhënë më datën 20 dhjetor.Tronditja vjen nga fakti se kryeministri mashtron hapur popullin e vet dhe e mashton "pa u skuqur dhe pa u zverdhur fare " siç thotë një fjalë e jonë popullore. Pas këtij fakti tronditëss cili është ai vallë që mund të besojë kryeministrin e tij dhe gazetarin e televizionit shqiptar që kishte merrë atë rol të turpshëm. Njeriu i varfër dhe dashamirës sigurisht kërkon të gjejë një shkak të madh për të justifikuar këtë mashtim të padëgjuar publik të kryeministrit. Njeriut i kujtohet në këtë rast Ataturku : Studentët e Stambollit i bënë këtij burri të madh të kombit turk një pyetje me rastin e dhjetë vjetorit të fitores së revolucioit turk nëse e kishte gënjyer ndonjëherë në jetën e vet popullin turk.

    Një herë‑u përgjegj ai. Do të sulmonim armikun. Sulmi do të fillonte në oren 5 të mengjezit. Dërgova korrierin për të urdhëruar një komandant timin të artilerisë që para se të sulmonte këmbësoria jonë, të godiste me artileri për dhjetë minuta rrjesht, pozicionet, trashetë e armikut. Komandanti, një burrëplak, më ktheu përgjigje se nuk do të godiste armikun me artileri siç i kërkohej. Shkova vetë tek ai dhe i thashë :

    ‑Si kështu gjeneral, ky është urdhër dhe duhet zbatuar.

    ‑Nuk kam predha për të qëlluar me artileri, gjeneral ‑m'u përgjegj ai.

    U zura ngushtë. Sulmi i këmbësorisë sonë duhej të bëhej patjetër, ndryshe fati i luftës mund të merrrte një drejtin tjetër të rrezikshëm për ne.

    ‑Ke barut, komandant ? ‑ e pyeta

    ‑Barut kam plot, por jo predha..m'u përgjegj ai.

    ‑Atehere qëllo me barut komandant, rendësi ka që kembesoira të dëgjojë gjemimin e toave ‑ i thashë. Dhe kështu u bë. Këmbsoria u hodh në sulm kundër armikut duke besuar se artileria kishte dëmtuar pozicionet e tij. Me moralin tonë të lartë ne fituam dhe e thyem armikun.

    Çfarë halli të madh, vallë, kishte kryemistri Nano që gënjeu të gjithë shqiptarët ditën e "VITIT RI" ?

    Asnjë shkak serioz Shkaku ishte se ditën e VITIT TE RI kryeministri kërkonte të nxinte prapanicat në djellin e nxehtë të vendëve të Lindjes së Mesme ku thonë se kishte shkuar me zonjën e tij.

  9. #79
    Tani lexova shkrimet e tjera qe kane qene postuar me pare.

    Me habitin disa fakte ne lidhje me Greven e Pergjithshme ne vitin 1991.

    Leshator,

    ti thua qe Nano dergoi ministrat tek grevistet dhe qe per 3 muaj nuk mund te bente gje.

    Harron qe Nano ishte kryeminister i Partise se Punes se Shqiperise dhe qe kjo parti kishte plot 45 vjet per te rregulluar Shqiperine.

    Kur u kujtua Nano? Ne mars te 1991-it per te pare se ne cfare gjendje ishte Shqiperia?
    President i Shqiperise ne ate kohe ishte Ramiz Alia dhe e gjithe byroja e PPSH-se ishte akoma ne fuqi.
    Pas 45 viteve qeverisje ata u kujtuan per te zgjidhur hallet e popullit pikerisht kur nuk mbante me uje pilafi.

    E kush mund ti besonte me atyre? po te ishin te zote e kishin bere me kohe.
    Ramiz Alia ne 1986-en filloi mitingjet ne gjithe Shqiperine me moton "Te vazhdojme ne rrugen e ndritur te shokut Enver", ne nje kohe qe Shqiperia qendej ne mynxyre. Bashke me Nexhmije Hoxhen zgjedhin Faton Nanon qe te udheheqe programin e Partise se Punes per rimekembien e vendit.

    Cfare alternativash jepte Nano me Ramiz Aline?

    Ne fund te viteve 80 dhe ne fillim te 90 ishin disa teori qe qarkulluan dhe qe mendoheshin te realizoheshin ne praktike.

    Njera ishte "Mekanizmi i Ri Ekonomik" dhe mbeshtetesit kryesore kane qene pikerisht Faton Nano, Anastas Angjeli, Shkelqim Cani etj etj qe dilnin perdite ne televizion per te paraqitur kete program qe nga shume specialiste u quajt qesharak, pasi aty parashikohej qe ekonomia shqiptare te qendronte perseri e centralizuar.
    Teoria tjeter e mevonshme ishte "Terapia e shokut", me ideolog Gramoz Pashkon.
    Dhe sot si Angjelin, si Pashkon i ke perkrah te Fatos Nanos.

    Dicka per Brarin

    Brarush, degjo ketu.

    Pas 45 viteve qeverisje nga Partia e Punes, ne Shqiperi u lejuar Pluralizmi Politik. Partia e pare qe doli si alternative ndryshe ishte PD-ja qe u formua ne Dhjetor 1990.
    Ajo i kerkoi Ramiz Alise qe te caktonte zgjedhjet e para pluraliste jo me shpejt se qershori 1991, pasi kesaj partie 6 muaj do ti duheshin qe te organizohej, te formonte forumet ne rrethe, qytete, lagje, pra bazen me nje fjale, te hartonte programin e saj, te sensibilizonte opinionin e elektoratit per ate qe ofronte etj etj, plus qe te ndryshonte mentalitetin e shumices se shqiptareve te cilet gjate 45 vjeteve komunizem totalitar i ishte shpelare komplet truri.

    Ne Tirane ne ate kohe kur i pyesje njerezit "Per ke Parti do te votosh"- ata hapnin syte dhe cuditeshin. E kishin te veshtire te imogjinonin qe mund te votohej per nje Parti qe nuk ishte PPSH-ja.
    Llogarit se c'behej neper rrethe ku u ngriten "Vullnetaret e Enverit" per te marshuar drejt Tiranes.

    Ramiz Alia cakton si date zgjedhjesh 28 Shkurtin 1991 duke i lene PD-se vetem 2 muaj kohe. E si mund te te konkurronte ne zgjedhje PD-ja kur vetem emrin kishte te tille pasi si Parti Politike e mirefillte nuk ekzistonte. KJo ishte nje humbje e sigurte per te ne ate zgjedhje qe do te thoshte akoma 4 vjet te tjera qeverisje te PPSH-se se Ramiz Alise, Nexhmije Hoxhes e Adil Carcanit.

    Pasi protestuar per ate date, ramizi i beri nje "favor", duke caktuar daten 31 Mars 1991, pra jo 2 por 3 muaj.
    Kjo ishte nje Loje e Pandershme Politike qe beri Ramiz Alia dhe qe Fatos Nano pranoi ta luante duke marre persiper postin e Kryeministit.

    Kuptohet qe nje gje te tille asnje nuk mund ta pranonte, pasi do te qeveriseshim perseri nga e njejta Parti, qe nuk ishte aspak e reformuar ne ate kohe dhe qe vazhdonte te ecte perpara me idealet e Enver Hoxhes.
    PPSH-ja ne ate kohe nuk e kishte hedhur poshte ideologjine enveriste dhe shikonte tek ajo ideollogji vazhdimesine e ecjes perpara.
    Gramoz Ruci ka qene minister i Brendshem ne ate kohe kur ngriti "Vullnetaret e Enverit". Nexhmija dhe Ramizi me foton e Enverit bene fushaten elektorale.

    Dhe rezultati ishte qe fitoi PPSH-ja dhe Fatos Nano duhet te qeveriste. Dhe vetem nje naiv mund te besonte qe kjo qeveri do te mund te nxirrte ate vend nga bataku ku vete ata e kishin futur.

    Greva e Pergjithshme ishte mjeti qe u perdor per te rrezuar ate qeveri dhe per te ndryshuar kurs. Fatos Nano per 3 muaj nuk pranoi te jepte doreheqjen dhe paguante punetoret me 80% te rroges duke e zbrazur komplet buxhetin e shtetit.

    Ne shtet ne ate kohe, asnje nuk funksiononte dhe Shqiperia ishte ne kolaps total.


    Leshator, Qeveria e Stabilitetit u zhyt e tera ne korrupsion dhe pasojat jane akoma sot e kesaj dite. Ajo u formua per te qeverisur per nje afat te shkurter kohor, derisa te piqeshin kushtet per te oranizuar zgjedhjet e tjera. Ministrat e PD-se ne ate qeveri iu embelsua kolltuku dhe parate e marre nga rryshfetet, keshtu qe nuk mund te ekzistone me si qeveri.


    Fatos Nano, deri me sot nuk ka bere asgje per Shqiperine dhe Shtetin Shqiptar. Aq shanse sa ka patur ai per te qeverisur, veshtire se mund ti kete patur ndonje politikan ne bote. Akuzat dhe dyshimet per te jane te shumta dhe ai jo vetem qe nuk po ja del dot te vere gjerat ne binare, por perkundrazi, po i mbulon ato.

    Ka qene vete ai qe ka akuzuar gjysmen e partise se tij per korruspione, trafiqe etj etj dhe tani i mban afer per hir te pushtetit.
    Ky eshte imorali politik i tij dhe ne fund te fundit ai popull do te vuaje derisa te besoje tek dogmat dhe mashtrimet e Nanos.

    ne te ardhmen gjerat mund te ndryshojne dhe shpresoj per mire, por deri tani pak, shume pak jane bere per te mos thene aspak.

  10. #80
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Redi

    Ka nje pike ne cdo debat pa te cilen debati nuk ka me kuptim. Kjo pike perfaqeson nje bashkesi faktesh te cilat jane te marra si absolute nga te dyja palet.

    Absolute ketu ne kete rast eshte fakti se as Nano e PS dhe as Berisha e PD nuk dallojne nga njeri tjetri ne menyren se si jane sjelle gjate diktatures. Kjo ishte dhe esenca e mesazhit te madh qe une po e shkruaj per te 7 here ketu per ty e qe ti e lexon vetem kur i sherben argumentit tend......"TE GJITHE BASHKVUAJTES E TE GJITHE BASHKFAJTORE".

    Ky ishte mesazhi i paqes sociale qe eleminonte akuzat ndermjet shqiptareve per te shkuaren e hidhur, pra eleminonte konfliktin e brendshem. Dhe ky mesazh ishte 100% i vertete. Shqiptaret ne fakt ishin te gjithe fajtore per 50 vjet komunizem, pa asnje diskutim, ashtu sic ishin Italianet per Fazhizmin, Gjermanet per Nazizmin etj etj. Pranimi i ketij fakti tregon jo vetem korrektesi dhe te mbron nga hipokrizia, por shpalos integritet, pergjegjsi dhe maturim social.

    Nano ishte intelektual ne ate kohe dhe si cdo intelektual tjeter ne shqiperi ai duhet te ishte ose komunist, ose familje komunisti ose i privilegjuar nga komunizmi. Nano drejtoi PPSH ne periudhen e reformimit te saj, pra Nano ishte promotori i ndryshimeve demokratike dhe liberalizimit te kesaj partie. Ai nuk kishte asnje pergjegjesi per falimentimin 50 vjecar te PPSH me shume nga c'kishte e djathta me ne krye Berishen ne shqiperi qe deri dje ishin antare po aq te besuar te PPSH. Te dy i sherbyen atij sistemi me te njejtin dedikim ashtu sic bene 99% e shqiptareve.

    SIc e thua edhe vete Nano ishte ideatori i "Mekanizmit te ri ekonomik" apo "Vetadministrimit" qe ishte hapi i pare i liberalizimit te ekonomise dhe shkeputjes se saj nga parimet staliniste te Hoxhes.

    Qe te mos zihemi e lagu se lagu per qeverine e stabilitetit, do te doja shume prej teje te zije ne goje qofte edhe nje akuze sado formale qe eshte bere ne emer te ndonje ministri te asaj qeverie. Megjithese Berisha dhe kontrolli i shtetit beri nje kontroll teper te detajuar te financave te asaj qeverie kurre dhe asnjehere nul u degjua as ndonje thashethem per korrupsion nga ajo qeveri. Vete Berisha kurre nuk e akuzoi ate qeveri per korrupsion!

    Ate ligjin e 80% e ze shpsh ne goje por as vete nuk e kupton sec eshte. Se pari ai ligj u miratua nga Nano si pjese e reformes ekonomike qe nuk parashikonte nxjerrje masive ne asistence si "gjendja e shokut" e aplikuar nga PD. Ai ligj u miratua nga Nano por ne te vertet u aplikua nga PD. Nano u mundua sa te mundte ti mbante njerezit ne pune, por greva e pergjithshme e nxitur nga PD beri te kunderten. Ligji i asistences ishte vetem normal dhe ekziston ne cdo shtet. Nano ashtu Berisha nuk mund ti hiqte njerezit nga puna pa nje lloj mbeshtetje nga shteti. Buxheti i shtetit shqiptar ishte i zbrazur me kohe dhe ky ligj vetem sa e zbrazi me shume. Por ndryshe nga Nano, PD mori qindra milione dollare ndihma per kete qellim.

    Nano ne fakt deri tashme ka qene politikani i vetem qe i ka dhene dicka teper thelbesore shqiperise. Ai i riktheu asaj paqen dhe stabilitetin e brendshem, normalitetin dhe uljen e konflikteve qe ne 1997 ne shqiperi vrane 2400 vete dhe shkaterruan shtetin shqiptar me pasoja katastrofike. Nano kurre nuk ka pasur rastin dhe fatin e mire te qeverise ne situata te qeta sociale ne shqiperi. Atij gjithmone i eshte dashur te pastroje dhe te regulloje me pare germadhat apo katastrofat socialo-ekonomike qe kane qene prezente ne momentin qe Nano ka hipur ne pushtet. Dhe Nano gjithmone ka qene faktor stabiliteti dhe kurre nuk e ka lene veten te sherbeje si simbol konflikti. Nano pra nuk ka dashur asnjehere plumb te zbriste nga kali.

Faqja 8 prej 58 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historia rreth vdekjes së ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 11:58
  2. Shkëlqimi i shkurtër i elitës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-12-2011, 08:40
  3. Shkëlqimi dhe rënia e Karamahmud Pashë Bushatliut
    Nga Xhuxhumaku në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-04-2011, 03:43
  4. Zbardhet mbledhja e Byrosë që zgjodhi pasardhësin e Enverit
    Nga shigjeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-10-2005, 08:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •