Close
Faqja 33 prej 58 FillimFillim ... 23313233343543 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 321 deri 330 prej 572
  1. #321
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Shqiptaret kur nuk kane mundsi me bo qef vet turren e shajne gjith inat e xhelozi 'pse ben qejf ti'? Cmira eshte ne genin tone, e veshim pak me arsyetime parimore e dokrra si keto,dhe oburra, te shajme qerratallaret. Po pse pak qejf kane bere ne pushtet, Andreoti, Kraksi, Papandreu, Klintoni, Gonzalesi e Kohli qe te cohemi ne brekegrisurit nga shqiperia e tu japim mend? Sal mrroklla boni ditlindjen aheng e kalum ahengu mu ne mes te zise, ene mir e boni se i gjalli me te gjallet.

  2. #322
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Cdo popull meriton qeverine qe ka.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  3. #323
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Nga aksident autobuzash ne pergjegjesi politike. Hajde diskutim hajde. Tema u hap per rafmetlinjt, ju thoni Sala e Tosi. Tosit i takonte me ndejt ne Shqiperi, se helbete dite zie ishte dhe eshte K/Ministri vendit, te pakten per hir te atyre 15 Gjimnazisteve se nuk ishin pleq, qe e kishin henger me kohe te tyren. Sa per Salen, ja boni respektin qe i takonte ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  4. #324
    gone Maska e helene
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    nc nc nc cn cnc nc
    Ndryshuar për herë të fundit nga helene : 22-10-2004 më 05:24

  5. #325
    gone Maska e helene
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Pershendetje te djathteve dhe te majteve,
    Zakonisht me bejne shume pershtypje te gjitha temat per politiken qe hapen ne forum,po kjo eshte nga ato e bejne per te qeshur dhe per te qare njekohesisht.
    Ketu te gjithe thone qe shqetesohen per Fatin e Shqiperise ,dhe u grine neper debate pa fund mbi te gjitha duke nxjerre artikuj te cilat Ndoshta paraqesin thjesht mendimin,opinionin e dikujt per fenomenet qe ndodhin,po ka kurajo ndonjeri te thote çfare me te vertete ka bere, te thote mendimin e vete dhe te tregoje qe me te vertete diçka ka bere ose do beje, te pakten do perpiqet qe keto fenomene te zhduken.Pastaj ka ca tipa si puna e ketij Albos qe pretendojne qe Fatos Nano te mare parasysh parashikimet e "Fabulat" koti qe shkruajne,veçse Fatos Nano eshte shume lart per te degjuar zhurmen e forumit te Albos.
    Une nuk pretendoj qe marr vesh nga politika,dhe as dua te them mendimin tim si eksperte,po thjesht si nje njeri qe e shef realitetin nga me afer prej nga e shifni shumica prej jush.Perderisa ne kete forum ka shume anetare qe politiken e kane qejf,ndoshta do ishte me mire qe te mos mjaftoheshin ne debate boshe.Politika shqiptare nuk ka per te kaluar kufijte ku ka qendruar per 15 vjete sepse politikanet jane te gjithe te vjeter,te edukuar dhe te mbrujtur me parime komuniste qe pavaresisht se i mohojne i kane nga i pari te k i fundit,po akoma me shume u pelqen totalitarizmi,qeverisja gjithnje ne interes te vetes se tyre dhe klaneve te tyre,ndaj nese ju shqeteson me te vertete e ardhmja e Shqiperise do ishte me mire te mos mjaftoheshit ne keto debate qe per qeverine s'jane as baras me nje pickim mushkonje.
    Une mendoj qe do ishte mire te perkrahej levizja Mjaft ne perpjekjet qe ben per voten e emigranteve kudo qe jane,keshtu te pakten disi do mund qe edhe mendimi i njerezve me te njohur me zhvillimin dhe me largpames te merret parasysh,sepse ndoshta keta njerez eshte me pak e mundur qe te korruptohen ne krahasim me nenpunesit e shtetit apo njerezit e varfer qe jetojne ne Shqiperi.
    Politika shqiptare ka nevoje per njerez te rinj,ndaj Zoti Ilirjan kur te eshte ne mendime mbi te gjitha fati i Shqiperise dhe kur ke kaq kohe qe ke mbaruar shkollen dhe thua qe do shkosh ne Shqiperi ki parasysh qe Shqiperine s'e ndertojne dot ata qe aty kane mbetur dhe boll hape tema qe s'te çojne ne asnje lloj konkluzioni, vetem per vetekenaqesi ,apo per te bindur veten qe po ben diçka per Shqiperine.Kur ndonjehere te shikosh Fiks fare problemet qe jane aty shumezoji me çdo banor te Shqiperise dhe te shikosh qe eshte me e lehte te levizesh gishtat mbi tastiere sesa te vish ketu dhe te perballesh me gjithe keto veshtiresi,eshte me kollaj te gjykosh sesa te gjesh zgjidhje.
    Shpresoj me te vertete qe nje dite te gjithe ketu te bien dakort te pakten ne faktin qe debatet i kane sjell me shume deme vendit tone duke i bere te humbasin ore te tera te vlefshme pa arritur ne asnje konkluzion.Nese me te vertete e keni ne zemer te ardhmen e Shqiperise me mire te veproni.

    Me respekt per çdo bindje dhe pikepamje politike,gjithnje ne te miren e te ardhmes tone!

  6. #326
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga manoklla
    Po kyeminister esht ai, edh qejf do boj e nuk do rri gjith diten ne zyre si peshkop, si ai zylyfi Sala qe edhe kur ka party pi vetem uje me gaz ose limonate. Hajde mrrokell hajde.
    Bill Klinton e kishte kthy zyren ovale ne kuplara, ene ai o presidenti amerikes kurse ju boni gam gam si leprat kot me kot. Mire e bo o Tos se nji here te jepet rasti me qen kryeminister.
    Sepse shqiptaret jane mendjelehte dhe trapa qe mendojne si puna jote hallall ta kene Nanon dhe mizerjen ne te cilen jetojne....

    Ti krahason Shqiperine me USA, deri tani ku jetoje? Kur zbrite nga Marsi?
    Apo te ka mbet sahati kur ishe 6 vjec sepse nga menyra si shprehesh e justifikon 100%

  7. #327
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga tironci kuqezi
    Shqiptaret kur nuk kane mundsi me bo qef vet turren e shajne gjith inat e xhelozi 'pse ben qejf ti'? Cmira eshte ne genin tone, e veshim pak me arsyetime parimore e dokrra si keto,dhe oburra, te shajme qerratallaret. Po pse pak qejf kane bere ne pushtet, Andreoti, Kraksi, Papandreu, Klintoni, Gonzalesi e Kohli qe te cohemi ne brekegrisurit nga shqiperia e tu japim mend? Sal mrroklla boni ditlindjen aheng e kalum ahengu mu ne mes te zise, ene mir e boni se i gjalli me te gjallet.

    Ja dhe nje stupid i radhes...
    Ne fakt ti duket e kishe nonj te forte qe te dergoi ne USA prandaj flet kshu me duket...

    Mos permend emra politikanesh qe benin qejf, mire bene dhe hallal ta kene sepse kishin shtete dhe ekonomi qe jane per tu admiruar kurse Shqiperia eshte shenderruar ne nje "kosh pleherash" nga keta Nanot...

  8. #328
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Kurse une do te thosha, si ka mundesi qe keto sjellje te Nanos nuk i kaperdin dot as Mustafa Nano qe deri dje i thurrte lavde Nanos, por i kaperdin pa problem Leshatori dhe Tiron_kuqeziu i forumit?! Per aq kohe sa do te kete njerez te leshte si puna juaj ne Shqiperi qe justifikoni edhe te pajustifikueshmen, do te kete edhe Fatos Nano.

    Prit.. prit se lista e ish-njerezve te afert te tij qe po i dalin kunder sapo ka filluar.

    Albo

    Albo edhe pse ne disa raste mendimet tona jane te kunderta ne shume raste jemi dakort....

    Sa iu perket atyre "ish-njerezeve" qe po largohen , nuk e di ate fjalen e urte?

    Kur nje anije fillon te mbytet te paret largohen minjte...!

  9. #329
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-11-2004
    Postime
    24
    Me rikujtoni pak, nuk ishte Partia Socialiste ndryshimi i emrit te Partise se Punes dhe nuk u zgjodh Fatos Nano si komunist dhe servil i perkushtuar nga jo me pak se Ramiz Alia dora vete? Ah popull injorant, kot s'eshte thene: Cdo popull ka qeverine qe meriton.

  10. #330
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368

    Jehona E Nano-buzukut Ne Greqi

    E Hene, 08 Nentor 2004


    JEHONA E NANO-BUZUKUT NE GREQI

    Kryeministri shqiptar, Fatos Nano, eshte shnderruar kohet e fundit ne subjekt te emisioneve humoristike te disa televizioneve greke. Prania e ketij te fundit ne buzukun e Selanikut, diten e zise kombetare eshte komentuar dhe ironizuar dendur nga mediat helene. Teksa e komentojne dhe e ironizojne Nanon, gazetaret greke kane patur per qellim kete here te lendojne shpirterisht emigrantet shqiptare. Arsyetimi i monitorimit te kryeministrit shqiptar nga mediat kuptohet qe ka patur per qellim te thjeshte fyerjen e rende dhe goditjen nepermjet sarkazmes te te zgjedhurve te popullit shqiptar, si per te thene "shihni se nga kush qeverisen shqiptaret". Nje emigrant qe prej vitesh jeton ne token helene, Vasil Cela, i lenduar shpirterisht, nuk mundi dot ta arsyetonte kete qendrim te kryeministrit Nano, diten kur mbare kombi vajtonte per humbjen e jetes se 16 maturanteve kosovare gjate nje aksidenti ne Fushe-Arrez. "Ne cilindo rast kryministri duhet te ndodhet atje ku eshte hapur plaga e madhe e kombit. Arsyetimi i mediave greke se kryeministri nuk ishte as ne Konispol apo ne OKB, por ne buzuk, eshte me i prekshmi, i cili na rishfaqet perseri si per te na fyer ne emigrantet apo kombin tone duke na treguar se prej kujt qeverisemi", shprehet Cela.

    Rrefimi i emigrantit te Athine

    Ne programin e oreve 14 e 30 dhe 19 e 30 televizioni grek "Star Kanal" dhe gazetarja Kristina Labiri, ka shfaqur edhe nje here kryeministrin e Shqiperise, Fatos Nano, ne buzuqet e Selanikut, si per te terhequr shikuesit e vet, si dhe ne vecanti emigrantet shqiptare. Perpara tij duke kenduar, kengetarja Pegi Zina e mbuluar nga lulet e shumta dhe te shtrenjta, te hedhura nga Nano. Dikujt qe i kishte mbetur ndonje "boshllek pa u mbushur" nga ajo cka trasmetuan mediat shqiptare dhe shtypi i shkruar, ua dha mundesine media greke tek transmetonte kroniken "Kombi ne zi, kryeministri ne buzuqe". Edhe diten e djeshme, televizioni "Star" tregonte ne emisionin e mesdites dhe ne ate te mbremjes kryeministrin shqiptar ne aheng dhe kombin te mbuluar nga zija e aksidentit tragjik te 14 tetorit. Ne ato momente kisha te ftuar ne shtepi per nje kafe edhe nje mikun tim grek. Pa qellim hapem televizionin ne kete kanal. Teksa pashe kryeministrin qe i hidhte lule kengetares Pegi Zina dhe njerezit qe qanin, e leviza shpejt ne stacion tjeter televizionin. Por Jorgoja e vuri re. Me drejtoi shikimin pa me folur. Nje zjarr me ra ne fytyre ato momente. Pultin e televizionit e vura ne tavoline, si per te humbur gjurmet. Me mbuloi turpi ne ato momente perpara ketij te huaji, turpi i kryeministrit tim. Jorgoja sikur donte te me lehtesonte. Mori pultin mbi tavoline dhe e hapi perseri tek "Star Kanali". "Mos ki turp. Kete akt te kryeministrit tuaj, nuk e dini vetem ju shqiptaret. E dime edhe ne greket, me perpara madje, e di e gjithe bota. Sado ta fshehesh, nuk mundesh. Ndaj ben mire te na sjellesh ndonje gote"ciporo", raki nga e juaja"! Ne ekran Pegi Zina kendonte perpara ciftit Nano. Nano derdhte mbi kengetaren tufa te shumta lulesh me cmime marramendese. Goten, ndoshta me xhin perpara e rrekellente, i dehur nga ahengu. Nga njera ane kryeministri ne ahengun e tij ne Selanik, e ne gjysmen tjeter te ekranit njerezit duke qare per bijte e tyre. Kombi ne zi. Ne vijim flamurin ngritur ne gjysme shtize ne Shqiperi e Kosove. Komenti i gazetares Kristina Labiri ishte: "Kryeministri i Shqiperise respekton diten e ZISW KOMBWTARE ne buzuqet e Selanikut"! Diten e zise e kishte shpallur vete Nano, te komunikuar nga zevendesi i tij, Dokle, me kujtonte dhe greku ne viziten e castit. "Zine e ka shpallur per te tjeret, ndersa per vete, ka shpallur ahengun e buzukut", me grricte edhe Jorgoja. Per te humbur hutimin, me trokiti goten e rakise, "Stimijamas", gezuar! "Kesaj i thone qani ju nje cike bijte tuaj se une do shkoj ne buzuqe". Viziten e nderpreu dhe Petersen, qe nuk eshte shqiptar. Sa degjoi tragjedine per shqiptaret me ngacmoi dhe ai duke me ironizuar per kryeministrin tim. "Vizitat i kane nderprere menjehere dhe jane gjendur prane dhembjes se popullit, edhe ne tragjedi me te vogla se kjo, burra me te medhenj si, Shirak, Simitis, Erdoan, etj! As une nuk njihja kaq hollesi te ketij rasti se sa ai, me tha Petersen.

    Pegi Zina ironizon Nanon

    Duke i kushtuar rendesi sarkazmes me kryeministrin shqiptar, gazetarja Labiri e mbyll emisionin e saj me nje bashkebisedim me kengetaren Zina. "Eshte i vetmi kryeminister qe vjen ne kete buzuk, nuk e kuptoj pse, por ndoshta vjen dhe per mua", tregon, perpara kamerave kengetarja Zina. "Madje ai vjen shpeshhere ketu, ndoshta sepse ka dhe djalin e vet ne Selanik", mbaron arsyetimin e saj Zina.

    A.BANO, Athine

    KJ
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

Faqja 33 prej 58 FillimFillim ... 23313233343543 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historia rreth vdekjes së ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 11:58
  2. Shkëlqimi i shkurtër i elitës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-12-2011, 08:40
  3. Shkëlqimi dhe rënia e Karamahmud Pashë Bushatliut
    Nga Xhuxhumaku në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-04-2011, 03:43
  4. Zbardhet mbledhja e Byrosë që zgjodhi pasardhësin e Enverit
    Nga shigjeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-10-2005, 08:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •