mire e ke ti Albo.. ke pasur nje konseguencë te admirueshme.. por.. por ja cthot nje i mencur andej na amerika..
Koha Jone
--
E Shtune, 03 Shtator 2005
KUJDES! LITARIN E LA JASHTE
Nga Kadri Brogi
Kryetari i opozite dha doreheqjen ashtu sic edhe kishte premtuar. Deri ketu gjithcka normale. Humbet largohesh. Se si largohesh eshte ajo cka ben ndryshimin. Duke gjykuar nga ato cfare Fatos Nano tha ne fjalimin e tij te doreheqjes nuk do te ishte surprize qe brenda dy vjetesh te behej perseri kryetar partie. Edhe kjo eshte e njohur te pakten nga eksperienca e tij e meparshme. Tendenca e tij per te justifikuar humbjen eshte ajo cfare e ben ate manover te pamoralshme. Ne perpjekjet e tij per te justifikuar humbjen, kryetari i PS-se perdor argumente qe me shume se te justifikojne humbjen na rikujtojne ato cfare ai e partia e tij kane gatuar per rreth tete vjetet e fundit. Citoj "Per here te pare ne historine post-komuniste shqiptare, shteti dhe strukturat e tij nuk u perfshine ne zgjedhje dhe nuk u perdoren ne asnje rast per te manipuluar rezultatin e tyre".
Atehere i bie qe fitorja e zgjedhjeve ne 2001 qenka rezultat i nderhyrjes se shtetit. Kjo nuk perben ndonje lajm tashme, por interesant eshte qe tashti e pranon zyrtari me i larte i PS-se.
Kryetari socialist fajeson sistemin zgjedhor per humbjen. Ne kete pike ai eshte korrekt. Sistemi zgjedhor eshte i deshtuar. Eshte nje sistem i ideuar e votuar nga mazhoranca e shtate viteve te
fundit. Por nje sistem i tille i ka dhene atij dy legjislatura me radhe. Megadushku eshte pjelle e strategjise se tij. Nese ti e bere dushk, nuk ke pse ankohesh kur te tjeret e bejne megadushk. Opozita e kundershtoi ate lloj skeme si te pandershme kater vjet te shkuara. Pozita tha eshte ne rregull. Pra, standardet jane ne rregull kur fitojme ne. Sa here qe dicka shkon keq me zgjedhjet menjehere fajesojme ligjin dhe natyrisht tentojme ta ndryshojme. Ligji pa infrastrukture nuk ka asnje efekt. Nuk ka jurist ne bote qe te mund te hartoje nje ligj, te parandaloje manipulimet me certifikatat pa nje infrastrukture qe ben te mundur kontrollin e leshimit te tyre. Nje sistem informacioni, databaze ku bashkia, prokuroria e gjykata te kene akses do te ishte zgjidhja. Dikush mund te argumentoje se nuk ka para. Nje sistem i tille kushton me pak se sa shpenzimet qe duhen per te suportuar kontestimet, e vonesat. "Unifikimi i Ministrise se pushtetit lokal me te rendit eshte nje hap shume i mire ne drejtim te administrimit efektiv e krijimit te sistemit te databases). Ne perbejme shembull unik ne bote per numrin e popullsise qe te shpenzojme 60 dite per te perfunduar zgjedhjet. Ne skenarin me te mire, pra legjislature katervjecare eshte 4% e kohes. Nje infrastrukture e besueshme edhe me legjislacionin ekzistues do te ishte zgjidhja. Kryetari socialist ka mohuar vazhdimisht qenien e njerezve te pamoralshem e te korruptuar ne partine e tij. Cuditerisht e pranon haptaz kete fakt sot. Fakt? Mllef? Hakmarrje? Ndjesi tradhtie? Cilado
qofte arsyeja pergjegjesia e kryetarit nuk reduktohet. Ai ka te drejte kur thote se njerez te paafte humben ne zona te caktuara. Ka tre gjera ketu.
1. Nese ky eshte shkaku i humbjes se ketyre individeve atehere alibia e manipulimeve bie.
2. Sistemi brenda partise qe perzgjedh kandidatet eshte i komprometuar.
3. Nese eshte e vertete se pati manipulime me certifikata, ato u bene nga punonjes te shtetit e qeverise. Pra, ata e kane te pakten nje arsye per te te "tradhtuar".
* * *
Me dhenien e doreheqjes Kryetarile "amanet" mosnjohjen e legjimitetit te fituesit. Analiza dhe argumenti qe sjell Kryetari socialist eshte aq e paqendrueshme saqe une po te isha votues i partise se tij nuk ma do mendja se do te votoja perseri per te. U bene zgjedhjet raundin e pare. U paraqiten kontestimet. U perseriten zgjedhjet ne tre zona. Ne te tria zonat fitoi opozita me
dhjete here me shume vota se raundi i pare. Nje fakt interesant ishte ne nje komune ne Pogradec ku PS a LSI bashkepunuan e perseri humben. Ky eshte nje fakt qe verteton se LSI nuk ishte arsyeja per
humbjen e PS-se. Eshte nje minipjesez e mozaikut por domethenia eshte ne te. Nje zyrtar i qeverise socialiste "Artan Lame) thote dicka qe eshte shume kuptimplote nese lexohet drejt. "Humbja ishte fitorja me e madhe per PS-ne". Nese nuk do humbiste PS-ja natyrisht qe Fatos Nano nuk do pranonte qe ne Partine e tij ka njerez te paafte e te korruptuar. Nese nuk do humbiste PS-ja, natyrisht qe nuk do kishte kritika te dushkskemave nga autoret e tyre.
Megjithate nese kjo humbje nuk lexohet drejt, pra si nje humbje qe erdhi si rezultat i nje qeverisjeje ekstremisht te korruptuar ne te gjitha nivelet e pa alternativa atehere gjasat jane qe
elektorati te tkurret ne menyre konstante. Fatos Nano nuk eshte i paafte. Ai e njeh skenen politike shqiptare mjaft mire. Dy muaj heshtje i kane sherbyer atij me se miri per te ndertuar strategjine e se ardhmes se tij politike. Bashkepunetoret e tij qe versulen ndaj tij tashti ka te ngjare qe ne vend te demit t"i bejne nder.
Ne Texas te SHBA tregojne nje histor te vjeter. Nje fermer kishte nje gomar. Nje dite gomari i bie ne nje pus te madh qe ishte ne oborr. I zoti mendohet e mendohet dhe arrin ne konkluzionin qe
kushton me shume per ta nxjerre gomarin qe andej sesa per ta mbuluar me dhe aty ku eshte. Ai megjithe disa miqte e tij fillojne te hedhin dhe me lopata per ta mbuluar. Por sa here qe ata
hidhnin dhe gomari shkundej e niveli i dheut rritej derisa pusi u mbush e gomari doli ne siperfaqe. Fatmiresisht apo fatkeqesisht, PS-ja ka plot njerez qe po hedhin dhe mbi kryetarin cka mund te
beje qe ai te dale nga pusi ne me pak se mendojme ne. Gjithsesi keto zgjedhje e kane marre noten kaluese tashme. Jetegjatesia e parlamentit te ri nuk varet aspak nga fakti se PS i pranon apo jo ato zgjedhje. Ajo cfare do te determinoje jetegjatesine e ketij parlamenti eshte qeverisja ndryshe nga sa ka qene keto vitet e fundit. Reduktimi i korrupsionit, ulja e taksave sic eshte premtuar, vendet e punes, eksplorimi i opurtuniteteve ekonomike, futja e investimeve te huaja, politika e jashtme efektive, bashkepunimi serioz me kompanite dinjitoze, rendi e drejtesia jane ato per te cilat populli eshte sensitiv.
*Autori eshte drejtor i "Nee York Institute of English and Business"
New York
---------------------
Krijoni Kontakt