korrieri
--
Perleshje mekataresh
E Merkure, 10 Gusht 2005
Nga Andi Bushati
PS do te filloje te kete shprese, jo kur te behen shume ata qe kerkojne largimin e Nanos, por kur te behen shume ata qe do te largohen se mekatuan se bashku me Nanon
Me nje periodicitet thuajse perfekt mediat po percjellin, peticionin e 120 freshisteve shkodrane, nje te singjashem te socialisteve elbasanas apo vlonjate, me nje fjale te gjitha zerat qe kerkojne, qe prej mbajtjes se pergjegjesise te kryesise se PS per humbjen e 3 korrikut dhe deri tek ata qe shkojne tek doreheqja e Nanos. Ketyre zerave qe vijne nga vegjelia, u jane shtuar edhe reagimet e herepasereshme ose te Servet Pellumbit, ose te Petro Kocit, ose te Elmaz Sherifit apo te Sherif Bundos. Nderkohe nen rrogoz flitet se Edi Rama po pret momentin e pershtatshem per te sulmuar fort dhe drejteperdrejte liderin historik te socialisteve, duke e etiketuar ashtu sic eshte: strategun e vetem dhe shkaktarin e vertete te humbjes.
Deri ketu nuk ka asgje te jashtezakonshme. Pas cdo disfate etiketohet fajtori (ne politike ai largohet, aq me teper kur e ka premtuar nje gje te tille), analizohen shkaqet dhe vendoset strategjia per te ardhmen. Por kjo qe po ndodh ne PS, nuk vjen aspak era normalitet. As moralitet. Ajo ngjan pak me shume me ate termin e shpikur dikur nga Dritero Agolli, qe me sa duket eshte shperndare ne trupin e PS si metastazat, nga organi kanceroz ne te gjithe trupin.
Edhe rebelet e rinj socialiste po ngjajne perdite e me shume si shk.erdhatokrate te vegjel. Ata kane filluar te kritikojne tani Nanon dhe oborrin e tij, si te vetmin shkak per humbjen.
Ne radhe te pare nje reflektim i tille nuk eshte i sinqerte. Jo per faktin se po p.ermjerrin liderin ne momentin e tij me te keq, atehere kur i ka rreshkitur kemba, po per shkakun se as vete nuk e besojne ate qe po bejne. Keta kundershtare te shpikur te Nanos, me teper sesa nga ideali per te shpetuar partine, per te pare nga e ardhmja, apo per te rikthyer virtytet e solidaritetin e se majtes, duket se jane te prekur nga semundja shqiptare per te goditur ne menyre te pameshirshme viktimen. Per cilindo prej tyre qe do ta kundershtonte nje pohim te tille do te ishin gati shume pyetje:
Pse nuk foli ai kur PS-ja po percahej dhe per here te pare ne historine e saj, kjo parti po organizonte ne dhjetorin e 2003, nje kongres te manipuluar?
Pse nuk foli ai kur ne ditet e zise kombetare, kryeministri pushonte ne Sharm el-Sheik, apo kendonte ne buzuk?
Pse nuk foli ai kur Fatos Nano i shperndante pushtet te pamerituar politik, klaneve mafioze?
Pse nuk foli ai, kur gruaja e etiketuar si Mira Markovic, ishte shnderruar ne gjobevenesen me te madhe te biznesit shqiptar?
Pse nuk foli ai kur e gjithe mazhoranca u be bllok per te fshehur nje aksident me veture?
Pse nuk foli ai kur ata se bashku me te cilet mund te arrihej fitorja, etiketoheshin si gjarperinj dhe kur rendej vetem pas krijimit te pushtetit personal?
Ka pasur nje pjese te shoqerise civile, te opinionisteve, te te larguarve nga partia, madje dhe te njerezve te thjeshte te sonduar ne rruge, qe i kane bere te ditura keto. Por pothuajse askush ne PS-ne e mbetur nuk i degjoi.
Ata mbyllen veshet duke e lidhur shurdherisht fatin e tyre me ate te Nanos e duke preferuar te shkojne sebashku me te ne humnere. Kur nga Kongresi Elektoral, ai i ftoi te ndanin sebashku, guret dhe dafinat, ata e pranuan kete me duartrokitje. Qene pak a shume te njejtet njerez,qe ne te njejten salle kishin hedhur gure (natyrisht pas kurorave me dafina) 14 vite me pare, mbi Enver Hoxhen. Ndaj kete pendese te dyte, madje edhe te pasinqerte, nuk u a beson njeri.
Por kjo eshte ceshtje e moralit te tyre. Gjithashtu, e menyres sesi perceptohet ky moral i dyfishte brenda te njejtes force politike. Problemi qe i intereson nje publiku me te gjere eshte tjeter. Eshte fakti se a ka me forca modernizurese brenda opozites se re shqiptare? A ka mundesi qe brenda ketij qerthulli mekataresh, te friksuarish, te korruptuarish, vegjetuesish e te tredhurish, te ngrihet nje opozicion i dobishem dhe i besueshem, per te cilin me sa duket tani do te kemi me shume nevoje se kurre. Eshte e veshtire te japesh nje pergjigje pozitive.
Pas tete vitesh pushtet, pak kush mund te mburret se ka mbetur i paster ne PS. Edhe rrebelet e tanishem nuk jane aspak me te besueshem. Ata jane me te rrezikshem. Sepse para se gjithash jane edhe hipokrite. Ne betejen qe po pervijohet ne PS, ata nuk kane hyre per te mire te komunitetit, por vetem per te pastruar duart e tyre. Ndaj edhe kjo beteje, ajo mes nanoisteve dhe atyre qe u kujtuan ta kundershtojne tani, nuk pritet te jape asgje frytdhenese.
Ajo do te jete nje perballje mekataresh. Ku me shume do te kete dosje e akuza, sesa projekte dhe shprese. Ajo do te jete nje beteje shterpe. Nje forme komike e perplasjeve te meparshme tragjike, qe perfunduan te gjitha ne lufte per karrige. Pasi edhe nese kundershtaret e Nanos (gje qe ka pak mundesi) ngadhenjejne, ne PS do te kemi vetem nderrim emrash dhe jo filozofie. Sepse ne te gjitha rastet kjo parti do te drejtohet nga njerez qe ne mos kane ushtruar, kane pranuar nje pushtet abuziv. Ndaj fati i socialisteve nuk mund te zgjidhet me me beteja mekataresh. PS do te filloje te kete shprese, jo kur te behen shume ata qe kerkojne largimin e Nanos, por kur te behen shume ata qe do te largohen, se mekatuan se bashku me Nanon.
--
mir thot Andi... por do te mjaftonte vetem nje rrethane.. per te etiketuar se cfar jane socialistet e PS-se..
PS-istet jane kanibale perderisa kan 9 vjet qe e pranojne nje kanibale ne forumet drejtuese te Partise e te shtetit.. sikurse kanibalen e njohur luiz hoxhen..
jemi ne vitet 2000 pas krishtit e e jo ne 2000 para krishtit..
qashtu..
Krijoni Kontakt