Trafikanti i drogës sajoi e shkroi "dokumentin Lesi"
Tirane- Ka gënjyer të hënën në Kuvend Nikollë Lesi kur tha se, Dokumenti që ishte një transkriptim i përgjimit të një bisede mes Fatos Nanos dhe Fehmi Abdiur i ishte dhene nga një ambasë e huaj mike. Nikollë Lesi gënjeu edhe kur tha se një kopje e këtij materiali gjendet në SHISH dhe një kopje në Prokurorinë e Pergjithshme.
Nuk i dinte apo e bëri qëllimisht?
Ekspertë të hetimit dhe ekspertimit te dokumentave thanë dje se, deklaratat kanë qenë të qëllimshme për të zhdukur vemendjen e kujtdo profesionisti nga burimi real i dokumentit të cituar - nëse mund të quhet i tillë, ai nuk ka as numër protokolli, as referenca arshive etj.
Pikërisht për këtë qëllim, janë përmendur tre adresa që njerëzit të mendojnë hëm se biseda është përgjuar nga një shërbim i huaj, hëm se biseda është përgjuar nga Shërbimi Informativ Kombëtar, hëm se biseda është përgjuar nga oficere të policisë gjyqësore të Prokurorisë së Përgjithshme.
Por dje, institucionet e përmendura më lart përgenjeshtruar zyrtarisht ekzitencën e një dokumenti të tillë si zyrtar e të protokolluar deri mohuar egzistencën e tij në ato zyra edhe si copë letër.
Publikimi në gazetë i faksimileve të disa prej faqeve të dokumentit të cituar nga Lesi, ka bërë të mundur identifikimin pjesor të autorit të tekstit. Në fund të çdo faqeje në krahune djathtë çdo fletë është e firmosur me një firmë lehtësisht të dallueshme.
Burime të ndryshme të zyrave të institucioneve të mësipërme dalluan atje firmën e një ish zyrtari të lartë të policisë - deri në rang komisari dhe zyrtar i lartë i Prokurorisë së Pergjithshme - deri në rang drejtori i Policisë Gjyqësore. Zotëria në fjalë, natyrisht që në 1997 nuk i zotëronte këto funksione, dhe patjetër nuk mbante gradën Kolonel. Zotëria në fjalë po kryen dënimin pas një vendimi që Gjykata e Apelit i dha pas gjykimit të një çështjeje të krimit të organizuar që lidhej me një rrjet droge të hetuar në Shqipëri, Itali, Kolumbi, SHBA. Trafikanti i droges njihet si një personazh mediatik, veçanërisht gjatë periudhës kur i shpëtoi policisë për rreth një muaj që e kërkonte për ta arrestuar tek sa shfaqej vazhdimisht në gazetën "Koha Jonë" dhe më tej në televizionin "Koha" atëherë prone e Nikollë Lesit.
Kryeministri Nano, kërkoi të hënën vonë hetime për autententicitetin e dokumentit të cituar nga Lesi, ndërkohë që dje u provua zyrtarisht se ai është një dokument i sajuar për faktin se me datën 15 dhjetor 1997 kur thuhet se është regjistruar biseda, zoti Nano ndodhej në Londër e jo në Tiranë.
Natyrisht që hetimet do të shtrihen tek firma tashmë.
Krijoni Kontakt