Close
Faqja 50 prej 58 FillimFillim ... 404849505152 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 491 deri 500 prej 572
  1. #491
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Rrëfimi i Ish-prokurorit të Tiranës në vitin 1993: Firmosa prangosjen e kreut të PS një ditë pas emërimit

    Asnjë lloj ngarkese emocionale nuk kam pasur. Unë isha me eksperiencë në atë punë dhe atë flet-arrest e kam firmosur me bindje dhe gjakftohtësi, njëlloj si çdo flet-arrest tjetër të një njeriu të zakonshëm.

    Arben Qeleshi: Babai s'më foli 2 vjet se arrestova Nanon

    Dashnor Kaloçi

    Studion e tij si avokat e ka vetëm pak metra larg godinës së re dhe të rikonstruktuar të Prokurorisë së Tiranës, kreu i së cilës ai ka qenë për një vit me radhë, nga 31 korriku i vitit 1993 deri më 31 korrik të 1994-s. Që prej vitit 2002, kur pas shumë peripecish ai mezi mundi të merrte licencën e avokatit, aty në një zyrë tepër të thjeshtë pret e përcjell çdo ditë klientët e tij, që kanë halle e probleme me drejtësinë shqiptare. Edhe pse kishte mbajtur atë funksion të lartë të organit të akuzës, madje me një eksperiencë të gjatë në punë, të drejtën e ushtrimit të atij profesioni, me të cilën mban familjen, ai e fitoi pasi punoi për disa kohë si asistent i një avokati, ish-koleg i tij kur ishte prokuror. Po a kanë lidhje të gjitha ato peripeci që ka kaluar 45-vjeçari Arben Qeleshi me faktin se më 30 korrik të 1993, me cilësinë e kreut të Prokurorisë së kryeqytetit, ai firmosi urdhër-arrestin për Fatos Nanon.


    Zoti Qeleshi, si e kujtoni emërimin tuaj si Prokuror i Tiranës?
    Më 30 korrik të 1993-it, kur unë isha hetues në Hetuesinë e Përgjithshme në Tiranë, aty nga ora 16.00 më thirri në zyrën e tij prokurori i përgjithshëm i asaj kohe, Alush Dragoshi, dhe bashkë me Zef Brozin (në mos gaboj) më thanë se me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë unë isha emëruar Prokuror i Tiranës. Pasi ma komunikuan atë gjë, unë u thashë fjalët e kortezisë që thuhen në kësi rastesh, duke i falënderuar për vlerësimin që më ishte bërë duke më emëruar në atë detyrë. Të nesërmen e asaj dite ata erdhën dhe më prezantuan para stafit të Prokurorisë së Tiranës.


    A e prisnit të emëroheshit në atë detyrë, apo e mësuat vetëm atë ditë kur ua komunikuan Dragoshi me Brozin?

    Absolutisht nuk e prisja që të emërohesha në atë detyrë dhe atë e mësova vetëm atë ditë. Por emërimi im në atë detyrë lidhet edhe me ndryshimin e strukturave të Drejtësisë në atë kohë, pasi Hetuesia e Përgjithshme, ku punoja unë, u kthye në Prokurori të Përgjithshme.
    Sa kohë shërbyet në detyrën e Prokurorit të Tiranës dhe cilat janë çështjet më kryesore që ju keni marrë pjesë në atë kohë si mbrojtës i akuzës?
    Si Prokuror i Tiranës kam punuar për plot një vit me radhë dhe nga çështjet më kryesore që kam pasur në atë kohë ka qenë gjyqi i Fatos Nanos, ku kam qenë si përfaqësues i mbrojtjes së akuzës (grupi përbëhej nga pesë prokurorë), çështjen e pesë minoritarëve dhe Arsidin. Këto kanë qenë çështjet më kryesore dhe më me përgjegjësi që kam pasur në atë kohë, jo vetëm nga personat që janë gjykuar, por edhe për procedurat e reja (Komisionet rogative) që aplikoheshin për herë të parë në të gjithë historinë e drejtësisë shqiptare. Ato u bënë në bashkëpunim me organet e drejtësisë italiane e franceze, si në gjyqin e Nanos dhe në çështjen Arsidi.


    Të ndalemi tek çështja Nano, si i kujton ato ditë para dhe pas arrestimit të tij?

    Si fillim, desha që t'ju sqaroj se unë jam Prokurori që kam firmosur flet-arrestin e Nanos dhe atë gjë e kam bërë një ditë pasi isha emëruar në atë detyrë.
    Më falni që po ju ndërpres, por meqë dolët në këtë pikë, desha t'ju kujtoj se nga shtypi opozitar i asaj kohe është thënë se ju jeni emëruar në atë detyrë pikërisht për të firmosur flet-arrestin e Fatos Nanos, liderit të opozitës së asaj kohe. Ç'mund të thoni për këtë, keni pasur ndërhyrje apo trysni lidhur me atë çështje?
    Është e vërtetë që më janë bërë të tilla akuza dhe madje më të ashpra nga ç'përmendët ju, por kjo nuk qëndron aspak, pasi me dosjen e Fatos Nanos unë isha duke punuar në Prokurorinë e Përgjithshme deri atë ditë që u mërova si Prokuror i Tiranës. Pra, nuk qëndron aspak akuza që më është bërë se kam firmosur flet-arrestin e Nanos pa e njohur fare dosjen në ngarkim të tij, pasi, siç thashë, me atë dosje isha duke u marrë që prej tri javësh në Prokurorinë e Përgjithshme. Nuk kam pasur asnjë lloj ndërhyrje apo trysnie nga askush dhe, sa për kuriozitet, po ju them se me Sali Berishën jam takuar një muaj pas arrestimit të Nanos.


    Po ngarkesë emocionale keni pasur kur firmosët arrestimin e Nanos, ish-kreut të opozitës së asaj kohe?

    Asnjë lloj ngarkese emocionale nuk kam pasur. Unë isha me eksperiencë në atë punë dhe atë flet-arrest e kam firmosur me bindje dhe gjakftohtësi, njëlloj si çdo flet-arrest tjetër të një njeriu të zakonshëm.

    Të dalim tek pyetja që ju bëra pak më sipër, si i ke përjetuar ato ditë para dhe pas arrestimit të Nanos?

    Në atë kohë që po ndodhnin këto gjëra, pra në kohën që kisha firmosur arrestimin e Nanos, unë e kisha familjen (prindërit dhe dy fëmijët, pasi me bashkëshorten jam divorcuar më 1992) në qytetin e Korçës, prej nga kemi origjinën dhe ku kemi banuar prej vitesh. Në mos gaboj, atë ditë që firmosa urdhër-arrestin e Nanos (në ora 12.00) ka qenë e premte, dhe unë pasi mbarova punën u nisa për në Korçë, siç bëja zakonisht për të shkuar pranë fëmijëve të mi. Kur shkova në shtëpi në Korçë, atë pasdite, ishte ekzekutuar urdhër-arresti për Nanon dhe ajo gjë kishte bërë bujë të madhe menjëherë pasi ishte dhënë lajmi nga mediat e ndryshme. Edhe në shtëpinë time, ku atë ditë kishin ardhur disa kushërinj të afërm të familjes sonë, nuk diskutohej gjë tjetër veçse arrestimi i Nanos. Të gjithë ata që gjendeshin në shtëpinë tonë atë darkë flisnin me irritim të madh për atë që kishte ndodhur, pasi, si një familje komuniste me të kaluar të majtë ekstreme, ata ishin idhtarë të Nanos. Ndërsa biseda ziente dhe të gjithë shanin shtetin e Berishës, për atë që kishte ndodhur, asnjë prej tyre nuk e dinte dhe as që e çonte nëpërmend se njeriu që kishte firmosur urdhër-arrestin e idhullit të tyre ishte aty midis tyre dhe ai isha pikërisht unë. Kjo gjë ndodhte edhe për faktin se akoma mediat nuk e kishin dhënë lajmin e emërimit tim në detyrën e Prokurorit të Tiranës.
    Po a ua treguat ju atë gjë, pra faktin se ju kishit firmosur urdhër-arrestin e Nanos?
    Ndërsa biseda ziente, unë mora mamanë mënjanë dhe i tregova vetëm asaj, duke i thënë: "Mama unë jam emëruar Prokuror i Tiranës dhe urdhër-arrestin për të e kam firmosur unë".
    Si reagoi nëna juaj pasi ia thatë atë gjë?
    Ajo më tha: "Mos u trego këtyre, se do plasë sherr i madh dhe nesër që në mëngjes nisu për në Tiranë dhe kthehu këtu vetëm pasi të jetë mbyllur kjo punë".
    Ashtu vepruat, si ju tha nëna?
    Ashtu veprova, nuk u tregova asgjë as babait as dhe kushërinjve, pasi me të vërtetë aty do bëhej një sherr i madh, sepse irritimi i tyre kishte arritur kulmin. Të nesërmen që në mëngjes u nisa për në Tiranë për të vazhduar punën në detyrën e Prokurorit të Tiranës, ku sapo isha emëruar.
    Kur u kthyet përsëri në Korçë dhe si ju priti babai juaj?
    Në shtëpi në Korçë u ktheva vetëm pas dy javësh, pasi aty kisha dy fëmijët (vajzën dhe djalin) që m'i mbanin prindërit, të cilët mezi prisja t'i takoja. Kur shkova në shtëpi, babai (i cili tashmë e kishte mësuar të vërtetën se unë e kisha firmosur arrestimin e Nanos) nuk më foli fare me gojë dhe ndërronte dhomë sa herë hyja unë aty. Po ashtu, ai nuk ulej për të ngrënë as bukë në një tavolinë me mua.
    Sa kohë zgjati kjo gjë, pra mëria e babait tuaj me ju?
    Kjo gjë zgjati për më shumë se një vit dhe me babanë, Rafaelin, unë jam takur dhe kemi folur vetëm kur më vdiq xhaxhai në Tiranë (vëllai i babait, Stavri Qeleshi). Aty jemi takuar dhe kemi folur për herë të parë me babanë pas asaj dite që unë kisha firmosur urdhër-arrestin për Fatos Nanon. Në mërinë e tij ndaj meje babai ndikohej shumë edhe vihej në siklet të madh nga qëndrimi i shokëve të tij, ish-komunistë të thekur me bindje thellësisht të majta, që i thonin: "Babai i tradhtarit". Edhe pse babai kishte presione të mëdha, sidomos nga ana e motrës së tij (halla ime), që të më fliste mua, ai nuk pranonte kurrsesi. Atë gjë ai e bëri vetëm kur na ndodhi vdekja e xhaxhait, Stavri Qeleshi, në Tiranë në gushtin e 1994-s.
    (vijon nesër)

    "Jam lindur në Berlin, im atë punonte në ambasadën shqiptare"
    Avokati i njohur Arben Qeleshi rrjedh nga një familje e dëgjuar nga qyteti i Korçës, e cila ka qenë e lidhur ngushtë me Luftën Antifashiste që në vitet e para të pushtimit fashist të vendit. Si babai i tij Rafaeli, ashtu dhe xhaxhai Stavri Qeleshi, kanë qenë komunistë të orëve të para dhe ata kanë marrë pjesë aktive në njësitet guerrile të Korçës e në rreshtat partizane. Pas mbarimit të luftës babai i Arbenit, Rafaeli, ka punuar për shumë kohë në funksione të larta partiake të asaj kohe, si në Komitetin e Partisë të Korçës, në Komitetin Qendror të PPSH-së në Tiranë dhe në ambasadën shqiptare në Berlin të Gjermanisë Lindore, ku ka lindur dhe vetë Arbeni në vitin 1960. Ndërsa xhaxhai i Arbenit Stavri Qeleshi, që në vitet e para të pasluftës, në moshë fare të re, ka qenë komandant brigade në Sarandë dhe pasi mbaroi me rezultate të larta dy akademi ushtarake në Bashkimin Sovjetik u emërua në Shtabin e Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes në Tiranë, me gradën e kolonelit. Pasi drejtoi për shumë vjet Drejtorinë e Stërvitjes pranë asaj ministrie, pas goditjes së Beqir Ballukut atë e akuzuan për mosvigjilencë dhe e larguan nga Tirana familjarisht, duke e dërguar në qytetin e Laçit, me detyrën e shefit të Shtabit të Brigadës.

    PASAPORTA
    1960 u lind në Berlin të Gjermanisë Lindore
    1983 diplom. në Fakult. e Drejtësisë, Tiranë
    1983-'84 hetues në Hetuesinë e Elbasanit
    1984-'91 hetues në Hetuesinë e Mirditës
    1991-'92 hetues në Hetuesinë e Tiranës
    1992-'93 hetues në Hetuesinë e Përgjithshme
    1993-'95 prokuror i qarkut të Tiranës
    1995-'99 gjykatës në Gjykatën e Apelit, Tiranë
    1999-'01 gjykatës në Gjykatën e Apelit, Korçë
    2001-'05 avokat në Tiranë

  2. #492
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    NANO NE SARANDE, SHTETI NE FUSHATE

    Nese mund te flitet per avantazhe mes subjekteve politike ne kete faze paraelektorale, konstatimi i pare qe te bie ne zy eshte se socialistet ne krahasim me demokratet ndihen me te favorizuar. Por ketu do te bejme gafe te themi se perparesia bazohet ne potencialin e vlerave intelektuale e progamore qe te dyja keto parti perfaqesojne. Absolutisht jo. Avantazhi ne menyren e reklamimit te alternativave mes PD-se e PS-se tregon se kjo e fundit me shume mjeshteri po ben nje fushate ekselente, bazuar ne shkeljen e ligjit me te dyja kembet. Fale privilegjeve qe te fal te qenit ne pushtet, socialistet nen rrogoz po sendertojne nje fushate aspak politike por shteterore. Megjithe paralajmerimet e Presidentit Moisiu, shihet qarte se pothuaj ne te gjitha shtabet elektorale te PS-se gjen te instaluar te gjithe administraten shteterore qe ne kundershtim me ligjin funksionon tani ne disfavor te te gjithe atyre taksapaguesve qe ne 3 korrik do te kerkojne rotacionin e pushtetit. Nuk dihet nese kane urdher direkt, por duket sheshit qe kudo ku perfaqesuesit e opozites bejne fushate paralelisht do te gjenden rruspa, Polici Ndertimore, agjente te tatimeve, inspektore te Kontrollit te Larte te Shtetit, vezhgime kercenuese te Policise se Shtetit e shume si keto. Per ta shtrire me tej konstatimin e shkeljes se ligjit mjafton te permendesh tenderat e komisionet e privatizimit apo naften pa hesap te shtetit qe harxhojne kandidatet per deputete te partise ne pushtet. Shembull me te qarte per kete, me hapur se kudo mund te gjesh ne Sarande tek zona nr. 99, ku kryeministri Nano pretendon te fitoje mandatin e deputetit. Pikerisht ne kete zone mesohet qe ky i fundit te kete urdheruar nisjen e nje fushate te vertete kunder opozites, duke tensionuar keshtu situaten politike ne prag te zgjedhjeve. Ka qene vete Nano ai qe ka urdheruar policine e tij ndertimore, qe ne fakt paguhet prej te gjitheve ne, qe te shkaterroje ndertimet ne bregdetin jonian qe jane prone e demokrateve apo njerezve qe jane afer selise blu. Po kryeministri yne ka urdheruar inspektoret e Kontrollit te Larte te Shtetit te mesyjne ne komunen e Ksamilit qe drejtohet nga perfaqesues te opozites ne perpjekje per t'u gjetur atyre ndonje shkelje. Eshte pak te thuhet se kemi te bejme me nje hakmarrje te parakohshme te kryeministrit ndaj banoreve te zones elektorale nr. 99, te cilet pritet t'i japin voten kandidatit demokrat, Besnik Aliaj. Vete Nano zbret nje here ne jave ne Sarande per te peruruar objekte qe kane perfunduar me kohe dhe kane filluar te funksionojne. Po keshtu, edhe bashkeshortja e kryeministrit shihet gjithnje e me shpesh ne Sarande ne perpjekje per t'i siguruar kandidatit socialist nje vote me teper. Megjithe protestat e banoreve, rruspa e Nanos ka shperthyer ne bregdetin jonian ndaj te gjithe atyre qe njihen si kundershtare te socialisteve dhe votues te opozites. Pra pavaresisht nervozizmit te hapur te kryetarit socialist, demokratet me shume qytetari vazhdojne te mbajne nje profil te ulet e te zhvillojne nje fushate "te qete" duke mos rene pre e provokimeve te segmenteve shteterore te Nanos.

    Duke ndier rrezikun qe mund te shkaktoje perplasja e ashper dhe reagimi popullor kunder presionit shteteror, PD-ja totalisht brenda ligjshmerise vazhdon te shpalose alternativen e saj, pa sharje e akuza por thjesht me programe. Qytetaria dhe civilizimi qe po shfaq selia blu ne kete prag fushate shume shpejt do t'i vjele frutet e veta me rikthimin ne pushtet. "Koha per ndryshim" qe pretendojne demokratet duhet te vije nje sahat e me pare, ne menyre qe shteti te mos i sherbeje verberisht mazhorances por te gjithe shqiptareve pa dallim perkatesie partiake. Nese ankthi i humbjes se pushtetit sot shoqerohet me agresion politik, neser do te hyje ne analet e historise si shembulli me tipik i shperdorimit brutalisht te shtetit per interes vetjak. Ndaj dhe demokratet ne zgjedhjet e 3 korrikut do te dalin dyfish triumfatore, jo vetem se do realizojne ne praktike nevojen e ndryshimit te madh te ketyre praktikave te te qeverisurit por dhe se do t'u falin shqiptareve mundesine e te qenit qytetare te nje shteti demokratik qe nuk te gjurmon e te persekuton per bindjet e tua politike.


    Koha Jone
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  3. #493
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Nano,kalpsin e pa tretur e grekut shovenist......
    NJe top i organizates teroriste''17Nentori''greke qe po bene rrenoja ne truadhin shqipetare....Kalpsinene e grekut duhet ta shfarosim me gjithe rrenjet e ti qe i ka ne Shqiperi....
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  4. #494
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Nano e ka fituar betejen politike me cdo kundershtar politik ne Shqiperi.

    Kjo per arsye se mbas 8 vjetesh qeverisje te PS, ende diskutohet se fiton prape PS.

    Te qeverisesh 8 vjet do te thote se je shume i mire, ose duhet te zevendesohesh patjeter.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  5. #495
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,336
    Postimet në Bllog
    22
    PS, qeverisje me 62 ministra

    E Marte, 17 Maj 2005
    Prej vitit 1997, socialistet dhe aleatet e tyre prodhuan 3 Kryeministra, te dekretuar secili nga dy here, dhe mbi 60 ministra. Lista e plote e personave qe kane shkelur ne Keshillin e Ministrave dhe kronologjia e ndryshimeve ne dy mandate parlamentare

    Elton METAJ

    Me 3 Kryeministra, te dekretuar secili nga dy here, dhe mbi 60 ministra, socialistet dhe aleatet e tyre po mbyllin 96 muajt e qeverisjes, duke thyer te pakten te gjithe rekordet e historise politike ne Shqiperi. Prej fitores se 29 qershorit 1997, Partia Socialiste dhe forcat politike qe bashkeqeverisen me te, prodhuan 62 anetare te kabinetit qeveritar. Ndonese me shumice parlamentare qe garantonte nje qeverisje te qete dhe pa kokecarje, mazhoranca e majte shpesh here rrezoi qeverite e krijuara vete. Duke krijuar kriza qeveritare, ndoshta edhe te panevojshme, socialistet nderruan shume ministra. Ndersa per hir te formesimit te koalicionit qeveritar krijuan ne shtator 2001, qeverine me te shumte ne numer. Plot 22 ministra u rreshtuan nen urdherat e Kryeministrit te atehershem Ilir Meta, ndonese per vetem kater muaj.

    Qeverite e koalicionit te majte filluan te ngjizen me 25 korrik 1997, kur Presidenti Rexhep Meidani dekretoi caktimin e Kryeministrit te ri, Fatos Nano. Lideri socialist formoi pa vonese ekzekutivin e ri, por qeverisi vetem 14 muaj. Me 28 shtator 1998, pas ngjarjeve qe pasuan vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari, Fatos Nano i paraqiti Kreut te Shtetit doreheqjen e tij nga posti i Kryeministrit. Nje dite me pas, Pandeli Majko, ish-sekretar i Pergjithshem i PS-se, caktohet Kryeminister i Shqiperise. Por pasi deshton ne Kongresin e socialisteve perballe Nanos, edhe Majko largohet. Me 26 tetor 1999, Presidenti Meidani pranoi doreheqjen e Kryeministrit me te ri te Europes. Dy dite me pas, stafeta kalon ne duart e Metes. Qeveria e Kryeministrit Meta arrin te fitoje edhe zgjedhjet parlamentare te vitit 2001. Me 12 shtator 2001, Ilir Meta rizgjidhet Kryeminister i Shqiperise. Por pas kater muajsh konflikti te hapur me kryesocialistin Nano, me 29 janar 2002, Kryeministri Ilir Meta jep doreheqjen. Ekzekutivi rikthehet ne duart e Pandeli Majkos, i cili me 7 shkurt 2002 dekretohet nga Presidenti Meidani si Kryeminister i ri. "Mbreterimi" i Majkos zgjat pese muaj. Nje marreveshje Nano-Meta detyron Kryeministrin Pandeli Majko te jape doreheqjen me 25 korrik 2002. Ne te njejten dite, Presidenti i ri, Alfred Moisiu dekreton Kryeministrin e ri, Fatos Nano. Vete Nanos i eshte dashur te ndryshoje disa ministra per shkak te krizave te brendshme ne Partine Socialiste.

    1 - FATOS NANO Kryeminister (2 here)

    2 - ILIR META Kryeminister (2 here); Zv/Kryeminister dhe Minister i Koordinimit Qeveritar; Sekretar Shteti per Integrimin Europian ne Ministrine e Jashtme; Zv/Kryeminister dhe Minister i Jashtem

    3 - PANDELI MAJKO Kryeminister (2 here); Minister i Mbrojtjes

    4 - BASHKIM FINO Zv/Kryeminister; Minister i Pushtetit Vendor; Minister i Puneve Publike dhe Turizmit

    5 - PASKAL MILO Minister i Jashtem; Minister Shteti per Integrimin Europian

    6 - SABIT BROKAJ Minister i Mbrojtjes

    7 - NERITAN CEKA Minister i Brendshem

    8 - YLLI BUFI Minister i Ekonomise Publike dhe Privatizimit

    9 - ELMAZ SHERIFI Minister i Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Gruas

    10 - LUFTER XHUVELI Minister i Bujqesise dhe Ushqimit; Minister Shteti; Minister i Mjedisit

    11 - ARBEN MALAJ Minister i Financave; Minister i Ekonomise

    12 - SHAQIR VUKAJ Minister i Tregtise dhe Turizmit

    13 - GAQO APOSTOLI Minister i Puneve Publike dhe Transportit

    14 - ETHEM RUKA Minister i Arsimit dhe Shkences; Minister i Mjedisit; Minister i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit

    15 - ARTA DADE Ministre e Kultures, Rinise dhe Sporteve; Ministre e Puneve te Jashtme

    16 - LEONARD SOLIS Minister i Shendetesise dhe Mjedisit; Minister i Shendetesise

    17 - ARBEN IMAMI Minister Shteti per Reformen Legjislative dhe Marredheniet me Kuvendin; Minister i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit

    18 - ERMELINDA MEKSI Minister Shteti per Bashkepunimin dhe Zhvillimin Ekonomik; Minister i Bashkepunimit Ekonomik dhe Tregtise; Ministre e Ekonomise; Zv/Kryeministre dhe Ministre Shteti per Integrimin; Ministre e Integrimit

    19 - THIMIO KONDI Minister i Drejtesise

    20 - MAQO LAKRORI Sekretar Shteti per Integrimin Euroatlantik; Minister i Transportit

    21 - PERIKLI TETA Sekretar Shteti per Politiken e Mbrojtjes; Minister i Rendit Publik

    22 - NDRE LEGISI Sekretar shteti ne Ministrine e Brendshme; Minister Shteti; Minister Shteti per Antikorrupsionin

    23 - LUSH PERPALI Sekretar Shteti per Pushtetin Lokal

    24 - KASTRIOT ISLAMI Zv/Kryeminister; Minister Shteti prane Kryeministrit per Koordinimin; Minister i Financave; Minister i Jashtem

    25 - LUAN HAJDARAGA Minister i Mbrojtjes

    26 - ANASTAS ANGJELI Minister i Punes dhe Ceshtjeve Sociale; Minister i Financave; Minister i Ekonomise

    27 - EDI RAMA Minister i Kultures, Rinise dhe Sporteve

    28 - PETRO KOCI Minister i Rendit Publik

    29 - INGRID SHULI Ministre i Puneve Publike dhe Transportit; Ministre e Transportit

    30 - ARBEN DEMETI Minister i Pushtetit Lokal; Minister i Ndertimit

    31 - KADRI RRAPI Minister i Punes dhe Ceshtjeve Sociale

    32 - MUSA ULQINI Minister i Informacionit

    33 - MAKBULE CECO Zv/Kryeministre dhe ministre e Punes dhe Ceshtjeve Sociale

    34 - SPARTAK POCI Minister i Rendit Publik; Minister i Rregullimit te Territorit dhe Turizmit; Minister i Transportit dhe Telekomunikacionit

    35 - ZEF PRECI Minister i Ekonomise Publike dhe Privatizimit

    36 - ILIR PANDA Minister i Drejtesise

    37 - PREC ZOGAJ Minister i Shtetit prane Kryeministrit

    38 - MUSTAFA MUCI Minister i Ekonomise Publike dhe Privatizimit

    39 - ILIR ZELA Minister i Shtetit prane Kryeministrit; Minister i Puneve Publike dhe Turizmit

    40 - SKENDER GJINUSHI Zv/Kryeminister dhe Minister i Punes dhe Ceshtjeve Sociale

    41 - ILIR GJONI Minister i Mbrojtjes; Minister i Rendit Publik

    42 - SOKOL NAKO Minister i Transportit; Minister i Drejtesise; Minister Shteti per Integrimin

    43 - BEN BLUSHI Minister i Arsimit dhe Shkences. Minister i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit

    44 - GJERGJ KOJA Minister i Shendetesise

    45 - AGRON DUKA Minister i Bujqesise dhe Ushqimit

    46 - LUAN RAMA Minister i Kultures Rinise dhe Sporteve; Minister i Mbrojtjes; Minister i Rendit Publik

    47 - DRITAN PRIFTI Minister Shteti per Energjitiken

    48 - NIKO KACALIDHA Minister Shteti

    49 - FATMIR XHAFA Minister i Rregullimit te Territorit dhe Turizmit; Minister i Drejtesise

    50 - MUSTAFA XHANI Minister i Shendetesise

    51 - MARKO BELLO Minister Shteti per Integrimin Europian; Ministri Shteti prane Kryeministrit

    52 - VIKTOR DODA Minister i Industrise dhe Energjetikes

    53 - STEFAN CIPA Minister i Rendit Publik

    54 - SPIRO PECI Minister i Drejtesise

    55 - LUAN MEMUSHI Minister i Arsimit dhe Shkences

    56 - AGRON TATO Minister i Kultures, Rinise dhe Sporteve

    57 - BLENDI KLOSI Minister Shteti; Minister i Kultures, Rinise dhe Sporteve

    58 - BESNIK DERVISHI Minister i Rregullimit te Territorit dhe Turizmit

    59 - VALENTINA LESKAJ Ministre e Punes dhe Ceshtjeve Sociale

    60 - NAMIK DOKLE Zv/Kryeminister

    61 - IGLI TOSKA Minister i Rendit Publik

    62 - ENGJELL BEJTAJ Minister i Punes dhe Ceshtjeve Sociale

    KRONOLOGJIA E NDRYSHIMEVE

    25 korrik 1997 Presidenti Rexhep Meidani dekretoi caktimin e Kryeministrit te ri, Fatos Nano.

    28 shtator 1998 Fatos Nano i paraqiti Presidentit Rexhep Meidani, doreheqjen e tij nga posti i Kryeministrit.

    29 shtator 1998 Pandeli Majko, ish-sekretar i Pergjithshem i PS, caktohet Kryeminister i Shqiperise.

    26 tetor 1999 Presidenti Rexhep Meidani pranoi doreheqjen e Kryeministrit Pandeli Majko.

    28 tetor 1999 Presidenti Rexhep Meidani dekretoi Kryeministrin e ri, Ilir Meta.

    12 shtator 2001 Ilir Meta rizgjidhet Kryeminister i Shqiperise.

    29 janar 2002 Kryeministri Ilir Meta jep doreheqjen.

    7 shkurt 2002 Presidenti Rexhep Meidani dekreton Kryeministrin e ri Pandeli Majko.

    25 korrik 2002 Kryeministri Pandeli Majko jep doreheqjen.

    25 korrik 2002 Presidenti Alfred Moisiu dekreton Kryeministrin e ri, Fatos Nano

  6. #496
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Post Privatizimet, Dy Pazaret E Nanos

    "Albtelekom" dhe hotel "Dajti" ne dore te Keshillit te Ministrave. Sot, paraqitja e ofertave per hotel Dajtin, priten surpriza. Drejtori i AKP-se: Deri tani s'ka asnje te interesuar

    Eglantina Nasi

    Dy pazare te medha pergatiten sot prej qeverise Nano ne sektorin e privatizimeve strategjike. I pari ka te beje me hotel "Dajti"-n, per te cilin sot zhvillohet akti i paraqitjes se ofertave nga te interesuarit. Nderkohe, dje mori fund edhe shitja e kompanise shteterore te telefonise "Albtelekom", ne duart e "Turk Telekom", firmes se shtetit me kryeminister Erdogan, mik i njohur i kryeministrit shqiptar. Por nese ky pazar duket se u mbyll me kaq, ai per Hotel "Dajti"-n nis sot me fazen e pare te tenderit te hapur, qe presupozon paraqitjen e ofertave nga te interesuarit. I sajuar si nje moment transparent per mediat dhe opinionin publik, akti i paraqitjes se ofertave nenkupton vetem dorezimin e disa zarfave nga kompanite e huaja te interesuara ne tryezen e AKP-se. Sepse me pas, sipas udhezimit perkates qe eshte publikuar per kete tender, do te jete serish Keshilli i Ministrave me ne krye Nanon, ai qe do te vendose pronarin e ri te hotel "Dajti"-t. Pra, fjalen e fundit do ta thote vetem qeveria, megjithe ceremonite transparente te organizuara ne hapjen e ketij tenderi nderkonbetar. Pasi, do te jete ajo qe studimit te raportit te komisionit vleresues te ofertave do te thote fjalen e fundit. Ashtu sic ndodhi ne kohen e qeverise "Meta", e cila nuk pranoi shitjen e hotel "Dajti"- ndaj te interesuarve, poshte vleres se percaktuar nga pala shqiptare. Por a do ta beje nje gje te tille qeveria Nano? Pra, a do te rrezikoje duke e kthyer mbrapsht procesin e tenderimit nese asnje nga firmat e interesuara nuk do te jete e denje me kushtet qe paraqet per blerjen e hotel "Dajti"-t?

    AKP: Nuk ka te interesuar

    Paraprakisht, drejtori i pergjithshem i Agjencise Kombetare te Privatizimit nuk pranon te tregoje sesa firma jane interesuar deri tani per blerjen e ketij objekti te rendesishem. Sipas tij, vetem mengjesin e dites se sotme do te mesohen se cilat jane keto firma, kur te vijne dhe te paraqesin ofertat e tyre ne zarfat e mbyllur. Pra, deri tani nuk ka asnje te interesuar per "Dajti"-n. Agjencia Kombetare e Privatizimit do zhvilloje sot ceremonine e mbledhjes se te gjitha ofertave te cilat do te paraqiten nga firmat e ndryshme te interesuara per privatizimin e ketij objekti te rendesishem. Sipas drejtorit te Pergjithshem te AKP-se Zihni Beqiraj, shitja e hotel "Dajti"-t do te behet shume shpejt sipas te gjitha parametrave te percaktuara ne oferten e publikuar per privatizim. Nderkaq, ai shton se paraprakisht nuk ka firma te interesuara per blerjen e hotel "Dajtit", por se do te jete pikerisht ceremonia e sotme ajo qe do te mesoje publikun me ofertat e verteta per blerjen e njesise akomoduese me perfaqeuese te vendit. Si ka mundesi qe institucioni i AKP-se nuk ka asnje dijeni per firmat qe jane interesuar per "Dajti" deri ne momentin e paraqitjes se tyre zyrtare? Por pret ashtu si edhe gazetaret e mbare opinioni publik, momentin e sotem te paraqitjes se zarfave nga te interesuarit?

    "Mabetex": Nuk do te konkurrojme

    Firma e perfolur per pazare me kryeministrin Fatos Nano ne blerjen e ketij objekti te rendesishem te hotelerise sone, nuk do te mare fare pjese ne garen per blerjen e hotel "Dajti"-t. Nje fakt te tille e ka deklaruar vete perfaqesuesi i kesaj firme ne Tirane Vilson Ahmeti. Sipas tij, "Mabetex" nuk do te garoje per te blere kete hotel. Kjo ndryshe nga heret e tjera, kur kjo ka qene nje nga firmat kryesore pretenduese per blerjen e hotel "Dajti"-t. Edhe gjate shitjes se fundit, kur ajo deshtoi me vleren paraprake te percaktuar rreth 5 milione dollare. "Mabetex", eshte e drejtuar nga Bexhet Pacolli, biznesmen kosovar, me banim ne Zviver.

    Privatizimi, ne valen e zgjedhjeve

    Vendimi i qeverise per te shitur nepermjet Agjencise Kombetare te Privatizimit, hotelin e njohur ne krah te bulevardit qendror te Tiranes, vjen teksa mazhoranca dhe opozita po debatojne lidhur me fatin e privatizimeve ne Shqiperi. Opozita ka kerkuar me force ndalimin e privatizimeve dhe koncensioneve, me arsyetimin se ato mund te perdoren per efekte elektorale, ndersa pas rreth 90 ditesh vendi do te hyje ne zgjedhje te pergjithshme parlamentare. Nga ana e saj, qeveria ka garantuar se do te jete transparente ne zbatimin e procedurave te privatizimit. Agjencia Kombetare e Privatizimit ka shpallur 27 majin, si diten kur do zhvillohet ankandi per shitjen e hotel "Dajtit". Fituesi shpallet nga komisioni ne gjysmen e pare te qershorit. Cmimi dysheme i shitjes, eshte 16 milione euro ose tre here me i larte se i hotel "Tirana International". Sipas AKP-se, pas dorezimit te dokumentacionit te kompanive te interesuara per blerjen e ketij hoteli, kerkesat do te shqyrtohen nga komisioni nga data 7- 14 qershor dhe me tej, do te jete Keshilli i Ministrave, i cili do te shpalle fituesin e tenderit. "Dajti" eshte nje nder resurset e prones shteterore qe po ngutet per privatizim para zgjedhjeve, nderkohe qe autoritetet e qeverise nuk e kane lajmeruar me pare kete evenimet.

    Loja tjeter e qeverise: E ble, kush ofron me shume

    Hotel "Dajtin"-n, do ta bleje ai investitor qe do te ofroje me shume leke ne momentin e blerjes. Sepse oferta per blerjen do te vleresohet me me shume pike kete radhe nga komisioni i ofertave ne tender, krahasuar me ofertat per punesimin dhe investimin. Cmimi i ofruar per blerjen e ketij objekti me rendesi strategjike, deri tani eshte vleresuar me 60 pike nga komisioni i vleresimit te ofertave per privatizimin e ketij objekti te rendesishem. Por ekspertet mendojne qe ta rrisin kete kuote nga 60 ne 70 pike, per te nxitur ne kete menyre ofrimin e vleres reale apo me te larte per te cilen eshte ofruar ne shitje Hotel "Dajti". Keshtu, duke qene se ne tenderin e zhvilluar per hotel "Dajti"-n deri tani, cmimi i ofruar ka zene me shume se dy ofertat e tjera per investimet dhe punesimin e punonjesve, investitoreve do t'u interesoje te paguajne me teper, apo me mire te ofrojne me teper leke per cmimin e blerjes, pasi ne kete menyre, ata do te vleresohen me 70 pike na komisioni i vleresimit te ofertave.

    Nano zyrtarizon turqit pronare te "Albtelekom"

    Qeveria miratoi dje vendimin per miratimin e raportit te vleresimit te ofertave dhe shpalljen e fituesit ne tenderin e hapur nderkombetar per privatizimin e shoqerise anonime "Albtelekom".

    "Publikoj shpalljen e fituesit per tenderin e hapur nderkombetar, per privatizimin e 76 perqind te aksioneve te shoqerise asionare Albtelekom ne favor te shoqerise "Calik Enerji Telekomunikasyon A.S" per vleren 120 milione euro ne cash" tha kryeministri per kete. Sipas tij, ky proces privatizimi garanton nje treg te telekomunikacioneve teresisht te liberalizuar.

    Pretendente per "Turk Telekom", greket OTE

    Qeveria shqiptare rrezikon te krijoje nje monopol te hapur grek ne fushen e telekomunikacioneve. Kjo per faktin pasi kompania kryesore pretendente per privatizimin e 50 perqind te aksioneve te firmes "Turk Telekom", eshte kompania OTE Greke. Nese nje gje e tille, realizohet, kjo do te thote se OTE greke do te behet kontrrolluese e paketes se aksioneve te Turk Telekom, ne te njejten kohe edhe kontrrolluese e paketes se kompanise shqiptare te telefonise. Kjo do te nxjerre ne pah monopolin e hapur grek qe do mbreteroje ne telefonine shqiptare, qofte vendase apo greke. Sepse eshte bere publik nga ministria e Privatizimit te Turqise fakti qe Turk Telekom do shese 55 perqind te aksioneve te saj.

    Ja cili eshte Hotel "Dajti":

    Hotel "Dajti" eshte vleresuar si nje nga simbolet e turizmit shqiptar, vecanerisht perpara viteve '90-te, kur ai ishte ndalesa kryesore e te huajve te cilet vizitonin Shqiperine. Ai ka 85 dhoma, 124 krevate dhe ambjente per konferenca. Hoteli ndodhet ne krah te bulevardit "Deshmoret e Kombit", shetitorja kryesore e kryeqytetit. Me arkitekturen e tij unike, siguron kushtet me te mira per nje numer te madh sherbimesh.

    Ofron - 91 dhoma

    - 72 dhoma me tualet

    - 13 dhoma pa tualet

    - 6 apartamente

    - Restorant

    - Salle koktejesh deri ne 200 persona

    - Salle konferencash deri ne 60 persona

    - Salla mbjedhjesh

    - Coffee shop

    - Lobby bar

    - Dyqan prodhimesh artistike

    - Repart berber dhe parukiere

    - Parking

    Siperfaqja e pergjithshme e territorit ne te cilin eshte vendosur hotel "Dajti", eshte 8760 m2, ndersa siperfaqja nen objekt eshte 10240 m2. Treguesit vjetore te tij kane qene mjaft optimiste. Deri ne vitin 1995, ndermarrja hotel "Dajti" ka qene lider ne fushen e hotelerise dhe ka rezultuar me bilance mjaft pozitive.

    Te dhena per ndermarrjen Hotel "Dajti":

    - Vlera e objektit te ofruar per tender 647 681 000 leke

    - Mjete kryesore 617 575 000 leke

    - Mjete xhiro 16 090 000 leke

    - Vlera e truallit 14 016 000 leke

    - Siperfaqja totale e truallit 8760 m2

    - Siperfaqja nen objekt eshte 2400 m2.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #497
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Loja E Nanos Me Ndasite Fetare

    Nga Ermal Hysi

    Prej kohesh kryepushtetari i Shqiperise, i cili kete te fundit e konsideron cifligun e tij qe mund ta shese e ta bleje sa here te doje, ka paralajmeruar skenare te kobshme per shqiptaret nese ata do te kene kurajon te mos e votojne per te qendruar edhe me tej ne krye te cifligut. Ka paralajmeruar per konflikte sociale, krahinore, politike, anarki, kthim te 97-tes "kete skenar ai e njeh mire), dhe kjo vetem e vetem qe ai te ruaje privilegjet e pista qe ka siguruar per vete dhe per lakenjte qe ka grumbulluar rreth vetes. Ai nuk ndalet para asgjeje, asnje skenari sado i frikshem. Dhe ne vazhden e cmendurise se tij ai nuk hezitoi te ngacmoje edhe ne gjene ndoshta me te shenjte, por edhe me te ndjeshme per shqiptaret, fene dhe raportet fetare. Sic duket, tani qe ndien fundin e pushtetit te tij, nuk i ka mbetur tjeter vecse te perdore edhe armet me te fundit, por me te ndyrat, me kobndjelleset. Mendja e tij diabolike dhe e coroditur ben cdo lloj kalkulimi dhe nese llogarite nuk i dalin, arrin tek skenaret fetare. Sipas tij, nese ai humb pushtetin, vendi kercenohet nga fondamentalizmi fetar "posacerisht islamik), prishja e harmonise fetare, dhe pasojat nuk ka nevoje te permenden. Se sa fetar eshte Nano, sa besim tek zoti ka ai dhe sa preokupohet per raportet fetare ne vend, kete e merr me mend kushdo. Por ndoshta jo kushdo ka menduar se ai mund te arrije deri atje sa te ngacmoje nje ceshtje aq delikate qe aq mrekullisht eshte ruajtur e trajtuar nga shqiptaret. Ne gjithe historine e saj, eshte bere kujdes qe feja te mos cenohet dhe te ruhen raportet e mira nderfetare. Kjo ka qene devise udheheqese qe ne krijimin e shtetit shqiptar. Shqiperia njohu vetem nje fondamentalizem, ate komunist e qe Nano e njeh mire. Dhe viktime e ketij fondamentalizmi ishte vete feja dhe kleri shqiptar.

    Nje nga gjerat qe une kam vleresuar tek Berisha ka qene kujdesi qe ka treguar ne marredheniet me komunitetet fetare, respektimi i raporteve dhe balancave duke i pasqyruar ato edhe ne administratee e larte shteterore. Ish-presidenti respektonte nje realitet dhe kuptonte rendesine e tij, e qe ne fakt duhet te konsideruar me kujdes nga te gjithe politikanet, ne pushtet apo ne opozite.

    Loja e Nanos me fene te kujton lojen e shume udheheqesve komuniste ne Europen Lindore, qe nga ideologe te krimit e te marksizmit u transformuan brenda nates ne mbrojtes te fese dhe identiteteve fetare dhe ne emer te tyre i lyen duart edhe me tej me gjak. Kur Miloshevici nuk luante dot me tej me ideologjine komuniste, ai shpiku armen fetare dhe masakrat e krimet e tmerrshme ne Bosnje perpiqej t'i justifikonte me mbrojtjen qe ai po i bente kristianizmit.

    Nano nuk beson as ne zot, as ka ndjenje fetare dhe as nuk i intereson ajo personalisht, nuk ka asnje ndjeshmeri per hallet e shqiptareve te cilet akoma eshte i bindur se mund t'i ngope me genjeshtra. Ai eshte nje fondamentalist pragmatist, qe eshte gati ta hedhe ne zjarr endin e tij nese aty nuk gjen me pushtetin dhe lavdine e parase. Ai nuk ka asnje vlere morale, politike dhe shoqerore e aq me pak fetare. Ai fyen dhe poshteron politikanet e tjere te komunitetit te tij politik. Pastaj u lan kembet dhe u pergjerohet kur i duhen per te mbajtur pushtetin. E ben lecke Angjelin, i permend te berat e te paberat, e pastaj e ben minister ne qeverine e tij. C'nuk thote per Edi Ramen, nuk e perfshin ne forumet drejtuese, pastaj e fton te drejtoje fushaten. "Duhet analize tjeter, por jo shume e thelle per te kuptuar se perse ata pranojne te jene veglat e Nanos). Shan Meten, ndersen kalemxhinjte per te vjelle vrer kunder tij e per ta poshteruar me cdo mjet, e pengon ne fushate, pastaj e fton te bashkepunoje perseri me te.

    Se sa i djeg barku Nanos per raportet fetare, kjo duket nga emerimet qe ben ne administraten e larte, neper Ministri, institucione, perfaqesi diplomatike.

    Ky njeri nuk pyet per asnje lloj institucioni. E ka kthyer qeverine ne oborr te tij. E thote hapur se edhe ceshtje te politikes se jashtme i bisedon vete neper stadiume dhe behet vete zedhenes publik i tyre. Per te nuk ekziston Ministria e Jashtme apo Presidenti. I premton Gjermanise mbeshtetje dhe pastaj deklaron se do mbeshtese planin italian, sapo Kancelari Shreder njofton zgjedhjet e reja. Driteshkurter, pragmatist dhe egoist nuk kupton dhe nuk do te kuptoje se loja e tij e shemtuar neverit edhe vete Berluskonin kur Nano deklaron ne shtyp ato qe mund te kene biseduar privatisht. Keto lojera prej amatori, por qe vene ne udhekryq Shqiperine dhe shqiptaret, tregojne se sa lire e shet ai vendin e vet. Ndoshta pak me shtrenjt se Telekomin.

    E ne kete kohe te nxehte ky njeri u fryn zjarreve te keqija. E kupton rrezikshmerine e tyre dhe sa djegin ato. Jam i bindur se si fondamentalist pragmatist ai do donte qe keto zjarre te benin kerdine nese i intereson. Por ai vetem sa i ndez zjarret dhe vete largohet me vrap, sic edhe ka vepruar. Pastaj mund te doje te kthehet perseri, apo ta dergojne ne rolin e zjarrfiksit.

    Kjo eshte kambane per shqiptaret, qe te hapin syte e te mendojne mire lojen e rrezikshme te njeriut me te papergjegjshem qe eshte ne krye te pushtetit.

    Nderkohe komunitetet fetare dhe drejtuesit e tyre duhet te reagojne e t'i tregojne Nanos qe te mos luaje kete loje te ndyre me ceshtjen e fese. T'i tregojne se ceshtja e raporteve, harmonise fetare dhe besimit ne teresi, nuk jane Telekom, Hotel Dajti, dogana, taksa, tendera, Joy Travel, dhe as KPD ku Nano mund te fuse hundet e duart e te beje si te doje e te fyeje ke te doje.


    koha
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  8. #498
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shum bukur ka shkruar ky ermali..
    Ka burra Shqiperia..pik..

    thx alba per kte postim..
    shiko mos gjen ne forum dhe shkrimin e Mark Markut dhe bashkangjitja ketij..

  9. #499
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Po, shume bukur e ka shkruar autori. Nuk duhet ti fryhet fyellit ne kete drejtim nga askush aq me teper ne nje fushate zgjedhjes.

    Por edhe ndaj Nanos nga ana e opozites eshte ndermarre nje sulm per shkak te perkatsise cobano-ortodokse te tij. Une personalisht kam degjuar disa here krahasime te tilla si psh" ja cobani" , "po na udheheqin bijte e barinjve" etj et

  10. #500
    Ne historine e Shqiperise moderne ka per te mbetur si e zeza mbi te bardhe e gjithe veprimtaria e Kryeministrit te saj i cili "shquhej" per parashikimet me ogurzeza ndaj shtetit dhe vendit qe ai drejtoi.
    Nano eshte nje polidemagog i shkelqyer dhe se ai si askush tjeter nga sera e politikaneve shqiptare di te shfrytezoje te gjithe arsenalin me te ndyre te fjalorit zgjedhor per te "trembur" jo shqiptaret por ata qe i mbikqyrin zhvillimet politike ne Shqiperi-SHBA dhe BE.
    Duke pare se te gjitha kartat i jane djegur atehere nxori nga menga asin e ruajtur me aq kujdes,ate te "fondamentalizmit" te PD dhe te kryetarit te saj.
    Ai e di se kjo eshte nje teme " ndjeshme" ne politiken evroamerikane dhe si e tille ai mundohet qe t'a paraqese veten si "mbrojtesi" i vetem i liberalizmit shqiptar dhe si i tille eshte e keqja me e vogel.
    Pra ai mendon se evroamerikanet do te mbyllin syte para korrupsionit te cmendur,para nje deshtimi total politik dhe ekonomik,para nje shteti e nje vendi politrafikant per hir te mosaardhjes ne pushtet te "fondamentalisteve" sic deshiron t'a quaje ai PD.
    Ai ne te vertete nuk thote as me pak e as me shume se sa thote Millosheviqi ne gjykaten e Hages per shqiptaret.
    Millosheviqit nuk i merret kjo per te madhe se ai dihet se ke e cfare perfaqeson por te dalin nga goja e nje Kryeministri shqiptar kjo eshte me te vertete per te uleritur.
    Nano e ka te qarte se shqiptaret jo vetem ate por as Berishen e askend tjeter nuk do t'a lejojne qe vendi i tyre te shnderrohet ne Qipro apo Bosnje sepse shqiptaret jane nje popull i cili kurdohere ka ditur te dale mbi ato qe e ndajne dhe ka vene ne plan te pare ato qe e bashkojne.
    Shqiperia dhe kombi shqiptar nuk linden me Nanon apo Berishen e nuk do te vdesin nese iken Nano apo Berisha.
    Ikja e cdonjerit prej tyre nga vota e lire nuk do te thote FUND por do te thote -FILLIM.

Faqja 50 prej 58 FillimFillim ... 404849505152 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historia rreth vdekjes së ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 11:58
  2. Shkëlqimi i shkurtër i elitës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-12-2011, 08:40
  3. Shkëlqimi dhe rënia e Karamahmud Pashë Bushatliut
    Nga Xhuxhumaku në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-04-2011, 03:43
  4. Zbardhet mbledhja e Byrosë që zgjodhi pasardhësin e Enverit
    Nga shigjeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-10-2005, 08:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •