Close
Faqja 57 prej 58 FillimFillim ... 74755565758 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 561 deri 570 prej 572
  1. #561
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Lajme dhe Aktualitet


    Lajme nga Shqiperia

    Fatos Nano kthehet në Partinë Socialiste në funksion këshillimor


    Data e Publikimit: 28/09/2005

    Autori i Lajmit:
    Armand Mero
    Në Shqipëri ish kryetari i partisë socialiste Fatos Nano do të drejtojë bordin këshillimor pranë kësaj partie, një strukturë e re krijimi i së cilës ishte përcaktuar në vendimet e kongresit e mbajtur përpara zgjedhjeve.




    Sipas sekretarit të përgjithshëm Gramoz Ruci, kjo strukturë do të mbledhë figurat kryesore të partisë socialiste dhe do të ndihmojë në hartimin e platformave apo marrjen e vendimeve politike të kësaj force politike.






    Ish-drejtuesi i Partisë Socialiste për 15 vjet që nga krijimi i saj, figura me të cilën janë të lidhura dështimet dhe sukseset e së majtës, Fatos Nano, do të jetë sërish pranë partisë së tij. Këtë herë nuk bëhet fjalë për një rikthim sic ka ndodhur në të shkuarën, por ngjan më tepër me një prani simbolike.



    Siç njoftoi sot sekretari i pergjithshem Gramoz Ruci në përfundim të një takimi me drejtuesit e degëve, ish kryetari Nano do te drejtojë bordin apo komitetin këshillimor, një strukturë e re, ngritja e së cilës u vendos përpara zgjedhjeve të 3 korrikut: "Grupi i punës e njeh me vendkëtë plotësim që I është bërë statutit të partisë dhe ka fiksuar që drejtuesi I këtij komiteti pranë kryesisë së partisë pranë komitetit të Përgjithshëm drejtues të drejtohet nga kryetari i parë i partisë. Partia socialiste ka patur një kryetar në këto 15 vjet që quhet Fatos Nano".



    Sipas zotit Ruci ky organizëm i ri do të shërbejë për të ndihmuar strukturat drejtuese të partisë në veporimtarinë dhe strategjitë e tyre politike: "Eshtë një forum që mbledh vlerat, mendjen që këshillon për platformat politike, veprimet politike dhe vendimarrjen politike të strukturave të partisë, kryesi, grup parlamentar, Komitet të Përgjithshëm Drejtues. I filtron, i shqyrton dhe këshillon cfarë duhet bërë." Partia socialiste, e dalë e humbur pas zgjedhjeve të 3 korrikut është përfshirë në një process ristrukturimi ku pika kulmore do të jetë zgjedhja e kryetarit të ri të partisë.



    Në situatën e krijuar ku ende mbizotëron kaosi dhe paqartësia, ka ende shumë persona që e shohin me dyshim praninë e zotit Nano, duke e konsideruar atë si një përpjekje që ai të ruajë influencat e tij brenda partisë. Aq më tepër që ditët e fundit ish kryetari është parë mjaft aktiv në takime me eksponentë socialist, takime që kanë patur në qendër të bisedave pikërisht garën për kreun e partisë socialiste.



    Deri më tani i vetmi kandidat i shpallur është kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama, ambiciet e të cilit duket qartë se zoti Nano dëshiron t'i pengojë. Pavarësisht se nuk e ka pranuar dhe i ka konsideruar spekullime mediatike, zërat për një përfshirje të mundshme të ish presidntit Rexhep Mejdani po bëhen gjithnjë e më të fortë dhe cuditërsiht takimet e tij të tre ditëve të fundit janë fiksuar gjithnjë nga mediat e këtushme.

  2. #562
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    35 deputetë kërkojnë rikthimin e Nanos

    Rama e ka kthyer Partinë Socialiste në OJF dhe po integron ish-punonjësit e Bashkisë brenda strukturave drejtuese të PS-së. Kjo ka qenë njëra prej akuzave të fundit që ka bashkuar afro 35 deputetë rozë kundër kreut socialist, i cili në thelb mban si besnikë të tij, Braçen, Hysën e ndonjë tjetër. Rasti i fundit për kreun e PS-së së Tiranës, ku Rama po përgatit Kodhelin tregoi edhe njëherë se së shpejti tek dera e PS-së do të mblidhen edhe zyrtarët e tjerë të Bashkisë së Tiranës për të bërë politikën e opozitës.

    Analizat e bëra së fundmi nga deputetët socialistë kanë zbardhur faktin se opozita deri tani ka dështuar për shkak të skemave konfliktuale të Ramës, ku fishkëllimat e bilbilave dhe mungesa e alternativave rezultuan si të pasuksesshme. Ngjarjet e fundit për mbështetjen e Zhejit zbuluan edhe një bashkëpunim të fshehtë të Ramës me Berishën, ndërkohë që shumë prej deputetëve të mësipërm kërkojnë largimin e drejtorit të RTVSH-së, për shkak të mbështetjes që ai po i jep qeverisjes së Berishës.

    Për këtë arsye, duke munguar opozita konstruktive po thellohen çdo ditë e më tepër pakënaqësitë e deputetëve socialistë ndaj mënyrës se si lideri i Partisë Socialiste po drejton partinë. Janë mbi 35 deputetë të PS-së të cilët kanë filluar të kundërshtojnë politikën e megafonëve që kryetari i Partisë Socialiste ka zgjedhur për të bërë opozitë ndaj Berishës, duke kërkuar hapur rikthimin e Nanos, si shpresa e vetme për riforamtimin e PS-së. Ka qenë sekretari politik i PS –së Ben Blushi që theu barrikadën e pakënaqësisë që Rama kishte vendosur qysh prej marrjes së drejtimit të PS-së në tetor të vitit të kaluar.

    “Rama nuk është lideri që prisnin socialistët. Ai mund të jetë i mirë për drejtimin e Bashkisë por jo për PS-në”, ka qenë deklarata bombë e Blushit. Zhgënjimi ka mundur shpresën se lideri i ri i PS-së do të mund të ndryshonte diçka në krizën në të cilën ka hyrë kjo parti. Ish- Katarsisti Petro Koçi ka përforcuar dje qëndrimin e Blushit për mënyrën se si Rama kërkon të drejtojë partinë. “Reformimi i PS-së nuk mund të jetë transformimi i pushteteve nga bashkia tek PS-ja”, ka thënë dje Petro Koçi duke kundërshtuar kandidaturën e Mimi Kodhelit, të zgjedhurën e Ramës si kandidate për kreun e PS-së së Tiranës.

    Sipas burimeve brenda PS-së janë me dhjetra deputetë që aprovojnë në heshtje kundërshtitë e Blushit dhe Koçit, duke shpresuar se “katarsisi” që ka nisur do të sjellë edhe njëherë në krye të PS-së “liderin shpirtëror” të socialistëve, Fatos Nanon. Madje zërat për rikthim janë bërë konkretë kohët e fundit jo vetëm për faktin se Rama nuk po menaxhon dot qëndrimin në opozitë, por se Nano ka filluar realisht të jetë prezent në parti me emisarët e tij, jo të paktë. Përveç Blushit dhe Koçit renditen edhe Fino, Harasani, Klosi, i cili është shkaku i sherrit se ishte pretendent për Tiranën por u kundërshtua nga Rama. Malaj, Balla e shumë të tjerë të cilët po përgatisin terrenin për rikthimin e Nanos.

    Mbështetja që gëzon Rama në parti duket se fillon te Erjon Braçe dhe përfundon te Çim Hysa, të cilët janë nga të paktët që e shoqërojnë liderin aktual të PS-së në turin e tij në rrethe me parimin “një anëtar një votë”. Të tjerët ironizojnë nga kafet e Tiranës udhëtimet e Ramës në bazë, ku salla brohoret “Nano, Nano”, në pritje të skemës që “lideri shpirtëror” i PS po përgatit për rikthim, duke konstruktuar një opozitë reale që bazohet mbi alternativa dhe jo mbi batuta. Ndërkohë Nano po përgatitet të dalë publikisht për të shpalosur alternativat e tij. Madje ishe paralajmëruar një lëvizje e Nanos gjatë vizitës në Kryegjyshatë me rastin e ditës së Hashures, por kjo gjë u anulua për shkak të gjendjes shëndetësore të babait të tij.

    Sot
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #563
    Fatos Thanas Nano, kthehet pas pushimeve si engjell ... i rene.

    V.O. Edhe djalli (Luciferi) ne ate fillim engjell kishte pas qene ...

  4. #564
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Lamtumirë shoku Fatos!

    Eduard Zaloshnja

    Shoku Fatos,
    Pas asaj që ndodhi në Tiranë e Sarandë në 18 shkurt, duket se ka ardhur dita të shkruajmë një elegji politike për ty. Dhe ky adet i shkon sidomos për shtat penës që po i shkruan këto rreshta, sepse ajo s’ka reshtur së parashikuari se kjo ditë një ditë do vinte. (Si një rudiment i kohërave kur shkruhej me penë, shoku Fatos, na ka mbetur si zakon ta quajmë penë gjësendin me të cilin shkruajmë, pavarësisht se ai mund të jetë një stilolaps, apo më mirë akoma, një kompjuter. Prandaj, shpresojmë të na e bësh hallall po e përdorëm përsëri në vijim këtë fjalë.) Por nejse, le të mos merremi me paranteza, shoku Fatos - le të vazhdojmë pra me elegjinë tënde politike.

    Kur shoku Ramiz ta kaloi ty shkopin e stafetës që shoku Enver ia kishte pas lënë atij në dorë me aq fanfarë, punët nuk ishin fort mirë në partinë tënde, shoku Fatos. Dhe ti, me ato fjalët e bukura që kishe mësuar duke lëçitur nëpër libra, ua mbushe mendjen shokëve se, pas traumës që partia pësoi në qershorin e vitit 1991, do dije ta udhëhiqje drejt fitoreve.

    Por shumë shpejt, shoku Fatos, u pa se ti, në fakt, e kishe mendjen më shumë për të ngrëna e të pira se sa për të drejtuar partinë. Dhe po të mos kishte ardhur në ndihmë mik-armiku jot i betuar - shoku Sali - ty do të kishin shkarkuar shokët nga posti që shoku Ramiz të besoi. Shoku Sali të rrasi në burg atëherë (ndoshta jo me qëllimin e mirë për të të ndihmuar), dhe duke e bërë atë gjë, ai të shndërroi ty në sytë e shokëve nga një pijanec dembel në një martir të së majtës. Dhe ajo burgosje, për ca vite të mira, ta çimentoi postin që të kishte pas lënë trashëgim shoku Ramiz.

    Kur dole nga burgu, ti shoku Fatos si hero u prite nga shokët e partisë. Por edhe populli në përgjithësi mirë të priti, falë dënglave të tua të bukura për demokracinë, meritokracinë, ekonominë e tregut, e të tjera si këto. Madje edhe pena që po shkruan këto rreshta të uroi sukses në detyrën e vështirë për qeverisjen e Shqipërisë. Sepse tekembramja, nuk mund të bënte ndryshe për kryeministrin e vendit të vet, sado që fare nuk e pëlqente.

    Por ti shoku Fatos zhgënjeve shumë veta. I pari ndër të zhgënjyerit ishte shkrimtari i madh në radhët e partisë që të lanë trashëgim, i cili meritokracinë tende e quajti shkërdhatokraci. Dhe pastaj ishin shokët e tjerë të tu, të cilët u detyruan të mbronin istikamin që ti le bosh kur ia mbathe i veshur me poture fshatari për në Maqedoni.

    Për nja dy vjet pas aventurës maqedonase, ti shoku Fatos u zhduke nga radari kryesor i politikës, për t’u shfaqur përsëri mu në qendër të tij. Por kësaj radhe, me një fjalë të re në gojë dhe me një nuse të re përkrahu, të cilat, diku andej nga Athina i kishe psonisur. Katarsis quhej fjala, e Xhoana quhej nusja. Dhe pa u ndarë një minutë nga to, nise një fushatë të zjarrtë për t’u bërë President i Republikës. Por një zonjë e fortë gjermane, e quajtur Doris Pack, dhe një djalë i ri shqiptar, i quajtur Ilir Meta, të rezultuan pengesë e pakapërcyeshme për realizimin e ëndërrës tënde presidenciale.

    Dhe në atë moment të vështirë, shoku Fatos, në ndihmë të erdhi përsëri mik-armiku jot i vjetër, shoku Sali. Ai bëri një pakt me ty për të të ndihmuar në luftën kundër Ilir Metës, dhe në këtë mënyrë, pavarësisht se nuk arrite të bëhesh president, u bëre kryeministër. Pasi ti shoku Fatos u bëre për herë të fundit kryeministër, pena që po shkruan këto rreshta, si shumë të tjera, parashikoi se do dështoje në qeverisje, dhe se do i humbisje zgjedhjet e 2005-ës. Por ty t’u duk se mbrapa të vinte historia, dhe se partia që krijoi ai çapaçuli Meta do ishte thjesht një pikë uji në oqeanin e madh socialist. Në fakt, siç rrodhën ngjarjet më vonë, rezultoi se ty mbrapa të vinte humbja, dhe se “pika e ujit” të Metës grumbulloi rreth vetes pothuaj çerekun e votave të oqeanit socialist.

    Pasi humbe në 3 korrik 2005, ti shoku Fatos, me poza mallëngjyese, zyrtarizove dorëheqjen nga posti që të kishte pas lënë trashëgim shoku Ramiz. Por ndërkohë, le të kuptohej se do mbeteshe udhëheqës shpirtëror i partisë tende. Si një biçim ajatollahu, domethënë.

    Por llogaritë t’i prishi përsëri një djalë i ri, shoku Fatos. Emri i tij ishte Edi Rama. E kishte filluar karrierën politike tek PD-ja, kur ajo sapo ishte themeluar, e kishte vazhduar pastaj si intelektual i pavarur, dhe në vitet e fundit të ishte bërë një konkurrent i fortë në parti. Sado që u mundove ta minoje kandidaturën e tij në kongresin e partisë që do zgjidhte kryetarin e ri, ai prapëseprapë fitoi. Dhe ti, si një dhelpër e vjetër që je, u rehatove sërish në strofkullën tënde, në pritje të një rasti tjetër të volitshëm.

    Ky rast, shoku Fatos, ty t’u duk se të erdhi kur Rama, në prag të zgjedhjeve lokale, kishte bllokuar për javë me radhë negociatat rreth ndryshimit të Kodit Zgjedhor. Dhe ti dole në një konferencë shtypi së bashku me shokun Sali, në të cilën dhe mesazhin se vetëm burra si ti e si mik-armiku jot i vjetër mund t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë. Ndërsa në ditët që pasuan, ti le të kuptohej se vota e përkrahësve të tu duhej të shkonte për Olldashin, kundërshtarin e Ramës në Tiranë, në mënyrë që të realizohej ëndrra jote e vjetër presidenciale. Madje, ti lajkatove edhe djalin plangprishës të PS-së, Ilir Metën, duke sugjeruar publikisht se atij, dhe jo Ramës, i takonte ta merrte në dorë shkopin e stafetës që të kishte pas dorëzuar dikur shoku Ramiz.Por si Ilir Meta, ashtu edhe pasuesit e tu, nuk të dëgjuan ty, shoku Fatos. Ata mbështetën fuqimisht Ramën në garën vendimtare të Tiranës, dhe ai mori 12 pikë më tepër se miku jot Olldashi. Madje edhe në Sarandë, ku ti je deputet, e ku bëre fushatë intensive, nuk qullose gjë. Prandaj, shoku Fatos, duket se ty nuk të mbetetet gjë tjetër veçse të shijosh pensionin tënd politik me nusen e re, duke pritur që një ditë, në klubin e pensionistëve, të vijë edhe mik-armiku jot i vjetër, shoku Sali.

    Lamtumirë pra, shoku Fatos!

    Gazeta PANORAMA
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #565
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    Nano...ky plangprishes karizmatik..!

  6. #566
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    zaloshnja po pret te vijne ne pushtet altin arapi ilir meto edvin oriku.. dhe vampire te tjere.. athere do ti shijoje rakia ketij eduardit ne tirane kur ti japin shoket ndonje karrike zyre te madhe e benz me shofer e benzin e celular qe i paguan shteti..

  7. #567
    Shkelqimi dhe renia e shokut Nano
    E vetmja gje qe mund te shtoj eshte se shoku Nano dhe shume shoke te politikes shqiptare, te shendrruar edhe ne zoterinj- shoke, s'kane shkelqyer ndonjehere. Kjo ne kuptimin me shqip te fjales shkelqim. Edhe pse jane lyer me te gjitha llojet e bojrave te blera ne perendim; edhe pse jane ngjyer me te gjithe tipet e parfumeve, shpesh jo te firmuar, kane mbetur po ata. Te pashkelqyeshem asnjehere.
    Sa i takon pjese se rrezimit e keqja eshte se nuk po dine te rrezohen.

  8. #568
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Lamtumirë shoku Fatos!

    Eduard Zaloshnja

    Shoku Fatos,
    Pas asaj që ndodhi në Tiranë e Sarandë në 18 shkurt, duket se ka ardhur dita të shkruajmë një elegji politike për ty. Dhe ky adet i shkon sidomos për shtat penës që po i shkruan këto rreshta, sepse ajo s’ka reshtur së parashikuari se kjo ditë një ditë do vinte. (Si një rudiment i kohërave kur shkruhej me penë, shoku Fatos, na ka mbetur si zakon ta quajmë penë gjësendin me të cilin shkruajmë, pavarësisht se ai mund të jetë një stilolaps, apo më mirë akoma, një kompjuter. Prandaj, shpresojmë të na e bësh hallall po e përdorëm përsëri në vijim këtë fjalë.) Por nejse, le të mos merremi me paranteza, shoku Fatos - le të vazhdojmë pra me elegjinë tënde politike.

    .....


    Ky rast, shoku Fatos, ty t’u duk se të erdhi kur Rama, në prag të zgjedhjeve lokale, kishte bllokuar për javë me radhë negociatat rreth ndryshimit të Kodit Zgjedhor. Dhe ti dole në një konferencë shtypi së bashku me shokun Sali, në të cilën dhe mesazhin se vetëm burra si ti e si mik-armiku jot i vjetër mund t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë. Ndërsa në ditët që pasuan, ti le të kuptohej se vota e përkrahësve të tu duhej të shkonte për Olldashin, kundërshtarin e Ramës në Tiranë, në mënyrë që të realizohej ëndrra jote e vjetër presidenciale. Madje, ti lajkatove edhe djalin plangprishës të PS-së, Ilir Metën, duke sugjeruar publikisht se atij, dhe jo Ramës, i takonte ta merrte në dorë shkopin e stafetës që të kishte pas dorëzuar dikur shoku Ramiz.Por si Ilir Meta, ashtu edhe pasuesit e tu, nuk të dëgjuan ty, shoku Fatos. Ata mbështetën fuqimisht Ramën në garën vendimtare të Tiranës, dhe ai mori 12 pikë më tepër se miku jot Olldashi. Madje edhe në Sarandë, ku ti je deputet, e ku bëre fushatë intensive, nuk qullose gjë. Prandaj, shoku Fatos, duket se ty nuk të mbetetet gjë tjetër veçse të shijosh pensionin tënd politik me nusen e re, duke pritur që një ditë, në klubin e pensionistëve, të vijë edhe mik-armiku jot i vjetër, shoku Sali.

    Lamtumirë pra, shoku Fatos!

    Gazeta PANORAMA
    Me vjen keq per peneshkruesin, qe me le te ndjej se shkrimin-hartimtralala, e ka hedhur ne leter apo kompjuter ne nje ndodhje hapesinore, as ne qiell e as ne toke. Sofizmat, perzjerjet e logjikes me antilogjiken, te deshirave te fshehura me shfaqjen propogandistike, dhe mjaft perzjerje te tjera te kundertash te sajuara, dhe te gjitha keto me nje stil te konsumuar alla antari te ish Lidhjes se Shkrimtareve, jo vetem qe nuk bindin per vertetesi, por shkaktojne nje konfuzion dhe lodhje mendore tek lexuesi.
    Pyes veten, kerkoj pergjigje po prej vetes: Kaq shtresa maskore krijoi e shkuara tek disa njerez, sa dhe gati dy dekada pas ikjes se asaj kohe, nuk po ju hollohet nje cike, per t'ju afruar fytyres paramaskore? C'kusur ne, pa, te degjojme dhe lexojme zera e mendime, qe dalin nga kjo shtrese e cimentuar maskore!?
    ------------------------------------------------------------------------------------------
    ME MIRE TE RROJ ME DHIMBJEN E SE VERTETES, SE SA ME LUMTURINE E GENJESHTRES!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 12-07-2007 më 15:33

  9. #569
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    Citim Postuar më parë nga Xhuxh Xhumaku
    Fatos Thanas Nano, kthehet pas pushimeve si engjell ... i rene.

    V.O. Edhe djalli (Luciferi) ne ate fillim engjell kishte pas qene ...
    eshte ne Mikonos akoma me jahtin e tij
    Sala i ka dhene fjalen qe ne sarande do bej nje port per jahtet
    ai ben qef ju ziheni
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  10. #570
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Fatosi te largohet......?! Po talleni me duket. Nuk iken ai jo. Prisni pak sa ti mbaroje pushimet dhe shikoni kur te ngrihet perseri..........................Sa per dijeni nuk jam adhurues i tij

Faqja 57 prej 58 FillimFillim ... 74755565758 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historia rreth vdekjes së ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 11:58
  2. Shkëlqimi i shkurtër i elitës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-12-2011, 08:40
  3. Shkëlqimi dhe rënia e Karamahmud Pashë Bushatliut
    Nga Xhuxhumaku në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-04-2011, 03:43
  4. Zbardhet mbledhja e Byrosë që zgjodhi pasardhësin e Enverit
    Nga shigjeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-10-2005, 08:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •