Close
Faqja 27 prej 58 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 572
  1. #261
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    24
    TE GJITHE KUNDER NANOS

    E shtuna eshte dita vendimtare per rrezimin e klikes me te korruptuar, me mafioze, me te eger, me nepotike, me antipopullore, me antihumane qe ka sunduar ndonjehere ne vendin tone, perfshire ketu edhe periudhat e erreta te historise sone moderne. Dhe kjo kaste interesaxhinjsh qe mendojne prore se si te pasurohen me shume, ka hije te ike me ceremoni popullore nga sheshi "Skenderbej". Pikerisht ne vendin qe evokon patriotizem, duhet te marre goditjen perfundimtare kjo qeveri. Dhe sot per sot, nuk ka akt me patriotic se sa te besh te mundur largimin e Nanos nga posti I Kryeministrit.

    Ndaj, e shtuna dhe per te shtunen. Sipas informacioneve nga rrethet, do te jene ne mitingun e protestes qytetare antiqeveritare i papuni dhe biznesmeni i vogel qe po shkaterrohet nga konkurenca e klikes mafioze nanoiste; mesuesi qe mbijeton me pagen e nje pastruese kryeministrore dhe punonjes te administrates civile qe persekutohen nga familja Nano; ish- i perndjekuri qe nuk ka marre asnje leke nga vitet e burgut, nderkohe qe Nano i perlau per vehte; pensionisti te cilit i eshte rritur cmimi i energjise elektrike, telefoni familjar, buka dhe jetesa e perdtishme; do te jene ne mitingun e madh te se shtunes demokrati dhe socialisti i rrenuar ekonomikisht; republikani dhe demokristiani qe nuk njeh kthim nga lufta kunder te paudhit dhe te pafeut Nano; monarkisti zogist dhe ballisti qe flet dhe per camet; bujku dhe blegtori te cilit po i rrembejne tregun e shitjes me produkte importi; do te jete gazetari si shkrues informacioni, por dhe si qytetar i keqadministruar; do te jete polici si ruajtes rendi, por para se gjithash polici pa strehim, pa garanci jetese, pa leke per te marre buken e femijeve; do te jene te shtunen studentet e Tiranes dhe Shkodres, Korces, Elbasanit dhe Gjirokastres. E shtuna e kesaj jave do te quhet ne historine e pluralizmit E SHTUNA E MADHE E DEMOKRACISW.

    Nisur nga informacionet qe ka dhe duke ditur zemerimin popullor nga jetesa e veshtire ekonomike, kryeministri Nano ka urdheruar pervecse pastrimin e tuneleve nentokesore qe dalin nga poshte kryeministrise deri tek mali i Dajtit, edhe venien ne gatishmeri mbi catine e zyres se tij ne kryeministri te helikoptereve te Xhoana Nanos ne menyre qe te kete kohe per te hypur ne helikopter. Kete rradhe nuk ka Maqedoni qe e shpeton kete njeri pa njeri, kete politikan antikombetar dhe qe drejtohet nga mafia vendase dhe greke, kete shtatshkurter qe te shtunen, nga frika, vrapi do ti behet me i madh se hapi gjigand i Edi Rames.

    E shtuna eshte gjithcka per nje fillim ndryshimi ne qeverisje, per nje shprese se jeta mund te behet edhe me e garantuar, se klika qe ka uzurpuar vendin po iken. E shtuna do te jete dita kur nderkombetaret, sidomos SHBA, Angli, Itali, France dhe Gjermani, do te kuptojne se nuk ka qetesi me Nanon kryeminister. Te shtunen , pervec qytetareve tiranas, do te vijne me furgone e autubuze, me makina e ne tren dhjetra mijera qytetare qe ndodhen ne periferine e laret te vemendjes se qeverise. Edhe ata per te protestuar per hallet e tyre ekonomike. Pas Sheshit "Skenderbej" turma do ti drejtohet Bulevardit "Deshmoret e Kombit" dhe me pas do te mund te qendroje ne Sheshin "Nene Tereza" para Universitetit te Tiranes, pikerisht atje ku lindi protesta e pare antiqeveritare dhe antikomuniste ne dhjetor 1990. Nese deshira pershkallezohet nga lumi i njerezve, atehere qyteti i Studentit do te jete arena e manifestimit anti Nano. Para kryeministrise, vetem disa llamarina, pjella e fundit e qeverise se demagogjise, do te sistemohen. Dhe pikerisht aty ku levizja "MJAFT" shkroi para disa diteve nje parulle: "Kujdes! Lart nuk punohet!". Tingellima e masave mbrojtese parakryeministrore do te mjaftoje qe zhurma e helikoptereve te Xhoanes te shuhet, qe polici te bashkohet me pjestaret e familjes se tij qe jane edhe ato ne proteste, qe gardisti te futet ne turme e te perqafoje babane ose mamane e tij , te cilit i ka ardhur ne maje te hundes nga veshtiresia e jetes. E shtuna do te lebetise mafiozet e Nanos, kriminelet biznesmene qe kane perlare gjithcka ne kete vend dhe rrisin cmimet; ministrat qe akoma nuk i kane privatizuar te gjitha nga trupi i Shtetit, drejtoret e medhenj nga ku buron dollari per familjen Nano, etj.

    E shtuna duhet te jete dita e protestes se madhe per te ndryshuar jeten dhe per te larguar kucedren Kryeminister, qe ka zene ujin e fshatit te madh Shqiperi.

    Per te shtunen me te gjitha mjetet qe quhen demokratike ne Shqiperi. Atje ne Shesh per te larguar Fatos Nanon, i cili eshte shtetari qe punon ekskluzivisht per te shtuar milionat e dollareve per Xhoanen e pas Xhoit. Atje, ne Sheshin "Skenderbej", do te nise perendimi I lumturise se fundit te Fatos Nanos. Nje njeri qe nuk do te na mungoje aspak, pasiqe demet dhe te keqijat qe I ka shkaktuar vendit nuk lene asnje hapesire per nostalgji.

    Kete te shtune, Nano do te clirohet me se fundi nga iluzionet qe ka, se mund te rrije ne qeveri me menyra artificiale. Mandatin nje qeverie ia japin qytetaret dhe ata kane te drejten t'ia marrin, diten qe nuk ndjehen me te qeverisur. Nano do te kuptoje me 21 shkurt 2004, se nuk te mbajne ne fuqi as ambasadoret, e as biznesmenet. Sigurisht ata jane nje ndihmese, nje serum per te shkuar pak me tej. Por tek e mbramja, nese zhgenjen shtetasit e tu, nese ben gjithcka ne kundershtim me sensin dhe interesat e tyre, do te thote se s'mund te rrish me asnje dekike ne krye.

    2/3 e shqiptareve jetojne ne varferi dhe pa asnje perspektive te qarte per jeten e tyre. Nano eshte kryeministri I pjeses tjeter. I te pasuruarve me tendera dhe monopole grabitese. Por perfaqesuesi I pakices nuk mund te shkoje gjate. Dhe mesazhi I qarte I shumices vjen te shtunen, para dritares kryeministrore. Nje mesazh paqesor, por rrenues per Fatos Nanon.

    KJ
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #262
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-02-2004
    Postime
    22

    perendimi kunder kryeministrit

    PERENDIMI KUNDER KRYEMINISTRIT

    I pyetur per se si duhet te arrihet nje marreveshje politike persa i perket procesit zgjedhor, ambasadori i OSBE-se, Liponen tha tekstualisht si me poshte: "Partite kryesore duhet te arrijne nje marreveshje. Me e mira do te ishte qe lideret te uleshin se bashku, sic besoj se do te ndodhe. Ose te pakten te kete nje diskutim indirekt mes tyre sepse duhet te kete nje marreveshje per menyren se si duhet te vazhdoje procesi". Mesazhi i ambasadorit Liponen, nje diplomat i rafinuar, eshte padyshim shume korrekt dhe krejtesisht brenda kornizes se mandatit perfaqesues qe ai ka.

    Mirepo, ajo cka ngjan me e rendesishme eshte te kuptojme ate cka nenkuptohet, ose qe fshihet mes rreshtave. Kerkesa per uljen ne tryeze te Berishes me Nanon per nje marreveshje serioze, nuk ka se si te mos kuptohet si nje adresim kryesisht ndaj Kryeministri Nano. Sepse eshte pikerisht shefi i qeverise, ai qe eshte ne pushtet, i cili duhet te demonstroje tolerancen e duhur per t'u ulur ne bisedime dhe negociata me liderin e opozites te shqetesuar, bashke me te cilen jane asociuar edhe shume qytetare te paparti, por te zhgenjyer nga qeverisja e sotme.

    Nese kerkohet qe Nano dhe Berisha te bejne marreveshje, kjo do te thote qe Kryeministri duhet te pranoje disa kushte opozitare. Dhe marreveshja ideale mund te arrihej vetem ne rast se Nano heq dore nga pushteti ekzekutiv dhe shkon ne tryeze vetem me mandatin e Kryetarit te PS-se.

    Po te shohim me objektivitet realitetin e sotem, rruga e vetme e daljes nga kriza dhe e shtensionimit te situates eshte arritja e nje marreveshjeje mes aktoreve kryesore te politikes. Dhe objekti me i mundshem per te marre konsensus te gjere, eshte pikerisht garantimi i zgjedhjeve te lira dhe te ndershme ne rastin e votimeve me te aferta.

    Kjo eshte kerkesa kryesore e opozites dhe pranimi e analizimi i saj nga Kryeministri Nano, padyshim qe do te sillte nje realitet tjeter, ndoshta edhe pa protesta qe ne te kunder mund te shkojne drejt nje radikalizimi te ashper.

    Deri tani flitej lart e poshte, ndoshta per te krijuar nje iluzion, se Nano mbeshtetej nga nderkombetaret. Mirepo, vecanerisht levizjet e djeshme te diplomacise se huaj ne Tirane, kane treguar nje gje tjeter. Sugjerimi i ambasadorit te Liponen, per arritjen e nje marreveshjeje Nano-Berisha, nuk eshte assesi nje mesazh mbeshtetes per Kryeministrin. Nga ana tjeter, takimi i ambasadorit amerikan me levizjen Mjaft, dhe vleresimi qe ai u beri aktiviteteve te fundit te kesaj levizje, disa aksione te dukshme anti-Nano, do te thote prape, se Xhefri nuk eshte ne krah te Kryeministrit.

    Po ashtu, vleresimi edhe i levizjeve te tjera civile, si ajo e Zyres per Mbrojtjen e Qytetareve, gje qe e theksoi ambasadori Liponen, nuk kane se si te jene deklarata pro-Nanos. Madje, jane te gjitha rrethanat per t'i vleresuar ato si qendrime kritike ndaj shefit te qeverise.

    Busulla e nderkobetareve mesa duket ka ndryshuar shpejt kahje. Kjo pasi eshte krijuar nje klime e pergjithshme ne vend anti-qeveritare. Duket qarte se Nano eshte gjenerues i konfliktit dhe i keqeverisjes qe sjell pakenaqesi popullore. Dhe nje Kryeminister i tille nuk ka se si te mbeshtetet nga nderkombetaret. Mos te harrojme ketu faktoret e tjere brenda mazhorances qe po kerkojne edhe ata reflektim ndaj situates se krijuar, gjithnje te frikur se mos pushteti po shkon drejt opozites. Ne fillim ne heshtje, por dalengadale duke ngritur zerin, perfaqesues te PS-se po kerkojne qe te mandatojne nje tjeter figure per Kryeminister, deri ne zgjedhjet e vitit te ardhshem.

    Duke njohur kete realitet, ku Nano rrezikon te mbetet shpejt ne pozita minorance, ambasadoret perendimore sigurisht qe nuk mund te investohen per te. Madje, eshte e kuptueshme qe te investohen kunder tij, me synim gjetjen e nje zgjidhjeje qe siguron stabilitet .



    Koment

    ky eshte interpretimi me kot i deklarates se Lipones. Sepse nuk mund te kete marrevshje tjeter Nano-Berisha kur opozita kerkon direkt dhe qarte "Nano ik". Mbasi te ike Nano atehere mund te behet ndonje marreveshje
    Ndryshuar për herë të fundit nga martin_iden2001 : 25-02-2004 më 03:54

  3. #263
    Law Student Maska e Arlind
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    SE London
    Postime
    210

    PABESIA NANO

    Kryeministri Fatos Nano ka arritur te identifikohet politikisht me shume probleme dhe aspekte regresive, gjera qe e rendojne CV-ne e tij. Ne stoline e erret te karrieres se tij, rendon sidomos nje defeket ndoshta edhe karakterial. Eshte fjala per pabesine qe ka treguar gjithnje me partneret e tij ne politike e kudo. Te mos flasim pastaj per mungesen e korrekteses dhe mashtrimet e vazhdueshme ne drejtim te opozites.

    Flagrancat e tij me paktet e nenshkruara me opoziten jane ende te fresketa. Ai u zotua per zgjedhjen e Presidentit konsensual, dhe ketu behej fjale jo per caktimin e nje personi, por krijimin e nje institucioni te garantit, dhe pa kaluar shume kohe e dhunoi kete premtim, duke e futur presidentin brenda orbites se sistemit te tij korruptiv. Me manipulimin qe ai i beri Presidentit, ne nje fare menyre shkeli marreveshjen per institucionin e garantit. Padyshim qe kjo eshte pergjegjesi kryesore e Moisiut. Por nga ana tjeter, fajtor eshte edhe Nano, i cili nuk donte te kishte realisht nje President te pavarur.

    Po keshtu, pas zgjedhjeve te fundit parlamentare, ku manipulimet u njohen nderkombtarisht, Nano u zotua se do te punonte me opoziten per pergaditjen e infrastruktures se re zgjedhore, cka do te mundesonte me ne fund votim te ndershem dhe te lire. Mirepo, reforma kryesore qe i takonte balancimit te KQZ-se, nuk u krye. Keshtu qe Nano shkeli serish premtimin para opozites.

    Per shkak te kesaj sjelljeje dhe ketyre mungesave te Kryetarit te PS-se, raportet pozite-opozite jane kthyer sot 3 vjet mbrapa, dhe jane njesoj si pas zgjedhjeve te 2001-shit.

    Ne nje vend normal dhe me rregulla loje qe respektohen, keto dy momente do te mjaftonin per te permbysur karrieren e nje politikani. Sigurisht keto mashtrime dhe mosmbajtje premtimesh te bera publikisht mund ta bejne Nanon me te perzemert tek militantet e partise se tij, por politika eshte me e gjere se kaq dhe me kontekstuale.

    Nderkohe qe pabesite e tij me nanoistet dhe anti-nanoistet (mobile ose jo), jane nje histori me vete, mashtrimesh dhe intrigash pa fund. Lufte berrylash, premtime sa per te bere qejfin dhe genjeshtra gjakftohta, te gjitha keto kane qene skemat e zakonshme qe ka ndertuar Nano bareve te Tiranes, buze detit, ose ne resorte turistike, neteve te vona duke rrekellyer xhinin e zakonshem me miqte e audiences.

    Te qenit i pabese i jep atij nje kenaqesi perverse, dhe kjo ndoshta duhej te ishte objekt studimi per psikologet. Ndersa per ne gazetaret mbetet te kemi ne vemendje disa momente te raporteve te tij me socialistet, cka e kane bere nje politikan qe ruan me dhune mazhorancen, por ku secili e urren privatisht pikerisht per karaktetin e tij mashtrues dhe asocial.

    Kur erdhi ne pushtet, pas vitit '97, ai solli ne krye dhe privilegjoi rivalet e tij, duke konsumuar keshtu mashtrimin e pare ndaj mbeshtetesve te devotshem. Me vone, mashroi rivalet e tij duke u terhequr ne nje menyre te pakuptueshme, por duke u kthyer pabesisht me kritika dhe qendrime qe i kishte mbajtur ne xhepin e brendshem te xhaketes.

    Ai u tregua i pabese me Meten, duke i premtuar se ai do te mbetej kryeministri i pas zgjedhjeve te 2001-shit, nderkohe qe bash te nesermen filloi te punoje per rrezimin e ish-kryeministrit.

    Nano mashtroi mbare opinionin publik ne Shqiperi me levizjen e tij per katharsis. Ai i trajtoi pabesisht edhe miqte e tij te ngushte qe e ndoqen pas ne kete aksion politik. Dhe nuk kaloi gjate per te kuptuar se kjo ishte shkelja e radhes i premtimit te Nanos. Sapo levizja per katharsis e kreu punen e saj, duke rrezuar Meten, ai synoi te pervetesonte pushtet maksimal duke menjanuar te gjithe mbeshetesit e duke zhgenjyer gjithe opinionin publik.

    Te mos flasim pastaj per pabesite e vogla dhe meskine kur i premton 10 veteve per nje post ministror, duke zgjedhur pastaj kandidaturen me te pabesueshme. Kur u thote shume veteve te behen gati per nje post te rendesishem ne ekzekutiv, dhe kur ne fund ate e vendos bashkeshortja e tij.

    Andaj ai duket shume qesharak sot kur fton opoziten per nje marreveshje te re. Dhe askush nuk mund te mashtrohet me nga kryesocialisti.

    Ky pra eshte Fatos Nano, dhe mbrapa i vijne pabesite. Nje politikan qe e nderton pushtetin dhe karrieren e tij mbi shkelje parimesh, mbi mashtrime dhe mosmbajtje premtimesh, me siguri qe do te denohet me antipati dhe percmim historik.
    Tropojan Virus

  4. #264
    Law Student Maska e Arlind
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    SE London
    Postime
    210

    BERISHA: NANO, PO MBAN VETEN ME SERUME

    Perpjekje per te mbijetuar e cilesoi lideri i opozites Sali Berisha, ftesen e Partise Socialiste dhe kryetarit te saj Fatos Nano, per nje Pakt Stabiliteti. Gjate nje prononcimi per mediat paraditen e djeshme, kreu demokrat u shpreh skeptik mbi sinqeritetin e kesaj kerkese te mazhorances socialiste. "Nuk e shoh te arsyeshme dhe as kam nder mend te mbaj Nanon me serume. Ai tashme eshte i humbur", ishte pergjigjia e Berishes per nje bashkepunim te mundshem me PS-ne. Pakti i Stabilitetit i ofruar opozites nga mazhoranca roze, gjeneroi si produkt i mbledhjes se kryesise se socialisteve, para disa ditesh. Sipas kesaj kerkese, spektri opozitar ne vend eshte i ftuar te ulet ne nje tryeze te perbashket, per te diskutuar mundesite e pershpejtimit te procesit te integrimit te Shqiperise, ne strukturat euro-atlantike. Ndonese ky reflektim i selise roze per te ulur tonet ne adrese te opozites shprehet si domosdoshmeri per stabilitetin ne vend, ka qene i ashper reagimi i kreut demokrat. "Kryeministri Nano ben mire t'i lere keto perpjekje te deshtuara. Tashme atij i ka ngelur vetem nje rruge, te jape doreheqjen e menjehershme. Nuk besoj se ne keto momente ai te kete nevoje per serume", u shpreh kreu i selise blu. Ai i beri keto deklarata pas refuzimit edhe te fteses, qe ambasadori i OSBE-se iu drejtoi te dy kampeve te politikes per uljen ne nje tryeze te perbashket. Kete qendrim lideri demokrat e pohoi separi pas perfundimit te tryeze se partive te djathta parlamentare. Pavaresisht se nga kjo tryeze nuk u dol me nje deklarate ku te theksohej se nuk do te kishte asnje bashkepunim me te majten, e tille mund te quhet fryma qe pothuajse mbizoteroi gjate saj. Kreret opozitare e quajten tradheti cdo akt te dyte marreveshjeje si ai i 22 qershorit Nano-Berisha. Ndaj, kesaj here per te mos humbur besimin brenda se djathtes, Berisha do ta kete shume te veshtire te ulet rishtazi ne nje tryeze me kryeministrin Nano. Ne perfundim te konferences se tij per shtyp, mbajtur ne ambientet e selise blu, lideri Berisha u shpreh se Nano ne vend te rezolutes duhet te jape doreheqjen nga posti i tij ne krye te ekzekutivit shqiptar.
    Tropojan Virus

  5. #265
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Dinastit dhe djallezit e Nanos

    Nano, pro-amerikan në Tiranë, anti-amerikan në Prishtinë

    Nga Fahri BALLIU

    Lidhur me ngjarjen e fundit në Kosovë, janë shtuar zërat, dyshimet dhe hetimet, lidhur me përzierjen në ato ngjarje të administratës së Fatos Nanos. Nëse Ismail Kadare, shkrimtari ynë i shquar, njohës i thellë i raporteve historike të Kosovës me botën dhe shtetin amë, hodhi idenë e përzierjes së komunistëve shqiptarë, në aktet e rënda që ndodhën atje, Ibrahim Rugova, president i Republikës së Kosovës, akuzoi shtetet fqinjë për përzierjen në punët e brendshme të Kosovës. Rugova, nëse do të ishte fjala për Serbinë apo Maqedoninë, do t'i kishte zënë ato me gojë dhe aludimi i tij, është kuptuar për Shqipërinë. Pra, kemi të bëjmë me një akuzë për administratën "Nano". Djegia e kishave serbe, që është një akt vandalizmi, nuk kishte të bënte fare me dhimbjen për fëmijët e vdekur. Në këtë kuptim, ai është një objektiv shërbimesh sekrete, për t'i dhënë pikë një pale dhe, për të humbur pala tjetër. Nuk mund të jetë kurrsesi koinçidencë, që pas vizitës së Nanos, Kosovën e përfshiu '97-ta, që përfshiu Shqipërinë, kur Nano doli nga burgu. Eshtë për të ardhur keq, që akoma nuk e kuptojnë mënyrën, stilin dhe teknikën se si mbjell luftë Fatos Nano, me shërbesat e veta. Ai, Rugovës nuk ia konfirmoi në dialog përkrahjen për pavarësinë, duke e quajtur atë, një gjë jo të lehtë. Në një kohë që, Rugova, i habitur i tha se qeveria e tij e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe Kosovën si republikë më vete(!)

    Klienti i Kretës, miku i Millosheviçit, Fatos Nano, nuk e ka pasur për zor që, ato tentakula të lidhjeve të komunistëve shqiptarë me marksistë dhe komunistë të Kosovës, të edukuar me frymë dhe akte terrorizmi dhe islamizmi, të ndërmarrin provokacione që janë në dëm të Kosovës, pavarësisë së saj dhe gjithë botës shqiptare në Ballkan. Sepse, në të vërtetë, historikisht, kahja e tyre ka funksionuar në këtë drejtim.

    Dhe kjo është e vërteta e përkatësisë së Nanos, që në Tiranë, duke spekuluar me pro-amerikanizmin e vet, kërkon të mbajë karriket e kryeministrit dhe, atje t'u shërbejë miqve të vjetër të përkatësisë së tij reale, Greqisë dhe Serbisë.

    Veçanërisht, fryma e injektuar dhe e ringjallur kundër UNMIK-ut dhe faktorit ndërkombëtar në Kosovë, është totalisht në koherencë me sulmin që Nano po i bën BE-së, që nga Tirana dhe gjithë organizmave dhe mekanizmave të tjerë.

    Sidoqoftë, kjo është një tezë e sapohedhur, që lidhet me mosidentifikimin e disa kufomave që ndodhen në morgun e Prishtinës, të cilat janë nga Shqipëria dhe kanë marrë pjesë atje.

    Në ditët e ardhshme, fare mirë, në një hetim të kujdesshëm, mund të zbulohet drejtpërsëdrejti lidhja, ndikimi dhe ushtrimi i këtij operacioni, nga ana e njerëzve të komanduar prej Nanos, apo lidhjeve që ai ka në dorë si kryeministër, duke i orientuar në këtë drejtim.


    --------------------------------------------------------------------------------
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #266
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Ku është Fatos (Xhoana) Nano, në privatizimin e hotel "Tiranës"

    Me vendim qeverie, borxhi prej 11 milionë dollarësh i hotelit, shtetëzohet, ndërkohë që taksapaguesit kanë trashëguar më herët edhe borxhin prej 16 milionë dollarësh, për rikonstruksionin e bërë. Ministrat Malaj, Angjeli e Duka janë aksionerë të drejtpërdrejtë për llogari të familjes së kryeministrit, kur ekspertët vlerësojnë në privatizimin skandaloz, kur vetëm trualli i ndërtimit vlerësohet nga tregu, në rreth 10 milionë dollarë

    Vetëm një ditë pas përfundimit të tenderit për privatizimin e hotel "Tirana International", me polemika të pakta e vetëm me kritikat e publikuara në "55", suksesi i hamendësuar i aksionerëve shqiptarë, të mbledhur nën simbolin e diskutueshëm të Koço Kokëdhimës, është njollosur nga zbulimi i trishtë se, pas privatizimit ka mbetur një borxh i frikshëm, prej më shumë se 25 milionë eurosh. Sipas formulës së privatizimit, të gatuar në kuzhinën e Ministrisë së Arben Malajt, në bashkëpunim me ish-ministrin Besnik Dervishi, u përjashtuan nga procesi, për arsye jo të themelta, me dhjetëra subjekte ndërkombëtarisht të njohura hotelerie, për të mundësuar shitjen e hotelit, thuajse në shifrën mizerabël të 5 milionë eurove. Sipas kësaj formule, nga asetet që përfshiheshin në ndërmarrjen e hotelit e që menaxhohej nga Ministria e Turizmit, nuk do të përfshihej edhe borxhi prej 11 milionë eurosh, që kishte akumuluar ndërmarrja gjatë administrimit skandaloz që iu bë hotelit vitet e fundit, e kryesisht në dy vitet e qeverisjes së Fatos Nanos. Disa herë ishte bërë thirrje për ndryshimin dhe ristrukturimin e hotel "Tirana International" përpara sesa ai të privatizohej, por taktika e Fatos Nanos ia ka arritur që të çojë ndërmarrjen pranë falimentimit dhe të ligjërojë një formulë privatizimi, që niste me çmimin skandaloz të 5 milionë eurove.

    11 milionë eurot e borxhit, i kalojnë faturës së shtetit

    Arben Malaj hartoi një formulë privatizimi, sipas të cilës, borxhet e kompanisë nuk do të përdoreshin për kompensimin e aseteve, por e ka kaluar të gjithën në buxhetin e shtetit, si një borxh të qeverisë shqiptare, e cila ishte pronare maxhoritare e ndërmarrjes, por edhe nëpërmjet blerjes së aksioneve prej agjensisë së INSIG-ut. Përllogaritja e vlerës së hotelit është kontestuar ashpër nga ekspertët e pavarur, por ka regjistruar kundërshtime edhe në Ministrine e Ekonomisë, por Arben Malaj nuk ka dëgjuar nga ai vesh dhe, me një praktikë të vjetër ka vlerësuar pamundësinë e hotelit për të kompensuar borxhin me anë të aseteve të ndërmarrjes. Përkundrazi, pasuria e hotelit është sakatuar në mënyrë skandaloze, dhe manipulimi i vlerës fillestare shihet që me krahasimin e vlerave të tregut me hotelet pranë. Sipas vlerës së përfituar nga tenderimi, aksionerët e rinj kanë paguar vetëm 370 dollarë për metër katror truall ndërtimi, për 14 mijë metrat ku shtrihet hoteli, ndërkohë që hotelet e thjeshta ngjitur, janë kuotuar në treg në vlerën e 3 mijë dollarëve për metër. Sipas këtyre përllogaritjeve, vetëm vlera e truallit të ndërtimit i bie më shumë se 10 milionë euro, ose dyfishin e paguar nga fituesit e tenderit. Përveç kësaj vlere, aksionerët e rinj po përgatisin shitjen e të gjitha orendive të 164 dhomave e të 12 sallave restorante e mjediseve të tjera luksoze, që sipas një kuratori, kushtojnë thuajse 5 milionë euro. Më tej, planet e biznesmenëve shohin në vend të hotelit një qendër të rëndësishme biznesi, të cilën po mundin ta trashëgojnë pa asnjë borxh. Përveç 11 milionë eurove humbje, që tashmë do të duhet t'i paguajnë taksapaguesit shqiptarë, ende është një borxh i pallogaritur në media, 16 milionë dollarët e kredisë që iu morën në vitin 1994 BERZH-it, për rikonstruksionin e plotë të hotelit, kredi që e shndërroi hotelin në nivelin ndërkombëtar të mjediseve me 3 yje. Kredia e bën ende më qesharake vlerën finale të hotelit prej 5,2 milionë eurosh.

    Roli i oborrit të Nanos në privatizim

    Injorimi i 27 milionë dollarëve borxhe të hotelit për ta shitur me vetëm 5 milionë euro, kur pajisjet e brendshme vlerësohen në të njëjtën vlerë dhe trualli ku është ngritur ndërtesa kushton afër 10 milionë dollarë, është bërë sipas skemës së njohur të Fatos Nanos. Përveç shkeljes së të gjitha rregullave të transparencës në privatizim, çka solli përzënien e firmave më të njohura ndërkombëtare të privatizimit, përfitimet e regjimit shihen qartazi në listimin e aksionerëve të rinj të hotelit. Gjen mes tyre njerëz të lidhur qartazi me qeverinë, kryesisht me emrin e Arben Malajt, në një kompani sigurimesh, të Anastas Angjelit në një kompani të përbashkët sigurimesh e karburantesh dhe të Agron Dukës, në një kompani import-eksporti. Sipër firmave të ministrave, gjendet interesi i drejtpërdrejtë i Fatos Nanos për të përvetësuar pasurinë e rëndësishme, të vendosur me mundin e qindra mijë shqiptarëve, përpara se të detyrohet të largohet nga pushteti. Në fakt, privatizimi i hotel "Tirana International", përveç vjedhjes flagrante të tij dhe shtetëzimit të borxhit prej 11 milionë dollarësh, ka listuar edhe kupolën ekonomike që po sponsorizon regjimin antidemokratik të Nanos, si dhe oligarkinë ekonominë të së shoqes.


    --------------------------------------------------------------------------------
    Nga Fahri BALLIU
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #267
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Nikoll Lesi flet për Fatos Nanon

    koha jone..

    ----


    kush e gjen fillimin ta postoje..

    ------

    E Enjte, 29 Prill 2004


    GRUAJA QE EKUILIBRONTE NANON

    NGA NIKOLLE LESI

    (vijon nga numri i djeshem)

    Viti 2001. Ilir Meta, asokohe kryeminister, kishte vendosur te mos i bente asnje leshim zotit Nano per ato cka ai kerkonte te realizonte me duart e Metes. Harxhet e shumta ne Athine Nano donte t'i realizonte me biznesmene, sic ben praktikisht tani qe eshte kryeminister. Por asnje tregtare nuk i ofrohej ato dite. Nuk kishte asgje ne dore ne dogana , pasi vrimat i ishin mbyllur nga Petrit Ago qe ishte drejtor i Pergjithshem i Doganave prej afro dy vitesh. Vetem nje biznesmen, i cili i ishte gjendur ne dite te veshtira ia paguante cfare donte zoti Nano. Ky quhet Nard Koka, vellai i kryetarit aktual te bashkise se Durresit. Zoti Koka, duke qene tip kavalieri, i jepte para ne dore dhe i fali nje benz te blinduar. Kryetari i PS-se, jo se nuk kishte miliona e miliona, porse ishte mesuar qe t'ia paguanin gjithcka. Kenaqesia e tij mbetet kur e rrjep tjetrin. Ndersa sot ben sikur nuk e njeh Nard Koken, pasi kane dale ne skene biznesmenet e ndertimit dhe te fshatrave turistike.

    Kishte hyre viti elektoral dhe PS-ja kerkonte nje mandat te dyte. Jemi akoma ne fillim te vitit 2001. Marredheniet mes Nanos dhe Metes u perkeqesuan pas deklarates ne TV Klan te Arben Malajt se do te kandidonte per postin e kryeministrit pas zgjedhjeve te qershorit 2001. Duke qene mik i zotit Meta, sic jam edhe tani qe nuk ka asnje pushtet, zoti Nano kerkonte menyra nga me te ndryshmet qe te me ftonte per dreke. Donte qe une te negocioja mes tij dhe kryeministrit Meta per ti pajtuar. Isha deputet i pavarur dhe pa asnje angazhim direkt politik. Pra nuk isha anetar i asnje partie politike. E kisha mbeshtetur Meten per punet e shkelqyera ne rrjetin e infrastruktures se vendit, ashtu sic e kisha akuzuar ne media per korrupsion ne ceshtjen e privatizimit te fabrikes se Birra Tirana, ku, sipas meje ishte perzier deputeti Spartak Braho dhe ministri Mustafa Muci. Megjithate pas nderhyrjes se deputetit Ramadan Hasanaj dhe Bashkim Fino pranova qe te nderhyj per te organizuar nje takim mes Metes dhe Nanos per pajtim. Takimi u la ne vilen kryeministrore ne Durres. I takova. Zoti Meta qe ne fillim krijoi nje skene te ftohte akull, pasi as doren nuk ia dha kur zoti Nano hyri ne vile. Ndersa kreu i selise roze rrinte perballe Metes pa folur dhe me bente me shenje qe te shkrija "akullin". Fale aftesise gazetareske ia arrita ti bej qe te komunikojne njeri me tjetrin. Ne kete moment u largova per ti lene te lire ne pazaret e tyre politike. Ata u pajtuan. Nuk kaloi me hume se nje jave dhe rastesisht perballem me kryetarin e PS-se ne hotel Rogner. E pershendes dhe beri sikur nuk me shikoi. I thirra me respekt, por ai ktheu koken ne anen tjeter. Bente sikur nuk e linte perdja e tymit te cigares qe thithte tere kenaqesi. Pyeta nje kolegun tim deputet, i cili kishte informacionin sec c'kishte ndodhur ne vilen e Metes. A e di se si mu pergjigj? "Ne momentin qe Nano e kalon lumin nuk te njeh me!".

    Nuk ia vara as une. Kaluan pak muaj dhe prape zjarri mes Nanos e Metes u rindez keq. Bile dhe kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama filloi te perqeshte kreun e selise roze, te cilit i kishte mbetur vetem bashkeshortja Rexhina Nano, e cila e shoqeronte kudo e kurdo. Nje grua e larte ne cilesite bashkeshortore. Nano ishte acaruar ne kulmin e fushates elektorale te qershorit 2001. Donte ta shkaterronte kryeministrin Meta dhe bashke me te edhe te majten perballe Berishes. Tre dite te javes gjate fushates i bente ne Shqiperi dhe kater te tjerat ne Greqi. Vetem Rexhina Nano e terhiqte me kujdes drejt qetesise dhe larg sherrit. Por asnje nuk e dinte se c'po bente e cfare ai po kurdiste ne Athine asokohe. As vete Rexhina Nano. As djali i Nanos, Sokoli, nje djale intelegjent dhe shpirtmire, nuk nuhaste asgje. Fushata elektorale vazhdonte duke u perballuar kryesisht nga Meta, Edi Rama dhe Gramoz Ruci. Nje "Kleopatra" greke i kishte zaptuar zemren kryetarit te PS-se, mu buze brigjeve greke. Po ndodhte pak a shume ajo cka kishte ngjare pothuaj para 2100 vitesh. Ndofta paralelizmi nuk shkon ne masen dermuese te tij, por si Cezari i Romes se lashte edhe zoti Nano kishte lene Atdheun dhe dergjej brigjeve te "Aleksandrise"!

    Megjithate zgjedhjet u fituan nga e majta, me kontenstime, por gjithsesi kurora e fitores u vendos mbi koken e Nanos. Sindroma Malaj vertitej koridoreve te PS-se, meqenese tashme Nano ishte fituesi juridik i zgjedhjeve dhe donte ta eliminonte Ilir Meten nga rizgjedhja kryeminister. Nderkohe disa zona ishin kontestuar si nga PD, ashtu dhe nga PS. Une personalisht kisha pesuar nje kolpo elektorale ne Lezhe per fajin e PS-se lokale, e cila kishte bashkepunuar fshehur me PD-ne, pasi hija ime ishte zgjatur ne "token" e tyre. Nderkohe prisja verdiktin e KQZ. Avokati im ne kete proces Perparim Sanxhaku kishte bere gati dosjen me shkeljet e gjetura, pasi fjala vjen ne nje qender votimi numri i zgjedhesve ishte 677, kishin votuar 457 gjithsejt dhe proces-verbali i firmosur nga PS dhe PD ishte 978 pro kandidatit te PD-se! Nderkohe qe prisja te takoja zotin Nano para rezultatit te KQZ ai mu pergjigj ne telefon: "Shko se ta jep mandatin Ilir Meta. Mua mos me telefono me".

    Natyrisht rezultati i KQZ me telefonin e kryetarit te PS-se rezultoi negativ per mua. Por insistimi i Perparim Sanxhakut nxori fakte dhe faksimile tek Gjykata Kushtetuese, e cila vendosi perseritjen e zgjedhjeve. Nderkohe kishte ndodhur qe pas raundit te dyte ne shume zona akoma e majta nuk bente numrin 84 deputete. Zoti Nano synonte postin e Presidentit te Republikes. Per kete gje duheshin fiks 84 vota ne parlament. Une vazhdoja fushaten e dyte ne zonen time elektorale, por kete here perjashtova nga komisionet te gjithe anetaret e PS-se qe mi kishte caktuar PS-ja lokale. I zene me hallin tim elektoral nuk kuptoja se cpo ndodhte ne skakieren politike ne shkalle vendi. Kryetari i PS-se kishte projektuar Dushkun, tashme dihet se si ka ndodhur, ndaj nuk ka arsye ta perseris. Por do te them dicka qe lidhet me karakterin e Fatos Nanos, te ketij njeriu qe qeveris Shqiperine. Tre dite para dites se perseritjes se zgedhjeve ne Lezhe me kercet nje telefon me numrin 007 ne fund. E hap dhe degjoj zerin e Nanos. Dashamires dhe plot humor. "Te pres tek zyra ime ne PS"- me tha- Te pijme nga nje xhin". E di qe asnjeri nuk e beson, por po e them se asnjehere nuk kisha qene ne seline e PS-se. Asnjehere ne jeten time nuk isha futur brenda hekurave te portes se jashtme te PS, ndonese e kam mbeshtetur kur ishte ne opozite, kur kishte te drejte.

    Nejse. Shkova. Me priti tek dera Emin Barci, tashme shef i kryetarit te PS-se, dikur vartes i imi si gazetar ne vitet '95-'97. Ne zyren e Nanos gjeta edhe Gramoz Rucin, i cili si me marifet u largua duke na lene vetem per vetem. "Neser do te vij ne Lezhe per te bere fushate per ty"- me tha dhe trokiti goten me xhin. Pime nja dy gota sejcili dhe u ndame. Te nesermen e kishim lene qe te shkoja une prape tek ai. Vajta. Me tha "hyp ne benzin tim. Dua te bisedoj dicka rruges me ty". Ai shofer dhe une si "kryetar i PS-se" ne vend te pare. Para dhe pas na shoqeronte urdia e sirenave te policise. Ej, thashe me vete, cka ndodhur qe u be kaq papritur dashamires me mua, nderkohe qe ne hotel Rogner nuk e linte tymi i cigares per te me pershendetur! E vrava mendjen, por asgjekundi nuk me nxirrte. Rruges, dikush e kishte lajmeruar kryeministrin Meta se Nikolle Lesi dhe Nano jane bashke ne nje makine per ne Lezhe. Me bie telefoni celular. Makina ecte me shpejtesi drejt Mamurrasit. Ishte ne telefon Ilir Meta. Nano fiku kasetofonin e benzit. "Me ate po shkon ne Lezhe?"- pyeti Meta. Natyrisht qe po i thashe. "Ehe, e kuptova!" -tha kryeministri Meta dhe mbylli telefonin. C'kishte "kuptuar" ky Meta? Nderkohe nderhyri "shoferi Nano" duke me pyetur: "C'kishte shkerdhata? Pse te mori? Ca donte skraparlliu i qenit!". Ne moment e parandjeva lojen dhe sherrin e rinisur mes tyre. Puna si gazetar na e kishte rritur nuhatjen e sherrnajes. Makina ecte me me shpejtesi. "Kujdes se do te na rrezosh"-ngacmova kryetarin -shofer. "Ore me trego se pse te mori ai *****...?!" -insistonte Nano. "Me pyeti se si ecen shoferi "-e genjeva Genjeshtarin e Madh. Beri sikur e hengri edhe ai. Ndonese i kisha marre masat per fitoren ne Lezhe, pasi nuk do ti lija per te vjedhur me votat, porse gjithsesi "shoferi" im prishte pune. "Do te behemi bashke- nderhyri Nano- qe ta rrezojme Meten?". Atehere mendova se c'behet nese e genjej edhe une zotin Nano! Asgje. Sa ka genjyer ky Nano, mendova ne cast. Po ia "fus" edhe une njehere. "Po, do ta rrezojme Meten!"- i ktheva pergjigje. Menjehere kryetari u be nje "shofer" i degjueshem. Namin beri ne Lezhe kunder Metes. Filloi sulmi dhe strategjia Nano per rrezimin e kryeministrit dhe marrjen e postit presidencial ne vitin 2002, vit kur i mbaronte mandati zotit Meidani.

    "vijon ne numrin e neserm)



    ------kj-----

  8. #268
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    E Premte, 30 Prill 2004


    NANO PARA LEKUT

    Nga Nikolle Lesi

    "vijon nga numri i djeshem)

    Sapo arritem ne qytetin e Lezhes Nano ne timon si shofer e une ne vend te pare te benzit te tij na rrethuan dhjetra qytetare. Fillova te hap deren dhe ne momentin qe po dilja kryetari Nano me tha "Futu brenda! Do te vije une te te hap deren. E, c'eshte nje lider partie para nje lideri te shtypit te lire !"- foli duke qeshur dhe vrapoi para njerezve per te me hapur deren. Dola i skuqur nga ky lloj sherbimi i Nanos dhe thashe me vete " Ore, mos nuk e njoh mire kete Nanon dhe jam une gabim qe e quaj nje politikan mosmirenjohes?". Nejse turma dhe britmat nuk te linin vend te mendoje gjate, pasi nxituam per tu futur brenda ne sallen e pallatit te kultures. Ishte mesgushti 2001. Pjesemarresit ishin te ndare gjysem per gjysem; nje pjese nanoiste dhe tjetra metiste. Megjithate Nano i hipnotizoi te dyja palet me nje fjalim populist, aq sa edhe metistet u bene me Nanon. Sulmoi qeverine dhe kryeministrin Meta hapur e ne prani te medias. Pra sulmi filloi. Kisha mbetur ne kurth. Mes Nanos dhe Metes ne nje loje pafund, se ciles do ti dilte tymi ne KPD-ne e Dhjetorit 2001. Pas takimit ne qytet dreka na priste tek restorant "Diella" ne Kune-Vaine, nje vend perrallor natyror. Gjate drekes ishim duke trokitur gotat e para te rakise kryetari i bashkise Gjok Jaku, ish-deputetet e PS-se Ndrec Pema e Agustin Marku si dhe Marash Ndoka. Me bie telefoni. Prape kryeministri Meta. " Si e kam kryetarin tone ?"-me pyeti Meta gjithe shpoti. Nanon e kisha ne krah te majte dhe krejt afer meje.Si finok qe eshte e nuhati se dikush me rendesi duhej te ishte ne telefon. Une flisja, por as Nano nuk bisedonte me njeri, pasi veshet i kishte tek biseda ime, qe gjithsesi mundohesha te ishte e shkurter." E ka nisur keq sulmin ai qe ke ne tavoline majtas teje"- ngriti zerin Meta nga ana tjeter e telefonit. Me sa duket dikush ne tavoline i kishte raportuar kryeministrit ne Tirane se kush ndodhej e si ishte vendosur edhe tavolina ! Per te mos e zgjatur biseden aq shume pasi asnje nuk pipetinte ne tavoline meqenese Nano e kishte mendjen tek ajo cka komunikoja une, atehere iu pergjigja kryeministrit " Flasim ne Tirane. E kam anijen ne det. Kur ta ankoroj atehere flasim ". Nuk e kisha mbyllur akoma telefonin kur kercen kreu i tavolines , pra zoti Fatos. "Ore, paske anije ne Shengjin ti?! Me nafte, cigare apo me cfare e ke? Une vij te te bej fushate ne Lezhe e ti me Meten keni anijet ne det ?!"- bertiti dhe e kullufiti nje gote dopio me raki. Eh, c'rashe ne sherr me kete "anijen", te cilen do ta sqaroj me vone e qe mbetet nje histori per te qeshur sa here takohem me Meten. Nano u terbua. Tavolina filloi te rrenohej. E qeshura e nanoisteve u zvenit. Karkalecat e pjekur nga Diella u mbeten ne duar.As nuk i hanin, as nuk i ulnin ne pjate. Nderkohe Nano i fut dhe nje dopio. Erdhi ne forme. Te pranishmit filluan te qeshnin nen buze, por me pare se te qeshnin shikonin kryetarin Nano nese qesh ai apo jo. Sapo ai rrukulliste ndonje gote e qeshura mbushte restorantin natyror "Diella". " Sa anije ke ne det ?"- me pyet papritur zoti Nano.-" Njeren ti dhe tjetren une !"- e mbylli kete histori ai pa pyetur se c'ishte ajo puna e "anijes" qe i thashe Metes ne telefon. Numerova dhe sa ore duhej te mbaronte votimi . Ishte e premte. Epo, thashe edhe 60 ore duhen dhe i peshperita ne vesh : " Te henen vij te takoj per anijen !". Gazi shpertheu. Nuk pihej me, por defrehej. Filloi kenga. Vetem orkester nuk kishte. Pasi kishte kaluar nja tre ore pije e ngrenie afer detit nje telefon i bie kryetarit Nano. "Do ta shkaterroj ! Ka per ta pare ai m-ut ! Do te me pres buken mua ai kokemadh ?!- bertiste e ulerinte Nano ,aqsa tavolina ngriu. "Dicka e madhe do te kete ndodhur "- me thote nje nanoist nga e djathta. Nderkohe Nano ishte larguar paksa nga tavolina, por gjithsesi degjohej se cfare thoshte. Nuk kishte nevoje te mbaje veshet ngrehur, pasi ai bertiste e shante me fjalorin me te fundit. "Ore by-thq-ire ! Kush kujtoni se jam une ! Do t'ju shkrije. Si, si guxoni te pushoni Dhimitraq Raftin, drejtorin e Pergjithshem te Telekomit ?! As nuk me rru-het per PS e as per KPD. Do t'ju q- nenat ! "- e mbylli biseden, nuk dihet se me cilin foli dhe erdhi , rrufiti dhe nje teke tjeter. U ngrit dhe iku. Tavolina ngriu. Ika dhe une. Nuk kisha kaluar Fushe Krujen, pasi po mendoja se ma beri dy here *** fushaten e qershorit 2001. Njehere me KQZ-ne ne korrik e tani ne gusht dy dite perpara votimit te perseritur. Telefoni tingellinte. Ishte Nano. " Mos harro anijen time ! Te pres ne zyre per pjesen qe me takon !".Dhe pa pritur pergjigje qe ti sqaroja se si ishte puna e asaj "anijes" se Lezhes e mbylli. Epo mire, mendova ne cast, ia jap une "pjesen e anijes " te dielen ne darke. Ne Tirane kishte filluar sherri ende pa mbaruar rezultati final i votimeve. Akoma as PS e as PD nuk e dinin sa deputete do te merrnin. E majta plasi sherrin mes vetit. Shkarkimi i drejtorit te Pergjithshem te Telekomit nga kryeministri Meta vendosi skalionet perballe njeri tjetrit ne PS. Kryetari i PS-se nuk donte t'ia dinte me per fitore apo humbje te socialisteve. I ishte prekur njeriu i tij, zoti Rafti, njeriu i Telekomit. E diela erdhi shpejt dhe ne darke rezultati doli me diference te madhe per mua. Fitova. Te nesermen, ende pa shkuar ora 8.30 e mengjezit, kur me merr Fatos Nano." Dua anijen time ne zyre ! Mos u vono ", dhe sic e ka per tradite te mbyll telefonin per te mos patur mundesi per ta sqaruar. Me mire po shikoj edhe njehere proces-verbalet e qendrave te votimit te zones, thashe me vete, se mund te na prishe prape pune tek KQZ-ja e tij. I pashe. Ishin te "blinduara".

    Nderkohe gazeta "Shekulli" kishte shperthyer ne sulm total kunder rikandidimit per kryeminister te Ilir Metes. KPD-ja ishte caktuar per tu mbledhur. Skalionet ne PS ishin rreshtuar per beteje. Gramoz Ruci ishte ne anen kryeministrit. Edhe Dokle. Edhe plot te tjere qe sot jane diku afer Nanos. Punen e "anijes" ende nuk e kisha sqaruar me Nanon. E takova ne hotel Rogner. Ishte me Malajn . "Anijen !" "ngriti zerin Nano dhe me zgjati nje puro. E mora dhe iu pergjigja duke qeshur :" Anija" u kthye ne baze !".

    "Ore, c'baze me tha se nuk jemi tek filmi "Balle per balle", por me jep pjesen time "-ngriti zerin dhe veshtroi me syzet e trasha gjithe tersellem." Une te jap mandatin e ti merr edhe anijen kjo nuk eshte pare"-tha prape zoti Nano, aq sa te tjeret kthyen koken. "Anija" ishte mandati, o zoti kryetar. Ma fute ne korrik me Celibashin . Tani jam ne molo. Jemi 1 me 1"- ia ktheva dhe ula ne tavolinen perballe. " Shiko, cfare shke-rdhate qenka ky Lesi ! Ma futi ! Si nuk e pikasa kete gje qe t'ia hiqja prape mandatin tek Celibashi"- iu drejtua ai Arben Malajt dhe shikoi nga une.

    Kaq ishte historia e "anijes" se Shengjinit, per te cilen zoti Nano mendonte se do te mund te rruante nja 100 mije marka gjermane.

    KPD-ja e 20 gushtit 2001 ishte dueli i pare, tashme publik mes Metes dhe Nanos. Malaj ishte ne mes. KPD-aret ishin pozicionuar. Kryetari i PS-se humbi thelle. Kontradiktat dalin ne publik. Beteja filloi hapur. Meta gabon ne strategji. Nano sulmon dhe ben masaker mbi ministrat e qeverise se PS-se. Angjeli, Muci e Fino nuk guxonin te hapnin televizorin ne darke ne shtepite e tyre, pasi masakra Nano ishte e nivelit te Oktavianit ne Aleksandri si para 2100 vitesh. Nano grushton mbi ballin e Metes, kurse ky i fundit hesht, turbullohet, terhiqet. Une vendosa ti hap me shume dyert e medias time zotit Nano, natyrisht dhe Metes, porse Iliri preferoi terheqjen tamam si Mark Antoni ne betejen me Oktavianin. Kryetari i PS-se shfrytezoi mungesen e dritave elektrike, papunesine, gjithcka qe i dilte perpara. E beri qeverine si Senatin e Romes se lashte para vrasjes se Jul Cezarit. Mjeshter i madh per te sulmuar e shkaterruar gjithcka kishte ngritur ai vete, dhe te tjeret ne PS. Qeveria u kthye ne nje thes me miell qe sa here i binte nxirrte pluhur ! Gramoz Rucit i permendi se ishte veshur me fustan ne vitin 1996 per te ikur nga Shqiperia nga arrestimi i Berishes dhe se i kishte pantollonat me shurre Salarie, kur e beri sekretar te Pergjithshem te PS. Dokles se varfer cfare nuk i sajoi. Nano gjate javes sulmonte e dermonte ne Shqiperi, kurse ne fundjave qetesohej ne Athine e ne Krete. Nard Koka vazhdonte te paguante per ti bere qejfet e nates kryetarit te PS-se, aqsa Agim Isaku dhe Dhimitraq Rafti i thonin Nardit se po na e merr ne qafe kryetarin me kurvat e Athines. Zakonisht ,pasi merrte energji ne Greqi kryetari Nano vinte diten e marte dhe rrinte deri te premten ne vendin qe quhej Shqiperi. Vendi po futej ne kaos politik per fajin e sherrit ne mazhorance. Opozita rrinte. Priste se cdo ti dhuronte pozita nga sherrnaja. Ne nentor 2001 mua me ndodhi nje sherr ne hotel Rogner me nje pjestar te biznesit Hasanbelliu nga Durresi. Nje gje qe ndodhi, por qe nuk duhej te ndodhte. Pushket u bene gati. Menjehere me vjen ne shtepi zoti Nano, tamam diten qe do te sulmonte ne Peze te Tiranes zotin Meta si nje fashist. Natyrisht qe e falenderova per viziten. Gjithsesi ishte civil, ndonese donte ta shfrytezonte politikisht. Duke u ndare me thote ne vesh "Do ta perdore ngjarjen tende kunder Metes, por mos me pergenjeshtro !"- tha dhe iku. E plasi ne Peze. Une isha bere hero ne Peze nga Nano. Kaq i duhej perdorimi i ndodhise time. Motorrat gjigand te Nanos zakonisht punojne me tere kapacitetin ntelektual ne momentin qe ai eshte me ngushte dhe ne fund te pusit. Kur eshte ne maje ai shkaterron vetveten. Megjithate erdhi KPD-ja e dhjetorit 2001 per te cilen nuk kam se c'te shtoj per pjesen publike te saj. Me kerkon kryeministri Meta qe te shkoje ne vilen e tij per darke. Ne vilen qeveritare gjeta kryeministrin Meta, ministrat Mustafa Muci, Anastas Angjeli, Sokol Nako, kryetarin e Bashkise Edi Rama dhe gruan e kryeministrit Moniken. Situata ishte e akullt. Meta nuk fliste. Sic duket po mendonte doreheqjen. Muci e shkriu akullin ."Une e le postin kur te duash e si te duash. Por Nano nuk do te ndaloje ketu. Ai synon Presidencen qe i mbaron Meidanit ne shtator 2002". Menjehere reagon Angjeli: " C'post te leme ! Ne u shkrime per kete vend e Nano me thote hajdut ! Jo, ore. Dhembe per dhembe do ta luftojme. Do ti nxjerr une llogarine bankare qe ka ne Zvicer. Ma thane ato te Bankes Boterore kur isha ne Amerike.

    Do t'ia cjerre masken atij maskarai qe luan me jeten e femijeve te mije ! Ne punojme ketu, kurse ai shetit me ku-rva ne Athine"-bertiste Angjeli.

    "vijon ne numrin e neserm)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 30-04-2004 më 02:49

  9. #269
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Ajo që të bën më shumë përshtypje këtu është se çfarë njeriu ordiner është Nano.
    Në duar të kujt është Shqipëria!
    Dhe si mund të presë ky popull një gjë të mirë nga Nano? Nga një njeri që mendon vetëm për xhepin, për femra dhe për pije?
    E ka thënë populli ynë i shkretë: kush shkon pas brumbullit përfundon në plehra!
    Por ç'e do e kishte harruar këtë fjalë te urtë në qershor 2001. Shpresojmë ta kujtojë në votimet e 2005-ës dhe t'i shporr me anë të votës këto shushunja që po e vdesin.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  10. #270
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    E Shtune, 01 Maj 2004


    NANO PRESIDENT REPUBLIKE?

    NGA NIKOLLE LESI

    (vijon nga numri i djeshem)

    Ndersa ministri Angjeli bente si i pervuajturi i Metes dhe njekohesisht si i perkushtuar per sulm ndaj kryetarit te PS-se, ministri Sokol Nako rrinte i menduar dhe po priste qe te mbaronte ligjeraten anti-Nano ministri i Financave. Edi Rama nuk pipetinte. I hidhte nga nje sy te tereve dhe nuk fliste. Monika na sherbente me ndonje portokall. Anastasi akoma ligjeronte per lufte.

    -He mo Niko, - me drejtohet mua Angjeli, - a e meriton qorri (nenkupto Nano) qe t'i japim nje dajak te forte?

    -Rri o Caci se po ka mbetur tek ty lufta ka mbaruar kjo pune, por Nano ka gjetur nje menyre perfekte dueli. Ai po prek telat e njerezve per punen e energjise elektrike dhe varferine.Ti sonte na thua keshtu dhe pastaj del qe ketu per te marre ne telefon Tosin. Ai e ka fituar lojen deri tani, - thashe dhe prita te merrja nje pergjigje nga Edi Rama, i cili ishte zvogeluar e bere sa nje grusht.

    -Po rri ore ti, - m'u hakerrye Angjeli, - ti i ke hapur kater dritaret e gazetes (Koha Jone( dhe TV KOHA jep nate per nate cfare ai derdellit neper Shqiperi.

    -Ai del e u ben mu-t, - u nxeha, - dhe ti rri atje e jep magazina doganore. Hajde pra, dili ti perballe dhe thuaji ato cka di per kryetarin e PS-se. Dil publikisht!

    -Pse c'jam une, budalla! Ai te masakron me gjynahet e tij. Ti ia le ne dere, e te thote se i ke bere ti, - nderhyri Angjeli. - E di se ai merret me droge.Une e di se c'ben ai me Artan Santon, ish-drejtorin e Bankes se Kursimeve. E di se ka para ne nje banke ne Zvicer, se po ia merr parate qe fiton ne Durres nje femer ne Greqi. A don me teper o Niko ? Une pa ia marre hakun e prinderve te mije ne Sarande, nuk rri !( fliste dhe shikonte Meten nese duhej apo jo me teper te nxirrte cka dinte.

    -Praktikisht, ai e ka fituar betejen, - foli dhe doli nga meditimi Edi Rama. ( Une po iki. Naten e mire!

    -Edhe une po iki zoti kryeminister, - nxitoi edhe Angjeli te merrte xhaketen e te ngrihej.

    -Prit, ku shkon? - nderhyri kryeministri, i cili nuk kishte folur deri atehere. - A i deklaron dot ato cka di per Nanon publikisht? - insistoi Meta.

    -Une i di te gjitha cka bere ai pis, - tha Angjeli dhe u ul prape ne kolltuk.- Problemi eshte se ia vlen te fusim kombin ne sherr tani? Ja dola e i thashe te gjitha. A e di se c'te ben ai?! Nano nuk ka moral e mirenjohje. Une i thashe 250 mije dollare per fushaten ne maj dhe ai i mori e ne vend e t'ia jepte partise per fushate i mori per vete. E njeh ti , zoti kryeminister, se c'eshte ai? - lutej ministri.

    -Sa, sa dollare i ke dhene? - pyeta menjehere, pasi u trondita nga ajo cka degjova.

    -Ja, e degjoi ky tani dhe prit kur ta nxjerre ne gazete. Edhe kjo me duhej, - thoshte dhe me shikonte ne drite te syrit ministri. - Jo, ore Niko, bera shaka me ty!

    U largova nga vila kryeministrore dhe vrapova njehere ne gazete. U ktheva. Nje mendje me thoshte qe t'u thoja gazetareve qe te dilnin me nje titull: (Angjeli, 250 mije dollare Nanos per fushate(, por prape e terhoqa. Te hedh ne gjyq dhe ta mohon. E, ku i dihet Angjelit. Tani eshte ne kete breg e pas nje ore ta ben me dore ne anen tjeter te bregut! Nderkohe Viti i Ri 2002 filloi per qeverine si pas nje varrimi. Dhe vertete kryetari i PS-se Nano e kishte bere gati (arkivolin( per qeverine e tij te socialisteve. Priste t'i vinte gozhdet kapakut! Mjeshter si Nano nuk kisha pare asnjehere ne politiken shqiptare. Paradite sulmonte qeverine e PS-se dhe ne darke i conte fjale Berishes qe te heshte sa te rrezonte Ilir Meten. Nje dite i premtonte nje deputeti se do ta bente minister Rendi dhe te nesermen genjente nje tjeter deputet. Corbe e beri PS-ne. Nje e nga nje filluan t'i ikin kryeministrit Meta njerezit. Per postin e ministrit te Rendit Publik ishin karikuar kater deputete te PS-se. Per minister Kulture tre deputete. E keshtu me radhe. Secilit deputet, kur e therriste, i thoshte gjoja ne konfidence: (Kujdes, mos i trego askujt se do te jesh minister!(. Dhe shumica e deputeteve te PS-se, afro 45 veta, kishin veshur me mendje kostumin e ministrit, nderkohe qe vetem 18 ministri ishin gjithsej. Hiqi kater qe ishin per aleatet dhe ngeleshin 14 ministri. 45 deputete kishte genjyer vetem per 14 ministri! Si te mos mjaftonte loja e Nanos ne kafenene e parlamentit, une dhe Ben Blushi, nje njeri i rralle per nga zgjuarsia, talleshim me ndonje deputet qe kishte mbetur pa post. Ia jepnin nje post ne te dy! (Na e tha Nano mbreme tek Piaza( - thonim, nderkohe qe as nuk e kishim takuar Nanon. Vec t'i shihje deputetet e mazhorances ne sallen e kafenese se parlamentit. Sa hynte Nano, te gjithe kthenin koken se cilit do t'i fliste te parit. Por si mjeshter i madh kryetari Nano shkonte sa nga njera tavoline ne tjetren. Diku pinte nje cigare, diku nje kafe, tek nje tjeter grup deputetesh tregonte ndonje barcelete me femra. Mjeshter i paperseritshem. Nje here po vinte tek tavolina ku ishim une, Blushi dhe Ilir Gjoni. (Shih, kur te na mashtroje(- tha Blushi.

    -C'kemi cuna? - tha dhe ul duke pire nje puro. - U mendove ti Lesi per ate propozimin tim?

    Ben Blushi me hasi me kembe poshte tavolines pa e pare Nano me kuptimin se (te paska propozuar dhe ty?!(.

    -Po e mendoj, - iu pergjigja, duke mos dashur t'i jap shprese per nje bisede te bere muaj me pare tek (Piaza(, ku me kerkoi qe te me blinte nje pjese te aksioneve te gazetes (Koha Jone(, TV KOHA dhe bashkerisht te benim nje kompani mediatike qe te bente ligjin ne Shqiperi.

    Nano iku ne nje tavoline tjeter. Kishte plot deputete qe prisnin nje fjale te embel nga goja e Nanos. Ishte ne ditet qe i duheshin votat per t'ia futur perfundimisht kryeministrit Meta.

    -Ohu, ta paska futur dhe ty! C'ministri te ka dhene?- ngriti zerin Blushi duke qeshur me te madhe, pasi u largua shefi i elise roze. - Ti tallesh me te tjeret, por ta paska futur dhe ty! Kaq deshi Ben Blushi dhe nuk durohej me pasi sa here e takoja qeshte me te madhe, duke me thene (zoti ministri x(. Ai e njihte Nanon me mire e me nga afer se sa une, ndonese isha vete qe e kisha ndihmuar kryetarin e PS-se kur ishte ne burgun e Bences. C't'i thoja Blushit! Qe zoti Nano me ka kerkuar 50 per qind te medias (Koha Jone( ta blinte nen emrin e dikujt tjeter? Nejse. Keshtu, Nano bllokoi disa here kryeministrin Meta per te zevendesuar ministrat qe i ishin larguar. Nuk paraqitej ai dhe as deputetet qe iu kishte premtuar per ministra. As Berisha nuk vinte me deputetet e opozites. Une asokohe akoma isha deputet i pavarur. Shkoja ne parlament dhe gjeja nje skeme perfekte te Nanos per ta inatosur kryeministrin e tij. Njehere desh u be numri i nevojshem, por erdhi deputeti Gazmend Bizhga dhe i thirri qe te dilnin , pasi (i kerkonte Nano per te pire nje xhin(. Petro Koci ishte me katarsist se vete ai qe e ka krijuar kete fjale. Ai e shoqeroi me shpirt kudo kryetarin e PS-se ne lufte kunder kryeministrit te socialisteve. Megjithate zoti Nano ia shperbleu pak me vone, pasi mbaroi pune me te. E shkarkoi nga posti i shefit organizativ te PS-se, bile urdheroi shoqeruesit qe ta zbrisnin edhe nga makina e selise roze.

    Ne 8 shkurt 2002 Meta dha doreheqjen e parevokueshme. U nxor asi spathi. Pandeli Majko kryeminister. Qe ne fillim mendja djallezore e Nanos kishte projektuar nje loje te madhe. Kishte fiks 84 deputete. Kaq duheshin per t'u zgjedhur President i Republikes ne fund te qershorit te ketij viti, pasi mbaronte mandati i zotit Meidani. Cdo gje ne sherbim te ketij posti. Takime, bisedime, darka, premtime. Plot e perplot tasi! Por nje pjese deputetesh, te cileve iu ishte premtuar posti i ministrit me kusht qe te rrezonin Meten, tani kishin mbetur pa karriken e ministrit. Ata kishin kaluar netet e gjata te dimrit me enderra ministrore. Kishin blere kostumet e reja. Flisnin me komshinjte se (Nano me ka premtuar minister(. Grate e tyre flisnin me serbez e gjithe tangerllek ne zyrat ku punonin. Pra, gjithe ajo parapergatitje ministrore kishte sjelle ftohje nder radhet nanoiste. Majko vazhdonte te qeveriste, por nuk e pyesnin ministrat. Kryeminister de facto ishte Fatos Nano. Por Anastas Angjeli thurte intriga per t'u rikthyer. Anijes se Metes i ishte futur uji. Por Caci (Angjeli) nuk mund te rrinte ai pa qene deputete e ne lojen politike. Ne fillim te majit 2002 Ilir Meta shkon me te shoqen Moniken ne ishullin e Korfuzit per pushime. Nderkohe Angjeli kishte sponsorizuar avionin carter te Marsel Skendos, bashkepronar i TV Klan dhe nje biznesmen cilesor ne vend. Ne avion per ne Korfuz kishin hypur Anastas Angjeli, Blendi Fevziu dhe Aleksander Frangaj. Nga ana tjeter Angjeli kishte telefonuar Fatos Nanon ne spitalin e Athines, ku po kuronte gishterinjte e prere nga aksidenti automobilistik ku i kishte kerkuar qe te vinte ne Korfuz per t'u takuar me Meten, i cili nuk komunikonte me kryetarin e PS-se per aresyet qe sapo kemi thene. Sipas informacionit qe kam, te cilin ende nuk e besoj, por po e marr te mireqene se Meta nuk e dinte se Nano po vinte nga Athina me nje avion tjeter, po carter, per te bere nje kompromis te madh mes tyre. I ngritur nga spitali, me mjek tek koka dhe Nard Koken kudo, Nano mberriti nga Athina ne ishullin e Korfuzit. Ne Ishull kishte ardhur edhe Nikolas Geixh. Me te gjitha menyrat qe njeh Angjeli takimi Nano-Meta nen vezhgimin e Geixh u realizua. Ish-bashkepronari im ne gazeten (Koha Jone( Aleksander Frangaj, tani bashkepronar ne TV Klan ishte nje prej neociatoreve potencial ne kete takim te Korfuzit.

    Takimi u be ne Royal hotel. Nano rrinte i sikletosur nese Meta do te ishte ne humorin qe i duhej Nanos per qellimin per te cilin Angjeli-Geixh synonin. Nano synonte te bindte Meten qe te hiqnin Majkon nga kryeminister dhe te rikthehej perseri Iliri ne postin e kreut te Ekzekutivit me kusht qe votat e Metes te shkonin per Nanon President. Votimi ishte i fshehte dhe nuk kishte garanci. Takimi e theu akullin e dhjetorit 2001, por nuk vendosi guret ne keshtjellen presidenciale te Nanos.

    -Duhet te pyesim edhe Edi Ramen per kete gje,- kishte insistuar Meta.

    -Edi ishte pardje tek une ne spital ne Athine. Me solli dhe nje buqete me lule, - nderhyri Nano, duke pare stepjen e Ilirit, i cili nuk e dinte se Edi Rama kishte qene ne Athine tek kryetari i selise roze.

    -Si , Edi Rama ka qene tek ju ne Athine?- pyeti prape Meta, duke mos i besuar vesheve.- Po ai eshte kunder kandidimit tend per President Republike? - insistoi Meta.

    -Jo. Me solli lulet dhe me tha se ti duhet te jesh President i vendit. Bile vetem Xhoana dhe Edi me kane sjelle lule ne spital ne Athine, - e mbylli me shpoti fjalen Fatosi.

    (vijon ne numrin e neserm)

Faqja 27 prej 58 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historia rreth vdekjes së ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 11:58
  2. Shkëlqimi i shkurtër i elitës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-12-2011, 08:40
  3. Shkëlqimi dhe rënia e Karamahmud Pashë Bushatliut
    Nga Xhuxhumaku në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-04-2011, 03:43
  4. Zbardhet mbledhja e Byrosë që zgjodhi pasardhësin e Enverit
    Nga shigjeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-10-2005, 08:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •