Close
Faqja 53 prej 58 FillimFillim ... 3435152535455 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 521 deri 530 prej 572
  1. #521
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,159
    Postimet në Bllog
    22
    KAPITENI NANO NE ANIJEN E MBYTUR

    Shqiptari i vetem qe nuk eshte njohur me triumfin e se djathtes. Ish-kryeministri mund te jete se shpejti edhe ish-kryetar partie. Paradoksi, mbledh ministrat e flet per prioritetet e qeverisjes!

    Kryetari i PD-se, Sali Berisha deklaroi dy dite me pare se vetem 3 veta ne Shqiperi nuk e dine se e djathta i ka fituar zgjedhjet. Por, ngjarjet evoluan dhe dje mbeti vetem nje njeri ne kete vend, i cili nuk e dinte se socialistet e humben pushtetin me 3 korrik. Ky njeri eshte Fatos Nano. Kryetari i PS-se mblodhi dje qeverine dhe i beri thirrje ministrave te shtrengojne rradhet dhe "te vazhdojne punen me nje axhende te programuar prioritetesh". Ne fjalimin e djeshem ai perngjante kryekeput me Ramiz Aline e vitit "91, te cilit, era e ndryshimeve nuk i levizte as fijet e pakta te flokeve e jo me ta ndergjegjesonte per realitetin. Ndryshimi i Madh qe u vulos me 3 korrik nga shqiptaret, duket se nuk ka prekur asnje hemisfere te trurit te Nanos. Ai flet sikur sapo ka fituar zgjedhjet, i fton ministrat te ndjekin prioritetet qeverisese dhe akuzon ish-presidentin Berisha se nuk njeh shtetin! Ai nuk po arrin ende te kuptoje se mbetet thjesht nje kapiten i nje anijeje te mbytur. Nuk po arrin te kuptoje se tashme eshte nje ish-kryeminister dhe rrezikon seriozisht te jete ish-kryetar partie.

    Mbledhja e qeverise

    "Qeveria vazhdon punen me nje axhende te programuar prioritetesh, dhe deri ne certifikimin e rezultatit te zgjedhjeve te 3 Korrikut, po kujtoj qe Kushtetuta kerkon qe cdo titullar te mos largohet pa u identifikuar dhe legjitimuar pasardhesi i tij ne detyre". Ky ishte mesazhi qe percolli dje kryeministri Fatos Nano perpara zhvillimit te mbledhjes se radhes se Keshillit te Ministrave. Njekohesisht duke iu referuar pikerisht kesaj axhende, kreyministri Nano theksoi se procesi ligjor dhe institucional i zgjedhjeve 2005 perfundon vetem kur Kushtetuta dhe Kodi Elektoral, me juridiksionin qe iu kane dhene institucioneve specifike, realizojne duke shpallur rezultatin zyrtar te zgjedhjeve. Po keshtu, kreu i ekzekutivit falenderoi te gjithe administraten shteterore dhe titullaret e saj. "Ajo qe na bashkon ne kete angazhim per normalitet eshte qetesia dhe bindja se institucionet kompetente do te vazhdojne te kryejne detyren e tyre, sikurse edhe Qeveria do te permbushe detyrimet e saj kushtetuese, pavaresisht nga presionet apo emocionet qe gjenerohen nga individe te interesuar per te kunderten", theksoi Nano, lidhur me kete ceshtje. Por kryeministri Nano gjate fjales se tij u ndal dhe ne thirrjen qe sipas tij eshte bere pak dite me pare nga lideri demokrat Berisha, sa i takon punes ne administraten shteterore. "Gjate ketyre diteve ne kemi degjuar se si lideri i opozites aktuale ne kushtet e mungeses se plote te dijenise se si funksionon shteti, dhe se cfare standartesh kemi arritur te vendosim ne Sherbimin Civil ne keto 8 vjet, ushtron presione per shthurrjen e punes ne administraten shteterore, krahas resioneve absurde, por karakteristike per te, ndaj institucioneve te pavarura kushtetuese sic jane Gjykata Kushtetuese, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve", nenvizoi Nano. Referuar kesaj thirrje, Nano vuri ne dukje se "ne e njohim kete presion dhe prandaj nuk kemi rene kurre pre e tij, ju ftoj te mos bini as tani ne emocionet e kerkuara nga presionet apo ne reagime ndaj presioneve". Gjithashtu, kryeministri kerkoi qe "te gjithe te rrisni ritmin e punes, te garantoni qendrueshmerine dhe dinamiken e punes se ekzekutivit dhe te jeni transparent ne lidhje me standardet e performances dhe te komunikimit me te gjitha nivelet e administrimit publik qe kemi demostruar deri me sot". Nderkaq, ne zgjedhjet parlamentare te ketij viti kandiduan edhe nje numer zevendesministrash apo funksionaresh te larte te administrates shteterore. "Ne kete moment, qe periudha e gares elektorale u mbyll, te gjithe funksionaret, me perjashtim te Arben Isaraj, i cili u zgjodh deputet, me nje mandat te certifikuar deri tani ne nivel te KZZ-se, rikthehen ne pune", cilesoi kryeministri Nano.

  2. #522
    i/e regjistruar Maska e Skenderbeu 2
    Anëtarësuar
    28-04-2005
    Vendndodhja
    Gjermani / Essen
    Postime
    21
    Miredita .


    Ju lutem sapo ta merni vesh dhe te jeni te sigurt qe NANO DHE GRUPI I TIJ nuk drejtojne me , atehere na njoftoni sepse do te Urojme Juve nga Shpirti gjithe te mirat dhe Ju plotesofshin deshirat ne Jete nga do qe Jeni dhe nese mund te vinte nje Dite qe dhe une mund te bej dicka per Ju atehere te jeni te sigurt qe e bej dhe e deshiroj kete gje nga Zemra me kenaqesi .


    Nje Fund Jave te mire i deshiroj te gjitheve ne Bote .


    Me Nderime dhe Respect
    Skenderbeu 2 .

  3. #523
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    JO DOREHEQJE, POR SHKARKIM TE NANOS"

    Fillojne peticionet e degeve te PS-se kunder kryesocialistit Nano

    Humbja e thelle dhe e tmerrshme per socialistet e thjeshte nuk po gelltitet lehte, pasi votimi i 3 korrikut nuk ishte votim kunder platformes dhe anetareve militante socialiste, por ishte kryekeput kunder Fatos Nanos si person, familjes se tij qe shfrytezoi pushtetin e socialisteve per t'u pasuruar, dhe e nje shpure ministrash qe e ngriten mireqenien e tyre mbi supet e vrara nga lodhja per te mbijetuar te mijera e mijera socialisteve. Nuk ishte nje fitore e mirefillte vetem per Sali Berishen, ndonese ai shquhet per korrektesi e mosimplikim ne afera korruptive, por humbja e 3 korrikut u shnderrua ne nje plebisht popullor vetem kunder Fatos Nanos. Ai e shkaterroi PS-ne ne keto tre vite te qeverise se tij, ngriti ne kupole dhe ne pushtet nje rrjet mafiozesh, te cilet e shikuan PS-ne vetem per t'u pasuruar e jo per te milituar ne sherbim te kauzes socialiste. Fakti qe humben me 3 korrik nje mori ministrash, miq te Nanos, dhe u rrezikua per nje grusht votash edhe ish-kryeministri korrekt, Majko, tregon se inati popullor ishte i tmerrshem. Votuesit dogjen me Nanon edhe disa kandidate per deputete qe edhe duhej te fitonin. Kjo tregon se e majta eshte ne diten me te veshtire te saj qe nga viti kur nderroi emrin nga Parti Komuniste ne Parti Socialiste. Partia Socialiste nuk ka qene ne kete dite deshperimi as kur i arrestuan kryetarin e tyre ne korrik 1993. Edhe atehere, pa kryetar ne liri, socialistet ishin me te forte e me krenare se sa ndihen sot e pas dites se sotme. Fatos Nano, ne vend qe te pranoje doreheqjen e deklaruar para zgjedhjeve, kur tha hapur e publikisht ne TV Klan se "nese PS humb zgjedhjet, une do jap doreheqjen", keto dite ai po gjen njemije e nje menyra qe ta spostoje vemendjen nga analiza per humbjen e thelle. Nje pushtet i forte i Berishes do ta copetoje opoziten e Nanos, pasi jane nderruar rolet tashme. Ne vitin 1997 e perdite Nano thoshte publikisht se "qofte bekuar ajo dite qe me la Berishen perballe pasi jam i fituar sa here te konkuroje ne zgjedhje". Ndersa pas 3 korrikut ka te drejte Berisha qe te thote: "Me Fatos Nanon kryetar te PS-se e ne opozite, do te qeveris jo 4 vite, por 8 vite!". Irritimi ne bazen e PS-se eshte jashtezakonisht i madh per humbjen qe ua solli vetem kryetari i tyre. Natyrisht qe humbjet jane normale ne demokraci, porse nje humbje vetem per qejfet e Nanos e te gruas se tij nuk mund ta kaperdijne socialistet, te cilet duan nje parti me te drejte jo vetem per veten e tyre, por per te gjithe. Si mundet Fatos Nano te shkaterroje nje te majte te rritur me njemije halle vetem se donte te ishte vete Zot e vete shkop? A nuk iste Nano qe largoi Ilir Meten e nje grup pas tij? A ishte vete Fatos Nano qe nuk ofroi publikisht Edi Ramen para e gjate fushates elektorale vetem e vetem qe te mos i shtonte piket Edit? Fatosi kerkon te jete vete gjel maje plehut qe beri tash tre vite me familjen kryeministrore. Zoti Nano nuk mund te justifikoje humbjen me faktin se gjoja "na percau votat Meta e LSI-ja". Nano dhe Xhoana Nano donin nje pashallek, ku te komandonin per cfaredo dhe te kullufisnin milionat e eurove, sic thone plot fakte te bera publike tash tre vite, si dhe te digjeshin nga dielli i Mesdheut ne jahte luksoze! Nuk mund te drejtosh edhe qeverisjen, edhe qejfet perrallore, edhe bizneset e gruas qe te dalin me 120 per qind fitim vjetor, edhe luften kunder korrupsionit!

    * * *

    Dje, nje tufe me letra proteste ka mberritur ne seline e PS-se, ne Tirane, ku me dhjetera organizata baze te PS-se e plot anetare te KPD-se kerkojne shpjegime nga lideri i tyre se perse erdhi kjo humbje. Para fushates e gjate fushates zoti Nano deklaronte se "LSI eshte nje pike uji ne oqeanin e madh socialist dhe nuk na demton", kurse tani pas zgjedhjeve Gramoz Ruci del dhe thote ne konference shtypi se "na demtoi LSI". Atehere nese e dinit se do t'ju merrte vota perse nuk gjetet gjuhen e perbashket te koalicionit, bile edhe me parti te tjera te majta, sic beri mjeshterisht Sali Berisha me partite e qendres se djathte, duke dale vetem me nje kandidat per deputet te perbashket? Moszotesia per te parashikuar ka nje kosto ne politike; doreheqje dhe largim nga kupola e partise. Nese zoti Berisha do te kishte humbur zgjedhjet e 3 korrikut, ai do te jepte pa diskutim doreheqjen. Ndaj tashme qe humbja e PS-se eshte evidente edhe nga rezultatet zyrtare te KQZ-se, zoti Nano duhet te kthehet nga pushimet e fundjaves ne Turqi e te jape doreheqjen. Nese jo, atehere mbetet shkarkimi, sic kerkojne mijera e mijera socialiste keto dite.

    Kishte shume vite qe kazani socialist ziente. Ne Kongresin e fundit zgjedhor nga presioni plasi kapaku dhe "lengu socialist" u derdh fushave "socialiste", por bariu Nano as qe deshi t'ia dije se "vatha socialiste" po shthurej pikerisht per fajin e tij dhe te zonjes se tij, Nano, qe donte pushtet te pakufizuar ne shtet, por dhe ne parti. Pushteti i kesaj gruaje kandidoi ne keto zgjedhje nje mori emrash miq e sejmene te saj, te cilet humben thelle. Humbi flokegjati e mendjeshkurti Agim Isaku, drejtori i kabinetit te kryeministrit. Humbi Emin Barci, shef i kabinetit te kryetarit te PS-se, per fajin se vinte nga zyra e Nanos. Humbi Majlinda Keta se dihej se ishte kandidature e Xhoana Nanos. Humben nje urdi nanoistesh e xhoanistesh, te cilet moren ndeshkim popullor. Nese Nano do te kishte treguar vullnet pozitiv dhe reflektues ndaj kritikave te Ilir Metes, Rexhep Meidanit dhe Edi Rames, PS-ja mund te ishte ndryshe pas ketyre zgjedhjeve. Nese Fatos Nano do te kishte degjuar zerin e vetem te Erion Braces qe luftonte me "xhaketat e vjetra ne kupolen e PS-se", do te kishte emra te tjere konkurues ne 3 korrik. Nese zoti Nano do te ishte me dashamires ndaj te vertetav te Petro Kocit, sot PS-ja edhe mund te kishte valvitur flamurin e fitores. Nese kryeministri Nano do te kishte degjuar zerin e bazes socialiste, te atyre qe vuajne edhe per buken e gojes, por qe jane te sinqerte, nuk do te ishin duke vajtuar sot humbjen e thelle. Nese kryetari kryeminister do te kishte gjetur gjuhen e mirekuptimit mes kolegeve qe vjet ne dhjetor do te kishte dhene doreheqjen nga posti i kryeministrit dhe kishin hyre ne fushate elektorale me nje kryeminister tjeter qe nuk kishte cene mbi kurriz si vete Nano.

    Mbi te gjitha, nese zoti Nano do te kishte paksa gjak te kuq si stema e PS-se, e hapte udhen per t'u larguar vete e jo sic largoi tashme krejt te majten nga pushteti. Por Fatos Nano mbetet i pandreqshem. Ai rron vetem per kazino e helikoptere turistike, ai deshiron te sundoje si pasha kur "pashallekun" ia kane marre; ai nuk e kupton se koha e tij ka ikur pergjithnje, aq me teper perballe nje Berishe kryeminister, i cili ka zene mend nga e kaluara dhe do te jete teper korrekt me ligjin dhe rregullat e Demokracise. Tashme koha e Nanos ka perenduar. Nano i duhet vetem Berishes qe ta kete, qe sa here t'i bjere "thesit Nano" ai te nxjerre pluhur!

    Alban Mati

    koha jone
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #524
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Shtypi grek për zgjedhjet në Shqipëri

    Shqiptarët dënuan luksin e Xhoanës


    Altin Metaj

    ATHINË- Gjatë javës që sapo u mbyll, shtypi grek ka ndjekur hap pas hapi ecurinë e periudhës postzgjedhore në Shqipëri. Në përgjithësi të gjitha gazetat e mëdha greke në analizat që botojnë, japin një tablo të asaj që, sipas tyre, nuk pritej; fitorja e zgjedhjeve nga Berisha. Por të gjitha japin opinioni se ish-kryeministri Nano u ndëshkua në këto zgjedhje, për shkak të jetës në pasuri që bën, e cila është në kontrast me varfërinë e shtetasve të tij.
    Në numrin e saj të djeshëm gazeta javore “Tema”, më e madhja në Greqi, nën titullin “Havai, Elvetia dhe buzuqia tek...Kara’ për Xhoana Nanon” shkruan: ”22 vjet e ndajnë 35-vjeçaren Xhoana Nano nga i shoqi i saj, Fatos Nano. Ish-kryeministri i Shqipërisë, i verbuar nga dashuria për të, e shpalli (me vendim qeverie) si zonja e parë e vendit, pas vdekjes së gruas së presidentit të Republikës, Moisiu. Esmerja tërheqëse është truri biznesmen i z. Nano. Ka dy kompani transporti me autobusë dhe helikopterë, ndërkohë që flitet se ka aksione pothuajse në të gjitha kompanitë e mëdha ndërkombëtare në Shqipëri (i biri i z. Nano mban post me përgjegjësi te “Vodafon”). Në mënyrë të vazhdueshme znj. Nano është akuzuar se bën atë që do në Tiranë. Një biznesmen nga grekët e Shqipërisë, i cili filloi ndërtimin e një godine në një zonë të mirë të Tiranës, akuzon se sapo znj. Nano ia vuri syrin godinës, ai u gjend në burg për shmangie nga taksat. U detyrua më vonë që të paguante garanci 1 milion dollarë, të cilën e pagoi brenda një fundjave. Znj. Nano, e cila jetonte prej kohësh në Greqi, u akuzua nga opozita edhe si agjente e shërbimit të fshehtë grek, për arsye të miqësisë së saj me një oficer grek të ushtrisë. Në veshët e shqiptarëve të veriut nuk dëgjoheshin mirë zërat se çifti kryeministror “fluturonte” për plazh në Havai, për ski në Zvicër, për ajër të pastër të Jonit te vila e Hoxhës në Sarandë (të cilën më parë e kishte rikonstruktuar) ose për buzuqi në Selanik (kryesisht te këngëtari Vasili Kara). Ata gjithashtu nuk falën faktin që znj. Nano nuk u përpoq fare që të fshihte faktin se do të dëshironte që i shoqi i saj të ishte politikan i një vendi tjetër. Dhe i dënuan në zgjedhje”.
    Po e njëjta gazetë, në një artikull tjetër nën titullin: “Qeveria Berisha në litar të tendosur”, shkruan se kundërshtarët e kanë paralajmëruar z. Berisha se i ka ditët e numëruara. Parlamenti do të votojë për presidentin e vendit pas një viti e gjysmë. Për të cilin duhen 84 nga 140 deputetë. Kështu që konsiderohet e pamundur që Berisha të sigurojë votat e duhura, kështu që ka mundësi që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme”.





    11/07/2005
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #525
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shekulli

    --


    Pas largimit të shtunën për në Turqi, kryeministri në detyrë është parë të dielën në ishullin grek

    Pushimet, Nano në kazinonë e Rodosit


    A.Rama

    TIRANË- Ditët e fundit si kryeministër, Fatos Nano po i kalon mes pushimesh luksoze, që kanë filluar në Turqi e po vijojnë në ishullin turistik të Greqisë, Rodos. Burimet afër kryeministrit në detyrë konfirmuan se Nano është larguar nga Shqipëria drejt Turqisë që të shtunën në mëngjes, pra një ditë pas zhvillimit të mbledhjes së qeverisë, ku u ratifikua shitja e 76% e aksioneve të kompanisë telefonike “Albtelekom”. Ndërkohë të dielën Nano, nën shoqërinë e bashkëshortes dhe të miqve të tjerë të afërt, është parë në kazinonë e Rodosit, ishullit grek që ndodhet shumë afër me Turqinë. Nano është larguar për pushime dhe “relax” të plotë, në një kohë kur ende nuk ka një rezultat përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut dhe duke qenë kryetar qeverie. Por edhe në një kohë kur një pjesë e mirë e kandidatëve socialistë që humbën garën elektorale përballë rivalëve të PD-së, kanë ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Pavarësisht nga rezultati që PS-ja mori në këto zgjedhje, pasi në maxhoritar ka të konfirmuara deri tani vetëm 40 mandate, duke humbur një pjesë të konsiderueshme të mandateve që gëzonte në legjislaturën e kaluar, por edhe të bastioneve të saj, Nano nuk ka hezituar që të fillojë turin e pushimeve të verës. Në një farë mënyre, Nano, edhe këtë radhë i është shmangur përgjegjësisë si kryetar partie për rezultatet e ulëta të PS-së në këto zgjedhje, duke gjetur kohën më të papërshtatshme për të pushuar. Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Ridvan Bode, tha dy ditë më parë se Nano po mbyllte në Turqi aferën korruptive të shitjes së “Albtelekom” dhe se shpenzimet e këtij udhëtimi atij po ia paguante kompania turke. PD-ja ka deklaruar se nuk do të njohë privatizimin e “Albtelekomit”, i zyrtarizuar tashmë nga qeveria Nano. Kryeministri Nano do të mbahet mend si kreu i ekzekutivit që ka kaluar disa herë pushime luksoze dhe tepër të shtrenjta, duke u larguar nga vendi të paktën dy herë në vit në periudha të gjata kohore prej më tepër se 15 ditësh. Ndër këto pushime mund të përmendet ai i verës së shkuar nëpër Mesdhe, ku Nano së bashku me Xhoanën shëtitën për më tepër se dy javë me një jaht tepër luksoz dhe të shtrenjtë. Por sensacional për mediat dhe shqiptarët ishte edhe festimi i natës së ndërrimit të viteve nga çifti Nano në një nga hotelet më të shtrenjta të botës, në Dubai.






    12/07/2005


    ---




    ... cte tregonkjo...

    se mafia po luan te 999-te guret qe ta rrezoje Voten e 3 Korrikut e qe Nano pas pushimeve te vije te vazhdoje dhe 5 vjet te tjera te qeverrrisë..


    dhe sic duken bathet ai do ja dale mbanë..

    mjeshteria e "specialisteve " (sic i quan arbnori hajnat socialiste) eshte e pa perfytyrueshme nga mendja njerzore normale..

    Nano nuk eshte gje tjeter vec fytyra e cdo Enveristi e antaro kelyshi te PS-se.. dhe ai e di kete prandaj i qete vazhdon vakancat ..

    na mo m.uta e shk..dhata .. u thot ai me celular andej nga p semes nga ka vajtur.. dua fitore me cdo kusht se ndryshe ja u a tredh nje nga nje juve hallatet qe i keni majmur keto vite me mua ne krye..
    si urdheron shef thon shk ..tat socialiste dhe punojne nat e dite sorrolloperisht nga gjisherit xhelate enveriste e deri tek nipo mbesat kur.vica freshiste.. me mercedeska ne mullaqe .. qe te bejne Mashtrimin e Madh..

    Ne e hengert ki Popull kte radhe mir tu behet..

    pejk..


    ..

  6. #526
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Shtypi grek akuzon Xhoana Nanon si shkaktare të
    humbjes

    Shqiptarët, votë kundër luksit të Xhoanës


    Gazeta më e madhe javore në Greqi, “TEMA”, analizon zgjedhjet e 3 Korrikut në Shqipëri duke bërë përgjegjëse për humbjen e socialistëve, luksin dhe keqpërdorimin e pushtetit nga gruaja e tij Xhoana Nano. Nën titullin “Havai, Elvetia dhe buzuqia tek...Kara’ për Xhoana Nanon” shkruan: ”22 vjet e ndajnë 35 vjeçaren Xhoana Nano nga i shoqi i saj, Fatos Nano.Ish-kryeministri i Shqipërisë, i verbuar nga dashuria për të, e shpalli me vendim qeverie si zonja e parë e vendit, pas vdekjes së gruas së presidentit të Republikës, Moisiu. Esmerja tërheqëse është truri biznesmen i z.Nano. Ka dy kompani transporti me autobusë dhe helikopterë, ndërkohë që flitet se ka aksione pothuajse në të gjitha kompanitë e mëdha ndërkombëtare në Shqipëri (i biri i z.Nano mban post me përgjegjësi te “Vodafone A”). Në mënyrë të vazhdueshme znj.Nano është akuzuar se bën atë që do në Tiranë. Një biznesmen nga grekët e Shqipërisë, i cili filloi ndërtimin e një godine në një zonë të mirë të Tiranës, akuzon se sapo znj. Nano ia vuri syrin
    godinës, ai u gjend në burg për shmangie nga taksat. U detyrua më vonë që të paguante garanci 1 milion dollarë, të cilën e pagoi brenda një fundjave.Znj.Nano, e cila jetonte prej kohësh në Greqi, u akuzua nga opozita edhe si agjente e shërbimit të fshehtë grek, për arsye të miqësisë së saj me një oficer grek të ushtrisë. Në veshët e shqiptarëve të veriut nuk dëgjoheshin mirë zërat se çifti
    kryeministror “fluturonte” për plazh në Havai, për ski në Zvicër, për ajër të pastër të Jonit te vila e Hoxhës në Sarandë (të cilën më parë e kishte rikonstruktuar) ose për buzuqi në Selanik (kryesisht te këngëtari Vasili Kara’). Ata gjithashtu nuk falën
    faktin që znj.Nano nuk u përpoq fare që të fshihte faktin se do të dëshironte që i shoqi i saj të ishte politikan i një vendi tjetër. Dhe i dënuan në zgjedhje.


    Marre nga Gazeta Tema
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  7. #527
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2005
    Postime
    117
    Citim Postuar më parë nga ornament
    Andrra titulli nuk eshte huazuar nga Balzaku (Iliri s'ma ha mendja te ket pas kohe ta lexoje ate) por ka mundesi nga nje liber satirik shume i njohur i Dritero Agollit, "Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo".

    Vinny i ke gabim ato konkluzionet e tua per popullin shqiptar. Ne jemi njerez individual, kjo ben qe problemet kolektive te shoqerise me te cilat merret politika e nje vendi pak na stimulojne e eksitojne. Thelle-thelle NE nuk presim gje nga QEVERIA, e as nga ministrat e saj, sepse secili nga ne po te ishte ne vend te tyre s'do mendonte veçse per veten.
    Kjo sjedh ate qe per permbysjen ose marrjen e pushtetit nga nje individ ose grup i caktuar duhen zgjedhur momente te VEÇANTA, fare te rradha, ndryshe shancet i ke fare te pakta.
    PS e kapi me zgjuarsi situaten e krijuar, rrenimet financjare ne popull te krijuara nga shoqerite piramidale te kohes se Sales.
    Tani duhet qe dhe Sala te kapi nje RAST te ngjashem per te rimarre pushtetin. Por batuta tregon qe: "s'bi dy here daci ne kos".
    Jam dakord me ato qe thua deri ne fjalin e fundit por besoj se bie nese nuk ka rruge tjeter ku te shkoje jo vetem dy here por edhe dhjetra here me radhe. Elita politike qe na drejton ka treguar se te kesh besim tek ajo eshte nje humbje kohe. Pas firmave piramidale dhe terrorit te ushtruar nga pushteti berishes dhe i njerezve te paafte qe e rrethonin ate, populli e ngriti veshtrimin nga nje force e cila duke qene e majte premtonte me shume per ta. Por rigjeti zhgenjimin por ne nje forme tjeter. Mendoj se ndryshimi midis pushteti te Berishes dhe atij te Nanos eshte se: Pushteti i berishes ishte i bazuar vetem ne presione qe i behej çdo kujt qe nuk ishte ne te ashtequajturit "DEMOKRAT" pra nje diktature por me nje emer tjeter. Ndersa pushteti i krijuar nga Nano ishte ekonomik dhe ky shtypte çdokend qe nuk ecte sipas planit te tij prandaj patem edhe ato levizjet per pastrim te politikes qe siç i kuptuam te gjith me vone ishin thjesht per te larguar nga pushteti disa njerez qe nuk po ecnin sipas planit te Nanos. Berisha: Nje shtet qe nuk egzistonte, individ i fuqishem,zhvillim ne renije,ekonomi inegzistente.Nano: nje shtet i fuqishem, i perdorur nga idivid te fuqishem ose me pushtet dhe zhvillimi kishte nje rritje ne fillim dhe me pas nje renie te theksuar,ekonomi e monopolizuar. Ajo qe na ngel ne shqiptareve eshte vetem shpresa, qe ata qe po vijne ne pushtet te ken mesuar sado pak nga renija e tyre dhe kundershtarve te tyre. Edhe pse kjo shprese eshte e vaket ne vazhdojme te shpresojme nuk kemi çte bejme vetem ajo na ka ngelur...........................................? !

  8. #528
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    I kryeshkarkuari Nano dhe komunarët e PD-së

    Nga Mero Baze

    Kryeministri në detyrë Fatos Nano po përpiqet të provokojë opozitën me një sërë shkarkimesh të krerëve lokalë të saj, të cilët nuk i janë përgjigjur thirrjes për bashkëpunim nga disa kandidatë biznesmenë të paraqitur në emër të Partisë Socialiste. Pas shkarkimit të tre kryetarëve të komunave të PD në Dibër, ku kandidoi Sadri Abazi, i cili mburret se ka shpenzuar 1 milion euro për të marrë mandatin, Nano shkarkoi tre kryetarët e komunave që nuk pranuan të marrin para prej tij dhe u rezistuan edhe sulmeve me armë. Po ashtu me rekomandimin e Ben Blushit, ministrit simbol të korrupsionit politik, që shpiku dhe zbatoi skemën e çertifikatave false, ai ka marrë vendim dje për të shkarkuar Agim Canin, kryetarin e
    Bashkisë së Kamzës, për parregullsi elektorale. Kamza, ku kandidoi biznesmeni socialist Shyqyri Duraku, është nga të paktat zona, që nuk ka asnjë kontest elektoral prej kandidatit. Dyshimet e para lindin nga fakti se Nano deri tani po përpiqet të qetësojë kandidatët biznesmenë dhe jo ndonjë kandidat politikan socialist, që mund të ketë hasur probleme. Nga ana tjetër,shkarkimi i këtyre krerëve lokalë është llogaritur edhe si një provokim për të futur në krizë raportet me shumicën e re të PD-së, me qëllim që të faktorizohet politikisht pas humbjes që ka pësuar. Në të vërtetë PD po përpiqet të reagojë në rrugë zyrtare, por ajo ka plot hapësira për ta rivënë në vend dinjitetin e krerëve të zgjedhur të saj. Ajo që duhet të bëjë kryeministri i ri Sali Berisha, është të mos i përgjigjet me të njëjtën gjuhë Fatos Nanos pas një muaji, kur të jetë në zyrën e tij. Nano në të vërtetë pret që Berisha, sapo të hyjë në zyrë, të bëjë të njëjtin gjest ndaj Edi Ramës, Lefter Kokës apo kryetarit të bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika, të
    cilët realisht shkatërruan procesin duke mos regjistruar qytetarët dhe duke shpërndarë çerfikata false. Këtë biles po e përhap me shpejtësi dhe si mesazh tek ndërkombëtarët. Kjo Fatos Nanos i intereson më shumë se sa shkarkimi i Agim Canit apo i tre komunarëve të Dibrës, të cilët mund të rikthehen prapë në punë në gusht. Nano kërkon, nga një anë, të kënaqë kandidatët që kanë investuar miliona në emër të një mandati dhe, nga ana tjetër, të fusë PD-në në spiralen
    e hakmarrjes ndaj rasteve reale të përgjegjësisë elektorale të krerëve lokalë socialistë në disa qytete të mëdha. Qetësia e opozitës është përgjigjja më e mirë për gjeste të tilla të një njeriu të dëshpëruar, të cilin e kanë shkarkuar nga detyra jo dekrete zyrash, por vota qytetarësh.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  9. #529
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-07-2005
    Postime
    12
    Në pëvojen e demokracisë amerikane thuhet se qeveria dhe mediat jan kundërshtar të përhershëm por që janë të detyruar të bashkëpunojnë.
    Pas ngjarjeve të '97-s, socialistët arritën që Berishën ta bëjnë gogolin e shqiptarëve. Tash si duket Nano do të jetë në mos gogoli i ri atëherë fajtori kujdestar.
    Mediat vërtetë krijojnë opinjonet, por nuk duhet t'u besohet gjithëherë.
    Shqiptarëve u mungon mendimi filozofik në politikë, prandaj nuk kemi as vizione të reja dhe as mendim të ri. Tash duhet të tregojmë kush jemi e jo me ken jemi.

  10. #530
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shekulli
    --
    Benzi i zi me targa “TR 7227E” është në pronësi të MPVD-së dhe momentalisht përdoret nga zv- ministrja Paço

    Zbulohet makina e "Shkallnuerit"

    Makina është parë për herë të fundit paraditen e së enjtes në oborrin e selisë së Partisë Socialiste

    L. Çela

    TIRANË- Zbulohet në Tiranë makina që dyshohet se ka kryer aksidentin e Shkallnuerit në vitin 2001, për të cilin akuzohet si autor kryeministri Fatos Nano. Një benz i zi, i cili përputhet plotësisht me përshkrimin e dëshmitarëve okularë të ngjarjes, është parë kohët e fundit që të përdoret nga zv-ministrja e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Natasha Paço. Për më tepër kjo makinë, e njëjtë me atë të aksdentit të Shkallnuerit, është në pronësi të MPVD-së dhe targa është e ngjashme me atë që kanë deklaruar dëshmitarët okularë. Gjatë marrjes në pyetje në prokurori, ish- shefi i qarkullimit të Durrësit, Robert Qirjo, ka thënë se në dosje ndodhet dëshmia e një djali që ka parë makinën e aksidentit dhe sipas tij targa ishte “TR 8227E” ose diçka e ngjashme me të. Makina tip benz i zi me të cilin lëviz zv-minitrja Paço ka pikërisht targën “TR 7227E”. Kjo makinë është pikasur nga gazetarët e televizionit “A1”, të cilët e kanë filmuar makinën për herë të fundit mesditën e së enjtes në oborrin e selisë së Partisë Socialiste.

    Makina
    Sipas lajmit të televizionit “A1”, makina në fjalë është rishfaqur pesë muajt e fundit. Për tre muaj rresht kjo makinë ka qëndruar në një servis makinash në afërsi të Saukut dhe para dy muajsh është larguar prej aty. Makina ka patur difekte që lidheshin me mospërdorimin e gjatë të saj dhe është larguar nga servisi e pariparuar. Për rreth dy muaj rresht destinacioni i saj mbetet i panjohur por tre ditë më parë ajo ka qenë në parkingun e Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe këtë të enjte është parë në oborrin e Partisë Socialiste ku ka sjellë ish-prefekten e Durrësit, aktualisht zv-ministre e pushtetit lokal, Natasha Paço. Verifikimet e bëra nga “Shekulli” në policinë e Tiranës kanë treguar se kjo makinë është e regjistruar në pronësi të Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit dhe në përdorim të zv-ministres Paço. Prej disa kohësh Paço, zv- ministre dhe ish- kandidate për deputet nga ana e Partisë Socialiste, po lëviz me këtë makinë që për muaj me radhë ka qenë objekti i diskutimeve të shumta në parlament. I pari që ka përmendur në parlament aksidentin e Shkallnuerit duke akuzuar edhe drejtpërdrejt kryeministrin Fatos Nano, ka qenë kryetari i Partisë Demokristiane, Nikollë Lesi. Ky i fundit ka lexuar përpara deputetëve edhe dëshminë e dhënë nga ana e ish- shefit të qarkullimit rrugor të Durrësit, Robert Qirjo. Pas kësaj, Lesi dhe opozita kanë kërkuar ngritjen e një hetimi parlamentar në lidhje me këtë çështje por kjo gjë është mohuar nga Partia Socialiste. Edhe pas insistimesh të shumta kjo gjë nuk është bërë e mundur. Tashmë me ndërrimin e mazhorancës parlamentare mund të rihapet edhe një herë çështja e aksidentit të Shkallnuerit ku humbi jetën një person dhe i akuzuari kryesor është Fatos Nano. Ish- opozita ka tashmë numrat e duhur për të hapur hetimin parlamentar si dhe vetë makinën me të cilën dyshohet se është kryer aksidenti. Asaj i duhet vetëm vullneti i duhur për ta shpënë këtë çështje deri në fund dhe për të zbuluar të vërtetën.

    Aksidenti
    Aksidenti i Shkallnuerit ka ndodhur në vitin 2001 dhe aty ka humbur jetën një person. Dosja hetimore për këtë çështje ka qenë pothuajse e zbrazur dhe të gjitha të dhënat janë sipërfaqësore. Baza e kësaj dosjeje hetimore janë veprimet paraprake të kryera nga ana e Policisë të Qarkullimit Rrugor të Durrësit. Dëshmia e dhënë nga kreu i këtij institucioni në atë kohë, Robert Qirjo, është edhe baza e hetimit. Ai ka arritur që të gjejë një dëshmitar okular të ngjarjes, një djalë të ri i cili ndodhej në një karburant vetëm pak metra larg vendit ku ka ndodhur aksidenti. Në dëshminë e tij djali i ri ka pohuar se kishte parë një makinë tip “benz mercedez” të zi që kishte aksidentuar një person. Në këtë makinë ai kishte parë një burrë me syze dhe një grua. Pas tyre kishte dalë edhe një burrë tjetër, më i ri në moshë i cili kishte hedhur trupin e viktimës në një kanal. Natën e akisidentit binte shi dhe duke i shtuar errësirën, pamja e të riut nuk kishte qenë maksimale. Ai ka pohuar se makina e akisdentit kishte targën “TR 8227E” po ai nuk ishte i sigurtë dhe mund të kishte ngatërruar ndonjë shifër. Verifikimet e policisë kishin zbuluar se makina e dyshuar si shkaktare e aksidentit ishte në pronësi të MPVD-së. Ndërkohë, kontrolli i ushtruar mbi targën e makinës në fjalë tregoi se ajo ishte e një furgoni që nuk kishte kaluar ndonjë herë në fshatin Shkallnuer të Durrësit. E vetmja makinë e MPVD-së që i përshtatet përshkrimit të dëshmitarëve okularë është ajo që ka në përdorim Natasha Paço. Madje nuk do ishte çudi nëse edhe targa që ka treguar dëshmitari okular të ishte po ajo që mban makina e zonjës Paço. Kjo makinë ka edhe shenjat e një aksidenti në pjesën e përparme të saj.

    Ish- shefi i policisë së qarkullimit të Durrësit dëshmon për hetimet e kryera në vendin e ngjarjes
    Qirjo: Hetuam Ministrinë e Pushtetit Vendor

    Më datë 4.12 2003, nr.prot 2469 të Kuvendit disa deputetë kërkuan komision parlamentar për Shkallnuerin
    Oficeri i policisë gjyqësore, Ali Elezi:
    Prokurori i çështjes, Kostandin Basha
    Dëshmia e Robert Qirjos ish-shef i qarkullimit rrugor Durrës për ngjarjen e Shkallnurit

    10 korrik 2001 seanca e pyetjeve
    Hetuesi: Çfarë mund të shtoni për ngjarjen?
    Qirjo: Më erdhën këto ditë dy specialistë nga Ministria e Rendit. Ariani, drejtori më tha që të mos i takoja
    Hetuesi: Përse?
    Qirjo: Kishte marrë dhenë në Durrës se aksidentin e kishte bërë Fatos Nano, bile “Benzin” e kishte fshehur në një magazinë të një tregtari. Ishte ndërruar “Benzi” i aksidentit atë natë, me një tjetër që të mos kapej në hyrje të Tiranës.
    Hetuesi: Kush?
    Qirjo: Pyesni drejtorin?
    Hetuesi: Po atë djalin që ka parë atë natë aksidentin e keni thirrur menjëherë në polici?
    Qirjo: Patrullës i kishte thënë se ishte një burrë me syze e një grua që dolën nga makina. Ai kishte parë nga karburanti, pasi është shumë afër, ku ka ndodhur aksidenti. Binte shi siç të kam thënë. Më pas djali, ka thënë se nga pas makinës doli një person tjetër që ka hedhur viktimën në kanal afër rrugës dhe ka ikur me shpejtësi
    Hetuesi: Po targa?
    Qirjo: Ai djali nuk e mbante mend mirë, por na tha TR 8227 E, megjithatë nuk ishte i sigurtë. Kemi verifikuar plot, megjithatë po hetojmë edhe në Ministrinë e Pushtetit Lokal. Atje ka një “Benz” të tillë
    Hetuesi: Konkretisht
    Qirjo: Nuk e di. Kaq munda, e di drejtori, e di Arjani….


    Qirjo: Më penguan të bëja hetimet e para
    TIRANË- Në dëshminë e tij Robert Qirjo ka treguar se ngjarja ka ndodhur në orën 7.30 të datës 3 shkurt 2001. Atë e kishte njoftuar patrulla për aksidentin dhe në vendin e ngjarjes kishte gjetur patrullën e përbërë nga Maliq Rakipi dhe Yzeir Qato. “Ndodhi në Shkallnur. Ishte kohë me shi. Kam parë vendin e ngjarjes, me përjashtim të disa copave të xhamit që për mendimin tim ishin copat e pasqyrës së krahut të djathtë. Nuk kam parë gjë tjetër”, ka pohuar Qirjo. Sipas tij, është përpjekur që të zbulojë se kush është pronari i makinës që ka shkaktuar aksidentin dhe në punë i kanë ndërhyrë nëndrejtori i policisë së Tiranës, Sokol Bizhga dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Kriminale, Niko Brahimaj. Në policinë e Durrësit i kishin thënë se me këtë çështje po merrej vetë Brahimaj. “Në drejtori më thanë lëre atë punë se personi që ka bërë aksidentin është njeri tepër i nderuar dhe nuk bëhet shaka me të. Emrin nuk e mbaj mend”,- ka thënë përpara hetuesve Qirjo. Ai nuk ka dhënë detaje të tjera por ka këshilluar hetuesit që të pyesin Niko Brahimajn për emrin e personit që kishte bërë aksidentin.




    16/07/2005

Faqja 53 prej 58 FillimFillim ... 3435152535455 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historia rreth vdekjes së ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 11:58
  2. Shkëlqimi i shkurtër i elitës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-12-2011, 08:40
  3. Shkëlqimi dhe rënia e Karamahmud Pashë Bushatliut
    Nga Xhuxhumaku në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-04-2011, 03:43
  4. Zbardhet mbledhja e Byrosë që zgjodhi pasardhësin e Enverit
    Nga shigjeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-10-2005, 08:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •