Close
Faqja 3 prej 58 FillimFillim 123451353 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 572
  1. #21
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Nuk po te kerkon njeri ty te na hapesh syte me ide per ne por po te them qe nqs do qe te te vlersohet ajo qe shkruan shkruaj alternativa dhe jo ku ka ngec gozhda pasi ate e dime.

    Asnje nuk mund te presi nga ty nje alternative per PS-ne pasi Ti nuk beson te PS-ja dhe tek asnje nga njerezit ne PS.

    Ajo cka desha te thoja une eshte qe alternativen kerkoje aty ku beson dhe me ate ckam pare une nga shkrimet e tua ti beson tek Berisha . Pra paraqit nje alternative qe ta ndihmoje Berishen dhe popullin njekohesisht.

    ps. Duke i pare gjerat nga jashte mund te jesh me i qarte (ne mendime pasi nuk i di te tera) por nuk mund te jeshe real si nje qe e jeton vete mbi kurriz (pasi di shume gjera)
    PAUCA SED MATURA

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22
    Ajo cka desha te thoja une eshte qe alternativen kerkoje aty ku beson dhe me ate ckam pare une nga shkrimet e tua ti beson tek Berisha . Pra paraqit nje alternative qe ta ndihmoje Berishen dhe popullin njekohesisht.
    Pergjigjen per kete e ke ne fund te shkrimit tim me lart, po te citoj fjalet e mia:

    Kriza e vazhduar qe po perjeton partia socialiste eshte burimi i krizes qe ka pushtuar gjithe Shqiperine. Per aq kohe sa socialistet nuk do te kthejne legjitimitetin brenda partise se tyre, nuk mund te presesh qe ata te tregojne pergjegjshmerine e duhur qeverisese perpara elektoratit shqiptar. Perpara se socialistet te zgjidhin krizen shqiptare, ata bejne mire te zgjidhin krizen e moralit brenda partise se tyre.
    Shqiperia dhe shqiptare meritojne nje sistem politik te pastert dhe te rregulluar qarte me ligj ku krimi i organizuar dhe korrupsioni nuk jane force shtytese e tij. Ne kete sistem politik, shqiptaret kane nevoje per perfaqesimin e denje te bindjeve te majta dhe te djathta duke respektuar voten e cdo shqiptari. Vetem atehere kur politika shqiptaret do te mesoje te perulet perpara pushtetit te votes se sovranit popull, Shqiperia do te jete ne gjendje qe ti kthehet legjitimitetit dhe progresit.
    Fatkeqesia e Shqiperise eshte se nuk ka nje perfaqesim te denje te bindjeve te majta por po vazhdohet ende me mentalitetin komunist te perfaqesimit. Qe sistemi politik te marri formen e tij te plote duhet qe te kete nje perfaqesim te denje te bindjeve te majta dhe te djathta qe aktualisht mungon ne Shqiperi. Morali i PD-se eshte morali i liderit te saj Berisha, qe nuk i ka lene vend vetes te vihet ne medyshje sinqeriteti dhe perkushtimi i tij. Fatkeqesisht, PS i mungon nje Sali Berisha qe te imponoje respekt jo vetem ne rradhet e partise se tij por edhe ne rradhet e elektoratit shqiptar.

    Ardhja ne pushtet e Berishes dhe partise se tij mund te ndryshoje shume gjera, por nuk do te jete ne gjendje qe te reformoje partine socialiste dhe pa nje PS te reformuar dhe ne legjitimitet politik, Shqiperia nuk do te gjeje dot kurre stabilitetin qe te gjithe shqiptaret presin. Shembulli me i mire per kete eshte viti 1997, ku pavaresisht nga nderhyrjet e vendeve fqinje, shtetit shqiptar nuk do ti ishte vene flaka po te mos implikoheshin direkt kreret e opozites te atehershme te majte.

    Pastrimi i PS nga njerezit e inkriminuar dhe kthimi i kesaj force politike ne rrugen e legjitimitetit eshte sekreti i stabilitetit ne vend.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #23
    I am Canadin
    Anëtarësuar
    29-09-2002
    Vendndodhja
    Montreal Canada
    Postime
    130
    Postuar më parë nga Albo Nese ju nuk e shikoni 1 here me vlere te shkruash per Nanon, une nuk e shoh 100 here,
    PSE? CILI ESHTE NDRYSHIMI MIDIS TEJE DHE KETYRE QE KANE SHKRUAR?
    Henri Anderson was here.

  4. #24
    I am Canadin
    Anëtarësuar
    29-09-2002
    Vendndodhja
    Montreal Canada
    Postime
    130
    Me vjen shume keq qe disa arrijne deri aty sa te merren me Rexhina Nanon. Ju qe as e keni idene se cila eshte ajo nuk keni te drejte te shpifni.
    Desha vec tju them t'ju vije turp megjithese dyshoj se keto fjale do ju bejne ndopak pershtypje dhe do te mund ta kuptoni qe keni gabuar.
    Henri Anderson was here.

  5. #25
    I am Canadin
    Anëtarësuar
    29-09-2002
    Vendndodhja
    Montreal Canada
    Postime
    130
    Albo, dhe PD+PLL kane alternative sepse jo te gjithe demokratet dhe zogistet jane kopila. Nese ata kerkojne mund te arrine te gjejne alternativen e duhur dhe te mbledhin minorancen e votave te tanishme se bashku. Ne fakt per zogistet do te jete shume e veshtire madje te pa mundur pasi ata kane nje lider me te kaluar krimiale i cili urrehet nga Shqiptaret e ndershem. Quhet Leke Zogolli.

    Fatos Nano qe shume e kritikojne sot eshte kryeminister ne Shqiperi. Mbase dhe neser. Ju si minorance qe jeni keni te drejten te shprehni mendimin tuaj megjithese i gabuar, askush nuk ju ndalon. Se cili eshte Fatos Nano ate e dine Shqipetaret e Shqiperise me mire se ne Shqipetret e Amerikes se veriut. Jo per gje por ne as votojme ketej. Ata e shohin te arsyeshme votojne per PS nuk i pelqen nuk votojne. Ata jane guret e peshores qe e anojne ate nga te duan.
    vijon...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Henri Anderson : 10-04-2003 më 19:22
    Henri Anderson was here.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Andrra e Jetes
    Anëtarësuar
    21-12-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    105
    Nuk kane thene kot:"Çdo popull ka ate qeveri qe e meriton!".Ashtu edhe shqiptaret kane qeveri te tipit te PS me kryeministra si Nano qe i lene shtetasit te vdesin urie ne mes te Evropes ne vitin 2003!?Apo qeveri me ministra rendi si Luan Rama i cili qysh ne konviktin e Zdrales ne Shkoder,(ka qene student ne degen gjuhe-letersi te Institutit Pedagogjik) vidhte batanijet dhe latat e shokeve!?E me keta dashkemi te bejme hajr neve!?Perderisa kemi njerez me mendime si te H.Andersonit edhe per shume kohe do kemi mallkimin te qeverisemi nga kjo fare e keqe e kjo skote e ndyre batakçinjsh!

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anëtarësuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    ..kot se thote populli yne "llogarine e shtepise tende, me mire se ty, di ta beje komshia.."

    ..gjithsesi per mendimin tim, gjeja më me mend qe mund te beje nje njeri, eshte ti lere analizat e verejtjet nga pishinat e USA-s, e te shkoje ne Shqiperi, te tregoje veten e tij e te shikoje se mos nxjerr gje ne drite..

    une per vete ika..
    detyra ime është që me gjithë fuqinë time t'i shërbej këtij brezi; duke bërë kështu, njëkohësisht, kam dhënë kontributin tim më të mirë edhe pë brezin e ardhshëm... - george mueller

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22
    Nano ne kerkim te nje imazhi te ri

    Kryeministri, ne kerkim te imazhit te ri
    Pergatitjet per te paraqitur nje imazh te ndryshuar te shefit te qeverise dhe synimi per te kopjuar Presidentin Bush. Si organizohen "strukturat" per cdo levizje dhe fjalim te Nanos dhe plani i deshtuar gjate percjelljes se komandove per ne Afganistan

    Nje foltore mbi te cilen eshte shkruar "Kryeministri i Shqiperise", eshte bere prej pak kohesh pjese e pandare e cdo levizjeje apo daljeje ne publik te Fatos Nanos. Dhe nuk duket te jete thjesht e rastesishme shtesa e bere per delegacionin kryeministror, por pjese e nje projekti te pashkruar per te ndryshuar imazhin e Kryeministrit gjate fjalimeve qe ai mban. Sidoqofte, njerez prane Kryeministrit pranojne qe projekti te jete huazuar nga daljet ne publik te Presidentit amerikan Xhorxh W. Bush. Keto fjalime te Bushit mesohet te jene studiuar per elementet protokollare dhe dekorativ qe permbajne, duke synuar qe disa prej tyre te perfshihen e shoqerojne edhe Kryeministrin shqiptar. Megjithate, nje perpjekje e stafit te Kryeministrit gjate ceremonise se percjelljes per ne Afganistan te kompanise se dyte komando pak jave me pare mesohet te kete deshtuar. "Operacioni", sipas burimeve nga Ministria e Mbrojtjes, ka patur per qellim qe pas Kryeministrit Nano, i cili do te pershendeste 23 komandot e rreshtuara para tij, te vendoseshin disa dhjetra ushtare ne nje shkallare te thjeshte. Per te siguruar ne kete menyre nje sfond teresisht te gjelber dhe shume dekorativ gjate fjalimit te Nanos. Nje dekor i perdor dendur nga shefi i Shtepise se Bardhe, ne udhetimet e tij te shpeshta ne bazat ushtarake amerikane. Por koha e paket ne dispozicion mesohet te kete "hedhur ne ere" nje plan te tille. Per te cilin nuk dihet nese vete Nano ka qene ose jo ne dijeni. Sidoqofte, fushata elektorale dhe turi i Kryeministrit pritet te nxjerrin te tjere elemente te imazhit te ri te Nanos.

    E.Metaj
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  9. #29
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Padyshim Nano perfaqeson nje nga politikanet me perparimtare dhe progresiste ne Shqiperi, nje politikan teper modern dhe bashkohor, finok, te mprehte dhe te zgjuar. Nano perfaqeson gjithcka qe sidomos opozita nuk e ka, dhe qe politika shqiptare ne pergjithesi duhet te kete.

    Aftesite e Nanos si politikan ne thelb jo vetem e kane kthyer PS ne nje subjekt politik teper kompakt dhe solid edhe pse ne te ka divergjenca dhe alternative totalisht te kunderta, por kane ndihmuar me se tepermi edhe ne vete emancipimin e opozites shqiptare qe deri dje aplikonte mentalitete mesjetaro-bajraktare brenda saj nen moton "O me mua o kundra meje".

    Kjo ishte vetem hyrja qe ne gjuhen letrare quhet "abstrakt" pasi faktet qe mbeshtesin kete vijojne me poshte. Le ti marrim me rradhe.

    1) Politika brenda PS.

    Nano eshte pa dyshim arkitekti i emancipimit dhe kthimit te PS ne subjektin me te fuqishem me serioz dhe me kopetent politik ne shqiperi. Nano e ktheu PS ne nje parti te hapur per te gjithe spektrin e majte politik, si dhe ne nje parti ku mendimi alternativ eshte kthyer ne themelin e progresit te saj politik. Ju kujtoj ketu se ne saje te mencurise se Nanos, PS ngelet partia e vetme ku divergjencat kane arritur te bashkjetojne dhe me tej ta forcojne kete parti. PS eshte partia e vetme qe nuk eshte fraksionuar asnjehere, dhe ku asnje antar i saj nuk eshte perjashtuar me perbuzje dhe meri sic ndodhi me opoziten. Kjo jo sepse Nano ka konsoliduar nje pushtet absolut, pasi Nano ka qene shume here ne minorance apo ne pozita te tilla qe mund te rrezohej si kryetar nqs dikush brenda PS me pozita te favorshme, do ta kerkonte kete, por sepse Nano e ka kryer shume mire punen e ekuilibristit dhe udheheqesit liberal duke ruajtur balancat e duhura.

    Ndrekohe Nano beri te mundur qe figurat kryesore dhe me influence ne PS dhe qeverite e saj te jene individe te rinj pa refernca tek e shkuara si Majko, Meta, Rama etj etj. Keta individe u pane te jene me aktivet dhe dominantet ne qeverisjen e PS. Pra Nano ka ndertuar nje PS ambienti i se ciles eshte perfekt apo teper i pranueshem per inteligjencen shqiptare. Toleranca, bashkpunimi, debati i lire, bashkejetesa apo renia dakort per te mos u pajtuar ne shume pika, jane cilesi thelbesore per angazhimin e intelktualeve ne cdo ambient politik.

    2) Politka jashte PS

    Kur gjykojme Nanon per kete, nuk duhet te harrojme se kush ishte ambienti i politikes shqiptare ne momentin kur Nano erdhi ne pushtet. Burgosja, rrahja deri ne thyerje brinjesh dhe nofullash, terheqja zvarre nga floket, intoleranca, perjashtimi, dhe persekutimi i plote ishin norma ne politiken shqiptare te asaj kohe. Partia Socialiste me ne krye Nanon nuk ishte thjesht subjekt i nje lufte politke, por ishte subjekt i nje fushate te tere asgjesimi politik qe dominohej nga nje gjuhe urrjetje, merie dhe inati qe kaq shume kerkonin ta demonizonin ate.

    Dukej sikur Berisha dhe PD ishin ne pushtet jo per te udhehequr shqiptaret e per ti drejtuar ata drejt perparimit dhe begatise, por per te eleminuar dhe asgjesuar PS dhe Nanon. Nano mbahej i burgosur nderkohe qe askush dhe asnje lloj opinioni (pervec se ai i antareve te PD) si jashte dhe brenda vendit, nuk e pranoi kete vendim. Firma Italiane me te cilen Nano u akuzua se bashkpunoi ne vjedhje doli e pafajshme ne gjyqin Italian, Parlamenti Europian kerkonte vazhdimisht jo rigjykimin por lirimin e Nanos, kurse depratamenti amerikan i shtetit ne cdo rapot te tij per 4 vjet qe Nanos ishte ne burg, komentonte se Nano ishte i burgosur politik dhe se gjyqi i tij ishte i padrejte. PD humbi zgjedhjet lokale vetem pak kohe pasi kishte fituar rreth 70% ne Mars 92 per te mos fituar me kurre, gje qe tregoi mosaprovimin e shqiptareve.

    Per 5 vjet pra shqiptaret pane se si politika ne shqiperi u kthye ne nje skenar urrjtjeje dhe konfliktesh shterpe per te cilet shqiptaret nuk kishin as interesin me te vogel. Kurre nuk u pa nje bashkpunim, debat apo shtrengim duarsh mes politikaneve, dhe le pastaj kompromise me rrenjesore.

    Ne 1997 kur Nano erdhi ne pushtet shqiperia jo vetem nuk kishte asnje polic ne rruge, kishte 2 milione arme te vjedhura, dhe ishte totalisht e shkateruar, por ambienti politik ne shqiperi ishte me i tensonuar se kurre. Ky tension e kishte cuar shqiperine ne prag te luftes civile si kurre ndonjehere.

    Nano e ndryshoi totalisht kete ambient. Nano nuk doli kurre te mallkoje opoziten dhe te zbraze mbi te fjalor urrjetje dhe konflikti por perkundrazi u perkujdes qe opozita te ishte nje force teper pjesmarrese ne jeten politike shqiptare. Nano deklaronte se ai ishte ne pushtet qe Berisha mos te shkonte ne Bence. Ai i fyu bashkpunimit, tolerances, gjithpjesmarrjes dhe kete e beri realitet. Opozites iu dha poste kyce si kontrollin e shtetit, prokurorin e pergjithshem, si edhe vete presidentin.
    Nano nuk tentoi burgosjen e askujt nga opozita por perkundrazi i uli ata ne tryezen e rrumbullket, i ftoi ata ne debate televizive, shtrengoi duart me ta ne marrveshje politike qe ulen tensionet dhe gjakrat, marveshje keto qe habiten vete opoziten.
    Nano angazhoi te gjithe ata intelektuale qe dikur perbenin eliten e PD edhe pse ata ishin te djathte. Nano nuk perjashtoi askend qe shpalosi sadopak fryme progresiste dhe angazhim serioz.
    Nano me politiken e tij i katandisi protestat e PD, ne grupe me 500 vete 50% te te cileve femije.

    Si perfundim

    Ambienti politik ne shqiperi tashem eshte liberalizuar dhjetefish. Ndryshe nga dikur kur edhe nje imitim ne televizion i figurave te shtetit te kushtonte shtrenjte, pasionet politike, profili politik apo preferencat politike kane cdo dite e me pak influence ne vlerat dhe pozitat e individit ne shqiperi.
    Nano pra solli ne shqiperi ate qe ne kaq shume deshiruam ta shikonim qe ne 92. Tolerance, mirekuptimin, stabilizimin dhe bashkejetesen e fraksioneve politike ne shqiperi.
    Nga ana tjeter eshte naive dhe qesharake te gjykosh punen e Nanos si politikan nen nje kendveshtrim moral. Morali dhe politika jane dy gjera pa lidhje me njera tjetren. Politikanet vleren e fundit qe kane kudo ne bote eshte morali. Nano eshte ne fakt totalisht imoral si individ por kjo nuk e ben ate politikan te keq. Eshte injorance te pretendosh te udhehiqesh suksesshem nga nje individ qe nuk di te rregulloje as veten e vete. Pra rregullimi i vetes eshte detyre per Nanon dhe kerkese qe ne duhet tia paraqesim cdo politikani udheheqes, pasi vetem atehere mund te jemi te qete se puna e tij do jete optimale.

  10. #30
    Bravo!
    Sa keq qe vota maksimale e caktuar eshte 5...sic duket jane akoma me sistemin e vjeter!

    Ps. Komplimentet jane per shkrimin e fundit...
    U let him hold a gun 2 ur head during sex?I thought u were a feminist
    Usually he takes the clip out

Faqja 3 prej 58 FillimFillim 123451353 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historia rreth vdekjes së ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 11:58
  2. Shkëlqimi i shkurtër i elitës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-12-2011, 08:40
  3. Shkëlqimi dhe rënia e Karamahmud Pashë Bushatliut
    Nga Xhuxhumaku në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-04-2011, 03:43
  4. Zbardhet mbledhja e Byrosë që zgjodhi pasardhësin e Enverit
    Nga shigjeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-10-2005, 08:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •