Gjinushi: Asnje bashkepunim me Nanon
Kryetari socialdemokrat deklaron te perfunduar marredheniet me Kryeministrin dhe kryetarin e Partise Socialiste, ndersa le te hapur mundesine e bashkepunimit me LSI-ne e Ilir Metes. Gjinushi: "Eshte e nevojshme rritja e peshes se partive te tjera te majta dhe te qendres se majte". Gaqo Apostoli hedh idene e shkeputjes nga PSD
Ergys GJENCAJ
Socialdemokratet e Skender Gjinushit kane deklaruar ndarjen e tyre me Kryeministrin Fatos Nano. Kreu i PSD-se ka bere me dije se nuk do te bashkepunoje me me shefin e qeverise dhe njekohesisht numrin nje te Partise Socialiste, Nano. Sipas tij, bashkeveprimi i levizjeve politike per zgjedhjet parlamentare te veres, do te vazhdojne me vete anetaresine e PS-se, por jo me kreun e saj. Per Gjinushin, eshte e nevojshme rritja e peshes se partive te tjera te majta dhe te qendres se majte, perfshire edhe Levizjen Socialiste per Integrim te Ilir Metes.
"Me Nanon s'na bashkon asgje", ka deklaruar Gjinushi, ne nje prononcim per "TV Klan". Ai ben fajtor Kryeministrin per kompromise me Partine Demokratike, levizje te cilat, sipas tij, synojne shtypjen e forcave politike te qendres. "Kur kjo kerkohet te behet me force, ata kane arritur te bejne vetem lidhje lideresh, ose vetem segmentesh te caktuara, por baza u ka ikur gjithnje e me shume. Pengese e ecjes se reformave jane kompromiset dyshe", ka theksuar kreu i PSD-se.
Nderkohe, miratimin e amendamenteve ne Kodin Zgjedhor, si rrjedhoje e marreveshjes mes dy partive me te medha, Gjinushi e cileson si vertetim se keto kompromise mes dy paleve, jane arsyeja kryesore perse vendi nuk ecen me ritmet e duhura. Ne kete situate, ai shpreh nevojen per prishjen e bashkepunimeve PS-PD. "Prishja e kesaj dysheje dhe krijimi i nje bashkeqeverisje reale, kjo eshte e reja e vitit 2005, nga e cila do te shpetoje Shqiperia", ka pohuar ai.
Kreu i PSD-se gjithmone eshte shprehur kunder bashkepunimeve apo marreveshjeve mes PS-se dhe PD-se per ceshtje te ndryshme. Ai ne vazhdimesi i ka cilesuar keto bashkepunime si te deshtuara qe ne fillim dhe se kane qene ne kurriz te zhvillimit te vertete te se majtes dhe te partive te saj. Krisja e marredhenieve mes PS dhe PSD, nisi ne momentin kur kryetari i mazhorances socialiste, Nano, shtyu kryerjen e ndryshimeve ne qeveri, te kerkuara me aq ngulm nga PSD-ja.
Nderkohe qe deklaron divorcin me kryetarin e socialisteve, por jo me vete PS-ne, Gjinushi shprehet se ne aleance mund te perfshihet edhe LSI e Ilir Metes. "LSI eshte nje force gjithashtu qe deklarohet si e pavarur aktualisht, por megjithate me nje orientim te qarte majtas apo te qendres se majte. Rjedhimisht shpresoj ne sherbim te fitores te se majtes. Duhet te merren votat e gjithe partive per te krijuar nje mazhorance solide. Ky eshte bashkepunim. Bashkepunimi do te behet mbi keto vota", nenvizon ai. Duke ndjekur idene e mundesise per bashkepunim me LSI-ne, Gjinushi shprehet se keto lloj marredheniesh mund te lehtesojne fitoren ose te thellojne fitoren e zgjedhjeve.
Deklarimi i Gjinushit per te mosbashkepunuar me Kryeministrin Nano, duke i hapur rrugen Levizjes Socialiste per Integrim, vjen pas kontakteve qe Gjinushi, Meta dhe Dule kane patur fundjaven e shkuar ne qytetin e Sarandes.
Krijoni Kontakt