Close
Faqja 29 prej 58 FillimFillim ... 19272829303139 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 290 prej 572
  1. #281
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    E Enjte, 06 Maj 2004


    NANO: MOS SHKRUAJ PER XHOANEN!

    NGA NIKOLLE LESI

    (vijon nga numri i djeshem)

    Ishte fundmaji 2003. Tashme "ambasadat" i kishim terhequr. Pritej lufte e hapur nga Fatos Nano ndaj meje dhe medias "Koha Jone". E kishte provuar njehere ne dhjetor 2002 me nje urdi kontrolloresh tatimor, por kishte deshtuar. Natyrisht qe urdherova ne fundvitin 2002 qe pjestare te stafit tim mediatik t'i incizonin, fotografonin dhe filmonin tete kontrolloret e deges se tatimeve te Tiranes dhe te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve te Republikes. Kishin ardhur me urdher te posacem nga kryeministri Nano ne shenje hakmarrje, pasi kisha permendur bizneset e gruas se tij, Xhoana Nano. Si deputet i kisha kerkuar ministrit te Financave zotit Kastriot Islami qe me raportonte ne parlament se nga i kishte marre miliona e miliona kjo grua qe ngrinte biznese te llahtarshme, nderkohe qe isha i bindur qe shfrytezonte pushtetin e kryeministrit. Pra, ishte shperdorim detyre dhe fshehje e detyrimeve fiskale ndaj shtetit. Ne piken "fshehje e detyrimeve fiskale ndaj shtetit" donte edhe zoti Nano ne fundvitin 2002 qe te me zinte ne kompanine mediatike "Koha Jone", ku une jam pronar qe nga 11 maj 1991. U hapa kater kanatesh portat e kontrollit, shikuan e verifikuan cdo gje per mbi dy jave. Grupi i kontrolloreve nuk po gjente asgje nga ato qe ishte urdheri qe "te kapni dokumenta dhe t'a coni per ndjekje penale". Skema ishte hartuar ne menyre perfekte ne restorant "Piaza". Ishte thirrur Shpetim Idrizi, drejtor i Pergjithshem i Tatimeve te Republikes " viti 2002 ) dhe Mark Nikolli Drejtor i Pergjithshem i Policise Ndertimore. Shpetimi per kontrollin e medias, kurse Marku per ndertesen e gazetes, ku kishte vetem gazetare. Pak a shume e njejta skeme si ne vitin 1992-1993 kur qeveriste PD, por asokohe operacionin anti-Koha Jone e drejtonte Blerim Cela, kryetar i Kontrollit te Larte te Shtetit. Edhe atehere Blerim Cela kishte bere kallzim penal per mua si botues i gazetes. Nuk isha deputet dhe menjehere me moren te pandehur. Grupi hetimor drejtohej nga Prokurori i Pergjithshem Alush Dragoshi. Prokuroret ishin Vaske Simeoni dhe Petrit Fusha. Qendrova i pandehur dhe me detyrim paraqitje cdo te marte dhe te enjte. Nga halli mesova hilet e nje gazetari hetues. Duhej qe ato te cilat mi thonin ne hetim se "nuk ka gje per ty, por na kane urdheruar atje lart "t'ia transmetoja publikut. Sa here hyja ne zyren e prokuroreve-hetues me kontrollonin se mos i incizoja. Atehere takova Frrok Cupin, i cili me gjeti nje stilolaps qe incizonte. Ma kishin sjelle ne maje te hundeshetuesit. Kishin dy vjet qe me mbanin ne hetuesi e presion dhe ne koifidence me thonin " eshte urdher nga lart per ty. Do te mbajme te pandehur!". Mendova djallezine dhe ua futa bukur. Isha bere si i shtepise ne Prokurorine e pergjithshme. Pra jemi ne vitin 1993. Mora kasetofonin e gazetarit ne xhep, ndersa ne corape "atje ku futa dollaret per Nanon ne vitin 2003) ngjita stilopasin pergjues. Kasetafonin ne xhakete ma moren, por nuk iu shkoi mendja se kisha tjetrin ne corape.

    -Nuk ka asgje ne dosje, more Niko " fliste Petrit Fusha, prokuror ne Prokurorine e Pergjithshme.

    -Hiqe masen si i pandehur-thosha i merzitur.

    -C'te heqim a derezi! "nderhynte Vaske Simeoni, prokurori tjeter- Te heqim veten nga puna po te mbyllim ceshtjen penale ndaj teje si i pandehur.

    -Ama. Ia kishe fut bukur sot Berishes per ate qe tha ne Fushe Kruje. Keni gazete te forte. Lexohet. Une per vete e marre fshehurazi- me foli hetuesi Petrit Fusha.Te nesermen e botova te plote ne gazeten "Koha Jone" incizimin e bere. Plasi skandali. Te detyruar nga botimi dhe nderhyrja e ambasades amerikane menjehere ma mbyllen ceshtjen dhe dola si njeri i lire, pas dy vjet hetimi. Pra keshtu ua punova edhe kontrolloreve tatimore te derguar nga Fatos Nano ne dhjetor 2002. Kishin kontrolluar dhe bere rremuje gjithcka ne dokumentat financiare te medias "Koha Jone" dhe nuk kishin gjetur ate cka donte kryeministri te hakmerrjes ndaj meje. Kisha pyetur botuesit dhe pronaret e mediave te tjera nese po kontrollohen edhe ata. Me kishin thene "jo". Kur e nxori gazeta "Koha Jone" kete fakt menjehere cuan ca njoftime kontrolli ne disa gazeta problematike per qeverine, por nuk kontrolluan. Blendi Fevziu , drejtor i gazetes "Korrieri" me thote ne telefon se " erdhen nja dy veta pas zhurmes tende. Ashtu sic erdhen nxitimthi edhe iken pa kontrolluar gje. E kane me ty, Nikolle!". Mbaruan kontrollin. Nuk thonin as mire e as keq. Nuk ua mbante. Atehere i incizova me njerezit e mije pa e ditur asnjeri prej tyre. Degjova qyfyre e gallate, aq sa ia vlen t'ia japesh emisionit te shumeshikuar "FIKS FARE".

    -C'ti themi drejtorit !- debatonin njeri me tjetrin- Ai e don ne tepsi koken e Nikolle Lesit. Aman, c'na gjeti. Do te na pushojne nga puna- fliste tjetri. E keshtu nje kasete qe ne momentin e duhur do te behet publike, pasi tani qe eshte Nano kryeminister mund ti pushojne nga puna. Pra e kishte provuar zoti Nano te ma fuste, por kishte deshtuar. Po te shkruash apo edhe flasesh ne kafene ndonje fjale per bizneset e gruas se tij, Xhoanes, te pervelon. Nuk don t'ia dije per ligj apo moral. Te ben cope me te gjitha forcat. I erresohen syte. Dizekuilibrohet. Eh, si e ka ndryshuar kjo grua Nanon qe ne kemi njohur dikur. Ishte njeri i mire atehere, Fatosi . Duke qene ne nje shoqeri demokratike e jo ne nje sulltanat, ku sulltanesha mund te beje c'te doje ndaj kam kerkuar, kerkoj e do te vazhdoj prape e prape qe cdo biznes politikanesh apo i fshehur pas grave te tyre te zbardhet apo te hetohet. Ndryshe, sic kam deklaruar ne parlament, mafia do te zaptoje krejt parlamentin dhe politiken.

    Akoma nuk po me hiqej nga mendja ftesa e Nanos dhe acarimi i tij. Nderkohe qe e kisha respektuar per hir te vuajtjeve ne burg apo edhe per momentet qe ishte me te drejten. Kisha shkembyer mesazhe. Plot. Ai i ka ruajtur, por dhe une ruaj plot ne memorien e celularit. Aparatin me mbi 40 mesazhe te tija, ku ofron kompromis, para, pushtet, kulisa, presion, fyerje etj e kam hequr nga perdorimi dhe e mbaj ne kasafort si dicka qe do te me duhet ndonje dite. Duke i menduar keto nje dite pas takimit koke me koke me Nanon "maj 2003) me telefojne dy ministra te kabinetit te kryeministrit zoterinjte Agron Duka, minister i Bujqesise dhe Ben Blushi, minister i Pushtetit Vendor. Telefonatat ishin me distance kohore prej 10 minutash. Sic duket ishin bashke.

    -Nikolle dua te takoj urgjent. Kam nje mesazh per ty-foli Beni. Nga tonaliteti i zerit e kuptova se ishte i merzitur dhe kishte dicka serioze. Me Benin, sic kam treguar, kam kaluar momente jashtezakonisht te veshtira e ku mund te na ikte koka ne vitet 1996-1997. Fale Blushit, pas qershorit te vitit 1996, kryetari Nano, i cili ishte i burgosur gjeti forcen per te perballuar dyshen Pellumbi-Dokle, te cilet ia bllokuan kryetarit cdo mundesi komukimi me partine dhe publikun. Ishte pikerisht Beni, qe me zgjuarsine qe ia ka dhene Perendia ne perfeksion, gjeti menyren per te shkallmuar kete dyshe te rrezikshme per Nanon. Natyrisht qe celesi ishte gazeta "Koha Jone". Por Blushi ishte kryeredaktor i gazetes ne keto vite.

    - Ngjitemi ne katin e dyte- kerkoi Agron Duka. Nga hyrja e katit te pare te Grand Hotel shkuam diku ne katin e dyte. E pashe se dicka te rendesishme donin te me thonin. Asnjeri nuk po hapte biseden. Hezitonin. Realisht qe kisha muhabet edhe me Duken, porse e kisha njohur ne momentin qe hyri ne parlament si deputet ne vitin 2001. Kurse me Benin qe ne vitin 1991.

    -A ka mundesi qe ta na degjosh njehere o burre!- foli Beni, tek i cili e kuptoja ne cep te syrit se e kishte seriozisht.

    -Cka ndodhur?- nderhyra, pasi nuk me durohej sa ti binte rrotull.

    -Cke ore qe merresh me gruan e kryeministrit? C'dreqin do?- mu lut Beni.

    -A, per kete keni ardhur! E mbyllim kete bisede- thashe dhe iu lashe te kuptonin se nuk terhiqesha nga publikimi i gjithckaje qe lidhet me familjen kryeministrore Nano. E dija se c'kurdisnin me pushtetin. Fitonin miliona e miliona duke shfrytezuar qeverisjen dhe na luanin rolin e te drejtit, e ligjorit.

    -A me degjo mua Nikolle! Une jam biznesmen. Kam hyre ketu rastesisht dhe jam penduar. Isha mire. Punoja me njerezit e mije dhe nuk kisha probleme. Tani nate per nate ne televizor del emri im, sic thote Berisha "Duka i krimit!"- e ngriti zerin ne skaj trishtimi- A e di ti qe nuk dua t'ia dije as per Nanon e as per Berishen, pasi jetoj vete, por politika te merr ne qafe. Te dua te miren. Kujdes, vella! Nano ka gjithcka ne dore. Mund te te kurdise ndonje gje dhe pastaj te rrofte gazeta. Me degjo mua se ti nuk ke njeri qe te mbron- lutej ai.

    -Ou, po ketu jeni strukur "ballista"! Nuk me ikni mua- tha dhe ul ne tavoline Nard Koka.

    -Nard, na lere, te lutem, qe te rrijme me Nikon "u nxeh Agroni dhe ia beri me shenje qe te largohej menjehere.

    -Care thua more ! Kamarier me sill nje kafe- bertiti Nardi si per ta na thene se " as qe dua te iki". Shikova Benin. Kishte ulur syte. Agroni tymoste. Nardi qeshte. Vinte direkt nga vila e kryeministrit Nano. Ai i kishte treguar se ku jane dy ministrat e tij.

    -Zoti Lesi! Une jam biznesmen. Jam mik i Nanos. E kam ndihmuar me shpirt kur asnjeri nuk i hapte telefonin. Eshte njeri i drejte, por spekullojne rrotull tij - vazhdonte te fliste pa ndaluar Koka i Durresit.

    -Futu ne teme Nard!- ia nderpreva ligjeraten proNanos.

    -Kryeministri te pret tek vila. Don nje bisede me ty. Nje atmarreveshje- nxitimshi foli Nardi. Ne te vertete vila e kryeministrit ishte vetem 20 metra larg vendit ku ne po pinim kafene.

    -Jo! Isha mbreme tek ai. Tani eshte teper vone. Po per cfare aktmarreveshje e ke fjalen?- iu drejtova atij qe kishte ardhur i fundit ne tavoline.

    -Nano do nga ti, qe te jete i garantuar, nje aktmarreveshje me shkrim, ku te shkruhet: "Se sot me date kaq e aq neshkruasit Fatos Nano, kryetar i PS-se dhe Nikolle Lesi, kryetar i PDK-se dhe botues i "Koha Jone" rane dakort per sa me poshte "nderkohe Nardi me lexonte ato cka i kishte shkruar Nano):

    -1- Palet bien dakort te bashkeqeverisin ne koalicion me aleatet e tjere te se majtes progresive dhe properendimore deri ne 2005.

    -2-Gazeta "Koha Jone" do te mbeshtese hapur zotin Fatos Nano per kandidaturen e tij per kryetar te PSSH-se.

    -3-Gazeta "Koha Jone" nuk do te shkruaje asnjehere shkrime kritike qe permendin emrin e Xhoana Nanos.

    -4-Gazeta "Koha Jone" nuk do te evidentoje me Meten dhe perkrahesit e tij".

    Ne kete moment nderhyra duke pare Nardin.-

    -Ore, ka lajthitur kryeministri apo po luan ndonje shaka ti Nardi?- pyeta i cuditur. Nuk kisha degjuar asnjehere nje aktmarreveshje te tille, ku te futej partia dhe gruaja e kryeministrit. Mendova se kryeministri nuk duhet te jete mire. Atehere e kuptova pozicionin e veshtire te Benit dhe Agronit. Ata ishin stepur, pasi kishin ardhur per nje gje tjeter, me moderne ne komunikim. Por Nano, duke mos i besuar asnjerit prej tyre kishte nisur Koken. Por u futa ne loje shpejt, pas turbullimit qe me krijoi teksti i servirur per nenshkrim.

    -Dakort! Me sillni nje leter te bardhe te fillojme per ta shkruar nga fillimi, pasi do te ndryshoje disa gjera, por do ta firmos- thashe, duke ditur se djallezia e Nanos ishte perfekte. Teper perfekte. Nardi u ngrit nga tavolina dhe degjova nder te tjera qe po i thoshte, dikujt, natyrisht Nanos se "po e firmos!". Fillova te shkruaj tekstin me shkrimin tim, sic e donte kryeministri, porse beja, si per te qene dakort, ndonje ndryshim te vogel. E mbarova. Nuk e kisha firmosur. Blushit po i dilnin djerset. Agroni pinte cigare. Nardi fliste me kryeministrin.

    -Ta firmose ne fillim kryeministri! -thashe dhe e futa letren ne xhep.

    -Firmose ti njehere dhe shkoj une tek Nano e ta sjelle me firme te tij. E fotokojme- u ngrit Nardi i gatshem te shkonte 20 metra pertej tek vila kryeministrore, ku e priste Fatos Nano.

    -E kush eshte garanti qe nuk ka ndonje loje- provokova menjehere.

    -Nano!

    -Ore, lere ate! Me garanto ti Nardi?

    -Per nder nuk te garantoj-tha Koka- Nano nuk eshte garant per dy femijet e tij qe ka me Rexhinen e jo me te jete per ty- dhe me shikoi ne drite te syrit. Nxora nga xhepi i brendshem letren. Fillova ta grise nga pak e nga pak. Pastaj nxora cakmakun dhe e dogja cdo fije letre, pasi mendova se mund te merret dhe ngjitet per tere naten dhe te nesermen e shikoja te botuar ne ndonje gazete qe "Nikolle Lesi i kerkon kompromis Fatos Nanos". Nano e donte me shkrimin tim dhe neser te thoshte ne media se eshte Lesi qe e ka kerkuar nenshkrimin e kesaj aktmarreveshje dhe e ka shkruar me doren e tij. "Ja c'fytyre eshte Lesi!" donte ti tregonte opionionit publik. E, kujt donte t'ia fuste Ai!

    (vijon ne numrin e neserm)
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #282
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Pritet braktisja e madhe e Nanos, nga elektorati dhe Xhoana

    BE, KE dhe SHBA, kanë shpallur izolimin e qeverisjes mafioze të kryeministrit, ndërkohë që anëtarët e PS-së, po mendojnë alternativën e re të socialistëve, kurse Xhoana po u dorëzohet presionit të grupit të biznesmenëve që e mbështesin, për t'u shkëputur nga një politikan arrogant e i rënë nga vakti.

    Kryeministri po shfaq simptomat e një depresioni të thellë. Tashmë në formën e raporteve përfundimtare, kanë ardhur braktisjet e Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat njoftojnë se nuk mund të tolerojnë më gjatë bashkëpunimin me një kleptokrat, që drejton një narkotrafik me vlerën e 2 miliardë dollarëve, e që kësaj shume, i shton vjedhjen e 1 miliardi tjetër, nga donacionet ndërkombëtare. I gjendur në izolim të plotë, rënia e tij tashmë, është çeshtje kohe, por së bashku me rrëzimin, do të vijë edhe braktisja e Xhoanës, bashkëshortes së tij të re, "background"-i i të cilës, vështirë se mund të jetë i denjë, për të vijuar me një politikan të rënë nga vakti. Vet ish-shefi i Shërbimeve Sekrete Fatos Klosi, pat aluduar në një intervistë televizive, për të kaluarën e bashkëshortes së kryeministrit, si dhe për lidhjet e saj të errëta me shërbimet sekrete greke, apo qarqe të tjera okulte, në dëm të vendit tonë, por historia trevjeçare e martesës së kryeministrit, tashmë ka shtuar dyshimet për shkak të interesave të gjera ekonomike, që ka marrë përsipër të mbrojë Xhoana. Ajo është vënë në krye të një grupi biznesmenësh, që synon privatizimin e sektorëve strategjikë të ekonomisë kombëtare, për ta shndërruar atë në një aneks të ekonomisë greke, e në varësi të plotë të borgjezisë kompradore të Xhoanës. Përplasjet e para ekonomike mes Fatosit dhe Xhoanës, u shfaqën në prag të privatizimit të Hotel "Tirana International", si dhe tani në vigjilje të privatizimit të INSIG-ut, por tashmë me rënien nga pushteti, biznesmenët nuk mund të investohen më për një politikan të rënë nga vakti, e po ashtu as Xhoana s'mund të kompromentojë ambiciet e veta, në lidhje jo të domosdoshme. Por braktisja e Xhoana Nanos, nuk është e keqja kryesore që do të godasë Fatos Nanon, pas KPD-së së djeshme. Elektorati socialist, shfaq hapur shenja lodhjeje dhe, kështu, që po qëmton një alternativë tjetër në të majtë, që të jetë e ndryshme nga ajo e të papërgjegjshmit, në rolin e kryeministrit. Dilema e militantëve po rezulton më e shkurtër, se sa pritej dhe njoftimet se me kryeministrin Nano, vendi mund të mbetet përjetësisht jashtë dyerve të BE-së, ka larguar përfundimisht anëtarësinë nga Nano, për ta lënë atë krejt të braktisur, edhe nëse ai trukon ndonjë kongres, ku përjashton disidentët dhe çimenton në opozitë një socializëm integralist, që i ngjan më së shumti një lëvizjeje staliniste a haxhiqamiliste


    Nga Fahri BALLIU
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #283
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Në PS, kush janë me Fatos Nanon dhe kush me Ilir Metën?

    Nga Fahri BALLIU

    Po të vinit re diskutimet e djeshme në KPD, do të dallonit një zell ligavec të deputetëve socialistë Gazmir Bizhga, Ndriçim Hysa dhe Lekë Çukaj. Madje, Lekë Çukaj e ka filluar diskutimin e tij me deklarata, më herët se të fillojë debati në parti.

    Nëqoftëse analizojmë këto tre veta për zellin e tyre kundër ish-kryeministrit Meta, në radhë të parë, duhet të themi se të tre janë ish-servilë të Metës. Për këtë arsye, është shumë mirë që Meta, le të kuptojë se kur e ka ushtruar pushtetin e tij, servilët nuk kanë qenë të këqinj, por të mirë. Por, meqë ish-kryeministri bëri një autokritikë para gazetarëve lidhur me servilët, s'po vazhdojmë në këtë linjë, por po merremi me vetë servilët.

    Çfarë gjëje i bashkon këta të tre?

    Përveç karakteristikave të veçanta, këta tre deputetë janë deputetë votash të vjedhura. Madje, Gazmir Bizhga është vjedhës i drejtpërdrejtë i votave, në mënyrën më drastike dhe kryevjedhësi i votave në favor të tij, ka pak ditë që është pushuar nga puna në policinë e Durrësit, si lidhje e trafiqeve të klandestinëve. Gazmir Bizhga i vodhi votat me Flamur Gjuzin, i cili ishte mburoja e trafikut të klandestinëve dhe trafiqeve të tjera në portin e Durrësit.

    Ndriçim Hysa, edhe për punën e votave, është një vjedhës i drejtpërdrejtë i tyre, nëpërmjet dy spiunëve të tij në zonën e votimit, jo spiunë personalë të tij, por spiunë të partisë dhe të shtetit të tij dhe nuk do të jetë e largët dita që, bashkë me spiunët e vet, të jetë në dyert e ligjit përsëri për ngjarjet e '97-ës dhe zararet te rezervat e shtetit.

    Lekë Çukaj gjithashtu, është abuzues i votës dhe gjendet në parlament me votë të vjedhur e të përfolur jo pak, në zonën e tij. Pra, është pasiguria që të tre kanë për nesër, ajo që i shtyn ta vënë servilizmin e vet në dispozicion të Fatos Nanos. Por ky, që të tre, nëse do ta ketë në dorë, nuk do t'i vërë më kurrë deputetë, madje i tall dhe i përbuz që tani!

    Për Hysën, i cili, nga servili i Metës u bë servil i Nanos, do të thoshim se ishte njeriu që shpiku apo tregoi takimin e presidentit Moisiu me Fatos Nanon, pasi ky takim bëhej në pallatin e Çimkës! Për të mbrojtur nipin e vet që është në policinë e tatimores, prej disa vitesh, duke u bërë gogoli i gjithë subjekteve tregtare, ky njeri nuk e ka për gjë që sot, t'i serviloset Nanos dhe pas dy muajsh, të qajë në prehërin e Metës. Ish-kryetari i kooperativës, agronomi distrofik, intrigant dhe përçarës brenda partisë së tij, pale nëpër fshatra, servilizmin ndaj Nanos, tani e ka me shpresë se nuk do t'i bëhet ndonjë ditë inventari i veprimtarisë të dukshme dhe të padukshme, ndërsa zona e tij ku është deputet, është kampione e varfërisë në pesë kontinente.

    Po kështu, Lekë Çukaj, jo fort i paditur në punët e trafiqeve, përpiqet që ta ketë mirë me çdo kryeministër që ka nën firmën e tij rreziqet dhe lezetet e jetës.

    Gazmir Bizhga që, jo pak muaj më përpara mendonte se ishte i dështuar në politikë dhe se s'dinte se me kë të bëhej, tani e gjeti ustain për të jetuar sërish, e për t'u futur përsëdyti herë në llumin dhe imoralitetin e politikës.

    Pra, morëm këta tre persona për të parë formulën e mbështetjes të Nanos brenda PS-së. Pra, formula e mbështetjes së Nanos brenda PS-së, përfshin "kongresmenët" si këta të tre, por që të kenë hall për nesër, hall për ato që shkuan. Pra, ata janë me shprese se, mos kushedi vë dorën në zemër kryeministri dhe këta të vazhdojnë karrierën politike!

    Nuk e dinë që Nano u mban mend vetëm kohën kur i shërbenin Ilir Metës dhe këtë të sotmen, e quan detyrë të papaguar.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #284
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    NANO "MARTON" XHOANEN ME PRESIDENTIN MOISIU

    E Premte, 14 Maj 2004


    NANO "MARTON" XHOANEN ME PRESIDENTIN MOISIU

    Vendimi i qeverise per te ndryshuar "Protokollin e Shtetit" ne menyre qe gruaja e kryeministrit Nano zonja Xhoana te jete me status zyrtar si Gruaja e Pare e Shqiperise eshte sa absurd, aq edhe antimoral. Pasi ka bere gjithato zullume kryeministri ne keto dy vite i kishte mbetur qe te ndermerrte edhe nje vendim te tille skandaloz; t'i jape gruas se tij status te vecante zyrtar, nderkohe qe si kudo ne bote kete status e gezon Presidenti i Republikes dhe familja e tij.

    Deri pardje statusin e Gruas se Pare te vendit e gezonte vajza e Moisut, pasi Presidentit i ka vdekur gruaja dhe ne te gjitha levizjet jashte apo takimet protokollare me homologet ishte Zonje e Pare, sic thame Mirela Moisiu. Keshtu ka ndodhur edhe me ish-presidentin italian Skalfaro. Vendimi i qeverise me firme te kryeministrit Nano shpreh "shqetesimin" e madh se vendi ka mbetur pa Gruan e Pare te vendit dhe ku parashikon me djallezi disa pika ne rastet kur "presidenti nuk eshte i martuar apo i ve", atehere "Gruaja e Pare e Shqiperise behet gruaja e kryeministrit". Pra zoti Nano ka parashikuar ne ligj vetem kur Presidenti eshte pa grua, por ai ka harruar ne vendimin e qeverise edhe nje fakt tjeter. Qofte larg kryeministrit i vdes gruaja apo e ndan gruaja. "Se jeta ndarje ka"-thote nje kenge nostalgjike per te rinjte. Atehere cila do te jete Gruaja e Pare? Kryeministri Nano ka bere edhe nje gabim kushtetues, pasi sipas Kushtetutes, pas Kryetarit te Shtetit ne radhe per nga rendesia kushtetuese vjen kryetari i parlamentit. Ne Kushtetute thuhet se nese vendi i Kryetarit te Shtetit mbetet bosh, atehere vendin e tij per nje afat te percaktuar ne menyre precize e ze kryetari i Kuvendit. Megjithate edhe kete nuk e ka bere zoti Nano. Me kete logjike sulltance kryeministri mund te nxjerre neser nje vendim qeverie ku te shpalle se "mashkulli i pare i vendit eshte kryeministri ". Hajde e te kesh nje lloj mashkulli te pare, si ky qe eshte sot! Ne nje kohe qe Shqiperia ka plot probleme per te zgjidhur si mungesa e dritave, varferia, etj kryeministrit i shkon mendja vetem e vetem se si ti plotesoj qejfin rinor gruas se tij, e cila pasi mori kompani ajrore e tokesore tani na shpallet edhe "hyjneshe". Ky vendim kryeministror eshte edhe qesharak, pasi nga praktika nuk realizohet. Ja per shembull, Presidentit Moisiu i vjen homologu i tij nga nje shtet tjeter, i cili merr me vete edhe gruan e tij. Presidenti yne i Republikes sipas protokollit duhet t'i paraqese ne vile apo ne tavoline homologen e First Lady te presidentit mik. Cilen te marre perkrahu apo afer Presidenti Moisiu? Te marre vajzen e tij Mirelen, e cila e shoqeronte kudo me te drejte kushtetuese, qe tashme Nano ia ka hequr nga protokolli. Te marre Xhoanen, te cilen Nano e ka shpallur First Lady prape e rende mbetet per Presidentin ne kete moshe. Kjo eshte nje pyetje qe do te linde se shpejti, pasi Moisiu pret nje President per vizite. Ai qe vjen e ka gruan. E merr edhe me vete.

    Pra pyetja lind pers`ri: Ne vilen presidenciale ne darke per nder te homologut te tij dhe First Lady qe vjen, a do te mund ta marre Xhoanen zoti Moisiu? Flasim per protokollin formal. Apo do te vije edhe i shoqi i First Lady shqiptar zoti Nano ne darke? Qe te rrije ne darke duhet te jete President Republike zoti Nano. Kete radhe nuk eshte. Shpreson ne vitin 2007, por deri atehere rrjedhin shume ujera. Pra, ku do ta prese First lady-n shqiptar kryeministri yne; ne salle? Jo. Po ku? Jashte salles ne koridor? Eshte e rende te prese jashte burri i First Lady shqiptar. Ja pra qe eshte bere mish-mash kjo pune me nje vendim qeverie. Por, sic thame, homologu i Moisiut ka te drejte te fyhet, nderkohe qe ai vjen me First Lady ne tryeze mungon femra homologe. Natyrisht qe ka edhe nje zgjidhje, porse do te kete thashetheme, pasi jetojme ne Shqiperi. Presidenti Moisiu bashke me Xhoanen si first lady zyrtar ta presin Presidentin homolog ne vilen presidenciale, atje tek Kodrat e Liqenit. Edhe kjo nje zgjidhje mbetet! Pas darkes First Lady shqiptar kthehet ne shtepi. Por ne kete vendim qeverie per te drejtat e Gruas se Pare te Shqiperise lindin edhe disa pikepyetje thelbesore. Thuhet se femijet e first lady gezojne nje status te vecante. Tani gjerat duhen thene hapur e pa ndonje keqkuptim. Zoti Nano eshte martuar me Xhoanen, por ajo ka nje femije jo me kryeministrin.

    Keshtu i ka qelluar, pasi "jeta plot ndarje ka". Qe te jemi serioze nuk kemi asnje parandjenje humori apo cinizmi ne kete qe po tregojme. Pra a do ta marre statusin, sipas vendimit te qeverise, femija e First lady shqiptar apo femijet qe do ti kete me burrin kryeminister. Perderisa ne raport me Presidentin Moisiu zoti kryeminister i ka parashikuar ne menyre te perpikte gjithcka, tek vetja zoti kryeminister ka harruar t'i plotesoje. Edhe ne fillim te shkrimit theksuam se nuk eshte parashikuar qe "nese kryeministri ndahet apo eshte i ve, apo edhe beqar" cila do t'i gezoje privilegjet e first lady-t. Dikush mund te thote se martohet kryeministri. Mire deri ketu, por nese kryeministrit nuk i teket te martohet apo nuk i ecen ne dashuri si do ti behet. Cila do te jete Gruaja e Pare e Shqiperise? Eh. C'hall i madh na ka zene! Mire qe kemi kryetarin e parlamentit te martuar.

    Re.Po.


    Koha jone
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #285
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    E Enjte, 03 Qershor 2004


    MANJANI TERHEQ PADINE NAJ "KOHA JONE"

    Tashme njihet nga i gjithe opinioni padia e bere nga Fatos Nano, Agim Isaku dhe Ylli Manjani ndaj botuesit te gazetes "Koha Jone", Nikolle Lesi ne lidhje me shkrimin e dates 4 shkurt 2004, ku kritikohej vendimi i qeverise date 14 janar 2004, per vetshperblimin e kryeministrit Nano me pese paga mujore. Vendimi i shkalles se pare nga gjyqtari Gerd Hoxha, njohu si te drejte padine e Nanos, Isakut dhe Manjanit dhe denoi botuesin e "KJ", me 20 milione leke. Nderkohe qe pardje botuesi ne fjale ka apeluar vendimin e gjykates se Tiranes ne gjykaten e Apelit vjen, sipas medias TV Klan dhe Top Channel, terheqja e njerit prej paditesve, pikerisht e zotit Manjani. Mesohet se ai eshte shprehur per median televizive se jo vetem ka hequr dore nga padia, por ka dhene edhe doreheqjen nga keshilltar i kryeministrit, e shoqeruar kjo me nje leter shume kritike ndaj Nanos. Por akoma tekstin e letres se zotit Manjani drejtuar kryeministrit nuk e kemi futur ne dore. Zoti Manjani ne momentin e padise se tij me Nanon dhe Isakun ka qene ne postin e sekretarit te pergjithshem te Keshillit te Ministrave.

    Pas kesaj terheqje padie te zotit Manjani praktikisht padia ka rene, pasi duhet qe ta rifillojne nga fillimi padine zoti Nano dhe Isaku. Megjithate botuesi Lesi ka firmosur apelimin ndaj vendimit te gjykates se Tiranes, apelim te cilin e ka dorezuar per Gjykaten e Apelit ne Tirane.

    A.N.

    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  6. #286
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Post

    Kryeministria njofton se shkarkimi u bë për braktisje të detyrës dhe cënim të etikës profesionale

    Manjani ikën duke denoncuar Nanon

    Një nga njerëzit më të afërt të Fatos Nanos, këshilltari pranë kryeministrit, Ylli Manjani, ka dhënë dorëheqjen përfundimisht nga të gjitha funksionet e tij, duke akuzuar Kryeministrin për afera korruptive dhe për situata monopolistike të krijuara në vendin tonë. Madje Manjani ka përgatitur një letër me të gjithë akuzat e tij ndaj kryeministrit Nano dhe ia ka dorëzuar para largimit. Lajmin e ka konfirmuar vetë zyra e shtypit pranë kryeministrisë. Sipas saj motivi i largimit ka qenë braktisje e punës. "Kryeministri Fatos Nano ka shkarkuar sot nga funksioni si këshilltar në kabinetin e Kryeministrit, zotin Ylli Manjani me motivacion: Braktisje të detyrës, thyerje të disiplinës në punë dhe cënim të etikës profesionale," thuhej në njoftimin telegrafik të kryeministrisë.

    Por Manjani e ka akuzuar Nanon dhe për marrëdhëniet konfliktuale dhe abuzive që ka ndërtuar me shtypin. Ai në mënyrë demostrative ka tërhequr padinë e tij ndaj botuesit të gazetës 'Koha Jonë', Nikollë Lesi, për çeshtjen e shpërblimit pas privatizimit të Bankës së Kursimeve.

    Ylli Manjani, Fatos Nano dhe Agim Isaku, hapën një proces civil ndaj botuesit Nikoll Lesi, në gjykatën e faktit në Tiranë, për "shkaktim të dëmit jopasuror me anë të shpifjes dhe fyerjes të bëra botërisht". Kjo kishte lidhje me një shkrim të botuar në gazetën 'Koha Jonë' që shoqëronte një faksimile që tregonte se Nano, Manjani dhe Isaku ishin vetëshpërblyer me nga pesë rroga mujore, me rastin e "suksesit", në privatizmin e Bankës së Kursimeve. Gjykata pak kohë më parë vendosi dënimin e botuesit Lesi me 20 milion lekë të vjetra gjobë, për shpifje ndaj kryeministrit. Por Ylli Manjani kishte dhënë dorëheqjen, më parë nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, sërish për shkak të një konflikti me kryeministrin Nano, duke u kthyer në një këshilltar të tij. Ndërkohë ditën e djeshme, kryeministri Nano kishte shpallur dhe ngritjen e një grupi pune që do të merrej me çeshtjen e një impianti të përpunimit të plehrave në Kashar. Nano kishte deklaruar se Manjani do të ishte drejtues i këtij grupi, që do të kishte në përbërje ekspertë dhe të disa ministrive të ndryshme. "Kryeministri urdhëroi ngritjen e një grupi pune të drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave dhe me ekspertë të Ministrisë së Rregullimit të Territorit e Turizmit, Ministrisë së Mjedisit, Ministrisë së Drejtësisë dhe të Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Ministrisë së lndustrisë dhe Energjitikës për përcaktimin e termave të referencës që do të negociohen nga Organi Shtetëror i Autorizuar dhe kompanitë e interesuara," thuhej në njoftimin e kryeminstrisë. Por mësohet se edhe kjo çeshtje e shumëpërfolur në shtyp, ka qenë një nga temat kryesore të letrës së Manjanit për kryeministrin Nano. Manjani ka kundërshtuar idenë e Nanos për ndërtimin e impiantit në zonën e Kasharit. Gjithashtu një nga pikat kryesore ku është përqëndruar letra e Manjanit ka qenë çeshtja e abuzimeve në Albtelekom.

    Mësohet se numri i atyre që vazhdojnë të denoncojnë praktikat qeverisëse të Nanos, brenda socialistëve dhe njerëzve të afërt të Nanos është rritur. Por shumë prej tyre vazhdojnë që të hezitojnë për t'u ndarë përfundimisht nga kryeministri.


    tema

    ps . me sa shoh po i vjen fundi renies se shokut Nano . Te ashtuquajtur miqt po e denancojn . Ky pra eshte mallkimi i popullit "te hyft vetja ne qef".

    Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #287
    Gucci Rush II Maska e Cofferati
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Sterling Heights Michigan USA
    Postime
    123
    Eh Shqiperia eshte skandaloze me njerez skandaloze....Te miret e te mencurit shqiptar s`kane per te drejtuar ate vend kurre dot...
    It used to be only death and taxes were inevitable.Now,of course,there`s shipping and handling too.

  8. #288
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    SHERR NANO-MAJKO

    Dje ne kupolen e larte te PS plasi dhe nje sherr tjeter. Perseri protagonist Fatos Nano. I njejti njeri qe ka tash sa vite qe vetem e perplas PS-ne drejt sherreve dhe drejt nje opozite te sigurte. Ndersa emri i ri ne listen e te sulmuarve ishte kete rradhe ish-kryeministri dhe minister aktual i Mbrojtjes, Pandeli Majko. Dje ishte mbledhja e rradhes e qeverise, ku nder te tjera ministri Majko ka kerkuar qe, sipas bisedimeve dhe marreveshjeve miqesore me Turqine, te vendosej nga qeveria per blerjen e veshmbathjeve dhe armatimeve pikerisht nga nje prej shteteve me te fuqishme te NATO-s, qe mbetet shteti turk. Flitej pak a shume per 35 milion dollare per pese vitet e ardhshme. Ndersa eshte pergatitur projektvendimi, kryeministri Nano me nderhyrjen e ministrit te Ekonomise Anastas Angjeli dhe nen dirigjimin e ministrit te Financave Arben Malaj e ka hedhur poshte kete projektmarreveshje, e cila ishte biseduar dhe rene dakort me pare nga dy qeverite. Ministri Majko duke qene korrekt me bisedimet mes dy paleve per kete ceshtje ka reaguar ashper ndaj kryeministrit Nano dje ne mbledhjen e qeverise, bile ka lene te nenkuptohet se me Nanon nuk mund te punohet me ne nje kabinet qeveritar. Hedhja poshte apo kalimi me marifet i projektvendimit se gjoja ka nevoje per konsulence juridike ka shkaktuar pakenaqesi nga ish-kryeministri i kohes se luftes se Kosoves, zoti Majko. Burime kryeministrore theksojne per "Koha Jone" se shumica e ministrave i jepnin te drejte ministrit Majko, porse nuk guxonin perballe arrogances se kryeministrit Nano, i cili kohet e fundit ka vendosur qe me prepotencen e tij ta coje PS-ne drejt opozites. Kryeministri Nano ka replikuar ashper dhe eger me ministrin Majko, cka e ka tensionuar per disa minuta mbledhjen e qeverise. Po te njejtat burime nga mbledhja e qeverise, tregojne per "KJ" se marifeti i lojes se Nanos per ta shtyre kete vendim qeverie per shumen prej 35 milione dollare ka te beje me faktin se ai bashke me Anastas Angjelin dhe nje minister tjeter qe darkohet ne Athine po mendojne te gjejne nje mundesi qe kete shume disamilioneshe ne dollare ta kalojne ne favor te qeverise greke e jo asaj turke. E perkthyer paksa me ne gjuhen nanoiste, do te thote se po kerkojne nje partner nga kampi grek qe te caktoje perqindjen qe u takon shtetareve shqiptare, pra bakshishi ne forme cash (para ne dore). Por kryeministri Nano, duke ditur se te ndeshesh ne keto momente me ish-kryeministrin Majko, i cili njihet per korrektesine e tij, ka gjetur nje forme dinake te spostimit te vendimit te parapergatitur dhe te gatshem per tu miratuar dje ne qeveri. Reagimi i ministri Majko thote nje minister nanoist per "KJ', u duk se shkaktoi termet dje ne mbledhjen e qeverise, pasi ne nje moment u krijua ideja se ministri Majko do te jepte doreheqjen e menjehershme, perballe kesaj loje te paskrupullt qe po bente kryeministri me ministrin Angjeli, i cili nuk flet asnjehere, porse vepron nen rrogoz. Dihen tashme konfliktet e hapura qe ka Fatos Nano me shumicen e drejtuesve ne PS. Ilir Meta e ka dhene verdiktin e tij se pandryshuar qeveria, pra pa largimin e Nanos dhe zbatimin e normave demokratike ne PS, nuk ka ndermend ta pushoje luften politike. Bile, shanset e tij jane qe te krijoje nje parti te re, nese Nano nuk terhiqet nga sherrnaja ne PS. Sondazhet tregojne se partia e zotit Meta do te jete nje katastrofe per PS-ne e Nanos, e cila do te shkoje turravrap drejt opozites se gjate. Edhe me Edi Ramen konflikti eshte ceshtje ditesh dhe kur te pelcase, nuk ka Dajt qe e ndalon rene shperthyese qe do te shkaterroje edhe helikopteret e Xhoanes apo do te arrije deri ne ishullin grek te Korfuzit , atje ku zakonisht luan ne kazino Fatos Nano. Shoqeria civile eshte krejt kunder metodave te perdorura nga Nano, media kryesore dhe opinionberese edhe kunder praktikave dhe pazareve familjare te kryeministrit. Opozita, natyrisht qe po. Partite aleate te PS jane ne dilemen e fundit qe te ikin me vrap nga gremisja e PS-se. Ne grupin parlamentar jane duke menduar gjetjen e nje emri per nje kryeminister qe ne shumicen e hereve lakohet emri i Edi Rames si kryeminister qe e shpeton PS-ne nga humbja totale. U desh edhe konflikti i djeshem me Majkon qe anija e cila po fut uje tash sa muaj dhe po rendohet, duke u futur nen uje. Te ndeshesh me Majkon eshte nje problem i veshtire moral, pasi ai ka mbeshtetje ne krejt bazen socialiste. Zoti Majko nuk zoteron klane apo grupashe ne PS. Ai ka te vetmin "grupazh" vetveten, porse ne vota e kalon Nanon qe tani eshte ne momentin e tij me te keq ne historine e tij ne PS. Nuk ka per te patur moment me te keq Fatos Nano se sa tani e ne ditet ne vazhdim, nese mendon te qendroje ne krye te qeverise. "Bombat" i ka ne qeveri. Vetem kur ti plasin ne seri dhe kur ta shikoj veten ne katapulten e helikopterit te Xhoanes. Sic tha dje nje prej ministrave me te vjeter ne qeveri se " e dime te gjithe se me Nanon po shkojme drejt humneres, por se paku te bejme ndonje leke se na i mori te gjitha Nano". Fatos Nano eshte konvertuar kete here si nje kapiten qe ka hyre me duar ne xhepa si kapiten anije dhe po plackit perdite pasagjeret e anijes se tij, pervec bastisjeve te anijeve qe i ka nen patronazhin e tij. "Ka nje mani te cuditshme ky njeri-thote nje minister prane Nanos- Ai nuk ngopet duke futur duart ne xhepat e anetareve te ekipit te anijes. Aty e ndjen kenaqesine, kur fut duart ne xhepat e te tjereve".

    Keshtu qe dje kryeministri i ka shtuar vetes dhe nje sherr tjeter, ndonese sic tha per "KJ" nje prej keshilltareve qe qarkullon parate disamilioneshe, ai " nuk e ka problem Majkon. E gelltit me gjithe kepuce e hunde bashke!". Por harron ky keshilltar qe mban edhe syze si dikur kryetari i PS-se, se Majko vertet nuk ka grupe apo klane qe i ushqen me para apo me premtime postesh, perseri eshte nje kocke e forte qe ne fytin e trashur te Nanos ben pune. Me nje fjale ia kthen frymemarrjen Nanos nga vrima te tjera te paperdorshme nga soji i mire socialist.

    Vertete qe eshte nje kryenecesi idiote te krijosh konflikt me Majkon, i cili , sic thame nuk di metodat e Cacit, porse eshte luftetar i vendosur, nese e ndan mendjen per duel. Megjithate Nano e ka ndare mendjen per sherrnaje pafund dhe i ka hypur damari i vetrrenojes. Zoti Nano e di se kalimi ne opozite atij asgje te keqe nuk i krijon. Mbetet kryetar i opozites. Para ka plot, prona pafund e perfund! Burgun e ka bere njehere me Berishen, keshtu qe nuk ka me pranga per te si kryetar i opozites. Do ti coje si llokum ne gojen e Berishes kokat e Edi Rames, Bashkim Finos Anastas Angjelit, Arben Malajt dhe ndonje tjetri. Pra mbetet njeri i kerkuar si lider i opozites se ardhshme. Bile sinjale nga kampi i opozites jane perceptuar se Nano e ka ndare mendjen per t'ia dhene me duart e tija pushtetit Berishes. Natyrisht qe po ia jep me gafat e korrupsionin galopant qe po ben perdite dhe njerezit e thjeshte jane te pakenaqur. Porse duke punuar perdite per Berishen zoti Nano siguron veten e tij ne opozite, cka e perkthyer ne gjuhen praktike te nanoizmit do te thote se kryetari i PS-se do te mjaftohet me caktimin e njerezve te tij biznesmene si deputete socialiste. Per te tjeret qe po e mbeshtesin do ti beje deputete kur te "qethen vicat".

    Re.Po.
    koha jone
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  9. #289
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    “Nano, dy herë i kapur me presh në dorë”



    Lavdërim Hysenaj

    Një shprehje popullore "u kap me presh në dorë "u referohet të gjithë atyre personave që kapen në vjedhje e sipër. Edhe rasti i kryeministrit shqiptar Fatos Nano përfshihet në këtë shprehje popullore. Zoti kryeministër u kape me presh në dorë dy herë vetëm në dy javët e fundit. Deklarimi i rremë i pasurisë së kryeministrit vërtetoi atë që shqiptarët e dinin për vite me radhë. Që zoti Nano gënjen. E dinin të gjithë por tani u kap me presh në dorë. Unë jam i bindur se sado të pamundura të duken ndëshkimet e politikanëve të lartë tani për tani, shumë shpejt drejtësia do të bëjë punën e vet. E them këtë sepse jam i bindur që shoqëria shqiptare është më e madhe dhe më e mençur sesa një tufë hajdutësh që drejtojnë sot për sot Shqipërinë. Deklarimi i rremë i pasurise është bërë me shkrim dhe kjo është një provë që do të çonte në burg, cilindo, sipas ligjit. Flagranca e dytë e kryeministrit është çështja e plehrave. I është provuar me fakte që ka shkelur ligjin për transparencen, që ka zgjedhur një firmë me vrima të zeza në formë dhe përmbajtje, dhe mbi të gjitha se ka kryer një krim në tentativë ndaj shëndetit të qytetarëve që qeveris.[/font]

  10. #290
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Nano në kuvend: Berisha harxhoi paratë e piramidave

    Lajmi i ores 8:45 AM



    TIRANE (22 Qershor) - Kryeministri Fatos Nano deklaroi dje në seancën plenare të paradites se fundi i këtij viti do të jetë edhe fundi i administrimit të aseteve të fimave piramidale, të cilat operuan në Shqipëri që nga viti 1992 deri në 1997. Ai ishte i thirrur dje në tre interpelanca ndër të cilat ishte edhe ajo e kërkuar nga kryetari i Partisë Legaliste Ekrem Spahia për fenomenin e "fajdeve". Nano sqaroi se përfundimi i procesit të administrimit do të thotë likuidim i të gjitha vlerave të rikuperuara nga procesi i administrimit. Kreu i ekzekutivit u shpreh se me përfundimin e këtij procesi, do të bëhet edhe shpërndjarja e strukturës shtetërore që për 7 vjet është marrë me këtë problem. Kryeministri Nano bëri të ditur se në momentin që qeveria mori vendimin për të ngrirë veprimtarinë e firmave rentiere në llogaritë e tyre ishin të ngrira vetëm 9.5 milionë dollarë. Ndërkohë ai kërkoi nga kryetari i Partisë Demokratike t'i thuhej se ku ishin 1.1 miliardë lekët, të cilat mungonin në llogaritë firmave rentiere. "Megjithatë unë vazhdoj të bëj atë pyetje që e kam gjatë gjithë kësaj kohe. Ku janë 1.1 miliardë dollarë zoti Berisha", tha Nano. Gjatë fjalës së tij Nano la të kuptohet se një pjesë e parave të këtyre firmave piramidale janë përdorur për fushata elektorale. "Asnjëherë nuk kam mundur të di se sa nga këto para janë përdorur për fushatat elektorale", tha Nano. Kryeministri Nano gjatë interpelancës deklaroi edhe nismat ligjore që janë marrë nga qeveria e drejtuar nga ai gjatë periudhës 7 vjeçare. Nano u shpreh se është bërë likuidimin dhe shpërndjarja e aseteve të mbetura në llogaritë e firmave rentiere deri në 5 përqind. Po kështu ai deklaroi se qeveria ka bërë rreth 25 denoncime penale për vjedhje për rreth 25 administratorë të skemave piramidale. "Ndërkohë që është duke u vazhduar edhe me persona të tjerë, të cilët janë të përfshirë në këtë rreth", tha Nano. Po kështu ai nënvizoi se gjatë kësaj periudhe është mundësuar shitja dhe transferimi i 310 aseteve të mbetura nga këto firma rentiere. Ndërkohë që u shpreh se "do të vazhdojë rokompensimi nga 11 deri në 15 përqind për 11 firma rentiere". Më pas ai nënvizoi se qeveria do të paraqesë një projektvendim ku do të parashikohet "rikompensimi i kreditorëve të shoqërive huamarrëse. Duke bërë një krahasim me gjëndjen ekonomike të Shqipërisë në periudhën para '97 Nano u shpreh se "ne kemi zëvendësuar 24 firma piramidale me 17 banka private ndër të cilat është edhe Raifaizen Bank. ro/ro (GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 29 prej 58 FillimFillim ... 19272829303139 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historia rreth vdekjes së ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 11:58
  2. Shkëlqimi i shkurtër i elitës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-12-2011, 08:40
  3. Shkëlqimi dhe rënia e Karamahmud Pashë Bushatliut
    Nga Xhuxhumaku në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-04-2011, 03:43
  4. Zbardhet mbledhja e Byrosë që zgjodhi pasardhësin e Enverit
    Nga shigjeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-10-2005, 08:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •