Close
Faqja 36 prej 58 FillimFillim ... 26343536373846 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 351 deri 360 prej 572
  1. #351
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,080
    Nga gazeta TemA



    Prokuroria e Pergjithshme therret botuesin e gazetes

    Prokuroria, hetime rreth vendndodhjes se kasetes

    Baze tha se Prokuroria eshte e perqendruar seriozisht
    tek hetimi rreth burimit te informacionit per shtypin
    per kete bisede dhe per vleresimet e shtypit per
    vertetesine e saj

    Mentor Beqa

    Botuesi i gazetes ‘Tema’ Mero Baze u thirr dje ne
    Prokurorine e Pergjithshme per te dhene shpjegime
    rreth botimit ne gazeten ‘Tema’ te faksimiles se
    transkriptit te bisedes mes kryeministrit Fatos Nano
    dhe ish kryetarit te Komisionit te Ligjeve, deputetit
    socialist Fehmi Abdiu ne dhjetor te vitit 1997. Zoti
    Baze u mor ne pyetje dje ne oren 09 deri 11:30 minuta
    nga prokurori Zamir Shtylla. Pas hetimit zoti Baze tha
    se Prokuroria eshte e perqendruar seriozisht tek
    hetimi rreth burimit te informacionit per shtypin per
    kete bisede, dhe per vleresimet e shtypit per
    vertetesine e saj. “Per dy ore e gjysme m’u desh te
    shpjegoja si e kisha siguruar transkriptin dhe pse e
    kisha botuar� tha Baze. Ai shprehu shqetesimin e tij
    qe Prokuroria nuk kishte thirrur ende personazhet e
    asaj bisede, Fatos Nano dhe Fehmi Abdiu, por po merrej
    me denoncuesit e kesaj ngjarjeje. Ai tha se ka nje
    seriozitet nga ana e prokuroreve per te mesuar cdo gje
    rreth burimit te informacionit dhe pak angazhim per te
    provuar zhvillimin ose jo te bisedes.
    Fillimisht ai u eshte pergjigjur pyetjeve per
    rrethanat ne te cilat redaksia ka siguruar nje dosje
    me dokumente rreth krimit te organizuar ne Shqiperi
    dhe ka konstatuar mes tyre transkriptin ne fjale. Zoti
    Baze tha se redaksia disponon dhe materiale te tjera
    komprometuese per zyrtare te larte te shtetit shqiptar
    dhe politikane, te cilet rezultojne te kene folur ne
    telefon me Zani Caushin apo figura te tjera te
    rendesishme te krimit ne vend pas vitit 1997. Ai po
    ashtu tha se redaksia ka plot dokumente, shume prej te
    cilave i ka botuar, qe vertetojne perfshirjen e
    zyrtareve te larte ne trafikun e klandestineve apo
    kontrabanden ne dogana. Ai tha se i ka kerkuar
    dhjetera here prokurorise t’i hetoje ato qe gazeta ka
    botuar, por nuk ka pasur kurre reagime. Tashme qe ne
    kemi botuar dicka qe eshte thene ne Kuvend, thirremi
    per hetime tha Baze, cka do te thote se prokuroria nuk
    ka prioritet hetimin e krimit, por hetimin e
    denoncuesve te saj.
    Nga pyetjet qe u bene m’u krijua ideja se prokuroria
    eshte e shqetesuar per gjetjen e nje burimi tjeter
    pervec zyrave te saj, ku mund te jete kaseta e ketij
    transkripti - tha Baze.


    Interviste me botuesin e gazetes ‘TemA’ Mero Baze, pas
    daljes nga Prokuroria


    Zoti Baze, cili ishte objekti i hetimit?


    Prokuroria ka nisur nje procedim penal pas denoncimit
    te zotit Lesi ne Kuvend dhe dy te dyshuarit e pare
    jane Nikoll Lesi dhe Mero Baze, nderkohe qe dy autoret
    e skandalit jane Fatos Nano dhe Fehmi Abdiu.

    Cfare ju pyeten prokuroret?


    Me pyeten cfare dija dhe cfare mendoja per kete
    bisede. U tregova praktiken e sigurimit te
    informacioneve te rezervura ne redaksi dhe menyren e
    perdorimit te tyre. U tregova po ashtu se burimi yne
    dhe burimi i zotit Lesi jane te pavarur nga
    njeri-tjetri.

    A dhate detaje per burimin?


    Natyrisht qe dhashe. U tregova si eshte kontaktuar
    redaksia me nje matereal te tille kater muaj me pare
    dhe pse ka vendosur ta botoje pikerisht tani.

    A ishin te motivuar prokuroret?


    M’u duk se po. Ishin shume te perqendruar te kuptonin
    nese ekziston ndonje kasete, pervec asaj qe Sokol
    Kociu thote qe i kam dorezuar Prokurorise se
    Pergjithshme. Ishin po ashtu te perqendruar tek fakti
    se si e kishim siguruar kete transkript. Nuk m’u duk
    se ishin te interesuar te degjonin se per ne ajo eshte
    nje ngjarje reale.

    Ne c‘kuptim nuk ishin te interesuar?


    M’u duk se ishin te bindur ne pafajesine e Fatos Nanos
    dhe po hetonin per fajesine e Nikoll Lesit dhe te
    gazetes ‘Tema’ qe e ka botuar. Ky eshte nje problem i
    madh per autoritetin e prokurorise.

    A mendoni se Prokuroria do te therrase Fatos Nanon?


    Ne ato zyra hetohen gjithmone kundershtare politike te
    qeverise dhe deri sa Nano te jete kryeminister, nuk
    besoj se do t’i ngjis ato shkalle. Ne ato zyra kane
    ndodhur turpe te padegjuara per historine e
    drejtesise. Atje jane hartuar deklarata politike
    kunder opozites dhe liderit te saj duke e cilesuar ate
    terrorist, jane montuar akuza qesharake, jane shpikur
    grushte shteti dhe ne fund nuk kane asnje te denuar.
    Nuk mund te presesh qe te njejtet njerez te hetojne
    kryeministrin. As emrin nuk ia zene dot ne goje Fatos
    Nanos. Me vjen keq qe e shikoj zotin Sollaku ne nje
    pozite te tille. Me duket me i terrorizuar tani, sesa
    nje ore mbasi i kishin vrare shoferin, ne syte e gruas
    dhe femijes se tij. Nuk e kuptoj cfare po ndodh me nje
    njeri qe ngjante se ishte i lire para ca kohesh.

    A kerkuan mendimin tuaj per kete?


    Po biles ne menyre te drejtperdrejte. U thashe se per
    bindjen time biseda eshte zhvilluar pasi thelbi i saj
    ka te beje me faktin qe kryeministri dhe ish-kryetari
    i Komisionit te Ligjeve kane udheheqyr levizjen per
    ndryshim te legjislacionit ne favor te uljes se
    denimeve per trafikantet e armeve dhe droges. M’u duk
    se kjo gje nuk pelqehej ne ato zyra dhe shpesh humbej
    etika e prokurorit duke te pyetur “a ke fakte qe Fatos
    Nano eshte trafikant armesh?!�. Kjo krijon idene se
    nje kryeminister duhet te quhet trafikant armesh apo
    droge, kur shikohet duke shitur kallashnikov ne pazar.
    Ky eshte primitivizem. Nje kryeminister trafikant e
    ben trafikun ne parlament, atje ku hartohen ligje qe
    favorizojne trafikun. Per te sigurar votat atij i
    duhen mandate te vjedhura dhe keto per shembull t’i
    siguron Gjykata Kushtetuese sic ka bere tek ne qe ka
    dhuruar 40 mandate. Fatos Nano dhe Fehmi Abdiu e kane
    bere kete. Trafikun e rendomte pastaj e bejne
    ushtaret. Po ashtu dhe trafiku i droges. Nuk mund
    thuhet kurre qe gruaja e Fatos Nanos eshte pare duke
    shitur droge, pasi ajo kurre nuk e ka bere nje veprim
    te tille. Ka te tjere qe punojne ne kete drejtim,
    mjaft qe te perdorin helikoptere apo te mos kene
    kontrolle ne autostrade, sic gaboi Pjerin Ndreu

  2. #352
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Fatos Nano: zëri i shqiptarëve në rajon, i barabartë me kombet e tjera të Europës juglindore




    Intervistë eksluzive me kryeministrin e Shqipërisë Fatos Nano.


    Pyetje:Zoti Nano, nënshkrimi i marrëveshjes koncesionale mes palës shqiptare dhe koncernit gjerman "Hochtief", është e para e kësaj natyre, për nga rëndësia dhe përmasat, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?

    Përgjigje: Sigurisht që kjo është e vërtëtë, por nuk është vetëm kaq. Ky koncesion i dimensioneve të tilla do të thotë se tregu, institucionet, shoqëria me përvojë, janë në gjendje të krijojnë patneritete të tilla të rëndësishme. Një proces ky, që me po kaq dinamikë afron Shqipërine me Bashkimin Europian dhe me NATO-n, sepse edhe ky koncesion përveç treguesve të fizibilitetit , interesave ekonomike, apo të qarkullimit të njerëzve dhe të mallrave ka brënda dhe treguesit e sigurisë dhe jam i bindur që marrja me koncesion për 20 vitet e ardhshme të aeroportit ndërkombëtar të Rinasit nga një firmë gjermane mjaft e njohur në botë, do të jetë lulja kryesore në një buqetë hapjeje investimesh të reja që me siguri do të pasohen drejt startimit të Lufthansës me një linjë direkte Frankfurt -Tiranë, për tu mbështetur jo vetëm nga bankat e rëndësishme gjermane apo agjensi të njohura gjermane si GTZ, por edhe nga kompani të rëndësishme si Siemens, Volksëagen, Daimler-Chrysler . Dhe këto dimensione janë shumë të rëndësishme edhe nga pikëpamja e tregut global.

    Pyetje: Zoti Nano,Kancelari Shrëder në fjalën e tij tha se mes Gjermanisë dhe Shqipërisë nuk ka pengesa politike, por procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE varet nga zhvillimet politike dhe ekonomike të brëndshme. Sipas jush sa i shpejtë duket një anetarësim i tillë, kjo duke u nisur me procesin e Asocim-stabilizimit, pas gjithë kësaj garancie që Gjermania ofron për investime në Shqiperi?

    Përgjigje: Ne kemi tashmë 14 vjet që punojmë për këto objektiva të rëndësishme globale për shqiptarët dhe Shqipërinë, kemi 14 vjet që punojme me Gjermaninë si lokomotivë e integrimit europian dhe si një nga zërat protoganistë të transformimit të Ballkanit Perëndimor ne fusha shumë prioritare të rëndësishme si ngritja dhe konsolidimi i institucioneve demokratike i administratës së re civile, i institucioneve të ekonomisë se lirë të tregut, i sipërmarrjes konkurruese vendase, që do shërbente si partner lokal për ndërtimet gjermane në Shqipëri. Duket se ritmet e larta të rritjes sonë në 7 vitet e fundit prej më shumë se 6,2% janë tregues i dinamikës, që do të vazhdojë edhe në procesin e arritjes së standarteve dhe të përafrimit të Shqipërisë në treguesit e integrimit të plotë në Bashkimin Europian brënda dhjetëvjeçarit të ardhshëm. Pra të kesh mirëkuptimin, mbështetjen, praninë dhe kontributin gjerman në këtë proces, sigurisht është një faktor i pazevëndësueshëm, determinnat për ta finalizuar të gjithë ecurinë drejt një Shqipërie eruopiane.


    Pyetje: Zoti Nano, si gjithë ndërkombëtarët,edhe Gjermania apelon që zgjedhjet e ardhëshme në Shqipëri si një ngjarje evinemente t´i përgjigjen standarteve europiane, çfarë reformash keni ndërrmarë dhe a është gjetur çelësi që do të hape dyert e bashkëpunimit për t´iu përgjigjur këtyre apeleve?

    Përgjigje: Zgjedhjet e 2005 sigurisht që do të bëhen në 2005 dhe tashmë gjithë procesi ka hyrë në shtratin e duhur për të ndërtuar pa konteste një klimë politike në një kuadër institucional, që jo vetëm garanton zbatimin e plotë të rekomandimeve të OSBE-së dhe të ODIHR-it, pra edhe të Bashkimit Europian, për zgjedhje brënda standarteve të kërkuara, por edhe që do të lërë në periferi cilindo faktor politik apo elektoral që vazhdon të mbetet i interesuar për kontestim zgjedhjesh, për kontestim rezultati të zgjedhjeve, për mbajtjen pezull, për reformën zgjedhore të kthimit prapa të klimës politike të dobishme për këtë qëllim. Zgjedhjet e ardhshme do t´i japin fund politikës negative në Shqipëri, protagonizmit që i shfrytëzon zgjedhjet negativisht, të mbajtura artificialisht në vemendje të shoqërisë shqipëtare apo të partnerëve, anormalitetin e funksionimit të zgjedhjeve, apo të politikës shqiptare. Unë shfrytëzoj këtë rast për të garantuar që mazhoranca dhe qeveria që unë drejtoj po bëjnë dhe do të vazhdojnë të bëjnë të gjitha përpjekjet ligjore, politike, administrative dhe financiare që zgjedhjet e ardhëshme të arrijnë standartet, të mirënjohura ndërkombëtarisht, që mbështesin një Shqipëri normale drejt integrimit europian.

    Pyetje: Zoti Nano, në kuadër të këtyre përpjekjeve, si kryetar i mazhorancës , kohëve të fundit keni përmendur një ripërtëritje të strukturave të PS, partisë suaj, çfarë nënkupton kjo, thjesht ndryshim emrash apo?

    Përgjigje:Nuk besoj se ky mesazh nuk është kapur dhe nuk po ecën.Nuk është fjala për zevëndësime mekanike emrash në drejtim.Është fjala për një zgjerim të patneritetit të partisë socialiste me forcat progresiste që udhëheqin reformat në Shqipëri, jo vetëm parti por edhe faktore apo grupe interesi të shoqërisë civile që nga sipërmarrja e ligjshme vendase deri tek organizata joqeveritare që me projektet shumë domethënëse ,mbështesin rritjen e shoqërisë shqipëtre në parametrat e sjelljes dhe të shkëmbimeve pro aktive në faktorë homologë në shoqëritë euoropiane. Në këtë pikëpamje, sigurisht që do të ketë fluks më të freskët, më të madh dhe më përfaqësues të të gjithë këtyre faktorëve progresist reformatorë edhe në përfaqësitë tona parlamentare politike qeverisëse , në shoqërine e hapur dhe në patnerët ndërkombëtarë të pranishëm në Shqipëri.

    Pyetje: A do të thotë kjo se do të këtë ndryshime edhe në qeveri, po pretendimet e patnerëve për qeverisjen tuaj si e shihni?

    Përgjigje:Qeveria bën reforma, udhëheq reformat duke u reformuar edhe vetë ,ashtu si partia socialiste dhe nuk besoj që edhe në qeveri reforma është ngriu prift të ulet hoxha apo anasjelltas.Unë besoj shumë tek vazhdimi i këtij patneriteti serioz dhë të orientuar nga reformat euroatlantike dhe me aleatët,prandaj do të punoj me ta që të gjithë së bashku të fuqizojmë lidhjet me spektrin aktor që çojnë përpara transformimin europian të shoqërisë shqiptare dhe të menjanimit të konflikteve brënda koalicionit që do të largonin patneritetin me shoqërinë civile që përfaqëson shumë më tepër votues se sa anëtarët e partive.

    Pyetje:zoti Nano ,para pak kohësh ambasadori i BE-së në Tiranë Salzman , në një intërvistë me Deutsche Wellen , kritikoi qeverisjen tuaj për ngadalësimin e reformave në Shqipëri..?

    Pqrgjgije:Unë do të vlerësoja faktin se në takimin që pata me Kancelarin gjerman, ai vlerësoi në mënyrë të sinqertë, realiste se midis Berlinit dhe TiranëS nuk ka asnjë problem politik dhe kur kjo deklaratë del nga mendja dhe zemra e Europës, nga një patner kaq i rëndësishëm në Europën e bashkuar, siç është Gjermania, unë besoj se reflekton në marrdhënjet tona, me Bashkimin europian dhe Brukselin. Fakti që disa nga protagonistët udhëhiqen nga përfaqësues dhe ekspertë të fushës së politikës gjermane, siç janë Saltzman apo Priebe, është një garanci e qartë dhe pa ekuivoke, se shqiptarët dijnë të zgjedhin liderët e tyre, kanë patnerë të sigurtë në qarqet europiane apo të vendeve anëtare që përfaqësohen edhe me ambasadorin Salzman.

    Pyetje: Edhe për Kosovën viti i ardhshëm është vit vendimtar. A pritet ndonjë ndryshim në qendrimin e saj nga Tirana zyrtare ,përveç mbështetjes për standarte para statusit, zoti Nano?

    Përgjgije:Unë besoj se Kosova dhe Prishtina zyrtare janë edhe për shkak të zgjedhjeve të fundit, në rrugën e duhur të kontributeve në rajon për bashkëpunim hapje dhe integrim jo vetëm midis vendeve të rajonit, por edhe me Europën e bashkuar.Si pasojë, autoritet e konfirmuara në zgjedhjet e fundit në Kosovë janë edhe për Tiranën zyrtare një intolokutor i sigurtë dhe i besueshëm, ashtu siç po bëhen edhe për Uashingtonin dhe Brukselin apo kryeqytete të tjera të pranishme në rrugën e e përfshimit të inisiativave dhe të zbatimit të programeve të përbashkëta që zgjerojn kufijtë, hapin kufijtë, tregjet.Së fundi më vjen mirë që zëri i shqiptarëve në rajon, në procesin e integrimit euroatlantik po bëhet jo thjesht më i fuqishëm, por i barabartë me kombet dhe vendet e tjera të Europës juglindore.

    Mimoza Cika Kelmendi
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #353
    i/e regjistruar Maska e Me^bind
    Anëtarësuar
    12-11-2004
    Vendndodhja
    diku ketu
    Postime
    56
    Ardhja ne pushtet e Berishes dhe partise se tij mund te ndryshoje shume gjera, por nuk do te jete ne gjendje qe te reformoje partine socialiste dhe pa nje PS te reformuar dhe ne legjitimitet politik, Shqiperia nuk do te gjeje dot kurre stabilitetin qe te gjithe shqiptaret presin. Shembulli me i mire per kete eshte viti 1997, ku pavaresisht nga nderhyrjet e vendeve fqinje, shtetit shqiptar nuk do ti ishte vene flaka po te mos implikoheshin direkt kreret e opozites te atehershme te majte.

    PO cdo bej berisha!? apo do prish edhe ato 5 Km rrug qe ndertoi meta.. se tjeter ska cben me.
    Ne flasim gjuhen tuaj. Ne perkthejme idete tuaja.


    Amantya Communications!

  4. #354
    i/e regjistruar Maska e Me^bind
    Anëtarësuar
    12-11-2004
    Vendndodhja
    diku ketu
    Postime
    56
    Citim Postuar më parë nga Albo
    .

    Ardhja ne pushtet e Berishes dhe partise se tij mund te ndryshoje shume gjera, por nuk do te jete ne gjendje qe te reformoje partine socialiste dhe pa nje PS te reformuar dhe ne legjitimitet politik, Shqiperia nuk do te gjeje dot kurre stabilitetin qe te gjithe shqiptaret presin. Shembulli me i mire per kete eshte viti 1997, ku pavaresisht nga nderhyrjet e vendeve fqinje, shtetit shqiptar nuk do ti ishte vene flaka po te mos implikoheshin direkt kreret e opozites te atehershme te majte.

    PO cdo bej berisha,!? Apo do prish edhe ato 5 Km rrug qe shtroi Meta, se tjeter ska cben me, se nuk ka "tru" per te ber nje shtet "demokratik"


    Ne flasim per nanon, kusar bandin etj etj.. po harrojm Grusht shtet-in qe beri saliu, e shum e shum gjera te tjera qe kan ndodh ne tropoj.. nga njerzit e tij...

    Shtet demokratik Shqiperia do behet kur te zhduket korrupsioni ne radhet e qeveritarve!.

    Nano & Saliu , jan si Moter e Vlla .


    Me respekt Gesti
    Ne flasim gjuhen tuaj. Ne perkthejme idete tuaja.


    Amantya Communications!

  5. #355
    i/e regjistruar Maska e Me^bind
    Anëtarësuar
    12-11-2004
    Vendndodhja
    diku ketu
    Postime
    56
    PO te meresh me politik, mbetesh pa buk per dark... Shifni me mire punen o popull


    Gesti
    Ndryshuar për herë të fundit nga Me^bind : 21-11-2004 më 05:10
    Ne flasim gjuhen tuaj. Ne perkthejme idete tuaja.


    Amantya Communications!

  6. #356
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    KUVENDI VENDOS SOT PER HETIMIN E NANOS


    Kuvendi do te votoje sot nje kerkese te 35 deputeteve te opozites per ngritjen e komisionit hetimor per kryeministrin Nano, i cili mendohet te jete i implikuar ne trafik armesh dhe ne aksidentin e Shkallnuerit. Sipas deputeteve nismetare, ngritja e ketij komisionit kerkohet per "hetimin e akuzave publike te bera per kryeministrin per perfshirjen e tij ne trafik armesh, aksidentin rrugor me pasoje vdekjen e nje shtetasi dhe veprime ne fyerje te zise kombetare". Duke ju referuar nenit 77, pika 2 e Kushtetutes, grupi i deputeteve kerkon ngritjen e komisionit hetimor duke iu referuar fakteve me te fundit te publikuara nga deputeti Nikolle Lesi, ne kohen kur ky i fundit foli para ligjvenesve shqiptare ne mbrojtje ndaj kerkeses se bere nga Gjykata e Larte per heqjen e imunitetit. Ne kete relacionin qe shoqeron kerkesen e deputeteve thuhet qarte se mbare shoqeria shqiptare eshte njohur me faktet tronditese te veprimtarise se kryeministrit, perfshirjen e tij ne disa afera te ndyra trafikimi si dhe perfshirjen e tij ne nje aksident rrugor me pasoje vdekjen e nje shtetasi, te denoncuar dhe me pare publikisht nga politikanet shqiptare. Ambienti i ri kerkon domosdoshmerisht futjen e institucionit me te larte ne Shqiperi, Kuvendit te Shqiperise, ne kerkimin per zbardhjen e se vertetes nepermjet instrumentit te hetimit parlamentar. "Morali i kryeministrit te nje vendi nuk eshte morali personal i nje individi me pushtet, por vlera e perfaqesimit te shoqerise se ciles i perket, per pasoje cdo atakim i figures se tij, per me teper me te tille seriozitet dhe te tilla permasa, kerkon shqyrtimin serioz per te pare dhe nxjerre te verteten ashtu sic eshte", thuhet ne kete relacion te pergatitur nga ligjvenesit shqiptare.


    Marre nga KOHA JONE
    Ndryshuar për herë të fundit nga kolombi : 21-11-2004 më 23:18
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  7. #357
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Fatosi do te shkoje ne fund te greminese. Ai e prishi shqiperine fare dhe eshte e vertete ajo qe thone per te se eshte kriminel i madh. Ne Itali permendet shume shpesh qe Fatosi ka lidhje mafioze me Silvio Berlusconin. shume droge dhe marifete te tjera kembejne ato te dy. Shqiperia eshte prishur shume ne regjimin e fatosit. Ne kohen e SALI BERISHA kishte pamje tjeter Shqiperia. Te gjithe kishin lek neper xhepa. Benim qefe dhe prishin leka me shumice. Vetem me disa gjera te vogla e prishi ai. Solli te tere tropojanet dhe kukesionet ne shqiperine e mesme dhe e ndyu shume vendin. Vendosi shume miq te vetet neper postet e qeverise dhe pastaja e prishi fare kur la gjithe popullin pa asnje leke sepse ja morrene firmat piramidale. Perseri SALA eshte njeriu me i mire per shqiperine. Oh, une vdes kur e shikoj ne televizor. Me kujton Stelion te filmat qe benin Olio dhe Stelio. Eshte edhe shume patriot thone. Do ndjehesha shume krenar kur te shikoj fatosin te uli bishtin. Me mire mjeku nga tropoja sesa diplomati fatos. Keshtu mendoj una.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #358
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Nano, as hyri në Kavajë dhe, as takoi kavajas.

    Kryeministri Fatos Nano hëngri dje një drekë të bollshme në një prej lokaleve të tij në hyrje të qytetit të Kavajës dhe u përpoq që në gusto e sipër, ta quajë këtë edhe si takim me kavajasit. Duke bërë gallatë me suitën që kishte mbledhur rreth vetes, kryeministri deshi që kënaqësia e një dreke t'i quhet si pjesë e bashkëbisedimit të tij me elektoratin e vet në qytetin bastion të Partisë Demokratike.

    Për ata që e njohin sadopak Kavajën, është fare e qartë se kryeministri as ka hyrë në atë qytet dhe as është takuar me banorët e tij. Të gjithë e dinë se lokalet ku Nano drekoi dhe bëri sikur u takua me njerëz të PS-së në Kavajë, ndodhen disa qindra metra përpara se të hysh në qytet. Jo se në Kavajë është e ndaluar të hyjë kryeministri, i cili edhe mund të zhvillojë atje mbledhje partie. Në rast se kjo do të ishte e vërtetë, nuk do të kishte asgjë të keqe.

    Por Nano nuk ka pse të shkojë në Kavajë dhe nuk ka pse i takon fare kavajasit, sepse në 7 vjet të pushtetit të Partisë Socialiste ka bërë ç'është e mundur për ta goditur me ç'të mundet atë qytet.

    Nano nuk mund të konsiderojë si kavajas as fshatarët që janë pronarë të lokalit ku ai bëri gallatë dhe as rojet e shoqëruesit e tij, që ishin ulur përballë tij, për të krijuar idenë e bashkëbisedimit me elektoratin. Po kështu dihet që kavajas nuk janë as ministri Arben Malaj dhe as prefekti Besnik Dervishi.

    Përveç deputetit socialist dhe një gruaje të Partisë Socialiste, dje rrotull kryeministrit nuk kishte asnjë kavajas tjetër. E pra, e gjithë retorika që kryeministri përdori dje në të ashtuquajturin takim në qytetin e Kavajës, nuk ishte gjë tjetër veçse një shaka nga ato që Fatos Nanos i vijnë sa herë që i pëlqen dreka apo darka që ha nëpër restorante dhe sa herë që i ngre adrenalinën xhini tonik. Pija e tij e preferuar.

    Të paktën socialistët e Kavajës t'i kishte marrë me vete në atë të ashtuquajtur takim dhe do t'ia kishin quajtur që kishte hyrë në qytet. Sa ata, pavarësisht se janë shumë pak, janë një realitet që duhen respektuar në Kavajë. Por me sa duket, edhe atyre vetë nuk u ka ardhur mirë që të shndërrohen në një sallatë ruse të drekës me karkaleca apo me arragosta që ka ngrënë kryeministri dje në një lokal në hyrje të Kavajës, të cilit i kishte lindur në mendje që ta quante si takim me socialistët e atij qyteti.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  9. #359
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Moderator ...


    a i mbledh ne nji vend po munde krejt ceshtjet "Nano-Shkallnuri-Rogneri" ..



    ..KJ

    ----



    E Enjte, 25 Nentor 2004


    NJE FEMER NE MAKINEN E NANOS

    Nata e Krimit/Cila eshte gruaja e udhetimit fatkeq. "Ne shkurtin e vitit 2001, askush nuk e dinte se Fatosi kishte lidhje jashtemartesore. Zbardhja e aksidentit nxirrte edhe sekretin e madh te katarsistit"

    "Aksidentet ndodhin s'ke c'i ben. Puna eshte qe Nano eshte e keqja me e vogel". Ky eshte argumentimi qe i bejne fshehjes se aksidentit te Shkallnuerit, deputetet socialiste ne perpjekje per t'i dhene nje alibi kryeministrit Fatos Nano i cili eshte nje nga te dyshuarit kryesore per ngjarjen qe i kushtoi jeten shtetasit te quajtur Petrit Islami. Duket se te gjithe anetaret e grupit parlamentar te PS-se jane te ndergjegjshem per ate c'ka ndodhi ne fillim te muajit shkurt 2001 ne nje fshat prane Durresit, por ata nuk mund ta pohojne publikisht kete gje. Madje, nje nga deputetet socialiste, deputet i njeres prej zonave zgjedhore ne veri te vendit, dikur mik i Nanos dhe partizan i "levizjes per katharsis", pohon per "Koha Jone" nje te vertete ne forme alibie, por njekohesisht te tmerrshme. "Fatosi edhe mund ta kishte publikuar aksidentin, se keto ngjarje ndodhin. Sic beri Sokoli (Nako) dhe tani eshte njeri i nderuar. Por, puna eshte se ai ishte ne makine me nje femer ate nate, qe nuk ishte gruaja e tij dhe pastaj njerezit do te flisnin. Deri atehere (shkurt 2001) Fatosi kishte deklaruar se vazhdonte jeten normalisht me Rexhinen dhe publikimi i emrit te gruas simpatike, do te perbente nje skandal me vete. Keshtu qe Fatosi vazhdoi rrugen me ate benzin tjeter dhe kjo pune u mbyll nga ata miqte e Durresit", u shpreh per "KJ", deputeti i PS-se. Ai shtoi se "ne ate kohe, pra ne shkurtin e vitit 2001, askush nuk e dinte se Fatosi kishte lidhje jashtemartesore".

    Si rrodhen ngjarjet

    Aktualisht Prokuroria e Pergjithshem po heton per aksidentin e Shkallnuerit. Vete Fatos Nano nuk e ka mohuar asnjehere, madje as indirekt, se nuk eshte protagonist i atij incidenti qe i shkaktoi vdekjen shtetasit Petrit Islami. Familja e viktimes ka dyshime te forta se autor i vrasjes se paqellimte eshte Kryeministri aktual. Nderkohe, ish-shefi i qarkullimit Rrugor te Durresit ne kohen e aksidentit te Shkallnuerit, krim per te cilin akuzohet Fatos Nano, eshte aktualisht shef i rendesishem ne Drejtorine e Personaliteteve, ne Garden e Republikes, ne Tirane. Kete e konfirmoi disa dite me pare per "KJ", Drejtori i Pergjithshem i Policise, Ibraj. Sqarojme se ne kete Drejtori behet shoqerimi dhe ruajtja e Personaliteteve si Presidentit te Republikes, Kryeministrit, Kryetarit te Kuvendit, Prokurorit te Pergjithshem, Kryetarit te Gjykates Kushtetuese, Kryetarit te Gjykates se Larte dhe ministrave. Robert Qirio ka qene shef i qarkullimit Rrugor ne Durres ne kohen kur ka ndodhur aksidenti i Shkallnuerit qe solli per pasoje vdekjen e shtetasit Petrit Islami. Ky krim mbeti gjithnje i pazbardhur nga drejtesia, per shkak se autori ishte nje njeri me imuitet qe e ndaloi Prokurorine te hetonte. Media dhe politika ka akuzuar zotin Fatos Nano si autor te aksidentit, dhe qe ka fshehur krimin, duke e hedhur viktimen ne kanal dhe duke u larguar pa lene gjurme. Por dosja hetimore eshte pezulluar per mosgjetje te autorit te krimit nga prokuroria e Durresit.

    Gruaja e mistershme

    Per gruan qe e shoqeronte Nanon ne makinen e krimit, dihen shume gjera. E para, ajo ka qene dhe eshte simpatike. Ka pasur dhe ka ndikim tek Kryeministri. Ne kohen e aksidentit, nuk njihej ne publik, por tani eshte nje nga grate me te fuqishme ne vend, duke zoteruar jo vetem biznese, por edhe te drejta, ekskluzivitete e licensa te ndryshme, gjera qe s'jepen pa miratimin e saj. Kjo grua, te cilen Prokuroria e gjen fare lehte se kush eshte, nuk gezon imunitet, keshtu qe mund te ndihmoje ne zbardhjen e ngjarjes. Pra, pervec Ministrit aktual te Kultures, i cili ka imunitet, eshte edhe nje shtetase pa imunitet qe mund te ndihmoje drejtesine. Organi i akuzes duhej te ishte interesuar shpejt se kush ka qene ne makine me Nanon, ate nate te ftohte te shkurtit te vitit 2001. Keshtu do te kishte vene ne vend drejtesine ne kohe.

    Re.Po

  10. #360
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Sipas Protokollit të Shtetit fotoja e Presidentit është e detyrueshme

    Nano heq nga zyra foton e Moisiut

    A.Rama

    TIRANE- Ata njerëz të zakonshëm që kanë vizituar dje zyrën e kryeministrit Fatos Nano, mund të mos kenë vërejtur ndonjë mungesë në mobilimin e saj. Madje në këtë drejtim dikush mund të ketë ngelur i shokuar nga luksi, që për të konsiderohet i pazakontë. Por ndonjë sy i vëmendshëm që nuk i shpëtojnë detajet, ka arritur të fiksonte se në murin e zyrës së Nanos dhe pikërisht prapa tavolinës së punës së kryeministrit mungonte portreti i presidentit Alfred Moisiu. Në atë vend Nano duhet se ka preferuar të mbajë të varur përkrenaren e Skënderbeut e cila është edhe pjesë e stemës së Republikës së Shqipërisë. Sipas ligjit “Për Protokollin”, në të gjitha zyrat e titullarëve të shtetit, apo edhe zyrtarëve të tjerë është e detyrueshme që të mbahet portreti i kryetarit të shtetit si dhe simbole të tjera siç është stema e Republikës. Protokolli në fjalë është miratuar nga qeveria e kryesuar nga Nano një vit më parë, pas ndryshimeve për organizimin e ceremonialit zyrtar. Askush nuk mund të thotë me saktësi, nëse kjo është një neglizhencë e momentit, apo mungesa e fotografisë së presidentit Moisiu në zyrën e Nanos, vazhdon që nga dita kur ky i fundit ka hyrë në atë zyrë. Pra në rast se nuk është vendosur asnjëherë fotografia e kreut të shtetit, përafërsisht Nano, ka thyer me vetëdije rregullat e protokollit shtetëror për gati 28 muaj, koha e plotë kur ai është mandatuar si kreu i ekzekutivit. Të gjitha kamerat televizive, që janë lejuar dje të futen në zyrën e Nanos, e kanë filmuar mungesën e fotografisë presidenciale. Më tepër se dy vjet më parë, pak kohë pasi Moisiu u zgjodh President, është konstatuar se në Gjykatën Kushtetuese, nuk ishin vendosur portretet e tij. Por pas publikimit të këtij fakti, ish -kryetari i Gjykatës Kushtetuese Fehmi Abdiu, urdhëroi vendosjen e portreteve menjëherë. Ndërkohë nuk dihet nëse kjo gjë do të ndodhë edhe me kreun e qeverisë. Pra nëse ai do të punojë në të ardhmen në zyrë me portretin e presidentit Moisiu në mur.
    Dje zyra e kryeministrit ka qëndruar e hapur për rreth tre orë për vizitorët. Një grup nxënësish të dalluar kanë zënë vend në tavolinën ku kryeministri zhvillon të gjitha takimet. Hapja për qytetarët e Pallatit të Brigadave, zyrës së kryeministrit dhe zyrës së kryebashkiakut ndodh për herë të parë këtë vit, në 60 -vjetorin e Çlirimit të vendit, pas një propozimi që Edi Rama bëri një muaj më parë.
    Madje në vizitën që nxënësit e 10-tave bënë në Pallatin e Brigadave u shoqëruan nga presidenti i Republikës, kryeministri dhe kryebashkiaku i Tiranës. Një ciceron u ka shpjeguar vizitorëve dhomat e pallatit dhe historitë që lidhen me secilin nga mjediset e këtij pallati madhështor. Pallati i Brigadave u ndërtua për të qenë rezidenca e Mbretit Zog, por pas pushtimit nga Italia, pallati iu la Viktor Emanuelit të 3-të, i cili megjithatë nuk fjeti aty asnjë natë. Pas Çlirimit gjithë brigadat partizane u mblodhën aty për të shpallur çlirimin, ngjarje nga ku mori emrin “Pallati i Brigadave”.

Faqja 36 prej 58 FillimFillim ... 26343536373846 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historia rreth vdekjes së ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 11:58
  2. Shkëlqimi i shkurtër i elitës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-12-2011, 08:40
  3. Shkëlqimi dhe rënia e Karamahmud Pashë Bushatliut
    Nga Xhuxhumaku në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-04-2011, 03:43
  4. Zbardhet mbledhja e Byrosë që zgjodhi pasardhësin e Enverit
    Nga shigjeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-10-2005, 08:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •