Close
Faqja 41 prej 58 FillimFillim ... 31394041424351 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 401 deri 410 prej 572
  1. #401
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22
    Diell i ngrohtë dhe plazhe në Gadishullin Arabik për kryeministrin.

    Nano, pushime luksoze në Dubai

    Çifti kryeministror kalon vitin e ri në një nga hotelet më të shtrenjtë të botës.

    Shekulli

    TIRANE-Sërish pushime ekstravagante për kryeministrin Nano dhe bashkëshorten e tij Xhoana. Mot i ngrohtë, rërë, palzhe ekzotikë, panoramë mahnitëse e kundruar nga një prej hoteleve me luksozë dhe të shtrenjtë në botë. Dubai i Emirateve të Bashkuara Arabe. Ky ka qenë vendpushimi i zgjedhur nga çifti kryeministror për të kaluar natën e ndërrimit të viteve dhe për të shijuar pushimet dimërore. Ndonëse është larguar më vonë se herët e tjera nga Shqipëria, kryeministri nuk ka ngurruar që edhe këtë herë të festojë Vitin e Ri në një nga vendet më të lakmuara në botë për bukurinë natyrore dhe luksin e hoteleve dhe restoranteve. Së bashku me bashkëshorten e tij dhe i shoqëruar nga eskorta e badigardëve, Nano ka darkuar mbrëmjen e djeshme në restorantin e hotel “Burj-Al-Arab”, një perlë arkitektonike e ndërtuar në det me një panoramë të rrallë për t’u soditur. Nano dhe bashkëshortja e tij kanë zënë vend në një tavolinë të rezervuar, në pjesën më të mirë të restorantit. Hoteli me pesë yje “Burj-Al-Arab” i ideuar dhe realizuar në formën e një vele anijeje, konsiderohet si një ndër hotelet më të shtrenjtë në botë. Ai ka vetëm suita (apartamente), çmimi më i lirë i të cilave sipas faqes së internetit të vetë hotelit nga 3 janari deri në fund të shkurtit është 3000 dollarë. Por në këtë hotel ka suita për të cilat duhet të paguash deri në 20.000 euro vetëm për të fjetur një natë. Restoranti i ndërtuar në katin e 27-të të hotelit është gjithashtu mjaft i shtrenjtë. Një darkë jo shumë e ekzagjeruar për një çift shkon tek 800 euro. Hoteli “Burj-Al-Arab” ka 27 kate dhe 202 suita. Në katin e fundit të hotelit, ku është restoranti mund të zbresësh me helikopter ndërsa një restorant tjetër është sërish në det dhe aty mund të shkohet me nëndetëse. Sipas faqes në internet të hotelit, suitat për gjithë janarin janë të prenotuara, ndërkohë që për të konsumuar një darkë në restorantin e “Burj-Al-Arab” duhet të prenotosh që dy javë përpara. Dubai është një nga shtatë pjesët e Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilat vitet e fundit kanë njohur një rritje gjigante në fushën e turizmit. Të favorizuara nga pozicioni gjeografik në Gadishullin Arabik, Emiratet e Bashkuara Arabe ofrojnë një turizëm elitar dhe shumë luksoz. Temperaturat në Dubai edhe tani në janar nuk bien poshtë 18-19 gradëve.
    Nano është vënë shesh në qendër të kritikave të opozitës dhe opinionit publik për shpenzimet e shfrenuara gjatë pushimeve dhe fundjavave. Gjithsesi kryeministri nuk ka ngurruar asnjëherë, të zgjedhë vendet më luksoze, ku shpenzimet për pak ditë shkojnë në mijëra euro.

  2. #402
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Diell i ngrohtë dhe plazhe në Gadishullin Arabik për kryeministrin.

    Nano, pushime luksoze në Dubai

    Çifti kryeministror kalon vitin e ri në një nga hotelet më të shtrenjtë të botës.

    Hoteli me pesë yje “Burj-Al-Arab” i ideuar dhe realizuar në formën e një vele anijeje, konsiderohet si një ndër hotelet më të shtrenjtë në botë.
    Ne fakt eshte Hotel me gjashte yje. I vetmi hotel i tille ne bote.
    Bravo Tosi, mos e lere kurre qejfin menjane, se per kete pune te kemi zgjedhur.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #403
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    RD

    ---

    "Mëshirë" për Shpëtim Idrizin


    Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Shpëtim Idrizi, u përpoq dje të lehtësojë disi shefin e tij, Fatos Nano, nga efektet e skandalit të pushimeve superluksoze në hotelin "Burj-Al- Arab" të Dubait, por rezultati i intervistës së tij ishte dëshpërues. Ashtu si edhe Nano një ditë më parë në mikrofonin e "Top Channel", Idrizi nuk përgënjeshtroi dot faktin që si ai, ashtu edhe kryeministri me bashkëshorten e vet ndodheshin në hotelin më të shtrenjtë të botës, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

    Kryeministri Fatos Nano i rrëshqiti me marifet pyetjes direkte për vendndodhjen e tij ditën e zisë botërore për viktimat e tsunamit, sepse nuk kishte si ta mohonte dot faktin që ndodhej pikërisht në Dubai të Emirateve të Bashkuara, ashtu siç kishte shkruar shtypi dhe kishte denoncuar edhe opozita.

    Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, një mamuth i korrupsionit, që është emëruar dhe qëndron në detyrë për shkak të lidhjeve të dyfishta që ka me familjen e kryeministrit, deshi të na bënte për të "qarë" kur tha se edhe atij i takonte të bënte tre ditë pushime pas atij viti të lodhshëm, dhe me plot realizime. Por Idrizi nuk na sqaroi dot se përse një nëpunësi të administratës modeste të vendit më të varfër të Europës i takokërka që t'i kalojë vakancat në suitat dhe ambientet e "Burj-Al-Arab"-it, hotel në të cilin do të mendoheshin pak para se të prenotonin edhe sheikët arabë apo milionerët e botës perëndimore. Ky zotëri, që po na ankohej se i binin kot më qafë, nuk tha asnjë fjalë gjithashtu se si ka mundësi që shefi i Doganave të Shqipërisë të mos ketë asnjë problem të paguajë jo vetëm pushimet e veta dhe të familjes, por edhe ato të kryeministrit dhe bashkëshortes së tij, pa llogaritur këtu edhe suitën që e shoqëron në këto raste Fatos Nanon. Dhe çfarë është më e rënda në këtë histori, kjo nuk është hera e parë që ai kryen funksionin e dorovitësit të pushimeve të shpeshta dhe luksoze të kryeministrit, por e disata hera.

    Zotit Idrizi, që po na shtirej dje sikur i binte bretku në një punë të rëndë, nuk do t'ia përmendte njeri as pushimet dhe as pasurinë e tij, në rast se në to nuk do të përfshiheshin paratë e taksapaguesve. Por fakti që këtij zyrtari me rrugë të mesme në hierarkinë e administratës shqiptare ia "kërcet xhepi" që të flejë bashkë me një bandë të tërë, përfshirë këtu edhe kryeministrin, në hotelin më të shtrenjtë të botës, këtu nuk ka më vend as për shkelje të privacisë dhe as për shkelje të etikës.

    Drejtori i Përgjithshëm i Doganave kishte vetëm një rrugë për t'i mbyllur derën skandalit që ka shpërthyer prej katër ditësh në Shqipëri, pasi shtypi i përgjithshëm i Tiranës zbuloi vendndodhjen e tij dhe të kryeministrit Fatos Nano në hotelin superluksoz "Burj-Al-Arab" të Dubait, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Të thoshte se nuk kishte qenë asnjëherë atje. Të njëjtën gjë duhet të kishte bërë edhe një ditë më parë Fatos Nano. Por as njëri dhe as tjetri nuk guxuan ta bënin një gjë të tillë, sepse druheshin se mos zbuloheshin prova të reja, pas atyre që kishin servirur deri dje gazetat dhe televizionet e Tiranës. Sepse kishin frikë nga dëshmitarët okularë, që jo vetëm i kishin parë në hollin e "Burj-Al-Arabit" dhe jashtë hotelit të famshëm në Dubai, por kishin marrë menjëherë në telefon dhe kishin dërguar e-maile të çastit në Shqipëri, ku jepeshin hollësi edhe për veshjen e Fatos dhe Xhoana Nanos, Shpëtim Idrizit dhe ndonjë tjetri më pak të rëndësishëm që ndodhej në shoqërinë e tre të parëve.

    Shpëtim Idrizi le t'i bëjë ku të dojë pushimet e veta, po ashtu si edhe kryeministri Nano, dhe çdo zyrtar tjetër i lartë i shtetit shqiptar, por pasi të bëjë transparencën e faturave që paguan hoteleve dhe resorteve super të shtrenjta në vende ekzotike, të cilat e kalojnë në disa fish rrogën e tij vërtet të lartë në raport me pagat e mësuesve shqiptarë, por tmerrësisht modeste, në krahasim me tarifat shokuese të hotelit "Burj-Al-Arab". Intervista e djeshme e Shpëtim Idrizit shërbeu vetëm për të konfirmuar edhe një herë skandalin, ku si gjithmonë protagonist ishte kryeministri Fatos Nano. Ndërsa apeli i tij se politika nuk duhet të ngacmojë doganat, duhet të shërbejë si një thirrje që opozita dhe shtypi t'i kushtojnë më shumë vëmendje çerdhes më të madhe të korrupsionit, ku korren para për tekat dhe trillet milionere të kryeministrit, por edhe për arkën e Partisë Socialiste para zgjedhjeve të përgjithshme.


    -----------

  4. #404
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    BERISHA: NANO, RIKTHIMI ME I ULET NE PUSHTET

    Oli Xhilaga

    Ditet e Shpreses, zgjodhen qytetin e Durresit, per te startuar udhetimin e tyre per kete fillim viti. Ashtu sikurse dhe eshte pagezuar ky udhetim, takimi me simpatizante te PD-se ne kete qytet, ishte mjaft shpresues. Kjo u duk mjaft qarte me pritjen qe qytetaret durresake, u bene drejtuesve te kesaj partie, por nderkohe dhe vete keto drejtues me ane te fjales se tyre u perpoqen te ngjallen tek to shpresen e humbur, per nje jete sa me te qete dhe me me pak probleme ekonomiko-financiare. Kreu demokrat, Sali Berisha, preferoi qe kete takim me simpatizantet durresake, te percjelle jo vetem me fjalen e rastit, por dhe me nje shetitje ne rruget e qytetit te lashte. Mijera qytetare dhe simpatizante demokrate jane mbledhur ne shesh per te kremtuar se bashku 14 vjetorin e themelimit te pluralizmit politik dhe te Partise Demokratike. Duke e perkujtuar kete dite, lideri demokrat Berisha e cilesoi ate si "diten qe ndan per Durresin dhe Shqiperine, sistemin e komunizmit barbar me sistemin e demokracise te bazuar ne vlerat e tregut, qe ndan epoken e shtypjes se eger cnjerezore te individit me epoken e lirive dhe te te drejtave te lirive e qytetareve, izolimin me te thelle me hapjen dhe integrimin, hiperkolektivizmin total me tregun e lire". Pasi risolli dhe njehere ne mendjet e te pranishmeve te gjithe ate levizje dhe ato perpjekje te vitit 1990, Berisha theksoi se "kjo dite per shqiptaret eshte jo vetem festa e lirive dhe te drejtave, por eshte festa e shpreses se madhe". Por nderkohe qe pas gjithe atyre perpjekjeve per te vendosur ne vend sistemin e vlerave dhe te demoracise, per Berishen rotacioni politik, i cili solli ne krye te pushtetit socialistet, ishte "rikthimi me i ulet, ku Fatos Nano zevendesoi kete sistem vlerash me sistemin e kleptokracise". Duke mos u mjaftuar me kete cilesim, Berisha ka listuar perpara simpatizanteve durresake, nje sere akuzash ndaj kryeministrit Nano. "Ai eshte kryeministri i vetem ne Europe qe publikisht pranon ryshfete qindra mijera eurosh, benza dhe pallate dhe as nuk skuqet, as nuk zverdhet. Ai sot eshte kryeministri i vetem ne Europe qe menaxhon kompanite e transportit ajror dhe tokesor te droges, qe feston mbi zine e kombit te tij, qe shpenzon cdo dite ne cdo udhetim qindra mijera dollare. Fatos Nano eshte bixhozxhiu me i madh me parate e vjedhura ne Europe, eshte sot kryekeput peng i krimeve te tij", nenvizoi Berisha gjate fjales se tij. Qellimi i tij, nuk ishte vetem renditja e "cilesive", te cilat karakterizojne kryeministrin Nano, por nepermjet tyre, Berisha beri dhe premtimin e tij ndaj ketyre mijera simpatizanteve. "Ditelindja eshte gjithmone nje stacion meditimi, eshte gjithmone nje stacion zotimi, ndaj dhe ju ftoj ju qytetareve te Durresit, te zotohemi sot se ne qe permbysem diktaturen me te eger, se ne qe hodhem bazat e sistemit demokratik, ne do t'i japim ndryshimin Shqiperise, se ne do te nxjerrim Shqip-rine nga varferia. Une u jap fjalen e nderit se ato do t'ua nxjerrim nga kthetrat pas qershorit, pas ketyre zgjedhjeve, qeveritare apo zyrtare qe do te mendojne te prekin parate tuaja, te prekin taksat tuaja do te mjerohet nga ligji".





    KOHA JONE
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  5. #405
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mir ka folur saliu..
    por a i thane ata te PD lokale se.. listat e votuesve kane 10 vjet qe i perpilojne Socialistet.. se kur ka votime demokrati dursak vete ne plazh e socialisti gdhin te kutia..seata qe i beri me prona Pd e durrsit kur ishte ne pushtet sot puthen me Ps-ne.. se tomor Golemi e Bashkim Kopliku krijuan mafien socialiste duke u dhene bizneset ne dore..se Natash paco ne koh te Berishes filloj te ndertoj grataciela ne plazh..e sot eshte militante PS-je..se Hasanet qe kan gjysmen e Plazhit prone ne rere e ne det dhe pjerd.hin ne pocen e Nano Metes ishin bodygardet e Koplikut ministrit te Saliut..i cili minister perzuri Lek Zogun..
    E sot Lek Zogu pjerdh ne pocen e Nanos e ne votime trecereku i Demokrateve do votojne Leken e cereku Meten.. e te gjithe bashke do cojn uje te Nano Dubai.. se artani hoxhajve ish minister i Mekso Sales pjerdh ne poce te Nanos..
    se Pd nuk siguron dot as 5 komisionere besnik ne votime se i blen Bardh Agasi qe ka 7 grataviela e thaset me miljona te Kok Dukes.. e qe Duka hynte dilte ne zyra te Sales dikur..

    Nuk mjafton me fol ne shesh.. duhet Saliu te ngulet nje jave rresht ne deget PD-iste te cdo qyteti e qyteze e ti shkoje gjerave deri ne fund sepse llafet ne shesh i merr era brenda ores.. kurse punet e vertteta i ben ne cdo deg te PD-se vet PS-ja..se ciles i mjafton nji shuk parash qe ja jep nen dore nje kryetari a nenkryetari lokal PD-je..
    metoda e mitingjeve ne shesh ka 10 vjet qe rezulton pa dobi..perderisa Gjithmon fiton Ps..
    Sepse pikerisht ne Kuti te Votimit ku luhet fati i Pushtetit nuk vendosin ata mijra Simpatizante te Saliut..qe dalin te sheshi.. por 1 .. 2.. 3..kokrra mjeshtra te llojit Celibash.. dhe pi..rdhi ne te Votimeve..
    Pra Saliu akoma nuk reflekton..
    Ai duhej ti thosh Dursakve vec 5 fjale..
    dursak kok lo.qe.. ska plazh diten e Votimeve..se nji or plazh ate dit na kushton..juve ju kushton jo mua Saliut.. 5 vjet zvarritje duke u qurravitur para karvaneve me vaporra e maune te DUK KOKes.. e benxave te tyre pa numrim e juve pastak ju mbetet Foto ksina..kaq..
    Pra Verini emrat ne Liste e gdhini aty nji dite sa te mbaroj Votimi..
    kaq more peshk i trash..

  6. #406
    Me beri pershtypje ky artikull qe lexova nga Marsel Zaimi , dhe e solla ketu .
    Me teper koment nuk ka nevoje ,se artikulli flet vete .



    DHENDRRI FATOS NANO, FATKEQESIA E SHQIPERISE

    Psikanalisti amerikan i shpjegon studentit shqiptar sjelljet e deformuara te Kryeministrit, ne funksion te realitetit te tij te ri bashkeshortor

    Nga Marsel Zaimi*

    Me psikanalistin Xh.M, me prezantoi e shoqja, e cila punon ne te njejten organizate me mua. Kur i thashe se jam me origjine nga Shqiperia, psikanalistit i ndrine syte e me pyeti: "Keni jetuar ne Shqiperi gjate kohes se z.Hoxha?" Pasi bera nje shenje pohuese me koke, ai vazhdoi: "Mik i dashur, ju lutem te me falni per nje fare simpatie qe kam patur per Shqiperine e asaj kohe; sa here takoj shqiptare si ju, ndjehem i turperuar prej simpatise sime te dikurshme". Dhe pasi i thashe se jo pak njerez qe e kishin pare Shqiperine e Enver Hoxhes nga larg kishin patur nje faresimpatie per te, ai me tregoi se si ishte njohur me Shqiperine.

    Ne fillim te viteve _70, shpjegoi psikanalisti, ai kishte qene nje aktivist i flakte kunder luftes ne Vietnam dhe i etur te degjonte lajme rreth saj nga sa me shume burime, kishte filluar te degjonte edhe programet e Radio Tiranes ne vale te shkurtra. Pas mbarimit te luftes, atij i kishte ikur intresi per t'i degjuar ato programe, por, sidoqofte, i kishte mbetur interesi per te ndjekur lajmet qe mediat amerikane ofronin here pas here per Shqiperine.

    Pasi me shpjegoi origjinen e interesit te tij per Shqiperine, psikanalisti me doli tamam atje ku deshiroja. "A vazhdon z.Nano te jete Kryeministri i vendit tuaj?" - me pyeti. Kjo pyetje e tij me beri t'i zbrazja te gjitha ato qe dija per bemat e Fatos Nanos, te cilat kisha kohe qe desha t'i diskutoja me nje specialist si ai.

    ***

    Keshtu, i tregova psikanalistit se si Nano ia kishte mbathur per ne Maqedoni i veshur si fshatar tiranas kur Kryeministria po sulmohej nga perkrahesit e opozites ne 1998; i tregova se si u rikthye ne krye te PS-se, por jo te qeverise; i tregova se si kishte filluar nje afere jashte-martesosre me nje emigrante te re shqiptare ne Greqi; i tregova se si e ndau me vone bashkeshorten e pothuaj 30 vjeteve, e se si u martua me emigranten 29 vjecare; i tregova se si u perpoq te behej President me votat e Dushkut; i tregova se si ia kishte hedhur Berishes dhe Metes per t'u bere Kryeminister; i tregova se si cifti kryeministror e kaloi ne Austri vjet Vitin e Ri, duke ndjekur Koncertin tradicional te Vjenes; i tregova se si pas nje jave ata kishin udhetuar drejt Ankarase, e se si nuk i kishin nderprere pushimet as diten e tragjedise se 9 janarit, kur 19 qytetare te varfer shqiptare humben jeten ne det; i tregova se si cifti kryeministror kishte akumuluar rreth 100 dite jashte shtetit vetem gjate vitit 2004; dhe se fundi, i tregova se si e kaloi cifti kryeministror kete Vit te Ri ne hotel "Burj Al-Arab" ne Dubai, nderkohe qe te gjithe burrat e shtetit te globit ishin te preokupuar per te ndihmuar viktimat e tragjedise me te madhe te pas Luftes se Dyte Boterore.

    ***

    Ne mbarim te "zbrazjes" time, psikanalisti Xh.M, me tha: "Pini nje cike i dashur mik, sepse kjo qe do t'ju them tani nuk ma do mendja se do t'ju gezoje". Dhe pasi une ktheva me fund goten qe kisha ne dore, ai vazhdoi: "Nga keto qe me treguat, mik i dashur, mendoj se martesa e dyte e Kryeministrit Nano eshte nje fatkeqesi per vendin tuaj. Dhe nga ajo fatkeqesi, kam frike se do ta kete veshtire te shpetoje edhe per ca vjet". Me tej, ai filloi te shpjegonte se pse kishte arritur ne kete konkluzion.

    Shpjegimi qe beri psikanalisti ishte pak a shume ky: Nano, duke patur nje diference moshe prej pothuaj 25 vjetesh me nusen e tij te re, duhet ta kete te pamundur t'ia plotesoje asaj te gjitha nevojat seksuale. Dhe per c'i mbetet mangut nuses se tij te re, perpiqet t'ia zevendesoje me udhetimet dhe qejfet luksoze qe ia mundeson te qenit ne pushtet. Pikerisht per kete arsye, ai do te beje te pamunduren per te ndenjur ne pushtet: do te perpiqet te vjedhe, bleje, apo manipuloje votat; do te kerkoje ndihmen e aleateve te huaj kundrejt cdo cmimi po qe se opozita tenton te perdore modelin gjeorgjian apo ukrainas; madje, ai do te jete gati ta coje vendin edhe ne lufte civile po qe se nuk i mbetet tjeter arme per te ruajtur pushtetin.

    ***

    Kur une e pyeta analistin ne se mund te gjendet ndonje kure per ta shpetuar Shqiperine nga kjo e keqe, ai m'u pergjigj: "Ka vetem nje. Dhe ajo eshte qe pakenaqsia popullore per Kryeministrin tuaj te behet po aq e fuqishme sa c'ishte kur ai kryesonte qeverine e fundit komuniste. Ne qofte se 70 per qind e popullsise voton kundra tij, ai nuk ka nga t'ia mbaje. Por problemi eshte, i dashur mik, se shumica te tilla rralle arrihen."

    I deshperuar nga pergjigjia realiste e psikanalistit amerikan, ktheva edhe nje gote tjeter me fund dhe i thashe se deshiroja ta ndaja me publikun shqiptar vleresimin qe kishte bere per Nanon. "Une nuk mund t'ju sugjeroj te mos e beni kete gje," - u pergjigj ai - "Por do t'ju lutesha te mos e publikoni emrin tim. Sepse, tek e fundit, vleresimi im u bazua vetem ne ato qe me treguat ju. Pra, ne nje fare menyre, fjalet e mija nuk perfaqesojne gje tjeter vecse nje sinteze profesionale te fjaleve te tua". Pasi i dhashe fjalen, psikanalistit Xh.M, se nuk do t'ia permendja emrin, por vetem inicialet, u ndava me psikanalistin dhe u nisa me nxitim per ne shtepi. Me te mberritur, u ula perballe kompjuterit dhe shkruajta rreshtat e mesiperm.

    *Master ne shkencat politike, New York
    Përmbi za, që lëshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  7. #407
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Shpjegimi qe beri psikanalisti ishte pak a shume ky: Nano, duke patur nje diference moshe prej pothuaj 25 vjetesh me nusen e tij te re, duhet ta kete te pamundur t'ia plotesoje asaj te gjitha nevojat seksuale. Dhe per c'i mbetet mangut nuses se tij te re, perpiqet t'ia zevendesoje me udhetimet dhe qejfet luksoze qe ia mundeson te qenit ne pushtet. Pikerisht per kete arsye, ai do te beje te pamunduren per te ndenjur ne pushtet: do te perpiqet te vjedhe, bleje, apo manipuloje votat; do te kerkoje ndihmen e aleateve te huaj kundrejt cdo cmimi po qe se opozita tenton te perdore modelin gjeorgjian apo ukrainas; madje, ai do te jete gati ta coje vendin edhe ne lufte civile po qe se nuk i mbetet tjeter arme per te ruajtur pushtetin.
    O Zot sa kam qeshe me ate artikull.

    Para se t'i them mendimet e mia, dua te theksoj se nuk jam simpatizant i Nanos.

    Ne rradhe te pare, keto gjerat keshtu me tha nje profesor e keshtu me foli dikush nuk jane aspak serioze dhe bindese.
    Se dyti, shpjegimi qe i ben ky robi le te kuptosh qe s'qenka edhe aq i zoti ose qe nuk e ka njohur mire situaten. Ta bazosh fatkeqesine e Shqiperise dhe kliptoaktivitetin e Nanos ne impotencen seksuale eshte krejt absurde. Nese me te vertete Nano kete e ben sepse ndihet impotent, athere ia bej hallall, ka hall tjetri mer...

    Me vjen keq qe i perpini te gjitha analizat dhe nuk i shihni me nje sy kritik...

  8. #408
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,032

    Dhëndri Nano, një fatkeqsi për Shqipërinë

    dhendri nano nje takse me shume per shqipwerine
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 09-01-2005 më 07:55

  9. #409
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,032

    Nano + Nano edhe si MMS

    12 janar 2005-Tirana

    Thuhet se suksesin e tij me te madh z. Nano e ka pasur me kartolinen e
    tij te fundvitit. I ulur perkrah bashkeshortes se tij te re dhe
    simpatike, Nano ju uroi ne nje menyre fare origjinale dhe personale
    bashkekombesave te tij nje vit te lumtur. Thuhet se kartolina Nano +
    Nano, edhe pse kartolina me e shtrenjte e hedhur ne tregun shqiptar,
    kryesoi per dy jave rresht listen e artikujve me te shitur ne fund te
    vitit, duke lene ne vend te dyte edhe vete simbolin e festes
    tradicionale te vitit te ri, gjelin e detit. Ky fenomen duket se ka
    kapur vemendjen edhe te kompanise shqiptare te telefonave Albcom nga
    ku, ditet e fundit, po qarkullon thashethemi se kjo fotografi e
    kryeministrit dhe bashkeshortes se tij mund te dergohet te klientet e
    Albcomit si MMS. Cmimi i ketij MMS, perkundrejt kartolines, do te jete
    i njejte me cmimin e MMS te perdorur rutine. Zedhenesi i Albcom-it, ne
    nje interviste telefonike me Selfmade Radio, pohoi se nje lajm i tille
    nuk eshte thashethem por nje ide qe ndoshta do te dale ne treg shume
    shpejt. "Albcom-i eshte ne tratativa shpresedhenese me z. Nano dhe
    keshilltaret e tij, dhe ne besojme qe te dyja palet do te arrijne ne
    nje kompromis ne nje nga ditet e ardhshme,- tha ai". Zedhenesi i
    Albcom-it nuk dha asnje koment mbi vleren qe do perfitoje cifti Nano
    nga kjo kontrate. Zera te pakonfirmuara thone se z. Nano, ne vend te
    perfitimit personal, do i kerkoje Albcom-it ta mbeshtese financiarisht
    ne fushaten elektorale.

    Lista e 10 mallrave me te shitura ne fund te vitit:

    1. Kartolina Nano + Nano
    2. Gjeli i detit
    3. Fishekzjarre
    4. Kadaif/portokalle
    5. Birra Tirana
    6. CD "Ja na erdhi vitit i ri" i grupit "Shpresa"
    7. Benzina
    9. Arrat
    10. Valiumi

    ©Selfmade Radio

  10. #410
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,032

    Obobo News

    Shqiperia, sfidat e 2005

    E Merkure, 12 Janar 2005

    Nga Fatos Nano, Kryeminister

    Qeveria eshte ne momentin e perfundimit te analizave te punes se saj, e cila nuk eshte nje pune e mbyllur dhe kjo eshte nje shprehje e nje cikli publik te punes se qeverise. Do te vijme brenda pak ditesh ne konkluzionet e ketij arsyetimi, pasi eshte dhene aq informacion sa kemi mundur ne analizat sektoriale apo te dikastereve te vecante. Une nuk dua te vazhdoj lojen e periferise mediatike se ke do te kritikoje me shume Kryeministri kete here dhe kush do te zevendesoje ke, per kete shkak. Natyrisht, kjo eshte e drejte legjitime e njerezve dhe e interpretuesve te mendimit te njerezve ne media.

    Por, do te deshiroja t'ju ftoja te ndaleshim ne dicka tjeter. Vendi ka arritur ne nje nivel te caktuar, nje stad te caktuar dhe ka parametra qe e shprehin kete gjendje te vendit, ate qe drejtues v endesh normale,- perfundimisht Shqiperia eshte nje vend normal,- e cilesojne si gjendja e kombit apo e shtetit. Pra ka nevoje te vazhdojme te citojme shifra dhe une kete ne menyre te vecante nuk dua ta bej per shkaqe propagandistike.

    Duket se ne 2004 vendi ka shenuar nje progres te dukshem, i cili po konsolidon parametrat kryesor te funksionimit te institucioneve, te administrates, te ekonomise, te shoqerise dhe te marredhenieve gjithnje e me nxitese, pra problemore me boten, duke filluar qe nga rajoni. Ka nje situate makroekonomike te qendrueshme per disa vjet radhazi, por, kete fakt dua ta qemtoj ne fillim te vitit 2005 per shkak te hapesirave qe krijon stabiliteti makroekonomik, per plane me afatgjata sipermarrjeje te aktoreve jo publike gjithashtu, pervec nje hapesire me te gjere veprimi per zbatimin e strategjive kombetare te zhvillimit dhe te prioriteteve qe ato kane, si dhe per marredhenie, arsyetime, llogaritje te partnereve te huaj qe mbeshteten ne kete qendrueshme ri te vendit, ne nje periudhe ku planet e biznesit, apo te fizibilitetit per projekte te ndryshme apo interesa qe pershkojne rajonin tone behen me te garantuara, per shkak te stabilitetit makroekonomik te Shqiperise. Nuk eshte i vetmi parameter stabiliteti.

    Vendi me gjithe lekundjet qe shfaq, vecanerisht ne plane te debatit politik, ka nje stabilitet politik, ka nje stabilitet parlamentar. Ne te dyja keto, stabiliteti makroekonomik apo funksionimit te institucioneve shfaqet nje stabilitet te ardhurash ne rritje; te ardhura nga puna dhe sipermarrja brenda apo nga flukset, sikur te qemtonim vec ato nga emigracioni gjithashtu, te qendrueshme ne rritje, te ardhura nga jashte, pervec donacioneve apo investime te huaja direkte gjithashtu ne rritje.

    Duket, pra, se ritmet e rritjes se qendrueshme ne nivel te larte te Shqiperise per disa vjet radhazi jane te verteta, jane me cilesore, kane me shume faktore dhe rrenje ne terrenin shoqeror dhe ekonomik te vendit dhe kjo na nx it te kuptojme sesi po aktivizohen resurset qe ka ky vend. Ato materiale, njerezore, apo te kultures, e cila tani eshte edhe kulture sipermarrjeje, si dhe te kuptojme sesi mund te orientohet me mire perdorimi i ketyre resurseve per te krijuar nje profil me te qarte te Shqiperise ne tregun rajonal dhe me tej ne ndarjen nderkombetare te puneve, pra nje portofol shqiptar ne procesin e integrimit, pra realisht te berjes dhe te ekonomise se tregut, te shoqerise, te investimeve dhe te sipermarrjes vendase me vulnerabel, me te prekshme nga sfidat dhe konkurenca globale.

    Une besoj se jane te lexueshme edhe parametrat e qendrueshmerise ne rritje, pra edhe te rezultatit me te mire. Ajo qe quhet ne gjuhen administrative te kohes, performance e administrates publike dhe per pasoje rritja e kapaciteteve te administrimit publik, ne menyre te njekohshme me rritjen e t reguesve dhe te garancive per me shume partneritet me boten,- boten qe na rrethon dhe boten ku duam te integrohemi perfundimisht,- per shkak se interlokutoret ne administrate,- per faktore gjithnje e me perfaqesues dhe cilesore te botes moderne qe punojne me Shqiperine,- jane te qendrueshem, jane te besueshem dhe jane gjithnje e me shume prodhues, pra jane ne gjendje te marrin edhe me shume angazhime se me pare. Kjo eshte shume motivuese ne nje moment kur rajoni po ecen drejt afrimit per integrim ne BE, qofte dhe me shpejtesi te ndryshme, ne nje kohe kur edhe Shqiperia per shkak te prokursionit, shtypjes se brendeshme dhe konkurences ne rajon kerkon te finalizoje sa me pare nje stad te ri marredheniesh kontraktore me BE, qe eshte ai i Asociim-Stabilizimit dhe te shkurtoje kohen tjeter te tranzicionit per anetaresim te plote sic po ndodh me vende perreth nesh apo te ish- Europes Lindore.

    Ka disa elemente qe e bejne me te besueshem, me proaktiv apo interaktiv kete proces me gji thcka tjeter qe po ndodh, sepse reformat apo investimi publik apo privat i te gjitheve, ne asnje moment nuk e neglizhoj kontributin e shoqerise civile dhe te sipermarresve jo politike apo jo qeveritare per integrim.

    Te gjitha keto ndodhin dhe realizohen ne nje mjedis me te sigurte, ne nje mjedis me pak te prekshem nga krimi apo trafiqet, me pak i cenueshem nga shembja e institucioneve apo paqendrueshemria e tyre dhe sigurisht shume me pak i cenueshem nga rreziqet e aventurizmit apo te ekstremizmit shteteror apo politik ne rajon, apo nga rreziqet e krimit te organizuar dhe trafiqeve ne rrezet rajonale apo globale qe na pershkojne ende. Kjo shprehet sidomos ne progresin e spikatur, te certifikuar dhe te stimuluar per me shume, qe ka vendi ne ceshtjet e sigurise, ne afrimin me NATO-n, ne bashkepunimin per integrim ne NATO, prane se ciles jemi me afer sesa jo thjesht me BE por me afer se grup vende te tjera. Per kete arsye na kerkohet qe te jemi te vemendshem per ta shtrire dh e konsoliduar konceptin e sigurise rajonale me gjere sesa "Adriatik 3", me gjere sesa pjesa e qendrueshme e rajonit, pra per te perfshire Bosnje- Hercegovinen, Serbi- Mali i Zi dhe natyrisht Kosoven si entitet qe ka marredhenie tashme specifike dhe te vecanta me organizatat shumepaleshe, me BE, me organizatat e sigurise, qe nga OSBE dhe NATO, deri tek OKB dhe Keshilli i Sigurimit.

    Tani jemi perballe sifdes se fitueshme, per te krijuar kapacitete thithese te financimeve me kushte tregtare te pakten 8% e lart dhe te shlyerjes se tyre, duke programuar mire ate pjese te vleres se re apo resurseve kombetare, qe duhet te shkoje ne kete funksion per te siguruar vazhdimesine e marredhenieve me boten. Ne kushtet e ekonomise globale ku po integrohemi eshte tregues aftesie konkuruese te dish te marresh borxhe dhe te dish te punosh me borxhe. Pra nje ekonomi qe mund te thithe borxhe dhe mund te shlyeje borxhe eshte nje ekonomi funksionale. E kjo, per cfaredo shkalle ekonomie te qendrueshme, edhe per nje sipermarrje te qendrueshme ne tregun kombetar, edhe per nje sipermarrje te perbashket me kapitale te huaja ne tregun kombetar, rajonal apo ne tregun me te gjere te Europes apo ne ekonomite globale, ku po levizin me lirisht. Te marresh borxh do te thote te dish te ndash riskun dhe te mbash pergjegjesine e ndarjes se risqeve me partnere, te cilet i monitorojne institucione financiare te pavarura, banka, institute sigurimi, risigurimi apo institucione qe arbitrojne likujdimin apo falimentin.

    Per kete arsye une besoj se kane nje domethenie te re treguesit e dimensioneve qe ka marre organizmi yne ekonomik. Produkti i Brendshem Bruto (PBB) prej 9 miliard USD ne 2005, nga 3 miliarde qe ishte ne '97, tregon se kjo eshte nje ekonomi shume dinamike derisa arrin ne 7 vjet te trefishoje prodhimin e pergjithshem kombetar. Per pasoje jemi nje rast i rralle nder ekonomite e ish Europes Lindore qe kemi tejkaluar, kapercyer nivelin prodhimit te pergjithshem kombetar te komunizmit te vitit '89. Shqiperia eshte sot ne nivelin e PBB, te prodhimit te brendeshem bruto real eshte 114. 3% ne nje kohe qe pergjithesisht apo mesatarisht vendet e Europes Juglindore e kane kete tregues 79%. Kjo eshte shprehur edhe ne 3-4 fishimin e te ardhurave reale per fryme, te cilat ne vitin 2005 do te jene 2 850 USD, nga 2560 qe u arriten ne 2004, e nga 651 USD ne '97. Keta tregues, kjo rritje dhe kjo dinamike nuk do te ekzistonin nese nuk do te kishte nje politike dhe nje kuader te administrimit publik te stabilitetit makroekonomik te qarte dhe te percaktuar mire.

    Keta tregues, qeveria qe une drejtoj, maxhoranca qe une drejtoj, ka ditur t'i programoje dhe prandaj eshte shume e stimuluar dhe motivuar kur raporton se eshte arritur te realizohen treguesit e programuar. P,sh, kontrolli i inflacionit. Eshte fakt qe inflacioni nuk ka arritur te cenoje kete dinamike ekonomike, te rritjes se prodhimit te pergjithshem kombetar dhe te ardhurave qe ai sjell per fryme. Pra nuk eshte vertetuar ndonje fenomen i erozionit te te ardhurave per shkak te inflacionit. Inflacioni dhe ne 2004 u mbyll nen 4%.

    Ne kemi arritur qe kete dinamike ekonomike ta administrojme ne menyre me racionale, sepse ka rene pesha e borxhit te brendshem apo e borxhit nderkombetar qe mban ekonomia, qe shlyen ekonomia dhe per pasoje qe u transmetohet vit pas viti taksapaguesve.

    Ne '97 gjetem nje deficit prej 13% te PBB, ose 13 leke per 100 leke vlere te re duhet te shkonte per ta shlyer ate. Sot ky borxh ka zbritur ne 5% te PBB me tendencen per te rene nen 5%, per te rene ne nivelet 3-3.5 %, qe jane dhe nivelet e te funksionuarit me borxh qe kane ekonomite e vendeve te BE. Ne borxhin e jashtem vendi yne eshte ne nivelet e 27% te P roduktit te Brendshem, ku vende te tjera afer nesh gjeografikisht, por me perpara se ne ne nivelet e dinamikes ekonomike apo te treguesve te prodhimit dhe te ardhurave per fryme si Kroacia, Bullgaria apo Rumania jane ne nivelet 50-70% te Produktit Kombetar per angazhime borxhi.

    Dinamika e rritjes se treguesve te pergjithshem te ekonomise shfaqet dhe ne te ardhurat e buxhetit, dhe ne te ardhurat qe mbledh sistemi fiskal nga ekonomia. Tregues domethenes qe per shkak te seriozitetit dhe te qetesise me te cilen ka punuar administrata publike, treguesit e realizimit te programeve fiskale sidomos ne tatime dhe dogana jane me te larta se cdo vit tjeter. Jemi ne nivelet 98.5% dhe ne tatime dhe ne dogana. Edhe ky eshte nje tregues i programuar dhe i realizuar, madje ne kushte jo shume te favorshme, te paparashikuara nje pjese e tyre sic ka qene zhvleresimi i dollarit, qe eshte nje tregues llogarites ende i rendesishem per sistemet tona te llogaritjes dhe te programimit ekonomik, apo e fektet e kalkuluara te renies dhe uljes se tarifave doganore per shkak te marreveshjeve te tregtise se lire dhe te hapjes per shkembime te lira me rajonin dhe me boten.

    Te gjitha keto e bejne me te kuptueshem dhe me te mundshem cdo alternative apo kerkese legjitime dhe te argumentuar per ta shperndare me mire barren fiskale, per te ulur trysnine fiskale dhe vecanerisht per te permiresuar marredheniet midis administrates dhe sipermarrjes, midis mbledhesve legjitime te taksave dhe prodhuesve te vleres se shtuar. Une besoj se ka nje performance apo produktivitet po kaq te spikatur edhe ne shpenzimet publike, ne investimet publike qe per here te pare realizohen mbi 90% dhe ishte e mundur te realizoheshin edhe 100% investimet publike sivjet por ne nuk lejuam denatyrim apo deformim te natyres se shpenzimeve sic ka ndodhur edhe vjet apo me pare, sepse te gjithe kursimin nga fondi i pagave apo mireadministrimi i fondeve te ndihmes sociale, qe u realizua gjate vitit 2004 e perdorem pe r shperblimin e brezit te trete, te pensionisteve ne fund te vitit. Ne qofte se ato 17 milione USD do ishin perdorur sic ka ndodhur, duke deformuar natyren e shpenzimeve te buxhetit per investime do te ishte e mundur qe investimet te realizoheshin edhe 100%.

    Eshte kuptuar nga opinioni i gjere publik pervecse nga sipermarresit, ndryshimi i madh qe ka ndodhur ne vitin 2004 ne sherbimin doganor. Kjo nuk shfaqet vetem tek fakti se rreth 75% e transaksioneve dhe veprimeve doganore me biznesin jane te kompjuterizuara, perpunohen ne sistem; nuk shfaqet vetem ne ritmin e larte te shtrirjes se programit ASYCUDA qe sjell informacionin "on- line" per hyrje- daljet doganore nga njera dogane e rendesishme ne tjetren, per t'u mbyllur brenda pak muajve ne te gjitha pikat doganore, ku garantohet fluksi i te ardhurave prej ketij sherbimi, por vecanerisht nga renia e ankesave apo adresimi i ankesave tek vete sistemi me procedurat qe ka Kodi Doganor nga biznesi. Nga shume sipermarres rez ulton qe eshte bere i pandjeshem emri apo mbiemri i kryetarit te pikes doganore perkatese. Kjo shpjegon edhe ne vemendjen publike faktin se ne rastet e sulmit mediatik ndaj emrave te shefave te doganave te Kakavijes dhe Durresit apo ne pika te tjera sensitive kane qene me te zbutura muajt e gjysmes se dyte te 2004.

    Ka edhe shembuj te tjere shume pozitive te sipermarrjes dhe jo vetem private. Eshte KESH-i, i cili jo vetem per shkak te nje partneriteti shume profesional dhe shume ligjor me donatoret kryesor qe qendronin larg deri para 2-3 vjetesh, ka arritur jo vetem te stabilizoje treguesit e bilancit energjitik prodhim-konsum,- per vit te ri psh. u arrit piku i 27.5 milion kilovatore ne 24 ore pa asnje kercitje gjekundi,- por ka arritur te krijoje nje kapacitet thithes qe nuk ka ekzistuar me pare per financime, kredi dhe mbeshtetje nga partnere qe kane qene aty te afruar, te ikur apo te rishfaqur per konsolidimin e sistemit energjitik shqiptar si pjese e nje tregu dhe komunit eti energjitik rajonal. Mjafton te them qe KESH-i ka arritur ne 2 vitet e fundit te thithe aq burime te huaja financimi sa ne 20 vitet e fundit, afer 650 milion euro investime.

    A ka korrupsion ne administrimin publik shqiptar apo ne marredheniet e biznesit me qeverine dhe sherbimet publike qe ajo afron? Sigurisht qe ka. Si cdo vend ne tranzicion, per shkak te nje sistemi te pakonsoliduar ne Shqiperi ndoshta ai eshte edhe me i madh. Une shtroj pyetjen sot: ka ardhur duke u rritur apo duke u tkurrurr korrupsioni? Qeveria e lufton me me shume rezultat apo me me pak rezultat dhe me me shume tolerance? A po ndihmon shoqeria civile per ta forcuar luften publike ndaj korrupsionit? Pergjigjet e mia jane pozitive. Une do t'ju them se vetem ne polici jane ndeshkuar me shume se 600 oficere e police gjate vit it 2004.

    Nga Drejtoria e Auditit ne Ministrine e Financave per periudhen janar 2003- qershor 2004 jane dhene 2207 masa ndeshkimore, administrative, disiplinore deri dhe kallzime penale dhe ky nuk eshte tregues se nuk luftohet korrupsioni. Si pasoje e seriozitetit te luftes kunder evazionit fiskal eshte arritur qe te absorbohet informaliteti deri ne 35% te flukseve financiare qe levizin ne treg nga rreth 66% qe ka qene ne 2001. Nuk do te ishte e mundur kjo dinamike e mbledhjes e te ardhurave fiskale nga doganat e tatimet, ne kushtet e renies se flukseve legjitime per shkak te marreveshjeve te tregtise se lire dhe te renies se kursit te dollarit, nese sherbimi doganor dhe fiskal i shtetit nuk do te kishte penetruar ne pjeset informale apo gri te ekonomise, qe ka qene e lire deri me perpara.

    Vlera e penaliteteve te aplikuara nga sistemi fiskal eshte 21 milion USD, ose 5 here me shume se ne 2003. Jane depozituar ne prokurori vetem nga doganat 76 kallzime penale per subjek te te ndryshme nga vetem 17 kallzime ne nje vit me pare. Prandaj jane ne proces 114 praktika hetimore dhe verifikuese qe do t'i kalojne se shpejti prokurorise per procedim dhe pastaj ka nje diskutim te tere sesi do te perfundojne ne gjykata, per te cilen une jam i hapur. Jane 33 punonjes dogane per t'u derguar per ndjekje penale dhe jane 151 punonjes te goditur nga masat administrative ne kete sherbim.

    Perkundrejt abuzimeve apo spekullimeve per deshiren time te madhe per te udhetuar jashte shtetit, dua te ritheksoj faktin se per shkak te ketij stabiliteti dhe dinamike qe ka vendi, te cilat kane shtuar garancite e respektimit jo vetem te shlyerjes se borxhit, por edhe te zbatimit te marreveshjeve qe po shtohen me boten, marredheniet dhe raportet politike me kryeqytetet kryesore dhe me organizatat me te rendesishme shumekombeshe ku Shqiperia eshte anetare dhe synon te integrohet kane arritur nje nivel shume proaktiv, e cila na shperblehet me me shume ekzigjenca prej tyre, me me shume kerkesa per te vazhduar kontributet tona moderatore ne rajonin e Ballkanit, te cilat behen me te lexueshme kur ka rreziqe krizash potenciale apo reale ne rajon, sic kane qene ne vitin 2004 krizat kosovare apo maqedonase, sic mendohet dhe vleresohet se do te kemi sivjet serish probleme kritike per Kosoven, per Serbine dhe Malin e Zi apo per diskutimet e medha qe synojne pergjigje perfundimtare per ceshtje qe ende mbeten pezull.

    Dua ta mbyll arsyetimin per marredheniet e afruara nderkombetare te vendit me vleresimin tim qe ju adresohet spekullimeve per disbalance midis SHBA dhe BE ne keto raporte. Per arsye jetesore dhe rrenjesore per historine tone kombetare nuk pati asnje bisens apo kundershtim qe Shqiperia te behej pjestare e koalicionit global e luftes kunder terrorrizmit dhe prandaj te kishte edhe ne Irak, pas eksperiencave te Bosnjes apo te Afganistanit, prani ushtarake, e cila jo vetem do te qendroje, por edhe mund te shtohet ne kuadrin e zgjedhjeve ne Ira k. Kjo nuk do te thote se zgjodhem nje obsion te njeanshem, me dobiprures apo pragmatikisht te leverdisshem per qeverine duke larguar vendin apo duke krijuar probleme per vendin ne marredheniet me BE. Nuk besoj se mund te sjell ne vemendje publike ndonje fakt tjeter pervec rrjedhjes normale te marredhenieve te Kryeministrit dhe te qeverise, qe nuk kane vetem takime me Presidentin Bush apo vizita ne Uashington, por vizita te nivelit te larte dhe shume te suksesshme ne Berlin, ne Madrid, ne Pekin, ne Bejrut dhe javen tjeter ne Paris, ne fillim te muajit shkurt ne Bruksel e keshtu me radhe.

    Besoj se kemi mundur edhe per shkak te kriticizmit politik dhe publik te ruajme ekuilibrin e duhur, qe i sherben vazhdimit me te shpejte te marredhenive te asociimit dhe te integrimit te Shqiperise edhe me BE, edhe me NATO-n, edhe me OSBE-ne, ku perfaqesia globale e aktoreve kryesore te marredhneive nderkombetare eshte me e kristalizuar.

    Nga kjo pikepamje une desha ta mbyll kete eks poze duke kerkuar te njejtin kuptim per globalizimin e shoqerise shqiptare, per perfshirjen e Shqiperise ne realitetet globale, te cilat nuk jane vetem politike por edhe ekonomike, nuk jane vetem per sipermarrjen, por jane edhe per administraten, jo me kot faktore te ndryshem politike, po levizin per te rekrutuar ne sherbim te konkurimit politik diploma nderkombetare. Shqiperia duket se po e perballon mire sfiden e globalizimit, ndoshta edhe per shkak te historise se saj. Perjashto periudhen e komunizmit, gjysme shekulli e ca, Shqiperia ka qene gjithmone nje subjekt vasal ose jo i perandorive globale, romake, bizantine apo osmane.

    Duket se me kete mentalitet dhe tradite kemi mundur te jemi konkurues dhe jo te pasuksesshem ne proceset e integrimit te sotem global. Fakti qe shqiptaret, pasi tentuan shanset ne te gjitha qendrat globale po i kthehen vendit te tyre, si nje vend ku mund te fitohet edhe me shume sesa ne kushte krahasuese me vende te tjera,- do te thote se ne po i rezistojme sfides se integrimit global.

    * Pjese nga referimi i Kryeministrit, dje ne Forumin e Dialogut "Shqiperia: Sfidat 2005", me analiste te medias dhe gazetare, organizuar nga Instituti Shqiptar i Medias.

Faqja 41 prej 58 FillimFillim ... 31394041424351 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historia rreth vdekjes së ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 11:58
  2. Shkëlqimi i shkurtër i elitës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-12-2011, 08:40
  3. Shkëlqimi dhe rënia e Karamahmud Pashë Bushatliut
    Nga Xhuxhumaku në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-04-2011, 03:43
  4. Zbardhet mbledhja e Byrosë që zgjodhi pasardhësin e Enverit
    Nga shigjeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-10-2005, 08:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •