Close
Faqja 4 prej 58 FillimFillim ... 234561454 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 572
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Pershendetje !

    Gafat politike por sidomos ato ekonomike ( kujtoj ketu firmat piramidale ) e shtuan zemerimimin e popullit deri ne ate mase sa ai u cua ne revolta, qe dihen tashme, ne te gjitha rethet e vendit. Pra per sa me siper, nuk eshte se populli atehere zgjodhi PS, populli largoi PD. Ndaj dhe ardhja ne pushtet e PS ne '97 (si pothuajse e vetmja alternative ) nuk eshte merite e PS dhe per me pak e Nanos. Ky i fundit megjithese jo me ndonje bagazh kushedi se cfare por me instinkt te forte arriti te forcoje pozitat ne menyre konsenguente, duke dhene premtime ne popull ( leket e fajdeve 100% ), aleateve ( Gjinushi, Ceka & co ) duke i dhene garancite e nevojshme fuqive te medha USA BE, si dhe duke fuqizuar vazhdimisht rethin financiaro-mafioz qe udhehiqte vete (Fino, Malaj, Gaz Demi, Duka etj)
    Te lavderosh Nanon duke mare si pike referimi Berishen eshte gabim.
    Ai duhet pare e gjykuar per ato cfare ka bere ne PS dhe si kryeminister.
    Si kryetar partie, ariti ta mbaje kete post ne saje te kaluares personale "historike" ( qe ia fali Berisha ) me te cilen ishte bere idhull per turmat me kapele republike.Te tjereve qe nuk ishin kaq leshko iu thoshte rrini urte se jua turra malokun.
    Si kryetar shteti, nxori mesimet e duhura nga '97. Forcoi shtetin me njerez "besnike", u perkujdes ( dhe perkujdeset ) per lidhjet me perendimin vecanerisht USA dhe .......... zarfi vazhdon e i vjen regullisht, sipas mareveshjes qe u be te "mamaja"
    Si perfundim niveli jeteses vazhdon e ulet, industria dhe bujqesia si pasoje e mareveshjeve doganore lidhur me BE sa vijne dhe renohen dhe me e keqja nuk po duket drite ne fund te ketij tyneli te zi.
    POOOOOOOOOR kemi jete te liberalizuar politike. Hallall.
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  2. #32
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Populli largoi PD por nuk afroi PS??!! Po atehere pse votoi per PS??

    Kjo eshte me teper loje fjalesh. Politika ne fund te fundit eshte zgjedhje dhe prioritizim. PS dhe vullneti i saj kishte fituar hapur edhe me pare. Zgjedhjet lokale, referendumi fare hapur; pa dashur te komentoj ketu per zgjedhjet e vjedhura te mepasshme.

    Nano pikerisht shpalosi nje bagazh teper bashkohor dhe modern ne politiken shqiptare. Nano nuk e kishte thjesht nevoje, por e kishte domosdoshmeri angazhimin ne premtime qe kishin si synim qetesimin dhe nenshtrimin e popullit ne shtet e ne komb. Nje popull kaq i irrituar dhe i acaruar si ai shqiptar ne 97 duhej qetesuar me cdo menyre nqs doje te rivendojse rregullin dhe qetesine, nevoja baze keto per vete ekzsitencen e nje identiteti kombetar. Nano nuk u premtoi shqiptareve asgje tjeter vecse ate qe ata deshen te degjonin prej tij. Shqiptaret e dinin fare mire qe parate kishin humbur pergjithmone.

    Eshte e vertete qe Nano duhet gjykuar si i pavarur nga alternativa Berishe, por Nanos i duhej te funksiononte ne nje ambient post-Berishe qe ishte katerfish inferior nga cfare gezoi vete Berisha, apo nga cfare i duhet nje politikani te jete i suksesshem. Kur Nano erdhi ne pushtet perparesite me emergjente e tij nuk ishin me progresi ekonomik;ky do ishte nje synim teper luksoz per Nanon, por ishte rithemelimi i shtetit dhe i kombit, vendosja e qetesise, rregullit dhe stabilitetit, ulja e tensionit dhe e gjakrave qe desh na cuan ne lufte civile. Keto shume prej nesh i konsiderojne norma teper standarte dhe te pranishme ne cdo shoqeri por ne nuk duhet ti marrim keto aspak si te qena per shqiperine ne ate kohe.

    Nano nuk u pruri vertet parajsen shqiptareve, qe ndoshta askush nuk mund tia bjere, por ai u pruri normalitetin e jetes qe ata nuk e kishin, ai u pruri qetesine, stabilitetin dhe harmonine e brendshme. Ai i largoi ata nga kaosi dhe anarkia qe sunduan ne shqiperi per kaq kohe. Qe Nano te kishte qene ne gjendje te permbushte kerkesat e shqiptareve per arritje ekonomike, ai tashme nuk do ishte thesht lider partie por Hero Kombetar.

    Megjithate nje vleresim me kembe ne toke e nxjerr Nanon politikanin me te mire dhe me efektiv ne shoqerise shqiptare. Dhe po te krahasohet me alternativen ai qendron si miza me buallin.

  3. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet në Bllog
    22
    Per Leshatorin, NO COMMENT.

    Si kryetar shteti, nxori mesimet e duhura nga '97. Forcoi shtetin me njerez "besnike", u perkujdes ( dhe perkujdeset ) per lidhjet me perendimin vecanerisht USA dhe .......... zarfi vazhdon e i vjen regullisht, sipas mareveshjes qe u be te "mamaja"
    Cilet jane njerezit besnike te Nanos patriot, kur ai ndau edhe gruan qe kish ndare nje jete dhe i qendroi prane edhe gjate viteve te burgut? Nano nuk ka njerez besnike pasi "Morali Nano" besnikerine e zevendeson me varesine ekonomike dhe shantazhin politik/ligjor ndaj njerezve perreth.

    Nano e ka mire me USA dhe BE? KE sapo leshoi raportin e radhes per Nanon per te cilen u be edhe nje debat ne parlament. Mundohu te gjesh "dashurine ndaj qeverise Nano" ne ate raport se ku i dihet. Sa per letrat nga Washingtoni, ato jane pa zarar. Ca tu bejme atehere kur Washingtoni kujtohet te ngreje telefonin dhe te marri Nanon, atehere fillojne te gjitha problemet per Nanon.

    E harruat doreheqjen ne fund te 1998 dhe largimin me bisht nder shale ne Greqi per tu kthyer me vone serrisht? Ju e quani "merite e Nanos", une e quaj mungese lidershipi dhe servilizem i trasheguar nga rregjimi i vjeter ne PS. Nano eshte ne krye te PS jo sepse i ka bere nder Berisha, por se askush nga kreret e tjere te socialisteve nuk ia mban te dali ne krye te PS-se. 4 vjet partia pa kryetar dhe askush nuk doli ne krye te PS-se! Ky fakt flet qarte per mentalitetin brenda kesaj partie.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet në Bllog
    22
    Ide-Debat/ filozofi Fuga ne nje liber mbi procesin e transformimit te krahut te majte politik gjate tranzicionit
    E majta shqiptare në drejtim të paditur

    Henri Çili

    Nga largësia e vitit 1991, kur u shua Partia e Punës dhe lindi Partia Socialiste, profesor Artan Fuga nuk do ta kishte imagjinuar që cikli politik i së majtës shqiptare do të konsumohej nga një ekstrem në tjetrin për jo më shumë se 10 vjet. Që do të thotë nga stalinistja, Partia e Punës tek një Parti Socialiste, si kjo e sotmja, e cila që prej 6 vjetësh në qeverisje i është futur një programi ekonomik dhe social thuajse ultra liberal.
    Së bashku me një grup kolegësh, Artan Fuga, pedagog i filozofisë së Fakultetit të Shkencave Politike dhe Juridike, u ftua në Komitetin Qendror të Partisë së Punës, për të ndihur në hartimin e programit të partisë së re që po përgatitej të lindte, pas pranimit të pluralizmit dhe nevojës për reformimin e PPSH-së. Frymëzuar nga teoritë politike të së majtës socialdemokrate europiane, referuar atyre dhe problematikës ekonomike, politike, sociale ku gjendej Shqipëria e fillimit të viteve 90, ata përgatitën një draft i cili pak a shumë i tillë, u miratua në Kongresin e dhjetë të Partisë së Punës apo të parin e Partisë Socialiste. Pas kësaj, profesor Fuga iu kthye katedrës dhe më pas doktoraturës në Paris dhe prapë dhënies së mësimit në Paris dhe Tiranë, ndërsa të tjerët e “grupit të punës” morën itinerare të ndryshme, profesionale, politike dhe jetësore.
    Kur kanë kaluar më shumë se dhjetë vjet, vëmendjen e studiuesit Artan Fuga e tërheq edhe një herë e majta shqiptare, dhe kryesisht Partia Socialiste. Pikërisht pyetjes se çfarë ka ndodhur në të vërtetë në itinerarin e së majtës shqiptare këto vite, Fuga tenton t’i përgjigjet në librin e tij më të fundit, botuar nga Shtëpia Botuese “Ora”, me titull “Majtas jo djathtas”.


    Fabula e së majtës, një përgjigje e thjeshtë

    Profesor Fuga i përgjigjet pa mëdyshje pyetjes që kërkon të dijë drejtimet e evoluimit të së majtës shqiptare nga fillimi i viteve 90.. Pavarësisht nga boshti i ligjërimit të saj politik, krejt ndryshe nga identiteti dhe shtresat që premton se mbron, e majta shqiptare ka shkuar larg, drejt një liberalizimi ekonomik, herë-herë të natyrës “ultra”. Duke përkufizuar këtë stacionin aktual të qeverisjes së majtë në Shqipëri profesor Fuga thotë : “Një gjë që dihet akoma me më siguri është se tashmë e majta socialiste ka adoptuar një kuptim dhe një program tepër liberal për reformat ekonomike në Shqipëri. Për të mirë a për të keq, është punë e udhëheqjes, e të zgjedhurve, e militantëve të saj për të gjykuar lidhur me këtë. Ne këtu veçse konstatojmë këtë ndryshim orientimi ideologjik të së majtës që tashmë merr ngjyrat e një liberalizmi të theksuar. Dihet me siguri edhe se Partia Socialiste me të tjera premtime elektorale dhe programore erdhi në pushtet dhe me të tjera po vazhdon të qeverisë”.
    Libri i profesor Fugës është një katologim impresionues i detajeve, fakteve, citimeve, programeve, nuancimeve të ligjërimit politik tek e majta shqiptare dhe shtypi i saj deri në ditën tona kur kryeministri socialist, Fatos Nano, flet për “konkurrencë dhe jo monopol në tregun kombëtar”. Një definicion të tillë liberalist do ta kishin zili ta pohonin edhe vetë etërit liberalë të së djathtës. Ashtu sikurse një devizë të tillë nuk e përmban sot as e folura e guvernatorëve republikanë të shteteve përbërës të SHBA-ve. Por si ka ardhur deri këtu e majta shqiptare dhe cilat janë hapat e transformimit të programit të saj, të cilin vetë autori e quan “një ndryshim i shpejtë programatik”.
    Në fazën e parë, që i përket janarit 1990 - qershorit 1991, sipas Fugës “kemi bashkëjetesën e ndrojtur të reformatorëve dhe rinovuesve në gjirin e Partisë së Punës, e cila kishte ende përmbajtje staliniste”. Programi elektoral i PPSH-së në zgjedhjet e para pluraliste pranonte “meritën historike të Partisë së Punës me shokun Enver Hoxha në krye” dhe po ashtu i premtonte elektoratit se “do të jenë strukturat kolektive të prodhimit dhe konsumit që do të luajnë rolin e rregullatorit në jetën ekonomike te vendit”.
    Në fazën e dytë, që i përket periudhës qershor 1991- mars 1992, periudha e komunizmit shihej nga socialistët shqiptarë si “gërshetim i arritjeve dhe dështimeve, ku këto të funditm, me kalimin e kohës, u bënë më të rëndësishme se sa arritjet”. Kurse në planin ekonomik, për socialistët shqiptarë ishte ky gjykim: “Parulla joshëse, që në kushtet e pluralizmit, të shumëllojshmërisë së formave të pronës e të iniciativave, ka vend për të fituar të gjithë nuk është veçse një përpjekje për të fshehur këtë realitet.…Prandaj është e domosdoshme të ruhet pronësia shtetërore, dhe ky do të jetë kapitali i madh….”
    Faza e tretë, mars 1992- qershor 1997. Në këtë fazë kryetari i PS-së, Fatos Nano, theksonte: “Deviza jonë do të jetë tranzicioni dhe konsolidimi i ekonomisë së tregut me minimumin e dhimbjeve sociale. Cilado lëvizje që do të sjellë tronditje sociale dhe politike do të konsiderohet prej nesh si e papranueshme dhe e dëmshme për popullin”.
    Faza e katërt përkon me periudhën kur e majta shqiptare është në pushtet, pra pas qershorit 1997 e deri më tani. Për këtë periudhë, zoti Fuga konstaton se “bëhet fjalë për zbatim pa hezitime të të gjitha politikave tejet liberale, aq shumë të kritikuara nga PS-ja kur ajo ishte në opozitë. E majta shqiptare ka folur më shumë për vlerat socialdemokrate atëherë kur nuk kanë patur thuajse asnjë mundësi për t’i realizuar ato”,- shton Fuga.
    Kapërcimi i kësaj shkallareje me katër ndalesa dhe katër shkallë e ka sjellë debatin politik të së majtës shqiptare në shuarje të plotë dhe ka bërë që PS të ketë tanimë një identitet politik kompleks, me elementë kundërthënëse. Shkurt, një identitet të paklasifikueshëm në bazë të ndarjes politike klasike, të papërcaktuar në fund të fundit, referuar edhe vetë atyre opsioneve ideologjike që ajo ka proklamuar.


    Por lidershipi socialist nuk do të mund të kishte vepruar deri në këtë masë, nuk do të kishte shkuar kaq larg sikur grupet shoqërore që ai përfaqëson të kishin reaguar ndryshe. Duke konstatuar mungesën e presionit të këtyre grupeve, studiuesi Fuga e sheh në këtë mënyrë perspektivën e atyre forcave që do të luftonin për më shumë të drejta sociale të grupeve të margjinalizuara të popullsisë: “Përpara se një politikë socialiste të ketë përmbajtje të spikatur, të fortë dhe të qëndrueshme, ajo duhet të ketë bartës shoqërorë të organizuar kolektivisht, të ndërgjegjshëm, të interesuar për të çuar më tej alternativën socialiste. Fjala jonë e fundit, pra është: Përpara përmbajtjes, duhen bartës”.
    Në fakt, në një kapitull më vete, profesor Fuga përfiton nga rasti për të rimarrë në shqyrtim itinerarin e së majtës shqiptare, që në vitet 40 e deri më sot. Nga një këqyrje e shpejtë krahasuese mes ligjërimit ideologjik të së majtës shqiptare dhe projektit të saj praktik të pushtetit, ka një konstatim të thjeshtë për cilindo lexues që e ka parë me vëmendje: e majta shqiptare gjithnjë ka thënë një gjë që nuk e ka bërë kur ka ardhur në pushtet, apo ka realizuar në pushtet një gjë që nuk e kishte thënë në ligjërimin politik. Kështu në vitet e komunizmit, ajo proklamonte “marksizëm-leninizmin”, një togfjalësh absurd për autorin, por në fakt nuk ishte aspak marksiste. Ishte thjesht staliniste. Në vitet e tranzicionit ajo ka adoptuar në planin teorik social-demokracinë perëndimore, kur në fakt me ardhjen në pushtet ka vënë në zbatim një projekt gati ultra-liberal.
    Kjo diferencë e skajshme mes “të thënës dhe të bërës”, shtrohet tanimë si problemi i vërtetë i pushtetit në Shqipëri . Ose më saktë, pyetja që shtrohet për shumëkënd që ndjek dhe analizon jetën politike në Shqipëri: nëse nuk janë diferencat programore dhe ideore ato që përbajnë garën politike për pushtet në Shqipëri, çfarë ndodh atëherë? Rasti i së majtës shqiptare me paradokse dhe kundërshti të thella mes ligjërimit politik dhe praktikës së pushtetit tregon “pragmatizmin” e skajshëm të aktorëve politikë në Shqipëri. Ky lloj “makiavelizmi” i kohëve moderne, bashkuar me procedurën demokratike tejet të diskutueshme (mjafton vetëm zgjedhjet e kontestuara sistematikisht), ka ngritur më shumë se asnjëhere problemin e delegjitimimit të politikës në sytë e qytetarëve.


    Duke u nisur nga e majta, një optikë për tranzicionin shqiptar

    Libri “Majtas jo djathtas” është një rast i mirë për profesor Fugën t’i futet refleksioneve të gjëra mbi natyrën e tranzicionit shqiptar, të cilin e ai e sheh të mbyllur, mbi natyrën e transformimeve politike, sociale, ekonomike në Shqipërinë e këtyre viteve. Në fillim të viteve 90, ai do të kishte dashur dhe imagjinuar që shumëçka të kishte ndodhur ndryshe. Për shembull që nga pasuria e përbashkët e komunizmit të mund të kishin përfituar të gjithë në një mënyrë të drejtë, që e drejta e pronarit të dikurshëm të ishte rivënë në vend në mënyrë të arsyeshme, që trupi social të mund të kishte ruajtur dhe reformuar lidhje dhe institucione që do t’i bënin ballë egoizmit dhe individualizmit të shfrenuar të kapitalizmit, që “efektet anësore” të tregut të lirë të mund të kishin rënë më butë në shpatullat e pronarit të vogël, shtresave të pambrojtuara apo të paorientuara ende në sistemin e ri të marrëdhënieve ekonomike.

    Përtej analizës së hollësishme teorike dhe praktike që ai i bën transformimit të së majtës shqiptare nga një formacion me vlera dogmatike staliniste, në një forcë me identitet ideologjik të pangjashëm me përkatësinë e vetëdeklaruar ideore, paradigma që Fuga demonstron në libër rreth tranzicionit shqiptar, ia vlen të debatohet. Aq më tepër nga pozitat e një filozofie politike liberale kur pikënisjet e trajtimit të çështjeve janë krejt të tjera, janë krejt ndryshme. Por autori bën kujdes të mos “shprehet” për idenë se cilën mbron. Ai thjesht, si një studiues i vëmendshëm, na bën një renditje metodologjike të fakteve dhe realiteteve, të gjuhës politike dhe përmbajtjes së operacioneve qeverisëse. Falë kësaj, konkluzionet janë thuajse evidente.

    Një libër, i cili është më së shumti një esse diskrete e tipit të trajtesave politologjike franceze, ka një refleksion të lirë dhe detaje të spikatura. Ja një prej tyre, mes shumë të tjerëve, me domethënie për objektin e librit. Duke rimarrë domethënien e vendosjes së portretit të Enver Hoxhës në hollin e Ministrisë së Jashtme, si gjest i përkujtimit të të gjithë ish-drejtuesve të këtij insitucioni ai thotë: “Ky veprim tregon në mënyrë të qartë bashkëjetesën në politikën e së majtës të një projekti politik liberal dhe demokratizimi, me një përpjekje për të ruajtur kujtesën e vet historike, krejt të kundërt me të parin”. A nuk është kjo e majta shqiptare në kushtet e pragmatizimit pa anë a pa fund të pushtetit?
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #35
    Kjo eshte kryesisht natyre e te gjithe te majtave ne Bote. Demagoge e hipokrite qe ndryshe propagandojne e ndryshe veprojne.

  6. #36
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Redi mos ma merr per keq por ti flet sikur dje ke dale nga veza.

    Kush te ka thene ty se qellimi i te qenit politikan eshte te besh ate qe thua?? Sikur politikanet dhe politika te ishin te moralshem, do quheshin murgjer dhe murgjeri e jo politikane e politike. Megjithate nqs ti arrin te besh nje lidhje te drejtperdrejte se si imoraliteti ndikon per keq suksesin e politikanit une do behesha i gjithi veshe.

    Por politikani dhe Nano ne kete rast nuk eshte aty per ti sherbyer fjales se dhene por per ti sherbyer zgjidhjeve me optimale qe kerkon situata, qe mund te puqen apo mund te mospuqen me premtimet.

    Kjo eshte politika vete. Te mohosh kete do te thote te mohosh vete esencen e politikes, dhe vete forcen e suksesit te saj.
    Nqs nuk bindesh une mund te te sjelle ketu 14 faqe me raste ku politikanet perendimore kane genjyer fare hapur dhe prape kane qene shume te suksesshem.

    Por per ne ishte pikerisht mentaliteti liberal i majte i aplikuar nga Nano qe e cliroi shoqerine nga kthetrat e konfliktit dhe intolerances politike. Nano nuk zbriti nga kali per te ndeshkuar PD. Perkundrazi i dha doren per ta emancipuar ate. Nano i tregoi botes se ne nuk jemi njerez barbare qe vetem dime te burgosim, shajme, mallkojme e urrjeme njeri tjetrin ne emer te politikes por se dime edhe te merremi vesh, te debatojme, shtrengojme duart e bejme marrveshje. Nano i tregoi botes se ne shqiperi politika ka shprese dhe ajo mund te funksionoi si nje fenomen i civilizuar.

    Nano i tregoi botes se ne dime te mos ti kthjeme mosmarrveshjet e brendshme ne konflikte vetvrasese, qe ne dime te vetqeverisemi, e te mire-funksionojme ne shtet e komb (qe ne 97 nuk e kishim) edhe nen nje sistem liberalo-demokratik qe vetem pak vite me pare na katandisi ne kaos e anarki totale.

    Ky i dashur quhet emancipim dhe civilizim, se ne 97 ne vertetuam pikerisht pretendimin me te rrezikshem dhe me afer se vertetes te qarqeve anti-shqiptare ne kete bote; ate qe shqiptaret nuk jane ne gjendje te qeverisin vetveten.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zarathustra. : 17-04-2003 më 13:28

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079

    Emancipimi shoqeror

    Si shumekush ne forum edhe une kam rredh 7 vjet qe e vizitoj Shqiperine vetem pak jave ne vit dhe nuk pretendoj te jem ne dijeni te gjendjes se atjeshme. Sidoqofte ai pak informacion qe mund te merret nga shtypi ne internet eshte se ne akoma kemi mungese dritash, uji, shkollash, rrugesh automobilistike. Duhet shume durim per te arritur ne fund te listes. Ekonomia mbeshtetet ne te ardhurat e emigranteve nderkohe qe investimet pothuaj nuk ekzistojne. Valtuta e shiptareve harxhohet per industri te lehte apo ushqimore nderkohe qe te dyja jane krejtesisht te prodhushme ne vend. Sektoret jetike si telefonia e levizshme apo ai bankar jane ne pronesi te Greqise e cila akoma nuk ka gjetur kohe te heqe ligjin e luftes. Sistematikisht vendi renditet ne krye te listes se korrupsionit. Pushteti i mafias kohet e fundit ka arritur te shfaqet i plote, mjafton te kujtosh dy vrasjet e bujshme te dy javeshit qe sa kaloi. Panorama eshte shume shpresembytese dhe sigurisht qe mund ti shosh te tjera cene.

    Ndenese ne kushte te tilla per shtate vjet te qeverisjes se saj, PS ende eshte ne pushtet. Zgjedhjet e 2001 ishin te korruptuara sidoqofte ne rasten me te mire PD nuk mund te pretendonte se ishte me teper se 3-4% me teper se PS. Se fundi humbjet ne Bulqize dhe Elbasan, kjo e fundit e vetmja e fiturar nga PD ne 2001, perforcojne me teper idene se PD-ja nuk eshte gati dhe e afte per te mundur PS ne zgjedhje direkte. Cila eshte arsyeja per kete paradoks ne dukje ? Si mund te arrije PS te mbaje pushtetin, manipulimi nuk eshte faktori kryesor, kur ne cfaredo vendi te Lindjes ish-komuniste (nuk po permend Perendimin) kushte te tilla do ta conin partine ne pushtet ne nje opozite te pariparushme te pakten per nje 10-vjecar ?

    Pergjigje te percipta dhe per mendimin tim te pabazuara jane disa
    - sa kohe qe te jete Berisha ne krye te opozites, PS nuk ka per te humbur ndonjehere zgjdhje
    - manipulimet e Berishes ne 96 nuk jane asgje ne krahasim me ato te '01.
    etj.
    Nuk po zgjatem te shtjelloj se perse keto pretendime jane te pabaza, per me teper ne shqiparet kemi dhene prova qe nuk mund te jemi njerez te rrugeve te mesme.

    Mendoj se ne thelb paradoksi i qeverisjes se socialisteve mund te shpjegohet vetem me mungesen e emancipit te shoqerise. Cfare kam parasysh me "emancipim te shoqerise":

    - kulturen demokratike
    - lenia ne harrese e inteligjences
    - vetedijen per te drejtat dhe pergjegjesite

    Kultura demokratike ne Shqiperi eshte ne nivele te ulta dhe ska si te jete ndryshe kur jo rrallehere parlamenti kthehet ne ring apo kur debatet bien ne nivelin e pijetoreve, pa kursyer te sharat me nene e me moter.
    Televizionet jane shtuar si kerpudha kohet e fundit dhe shqiptaret mund ta konsiderojne veten me fat nga ana e ndeshjeve te futbollit. Por ne to mungon intelektuali, eksperti. Nje shembull sado i percipte: komentet ne tv-te amerikane apo europiane i bejne profesoret e politikes, historise etj sipas temes ne fjale. Por mua deri tani nuk me ka qelluar te shoh te njejten gje ne Shqiperi, tek ne komentet marrin persiper ti bejne gazetare ose opinioniste CV-ja e te cileve ende eshte e paditur per publikun.

    Por mangesia me e madhe e shoqerise tone eshte pavedija per te drejtat e saj. Ky eshte demi me i madhe qe na lane trashgim 50 vjet diktature. Ky eshte deh deshtimi me i madh i administrates se Berishes. Ne ende nuk kemi nje mekanizem shoqeror me ane te te cilit te kerkojme te drejtat elementare. Ne '96 ne Tirane u rrahen para kamerave drejtuesit e opozites se atehershme, Skrapari u deklarua si zone e fituar nga PD por pas kater muajsh pakkush u kujtua qe ta ndeshkonte kete akt me vote. Ne 2001 PS arriti te fitoje (sipas shifrave zyrtare) me 41% te votave 78 deputete direkte dhe te fuse ne parlament 3 deputete te Partise Agrare (probabiliteti qe nje shqiptar gjate jetes se vet te kete degjuar emer tjeter te PA pervec Xhuvelit eshte fizikisht 0). Ajo qe quhet shoqeri nuk u kujtua te protestoje per kete tallje dhe dhunim te se drejtes. Nuk jam marre ndonjehere me sociologji po mendoj se eksperiencat e diktatures te perforcuara nga kaosi i 97 kane krijuar nje ngerc ne kuptimin e plote te fjales.
    Si mund te kapercehet ky ngerc, kjo mpakje shoqerore ? Pergjigja eshte arsimimi ne terma afatgjate dhe media ne terma afatmesem. As njera as tjetra nuk japin shprese per mire.
    Ne 13 vjet pas-komunizem ne numerojme vetem nje universitet te huaj (e cile do i nxjerre te diplomuarit e pare pas tre vjetesh) dhe shume pak te tilla te mesme. Cilesia e mesimdhenies ne shkollat shteterore ka degjeneruar nderkohe qe ato shume te rinj qe jane shkolluar jashte nuk shohin ndonje arsye per te kthyer.
    Media eshte ende diletante ne rastin me te mire dhe e pabesueshme (dmth.) e blere ne rastin me te keq. Informacioni mungon, sensibilizimi eshte ne minimum.
    Druhem se zhvillimi me hapa kermillit i atyre pak gjerave te mira ne Shqiperia nuk do arrije ti kundervihet korruptimit total dhe pushtetit te mafias. Deri atehere ne kemi shume mundesi qe te shohim veten ne nje mini-Sicili ku biznesi i paligjshem do jete i vetmi mjet pasurimi.

    Qofsha i gabuar por ne ndryshim nga optimimistet, tani une nuk besoj ne nje Amerike qe do kerkoje te beje drejtesine ne Shqiperi Dikur besoja ne rikthimin e 3B-ve por tani jam pak me teper pragmatik. Amerika tani per tani dhe te pakten ne 10 vjecarin e menjehershem do jete e zene me vallen e naftes dhe Lindjes se Mesme dhe si zor qe do i digjet barku per popullin shqiptar qe ndonese eshte ne mes te Europes prape krahasohet me Kolumbine per nga shkalla e korruptimit dhe Azine e Larget per nga ana e mireqenies ekonomike. (Dikur nje bashkebisedeus nga Bangladeshi me beri pikerisht kete pyetje "Si eshte e mundur qe ne kerthize te Europer Shqiperia prape eshte kjo eshte sot ?".)

    Morali i fabules: per sa kohe qe do jemi kjo shoqeri qe jemi tani, ne jemi kandidati numer 1 per tu bere vrima e zeze e Europes. Per ta shmangur kete ogur te zi duhet ca me teper se personifikimi i Nanos/Berishes me djallin/engjellin. Por sidoqofte fillimin e dickaje te mbare e kane ne dore te dy, Nano ca me teper Berisha ca pak.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Ty albo apo alba, si e ke emrin ska shume renesi, te ka mbetur ora shume prapa ne 1997, ose nuk ke fare ore. A e kupton dot kaq gje te thjeshte se Nano ka arritur ti rezistoje kurtheve te politikes shqiptare per 12 vjet, relatvisht sukesshem? A nuk eshte kriteri vleresues i politikant jetegjatesia ne politike? A nuk e kupton qe ashtu si fitoi ne bulqize e ne elbsan PS do fitoje edhe ne 2005 ndersa Sal Ram Malsori do vazhdoje te kendoje elegji me cifteli per Azem Hajdarin, pa payetur veten nese duhet te pergjigjet me largimin e vet personal per nje seri humbjesh elekorale te PD?
    Per ate jetrin qe vazhdon te perserise balada te tipit 'nano-athina-boshti ortodoks- me vjen keq se e ka indoktrinuar Enver Hoxha se tepermi me nacionalizem patetik qe sheh tek cdo fqinj armikun shekullor e shqiperise. Vazhdo, shkruaj dhe ti ndonje bejte te tipit 'ne goje te ujkut hedhim valle/rrofsh e qofsh shqiperi e madhe/ o greqi o moj hale/. Edhe pas 10 vjetesh njesoj do ankohesh per greqine ndersa vete greqia i ka punet ne terezi.

  9. #39
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Peadix
    Mua me vjen shume mire qe ty shqiptarizmi te frymezon kaq shume por do te rekomandoja ti hidhje nje sy vetes ne pasqyre perpara se tia lesh veten ne dore emocioneve dhe ndienjave, dhe te shikosh aty (ne pasqyre) se ti nuk je "Nena Shqiperi".

    Keshtu pra o patriot, perpara se te na fillosh leksionet e denglave per patriotizmin shterp dhe te llafeve, do te kujtoja se shqiptaret gjate udheheqjes se Nanos nuk jane vrare me nga greket ne token e tyre, as jane s'pastruar me operacione "fshesa", por kane mbajtur mitingje e koncerte shqip ne mes te Athines ku u kane valvitur flamurin shqiptar grekerve mu ne surrat. Ishte Meta ai qe per here te pare guxoi ti kerkonte Grekve shqyrtimin e ceshtjes came ne mes te Athines, dhe se fundi ishte PS e Nano qe kane arritur te bindin qeverine Greke per hartimin e nje ligji qe parashikon rikthimin e pronave te cemerve. Ketu nuk po ze ne goje luften ne Kosove dhe mbeshtejen eksklusive te Nanos per UCK aq sa Thaci deklaronte ne New York se pa Nano nuk do kishte lufte ne Kosove si dhe faktin qe edhe ata pak shqiptare qe vajten per te luftuar atje ishin te gjithe ish-oficere te Hoxhes. Me thuaj pra o trim cilat jane arritjet e se djathtes per ceshtjen kombetare?? Me rendit qofte edhe nje percse llafeve te bukura.


    Ke te drejte qe ia rras Nanos te gjitha te zezat e shqiperise sot. Ne fakt kur Nano erdhi ne pushtet 75% e shqiptareve nuk dinin ku te conin parate, 70% e tyre punonin 2 apo 3 pune, dhe per shqiptaret krimi e korrupsioni ishin koncepte abstrakte. Ne ate kohe shqiperia ishte oaz, ku vinin e pinin uje gjithe intelektualet e botes dhe ata shqiptare e pane veten si pjesa me e privilegjuar e shqiperise. Le pastaj sigurimi dhe qetesia ne vend, cte te them, kaq e sigurte ishte shoqeria shqiptare saqe PD vendosi tu jape shqiptareve plot 2 milione kallashnikove dhe falas fare. Le me pastaj te flitet per kaos e anarki sic guxojne disa te thone se ndoshi ne 97.
    Ah po dhe sigurisht shqiperine ne arabi (Organizaten e Vendeve Arabe) e futi Nano nga burgu i Bences.

    Keshtu pra o trim, me duket se me keto qe keput je bere pak lesh arapi. Ty ose aq ta pret dhe ia keput si e "Jema e Zeqos nga maja e thanes" ose dje ke zbritur nga Hena dhe ke lexuar vetem 5 vjet histori.

  10. #40
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Pershendetje!

    Albo:
    "Ardhja ne pushtet e Berishes dhe partise se tij mund te ndryshoje shume gjera, por nuk do te jete ne gjendje qe te reformoje partine socialiste dhe pa nje PS te reformuar dhe ne legjitimitet politik, Shqiperia nuk do te gjeje dot kurre stabilitetin qe te gjithe shqiptaret presin. Shembulli me i mire per kete eshte viti 1997, ku pavaresisht nga nderhyrjet e vendeve fqinje, shtetit shqiptar nuk do ti ishte vene flaka po te mos implikoheshin direkt kreret e opozites te atehershme te majte."


    1- Une si Mariglen nuk ja jap voten Berishes pasi nuk besoj se ai do te jete nje zgjidhjeper te dale nga kjo gjendje.
    2- Berisha nuk ka sesi te reformoje PS-ne kur akoma ka nje grup njerezish tek te cilet nuk beson (Rasti me konkret eshte kur Berisha i dha farmanin per kontrollin e Edi Rames nje keshilltari te
    PD-se ne bashki pasi nuk besoi tek Olldashi.)
    3- Nuk ke si mbron Berishen per ngjarjet e 97 pasi ai ishte president dhe qe ketu del qe atij sduhet ti besohet me pasi sdi te beje punen e liderit te shqipetarve.

    Albo jane pjesa me e madhe e shqiptareve qe mendojne si une. "une-t" bejne pjes tek ata qe svotojne fare ose qe votojne per partite e dores se dyte tek te cilat mund te shihet nje hije shume e vogel shprese. Keta perbejne rreth 60% te popullsise Shqiptare.
    PAUCA SED MATURA

Faqja 4 prej 58 FillimFillim ... 234561454 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historia rreth vdekjes së ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 11:58
  2. Shkëlqimi i shkurtër i elitës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-12-2011, 08:40
  3. Shkëlqimi dhe rënia e Karamahmud Pashë Bushatliut
    Nga Xhuxhumaku në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-04-2011, 03:43
  4. Zbardhet mbledhja e Byrosë që zgjodhi pasardhësin e Enverit
    Nga shigjeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-10-2005, 08:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •