Close
Faqja 42 prej 58 FillimFillim ... 32404142434452 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 411 deri 420 prej 572
  1. #411
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Post Idila Nano-Pacolli vazhdon...

    Ndiqeni edhe këtë ju lutem...http://www.gazetatema.net (vetëm për ata që kanë lejekalimin)
    laguna blu
    Ndryshuar për herë të fundit nga laguna blu : 13-01-2005 më 08:13
    "Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."

  2. #412
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Mir ka folur saliu..
    por a i thane ata te PD lokale se.. listat e votuesve kane 10 vjet qe i perpilojne Socialistet.. se kur ka votime demokrati dursak vete ne plazh e socialisti gdhin te kutia..seata qe i beri me prona Pd e durrsit kur ishte ne pushtet sot puthen me Ps-ne.. se tomor Golemi e Bashkim Kopliku krijuan mafien socialiste duke u dhene bizneset ne dore..se Natash paco ne koh te Berishes filloj te ndertoj grataciela ne plazh..e sot eshte militante PS-je..se Hasanet qe kan gjysmen e Plazhit prone ne rere e ne det dhe pjerd.hin ne pocen e Nano Metes ishin bodygardet e Koplikut ministrit te Saliut..i cili minister perzuri Lek Zogun..
    E sot Lek Zogu pjerdh ne pocen e Nanos e ne votime trecereku i Demokrateve do votojne Leken e cereku Meten.. e te gjithe bashke do cojn uje te Nano Dubai.. se artani hoxhajve ish minister i Mekso Sales pjerdh ne poce te Nanos..
    se Pd nuk siguron dot as 5 komisionere besnik ne votime se i blen Bardh Agasi qe ka 7 grataviela e thaset me miljona te Kok Dukes.. e qe Duka hynte dilte ne zyra te Sales dikur..

    Nuk mjafton me fol ne shesh.. duhet Saliu te ngulet nje jave rresht ne deget PD-iste te cdo qyteti e qyteze e ti shkoje gjerave deri ne fund sepse llafet ne shesh i merr era brenda ores.. kurse punet e vertteta i ben ne cdo deg te PD-se vet PS-ja..se ciles i mjafton nji shuk parash qe ja jep nen dore nje kryetari a nenkryetari lokal PD-je..
    metoda e mitingjeve ne shesh ka 10 vjet qe rezulton pa dobi..perderisa Gjithmon fiton Ps..
    Sepse pikerisht ne Kuti te Votimit ku luhet fati i Pushtetit nuk vendosin ata mijra Simpatizante te Saliut..qe dalin te sheshi.. por 1 .. 2.. 3..kokrra mjeshtra te llojit Celibash.. dhe pi..rdhi ne te Votimeve..
    Pra Saliu akoma nuk reflekton..
    Ai duhej ti thosh Dursakve vec 5 fjale..
    dursak kok lo.qe.. ska plazh diten e Votimeve..se nji or plazh ate dit na kushton..juve ju kushton jo mua Saliut.. 5 vjet zvarritje duke u qurravitur para karvaneve me vaporra e maune te DUK KOKes.. e benxave te tyre pa numrim e juve pastak ju mbetet Foto ksina..kaq..
    Pra Verini emrat ne Liste e gdhini aty nji dite sa te mbaroj Votimi..
    kaq more peshk i trash..
    Braro e keni qare !!

    Keni shume te drejte, por s`keni c`tju bejme ketyre gjerave. Bota keshtu ka qene , eshte dhe keshtu do mbetet.

    "Pis milet" sic thone turqit.

  3. #413
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    SHERR I ASHPER NANO-MAJKO

    Agim Isaku perplas kryeministrin me ministrin e Mbrojtjes

    Pika me kulminante, por edhe me e panevojshmja ne mbledhjen e mbremshme te Kryesise se PS-se, ishte pikerisht perplasja e ashper mes Nanos dhe Majkos. Thjesht per shkak te trilleve te kryeministrit, pse atij i eshte dukur se Majko ka treguar protagonizem, debati i Kryesise ne vend qe te shkonte qe ne fillim drejt problemeve te medha perballe te cilave gjenden socialistet, ka rreshqitur ne nje udhe pa krye. "Une jam shefi, une urdheroj", eshte degjuar te ulerase Nano, ne nevoje thelbesore per te konfirmuar autoritetin e tij para pulave te lagura te kryesise.

    Nderkohe, ne kete forum ka edhe njerez qe kane personalitet te patjetersueshem. Ministri i Mbrojtjes ka sqaruar se ka qene gjithnje ne detyre dhe aspak ne tentativa per te qene protagonist. Dhe ja ku del ketu emri flokegjate i Agim Isakut. Gjithe sherri ka te beje me iniciativen e Majkos per armet kimike te trasheguara nga koha e Hoxhes. Majko ka pasur nje sukses me partneret amerikane ne nismen e shkaterrimit te ketyre mbetjeve. Eshte pikerisht kjo qe nuk i ka pelqyer kryeministrit. Sepse Nanos nuk i interesojne projektet kesisoj, por suksesi apo shkelqimi i dikujt perballe tij. Aq me teper nese aty ka edhe sfond amerikan.

    Ministri i Mbrojtjes, teksa e gjithe kryesia mbante frymen nga ulerimat e kryetarit, ka sqaruar se per kete protagonizem qe e cilesoi Nano, ka pasur sugjerimin e drejtorit te kabinetit te kryeministrit, pra Isakut.

    Irritimit te Nanos ngjan se iu hodh nje kove me benzine ne kete e siper. "Une nuk e njoh Agim Isakun", qe kryesokellima e shefit. Dhe i terhoqi edhe nje here veshin ministrit te tij te Mbrojtjes.

    Ngjarje shume banale nga kryesia e PS-se. Aty ku pritet te diskutohen politika, te prodhohen ide elektorale, aty ku anetaresia e PS-se shpreson te dale nje zgjidhje, ndodh nje sherr idiot kryeministror. Konfirmim i krizes nanoiste. Kush ka sukses ne kete qeveri eshte automatikisht armik i Nanos. Askush te mos guxoje te kete mirekuptim dhe arritje me nderkombetaret. Mos e prekni sedren e kryeministrit. Ai eshte shume rende, dhe drejt ikjes.


    Koha Jone



    PS Majko eshte me fat,se jetojme ne kohera te tjera,se me keto lidhjet dhe bashkpunimin amerikan,do ish ose ne Spac ose ne ndonje thes i varrosur buze Lanes,apo mbrapa malit te Dajtit.

    Do jemi populli me sylesh nese nuk largojme nje ore e me pare alabakun Nano dhe karvanin e tij qe e ka katandisur Shqiperine me keq se tsunami Sri Lanken dhe Indonezine.........
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  4. #414
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    NANO NE KRYESI: NUK JU MBROJ DOT ME

    "Nuk mund te vazhdoj dot me qe te jem kryetar i te korruptuarve. Tani duhet te mbroni veten"

    Oli Xhilaga

    Kryetari socialist Fatos Nano iu drejtua dje anetareve te kryesise duke u kerkuar qe te mbrojne veten e tyre ndaj akuzave per korrupsion qe vijne nga te gjitha anet. "Nuk mund te vazhdoj te jem kryetar i te korruptuarve. Nuk iu mbroj dot me, tani duhet te mbroni veten", u ka thene Nano anetareve te kryesise, gje qe e kishte kerkuar edhe gjate mbledhjes se qeverise qe u zhvillua dje pasdite. Burime nga mbledhja e forumit me te larte socialist, thane per "KJ" se kryeministri ka qene i ashper me vartesit e tij ne parti. Nano ka kerkuar me nervozizem qe te gjithe anetaret e kryesise ne dalin ne bazen e partise, te shkojne ne zonat e tyre elektorale dhe t'u pergjigjen te gjitha akuzave dhe kritikave qe vijne si nga opozita ashtu edhe nga mediat.

    Nderkohe, forumi me i larte i PS-se mendoi se dy muaj fushate elektorale jane mese te mjaftueshme. Ky afat kohor i mbetet partise me te madhe ne pushtet, pasi vete kryesia socialiste vendosi qe Kongresi te mbahet ne muajin prill. Keshtu gjate mbledhjes se djeshme, kryesia e PS-se ashtu sikurse dhe kishte paralajmeruar, vendosi qe te shtyje mbajtjen e kongresit, e kjo per shkak te ndarjes se zonave elektorale. Meqenese ndarja e ketyre zonave perben dhe nje nga arsyet kryesore per perzgjedhjen e kandidateve per deputete ne zgjedhjet e aferta, atehere dhe shterrja e ketij kongresi eshte i domosdoshem. Sekretarja e Marredhenieve me Publikun prane selise roze, Valentia Leskaj, beri te ditur per mediat kete vendim te mbledhjes se kryesise socialiste. "Nuk eshte vone mbajtja e kongresit ne prill, sepse eshte e lidhur me kohen ku perfundojne afatet ligjore, persa i perket ndarjes zgjedhore. Nderkohe qe koha eshte e mjaftueshme per berjen e fushates, pasi PS-ja ka qene gjithmone e hapur me informacione, me komunikime, me publikun dhe me anetaresine", vuri ne dukje Leskaj, lidhur me kete ceshtje. Por njekohesisht ndarja e zonave elektorale kondicionon dhe percaktimin e Komiteteve Elektorale Zonale, e kjo pasi priten te behen dhe ndryshimet ne zonat aktuale zgjedhore, prane te cilave do te ngrihen dhe keto komitete. Por nderkohe Leskaj, duke u ndalur ne strategjine e PS-se lidhur me kete vit elektoral, u shpreh se "kjo strategji percaktohet nga synimet qe ka kjo parti dhe sic dihet nga aktivitetet e fundit te saj, PS-ja ka kohe qe ka perfshire eksperte, specialiste, aktore te shoqerise civile". Megjithate duke u ndalur ne axhenden e mbledhjes se djeshme te kryesise socialiste, Leskaj shtoi se "gjate kesaj mbledhjeje u shqyrtua plani i veprimit dhe kalendari politik i PS-se per vitin 2005, i cili ka ne themel te tij objektivin themelor per kete vit, vitin elektoral, angazhimin e shumices qeverisese per thellimin e reformave integruese, per zhvillimin dhe progresin e vendit". Ashtu sikurse pritej, kjo mbledhje nuk solli asgje te re lidhur me ndryshimet e shum-kerkuara ne kabinetin qeveritar, per te cilat anetaresia e kryesise vazhdon te shprehet se nje zhvillim i tille eshte kompetence e kryeministrit. Po te njejten axhende pune do te kete dhe mbledhja e Komitetit te Pergjithshem Drejtues te PS-se, i cili do te mblidhet ne daten 15 te ketij muaji, per te miratuar vendimet e marra nga mbledhja e kryesise socialiste.

  5. #415
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    NANO MUND TE KANDIDOJE VETEM NE KORFUZ

    "Nano mund te kandidoje vetem ne Korfuz, pasi atje ka buzuqe dhe ai nuk mund te rrije dot pa to". Ky ishte qendrimi i fundit i mbajtur nga Levizja Socialiste per Integrim dje ne Sarande, zone ne te cilen pretendon te kandidoje kryetari i maxhorances, Fatos Nano. Nje deklarate te tille e beri deputeti Ndre Legisi, duke ju referuar gjendjes aktuale te ketij qyteti. "Ata qe e shkaterruan Saranden nuk mund te gezojne me besimin e saj dhe nuk mund ta perfaqesojne kete qytet ne parlamentin e ri. Ndaj te jeni te sigurte se nese Nano sot, 6 muaj para zgjedhjeve ka vendosur te lere Tepelenen si deputet se nuk i mashtron dot me, te jeni te sigurte se deri ne qershor ka per ta lene edhe Saranden dhe mund te kandidoje vetem ne Korfuz, pasi atje ka dhe buzuqe dhe ai nuk mund te rrije dot pa to". Me kete fjale ju drejtua Legisi sarandioteve duke ju kujtuar gjithashtu kartolinat e Nanos te cilat ju la ne dere sarandioteve me rastin e vitit te ri. "Nuk e kuptoj as une ndoshta dhe as ju, se pse nuk ju ka derguar edhe nje vit me pare kartoline, ndersa ne Tepelene ku vazhdon te jete deputet nuk dergoi asnje kartoline kete vit. Ky eshte morali i tij ndaj dhe Saranda jam i bindur se do te votoje vetem per LSI-se", cilesoi deputeti i LSI-se, Ndre Legisi, duke kerkuar ne kete menyre qe qytetaret te mos genjehen me nga ajo qe afron kreu i qeverise. Duke marre fjalen ne kete takim Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, denoi katastrofen urbanistike te ndodhur ne Sarande keto vitet e fundit, pergjegjesine per te cilen e kane pushtetaret vendore dhe drejtuesit aktuale te qeverise. Meta u shpreh se "kjo eshte arsyeja qe populli i Sarandes edhe pse eshte i majte, u detyrua te votonte per kandidatin e opozites duke mos toleruar me korrupsionin qe shkaterroi qytetin tuaj. Ndaj krijimi i LSI-se eshte nje mundesi qe i jepet Sarandes per te vazhduar te mbetet e majte duke votuar per nje alternative qe do t'i thote ndal shkaterrimit te ketij qyteti per interesa korruptive dhe do t'i jape frymemarrje gjithe sarandioteve per te zhvilluar iniciative te lire dhe shfrytezuar potencialet e shkelqyera turistike te kesaj zone. Te gjitha keto deklarata dhe qendrime u bene dje ne teatrin e qytetit te Sarandes, ne nje takim te hapur me anetare dhe simpatizante te LSI-se ne kete rreth. Takimin e hapi kryetari i LSI-se per Saranden, Kapo Rako i cili beri nje prezantim te ecurise se deritanishme te partise ne ketet rreth, si edhe denoncoi presionet e pandershme te pushtetit ndaj anetareve dhe simpatizanteve te LSI-se. "Me LSI-ne jane bashkuar te gjithe ata qe jane kunder shkaterrimit urbanistik qe pushtetaret i kane bere ketij qyteti pee interesa te ngushta. Me LSI jane bashkuar te gjithe ata qe pyesin se ku vajten 5 milione euro qe u investuan per ujin e pijshem, dhe qe Saranda ende nuk ka uje; jane te gjithe ata qe shikojne sesi po rrenohet biznesi i vogel dhe i mes-_e Sarande nga peshkaqenet e pushtetit", cilesoi kryetari i LSI-se per Saranden. Duke folur ne kete takim kryetari i KDK-se se LSI-se, deputeti Limoz Dizdari shprehu keqardhjen per hapat prapa qe ka bere ne vecanti qyteti i Sarandes, ku ndertimet jashte kritereve urbanistike te pushtetareve nuk lejojne me gjysmen e qytetit te shikoje detin.


    Koha Jone
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  6. #416
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Une uroj te kemi nje klase te re politike pa nje te shkuar ne biografine e tyre, sepse keta qe kemi jane pjelle e PPSH.

    Dito.

  7. #417
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Erion Braçe i paraqet Nanos dorëheqjen

    Mashtrimet e vazhdueshme të Nanos për ndryshimet qeveritare, mospranimi i tij për mbajtjen e kongresit në datën e caktuar, privatizimi i PS-së dhe vënia në lëvizje, vetëm kur ai gjykon se preken interesat personale


    Kryeredaktori i "ZP", Erion Braçe, i ka paraqitur personalisht Fatos Nanos dorëheqjen nga posti drejtues i gazetës zyrtare të PS-së. Sipas burimeve të brendshme të ciklit kryeministror, Erion Braçe ka renditur në një letër jo shumë të gjatë të tij, të gjitha arsyet që e kanë çuar kreun e gazetës zyrtare të PS-së, në një akt vetëshkarkues. Arsyet kryesore kanë qenë mashtrimet e vazhdueshme të Nanos për ndryshimet qeveritare, mospranimi i tij për mbajtjen e kongresit në datën e caktuar, privatizimi i PS-së dhe vënia në lëvizjen e Nanos, vetëm kur ai gjykon se preken interesat e tij. Një nga arsyet e tjera ka qenë edhe pamundësia e Braçes për të mbrojtur Fatos Nanon, në një sërë gafash dhe ngjarjesh të njëpasnjëshme. Stuhia e shpërthyer në radhët e socialistëve, është vetëm një nisje e furtunave që presin Nanon, i cili, gjithnjë e më shumë po tregon se nuk mund të jetë kryetari i fortë i dikurshëm, që ishte në gjendje të kontrollonte gjithë fijet e PS-së. Rebelimi i fundit në radhët e PS-së, nuk është krejt i pafajshëm nga ana e kryeredaktorit të "ZP"-së, për të cilin mbetet ende enigmë qëllimi i lëvizjeve të tij dhe interesave përreth. Është vlerësuar, para dy ditësh, kur ai braktisi mbledhjen e KPD-së, se replikat dhe debatet me kryetarin socialist do të çonin në një acarim të mëtejshëm të marrëdhënieve mes tij dhe Nanos, por akti i dorëheqjes ishte një vendim që nuk pritej kaq shpejt. Informacionet e PS-së vlerësojnë se në një përplasje të madhe të Nanos me kundërshtarët e vet përreth tij në parti, nuk është më e sigurtë, se kryeministri do të arrijë të mbajë PS-në. Në kuadër të lajmeve të tjera, për mundësi të takimit të Metës me aleatët e Nanos dhe ndonjë lëvizjeje shkarkuese brenda legjislativit, shihet mundësia që Nano të akuzohet drejtpërsëdrejti për humbje të pushtetit të PS-së dhe kështu, të jetë i detyruar të japë llogari para anëtarësisë dhe atyre që presin tek qoshja, hapin e gabuar të Nanos, që t'i rrëmbejnë, deri edhe partinë.

    Kleves BITRO
    Gazeta 55
    Ndryshuar për herë të fundit nga Veshtrusja : 17-01-2005 më 15:56

  8. #418
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Korrieri

    --

    Prokurori Sollaku dhe Don Kishoti
    E Marte, 18 Janar 2005
    Nga Fatos LUBONJA

    Duke ndjekur javen e kaluar, ne disa televizione skenografine e lajmit te pjesemarrjes se Kryeministrit Nano ne analizen vjetore te drejtesise, nuk mund te mos me terhiqte vemendjen dicka qe kam frike se nje pjese te madhe i ka kaluar pa u vene re, pasi eshte bere tashme pjese e rendomte e pejsazhit te perditshem politik. E kam fjalen per pozicionin e Kryeprokurorit Sollaku ne ate skenografi. Duke e pare Sollakun te rreshtuar krahas Xhafajt dhe te tjereve ne ate skenografi te dominuar nga Nano, nuk mund te mos me lindte pyetja: kur sheh pamje te tilla qe te bejne ta perceptosh prokurorin ne rolin e ushtarit te mire te qeverise "Nano", a mundet valle te shpresosh qe ky prokuror te hetoje me paanesi akuzat qe ka ngritur ndaj Nanos opozita, Nikolle Lesi, apo shtypi? Kaq te qarte e kemi ne, qe pergjigja e kesaj pyetjeje eshte "Jo", saqe duket absurde ta ngresh kete pyetje. Madje tashme shumica e opinionit e ka harruar se institucioni i Prokurorise se Pergjithshme eshte nje institucion i pavarur nga ekzekutivi e beson se, qe Prokurori te kerkoje drejtesi, i duhet ta gjeje frymezimin tek fjala e udheheqesit, ne kete rast, paradoksalisht, pikerisht tek fjala e njeriut qe duhet te hetoje.

    Duke folur me njerez te shumte per ate te famshmin rreth vicioz qe e permendin aq shume shqiptaret, kur thone se nuk mund te shpetojme nga e keqja qe na ka zene: abuzimi skandaloz i politikaneve tane me jeten dhe fatin tone- pasi jemi te gjithe hallka te nje zinxhiri korruptiv, me ka rezultuar se institucioni qe permendet me shume, ashtu si instinktivisht, sic vete gjuha atje ku dhemb dhembi, eshte ai i Prokurorise. Kam degjuar gazetare te me thone: vertet ne nuk jemi ashtu dhe aq te pavarur dhe ashtu dhe aq profesionale, por aq pune e kemi bere, qofte edhe per shkak te rivalitetit ne interesa te pronareve tane, per te zbuluar aq e aq krime e abuzime, ku Prokuroria te mund te kapej. Kam degjuar funksionare te Kontrollit te Larte te Shtetit te me thone se nuk jane te pakta dosjet qe kane shkuar ne prokurori qe e nxjerrin hapur se cfare krimesh e abuzimesh jane bere me pronen publike ne kete vend nga lidhja korruptive e politikes me biznesin. Kam degjuar gjyqtare te me thone, se sado qe gjyqesori yne nuk eshte ashtu dhe aq i paster, nuk eshte ai pergjegjes per ate qe nuk eshte denuar qofte edhe nje politikan per korrupsion sepse, sikur Prokuroria te bente punen e vet e ta conte nje politikan ne gjyq, qofte edhe per shkak te berjes se ceshtjes publike, gjyqtaret nuk do ta kishin lehte te jepnin vendim te padrejte. Kam degjuar po ashtu funksionare te larte te SHISH-it te me thone se nuk jane te pakta informacionet qe i kane shkuar Prokurorise per abuzime dhe shkelje qe kane mbetur po aty ku i ka lene SHISH-i. Shkurt, nese do te perdorja nje metafore nga ato qe perdoren me shpesh, ate te krahasimit te shoqerise me nje organizem te gjalle, me ka dale se organi kryesor i semure qe kemi ne, si te thuash melcia e trupit tone, ajo qe do te duhej te pastronte trupin nga helmimet e ndryshme, eshte Prokuroria dhe se trupi yne po helmohet dita-dites pikerisht, sepse ky organ eshte i bllokuar/semure rende.

    Biseda pastaj eshte shtyre tek modelet e ndryshme te Prokurorive qe ka ne bote. Kam diskutuar idene se mos valle ne duhet te mos e mbajme me prokurorine keshtu sic eshte, dmth "de jure" e pavarur, por "de facto" e varur, sepse ajo keshtu eshte me e paralizuar se sikur te ishte e varur nga ekzekutivi? Mos duhet qe ta bejme pjese te ekzekutivit, ashtu sic eshte ne SHBA, ne menyre qe te ishte mazhoranca ne pushtet ajo qe do te ndeshkohej, pastaj me vote edhe per punen e keqe te Prokurorise per mosdeninin e krimit? Dmth. po te vije opozita ne pushtet, a mos duhet ta ktheje prokurorine ne pjese te ekzekutivit dhe pavaresia e drejtesise te sigurohet e te ruhet nepermjet pavaresise se Gjyqesorit. Por kunderargumenti eshte se duke qene prokuroria pjese e ekzekutivit, mund te abuzohet edhe me shume me te sepse ne e dime se nga c'tradite vijme.

    Perseri biseda ka ngelur ne rrethin e mallkuar vicioz.

    Duke folur nje dite me njerin nga "te arsyeshmit" e ketij vendi, nga ata te shumtit qe u ka humbur, per mire apo per keq, cdo ndjenje revolte ndaj padrejtesive qe perjetojme ne kete rreth vicioz, i thashe: po a e kupton ky prokurori Sollaku, se duke mos kryer punen e tij, dmth duke lene kriminelet te lire, madje dhe ne pushtet, ai eshte pergjegjes, jo vetem per mosdenimin e krimeve qe ata kane kryer, por edhe per krimet e reja qe keta vazhdojne te kryejne?

    Pergjigja e tij "e aresyeshme" ishte:- "Ti e kupton se nuk eshte e lehte. Edhe ti qe flet keshtu, po te ishe atje, zorr se do te veproje ndryshe. Duhet te jesh Don Kishot ne kete vend qe te veprosh ndryshe".

    Pergjigje me te aresyshme nuk mund te kete,- nese Don Kishotin e shohim si humbesin qe na ben te qeshim me humbjet e tij ne ndeshje me me te fortet. Por, nese Don Kishotin e shohim, sic e shihte Turgenievi, si njeriun qe lufton pa u epur per te arritur te triumfoje drejtesia mbi toke, qe kerkon moralitetin ne nje shoqeri qe zhbehet moralisht, qe kerkon te verteten ne nje bote ku mbreteron genjeshtra them se tek kerkesa per t'u bere secili nga ne sadopak Don Kishot ne punen e vet (me ne krye Prokurorin tone), ndoshta do te gjenim rrugen e humbur per te dale nga rrethi vicioz i triumfit te se keqes qe po na shuan perdite shpresen tek e mira e tek e ardhmja- e per ta ndryshuar kete vend.


    .....

  9. #419
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Brar kete artikullin e Fatos Lubonjes e kishe hedhur dhe tek nje teme tjeter,ajo qe do doja te dija nga ty,eshte ndonje analize,qofte dhe replike per doreheqjen e Erion Braces.
    Pasi ka qene nga njerzit qe e ke pasur gjithmone ne shenjester.
    Mendon se po mbytet gjemia me federale,dhe oburra socialistet kush munt te dale..............?
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  10. #420
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Degjo..Kolo..

    Ai Bracja ka ca kohe cirret ne Byro te Ps-se per Xhaketat e Vjetra..
    DMTH sipas tije ne Byro te PS-se ka ca te vjeter qe po i prishin pune Ps-se me paaftesine e tyre dhe Ps mund te rrezikoje Zgjedhjet dhe se keta te vjeter ..pra xhaketa te vjetra..duhen hequr..
    Nano e ka lene Bracen ti bjeri ketij fyelli keto muajt e fundit..por nje dizaj kur ky prap filloj te njejtin avaz.. Nanua qe dhe vete eshte i vjetr sikurse Dokle apo Dadja.. i tha Braces..mo na bej si profesor ketu..leri gerrmerret..
    Mirpo kjo ishte shuplak per erionin i cili mendonte se e ka cdo here mbeshtjetjen e Nanos.. dhe u ndje i fyer..dhe duall jashte e qendisi nje karte dorheqjeje nga ZP-ja..
    Mirpo mbasi eshte menduar mire ka shkuar prape dhe e ka terhequr dorheqjen..

    Pse eshte penduar..
    Sepse ai ska vend tjeter vec aty.. sepse LSI-ja nuk ja var erionit sepse ai e ka fshikulluar Lir MetoKokmadhin..
    Keshtu qe u kthye ne fole aty ku Gjarperi erion fabrikon ne stilin Nano Thanaso-i sto enverist genjeshtra perdite..
    Sikur pak te tregoj erioni karshillek me Nanon..e di se Nanua ja nxjerr te palarat..
    Psh do i thoshte..erion ti dh.jes ato gratacielat qe i ke ortak me Arap shyt edvinat..
    Sepse erioni eshte dhe instruktor i bandes Hakmarrja..e tj etj..
    Keshtu punet..



    ---


    Rd

    Kryeministri kërkon të pushtojë edhe institucionin e ombudsman-it.
    Kandidat, ish-ministri dhe ish-prefekti, Besnik Dervishi

    Nano: Avokati i Popullit, anëtar i KPD

    Synimi i Fatos Nanos për të vënë një ndër besnikët e tij në postin delikat, është një përpjekje e qartë për të shkatërruar institucionin, i cili luan një rol jo të vogël në ekuilibrin e pushteteve dhe sidomos në denoncimin e abuzivizmit të shtetit në Shqipëri. Besnik Dervishi mund të jetë vetëm avokat i qeverisë dhe i kryeministrit

    Kryeministri Fatos Nano kërkon të pushtojë edhe institucionin e Avokatit të Popullit, duke vendosur atje një nga më besnikët e tij. Emri i kandidatit të propozuar nga një grup prej 28 deputetësh të Partisë Socialiste, është Besnik Dervishi, ish-ministër i qeverisë Nano dhe ish-prefekt i Tiranës. Vetëm pak ditë më parë, ai u largua nga detyra e prefektit, për t'u zëvendësuar me ish-nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës, Mimi Kodheli. Por me sa duket, lëvizja e Nanos nuk synonte që t'i bënte vend ndihmëses së Edi Ramës, por që t'i lironte krahët Besnik Dervishit, që ky i fundit të ishte i gatshëm për postin e ri.

    Synimi i kryeministrit Fatos Nano për të vënë një ndër besnikët e tij në postin e Avokatit të Popullit, është një përpjekje e qartë për të pushtuar institucionin, i cili luan një rol jo të vogël në ekuilibrin e pushteteve dhe sidomos në denoncimin e abuzivizmit të shtetit në Shqipëri. Është krejtësisht jashtë çdo kriteri që në këtë post delikat të vendoset një figurë e spikatur politike, si Besnik Dervishi, i cili mes të tjerash është edhe anëtar i Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste.

    Edhe sikur të mos kishte qenë ministër dhe prefekt i qeverive të Partisë Socialiste, do të mjaftonte fakti i fundit, që ai emër të mos figuronte kurrësesi në listën e kandidaturave për ombudsman.

    Kushtetuta është eksplicite në lidhje me zgjedhjen e Avokatit të Popullit, pasi ajo përcakton se ai nuk mund të bëjë pjesë në asnjë parti politike dhe nuk mund të kryejë ndonjë veprimtari tjetër politike, shtetërore dhe profesionale. Por me sa duket, Fatos Nano ka ndërmend që ta shkelë me këmbë Kushtetutën dhe ligjet e këtij vendi, ashtu siç ka bërë edhe në raste të tjera të ngjashme.

    Synimi tashmë i kristalizuar i kryeministrit dhe Partisë Socialiste për të emëruar një figurë të pastër politike në postin delikat të ombudsman-it, është një tjetër shembull i goditjes dhe i shkatërrimit të institucioneve. Me sa duket, i trembur nga ikja e pushtetit, sa më shumë afrohen zgjedhjet, aq më shumë rritet dëshira e kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste për të uzurpuar institucionet kushtetuese dhe të pavarura të vendit.

    Përfytyro se çfarë Avokati i Popullit mund të bëhej një ministër, prefekt dhe anëtar i Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste si Besnik Dervishi? Në vend të detyrës që i cakton ligji dhe Kushtetuta, ai do të ishte një avokat i paepur i qeverisë, sa për faktin se është një socialist i thekur, aq edhe për nderin që i ka bërë personalisht kryeministri Fatos Nano, duke i dhuruar postin.

    Kandidimi dhe synimi për të çuar Besnik Dervishin në pozicionin e Avokatit të Popullit është sa irritues, aq edhe jashtë çdo etike dhe morali politik, por mbi të gjitha është antikushtetues, dhe si i tillë duhet ndalur patjetër.

    Çfarë thotë Kushtetuta

    Neni 61


    1. Avokati i Popullit zgjidhet nga tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit për një periudhë prej 5 vjetësh, me të drejtë rizgjedhjeje.

    2. Avokati i Popullit mund të jetë çdo shtetas shqiptar, me arsim të lartë, me njohuri dhe veprimtari të njohura në fushën e të Drejtave të Njeriut dhe ligjit.

    3. Avokati i Popullit gëzon imunitetin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë.

    4. Avokati i Popullit nuk mund të bëjë pjesë në asnjë parti politike, nuk mund të kryejë veprimtari tjetër politike, shtetërore dhe profesionale, dhe as të marrë pjesë në organizmat drejtuese të organizatave shoqërore, ekonomike dhe tregtare.


    --------------------------------------------------

Faqja 42 prej 58 FillimFillim ... 32404142434452 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historia rreth vdekjes së ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 11:58
  2. Shkëlqimi i shkurtër i elitës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-12-2011, 08:40
  3. Shkëlqimi dhe rënia e Karamahmud Pashë Bushatliut
    Nga Xhuxhumaku në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-04-2011, 03:43
  4. Zbardhet mbledhja e Byrosë që zgjodhi pasardhësin e Enverit
    Nga shigjeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-10-2005, 08:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •