20-25%. Ke ndonje link per kete shifer, apo eshte shifer pazari?
20-25%. Ke ndonje link per kete shifer, apo eshte shifer pazari?
Postuar më parë nga bledi gjokaj
Duhet te jemi me objektive ne ato qe shprehim....Fatmiresisht personalisht jam jashte cdo force politike shqiptare dhe kjo me ndihmon te shprehem lirshem dhe te them realitetin pa frike...
Ne 1997 edhe pse ishte nje periudhe jo normale PS i fitoi bindshem votat dhe PD humbi po ashtu bindshem....
Ne vitin 1996, PD duke mos qene e sigurte per fitoren i vodhi votat dhe ato votime ishin me te c'rregulltat qe jane zhvilluar qe nga 1992 e ketej....
Ne vitin 2001 edhe pse pati parregullsi PD i humbi zgjedhjet, pra i fitoi PS...fatkeqesisht do te thosha......
Pra viti 2005 eshte pika me nevralgjike pasi jane krijuar kushtet per nje humbje te PS dhe per zgjedhje sa me te lira.....
Nese te gjithe antaret e PD mendojne si sipershkruajtesi kam frike se nuk kane nxjerre mesime nga e kaluara dhe kjo me ben skeptik persa i perket te ardhmes pas ardhjes se kesaj partie ne pushtet...Le te shpresojme se mbase nuk eshte keshtu........
Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!
Eshte bere kjo puna e Berishes si perrallat e Ezopit.
Berisha gjate rruges se tij ka bere edhe gabime,por ishte i vetmi nga gjithe demokratet qe nuk e braktisi anijen edhe kur cubat e Nanos me revolucione Ce Guevariste morren pushtetin.
Berisha u perdor si tabele qitje,u akuzua per firmat dhe xhevahire te tjera.
Po nuk morri arratine,aty qendroi dhe aty qendron.
Ai ka vite me radhe qe na tregon ujkun,dhe po kaq vite i kerkojme gjurmet..............
Nese vertet zgjedhjet do jene te lira,jo te korrupruara,atehere PD-ja do do jete ne pushtet per 4-vitet e ardhshme.
Megjithate ja kam friken Tosit,ka aq para sa te bredhe neper kazinot e Zvicres,dhe te rehatohet ne hotelet e sheikeve te Emirateve Arabe,e nuk do kete per te blere votat e Dushkut,Libofshes qe pese para te mbytur nga mizerja dhe fukaralleku shesin edhe ...................
"Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"
GETE
Se pari te shash te dy anet politike nuk do te thote objektivitet, vetem paqartesi se ku qendron. Objektivitet eshte kur mund te citosh mangesite dhe aftesite e tjetrit, dhe duke i ofruar dicka konstruktive.Postuar më parë nga Tani Athine
PS nuk i fitoi bindshem keto zgjedhje, thjesht u krijua situata e tille me armet.
Ne vitin 1996, PD duke mos qene e sigurte per fitoren i vodhi votat dhe ato votime ishin me te c'rregulltat qe jane zhvilluar qe nga 1992 e ketej....
PD nuk i vodhi votat, por PS u largua nga zgjedhjet. Me pas ata qe numruan votat u sollen si nje femi ne nje dyqan me embelsira qe nuk ka zot.
" Ne vitin 2001 edhe pse pati parregullsi PD i humbi zgjedhjet, pra i fitoi PS...fatkeqesisht do te thosha........"
Nese te kujtohet ne 2001 ishte pikerisht manipulimi me i madh i votes. Vota nuk u numrua ne kuti, por u dhane mandatet nga gjykatat politike!!!
Fitorja eshte e paevitueshme. Kjo per dy arsye:
1- Konsumimi negativ qe i kane bere socialistet per 8 vjet.
2- PD po paraqet alternativa dhe po ndryshon se mbi c'baza do behen fushatat elektorale ne te ardhmen.
Ndryshuar për herë të fundit nga ErionB : 22-03-2005 më 12:26
Nese nuk te pelqen kritika, mos bej gje, behu askushi!!
Postuar më parë nga ErionB
Jam pjeserisht dakort me ty, ne kuptimin qe ajo qe thua eshte e vertete, megjithate pas deshtimit te referendumit per ta bere Shqiperine republike presidenciale (ose dicka te ngjashme me aq shume kompetenca sa i jepeshin presidentit) pati edhe parregullsi te medha me numerimin e votave nga ana e PD. Personalisht kete e konsideroj gabimin me te madh te Berishes dhe jo fajdet apo 1997 qe mundohen ti veshin socialistet. Kuptohet pas kasaphanes qe bene agjenturat greke per te sjelle Nanon ne pushtet, nuk ka pasur me zgjedhje te rregullta nga 1997 e ketej.
Postuar më parë nga ErionB
PD nuk i vodhi votat, por PS u largua nga zgjedhjet. Me pas ata qe numruan votat u sollen si nje femi ne nje dyqan me embelsira qe nuk ka zot.Kodi:Ne vitin 1996, PD duke mos qene e sigurte per fitoren i vodhi votat dhe ato votime ishin me te c'rregulltat qe jane zhvilluar qe nga 1992 e ketej........[/QUOTE]
[/QUOTE] Ne vitin 2001 edhe pse pati parregullsi PD i humbi zgjedhjet, pra i fitoi PS...fatkeqesisht do te thosha........[/QUOTE]
Nese te kujtohet ne 2001 ishte pikerisht manipulimi me i madh i votes. Vota nuk u numrua ne kuti, por u dhane mandatet nga gjykatat politike!!!
Fitorja eshte e paevitueshme. Kjo per dy arsye:
1- Konsumimi negativ qe i kane bere socialistet per 8 vjet.
2- PD po paraqet alternativa dhe po ndryshon se mbi c'baza do behen fushatat elektorale ne te ardhmen.[/QUOTE]
Shihi gjerat pak me realisht dhe jo nga kendveshtrimi partiak.....Ka kaluar pak kohe nga '96 e ketej dhe ngjarjet jane te fresketa.....
Ne '97 u krijua ajo situate e tille me armet sepse regjimi i Berishes lejoi krijimin e Firmave piramidale dhe shqiptaret humben leket ne ato firma.....Mos duhej ta kishin akoma Berishen ne qeverisje?
Nese Berisha ishte sadopak politikan duhet te jepte doreheqjen pas atij skandali ekonomik, po ku ta gjejne politikanet shqiptare kete kulture!?
Dhe marrja e armeve e be sepse Berisha dhe Qeveria e tij nuk tundeshin nga pushteti dhe as zgjidhje per kthimin e lekeve nuk jepnin....Kete situate e shfrytezoi PS duke premtuar kthimin e lekeve pas ardhjes ne pushtet....
Jo vetem leket nuk i ktheu por vodhen dhe ato qe kishin mbetur....
Ne ne '96 PS i bojkotoi zgjedhjet pasi procesi votimor po zhvillohej me shume shkelje, kete gje e vuri ne dukje dhe OSBE si dhe SHBA bene thirrje per riperseritje te zgjedhjeve. Nuk te kujtohen keto?
Nje gabim dhe budallallek njekohesisht i PD-se ishte rezultati i ketyre zgjedhjeve, diku 90% ne mos gaboj ne favor te saj...A eshte e mundur qe ne nje vend demokratik te kete nje rezultat te tille ne zgjedhje te lira?
Ne 2001 PD i humbi zgjedhjet edhe pse pati parregullsi ne zgjedhje....Por prape keto parregullsi mund te them se nuk ndryshuan rezultatin perfundimtar....PD nuk i fitoi zgjedhjet sepse '97 ishte e fresket si dhe per faktin se lidershipi i saj kishte te kaluar "mekatare"....Gjithashtu kjo PD nuk kreu asnjehere autokritike gabimet e saj apo ti kerkonte te falur popullit shqiptar per firmat piramidal te cilat lulezuan ne kohen e qeverrisjes se saj.....
Ti Berishen edhe mund ta ngresh ne qiell por per mendimin tim ky politikan nuk pati deri tani nje karriere te suksesshme, si dhe gjithashtu gjate kohes qe ishte president si simbol i bashkimit te gjithe shqiptareve ne vend qe ti bashkonte i percau.....
Sa per Nanon e kam thene dhe here te tjera qe ky me qeverisjen e tij eshte me mekatar se Berisha...Qeverisja e tij ne keto vite ishte nje deshtim dhe ne vend qe te Shqiperia te perparonte ky kryeminister e pengoi kete perparim...
Duke e mbyllur mund te them se klsa politike shqiptare ne pergjithesi eshte mekatare dhe nese keta nuk ndryshojne apo te largohen nga jeta politike situata ne Shqiperi nuk do te ndryshoje lehte.......
Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!
Mos u cudit kur dikush mendon ndryshe kjo eshte DEMOKRACIA.
Respekto mendimin e tjetrit ti jep mendimin tend e jo si ne kohen e xhaxhi Enver ku na mesonte PPSH sot PSSH ca te mendonim.
Po e majtes akoma i ka ngelur kjo semundje se nuk eshte shkeputur akoma nga diktatura periudhe qe shihet me nostalgji nga ajo.
Ne 97 o bab qe grusht shteti e shqiperia administrohej nga bandat qe hidhnin votat me grushta e vrisnin njerez rrugeve.
PS morri vota se kishte marre ne 92shin po me vrasjet,kercenimet per njerezit te rrinin larg kutive e manipulimeve nga bandat deklaroi se morri shumicen kur numri i votuseve ra ne minimum ,e u quajt per te dal nga situata e luftes civile.
97 viti i zi i shqiperise qe PS feston fitoren e pushtetit.
Qe nje dalje nga situata e luftes civile e jo zgjedhje.
Ne 2001 PD morri me shume numer vota se PS,po PS fitoi me gjykatat e Femi Avdiut qe jipte vota e deputete e policine,e shikun e manipulimet e keto te njohura nga komuniteti nderkombetar si jo te lira e te ndershme.
Po komuniteti kishte problemin e Kosoves e Maqedonise prandaj shpetoi PS-ja tani eshte e qarte se nuk do ta fal e ka deklaruar prere.
Ne 1996 as PS-ja vet nuk ka thene se i fituam zgjedhjet po vetem manipuloi PD-ja.
PS e sigurt ne humbjen u terhoq e deklaroi para numerimit se u vodh vota duke habitur dhe komisjoneret e saj.
Te gjithe organizmat nderkombetare denuan largimin-sabotimin e PS si pa precedent ne zgjedhjet demokratike sic denuan dhe paregullsine kur ngelen vetem komisjoneret e PD-se.
Ato zgjedhje PD fitoi qarte mbi 50% e PS ne ato zgjedhje ishte katandisur ne nje karnavale vetem me pesionista e enverista ne takime po e mban mend kurse PD duke e habitur e trembur PS vetem ne tre ditet e fundit te fushates ne qytetet kryesore te shqiperise mblodhi 700 mije veta ne mitinge qe tregonte fitore automatike kjo solli qe PS te mirrte ate vendim kur pa se HUMBIA qe e sigurt.
Tani gjerat dihen mire bile kane dale dhe nga brendesia e PS-se
Problemi qe vetem se PD donte 60% te zgjidhte presidentin ,Berishen, e largimi i PS-se e sabotimi i procesit nuk eshte e qarte e hariti 60% apo jo.
Per mbi 50% ne ato zgjedhje PD-ja e pranojne te gjithe.
SI PERFUNDIM
PS o bab ne te gjitha zgjedhjet merr numer te njejte votash te 20-25% elektoratit si ne 1992 pra eshte MINORANCE.po nga manipulimet e nje renie e elektoratit perfiton.
PS kulmin e harriti ne 97-ten 670mije +100aleatet =780mije
[kurr territori nuk kontrollohej e bandat hidhnin votat me grushta.]
PD kulmin ne 1992 1 milion e 470 mije VOTA
?????????????????????????????????????
Beje vet krahasimin.
Kur ne pushtet qe PD-ja PS fitoi zgjedhjet lokale e referendumin kurse tani nen PS ish PPSH NUK JANE BERE ANJE ZGJEDHJE TE LIRA.
NUK ESTHE PUNA FITORJA E PD NE KETO ZGJEDHJE PO RIINSTALIMI I DEMOKRACISE E ZGJEDHJEVE TE LIRA TE RENA NGA REVOLUCIONI KOMUNIST I 1997-TES.
ATA QE VJEDHIN ZGJEDHJET SI VJEDHIN PER TY A PER MUA A PER POPULLIN PO PER XHEPIN E TYRE KAZINOT BUZUQET E HELIKOPTERET E NANOS
HAJDUTI KA LLOGARI TE THJESHTA
Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 22-03-2005 më 13:04
Une te them me sill fakte qe PS eshte 25% e elektoratit, ti sjell fantazimet e tua. Po qe keshtu une them qe ma do mendja se PS ka nje elektorat solid prej 40%. Nga ata qe sluajne nga istikami si socialistja beratit. Kurse ti me flet me llafe rruge, sic flet cimi meremes ne klub. Shifra zyrtare jane ato qe dalin nga institucione politike legale qe merren me kte pune, organizata qe merren pra me testimin e popullsise, pyetesore, analiza sociale, jo me fjalet e shaban memis. Nese PS ka vetem25% elektorat, sado manipulime te bente smund te fitonte kurre asnje sfide elektorale.
Mire ju thote Tani, hiqini syzet partiake dhe shiheni te vertetn ne sy. Salen se keni as bab, as vlla,(vetem po patet te njejtin mbiemer me te) edhe po iku ai me mire per ju se do gjeni nje njeri me tolerant e me pak paranojak qe tju drejtoje. Ndoshta agresiviteti tipik ju ben ti konsideroni tipat si E. Selami si teper te bute per vraxhdesine e lekures tuaj, por nuk eshte kurre vone per te rikonsideruar. Kulti individit vdiq me Enver Hoxhen, dhe eshte turp qe akoma nje shqiptar i 2005-ses te manifestoje te njejtat simptoma politike pres skllavi politik te kohes komuniste, duke ju bere ure nje njeriu si Sala, qe ne rastin me te mire, ka deshtuar sistematikisht te krijoje nje shtet normal, dhe te krijoje nje profil politik te admiruar nga shqiptaret.
Tano, te pergezoj per shkrimet realiste.
Nano: SI E REFORMOVA PARTINE E PUNES.
Shqipëria është dëshmitare e një progresi të
madh që prej vitit 1997. Kush janë mundësitë dhe sfidat themelore me të cilat përballet sot vendi juaj, në një periudhë afatmesme?
Kryeministri Nano: Duke e përmbledhur në një fjali të vetme, sfida më e madhe e Shqipërisë mbetet integrimi euroatlantik, ndërsa mundësia më e madhe e kombit është angazhimi i tij për përmbushjen e kësaj sfide. Shqipëria ka hyrë në një fazë të re, në të cilën integrimi nuk është më një ëndërr. Ne jemi plotësisht të ndërgjegjshëm se integrim do të thotë reforma të vazhdueshme, të vështira dhe me kosto, që të sjellim standartet moderne në vend, në ekonominë dhe shoqërinë tonë. Dëshiroj të vë theksin tek progresi i jashtëzakonshëm që Shqipëria ka arritur gjatë 14 viteve të fundit, pas 50 vjet diktaturë dhe izolim nga pjesa tjetër e botës. Në opinionin tim, Shqipëria, në vetvete, i ka të dyja, avantazhin dhe sfidën, në të njëjtën kohë, një vend Ballkanik, Mesdhetar dhe Europian. Realiteti i botës së sotme konfirmon faktin se mundësitë nuk kanë lidhje me klasifikimin e shteteve dhe të kombeve. Në mënyrë më specifike, ato shtete dhe kombë që zotërojnë lëndë të para dhe mbajnë gjallë ekonominë botërore konsiderohen "vende në zhvillim", ndërsa të tjerat konsiderohen "vende të zhvilluara". Personalisht jam midis atyre politikanëve, të cilët besojnë se mundësitë e vendit krijohen dhe mbështeten nga reformistët, me miratimin e klasës politike udhëheqëse: vendosmëria për të ndërtuar një shtet modern që bazohet në fuqinë e ligjit dhe në një ekonomi të tregut të lirë. Ritmi i lartë i zhvillimit, që ka dëshmuar Shqipëria në këto shtatë vitet e fundit është një provë që progresi i vendit tim është i garantuar.
Cilat janë sfidat kryesore në kuadër të procesit të integrimit euroatlantik?
Kryeministri Nano: Aktualisht Shqipëria është duke negociuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Komisionin Europian, një proces i cili filloi në janar të 2003. Raundet e negociatave me BE kanë ecur normalisht dhe ne shpresojmë që ato të përfundojnë me sukses brenda këtij viti, në këtë rast, ne do të nënshkruanim marrëveshjen në fillim të vitit të ardhshëm. Objektivi ynë, për Shqipërinë dhe për vendet e tjera të rajonit, është të bëhemi pjesë integrale e familjes së madhe europiane në 25 vjetorin e rënies së murit të Berlinit. Atëherë kjo do të ishte një ëndër e bërë realitet për popullin tim dhe për mua.
اfarë u ofron Shqipëria investitorëve të huaj?
Kryeministri Nano: Së pari, zhvillimin e marrëdhënieve tona euroatlantike dhe lidhur me këtë përfitimet e stabilitetit politik dhe të një zhvillimi mbështetës. ثshtë e vërtetë, që në vështrim të parë, Shqipëria është një vend i vogël me një treg të vogël, por ajo është gjithashtu një portë hyrëse në një treg rajonal me 15 milion banorë dhe një urë e rëndësishme midis Europës Perëndimore dhe Lindjes së Mesme. Duke iu referuar tregut të brendëshëm, është e rëndësishme të theksojmë që i gjithë legjislacioni ynë është i ri dhe bashkëkohor, i adaptuar në bashkëpunim me BE dhe me asistencën e partnerëve tanë, Bankës Botërore dhe FMN-së. Kështu, ne mund t’i ofrojmë investitorëve një mjedis të ri, mikpritës dhe të sigurtë biznesi, duke iu afruar gjithnjë e më shumë standarteve europiane. Anëtarësimi në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe marrëveshjet e tregtisë së lirë me të gjithë fqinjët tanë janë një provë e besueshmerisë së këtyre mundësive.
Cilët janë sektorët më atraktivë për investime?
Kryeministri Nano: Shqipëria ka bërë një progres të dukshëm në konsolidimin e klasës së sipermarrësve. Duke qenë një treg relativisht i vogël, ajo ka ende nevojë për investimet direkte të huaja. Për këtë arsye, mesazhi im për investitorët e huaj është "Mirësevini në Shqipëri". Ne jemi vendi më mikpritës për kapitalin dhe sipërmarrjen. Shqipëria tashmë ka një forcë pune të lirë dhe të aftë për t’u përshtatur shpejt dhe në mënyrë efektive në prodhimin e punimeve të artizanatit, në fushën e konstruksioneve, të linjave të prodhimit, apo të çfarëdo gjëje tjetër të nevojshme. Shqipëria përmbush 98% të nevojave të saj për energji elektrike nëpërmjet burimeve të saj hidroelektrike. Megjithatë vendi aktualisht shfrytëzon vetëm 30% të potencialit të saj hidroeletrik. Më tej, Shqipëria ka më shumë se 500 kilometra vijë bregdetare përgjatë detit Adriatik dhe Jon, ende të pashfrytëzuara dhe në zhvillim bëhen pjesë e rrugëve turistike të Mesdheut. Për më tepër, Shqipëria siguron konkurencën e lirë dhe të ndershme dhe mbrojtjen e investimeve përmes një infrastrukture ligjore dhe institucionale të standarteve europiane. Për këto arsye dhe të tjera, lista e komanive të huaja që veprojnë në Shqipëri është po rritet dita ditës.
Ekonomia shqiptare po kalon një tranzicion të vështirë drejt modelit të tregut të lirë. Cila është pikëpamja juaj për situatën korrente ekonomike dhe si do të ndryshojë ajo në të ardhmen?
Kryeministri Nano: Dëshiroj të ndaj jo vetëm vlerësimin tim për performancën ekonomike, por edhe atë të institucioneve ndërkombëtare. Ata besojnë se progresi i ekonomisë shqiptare ka qenë i jashtëzakonshëm. Vetëm 12 vjet më parë, ekonomia shqiptare ishte tërësisht e kontrolluar nga shteti. Sot më shumë se 70 % e GDP vjen nga sektori privat. GDP-ja jonë është rritur me një shkallë mesatare vjetore prej 7 % gjatë 12 viteve të fundit, e cila është një nga rritjet më të larta në Europë, ndërsa inflacioni është mbajtur nën kontroll dhe nuk e ka kaluar kufirin e 3.5 % gjatë shtatë viteve të fundit.
Gjithashtu, GDP për frymë është rritur tre herë që nga 1996. Kursimet individuale në banka, gjithashtu, janë rritur tre herë gjatë kësaj periudhe, sikurse edhe numri i apartamenteve dhe shtëpive të reja, pagat dhe pensionet për shërbimin publik. Pagat dhe pensionet në sektorin privat janë rritur 10 herë gjatë kësaj periudhe. Megjithatë indikatori më i mirë për rritjen e qëndrueshme të ekonomisë shqiptare është rritja e prezencës së investimeve të huaja direkte. Kompani globale të fuqishme si Lockheed Martin, Siemens, Vodafone dhe të tjera tashmë po operojnë në Shqipëri. Vetëm pak muaj më parë Banka Raiffeissen bleu të gjithë paketën e aksioneve të Bankës së Kursimeve të Shqipërisë, e cila ishte banka e fundit shtetërore. General Electric dhe Club Med kanë nisur procedurat për të investuar në infrastrukturën hekurudhore dhe në industrinë e turizmit. E ardhmja e ekonomisë shqiptare duket e stabilizuar dhe e sigurtë, pjesërisht falë edhe prezencës së lojtarëve kaq të mëdhenj globalë.
اfarë roli kanë luajtur institucionet ndërkombëtare financiare në tranzicionin e Shqipërisë drejt ekonomisë së tregut?
Kryeministri Nano: Institucionet financiare ndërkombëtare kanë luajtur një rol të dukshëm në progresin e ekonomisë shqiptare. Katërmbëdhjetë vjet më parë, në Shqipëri nuk kishte pronë private apo biznese private dhe, për pasojë, nuk kishte një kuadër legal, institucional apo tregtar, që ta përshtaste ekonominë me standartet e botës moderne. Institucionet financiare ndërkombëtare e kanë ndihmuar Shqipërinë për ta vënë këtë proces në lëvizje dhe për të konsoliduar implementimin e këtyre standarteve. Këto institucione nuk kanë marrë asnjëherë rolin e komanduesit apo urdhëruesit; por ato kanë qenë gjithnjë të dobishme dhe partnerë efektivë. Megjithatë, unë nuk mund të mohoj se do të doja të shihja rolin dhe qëllimin e tyre në Shiqpëri nën një dritë të ndryshme. Unë jam i sigurtë se kjo do të ndodhë kur ekonomia shqiptare të ketë përmbushur plotësisht standartet moderne të tregut. Prandaj, ne jemi duke punuar ngushtësisht me institucionet ndërkombëtare me qëllim që t’i japim atyre një lamtumirë metaforike. Ajo ditë do t’i vërë vulën cilësisë së garantuar të performancës së përgjithshme të Shqipërisë.
Qeveria juaj ka treguar një angazhim të fuqishëm në luftën kundër korrupsionit, burokracisë së panevojshme dhe papunësisë. اfarë hapash konkretë keni ndërrmarrë ju kundër korrupsionit?
Kryeministri Nano: Shumë OJQ (organizata joqeveritare) të specializuara në çështjet e korrupsionit kanë theksuar se ky fenomen pengon zhvillimin e Shqipërisë. Natyrisht ky është një konkluzion korrekt, por mua më duket disi i ekzagjeruar, sepse indekset e rritjes së Shqipërisë kanë arritur nivele më të larta se sa ato të vendeve të tjera të Europës Lindore. Unë nuk po përpiqem të mohoj ekzistencën e korrupsionit, por shtrirja dhe efektet e tij në Shqipëri janë më të vogla nga ato që raportohen nga disa OJQ. Ne kemi ndërrmarrë një numër hapash legalë dhe institucionalë për të krijuar një kuadër, që do të mbërthejë dhe penalizojë korrupsionin. Po implementohet një paketë e plotë ligjesh të reja, duke përfshirë ligjin kundër mafias dhe pastrimit të parave. Ne, gjithashtu, kemi një ligj mbi deklarimin e pasurisë, që do të thotë se çdo qytetar shqiptar mund të informohet se cila është llogaria ime bankare dhe kjo është e vlefshme për më shumë se 4.500 zyrtarë të tjerë të lartë. Ky ligj ka krijuar një model global unik për një strategji transparente kundër korrupsionit.
اfarë ka bërë qeveria juaj për të luftuar trafiqet, një çështje kjo që ka krjiuar një imazh negativ për Shqipërinë në BE?
Kryeministri Nano: Lufta kundër trafikut është e lidhur me procesin tonë të integrimit dhe është një çështje e brendshme, që mund të krijojë impakte negative për të ardhmen e shëndetshme të vendit tonë. Kjo ndodh sepse përfitime të shpejta dhe të konsiderueshme nga trafikimi përfaqësojnë modelin më të keq të pasurimit për njerëzit në vendin tonë, të cilët duhet të punojnë shumë për të rikuperuar 50 vitet e komunizmit. Gjithashtu, trafikimi siguron financime për krimin dhe terrorizmin, prandaj angazhimi i qeverisë shqiptare për të luftuar këtë fenomen është i padiskutueshëm. Dëshiroj të theksoj që qeveria që drejtoj më në fund ka zhdukur trafikimin njerëzor, një industri kërcënuese që gjeneronte më shumë se 100 milionë USD në vit të ardhura informale. Ajo bëhej përmes kalimit të gomoneve në kanalin e Otrantos mes Shqipërisë dhe Italisë. Mbyllja përfundimtare e kësaj rruge kriminale nxori në dritë identitetin e vërtetë të kriminelëve. Motoja e qeverisë që drejtoj në luftën kundër krimit është: "Drejtësi e organizuar kundër krimit të organizuar!" Partnerët tanë ndërkombëtarë e kanë përshëndetur progresin që ne kemi arritur dhe vitin e fundit Shqipëria u zhvendos nga lista e vendeve që kërcënojnë Europën përmes trafikimit.
Në përgjithësi, si kontribuon Shqipëria në stabilitetin e Ballkanit?
Kryeministri Nano: Do t’i përgjigjem kësaj pyetjeje nga një perspektivë e jashtme, sepse e gjej më kredibël. Institucionet e rëndësishme politik-bërëse në Bruksel dhe Uashington DC që përfaqësojnë skemën e orientimit tonë gjeopolitik, e vlerësojnë së tepërmi politikën rajonale të Shqipërisë. Theksoj se Shqipëria rrethohet krejtësisht nga shqiptarë, që kanë qenë pjesë e infrastrukturave të tjera shtetërore prej një kohe të gjatë. Gjatë këtyre viteve të fundit këta shqiptarë kanë qenë protagonistë në konflikte të ndryshme. Megjithatë, ne kurrë nuk e kemi keqpërdorur potencialin tonë etnik. Le të analizojmë dy krizat e fundit në rajon, në Maqedoni dhe në Kosovë gjatë marsit. Në të dyja rastet politika jonë e jashtme ka treguar qartë se është në të mirë të paqes dhe stabilitetit në rajon, duke lënë pas interesat mendje-shkurtra të këtij apo atij nacionalizmi. Unë e kam thënë shumë herë dhe po e përsëris, vizioni ynë është shumë i qartë: Qëllimi final për të gjitha vendet në rajon, pa përjashtim, është të bëhen pjesë e BE-së - jo Shqipëria e madhe, Serbia e madhe, Maqedonia e madhe apo ndonjë tjetër gojëdhëne të vjetër të përgatitur në guzhinat nacionaliste të Ballkanit. Vetëm kjo perspektivë do t’i japë fund paradoksit të shtatë kryeqyteteve në pesë shtete.
Procesi i globalizimit sjell me vete mundësi të jashtëzakonshme por edhe kërcënim për vende të vogla si Shqipëria. Si po reagon Shqipëria ndaj globalizimit?
Kryeministri Nano: Në opinionin tim, realitetet globale mund të përballen vetëm nëse angazhohesh në këto realitete. Në këtë proces, sigurisht, mund të ngrihen shumë probleme. Ne jemi të përgatitur për tu përballur me sfidat e globalizmit sepse ne njohim avantazhet dhe disavantazhet për vendin tonë dhe partnerët tanë. Për shembull, shqipëria ka nënshkruar – dhe po implementon- shtatë Marrëveshje të tregtisë së Lirë me vendet fqinje. Si rezultat i këtij angazhimi drejt hapjes së kompeticionit , eksportet agrikulturore shqiptare në këto vende janë rritur 20 herë. Personalisht, mendoj se globalizmi nuk minimizon avantazhet lokale të një vendi, për sa kohë politikat e zhvillimit marrin parasysh rëndësinë e hapjes së ekonomisë dhe integrimit në tendencat globale.
Historia juaj politike është veçanërisht plot ngjyra. Ju keni qenë Kryeministër tre herë dhe keni kaluar katër vjet në burg.
Kryeministri Nano: Kjo është e vërtetë. Ndërsa të tjerët nxitonin të formonin partitë antikomuniste- që edhe unë gjithashtu e kam bërë me shumë lehtësi ndërsa isha i mirënjohur për liberalizmin tim- unë vendosa t’i jap vetes një mision të ndryshëm; të reformoja partinë ish-komuniste. Unë gjithmonë kam qenë i bindur që ka pasur një numër të madh njërëzish të ndershëm, patriotë dhe progresistë në këtë parti staliniste, të cilët kanë reformuar dhe rinovuar plotësisht Partinë Socialiste të Shqipërisë. Për shkak të angazhimit të tyre në lëvizjen antifashiste gjatë Luftës së Dytë botërore, ata vendosën t’i bashkohen dhe u bënë pjesë substanciale e progresistëve dhe antitotalitaristëve. Kështu transformimi zuri vend brenda partisë dhe unë jam krenar, që pas shtatë vjetësh në pushtet, ne mbetemi forca politike më progresiste dhe më popullore në vend.
Lajme nga Agjensia e Lajmeve Kosovapress
Ndryshuar për herë të fundit nga manoklla : 22-03-2005 më 18:33
Postuar më parë nga bledi gjokaj
Tani se kush ka thene mendimin e tij dhe kush ka shprehur vijen e Partise ketu duket qarte.....
Une shpreh mendimin personal dhe realitetin kurse shkrimi i mesiperm me kujton me teper nje shkrim te RD-se apo komunikate shtypi nga zyrat e PD-se.....
Sa per zgjedhjet e '96 kam qene vete prezent kur shume shoke te mij votonin nga 5 apo 6 here per PD prandaj eshte e kote per te diskutuar per mbarevajtjen e ketyre zgjedhjeve.....Dmth. meqe i duhej 60% duhej te vidhte nje 10% meqe 50% e kishte siguruar?
Pastaj ia vlen te rikujtojme ketu heqjen zvarre te opozitareve te atehershem rrugeve te Tiranes....
Persa i perket shifrave te mesiperme nuk po marr mundimin te bej asnje krahasim pasi ato shifra egzistojne veten ne mendjet e disa simpatizanteve te flakte te PD-se dhe nuk jane reale.....
Persa i perket asj te majtes e mira do ishte ti vihej ne dukje ndonje tjetri pasi e kam bere te qarte qe ne fillim qe nuk i perkas asnje force politike shqiptare per shkakun e thjeshte se asnjera nuk me shpreh dhe kjo sepse as PS nuk eshte e majte dhe as PD nuk eshte e djathte....
Dhe mund te them gjithashtu se me mire qe jam i pavarur sepse sic jane sot keto dy forca politike me mire qe nuk jam me asnjeren....
Pastaj jam jashte shtetit dhe mundesite i kam te kufizuara por kjo nuk do te thote qe nuk i ndjek zhvillimet ne politiken shqiptare....
Si perfundim po riperseris dicka qe kam thene me siper....NANO eshte i korruptuar dhe duhet te humbase patjeter ndersa PD si forca pretenduese per pushtetin duhet te ndryshoje rrenjesisht dhe te shenderrohet ne te vertete ne nje force te djathte demokratike....
Ndryshuar për herë të fundit nga tani_26 : 23-03-2005 më 11:19
Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!
Krijoni Kontakt