gazeta Tema
---
Kuçovë, Nano sulmon KOP dhe opozitën
Kryeministri Fatos Nano ka shfrytëzuar një takim në qytetin e Kuçovës për të sulmuar opozitën e sidomos Komitetin e Orientimit të Politikave. Ai tha se opozita synon që të risjellë sërish në skenë piramidat. “Kuçova është një vend ku të gjithë duhet të vijnë të marrin përvojë dhe të mësojnë si konkurrohet për zhvillim. Mund të vijnë dhe stafet e reja të KOP-it të Berishës, që jam i sigurt do të
ishin të paaftë të konkurronin, apo të kopjonin modelin tuaj të zhvillimit. Nuk ka nevojë, përballë modelesh kaq të gjalla progresi, të shpiken teori apo
të risillen terapi vdekjeprurëse të piramidave, të cilave ua dini të gjithë faturën dhe fundin e dhimbshëm edhe për ata që i krijuan,” tha Nano. Duke paraqitur modelin e zyrës me një ndalesë në bashki, Nano tha se anëtarët e KOP synojnë që t’i zgjasin jetën politike Berishës. “Në këtë zyrë, brenda gjysëm ore nga tryeza e parë ku dorëzohet kërkesa apo paraqitet problemi, deri në tryezën e fundit (gjithnjë brenda 4 mureve) merret leja apo vula për të filluar punën, sipërmarrjen apo zgjidhjen e problemit. Modele dhe institucione të tilla janë ato për të cilat kanë nevojë qytetarët në të gjithë Shqipërinë; janë ato për të cilat kanë nevojë sipërmarrësit në të gjithë Shqipërinë dhe nuk kanë nevojë të shpiken apo të
hidhen në ajër modele të stisura si ato të ekspertëve KOP-jacë të Berishës, të cilët është e sigurt që nuk janë angazhuar në politikë për t’u shërbyer qytetarëve, por për t’u përpjekur më kot të kurojnë një njeri të pashërueshëm si Berisha i vjetër, apo për t’i zgjatur atij jetën politike. Unë ju garantoj për shkak se ju e siguroni këtë gjë, se sado e gjatë, të jetë jeta politike e Berishës, kjo jetë politike ka për të qenë vetëm në opozitë,” tha Nano.
---
...
Uau..ne Kucove u beke biznesmen brenda gjysem ore.. kushedi si do vershojne nga an e anes tani mileti nga tere Shqiperia e bile dhe Bota..
I fort eshte Nanua.. tëpke i jati qe nuk skuqej nga te genjyerit 50 vjet ne Atdh te Enverit.. tani do degjojme dhe 50 te tjera rrenacakun e llojit qen bir qeni..
Prap krruhet me Piramidat.. megjithse cdo dite ne zonat ku jan deputete Fino Nano Malo Cacat pijne fotoksine te mjerat gra e vajza.. se.. si do paguhen DUBAJET e SHEIKUT te institutit te Marksizmit..
Kardiologu Berisha paska krijuar Piramidat..
Nanua e di mire se Piramidat filluan ne zyren e tij pran zyres se Ramizit me te famshmin Hajdin Sejdia.. dhe nje nga ekspertet qe mesoj kapterrat e Vlores sikurse Lefterin, Vehbiun e Gjallic oficerin e Vlores se si ti bejne Piramidat ishte Ministri i sotshem i Nanos..Arben Malaj..
Por se sa e lehte eshte te zgidhesh hallet ne administraten e Nanos le te shohim pak kilometra me tutje Kucoves.. se cben i mjeri qytetar..
...
Tema
---
Djeg veten për pasaportën e vajzës së sëmurë
Një prind, i cili e kishte vajzën në gjendje të rëndë
dhe priste pasaportën për ta nxjerrë jashtë vendit për
kurim, është detyruar t’i verë zjarrin vetes, që
policia t’i jepte pasaportën. Ngjarja ka ndodhur dje
në Berat. Pasaporta e vonuar e vajzës së sëmure ka
detyruar 47 vjeçarin Selman Bufi, t'i vinte flakën
vetes. Ndërhyrja e uniformave blu, ka bërë që të
dështojë tentativa e Bufit, për t'u vetëdjegur para
komisariatit të policisë së Beratit, por ky veprim i
dhimbshëm ka bere qe autoritetet perkatese te nxjerrin
pasaportën e aq pritur nga i lënduari, brenda ditës.
Burime nga policia e Beratit bëjnë të ditur se Selman
Bufi do te udhetonte drejt Greqisë se bashku me vajzen
e tij te semure per të bere te mundur kurimin e saj,
por vonesa prej 16 ditësh kishte shuar shpresen e tij
për të kuruar në kohë të bijën.
---
Krijoni Kontakt