Close
Faqja 48 prej 58 FillimFillim ... 384647484950 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 471 deri 480 prej 572
  1. #471
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    korrieri

    ---


    Nano nxjerr ne shitje hotel "Dajti"-n

    E Premte, 08 Prill 2005

    Agjencia Kombetare e Privatizimit njofton se shume shpejt do te realizohet shitja e hotelit te njohur ne Tirane. Te merkuren do te publikohen afatet e tenderit te hapur dhe vlera e objektit. Tentativat e meparshme kane deshtuar, ndersa opozita kerkoi ndalimin e privatizimeve perpara zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare

    Agjencia Kombetare e Privatizimit njoftoi se do te zhvillonte nje tender te hapur per shitjen e hotel "Dajti"-t, nje prej njesive akomoduese me te rendesishme ne Shqiperi. Sipas drejtorit te pergjithshem te AKP-se, Zihni Beqiraj, "shitja e hotel 'Dajti'-t do te behej shume shpejt, ndersa te merkuren e ardhshme do te publikohen detaje te tjera, lidhur me vleren e objektit dhe daten e zhvillimit te tenderit".

    Vendimi i qeverise per te shitur, nepermjet Agjencise Kombetare te Privatizimit, hotelin e njohur ne krah te bulevardit qendror te Tiranes, vjen teksa mazhoranca dhe opozita po debatojne lidhur me fatin e privatizimeve ne Shqiperi. Opozita ka kerkuar me force ndalimin e privatizimeve dhe koncensioneve, me arsyetimin se ato mund te perdoren per efekte elektorale, ndersa pas rreth 90 ditesh vendi do te hyje ne zgjedhje te pergjithshme parlamentare. Nga ana e saj, qeveria ka garantuar se do te jete transparente ne zbatimin e procedurave te privatizimit.

    Ne shitje kane dale prej disa muajsh kompania e vetme e telefonise fikse "Albtelecom" dhe kompania e perpunimit te naftes "Armo". Per to jane zhvilluar fazat e para kualifikuese dhe komisionet e vleresimit te ofertave pritet te shpallin ne javet e ardhshme kompanite fituese. Nderkohe, ekzekutivi, ne perpjekje per te rrezuar pretendimet e opozites, ka deklaruar se te ardhurat nga shitja e "Albtelecom" apo "Armo" do te hyjne ne buxhetin e shtetit pas zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare.

    Shitja e hotel "Dajti"-t ka deshtuar disa here gjate viteve te shkuara, ndersa ne tentativen e fundit per shitjen e tij, vlera paraprake e percaktuar ishte rreth 5 milione dollare. Nje nder kompanite me te interesuara per blerjen e hotelit te njohur ne qender te Tiranes ka qene "Mabetex", e drejtuar nga Bexhet Pacolli, biznesmen kosovar, me banim ne Zviver. Ne ditet e para te janarit, Pacolli dhe Kryeministri Nano kaluan se bashku disa dite pushime ne Lugano te Zvicres. Me pas, shefi i qeverise udhetoi drejt Dubait ne Emiratet e Bashkuara Arabe.

    E.M

    HOTELI

    "Dajti", nje nga simbolet e turizmit shqiptar

    Hotel "Dajti" eshte vleresuar si nje nga simbolet e turizmit shqiptar, vecanerisht perpara viteve '90-te, kur ai ishte ndalesa kryesore e te huajve qe vizitonin Shqiperine. Ai ka 85 dhoma, 124 krevate dhe ambjente per konferenca. Hoteli ndodhet ne krah te bulevardit "Deshmoret e Kombit", shetitorja kryesore e kryeqytetit. Aktualisht hotel "Dajti" eshte ne pronesi shteterore dhe administrimi i tij behet nga strukturat shteterore. Tentativat per shitjen e tij gjate viteve te shkuara nuk kane qene te suksesshme. Ndersa, hotelet shteterore ne qytetet e tjera te vendit jane privatizuar.





    -------------------------

    zihni beqiraj.. qenka shefi privatizimeve.. uau.. servili me i madh i nanos ne ballkan.. hajdute den babaden..me soj sorrrollop..

  2. #472
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    NANO, SKANDAL DHE NE VATIKAN

    Protokolli i Selise se Shenjte detyrohet t'i tregoje vendin Kryeministrit shqiptar

    Kryeministri zuri vendin e Presidentit te Algjerise dhe nuk pranonte te ngrihej me argumentin se ishte ai kryetar delegacioni e jo Moisiu

    Edhe dje, perseri, Shqiperia eshte prezantuar turpshem nga politika e saj ne ceremonine solemne te lamtuires me Papa Vojtilen. Ne kishim ne Baziliken e Shen Pjetrit dy delegacione, nderkohe qe per cdo shtet, te madh apo te vogel, Vatikani kishte percaktuar vetem 5 vete ne delegacion. Edhe SHBA, kishte vetem 5 vete ne delegacion. Por kryeministri Nano eshte ulur ne vendin e gabuar, ku sipas rregullit ishte percaktuar Presidenti i Algjerise, ngjitur me Presidentin e Shqipersie. Protokolli dje ka qene shume strikt edhe per aresye sigurie, dhe kesisoj ka vendosur ne radhen e pare vetem kryetarin e delegacionit shqiptar qe ishte zyrtarisht zoti Moisiu, ndersa per kryeministrin Nano, ish-presidentet Berisha e Meidani eshte caktuar nje vend tjeter, natyrisht ne pjesen VIP. Porse nuk ka ndodhur keshtu ne respekt te protokollit zyrtar. Edhe TV Klan dha dje nje kronike per kete ngjarje te turpshme per Shqiperine. Zoti Nano eshte ulur afer Presidentit Moisiu ne vendin ku ishte shenuar ne protokoll emri i Presidentit te Algjerise. Natyrisht qe gabime mund te ndodhin ne raste te tilla, porse kur sherbimi i Protokollit eshte detyruar te sqaroje kryeministrin shqiptar se kryetar delegacioni eshte Presidenti Moisiu, ndaj ai duhej t'i lironte vendin Presidentit algjerian, serish zoti Nano nuk ka pranuar te ngrihej nga vendi ku po peshonte rendshem. Protokolli eshte ndjere ngusht, pasi nuk mund te perdorte forcen ndaj nje njeriu qe kishte zene vendin e gabuar dhe nuk pranonte ta leshonte. Njerezit e administrates se Vatikanit, nderkohe qe vinin kryetare shtetesh ne rrjesht per zene vendin, jane ndjere shume keq nga mosperfillja e kryeministrit shqiptar, aq me teper qe vendin ia kishin lene diku me pas, por Fatos Nano e donte patjeter ne rreshtin e pare qe te dilte ne televizionet e botes si gjoja "figure e rendesishme". Nderkohe qe minutat shkonin me nxitim dhe nuk pritej me, atehere Protokolli i Vatikanit i eshte drejtuar qe ose Moisiu ose Nano te ngrihej nga vendi, pasi vetem nje vend kishte Shqiperia ne rradhe te pare, pra vetem kryetari i delegacionit zyrtar. Meqe kryeministri Nano nuk donte t'ia dinte per kerkesen e njerezve te Vatikanit dhe per pak minuta, do vinte per t'u ulur Presidenti algjerian, atehere ata jane detyruar ta levizin nga vendi ku ishte ulur dhe nuk donte te ngrihej. Me pas kryeministri eshte ngritur duke share Vatikanin dhe sidomos ambasadorin e Shqiperise ne Vatikan, zotin Zef Bushati. Nuk ka pasur ku te kthente aty per aty ndonje teke, pasi rojet per sigurimin e krereve te 200 vendeve ishin kudo, kesisoj ka shkuar ne rradhen e tij ku i takonte, afer Berishes dhe Meidanit. Ka share prape ambasadorin Bushati me gjithe fjalorin qe zoteron kohet e fundit, te shoqeruar edhe me fjalorin e mesuar ne burg ne itet 1993-1997. Por dhe ketu ka bere zhurme, ndaj rojet dhe sherbimi i protokollit i kane hequr verejtjen qe te ule zerin. Zoti Nano nuk e ka dashur veten kur e kane ngritur nga vendi i pare qe nuk donte ta leshonte, a thua se ishte ne Tirane, e jo ne supershtetin e botes Vatikan, ku perulen kryetare te shteteve si SHBA, Anglia, Italia, Franca etj.

    Burime nga stafi i njerezve qe shoqeronin Kryeministrin tregojne se zoti Nano ka qene dje aq i xhindosur aq sa ka dashur ta shkarkoje qe nga Roma Zef Bushatin, ambasadorin tone ne Vatikan. Fajin nuk ia kishte ne fakt Bushati, dhe as protokolli i Selise se Shenjte, por tangerlleku me te cilin eshte mesuar te qeverise e te kapardiset edhe ne arenen nderkombetare, nen siglen chairman. Shume kryetare shtetesh qe e ndoqen kete veprim te kryeministrit tone jane habitur me insistimin e tij per te mos respektuar protokollin strikt te Vatikanit, protokoll te cilit iu nenshtrua edhe Presidenti i SHBA Bush, te cilin e kishin vendosur afer me Presidentin e Iranit, shtetit armik te Eashingtonit. Megjithate, zoti Bush nuk beri asnje fjale per kete vendosje. Kurse Kryeministri yne manifestoi tangerllek feudal dhe i dha nje tjeter turp Shqiperise dhe ne Vatikan, aq sa ka gjasa qe kjo histori te tregohet si barcelete ne tavolinat e kryeministrave europiane.

    Edhe Presidenti Moisiu duhej te kishte nderhyre per t'i treguar vendin atij qe nuk donte te respektonte protokollin dhe jo thjesht te ulte koken ne shenje turpi per veprimet e Kryeministrit te tij. Burime nga stafi kryeministror tregojne se Nano i ka kerkuar ambasadorit tone ne Vatikan qe t'i ruhet nje vend i vecante ne rradhe te pare bashke me Xhoanen, por pergjigja e Selise se Shenjte ka qene nje "JO" e prere. Mbreme zyra e shtypit e kryeministrit e pergenjeshtroi lajmin e TV Klan si te pavertete, por kete skene komike e kane pare Moisiu, Meidani dhe Berisha, ndaj ka deshmitare plot, pa harruar se kamerat e fshehta te Vatikanit e kane te regjistruar kete episod turpi te kryeministrit, nje nga episodet qe qe ul emrin e Shqiperise ne bote.


    koha jone

  3. #473
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-03-2005
    Postime
    43
    S'ka Faj, I Shkreti !
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  4. #474
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    TEMA

    --

    EDITORIALI

    Protagonizmi protokollar

    Nga Mero Baze

    Kryeministri Fatos Nano ka tentuar dje të thyejë
    protokollin e një prej ceremonive më të mëdha në
    historinë e botës dhe më pas ka braktisur drekën
    zyrtare, pasi ambasadori i Shqipërisë në Vatikan, Zef
    Bushati, ka përfshirë në protokoll si “Zonjë të Parë”,
    vajzën e presidentit Moisiu. Skandali i djeshëm ka
    pasuar disa gjeste të ngjashme të kryeministrit me
    protokollin shtetëror si ai në Samitin e Selanikut dhe
    më pas në Samitin e NATO-s në Turqi. Kjo vijë
    sjelljeje e kryeministrit, është kthyer prej tij gati
    në një proces poshtërimi për Presidentin e Republikës
    dhe një mënyrë për të rrezatuar pushtet të
    pakontrolluar nga faktorë të tjerë në vend. Ai po
    ashtu thyen rregullisht protokollin në Shqipëri, thyen
    oraret e festave zyrtare dhe protokollin e vizitave
    shtetërore, deri dhe duke zëvendësuar apo dubluar
    presidentin Moisiu. Gjesti i djeshëm në Vatikan, ra më
    shumë në sy për faktin se ai nuk ia doli të
    zëvendësonte Presidentin në radhën e tij të parë ku
    ishte ulur, dhe gruaja e tij nuk ja arriti të
    zëvendësonte Zonjën e Parë, që në këtë rast normalisht
    ishte vajza e Alfred Moisiut. Por ajo që bie në sy pas
    gjithë këtyre gjesteve të Fatos Nanos, është një lloj
    tolerimi dhe kalimi pa shumë problem prej zyrtarëve të
    tjerë të lartë të shtetit shqiptar, i gjesteve të tij,
    të cilat kanë sjellë jo pak probleme. Mjafton të
    kujtojmë se vizita e fundit e Kryeministrit turk në
    Shqipëri u kthye në një skandal, vetëm pse
    kryeministri Nano e kishte modifikuar atë në shërbim
    të interesave të veta politike, duke përjashtuar prej
    protokollit kundërshtarët e tij në parti dhe jashtë
    partisë. Mënyra se si ai përpiqet të përdorë
    protokollin, i është kthyer atij në një lloj mjeti për
    të demonstruar protagonizmin e tij, që mungon realisht
    në politikën ndërkombëtare. Duke përdorur protokollin
    për protagonizëm personal dhe familjar, kryeministri
    në të vërtetë ka bërë qesharak në sytë e opinionit
    botëror, shtetin shqiptar, dhe ka poshtëruar
    institucionet e tij. Qoftë dhe për këtë arsye ky lloj
    protagonizmi fals i tij nuk duhet toleruar, së pari
    nga Presidenti i Republikës. Nuk ka shumë rëndësi
    skena që përshkruhet nga dëshmitarët dje në
    vendngjarje se si është zbuar Nano nga rreshti i parë
    dhe si ka ikur nga dreka zyrtare. Ne të gjithë jemi
    dëshmitarë se pa shkuar në Vatikan, ai shpalli një
    listë paralele delegacioni zyrtar, e cila u anullua,
    se nuk ia miratoi Vatikani. Pra ai e bëri në sytë e të
    gjithëve zyrtarisht në Tiranë, atë që ka tentuar ta
    bëjë fizikisht në Vatikan. Problemi është se në
    Vatikan ka roje dhe shtet, kurse këtu atë nuk ka kush
    ta edukojë, qoftë dhe duke i treguar vendin me forcë.

    ---




    POLITIKA

    Kryetari i PD zhvilloi takime dhe me ish-presidentin
    Klinton, me presidentin Zhak Shirak, kancelarin
    Gerhard Shrëder dhe kryeministrin Bler

    Berisha takon ish-presidentin Bush

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas
    kthimit nga Vatikani, deklaroi se kishte takuar shumë
    udhëheqës botërorë. Ai tha se kishte patur një takim
    të përzemërt me ish-presidentin e Amerikës, Xhorxh
    Bush si dhe me ish-presidentin Bill Klinton. “Nga të
    gjitha këto kontakte ndihem i lumtur t’ju pohoj me
    siguri të plotë se miqtë e Shqipërisë në perëndim po
    presin me kënaqësi të veçantë rikthimin e Partise
    Demokratike në pushtet për të përfunduar revolucionin
    paqësor që nisi në vitin 1990. Kishte një bindje të
    plotë në fitoren e ardhshme dhe dashamirësi të
    jashtëzakonshme ndaj Partisë Demokratike dhe unë
    shfrytëzoj rastin t’u shpreh të gjithë atyre
    mirënjohjen e thellë për ndjenjat miqësore që më
    dëshmuan dashamirësinë dhe mirëkutimin që treguan,”
    tha Berisha duke iu referuar takimeve me këto
    personalitete. Kryetari i PD falenderoi presidentin e
    Republikës, për delegacionin e përzgjedhur. “Gjatë
    qëndrimit, para fillimit të Meshës por edhe pas
    mbarimit të saj, pata rastin të përshëndetem e të
    shkëmbej biseda të shkurtra me personalitete të
    shquara ose dhe të paraqes problemet më të mprehta
    aktuale të vendit si presidentin Zhak Shirak,
    kancelarin Shrëder, kryeministrin Toni Bler, Mbretin
    Huan Karlos, kryeministrin Berluskoni, Sekretaren e
    Shtetit Kondolesa Rais, presidentin e Austrisë Fisher,
    Kancelarin e Austrisë Shusel, Sekretarirn e
    Përgjithshëm të NATO-s Scheffer, Presidentin e
    Komisionint Europian Baroso, kryeminstrin e Norvegjisë
    Bondevik, Komisioneren e BE për Politikat e Jashtme
    Beneta Ferrero Valdner, Presidentin Maltez Fenek Adam,
    Presidentin e Çekisë Vaslav Klaus, Kryeministrin e
    Irlandës Berti Aherns, Presidentin e Kroacisë Stipe
    Mesiç, Kryeminstrin Sanader, Presidentin e Greqisë
    Papulias, Presidentin e Sllovenisë Dernovshek,
    Ministrin e Jashtëm dhe Kryetar i radhes së OSBE
    Rupel, Presidentin e Rumanisë Trajan Baseski,
    presidentin e Serbisë Tadiç, Presidentin e Ukrainës
    Jushçenko,” - tha Berisha.


    Kryeministri ulet në rreshtin e kryetarëve të
    delegacioneve, duke i zënë vendin presidentit të
    Algjerisë

    Nano, skandal protokollar në Vatikan

    Tashmë është e sigurt. Vizitat e kryeministrit Fatos
    Nano jashtë vendit, sidomos kur në delegacion ndodhet
    presidenti Alfred Moisiu, nuk mund të kalojnë pa
    incidente, që shkaktojnë skandale. Kësaj radhe skenë e
    skandalit ka qenë Vatikani. Gjithçka ka ndodhur në
    sytë e më shumë se 200 udhëheqësve botërorë, që janë
    grumbulluar në varrimin më të madh dhe të rëndësishëm
    të këtyre 100 viteve, pikërisht në funeralin e Papa
    Gjon Palit të Dytë. Pasi ka mësuar se në protokoll nuk
    ishte parashikuar që Xhoana Nano do paraqitej si Zonjë
    e Parë, kryeministri Fatos Nano ka nxitur që të zërë
    vendin e Moisiut në radhën e parë, aty ky do të
    uleshin kryetarët e delegacioneve. Por mundimi i
    kryeministrit Nano ka qenë i kotë, pasi në momentin që
    ai ka mbërritur në radhën ku do uleshin kryetarët e
    shteteve, si drejtues delegacionesh, presidenti
    shqiptar kishte zënë vend. Ashtu siç parashikohet në
    protokoll, në fillim të kësaj radhe janë vendosur
    presidentët e vendeve që fillojnë me gërmën A. I pari
    në rreshtin e kryetarëve të delegacioneve ka qenë
    presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, i dyti
    presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu dhe i treti
    duhej të ishte presidenti i Algjerisë, Abdelaziz
    Bouteflika. Duke mos ditur si të reagojë në këto
    momente kryeministri Fatos Nano ka zënë vendin ku
    duhej të ulej presidenti i Algjerisë. Vetëm ndërhyrja
    e autoriteteve protokollare në Vatikan ka bërë që Nano
    të lirojë vendin e zënë, dhe të kalojë në radhët e
    pasme, aty ku ndodhej dhe pjesa tjetër e delegacionit
    shqiptar. Kryeministri ka sulmuar dhe fyer ambasadorin
    e Shqipërisë në Vatikan, Zef Bushati, duke e akuzuar
    atë se nuk ka lejuar që Xhoana të paraqitet si Zonjë e
    Parë. Ndërkohë, Xhoana nuk ka arritur të marrë pjesë
    në ceremoni, por ka qëndruar në hotel. Në vendin e
    pretenduar prej saj, ashtu siç dhe parashikohet me
    ligj, ka qenë e bija e presidentit, Mirela. Nano ka
    braktisur dhe drekën që është shtruar me këtë rast.
    Skandali i kryeministrit Nano është komentuar dhe nga
    kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha sapo ka
    mbërritur në Rinas. Ai tha se duhet të jetë presidenti
    i Republikës, ai që duhet të shprehet për këtë
    çeshtje. Në ceremoninë e zhvilluar në Vatikan kanë
    marrë pjesë me qindra mijëra njerëz, të cilët i kanë
    dhënë përshëndetjen e fundit Papa Gjon Palit të Dytë.
    Kosova është përfaqësuar në këto homazhe me
    presidentin e saj, Ibrahim Rugovën. Në ceremoninë e
    zhvilluar kanë qenë të pranishëm dhe katër
    përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Shqipëri, si
    një tregues i tolerancës fetare në vendin tonë.
    Kamerat ndërkombëtare kanë fokusuar mjaft shpesh pamje
    të tyre, e sidomos të kryetarit të komunitetit
    mysliman dhe të Baba Reshat Bardhit.



    PS: Ligji për konfliktin e interesave, më i miri

    Socialistët vlerësojnë ligjin e konfliktit të
    interesave që kanë miratuar ditën e djeshme duke
    deklaruar se nuk kanë ndërmend që të bëjnë rregullime
    në të. “Miratimi në Kuvend i këtij projektligji tepër
    të rëndësishëm, është shprehje konkrete e vullnetit
    politik të mazhorancës socialiste për të luftuar me
    efikasitet korrupsionin në Shqipëri në të gjitha
    nivelet ku ai shfaqet duke mos kursyer as zyrtarët e
    lartë të çdo lloji,” tha zëdhënësi politik i
    socialistëve, Gjergj Koja. “Ne shprehim keqardhje që
    opozita u mundua ta politizonte projektligjin. Është e
    dukshme xhelozia e Partisë Demokratike. Xhelozia
    arriti deri aty sa fjalitë e shkruara shqip e zeza mbi
    të bardhë filluan të lexoheshin mbrapsht nga disa
    deputetë të PD. Megjithatë meqë korrupsioni nuk ka as
    ngjyrë dhe as preferenca politike, duhet të luftohet
    nga aktorët dhe faktorët politikë,” tha Koja. Ai iu
    përgjigj akuzave të deputetit të LSI, Spartak Braho se
    ka konflikt interesash. “Braho, një njeri i cili në
    vitin 2002 bëri një skandal shumë të madh si ai i
    marrjes së pashaportave të dy banditëve duke iu
    nxjerrë vizë me pretekstin se ishin badigardët e ish
    zv/kryeministrit. Me sa duket zoti Braho ngatërron bordin
    e spitalit të Durrësit me Shpk ku ai ka lidhje shumë
    të ngushta dhe për informacione të mëtejshme mund të
    pyesni banorët e Durrësit se sa i pastër është ai,”
    tha Koja.


    KRONIKA

    Punonjësi i Portit të Durrësit që firmosi shkarkimin e
    konteinerëve të cigareve është larguar në Kanada

    Arratiset në Kanada
    Firmosi shkarkimin e cigareve

    Punonjësi i Portit të Durrësit që ka firmosur
    shkarkimin e konteinerëve me cigare kontrabandë në
    Durrës është arratisur në Kanada. Lajmi është bërë i
    ditur nga burime në Prokurorinë e Durrësit. Sipas të
    njejtave burime, edhe punonjësi që ka përdorur vinçin
    për të shkarkuar konteinerët me 3.5 milion cigare
    kontrabandë, është larguar në drejtim të Italisë.
    Burime pranë Prokurorisë së Durrësit kanë zbardhur për
    gazetën TemA detajet e hetimit të çështjes që ka
    tronditur policinë dhe politikën në Durrës dhe në
    Tiranë. Prokuroria mësohet se ka marrë përgjigje
    negative nga policia, për gjetjen e dy personave që
    dyshohet të jenë të implikuar drejtpërdrejt në
    depërtimin e kësaj sasie të madhe cigaresh nga Porti i
    Durrësit.
    Burime pranë Policisë së Durrësit kanë bërë të ditur
    se pas verifikimeve ka rezultuar se vinçieri që ka
    shkarkuar konteinerët me paketat kontrabandë ka një
    leje qëndrimi në Itali, dhe dyshohet se është larguar
    atje. Ndërsa pas verifikimeve, zyrtari që ka firmosur
    hyrjen e konteinerëve me paketa, është larguar në
    Kanada.
    E gjithë kjo ka shkaktuar kaos në prokurori, e cila
    është bindur se nuk ka arrestuar asnjë prej personave
    të implikuar drejtpërdrejt në kalimin kontrabandë të
    paketave me një vlerë rreth 6 milion dollarë.
    Ndërkohë që vetëm një ditë më parë policia ka bërë të
    ditur në mënyrë kontradiktore edhe bllokimin e një
    tjetër sasie cigaresh, të cilat kanë të bëjnë me
    kontigjentin e parë dhe janë hetur nga ambjentet e
    magazinave doganore.
    Sipas burimeve të shprehur për TemA, është bërë e
    ditur se bllokimi i konteinerëve ka qenë i sinjalizuar
    dhe kjo ka bërë që të shpërndahet shumë nga malli i
    ardhur. Po ashtu burimet kanë bërë të ditur se
    konteinerët e bllokuar kanë qenë rruga e gjashtë që ka
    bërë anija Eni.
    Gjithsesi skandali vazhdon me atë që natën që janë
    shkarkuar konteinerët, njerëzit që duhet të mbajnë
    përgjegjësi jo vetëm që nuk janë arrestuar, por një
    pjesë e mirë e tyre është larguar jashë vendit me viza
    të rregullta, gjë e cila ka bërë që të shtohen
    dyshimet për një rrjet të vazhdueshëm trafiku që
    përfundojnë në magazinat që dyshohet të jenë të Agron
    Dukës.
    Rasti i fundit i bllokimit të kolive është deklaruar
    nga policia e Durrësit, e cila thotë se ka bllokuar 70
    koli cigare kontrabandë, të cilat kanë lidhje me
    sasinë e mallit që është bllokuar disa ditë më parë në
    portin e Durrësit.
    Artur Llana

  5. #475
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-03-2005
    Postime
    43
    “Gjatë qëndrimit, para fillimit të Meshës por edhe
    pas mbarimit të saj, pata rastin të përshëndetem e
    të shkëmbej biseda të shkurtra me personalitete të
    shquara ose dhe të paraqes problemet më të mprehta
    aktuale të vendit si presidentin Zhak Shirak,
    kancelarin Shrëder, kryeministrin Toni Bler, Mbretin
    Huan Karlos, kryeministrin Berluskoni, Sekretaren e
    Shtetit Kondolesa Rais, presidentin e Austrisë Fisher,
    Kancelarin e Austrisë Shusel, Sekretarirn e
    Përgjithshëm të NATO-s Scheffer, Presidentin e
    Komisionint Europian Baroso, kryeminstrin e Norvegjisë
    Bondevik, Komisioneren e BE për Politikat e Jashtme
    Beneta Ferrero Valdner, Presidentin Maltez Fenek Adam,
    Presidentin e Çekisë Vaslav Klaus, Kryeministrin e
    Irlandës Berti Aherns, Presidentin e Kroacisë Stipe
    Mesiç, Kryeminstrin Sanader, Presidentin e Greqisë
    Papulias, Presidentin e Sllovenisë Dernovshek,
    Ministrin e Jashtëm dhe Kryetar i radhes së OSBE
    Rupel, Presidentin e Rumanisë Trajan Baseski,
    presidentin e Serbisë Tadiç, Presidentin e Ukrainës
    Jushçenko,” - tha Berisha.

    “Nga të gjitha këto kontakte ndihem i lumtur t’ju pohoj
    me siguri të plotë se miqtë e Shqipërisë në perëndim
    po presin me kënaqësi të veçantë rikthimin e Partise
    Demokratike në pushtet për të përfunduar revolucionin
    paqësor që nisi në vitin 1990
    . Kishte një bindje të
    plotë në fitoren e ardhshme dhe dashamirësi të
    jashtëzakonshme ndaj Partisë Demokratike dhe unë
    shfrytëzoj rastin t’u shpreh të gjithë atyre
    mirënjohjen e thellë për ndjenjat miqësore që më
    dëshmuan dashamirësinë dhe mirëkutimin që treguan,”
    Mor po ky Saliu paska mbledhur mendjen perseri qe
    te lere PD-ne ne minorance; me keto fjale duhet
    kuptuar se:

    1- Kryetaret e Shteteve te medha mezi paskan pritur
    ceremonine mortore te Papa Gjon Palit te Dyte ne
    menyre qe te takohen me Saliun dhe ti urojne
    rikthimin ne pushtet, te PD-se, por jo te atij vete;

    3- Kryetaret e Shteteve shfrytezuan rastin qe te
    pergezojne Saliun per rikthimin e revolucionareve
    te '97 per te perfunduar punen e paperfunduar;

    3- Te tjerat merrini vesh vete - ai njeri eshte obsesiv
    per karriken e krieministrit, i pakorrigjueshem, me deme
    te pallogaritshme per PD e te tjera per ti lene perjete
    ne opozite.

    Mos valle Ali Hoxha Hoxhe Aliu?

  6. #476
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga asnjanesi
    Mor po ky Saliu paska mbledhur mendjen perseri qe
    te lere PD-ne ne minorance; me keto fjale duhet
    kuptuar se:

    1- Kryetaret e Shteteve te medha mezi paskan pritur
    ceremonine mortore te Papa Gjon Palit te Dyte ne
    menyre qe te takohen me Saliun dhe ti urojne
    rikthimin ne pushtet, te PD-se, por jo te atij vete;

    3- Kryetaret e Shteteve shfrytezuan rastin qe te
    pergezojne Saliun per rikthimin e revolucionareve
    te '97 per te perfunduar punen e paperfunduar;

    3- Te tjerat merrini vesh vete - ai njeri eshte obsesiv
    per karriken e krieministrit, i pakorrigjueshem, me deme
    te pallogaritshme per PD e te tjera per ti lene perjete
    ne opozite.

    Mos valle Ali Hoxha Hoxhe Aliu?

    Mbi te gjitha nuk eshte politikan i afte.....Po te ishte dikush tjeter ne krye te PD-se, kjo parti do ti fitonte me lehtesi zgjedhjet e ardheshme dhe i korruptuari Nano do humbiste bindshem....I shkreti popull shqiptar per politikanet qe ka......
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  7. #477
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    qenka mbledhur kongresi kanibaleve.. alias grave socialiste..
    lum per ne..c'gezim i madh..



    shekulli

    --

    Nano: Do të fitojmë, se përballë kemi PD-në


    D.Tanushi

    TIRANË - Gratë socialiste kanë zgjedhur dje kryetaren e re të forumit të tyre mes kanidaturave të Majlinda Ketës dhe Eva Allushit, në Konventën e Grave Socialiste, ku përshëndeti edhe kryetari i PS-së, Fatos Nano. Një nga kandidaturat për kryetare forumi, pas dorëheqjes së Saimira Pinos, ishte propozuar edhe deputetja Arta Dade, e cila është tërhequr, duke shprehur votën e saj pro Eva Allushit, aktualisht sekretare për marrëdhëniet me publikun në PS-në e Tiranës. Diskutimet e grave socialiste kanë shprehur edhe kritika për forumin, ndërsa është ngritur zëri për një integrim më të madh të gruas në sektorë drejtues të shtetit. Po dje është diskutuar për disa përmirësime në statutin e forumit, ndërsa është votuar edhe për këshillin kombëtar të gruas socialiste, ku janë futur rreth 30 emra të rinj të grave. Në listën prej 89 emrash është votuar mbrëmë për 51 emra, pasi 38 gra kryetare të degëve janë futur drejtpërdrejt në këshill. Nga të pranishmet ka patur kërkesa për shtimin e numrit të përfaqësuesve gra nga rrethet, pasi ato nga Tirana kishin zënë pjesën më të madhe të këshillit. Ndërkohë në përshëndetjen e tij në këtë konventë, kryetari dhe kryeministri socialist, Fatos Nano, i ka cilësuar gratë socialiste si “gjysma më e mirë e socialistëve dhe progresistëve shqiptarë”. “Ju e njihni më mirë se çdokush dhimbjen e nënës, ndaj ngrihuni në këmbë për të ndalur rikthimin në pushtet të aventurierit Sali Berisha, që flokët e bardha të shumë nënave i ka mbuluar me shami të zeza. Ju jeni misionare të progresit dhe të ardhmes. Kështu si ju edhe unë besoj se e meritojmë dhe do të fitojmë mbështetjen e shumicës së grave progresiste shqiptare për zgjedhjet parlamentare të verës, sepse ju jeni misionare të fitores”,- u shpreh Nano, i cili tha se PS-ja do të fitojë zgjedhjet, se përballë ka një opozitë pa alternativa. Duke kërkuar kontributin e grave socialiste, Nano tha se “unë jam i bindur se ju, gratë në tërësi, do të vazhdoni të jeni protagoniste të zhvillimit, barrikadë e pakalueshme për rikthimin në pushtet të pasigurisë, të ankthit, të papunësisë, të trafikut të organizuar nga shteti, të plaçkitjes dhe shkatërrimit të ekonomisë që kërkojnë të risjellin në Shqipëri falangat e Sali Berishës me xhaketa të kthyera mbrapsht”. Edhe Berisha flet për gratë, por mjafton të jesh pak i kujdesshëm për të kuptuar se në mjedisin e tij primitiv politik edhe gratë sillen si meshkuj të këqinj”,- tha Nano.

    ---
    11/04/2005
    KATEGORIA: Politike



    ----------------------------------



    se i do me sise jashte Nanua ne mjediset e tije..cupkat e kanibaleve ne Fresh e ne bordell restorantet ku ben cdo dite e nate orgjira.. qe Nanua ti thote..
    e mo abdi ti e pall.on bukurien apo shoku yt ..apo ti thote sikur kamariereve te rognerit..ik ore pi.rdhu..
    i duken femra luiz Hoxh Vampiret Nano kodoshit..
    asnje fjale skan thene ku.rvicat socialiste miljardare..per mijra gra qe shkojne cdo dit ne fotoksine..
    pse.. ci duhet atyre.. jan socialiste.. te llojit kurvo-benzo-iste.. qe shullehen ne korfuz e Antalia me ato mullaqo siset .. qe po i plasin nga te ngren e pirat..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 11-04-2005 më 11:06

  8. #478
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    E o mavri e.

    te hengret grate e socialisteve ty! Burre je ti, burre qe mban ne goje gra. Po nejse 40 vjet burg, vetem si te jesh burre nuk te mesojne.

    Ke ndonje antitank ti si ne Kandahar qe tia fusim ndertesave te shtetit ne e ti rrafshojme, ja per ate mendo ti.

    Po ke te drejte zotrote. C'na duhen ne kongrese grash, ja ore bejme kuvende burrash, ku te lidhim besen per kanun e mesjete, se barbare e kafshe mesjetare do ngelim, e shtet modern nuk duam.

    Ja nuk e duam Nanon qe iu ul ne tryeze ju ujqer malesh, duam keta xhahilet e kanuneve ne shekullin e 21. He se do na vine ata ne pushtet dhe do dridhet femija ne bark te nenes. Do ti themi DERRIT, DAJKO.

    Prisni edhe nja 5 vjet me xhahilet e PD ne pushte, kur tia u kthejne shtetin ne shtet kanuni, dhe ne fund te 5 viteve, do vihemi ne rresht per nje tek varri i Hoxhes, duke u lutur per SHPETIM.

  9. #479
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    leshatori i kanibaleve hiqet si dele..
    te duken qe larg luspat e krokodilit.. o djall..

  10. #480
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    meqense Eva Lila ishte mikeshe e Nanos po e ve ketu artikullin mbi fatin e saje tragjik..


    panorama

    ----


    vrasja e eva liles

    zbulimi

    Prokuroria firmos urdhrin ndërkombëtar të arrestit pas rihapjes së dosjes


    Zbulohet pas tetë vjetësh vrasësi i nënës së Elsa Lilës



    Trashgim Sokolaj

    Tetë vite pas krimit zbulohet i dyshuari për vrasjen e Eva Lilës. Nëna e kën-gëtares së njohur të skenave shqiptare Elsa Lila është gjetur e keqtrajtur në rrugën Tiranë-Elbasan në vitin 1997. Kur kanë kaluar tetë vite nga ngjarja, urdhërarresti ndaj të dyshuarit si autor i krimit është përcjellë në zyrat ndërkombëtare të Interpolit.

    Ky veprim është kryer me urgjencë nga Prokuroria, menjëherë pasi hetuesit kanë zbuluar personin e dyshuar si autor të ngjarjes, që ndodhi në vitin 1997. Burime zyrtare nga Prokuroria e rrethit Tiranë, thanë se personi i dyshuar për autorësinë e ngjarjes është identifikuar ditët e fundit. “Ai rezulton të jetë një i njohur i Eva Lilës i cili është zbuluar nga deklarimet e disa personave, të cilët kohët e fundit kanë dëshmuar për grupin e hetimit”, thanë burimet e akuzës. Sipas tyre, emri i personit të dyshuar është zbuluar nga deklarimet e dëshmitarëve, të cilët janë të njohur të tij. Ata kanë pohuar se i dyshuari ka patur njohje me Eva Lilën. Trupi i pajetë i saj është gjetur nga kalimtarët e rastit në vitin 1997, në afërsi të Kërrabës. Në dosjen e ngjarjes hetuesit kanë shkruar se trupi i keqtrajtuar dhe i pajetë i Eva Lilës është gjetur në kilometrin 29 të aksit rrugor Tiranë-Elbasan.

    Zbulimi
    I dyshuari për krimin e ndodhur 8 vite më parë, është zbuluar ditët e fundit, por emri i tij ka qarkulluar në Prokurori që nga muaji i fundit i vitit të shkuar. Hetuesit kishin informacione operative për emrin e njërit prej personave, që e kishte shoqëruar Eva Lila në ditën fatale të jetës së saj. Identiteti i autorit të mundshëm të krimit është hedhur në dosje vetëm pak ditë më parë, pasi në zyrat e Prokurorisë së kryeqytetit mbërriti një letër e familjarëve të Eva Lilës. Ata kërkuan përparimin e hetimeve dhe një rezultat konkret për autorin. Hetimi i ngjarjes ka filluar në një qytet tjetër dhe është vijuar në Prokurorinë e Tianës, në muajin dhjetor 2004. Hetuesit e kryeqytetit i kanë deleguar disa herë veprime të hetimit, policisë së Elbasanit. Një zyrtar i lartë i organit të akuzës tha për gazetën “Panorama”, se dosja penale për vdekjen e Eva Lilës është regjistruar në Prokurorinë e Tiranës, në muajin dhjetor 2004. Ai tha se dosja ka qenë në hetim nga hetuesit e kryeqytetit prej fundvitit të kaluar. Sipas zyrtarit të akuzës, letra e mbërritur së fundi i ka ndihmuar hetuesit të lokalizojnë të dyshuarin për autorësinë e krimit.

    Hetimi
    Kilometri i 29 i aksit rrugor mes Tiranës dhe Elbasanit ka qenë një “konflikt”, që e ka penguar hetimin e vrasjes së Eva Lilës. Janë zhvilluar diskutime për faktin se ngjarja kishte ndodhur në një zonë, që ishte në territorin e Elbasanit dhe si e tillë duhej hetuar nga institucionet e këtij qyteti. Këto të fundit kanë këmbëngulur se dosja i përkiste Prokurorisë dhe policisë së Tiranës, pasi vrasja kishte ndodhur në territorin periferik të kryeqytetit. Megjithatë me kërkesën e familjarëve të Eva Lilës, dosja është regjistruar në dhjetor 2004 në Prokurorinë e kryeqytetit, ku kanë filluar hetimet intensive. Sipas burimeve zyrtare të organit të akuzës Eva Lila është vrarë në një moment dobësie dhe konflikti me autorin e krimit.



    Vrasja, nga goditje me mjete të forta Trupi u gjet i masakruar në rrugën Tiranë-Elbasan

    Eva Lila është gjetur nga kalimtarët e rastit në Kërrabë. Krimi ka ndodhur në kilometrin 29, të aksit rrugor Tiranë-Elbansan, ku është gjetur kufoma e viktimës. Sipas policisë, atë ditë Eva është nisur në drejtim të Elbasanit në shoqërinë e disa personave. Dëshmitarët e kanë cilësuar ngjarjen si një incident tragjik. Hetuesit thonë se dhuna me mjete të forta është shkaktari i vdekjes, por sipas tyre në ekspertiza vihen re mangësi të vogla të cilat janë të kushtueshme për hetimin. Në dosje ende nuk ka një objekt konkret me të cilin mendohet se është goditur për vdekje viktima e krimit. Burimet e Prokurorisë dhe policisë thanë se ende nuk është mësuar shkaku i vërtetë i ngjarjes. Burimet e hetimit besojnë se dhuna ka ardhur si pasojë e një “sherri” mes viktimës dhe autorit të krimit. “Nuk dihet shkaku i kësaj “zënke”, por mendohet se autori i dyshuar e ka humbur logjikën në konflikt e sipër dhe ka filluar ta godasë barbarisht viktimën. Sipas organit të akuzës ka shumë mundësi që ngjarja të mos jetë paramenduar nga i dyshuari, por të ketë ndodhur pas konfliktit, që duket se ka qenë spontan. Prokuroria tha se është duke hetuar për të gjithë personat apo dëshmitarët e mundshëm, që mund të kenë qenë në vendin e ngjarjes, kur ka ndodhur krimi. Sipas organit të hetimeve dëshmitë nga vendi i ngjarjes i mungojnë dosjes. Megjithatë hetuesit janë optimistë, pasi dosja ndodhet në duart e një rrethi të ngushtë personash të njohur për suksesin dhe këmbënguljen në hetime. Sipas grupit të hetimit në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gjurmë gishtash, apo mjete të tjera me të cilat mund të identifikohet autori i krimit. “Por dëshmitarët janë të besueshëm në deklarimet e tyre, të cilat kanë vlerën e provës nga e cila është ngritur akuza e vrasjes, ndaj personit të shpallur në kërkim.



    “Nuk kemi një ekspertizë të saktë për vdekjen e Eva Lilës”

    Nuk ka një eskpertizë të saktë dhe përfundimtare për vdekjen e Eva Lilës. Shenjat e dhunës dhe goditjeve, sipas grupit hetimor janë të dukshme, por dokumentacioni i ekspertizës ka mangësi. Prokuroria e Tiranës është duke i verifikuar këto ditë të gjitha dokumentet e ekspertizave që janë kryer për të zbuluar shkakun e vdekjes. Hetuesit e kryeqytetit kanë rihapur dhe po verifikojnë rregullsinë dhe mënyrën si janë kryer hetimet e mëparshme. Burimet e hetimit thanë se autori i krimit mund të ishe zbuluar edhe më parë, por në dosje nuk kanë qenë emrat e dëshmitarëve, që Prokuroria ka mundur t’i sigurojë së fundmi. Hetuesit thonë se dokumentacioni i eskpertizës për shkaqet e vdekjes nuk ka shumë pasaktësi. “Mënyra si janë kryer veprimet i ka kushtuar hetimit, pasi verifikime të tilla, mund të kishin përcaktuar objektin me të cilin është qëlluar viktima”, thanë burimet hetimore. Sipas tyre këto janë fakte dhe prova, të cilat mund të përforconin, akuzën e vrasjes që është ngritur në mungesë ndaj të dyshuarit për autorësinë e krimit. Hetuesit thonë se edhe vendi i ngjarjes, ka pësuar dëmtime, pasi të parët që e kanë gjetur viktimën kanë qenë disa persona të rastësishëm, të cilët kanë tentuar të shohin nëse viktima e krimit ishte gjallë apo kishte humbur jetën. Me këto veprime kufoma e ka humbur pozicionin, ku kishte gjetur vdekjen duke u dhënë hetuesve një mundësi më pak për të zbuluar mënyrën se si ka ndodhur krimi.



    Intervista
    Elsa Lila: Një këngë për nënën

    Elsa Lila nuk dëshiron të flasë për vdekjen e nënës së saj, pasi e cilëson këtë çështje si një gjë personale. Megjithatë, timbri i njohur i skenave të këngës shqiptare dhe zëri shqiptar në “Sanremo” është tepër e komunikueshme. Këngëtarja e njohur flet në një mënyrë shumë të sjellshme me telefonuesit nga Tirana edhe pse tregon menjëherë vendimin e saj për të mos folur. Thotë se disa herë shtypi ka abuzuar me vdekjen e nënës së saj. Me frikën se linja mund të ndërpritet për shkak të vlerës së lartë të bisedës ndërkombëtare, Elsa është e gatshme të marrë vetë në telefon për të garantuar vazhdimësinë e bisedës. Këngëtarja e njohur ka dijeni se dosja e vdekjes së nënës së saj ka patur zhvillime së fundmi. Por nuk dëshiron të flasë. “Nëse ju e keni marrë nga Prokuroria informacionin se autori është zbuluar, shkruajeni”, unë nuk dua të flas për këtë”, thotë Elsa. Ajo i ka kushtuar një këngë nënës së saj, të cilës thotë se i ka ngjarë. Tekstin e ka shkruar vetë, pasi më parë kishte krijuar edhe muzikën. Në muajin janar të vitit 2004, Elsa Lila ka pohuar në një intervistë për revistën kombëtare “Klan” se i ka kushtuar nënës së saj këngën me titull “Mammy”.
    Kemi dëgjuar se mamasë i keni kushtuar edhe një këngë.....?
    Po, në nëntorin e vitit që shkoi unë shkrova një tekst kënge për mamanë time. Ndërsa një muaj më parë kisha kompozuar muzikën, të cilën ia bashkangjita atij teksti. Dhe nuk kishte si të titullohej ndryshe kjo këngë, veçse “Mammy”. Kjo ishte kënga me të cilën kisha vendosur të prezantohesha në “Sanremon” e këtij viti.

    -------


    kte artikull e vura ketu sepse e ndjera.. ka qene mikeshe personale e Nanos..

Faqja 48 prej 58 FillimFillim ... 384647484950 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historia rreth vdekjes së ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 11:58
  2. Shkëlqimi i shkurtër i elitës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-12-2011, 08:40
  3. Shkëlqimi dhe rënia e Karamahmud Pashë Bushatliut
    Nga Xhuxhumaku në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-04-2011, 03:43
  4. Zbardhet mbledhja e Byrosë që zgjodhi pasardhësin e Enverit
    Nga shigjeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-10-2005, 08:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •