Close
Faqja 51 prej 58 FillimFillim ... 414950515253 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 501 deri 510 prej 572
  1. #501
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    edhe kete e kishim mangut. Nejse, te na rroje shoku Nano. Per 4 vjet turist ne Evrope, duke peshu Xhoin (se mos shton ne kile), e tani na kthehet ne Shqiperi per fushate (2 muaj jane, kalojne shpejt shoku Nano)

  2. #502
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Tema


    ...

    EDITORIALI

    Një ditë pas Fatos Nanos në fushatë

    Nga Mero Baze

    Ndërsa udhëtoja nga Korça në Ersekë për të ndjekur
    vizitën e djeshme të Fatos Nanos, dëgjova në radion e
    makinës Presidentin Moisiu, i cili i kishte bërë
    thirrje një zyrtari të lartë të Ushtrisë Shqiptare, të
    shmangë përdorimin e Ushtrisë në fushatë elektorale
    dhe nën këtë model, të gjitha strukturave të tjera
    shtetërore. Njoftimi zyrtar thotë se gjenerali e
    siguroi se kjo gjë nuk ndodh dhe nuk ka për të
    ndodhur. Për t’i shpjeguar Presidentit çfarë ndodh
    realisht, thjesht po përshkruaj me se merrej policia,
    qarkullimi rrugor, SHISH dhe, mbi të gjitha, Garda
    Kombëtare, që varet nga Presidenti, gjatë ditës së
    djeshme. Fillimisht m’u desh të shkoja tek shtabi
    elektoral i Ben Blushit, ministrit të Pushtetit Lokal,
    që kandidon në një zonë të qytetit. Tek dera e shtabit
    ishin një grup minorenësh, më i madhi prej të cilëve
    mund të ishte në vit të parë gjimnaz. I pyeta se çfarë
    bënin aty dhe kë prisnin. Më sqaruan se u kishin vënë
    detyrë në shkollë, që sot të ishin aty për të pritur
    Fatos Nanon. Ishin gjithsej 15 vetë. U bëra një
    fotografi dhe u largova. Disa civilë dolën me vrap nga
    brenda zyrës dhe i dolën para makinës. Na kërkuan
    dokumentet se kush ishim. Natyrisht që nuk ua dhamë
    dhe ikëm pak më tutje në një kafe tjetër. Dy minuta më
    vonë ia behin dhjetë policë me tre motorë dhe
    rrethojnë makinën e gazetës. U ngrita t’i takoja çfarë
    kishin. Ishte i njëjti shqetësim. Kërkonin dokumentat
    se kush ishim ne. Iu prezantova dhe u ktheva te
    karrigia. Policët u prenë në fytyrë dhe shikonin
    njëri-tjetrin. Vendosën të marrin shefin në radio.
    Teksti ishte pak a shumë se - na dhanë një targë
    makine këta të shtabit të Blushit për ta bllokuar, por
    gjene ky nuk dëgjon të na japë dokumentat. Dhe na ka
    gjetë belaja burazer, se Blushi na thotë merrini
    letrat!...
    Pak më vonë erdhi shefi. Një djalë korrekt që u bëri
    shenjë të largoheshin, kur mësoi kush ishim. Për të
    dalë nga situata, më pyeti mos ia kisha dhënë makinën
    njeriu tjetër dhe u largua. Ikën dhe policët të
    çuditur, si nuk na arrestoi shefi. U mërzitën dhe ata
    civilët tek dera, të cilët filluan të flisnin në
    telefon me atë që quhej Blushi, dhe i raportuan se ai
    shefi i qarkullimit nuk e ndaloi, se e njihte. Pastaj
    policët humbën nga sytë dhe nuk na shqetësuan. Pak më
    vonë duhet të iknim në Ersekë. Patrulla e parë që
    takuam sa dolëm nga Korça, ishin të njëjtët policë.
    -Gjene ju, tha një prej tyre. Nuk zutë mend o?!
    -Pse ç‘kemi bërë ne?- i thashë unë.
    -Po për ju ka dhënë urdhër Ben Blushi, t’ju bllokohet
    makina o! Na çau radion, na çau! Po mirë ia bëtë që
    nuk ia dhatë letrat atij kolegut tonë. Se dhe ai nuk
    deshte ore, po ç‘t’i bëjë radios.
    E përshëndetëm policin që i kishte vajtur në majë të
    hundës duke na ndjekur neve dhe ikëm. Pak më tutje,
    rrugës për Ersekë takuam së pari dy makina policie.
    Pastaj 7 makina të Gardës. Pastaj dy furgona policie.
    Pasaj dhjetëra ushtarë që ruanin cepat e rrugëve dhe
    majat e pemëve. Kryeministri ishte në Ersekë dhe me
    një grup fëmijësh po ashtu nga shkollat po shëtiste në
    rrugën kryesore të qytetit për të prezantuar
    kandidatin socialist në atë qytet, nëndrejtorin e
    televizionit shtetëror, i cili ka tejkaluar çdo rekord
    historik në mënyrën se si transmeton vetëm se çfarë
    bën Partia Socialiste në këtë fushatë.
    Pra nga Korça në Ersekë ishte i njëjti skenar. Garda,
    policia, qarkullimi rrugor, SHISH, polici kriminale,
    të gjithë të mobilizuar për të bërë fushatë elektorale
    pas kryeministrit, ndërkohë që kryeministri nuk ishte
    aty si kryeministër, por si Kryetar i Partisë
    Socialiste. Nëse mbledh shpenzimet e tyre nga buxheti
    i shtetit, vetëm vizita e tij dje në Korçë dhe Ersekë
    mund të shkojë qindra mijëra dollarë.
    Detaji i dytë i rëndë ishte helikopteri i gruas së
    tij, që shëtiste mbi Ersekë dhe hidhte fletushka me
    slloganin “Mbro të Ardhmen”. Nuk di nëse këta
    helikopterë i paguan kompania e Xhoana Nanos apo
    buxheti i shtetit, por di që luksi i një fushate të
    tillë të motorizuar nga toka dhe ajri, dhe me gjithë
    administratën e shtetit në këmbë, është kriminale dhe
    mund të ndodhë vetëm në një vend ku nuk përfillet
    ligji.
    Presidenti i Republikës e ka fare të lehtë t’i
    verifikojë gjithë këto, para se të bëjë adetet me
    Shefin e Shtabit të Ushtrisë. Të pyesë përse ishte
    Kryeministri dje në Korçë dhe pse ka përdorur gjithë
    shtetin për të shkuar në fushatë elektorale për
    partinë e tij. Pas kësaj është mirë të mos bëjë
    propagandë në televizion, por të veprojë.


    ----
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 29-05-2005 më 04:50

  3. #503
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    NANO: ME BRAKTISEN TE GJITHE!

    Kreu i PS-se i ka pohuar ne nje takim ambasadorit grek ne Tirane, se Greqia eshte pozicionuar kunder tij. Carabassis: "Eshte Nano ai qe pozicionohet kunder te gjitheve, ndersa ne me askend"

    Sipas ambasadorit grek Fuqiplote ne Tirane Pantelis Carabassis, para dy ditesh ne nje bisede qe ai ka zhvilluar me kryesocialistin Nano, ky i fundit i eshte ankuar per qendrimin aspak mbeshtetes te Greqise ndaj tij. "Nano me tha se ne jemi pozicionuar kunder tij, por edhe ai kunder nesh".

    Kjo bisede e zbardhur me kryeministrin Nano, zbulon me se miri friken e ketij te fundit nga braktisja qe po i pergatit Greqia ne kete fushate elektorale. Te mos harrojme qe Partia aleate e Partise Socialiste ne Greqi, PASOK, eshte kthyer ne nje mbeshtetese te Levizjes Socialiste per Integrim.

    Kryesocialisti Fatos Nano, ndjen braktisjen e madhe ne kete fushate zgjedhore nga mbeshtetesit e tij. Kete radhe, behet fjale per aleatet e tij te perhershem greke, te cilet asnjehere nuk kane reshtur vitet e fundit se mbeshteturi qeverisjen dhe nismat e tij politike. Faktin e braktisjes nga "te tijte", kryeministri Fatos Nano nuk ka ngurruar t'ia shprehe as vete ambasadorit grek Fuqiplote ne Tirane, Pantelis Carabassis. Ka qene pikerisht ai, qe ka rrefyer para eklektoratit te fshatit Sofratik ne Dropullin e Poshtem sesi Nano e ka permendur nje fakt te tille. Ne sheshin e ketij fshati, aty ku u mbajt takimi elektoral per prezantimin e kandidatit te Partise se Bashkimit per te Drejtat e Njeriut Spiro Ksera, ambasadori grek ne Tirane ka vene ne dijeni individet sesi Nano i eshte ankuar per mos mbeshtetjen e Greqise ne kete fushate elektorale.

    Carabassis: "Ai tha se ne jemi pozicionuar kunder tij"

    Sipas ambasadorit grek Fuqiplote ne Tirane Pantelis Carabassis, para dy ditesh ne nje bisede qe ai ka zhvilluar me kryesocialistin Nano, ky i fundit i eshte ankuar per qendrimin aspak mbeshtetes te Greqise ndaj tij. "Nano me tha se ne jemi pozicionuar kunder tij, por edhe ai kunder nesh. Pra, me nje fjale sipas tij, Greqia eshte pozicionuar kunder Nanos." deklaroi para elektoratit te fshatit

    Sofratik ambasadori grek ne Tirane. Nga ana tjeter, pohoi se ne vijim te fjales se Nanos, ai i ishte pergjigjur se Greqia nuk eshte pozicionuar me askend. Madje shtoi edhe faktin se eshte Nano ai qe pozicionohet kunder te gjitheve. "Ai e ka shume gabim kete gje. Shteti shqiptar eshte demokratik dhe mund te behet edhe me demokratik. Ai duhet te perparoje vazhdimisht e nuk duhet te kete kundervenie, por vetem objektivitet e perparim ne demokraci" ka deklaruar ambasadori Fuqiplote i Greqise ne Tirane.

    Kjo bisede e zbardhur e tij me kryeministrin Nano, zbulon me se miri friken e ketij te fundit nga braktisja qe po i pergatit Greqia ne kete fushate elektorale. Te mos harrojmeqe Partia aleate e Partise Socialiste ne Greqi, PASOK, eshte kthyer ne nje mbeshtetese te Levizjes Socialiste per Integrim, duke pare ne kete menyre tek ajo forcen e vertete perfaqesuese te se majtes ne Shqiperi dhe jo me PS-se sic ka qene deri tani.

    Nga ana tjeter, fakti qe edhe Nano ka filluar te pozicionohet, sipas deklarates se ambasadorit grek, duket me se miri po te kemi parasysh ngjarjen e rende qe ndodhi vetem pak dite me pare ne Permet, ku socialistet rrahen nje ish-anetar te tyre, vetem pse ky i fundit zgjodhi te bashkohet me Partine e Bashkimit per te Drejtat e Njeriut. Pra, socialistet jane te paret qe kane braktisur aleatet e tyre ne kete fushate zgjedhore, duke pretenduat marrjen e pikeve maksimale ne zgjedhjet e 3 korrikut.

    Greqia eshte ne krahun e PBDNJ-se

    Nderkaq, Ambasadori grek Fuqiplote ne Tirane ka deklaruar ne mitingun e djeshem elektoral ne fshatin e Dropullit te Poshtem se Greqia eshte ne krahun e Partise se Bashkimit per te Drejtat e njeriut. Duke pohuar ne kete menyre, edhe mbeshtetjen ndaj kandidatit Spiro Ksera, i zgjedhur nga kjo parti si kandidati kryesor per keto zgjedhje elektorale ne rajonin e Gjirokastres.

    Nga ana tjeter, ai u shpreh se minoriteti eshte pjesa me e paster dhe me e gjalle e historise dhe ka bere thirrje per unitet mes shqiptareve dhe minoritareve greke te kesaj zone. Por nuk ka ngurruar as te percjelle edhe pershendetjet e presidentit grek.

    "Vij nga Suli i Greqise, ku isha ne nje takim me presidentin grek Papulias, nga ana e te cilit ju sjlell pergezime qe ju shoh te bashkuar dhe ne unitet" perfundoi ambasadori i Greqise ne Tirane.

  4. #504
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Xhufi: Vota në OKB, një “aksham pazar” i Nanos

    Zv.kryetari i LSI-së analizon marrëdhëniet me PS-në dhe aleancat e mundshme pas 3 korrikut

    Xhufi: Vota në OKB, një “aksham pazar” i Nanos


    A. Sulo

    Zoti Xhufi, jo vetëm sipas dy sondazheve të bëra së fundi, por edhe duke vërejtur pjesëmarrjen në mitingjet e LSI-së, përqindja e partisë suaj më 3 korrik duket se do të jetë goxha e mirë, aq sa mund të jetë vendimtare për krijimin e maxhorancës së nesërme qeverisëse. Së pari, a do të bashkohet LSI-ja me PS-në për të formuar shumicën, po të kemi parasysh deklaratat e Metës se nuk do të bëjmë aleanca parazgjedhore dhe paszgjedhore me Nanon dhe Berishën?

    Përgjigje- Problemi që duhet sqaruar qysh në fillim, ka të bëjë me atë që ndryshe nga një perceptim i gabuar që e sheh LSI-në si një faktor interesant, por gjithnjë në funksion të zgjidhjeve që kanë për protagonistë “të mëdhenjtë”, PS-në e PD-në, ne “poseduesit” e markës LSI e përkrahësit tanë të shumtë, e konsiderojmë LSI-në, së pari, si një faktor krejtësisht të pavarur, me kapacitetet dhe me të drejtën morale e ligjore për të patur jetën dhe historinë e vet. Së dyti, ne i kemi hyrë betejës sonë politike me mentalitetin e fituesit dhe aspak me atë të një faktori të ri politik që kërkon vetëm e thjesht afirmimin në zgjedhjet e radhës. Ju siguroj, se tema e aleancave paszgjedhore të LSI-së nuk përbën aspak një shqetësim aktual tonin. Pasi ngritëm në mënyrën më demokratike strukturat e partisë në të gjitha nivelet e në të gjithë territorin e vendit, ne jemi angazhuar në betejën e ardhshme elektorale, me synim të qartë e të vetëm fitoren. Zgjidhjet e mundshme, pas zgjedhjeve, do të varen nga rezultati ynë dhe nga raportet që do të krijohen me të tjerët dhe zgjidhjet në fjalë do të vendosen në kohën e duhur nga forumet e partisë. Megjithatë, unë mund t’ju konfirmoj se LSI-ja nuk parashikon asnjë aleancë me Berishën apo me Nanon. Dhe s’mund të jetë ndryshe, nga momenti që njëra nga arsyet kryesore të të qenit të LSI-së (raison d’être), është pikërisht nxjerrja nga skena e politikës e këtyre dy personazheve, këtyre dy “bashkëfajtorëve”, që ambasadori Salzman dikur i përcaktoi drejt e saktë si bllokues të procesit demokratik në Shqipëri.


    Nëse LSI-ja do të bëjë aleancë me PS-në për të formuar qeverinë e re të pas 3 korrikut, a do të vazhdoni t'i përmbaheni kushtit se Nano nuk duhet të jetë kryeministër?

    Përgjigje- Unë jam i bindur, se në rrethanat e sotme është shumë më e mundur një aleancë qeverisëse PS-PD, sesa PS-LSI. Mos u habitni, midis këtyre dy partive, lidershipit të tyre, ka shumë më tepër konvergjenca nga ç’mund të pandehni. Shikoni, edhe debati i ashpër aktual mes tyre, lidhur me ngjarjet e vitit 1997, nuk është e thënë që të jetë i përjetshëm. Mos harrojmë që para tri vjetësh Nano iu bashkangjit “analizës historike” të Berishës, kur ia faturoi tentativën për grusht shteti të 14 shtatorit 1998 “segmenteve” të caktuara të PS-së! Por ndërkaq, mes Nanos e Berishës ekziston një marrëveshje instiktive për të ruajtur me çdo kusht monopolin e politikës shqiptare, duke zhvilluar një lojë tërësisht antidemokratike brenda e jashtë partive të tyre, duke zaptuar lidershipin e partive respektive, PS e PD, e duke dobësuar, depersonalizuar e deri duke shkrirë parti e individë, që ata i shohin si konkurrentët e tyre në skenën politike. Midis PD-së e PS-së ekzistojnë sot shumë ura, shumica të padukshme për qytetarin e zakonshëm, që sigurojnë qysh tani një bashkëpjesëmarrje në interesa, pushtete e në vendimmarrje. Në gjirin e këtyre partive, në krye të tyre, ekzistojnë njerëz “amfibë”, që kalojnë lehtësisht e pa iu marrë fryma nga njëri breg në tjetrin. Dhe që i pret një e ardhme e lumtur, si nën qiellin blu të PD-së, ashtu edhe nën qiellin rozë të PS-së.
    E pra ne, LSI-ja, jetojmë jashtë marrëdhënieve të tilla, kemi prishur një skemë të caktuar politike dhe mu për këtë arsye, shfaqja e LSI-së në skenën politike i ka bezdisur si PD-në ashtu edhe PS-në. Reagimi i tyre i parë ishte ta dënonin me përjashtim e me një damnatio memoriae primitive këtë faktor të ri politik: mjafton të sjellim ndër mend përjashtimin e LSI-së nga procesi elektoral apo heshtjen cinike që Radio Televizioni Shqiptar mban në mënyrë konseguente ndaj LSI-së. Përsa i përket ngushtësisht bashkëpunimit të mundshëm PS-LSI pas zgjedhjeve, duhet thënë sesi për çdo operacion të tillë, do të duhej që midis këtyre dy forcave politike të krijohej më së pari klima e temperatura e duhur. Por, krerët e PS-së po bëjnë gjithçka për ta helmuar këtë klimë, duke satanizuar, duke shpifur e duke bërë diversione nga më të ulëtat për të kushtëzuar votën e elektoratit të majtë. E në këtë vepër denigruese është angazhuar personalisht kryetari i PS-së, i cili nuk po lë fshat e katund për të jargavitur sharje e shpifje plot helm për LSI-në e drejtuesit e saj. Por nuk i lënë gjë mangut edhe neofitët e rekrutuar majtas e djathtas nga kryetari i PS-së, të emëruar prej tij në poste përrallore e të konvertuar po prej tij në socialistë autentikë (e në kandidatë për deputetë). Për t’iu kthyer pyetjes suaj, PS-ja dhe krerët e saj kanë krijuar një klimë të helmatisur që nuk e ndihmon aspak një bashkëpunim të mundshëm paszgjedhor PS-LSI. Por çështja e klimës gjithsesi nuk është as e vetmja e as më kryesorja. Problemi është se PS-ja përfaqësohet sot nga një grup me interesa, me projekte e me suporte të dyshimta politike dhe ekonomike, që shkojnë në dëm të interesave të qytetarëve shqiptarë dhe të vendit. Në këto kushte, mua më duket se bashkëpunimi i mundshëm me këtë grup do ta vinte cilindo përballë brejtjeve e skrupujve të pashmangshëm moralë e kombëtarë. Këndej lind bindja jonë për pamundësinë e një aleance bashkëqeverisëse me z. Nano e me delfinët e tij në krye të PS-së. Siç shihet, është një qëndrim i pjekur e i përgjegjshëm, që buron nga interesa e principe të mëdha e jo nga qejfmbetje apo inate adoleshentësh, siç mundohet ta banalizojë çështjen kryetari i PS-së.



    Le të kthehemi pak në ngjarjet e ditëve të fundit. Shitja e Albtelekomit për 120 milionë euro, 4 herë më pak se ç'u ofrua në vitin '96 për 49% të aksioneve, 7 herë më pak se Telekomi i Malit të Zi e kështu me radhë. PD-ja ka thënë se nuk do ta njohë dhe do ta rishesë, nëse fiton zgjedhjet. Po LSI-ja?
    Përgjigje- Privatizimi me ngut i Telekomit dhe tentativat për të mbyllur edhe disa pazare të tjera para datës së zgjedhjeve (kujto çështjen e hotel “Dajtit”), i bashkon e njëjta logjikë e “aksham pazarit”, d.m.th, logjika e fshatarit që nxiton të shesë mallin e fundit, qoftë edhe me çmim të ulët, mjaft që të mos ta zejë nata. Kjo është logjika e zhbërjes së pasurisë kombëtare. Gjatë këtij viti të fundit të qeverisjes Nano, ne kemi qenë dëshmitarë të një sërë “biznesesh” të mëdha, të tentuara ose të realizuara nga kjo qeveri, siç ishte shitja e Bankës së Kursimeve, dhënia në koncesion e aeroportit të Rinasit, rikonstruktimi i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës, ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës, kontratat për ndërtimin e depozitave dhe TEC-eve të naftës në Vlorë (flitet edhe për një rafineri), privatizimi i hoteleve, ndërtimi i fshatit turistik në Kakome dhe, pazari i pazareve: ndërtimi i impianteve për djegien e plehrave në Kashar. Ajo që i bashkon të gjitha këto aksham-pazare, është fakti se ato janë kryer në kushtet e mungesës totale të transparencës, në kundërshtim të plotë me ligjet dhe rregullat e shtetit, shpeshherë edhe në padijeni të institucioneve e të ministrave përkatës. Pra, janë pazare të pandershme dhe në këtë kuptim, LSI-ja i ka denoncuar një pjesë të mirë të tyre. Edhe në rastin e privatizimit të Telekomit, LSI-ja e ngriti zërin e para me një konferencë të posaçme për shtyp të kryetarit të saj, z. Ilir Meta. Sipas procedurës, privatizimi në fjalë i qeverisë shqiptare duhet të miratohet nga Parlamenti dhe unë nuk do të çuditesha, nëse deri në konstituimin e Parlamentit të ri, ne do mund të mësojmë ndonjë “hollësi” interesante mbi mënyrën e këtij privatizimi.

    Një çështje tjetër, integrimi ose më mirë data e anëtarësimit të Shqipërisë, po përdoret nga Nano dhe Berisha si kartë elektorale. Sipas kryeministrit, ne do të jemi pjesë e BE-së brenda 2015-ës, ndërsa sipas kreut të opozitës, në 2010-ën. Ju si mendoni, edhe para anëtarësimit, a mund të garantohet ashtu si për bullgarët dhe rumunët, lëvizja e lirë në Evropë edhe për shqiptarët?
    Përgjigje- Ndërkaq kujtoj se detyra aktuale e qeverisë shqiptare është të mbyllë negociatat për nënshkrimin e Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit. Premtimi më i fundit i z. Nano ishte që kjo marrëveshje të nënshkruhej në vitin 2004 e tash jemi në mesin e vitit 2005. Në këtë mënyrë, çdo premtim për futjen e Shqipërisë në Evropë është një demagogji e pastër dhe çdo garë mbi temën e integrimit mes dushes Nano-Berisha, është vetëm një garë e stisur. As z. Berisha e as z. Nano nuk kanë tagër për të pretenduar ta çojnë Shqipërinë në Evropë. Me shkeljet flagrante të demokracisë, me deformimin e bojkotimin e institucioneve, me cënimin e rendit publik, me bllokimin e reformave, me favorizimin e korrupsionit etj., këta dy individë vetëm sa e kanë komprometuar çështjen e integrimit të Shqipërisë në Evropë. Me ta në krye, qytetarëve shqiptarë do t’u duhet të numërojnë jo më vitet e afrimit, por dekadat e largimit prej BE-së.
    Sa për çështjen e qarkullimit pa vizë në vendet evropiane, qytetarët shqiptarë do ta realizojnë këtë ëndërr të tyre pasi të jetë nënshkruar Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit e pasi Shqipëria të fitojë statusin e vendit kandidat. Pra, edhe për këtë do të duhet një numër i caktuar vitesh.


    Nano qetësoi italianët me deklaratën se Shqipëria do të votojë projektin e saj për reformimin e KS-së së OKB-së, ndërkohë që fjalimi një vit më parë nënkuptonte mbështetje për Gjermaninë. Veprim i drejtë i kryeministrit? E nëse jo, ç’mund të ndodhë në planin e marrëdhënieve bilaterale me këto dy shtete, duke pasur parasysh forcën e Gjermanisë në BE?
    Përgjigje- Rasti i mësipërm tregon papërgjegjshmërinë me të cilën kryeministri shqiptar ka trajtuar edhe marrëdhëniet dhe aleancat ndërkombëtare të vendit. Duke konsideruar vendin dhe momentin në të cilin iu premtua Berluskonit vota pro, gjykoj se kemi të bëjmë përsëri me një “aksham-pazar”. Por kësaj radhe në një fushë shumë delikate, atë të marrëdhënieve ndërkombëtare. Për kujtesë të lexuesit, qeveria Nano ia ka premtuar votën e saj në mënyrë informale Gjermanisë qysh në vitin 1997, kur u shtrua për herë të parë çështja e reformimit të Këshillit të Sigurimit. Atë kohë, qeveria e majtë italiane porsa kishte realizuar me sukses operacionin e radhës në Shqipëri, operacionin “Alba”, duke merituar falënderimet e qeverisë Nano, që nuk mungoi ta shpallë Italinë për herë të parë “partnerin e vet strategjik”. Në këto kushte, preferenca për Gjermaninë nuk mund të mos prekte partnerët italianë. “Fati” ynë i mirë bëri që çështja e reformës së Këshillit të Sigurimit të largohej për disa vjet nga horizonti i marrëdhënieve ndërkombëtare e raportet tona me Italinë e me Gjermaninë të mos kushtëzoheshin nga faktori OKB. Por fati ynë i keq, e desh që kur debati mbi reformën e Këshillit të Sigurimit të rishfaqej, në vitin 2004, Shqipëria të kishte për kryeministër po zotin Nano, që për këtë çështje vazhdoi lojën e cic-miceve, duke gënjyer veten se po mashtron si gjermanët, ashtu edhe italianët. Pasi u shkeli syrin gjermanëve gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në shtator 2004, sot, një ditë pas disfatës elektorale të “mikut” Shrëder e një muaj para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, z. Nano rikthehet në krahët e “mikut” Berluskoni, duke i premtuar votën e tij të çmuar në OKB! Duhet të jesh derr i kënaqur që të besosh se Shrëderi apo Berluskoni i hanë aq kollaj hiletë bizantine të kryeministrit shqiptar. E pra, askush dhe asgjë nuk e detyronte qeverinë shqiptare të merrte një qëndrim të prerë mbi çështjen e reformës së Këshillit të Sigurimit. Aq më keq, askush nuk ia lejon kryeministrit shqiptar ta trajtojë këtë çështje me lehtësi, duke e kthyer atë në një rast për protagonizëm individual në dëm të interesave të vendit. Por ajo që doja të nënvizoj fort në këtë histori të palavdi të diplomacisë shqiptare e posaçërisht të “performansës” diplomatike të kryeministrit shqiptar, është se protagonizma të tillë, në fund të fundit, e lënë Shqipërinë pa aleatë, pa partnerë e pa “avokatë”. Në këta tri vjet të drejtimit të tij, në vend që të shohë hallet pa fund të vendit të tij, kryeministri shqiptar ka interferuar me arrogancë të pashembullt në marrëdhëniet mes Evropës e Amerikës, në marrëdhëniet mes vendeve të ndryshme evropiane, përfshirë ato fqinje të Shqipërisë, dhe nuk ka munguar të futë hundët në punët e brendshme të qeverive mike, siç bën në intervistën e fundit për gazetën italiane “Corriere della Sera”, ku duket sikur padit ministrin e Jashtëm, Fini, te kryeministri Berluskoni, për sjellje të pahijshme ndaj tij! Në historinë e shtetit shqiptar, asnjë politikan, veç Esad pashë Toptanit e Sali Berishës, nuk ka guxuar t’i fusë marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë në një impas kaq të rrezikshëm.




    30/05/2005
    KATEGORIA: Politike

    Marre nga Shekulli
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #505
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2005
    Postime
    41

    Çfarë presim të realizohet dhe çfarë duhet e mundet të realizohet

    Çfarë presim të realizohet dhe çfarë duhet e mundet të realizohet.

    Adri Nurellari

    Marre nga gazeta panorama


    Pak ditë më parë ministri Bashkim Fino deklaroi me pompozitet të madh se disa qytete do të kenë nderin qe te kenë ujë 24 orë në ditë në vitin 2007. Këtyre qyteteve që gjenden në zemër të Evropës, do t’iu jepej “privilegji” i pashëmbullt që të kishin ujë mjaftueshëm diçka nga fundi i dekadës së parë të mijëvjecarit të tretë të erës sonë. Në kulmin e procesit të globalizmit, në epokën e internetit ku kilometrat e distancës kthehen në kilobajts për sekond, Fino po premton ujin e pishëm për disa qytete me fat të Shqipërisë. Mbase pas një dekade edhe qytetet e tjera do kenë mundësi të kenë ujë të pishëm pa pushim!? Po kështu ministri Doda deklaroi se pas dy viteve do të bëhej e mundur që Shqipëria të kishte drita pa pushim. Më vonë besohet se do të kemi edhe rendin, pastërtinë e çfarëdo gjëje tjetër që jashtë quhet domosdoshmëri e këtu pretendohet se është arritje. Këto deklarata të japin përshtypjen se partisë socialiste në fuqi i duhen veç dy vite të tjera për të përmbushur një detyrë të nisur tetë vjetë më parë. Sipas qeverisë ne duhet të tregohemi të duruar e modest sepse shumë gjëra janë të vështira për tu realizuar “vetëm” në TETË vite. Në fakt elektrifikimi i plotë është deklaruar njëherë i përfunduar në në vitin 1971 porse tingëllon e suksesshme nga ana elektorale që të përdoret edhe njëherë kjo arritje.
    Këto deklarata duken si të marra shabllon nga fjalimet që dilnin në kongreset e Partisë komuniste pesë dekada shkuar pasi në atë kohë mund të dukej e arsyeshme që të flitej për të tilla çështje. Por tani kjo gjë është krejt anakronike sepse aspiratat e njerëzve sot duhet të jenë shumë më të larta. Në atë kohë ne nuk e kishim të mundur që të shikonim se çfarë bëhej jashtë Shqipërisë dhe çdo krahasim bëhej me vitin 1938. Sakaq vendet e tjera shkonin shumë para nesh ndërsa ne konsolidonim pozicionin tonë në vendin e fundit.
    Mirëpo problemi nuk është tek propaganda të cilës jo vetëm I ka dalë boja, por po I rrëzohet edhe suvaja. Problemi qëndron tek fakti që kjo propagandë është shumë më e rafinuar nga sa mendohet dhe nuk ka thjesht qëllim të ngjalli nostalgjitë e elektoratit të moshuar por që të nxjerri si sukses atë që është dështim. Bëhet fjalë për një mekanizëm kompleks që lidh percepsionet midis gjendjes personale dhe kërkesave politike.
    Kjo motodë konsiston në uljen e pritshmërisë dhe uljen e standarteve për të ulur dhe nivelin e pakënaqësisë tek qytetarët. E ilustruar kjo do të thotë që në rastin kur na ikën uji pesë orë në ditë, pas një farë kohe do të na ikën katër, e në vënd që të mërzitemi pse pas gjithë kësaj kohe ende na ikën uji, gëzohemi pse na ikën një orë më pak. E njëjta situatë vlen edhe për dritat, kur ne jemi lodhur nga të priturit të një dite kur nuk ikin dritat, por shpresojmë që thjeshtë të mos ikin në orën e futbollit apo telenovelave. Tanimë nuk thuhet : -Edhe në vitin 2005 po na ikin dritat?-, por –Edhe në vitin e ri apo Bajram po na i heqin dritat?-
    Ideja është që duke ulur pritshmërinë për çështjet kryesore atëhere mund të tolerohet situata negative e vendit për një periudhë më të gjatë nga sa do të tolerohej në një situatë tjetër. Kjo përqasje favorizon status quo-në dhe vonon veprimin ose ndryshimin. Në një rast të tillë humbet shpresa dhe lihen gjërat si të vijnë. Kjo situatë bën që një pjesë e shqiptarëve të mendojnë se këtu tek ne nuk mund të pritet të bëhet shumë e prandaj ata ikin në emigracion. Një pjesë tjetër mendon se edhe të duash nuk mund të bësh shumë këtu tek ne e prandaj nuk votojnë se mendojnë se vota nuk do sjelle ndonjë ndryshim të madh.
    Fatmirësisht egziston një pjesë e tretë e qytetarëve që nuk gënjehet lehtë porse një pjesë e mirë e katërt e qytetarëve mendon me të vërtetë se qeveria ka bërë çfarë ka mundur e ne nuk duhet të pretendojmë shumë prej saj. Kjo vjen pasi pritshmëria është edhe kuti matës i një qeverisje dhe një lidershipi. Nëpërmjet pritshmërisë ne zbulojmë nëse qeveria përmbush atë që pritej prej saj ose jo, e në rast se jo merren masa për ta penalizuar për dështimin nëpërmjet votes kundër.
    Prandaj duke ulur standartet dhe ulur pritshmërinë nga qeveria arrihet mjegullimi I dështimeve të qeverisjes. Kështu qeveritarët në vënd që të qëndrojnë të përkushtuar ndaj atyre impenjimeve dhe rezultateve të premtuara më parë, aplikohjnë metodën e uljes së pritshmërisë në mënyrë që të ndryshohen përkufizimet e dështimit dhe suksesit që ishin përcaktuar më parë. Pra nëse partia socialiste fitoi zgjedhjet e vitit 2001 duke premtuar integrimin evropian, sot ajo përpiqet të stisë si arritje të lartë një deklaratë të zotit Salzman ndërkohë që në të vërtetë integrimi është lënë nderë në pritje të qeverisë së re që do të dalë nga zgjedhjet e këtij viti. Prandaj disa nga ne të lodhur nga pritja sot mendojmë se integrimi evropian është një përrallë me mbret dhe se na duhet të mjaftohemi me ndonjë thjeshtëzim të procedurave të marrjes së vizave apo me ndonjë lehtësim të procesit të legalizimit të emigrantëve tonë.
    Ulja e pritshmërisë realizohet edhe nëpërmjet mënyrës sesi organizohen planet dhe deklarohet përmbushja e tyre. Planet për një vit sajohen duke patur parasysh realizimet, ose më saktë mosrealizimet e vitit të kaluar dhe jo mundësinë ose nevojën për të realizuar një detyrë. Dy raste tipike janë deklarimi se doganat kanë realizuar planin dhe po kështu se drejtoria e tatimeve ka tejkaluar planin. Jo vetëm që kjo gjë të kujton planet e komisionit të lartë të shtetit komunist, por kjo situatë nuk bën gjë tjetër veçse nxjerr si realizim atë që është në të vërtetë dështim. Realizimi I një plani qeveritar sot nuk do të thotë detyrimisht përmbushje të detyrës dhe përgjegjësisë, përkundrazi, do të thotë që mos përmbushja po maskohet e fshihet. Pra mund të jetë përmbushur një plan i tatimorëve ndërtuar me baza të dyshimta por kjo nuk do të thotë që tatimorët kanë përmbushur detyrën e vjeljes së taksave nga të gjithë ata që duhet të paguajnë taksa. Realiteti është krejt i kundërt pasi ekonomia informale zë mbi gjysmën e vëllimit të ekonomisë shqiptare. E njëjta gjë mund të thuhet për realizimin e planit të doganavë kur dihet që kontrabanda vazhdon të lulëzojë. Qeveria mund ta ketë plotësuar dhe tejkaluar planin për zbatueshmërinë e ligjeve nëse plani ka pasur si nivel të parashikuar koefiçientin 0.15 dhe sot realizohet 0.17. Por kjo nuk do të thotë që qeveria po përmbush detyrën e zbatimit të ligjit pasi vende si Mongolia e kanë katër herë më të lartë koefiçientin.
    E njëjta gjë vlen për zgjedhjet, thuhet se zgjedhjet janë përmirësuar porse mbetet akoma shumë për t’u bërë. Por kjo nuk do të thotë që të gjithëve iu është dhënë e drejta për të votuar duke e patur emrin nëpër lista, dhe se vullneti I shumicës ka për t’u dëgjuar.
    Uljes së pritshmërisë i atribuohet edhe fakti që bashkia e Tiranës pretendohet si shëmbull i suksesit të socialistëve. Pas viteve me kjoska dhe kaos urban mjaftonte pastrimi i brigjeve të Lanës nga dyqanet dhe bojatisja pallateve të Tiranës për të thënë se po punohet nga socialistët. Mjaftojnë ato pak kilometra rrugë anës Lanës dhe dy tre kryqëzime me semaforë për të quajtur të suksesshme bashkinë e Tiranës. Dhe këto arritje eklipsuan problemet me rrugët periferike, me mungesën e dritave, ujit, shkollave etj. dhe i siguruan Zotit Rama titullin Kryebashkiaku i Botës. Titull ky “goxha” prestigjoz, paçka se kryebashkiaku e Meksiko Siti që mori vendin e dyte, Andrés Manuel López Obrador, sapo është shkarkuar nga akuza për korrupsion e shpërdorim detyre.
    Shembuj për këtë proces të uljes së pritshmërisë dhe uljes apo relativizimit të standarteve mund të gjenden boll. Por ajo që vlen të theksohet është se aritshmëria ose potenciali për të bërë të mundur shumë gjëra është shumë më I lartë se ajo që shikohet tek qeveria dhe tek pritshmëria e publikut. Dhe kjo jo vetëm parë në lidhje me të ardhmen e mundshme, por edhe më të kaluarën. Shqipëtarët kanë pasur më shumë orë me drita në vitet shtatëdhjetë, kanë pasur koefiçient më të lartë të zbatueshmërisë së ligjit dhjetë vite më parë dhe kemi pasur zgjedhje të lira më parë. Pavarsisht nga pallavrat e sotshme në lidhje me teknikalitetet dhe vështirësitë rrethanore zgjedhjet tona të vitit 1992 ishin shëmbullore për gjithë Evropën Lindore të sapo dalë nga komunizmi dhe nuk u kundërshtuan nga ndokush. Prandaj duhet ti mbajmë aspiratat të larta e mos dekurajohemi pasi janë të shumta gjërat që mund të realizohen nëse egziston vullneti I duhur politik.

  6. #506
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2005
    Postime
    41

    Opozita destruktive

    Opozita destruktive
    Adri Nurellari
    Marre nga gazeta panorama


    Është e pamundur që të numërohet se sa herë është përmendur në publik shprehja famëkeqe“opozitë destruktive. Kjo shprehje është përdroru si një njollë poshtëruese ndaj opozitës përgjatë gjithë tetë viteve të fundit të tranzicionit për të mveshur me fajësi Partinë Demokratikë për shumë nga problemet që janë akumuluar në vendin tonë gjatë qeverisjes socialiste. Qeveritarët socialistë e përdorin me zell të madh shpesh këtë shprehje për të larguar nga vetja përgjegjësinë për mos-ecjen para me procesin e integrimit Euro-Atlantik si dhe për ngritjen e papunësisë, kriminalitetit dhe varfërisë.
    Po ku e ka origjinën kjo shprehje që ka ngjitur kaq mirë në retorikën shqiptare? Padyshim që rrënjën e saj e gjejmë tek rregjimi komunist gjysëm shekullor, përndryshe nuk do të ishte futur kaq thellë në leksikun shqiptar. Gjatë asaj periudhe disidenca, kritika, opozita dhe mendimi alternativ ishin rreptësisht të ndaluara por në kuadrin e hipokrizisë dhe fallsitetit që karakterizonte atë periudhë, kritika “lejohej” për sa kohë ajo ishte kritikë konstruktive. Motoja “kritikë konstruktive” përdorej për të pretenduar se kritika dhe debati egzistonte, por në të vërtetë ajo nuk ishte gjë tjetër veçse një formë afirmimi I mendimit monist me lajka e gjithfarë marifetesh të tjera. Dihet mirë se sa hapësirë kishte për kritikë ndaj regjimit apo qeverisjes në atë kohë, dhe po ashtu dihet mirë se ku shkonin ata që e kapërcenin kuadrin e kundërshtimit konsruktiv, dhe bënin opozitë jo konstruktive, dmth opozitë destruktive. Janë të shumtë të mbijetuarit nga burgjet politike apo dëshmitarët e internimeve që mund të tregojnë se çfarë ndodhte ndaj atyre që nuk bënin thjesht “opozitë konstruktive”
    Fatmirësisht në një sistem pluralist farsja e “kritikës konstruktive” flaket tutje, dhe bëhët e mundur parashtrimi I një kritikë e mirëfilltë dhe jo vetëm kaq, por edhe parashtrimi I alternativave politike që përpiqen me çdo kusht që të zëvendësojnë njëra tjetrën në qeverisje.
    Nga një mentalitet thellësisht I transformuar monist, damka “opozitë destruktive” është përcjellë deri në kohët tona dhe përdoret sikur të ishte sharje, kinse opozita na paskësh detyrën për të bërë veç opozitë konstruktive. Po në cilin vend të botës që është ndopak demokratik, opozita nuk ka për detyrë e qëllim arrdhjen në pushtet dhe shkatërimin e qeverisjes në pushtet? Në mënyrë krejt legjitime këtë gjë përpiqet të bëjë Prodi ndaj Berluskonit në Itali, Houard ndaj Bler në Britani apo Shtojber ndaj Shreder në Gjermani. Për sa kohë opozita përdor mjetet kushtetuese e nuk hidhet në revolucion, çdo përpjekje për përmbysje të qeverisjes egzistuese është jo thjesht e pranueshme, por e nevojshme. Në në fakt duhet të shqetësohemi nëse opozita do të binte në konsensus me qeverisjen. Atëhere do të kishim gojë të flisnim për një klasë politike e cila punon vetëm për interesat e veta. Kjo pasi rrënia dakord mes opozitës dhe qeverisë do të ishte e justifikueshme vetëm për çështje të jashtëzakonshme rëndësisë së lartë për atdheun e që ka pak të bëjë me procesin e përditshëm politik. Dhe në raste si mobilizimi kombëtar për krizën e Kosovës apo angazhimi I forcave shqiptare në luftra jashtë vendit, opozita ka qënë solidar ndaj nismave të qeverisë.
    Prania e një opozite që monitoron, kontrollon dhe denoncon apo kundërshton veprimet e qeverisë është më se e doemosdoshme për një sistem demokratik. Pa opozitë të mirëfilltë por me një opozitë “konstruktive” nuk do ishim më në pluralizëm por monizëm të maskuar. Roli I opozitës në Shqipëri bëhet akoma më I rëndësishëm në kushtet kur institucionet e tjerë monitorues dhe garantues të sistemit demokratik shqiptar nuk funksionojnë si duhet.
    I pari ndër ta që është pothuaj i nxjerrë plotësisht jashtë loje është gjyqësori. Duke mos patur pavarsinë dhe integritetin e duhur gjyqësori shqiptar nuk kryen siç duhet rolin e kontrolluesit dhe barazpeshës së pushtetin. Gjyqësori tek ne është rob në dorën e ekzekutivit dhe pavarsisht nga insinuatat apo akuzat e shumta për korrupsion bërë ndaj ofiqarëve të larta, gjyqësori nuk ka as vullnetin dhe as fuqinë që të ndërmarrë qoftë edhe një proces të vetëm ligjor kundër të korruptuarve.
    Media gjithashtu luan një rol të pakrahasueshëm për të garantuar dhe kontrolluar mbarëvajtjen e qeverisjes. Roli i medias nuk është vetëm që të përcjellë informacion me saktësi, shpejtësi dhe thellësi por edhe që të bëjë “rojen e sistemit” duke zhbiruar e investiguar për raste abuzimesh nga qeveria. Mirëpo në kushtet shqiptare të medias, janë të paktë ato aktorë mediatikë që do guxonin të denonconin apo paraqisnin fakte kompromentuese për qeverinë. Kjo pasi veprimtaria e gazetave apo televizioneve në më të shumtën e rasteve diktohen nga interesat e pronarëve të tyre dhe jo nga roli fisnik që media duhet të ketë për të mbajtur nën presion qeverinë. Për rrjedhojë media në Shqipëri mbahet peng nga qeveria nëpërmjet marrëveshjeve të fshehta për tendera apo tjetërgjë që ka shteti me pronarët e mediave ose nëpërmjet shantazhimeve e kërcënimeve ndaj pronarëve.
    Nga shoqëria civile gjithashtu pritet që të luhet roli i garantimit të sistemit dhe bërjes së presionit ndaj qeverisë. Mirëpo shumica e atyre aktorëve që përbëjnë atë që quhet shoqëri civile në vendit tonë, nuk janë gjë tjetër veçse kompani konsulence apo zbatuese të komisionuara me fonde të ardhura nga jashtë. Dhe bashke me këto fonde që vijnë nga jashtë për OJF-të tona të “komisionuara”, vijnë edhe qëndrimet, prioritetet dhe rekomandimet për çështjet politike. Shumica e tyre nuk janë të ndërtuara nëpërmjet iniciativës së lirë dhe spontane të vendit për qëllime të qarta e legjitime por janë porosi, kopje të pastra apo sajesa të importuara shabllon nga jashtë.
    Së fundmi, dihet që institucioni kryesor që vë para përgjegjësisë qeverinë për çfarëdo prapësie apo abuzimi është institucioni i zgjedhjes së lirë e të ndershme. Nëpërmjet zgjedhjeve qytetarët japin verdiktin e tyre për një qeveri duke shpërblyer me votë një qeverisje të mirë dhe ndëshkuar me votën ndaj opozitës një qeverisje të keqe. Është rreziku i një vote kundër kërcenimi më I madh pë rnjë qeveritar që e shtyn për të nxjerrë më shumë rezultate nga puna e vete e mos abuzojë apo shpërdorojë pushtetin. Mirepo përvoja e dekadës së fundit ka treguar se ky institucion vital është më i përdhosuri e nëpërkëmburi në Shqipëri.
    Atëhere kush tjetër ka mbetur që të garantojë demokracinë dhe ligjshmërinë në Shqipëri? Në kushtet kur zgjedhjet e lira e të ndershme, shoqëria civile, media dhe gjyqësori nuk kryejnë funksionet e tyre, barra ka mbetur vetëm tek opozita. Mjetet në dorën e opozitës shqiptare sot janë shumë të kufizuara dhe pushteti konkret I saj kufizohet brenda parlamentit. Por në parlamentin e sotshëm shqiptar opozita nuk të ashtuquajturën “forcë bllokuese” pra numër të mjaftueshëm deputetësh për t’iu imponuar qeverisë dhe për ta detyryar atë që të marrë masa për çështje të ndryshme. Komisionet hetimore që ka ngritur në të kaluarën opozita janë shpërfillur nga shumica dërrmuese e socialistëve në parlament. Pra në kushtet kur opozita nuk ka fuqi reale në parlament, asaj i mbetet vetëm zëri për të denoncuar. Këtu shkojnë për shtat fjalët e profetit Muhamed i cili thoshte : “Besimin tënd tregoje me vepra, kur nuk ke mundësi me zë, dhe kur nuk ke zë atëhere me zemër”. Opozitës sonë I ka mbetur vetëm zëri dhe nuk duhet të çuditemi pse ky zë është I ashpër. Në fakt duke parë realitetin e trishtë shqiptar me: varferinë, mungesën e shumë lirive, përçudnimin e votës, moszbatimin e ligjit, abuzimet flagrante qeveritare, papunësinë, denigrimin e shqiptarit kudo nëpër botë, sistemin shëndetësor përtokë, rrënien e cilësisë së arsimimit dhe analfabetizmin në ngritje, kriminalitetin, ndotjen, depresionin masiv publik, mungesën e sigurisë, emigracionin galopant, mungesën e vazhdueshme të dritës e ujit apo pjesëve të tjera të infrastrukturës; si dhe duke parë faktin që zëri i opozitës është zëri I të vetmit aktori që ka mbetur i pavarur në realitetin shqiptar, mund të thuhet pa pikë dyshimi se ky zë duhet të ishte një klithmë më e fortë dhe të kumbonte akoma më shumë për të denoncuar gjendjen ku jemi katandisur dhe për të bërë thirrje për ndryshim.

  7. #507
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Nga Lej fen i Enverit ne Sheik i Kazinove..

    Le te vetvdesin me fotoksine te mjerat nena Shqiptare..dhe votuese te ngrata te PS-se.. Nano sheiku ben te veten..

    He me te lumte o marksisti bidells-oisti i Enver Thanas Ramiz Nexhmijes..

    Koha Jone

    --

    E Enjte, 09 Qershor 2005


    NANO, MBRETI I KAZINOVE

    Kryeministri ofron zhvillimin e turizmit te lojerave te fatit ne bregdetin shqiptar. "C'ka thuhen per korrupsion jane pa baze. Duhet te ndertojme Las Vegasin shqiptar"

    Oli Xhilaga

    "Ne duhet te zhvillojme turizmin e tipit Las Vegas ne Shqiperi, natyrisht dhe lojerat e fatit, natyrisht dhe resortet"! Ky ishte qendrimi qe mbajti dje kryeministri Fatos Nano gjate takimit te zhvilluar me sipermarres dhe eksportues te vendit, me teme; "Me shume prodhim vendas me shume eksporte", organizuar permes nje bashkepunimi te qeverise shqiptare dhe Dhomes se Tregtise dhe Industrise se Shqiperise. Keshtu duke e perqendruar ne tre celesat, prioritet, me te cilat Shqiperia mund te konsolidoje aftesite e saj konkuruese, duke u integruar ne ekonomine globale ne 10 vitet e ardhshem, kreu i ekzekutivit u shpreh se "nje nga tre rekordet apo profilet, me te cilin do te mbijetojme, do te konkurojme, do te konsolidohemi ne ekonomine globale ne 10 vitet e ardhshme, natyrisht eshte turizmi". Sipas tij, ne Shqiperi duhet te zhvillohet turizmi i tipit Las Vegas. "Las Vegas ne bregdet nuk ekziston asgjekundi ne Europe. Dhe per kete nuk do te durojme perrallat dhe konfliktet absurde te atyre qe nuk kane asnje njohuri nga oportunitetet dhe aktivitetet ekonomike qe kane zhvilluar vende dhe rajone te tera ne bote", u shpreh Nano duke iu kundervene ne kete menyre te gjithe atyre te cilet kane kundershtuar ngritjen e lojerave te fatit apo te kazinove. Madje duke qene i bindur ne zhvillimin e turizmit shqiptar, sipas tipit Las Vegas, kryeministri Nano vuri ne dukje se "ne do ta shpetojme zhvillimin kombetar nga te marret dhe marrezira te tilla, sepse ne Shqiperi, per shkak te angazhimit tone te vendosur per integrim dhe marrje te modeleve me te suksesshme te botes se zhvilluar, jane te gjitha institucionet qe kontrollojne gjithcka, qe nga Kontrolli i Larte i Shtetit qe eshte i pavarur, deri tek inspektoriatet qe kontrollojne edhe te ardhurat e funksionareve, edhe ciklet e parave se mos pastrohen ne Shqiperi". Njekohesisht duke evidentuar kete marrje modelesh, Nano hodhi poshte dhe rezultatet e dala nga sondazhi i fundit lidhur me shkallen dhe shifrat e korrupsionit ne vend. "C'ka thuhen per korrupsionin jane pa baze, sepse cdo ankese, akuze, informacion per korrupsion ka instrumentat e veta, ka procedurat e veta, ka institucionet e veta ku te qartesohet. Nuk mund te pretendohet ne ajer se 1.4 miliard euro qe sipas nje sondazhi ju paskeni paguar korrupsion, i kam marre une. Sepse deklarata ime e pasurise eshte publike, ka 150 dokumente brenda, eshte cekuar nga 60 agjenci shteterore dhe eshte raportuar ne parlament". Nderkohe nje tjeter profil apo prioritet eshte dhe manifaktura, pra prodhimi dhe montimi i artikujve te konsumit te gjere, sidomos veshje dhe kepuce. Nderkaq duke qene se sipas tij, ne Shqiperi po krijohen me agresion Chine Toen, sa eshte rrezik i spostimit te fuqise punetore vendase, ftoi qe per kete profil te ndiqet odeli kinez. "Ky prioritet i profilit ekonomik te vendit nuk mund te realizohet, pra zhvillimi bum i industrise se manifaktures ne Shqiperi nuk mund te realizohet pa procedurat e zonave ekonomike speciale kineze. Eshte modeli me efikas ne bote", nenvizoi Nano gjate fjales se tij.

    Kryeministri i Las Vegasit

    Cka thuhen per korrupsion jane pa baze! Ne do ta shpetojme zhvillimin kombetar! Duhet te ndertojme Las Vegasin shqiptar!

    As me shume e as me pak, keto jane xhevahiret qe nxorri nga goja dje kryeministri gjate nje takimi me sipermarres. Jo kryeministri i Frances, as i Britanise e as i Australise, por i Shqiperise, i vendit me te varfer te Europes, ku papunesia dhe skamja lulezojne sot e gjithe diten. E, me pas: Te zhvillojme manifakturen sipas modelit kinez, i cili eshte me efikas ne bote! Deklarata ime e pasurise eshte cekuar nga 60 agjenci shteterore! Por, ai nuk lajthiti vetem dje, ja c'tha trI dite me pare: Shijoje jeten, dil njehere nga ish-blloku, zoti Berisha!

    Ne fakt, gjate gjithe mbreterimit te tij si kryetar i qeverise, Nano e tregoi veten se eshte jashte realitetit. Shqiperia e tij shtrihet nga kazinote e Selanikut tek klubet e nates te ish-bllokut, nga peshku i Sarandes tek ajri i paster i malit te Dajtit. Sipas nje raporti te fundit te zyres se PNUD-it ne Tirane, 5 perqind e popullsise jetojne ne nje varferi tejet te skajshme dhe kane te ardhura me pak se nje dollar ne dite. Kryeministri yne na premton nje Las Vegas ne bregdet, ne nje kohe kur mjaftojne vetem 3 gjyma shi dhe kryeqyteti noton ne uje. Fale Zotit, pas tri javesh del ne opozite se do te na kishte ofruar klonimin "via internet" apo nje oqean xhini ku te gjithe progresistet te notonin te lire.

    ------

  8. #508
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    E Diele, 12 Qershor 2005


    BIZNESI REFUZON GERSHERET E NANOS

    Burime shume serioze bejne te ditur se dje, kryeministri Nano ka marre nje goditje te forte nga biznesi privat. Ai kishte planifikuar te peruronte ngritjen e sistemit te teleferikut qe lidh Tiranen me Dajtin, mirepo ka ndeshur ne rezistencen e kompanive private qe po e ndertojne kete linje transporti. Kompanite private qe kane investuar dhe projektuar teleferikun kane qene te qarte teksa i kane thene "JO", dje Kryeministrit, duke refuzuar gersheret e tij peruruese. Kryetari i mazhorances duket se nuk le rast pa shfrytezuar per te bere perurime per te ndikuar ne psikozen e zgjedhesve me idene se po punohet. Kesaj radhe, biznesi privat ka treguar qytetarine dhe dinjitetin qe meriton, duke mos e lejuar kete skeme. Ata i kane thene njerezve te Kryeministrit qe nuk ishin dakort qe Nano te kalonte dje andej me gershere, pasi nuk mund te shfrytezohen nga askush per motive elektorale.

    Nderkohe, po dje ka ndodhur edhe nje fatkeqesi qe ka rene ndesh me rrethanat dhe planet e Kryeministrit. Ne pune e siper, nje nga punonjesit e teleferikut ka humbur jeten. Megjithate, perfaqesuesit e biznesit kane mohuar qe viktima te kete lidhje me sipermarrjen e tyre.

    Cfare eshte teleferiku qe lidh Tiranen me Dajtin

    Turistet ditore te huaj dhe vendas do te kene nje mundesi me shume dhe me te shpejte per te mberritur ne Malin e Dajtit. Punimet per ndertimin e teleferikut Tirane-Dajt, nje nga investimet e para te ketij lloji ne vend ne sherbim te zhvillimit te turizmit malor, perfunduan gjate kesaj jave. Sipas drejtorit te zbatimit te projektit, Arben Peto, ky investim do te ndikoje ne shkurtimin e distances kohore qytet-park "Tirane-Dajt) per turistet ditore. Parku i Dajtit eshte nje nga zonat me te gjelberuara te mbrojtura nga shteti ne afersi te Kryeqytetit. Projekti per ndertimin e teleferikut Tirane-Dajt eshte bere nga Instituti i Studimeve dhe Projektimeve Pyjore me partnere austriake dhe Banken Italo-Shqiptare. Punimet per ndertimin e teleferikut kane filluar ne muajin Prill te vitit 2003. Per to, u investua nga Instituti i Studimeve dhe Projektimeve Pyjore "nje institut privat) ne Tirane dhe vlera e ketij investimi arriti 6.5 milion euro. Gjatesia horizontale e ketij teleferiku eshte 4.182 m, shpejtesia e levizjes 0.3-6 m per sekonde, kapaciteti 360 persona ne ore, koha e udhetimit 14 minuta, disniveli "largesia nga toka) eshte 812 m. Transporti i turisteve do te behet me 22 gondola "gabina me xham), dhe bileta per nje person do te kushtoje rreth 550 leke, ndersa ne grupe 450 leke. Ky eshte investimi i pare i ketij lloji ne vend dhe me perfundimin e tij, jo vetem banoret e Tiranes, por dhe te ardhur nga qytetet te tjera dhe turiste te huaj do te kene mundesi, te vizitojne parkun ne malin e Dajtit ne te gjitha stinet e vitit. Projekti per hartimin e ketij teleferiku u realizua nga specialistet, si Prof.Panajot Poci, Prof.Kristaq Qendro, Prof.Mihallaq Kotro, si dhe me mbeshtetjen e asistences teknike te specalisteve te huaj. Teleferiku eshte montuar nga firma austrike "Doppelmayer", nje firme prestigjioze ne kete fushe.

  9. #509
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shekulli


    --

    ---

    Demokratët e Sarandës, kafe pa sheqerin e Nanos


    Th.Nika

    SARANDË - Jo vetëm postera e fletëpalosje, stilolapsa, çakmakë e medalione çelësash, por edhe sheqer elektoral ka ofruar Nano në Sarandë. Në disa kafeteri të “piacës” së qytetit, që ngrihen buzë shëtitores, ka disa ditë që kafja ofrohet me disa zarfa sheqeri që i ka bërë këto lokale të gumëzhijnë nga debate, por njëherësh edhe të humbasin mjaft nga klientela e zakonshme. Duke qenë “dhuratë elektorale”, tregtarët, pavarësisht nga bindjet politike, i kanë pranuar “sheqerkat”, duke pritur që fitimi të shtohej. Por kanë humbur nga ana tjetër, se një dhuratë e tillë është bërë shkak që një kategori klientësh të bëjnë debate me kamerierët që ua çojnë në tryeza, bashkë me filxhanin e kafesë. Të ndodhur para “zarfave” me sheqer në njërën faqe të të cilit dallon nënshkrimi “Fatos Nano”, e në anën tjetër është stampuar posteri elektoral i PS-së, ku lexon dallueshëm slogani “Mbro të ardhmen”, demokratët kanë pyetur të çuditur “ç’është kjo?”. Kanë kërkuar t’u çojnë sheqer nga ai i përhershmi, por kur reagimi ka qenë “kemi vetëm nga ky, se është falas”, shumë prej tyre kanë preferuar ta pijnë kafen pa sheqer.
    - Mirë sheqeri është falas, po kafja po aq paguhet? - kanë pyetur ata. Dhe kur kanë mësuar se asnjë ulje çmimi nuk e ka shoqëruar këtë dekoracion të ri në sheqerin e kafes së porositur, shumë prej tyre, duke u përmbajtur për të mos u mbyllur kjo histori me sherr, kanë preferuar ta rrufisin shpejt e shpejt porcionin e kafes së hidhur farmak. “Më mirë një kafe farmak, sesa me sheqerin e hidhur e provokues të kryesocialistit Nano, që kërkon të na imponohet, edhe pse nuk jemi duke e pirë kafen në klubin e PS-së”, -shprehen të indinjuar e të fyer një grup demokratësh, të vënë në këtë siklet nga sheqeri elektoral.
    E ka shumë gabim Nano që provokon në këtë mënyrë sarandiotët, duke qenë në punën e në mendjen e tyre për 3 korrikun, shprehet Ylli Piro, kryetar i degës së PD-së së Sarandës, ndërkohë që ai përgjegjëson për pranimin e kësaj “dhurate” edhe pronarët e lokaleve që janë të të gjitha ngjyrave, por nuk kanë guxuar t’ia “prishin” kryeministrit, duke ia kthyer mbrapsht sheqerin me shije të hidhur.




    14/06/2005

    --



    A thua te bleje Nanua Saranden me sheqerka?

    Te shohim me 4 korrik..

    Po fitoj Nano..ne histori do mbeten ca shprehje..

    Ja u a futa Shqiptareve ..i vura te votojn per te mbrojtur te ardhurat e mija..

    ose..

    Me sheqer bleva Saranden..
    Me cakull bleva Libofshen..
    Me veze bleva shijakun..
    Me sytjena-dantella freshistesh bleva votat e Veteranve pedofile te Tiranes..
    Me dy fjal then gegnisht bleva kukes e Peshkopi..
    Me ca fleta nderi e lavdata bleva Shkodren..
    Me llafe.. per asfaltim.. bleva Durresin..
    Me nji po.rdhe qe bera ne dit te ballakumes bleva Elbasanin..
    E bleva Vloren megjithse per mjekrren time u bene me varreza te reja..
    Me nje te kaluar neper Fier me benx e bera Fierin stalingrad..

    etjetj..

    te shikojm te shikojm..

    hë se mir u a bën ai.. ashtu e duan..

  10. #510
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ja dhe ky barkderri ..spiuni grek ..bosi nga saranda..ben ligjin ne Tirane prej 16 vitesh..

    he se mir u a ben koktulave te tiranes..jan msu te zvarriten..

    ---------------

    Tema

    --
    Anastas Angjeli pasi ka kaluar Qytetin Studenti në
    varësi të tij, ka detyruar drejtorin e QS-së të mos
    vërtetojë banimin e studentëve në këtë qytet

    Angjeli çregjistron studentët nga QS-ja

    Megjithëse Gjykata e Tiranës rrëzoi pretendimet e
    Kryetarit të Minibashkisë nr.2 për studentët që janë
    lënë jashtë listave të votimit, tashmë Anastas Angjeli
    ka nxjerrë një tjetër pengesë. Ai ka detyruar
    Drejtorin e QS-së Pëllumb Karameta, të mos vërtetojë
    banimin e studentëve në këtë qytet.

    Kandidati i zonës 38-të në kryeqytet, Ylli Pango tha
    dje në Qytetin Studenti se Anastas Angjeli e ka
    detyruar Drejtorin e Qytetit Studenti të mos vërtetojë
    se studentët janë banorë të QS-së. Ylli Pango tha se
    drejtori i Qytetit Studenti, Pëllumb Karameta, kishte
    marrë më parë një telefonatë nga Angjeli, i cili i
    kishte vënë kusht që të mos vërtetojë banimin e
    studentëve, pasi kështu bëhej pjesë e lojës së PD-së.
    “Drejtori më ka thënë se jam i komanduar nga Angjeli
    dhe s’kam çfarë të bëj. Më parë Angjeli e ka marrë në
    telefon atë dhe i ka thënë se nuk duhet ta firmosë atë
    vërtetim, pasi në të kundërt do të bëhet pjesë e lojës
    së PD-së”, tha Pango.
    Gjatë ditës së djeshme ka nisur procesi i regjistrimit
    të studentëve në një padi ku kërkohet regjistrimi i
    tyre në listën përfundimtare në mënyrë që ata të
    marrin pjesë në zgjedhjet e tre korrikut në kryeqytet.
    Shefi i shtabit të kandidatit Pango, Miolli u shpreh
    se dje i ishte kërkuar drejtorit të Qytetit Studenti,
    Pëllumb Karameta, për të vërtetuar faktin se këta
    studentë janë banorë në QS-së. Por sipas tij drejtori
    nuk e firmosi këtë vërtetim me pretekstin se tashmë
    Qyteti Studenti ka kaluar në shoqëri aksionere në
    varësinë e Ministrisë së Ekonomisë. “Kërkuam
    konfirmimim nga drejtori i QS-së, Pëllumb Karameta, që
    këta studentë janë banorë në QS për efekt të gjyqit.
    Sot filluam regjistrimin e studentëve me prokura të
    posaçme për hapjen e një gjyqi, objektivi i të cilit
    është regjistrimi i studentëve në listën
    përfundimtare. Morëm konfirmimin i drejtorit të QS-së
    se ai nuk mundej të na e jepte një vërtetim sipas të
    cilit emrat e këtyre studentëve ishin banorë të QS-së,
    për arsye sepse drejtoria e QS-së kalon nga vartësia e
    Ministrisë së Arsimit në shoqëri aksionere në varësi
    të Ministrisë së Ekonomisë”, tha dje Miolli. Shefi i
    shtabit të Pangos, Miolli, u shpreh se në rast
    mosregjistrimi të studentëve, protestat do të
    përshkallëzohen dhe do të kërkohet ndihma e KQZ-së,
    OSBE-së dhe Ambasadës amerikane. Avokati i kësaj
    çështjeje do të jetë Arsen Caushaj.

    Policia ndalon tre studentë

    Një tjetër incident është shënuar dje në Qytetin
    Studenti me disa studentë që janë pjesë e zyrës
    elektorale të kandatit demokrat në këtë zonë, Ylli
    Pango. Tre studentë janë ndaluar dje në postën e
    policisë në hyrje të Qytetit Studenti me pretekstin se
    kanë grisur disa postera të kandidatit socialist
    Anastas Angjeli që ishin ngjitur në banesën e dekanit
    Pango. Lajmin e bëri të ditur shefi i shtabit të
    Pangos, Orion Miolli, i cili duke folur për gazetën u
    shpreh se: “Çerek ore para se profesor Pango të
    zhvillonte një konferencë për shtyp në Qytetin
    Studenti, tre anëtarë të shtabit, të cilët ishin në
    furgonin e stafit, shoferi dhe dy anëtarë të tjerë, u
    ndaluan në postën e policisë në hyrje të Qytetit
    Studenti dhe u shoqëruan në komisariat. Preteksti
    ishte se ata kishin grisur një poster të kandidatit
    Angjeli, i cili ishte ngjitur pranë shtëpisë së
    profesor Pangos”, tha dje Miolli. Ai shtoi se do të
    duhej ndërhyrja e shtabit të Pangos që të bëhej lirimi
    i studentëve të ndaluar.

    -





    ...



    Studentet rrezuan diktaturen dikur ..e cfar diktature se.. e sot ja u ben rrup sup sheiku Cac .. nje mafioz i ndyre ..i neveritshem ne cdo gje te tijen..
    ku ka perfunduar Tirana..
    turp..

Faqja 51 prej 58 FillimFillim ... 414950515253 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historia rreth vdekjes së ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 11:58
  2. Shkëlqimi i shkurtër i elitës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-12-2011, 08:40
  3. Shkëlqimi dhe rënia e Karamahmud Pashë Bushatliut
    Nga Xhuxhumaku në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-04-2011, 03:43
  4. Zbardhet mbledhja e Byrosë që zgjodhi pasardhësin e Enverit
    Nga shigjeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-10-2005, 08:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •