Close
Faqja 24 prej 58 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 572
  1. #231
    Leshator, Nano eshte denuar si Hajdut Ordiner dhe jo per te tjera gjera qe thua ti.

    Kur Berisha i tha Nanos qe: "Ne burg te futen miqte e tu", nuk e ka patur fjalen per ato qe thua ti dhe kafexhinjte qe rri ti.

    Berisha ishte President i Republies dhe eshte jashte cdo norme juridike qe ai te prononcohet per ate gje.

    Pra Berisha donte ti thonte qe: "Ke cfare ke, mos u merr me mua por me ata qe te perpiluan dosjen, aktakuzen dhe te denuan".

    Berisha nuk ishte gjykates apo prokuror qe te jape verditke juridike.

    Keshtu puna o Leshator.

    Pra Nano ne rast se pretendon qe eshte i pafajshem, le te shkoje e ti kerkoje llogari Gjykatesve te tij qe e denuan.

    Gjithashtu le te shkoje e ti kerkoje llogari Deputeteve qe votuan per ti hequr Imunitetin, Pashkos, Cekes, etj etj qe i beri ministra e keshilltare me vone, perpara se ti kerkoje llogari Berishes, i cili eshte i fundit qe mund ti kerkosh llogari per kete ceshtje.

    Por ata shqiptare qe merren me muhabete kafenesh nuk kane se si ti dine keto gjera se paragjykimet dhe indoktrinimi i ka rrenjet shume thelle.

  2. #232
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Postuar më parë nga Redi

    Berisha nuk ishte gjykates apo prokuror qe te jape verditke juridike.

    .
    O Redi, po pse atehere i cani zorren Nanos per prokurorine e gjykatat?
    As ai nuk eshte as prokuro e as gjykates?
    A i analizon ti Redo ato qe thua, apo hajt tia fusim per qef tone?
    Pse ky qendrim i dyfishte, note kaluese Berishes, po ngelje ne klase Nanos?
    Me konsekuent ne mendime redo, jo ca te nenes e ca te njerkes, jo per gje, po kur e dredh si ta do qefi, te bie njecike kredibiliteti, dhe ste merr njeri seriozisht.
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  3. #233
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    pershendetje Albo dhe komplimente per analizen.une doja te shtoja nje thenie te nanos qe tha jane perzier ujerat e zeza me ato te bardha duke harruar qe eshte ai qe i ka perzier dhe politika e tij qe po e kthen shqiperine ne nje strofkull korrupsioni.
    Floriri

  4. #234
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Fatos Nano eshte pacifist dhe me kete lloj rryme qe predikon, veshtire se do ti a dale mbane.
    Ashtu kemi dhe Berluskonin i cili ka dhe po monopolizon gjithshka ne Itali.
    Megjithate ditet e lavdishme te Fatos Nanos do te jene te gjata dhe kur politika shqipetare te kete provuar edhe per nja 50 vjet te tjera "hurin" e filozofise se shpikur ne keto mijera vjet mbi kurrizin e saj , atehere mund te themi se situata do ndryshoje nga Enver ne Ramiz.
    Ndryshimi?
    Populli ngel koq*e dhe ashtu sic shprehet Leshatori, do te ngelemi rrace jevgjish dhe sklleverish.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  5. #235
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Gazeta Koha Jone i hap dosjen Fatos Nanos...


    NANO AUTORI I AKSIDENTIT DHE I FSHEHJES SE TIJ

    Deshmia e nje oficeri policise te qarkullimit rrugor te Durresit R. Q. ne shkurt te vitit 2001, sipas nje bisede qe ai ka bere me nje zyrtar te larte te kohes

    " Biseda eshte rregjistruar dhe mund t’ia veme ne dispozicion Prokurorit te Pergjithshem zotit Theodhori Sollaku)

    Me shpjego edhe nje here te verteten, sipas asaj qe di ti?

    Ngjarja ka ndodhur ne 7 e gjysem te darkes. Mbas 7 e gjysem, te dates 3 shkurt, te vitit 2001. Kam qene ne levizje dhe me njofton patrulla: "ka nje aksident, eshte gjetur nje person, viktima eshte ne asfalt ne Shkallnur". Kam shkuar menjehere atje, njoftova oficerin e rojes: vajti grupi. Shkova te vendi i ngjarjes. Atje mora vesh se kishte vdekur.

    Ne cfare fshati ishte kjo?

    Ne Shkallnur. Ishte nje kohe me shi, binte shume shi. Kam pare vendin e ngjarjes aty. Me perjashtim te ca copave xhami, qe per mendimin tim ishin copat e pasqyres se krahut te djathte te makines aksidentuese, nuk kam pare gje tjeter.

    Personi kishte vdekur. Ishte nisur per spital apo ishte aty?

    Ishte nisur per spital. Ne vendngjarje kam gjetur patrullen.

    Mos kishte vajtur edhe ajo me vonese?

    Jo. Patrulla ne momentin qe kish ndodhur aksidenti, ka qene 200 apo 300 metra larg. Aty eshte karburanti, ka drita dhe ishin perqendruar aty Maliq Rakipi dhe Yzeir Cato, te dy ata.

    Maliq Rakipi dhe Yzeir Cato?

    Po, te dy ata. I them si eshte ky problem? Ata pergjigjen: Ne kishim qene nja 300 metra me larg, na vjen nje kamion dhe na thote se aty poshte tek rruga eshte nje person i shtrire, e ka shtypur makina. Ata kaq me thane mua. Njoftova oficerin e rojes dhe bene gjithe veprimet hetimore. Kqyrjen e vendit te ngjarjes, te gjitha dhe normalisht ka filluar ceshtja penale.

    Kishte deshmitare okulare qe e kishin pare ngjarjen, perderisa dhe patrullat nuk dinin gje?

    Atje une se kam pare. Thone se ka qene nje, ka qene nje djale.

    Di gje si quhej djali?

    S’kam komunikuar me te, nuk e kam gjetur ne ate moment. Une imagjino, u nisa nga qendra e Durresit, me nje trafik qe, te mos jete i renduar, do te pakten 10 apo 15 minuta per te mberritur. S’gjeta as kufomen dhe pyes si ndodhi. A ka ndonje interesim per mjetin qe ka bere aksidentin. Njeri nga ata me tha duke me marre menjane: Eshte nje djale ketu, por po vjell. Prandaj me mire mos e tako. Ai ne momentin qe u be aksidenti ka qene afer dhe ka shenuar ne nje cope derrase numrin e targes se makines, eshte nje benz, tha.

    Kush ta tha kete?

    Ai polici.

    Si quhet polici?

    Yzeir Cato. Polici i patrulles. E ka pare a, tha, por nuk ka pare cfare personaliteti ishte brenda dhe ka marre drejtimin e Tiranes. I thashe, merri emer e mbiemer atij djalit qe e ka pare ngjarjen e pastaj kur te vije puna e therrasim. "Jo, po e njohim ne ate, emrin ia marrim. Dhe ky emer eshte i depozituar me kete person.

    C’fare tha ky djali?

    Ky djali tha se erdhi nje benz . Ka qene nje burre e nje grua. Njeri doli vetem. Por ishte nate, erresire dhe pastaj jane larguar. Kane marre drejtimin e Tiranes.

    Kush ka komunikuar me kete njeri?

    Me kete ka komunikuar fillimisht patrulla.

    Patrulla mund t’i dije keto elemente, per moshen, per karakteristikat, cfare dinte ai?

    Nuk e di a e kane pyetur.

    Kishte apo jo syze, ishte tullac, kishte kapele apo s’kishte kapele?

    Me syze. Por mund t’i kene bere ata keto gjera.

    Po numrin e makines?

    Numrin e makines e kishte shenuar ai dhe eshte me targe: TR 72 27

    Ne moment ne i folem oficerit te rojes dhe i thashe jepja informacionin Tiranes, patrullave te rrethit te Tiranes.

    Nje minute, mban mend kush ishte oficer roje?

    Jo.

    Ti nuk e mban mend?

    Jo. Jane kater veta ata. Po kjo eshte gje e zgjidhur se jane me grafik.

    Dhe i the?

    I thashe: lidhu me Tiranen t’i dali perpara se ai benzi qe ka bere aksidentin eshte ne drejtimin e tyre. Eshte dhe me shenime 19-a, aty jane dhe shenimet perkatese, duhen te jene ne rregjistrin qe kane ata. Dhe jane lidhur direkt me Tiranen. Me Tiranen 63, dhe mbas nje ore kthehet nje pergjigje, qe nuk po vjen gje makina. Atehere kam lene patrullen ne vendngjarje dhe i jam vene mbrapa vete deri ne Romanat. Kam ardhur ne Romanat se mos kishte ndonje mjet te parkuar rruges. Nuk kam konstatuar asgje, jam kthyer mbrapsht, kam ardhur mbrapsht, u bene te gjitha veprimet. Ai kishte vdekur. Pyesim Tiranen, kishim lidhje te vazhdueshme deri ne oren nje te nates me Tiranen 63. Ne oren 11 kam ardhur ne Tirane dhe kam marre kontakt, kam folur ne telefon me Tiranen 63, dhe ne radio dhe ne telefon. Perfundimisht i thashe te vije operatori per te bere verifikimet. Cfare tipi eshte, kush e ka, te gjendet pronari dhe per t’i bere kontrollin e per t’i vajtur te shtepia. Operatori kishte ikur atje. Ka nderhyre pastaj nendrejtori i Drejtorise se Tiranes.

    Kush eshte ky?

    Ndofta ky qe eshte sot, Sokoli.Me pas ka nderhyre, une nuk pata kontakt me te dhe i ka then Luan Shehut: "Silleni operatorin aty se ate hall qe kane ata mund ta keni dhe juve neser". Kete e kam degjuar ne radio, se e kisha radion, Tirana 63. Perfundimisht ka ardhur operatori i ka marre te gjitha ato te dhenat dhe rezulton se me kete targe eshte nje furgon. Drejtuesi, pronari i ketij furgoni dilte me mbiemer Brahimaj, kete e mbaj mend, dhe si jane bere te gjitha keto, me eshte thene: Ky eshte? Jo i kane derguar patrulle te shtepia, nje patrulle e Tiranes dhe nuk e kane gjetur ne shtepi. Pastaj me thane qe eshte njeri qe ka marre nje makine dhe eshte ne Romanat. Ky s’ka pasur ndonjehere, por nuk e di si i figuron emri aty. Pastaj shkuam ne Durres ne 02 te nates, pritem ne mengjesme gjithe forcat e grupit te gatshem ne furgon megjithe inspektorin e krimeve te zones. Kemi bere gjithe rikonicionin e zones dhe te shtepise ne Romanat per te verifikuar, nese eshte ky apo jo. Vazhdoi kjo pune se kam derguar edhe patrulle ne Tirane per te marre vesh per me tej. E perfundimisht me eshte dhene pergjigjia ne Drejtori: Ka marre Niko Brahimi, se Niko e ka ndjekur problemin fillimisht, dhe ka thene qe ai personi nuk ka gje, ai eshte njeri i nderuar. Por shikoni ne vend tjeter. Dikush e kishte ngaterruar kastile numrin e targes per te shmangur hetimet. Kjo qe e gjitha dhe u bene te gjitha procedurat. Ne muajin korrik erdhi njeri dhe u interesua per nje aksident qe ka ndodhur. Thashe keto gjera origjinal. Une di qe ka ndodhur kjo dhe i tregova te gjitha keto. Se eshte bere nje aksident me makinen e Lefter Kokes.

    Kush te tha?

    Fillimisht me tha nendrejtori. Me ka marre Ariani ne telefon dhe me ka thene se a di gje se kane ardhur dy veta nga ministria, pa marre une kontakt me ta, per nje aksident me shoferin e Kokes? I thashe s’di gje. Pastaj mora vesh se nuk ka ndonje ceshtje ne prokurori per aksident me gruan e Kokes apo me shoferin e tij. Vine keta, nuk me gjejne dhe ju thashe, nuk ka gje, nuk ka prova. Ky ka qene muhabeti. Pastaj keta te dy marrin kontakt me mua: vine ata nga Drejtoria e Qarkullimit Rrugor, nje djale i gjate ai, nuk e kam parasysh e me tha: Cfare masash ke marre ti. Ia tregova masat qe kemi marre ne e cfare kishim folur, te gjitha. Edhe me tha: shkojme te prokuroria t’i shikojme. Vajtem te Prokuroria, te zevendesprokurori Kosta..., i kam dhene komplet dosjen hetimore qe kisha krijuar dhe atje jam cuditur qe ai personi, d.m.th e kunderta e asaj qe me thane, qe ai personi nuk kishte pasur ndonjehere makine. Ai na doli njehere me nje makine e pastaj qe kete makine na e kishte shitur ne Gramsh. Kjo targe. Me sa mora vesh tani une, qe thirrur edhe ai personi ne Prokurorine e Durresit. D.m.th ishin dy gjera qe s’shkonin: ato qe mora vesh pas tre kater diteve dhe e kunderta me ato te fillimit te korrikut, fillimi i gushtit. Rastesisht, mbas kesaj, vete aty te ata Kokat per te marre ca gjera per kalamaj. I merrja te pakten ne ate kohe, vete aty, dhe sic qe ky Lefteri, me tha: cfare aksidenti ka bere ai shoferi yne, se po kerkojne keta. Cfare aksidenti, thashe? Keshtu, tha eshte bere nje aksident. Jo po, Ariani mos e ka me ne. Po aksident ne Republike, nuk ka pasur. Mos thote per ato mo, me tha mua, per ate aksidentin qe beri Tosi, Tos Nano. Ke aksident beri Tosi- e pyeta ? Keto qe po t’i them ja ne te genjefsha i hengersha eshtrat atij plakut. Origjinal si po ta tregoj. Komplet. Bile une kam bere namin...Tha, po Tosi o, qe u be ne Shkallnur. Aa - i thashe une, dhe une bera rolin e te diturit.

    Kush ishte ky nga vellezerit Koka?

    Lefter Koka. Dhe bera rolin e te diturit, sikur une e dija kete muhabet dhe i thashe, po c’ne se ata kane shofer. E, tha, po do behej ndryshe. N.q.s ata do binin ne gjurme te ketij muhabeti do caktonim sikur ka qene ky Besi, shoferi Gonit, Agron Dukes, qe e ka tani aktualisht e qe te mbyllej ky muhabet. Sa ta fusnin pastaj dilte prape e rregullojme.

    Mirepo, heren e pare ti me the mua qe kur vajta une te Beni, d.m.th te drejtori i policise qe eshte dhe aktualisht, Beni me tha lere kete pune lere kete muhabet se edhe Niko me ka thene se eshte nje i madha eshte nje politikan.Cili eshte ky politikan?

    Keto ishin muhabete qe i degjoja ketu. Problemin e ka ndjekur Niko Brahimi. Dihet qe, komunikimin do ta kishte me ata, s’do ta kishte me mua, une s’kam komunikuar fare me te.

    Me pas cfare ka thene Niko?

    D.m.th shikoni ndonje piste tjeter se ketu eshte nje i madh. Keshtu tha me duket.

    Deshmitari eshte pyetur me? E ka fiksuar mire kete numer se ky numer del keshtu apo?

    E jepte kategorike.

    Po elemente te makines?

    Me ate qe kam degjuar e fiksuar une, ai thote benz elegance. Per ngjyren s’ia vuri re se nate ishte.

    Po ku ndodhet benzi sot?

    E kam pare tek magazinat e Kokeve.

    Po si i kane shpetuar patrulles?

    Nano ka marre makinen e atyre Kokajve qe ka ardhur aty dhe ka vazhduar rrugen ne Tirane.

    Kurse keta cfare bene?

    Kane marre benzin e aksidentit dhe kane ardhur ne Durres.

    Po ju kishit porositur patrullen e Tiranes, ajo e Durresit si e la te kaloje?

    Nuk e di, nuk e di. Ndofta mund t’u kete kaluar edhe ketyre, sic ka qene nate dhe i ka kaluar patrulles. Patrulla ka qene te vendi i ngjarjes.

    Ky ka qene dhe benzi i demtuar?

    Ka pasur ndonje demtim te lehte dhe me perjashtim te pasqyres mund te kete pasur ndonje shtypje anesore, aq me teper qe nate ishte dhe e ka humbur orientimin.

    Ti mendon qe ky benz eshte ne magazine te tyre?

    Po, dhe i eshte hedhur nje mushama.Eshte mbuluar komplet ne nje cep, te magazinat e tyre, dhe ne momentin qe une isha aty ky eshte benzi, thane, ka bere aksident Nano, thane.

    Ke pyete?

    Nje nga ata punetoret, keta qe merreshin me ate godinen.

    Po kjo tregon qe qenka hapur, qe e dine te tere, e dine dhe punetoret?

    Jo ata e dinin, e lidhnin me aksidentin qe u be ne Tepelene.

    Aksidenti qe u be ne Tepelene, ka dy muaj?

    Po se mos e dine ata se kur ka ardhur.

    Kurse ketu behet fjale per ne shkurt?

    Ishte makina aty dhe sa mora ta ngrija keshtu...

    Mos eshte vertete ky benzi i Tepelenes?

    Nuk e di. Nuk e jap dot te sakte.

    Po Benzi i aksidentit te Tepelenes eshte cope-cope?

    Ai eshte cope-cope. Ka shume mundesi qe ky te jete benzi qe ka bere aksidentin ne Shkallnur, ky qe eshte aty.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  6. #236
    Postuar më parë nga Fringo
    O Redi, po pse atehere i cani zorren Nanos per prokurorine e gjykatat?
    As ai nuk eshte as prokuro e as gjykates?
    A i analizon ti Redo ato qe thua, apo hajt tia fusim per qef tone?
    Pse ky qendrim i dyfishte, note kaluese Berishes, po ngelje ne klase Nanos?
    Me konsekuent ne mendime redo, jo ca te nenes e ca te njerkes, jo per gje, po kur e dredh si ta do qefi, te bie njecike kredibiliteti, dhe ste merr njeri seriozisht.
    Fringo

    Nje ndryshim rrenjesor eshte fakti qe Berisha ka qene President i Republikes dhe Nano eshte Kryeminister, pra Kryetar i Qeverise dhe pergjigjet per te.

    Pra i kane kompetencat e ndara.

    Ministria e Brendshme dhe gjithcka qe lidhet me te kane te bejne me Kryeministrine dhe Qeverine dhe jo Presidencen.

    Asnje nuk shkon ti kerkoje llogari Moisiut ne lidhje me trafiqet, etj etj.

    Kaq per tani. Te tjerat me vone.

  7. #237
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Redi, Republika ka 3 pushtete te pavarura nga njera tjetra.
    nano eshte kryetar i ekzekutivit, jo i gjyqesorit, ashtu dhe Berisha nuk ishte i gjyqesorit.
    Mos ja fut Roma per Toma.
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  8. #238
    Fringo, nuk kam nge per te shpjeguar cdo gje me imtesi qe te tjeret te kuptojne se per cfare po flitet.

    Ceshtja ishte tek Berisha dhe Nano pasi ky i fundit mendohet qe te kete hyre padrejtesisht ne burg nga Berisha.

    Dhe une shpjegova qe Berisha nuk ka te beje me vjedhjet e Nanos, dhe ai qe eshte i interesuar per kete gje, se bashku me Nanon le te shkoje e ti kerkoje llogari atyre qe i pergatiten akt akuzen, qe i hoqen imunitetin, qe e denuan dhe e burgosen.

    Ne keto kategori futen me dhjetra persona, ndofta me qindra, prandaj dhe Berisha nuk ka pune ne kete gje.

    Kur te vije puna tek Nano mund te nderhysh per te na vene ne dukje akuzat e kota qe mund ti bejme atij.

  9. #239
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Redi

    Sa qejf ke te flasesh kur nuk merr vesh fare.

    Ke nga antaret e forumit ketu po merr per qorr ti duke i thene se Berisha nuk kishte autoritet mbi drejtesine shqiptare?!? apo se drejtesia shqiptare ishte e pavarur nga politika dhe rregjimi i Berishes. Nqs nuk e di ta them une se qeveria e Stabilitetit u prish pikerisht sepse Berisha kerkonte burgimin e Nexhmije Hoxhes, per te cilen ai nuk e dinte fare nqs ishte e fajshme apo jo se nuk ishte prokuror e as hetime nuk ishin bere.
    Ne 1997 Berisha e akuzoi drejtpersedrejti Nanon si vrases te Hajdarit dhe ne krye te kokepalareve shkoi dogji e shkaterroi cdo gje ne Tirane, pa e ditur fare si ishte e verteta. Edhe sot ky njeri dhe PD vete sillet ne te njejtat forma, vet i ben hetimet, vet gjyqin dhe vet e uleret denimin (se nuk e zbaton dot).

    Kur vjen puna per te kerkuar pushtetin kthehet edhe ne prokuror edhe gjykates Sal trapi, kurse kur eshte ne pushte s'di gje ai, s'ka autoritet mbi drejtesine? Pthrrr, mos more.

    Me llogjiken tende atehere duhet te pranojme qe edhe enver Hoxha nuk kishte faj per persekutimet sepse ai nuk ishte gjykates e as ligjevenes. Po do te te digjte zotrote me duket mua.

    Sepse Berisha kujtoi se shqiptaret jane lope qe s'marrin vesh apo dele qe i merr perpara me kallam, kjo eshte puna e tij, por ata nuk ishin ashtu.

    Per te te dhene ca informacion qe mos te dalesh kaq bllof ketu te them se akuzat kunder Nanos i perpiloi Blerim Cela, kungulli qe ne 1997 akuzonte ameriken per rremujat, si dhe besniku nr1 i Saliut. Kur e kishte mbaruar draftin e akuzave, ato i konsultoi me ish-drejtorin e doganave, Maqo Bikollin, miku me i ngushte i familjes Berisha, qe vuri duart ne koke nga budallalleqet qe ishin shkruar aty, keshtu qe ai i modifikoi ato nga hajduteri ne shperdorim detyre.

    Jo shume kohe me pas ky Maqua qe thua ti beri edhe 9 muaj burg, nga Sala pa pare avokat me sy le me pastaj seance gjyqesore, dhe sot ndodhet ketu ne amerike, ku une e kam njohur.

    Nqs Berisha nuk ka apo nuk zihet dot ne faj te drejtperdrejte per padrejtesite e asaj kohe ai prape nuk i shpeton dot akuzes, sepse ishte shteti qe ai ndertoi i cili aplikoi ate drejtesi te perdale, dhe te felliqur, me gjyqe publike fallco si ai i Shkodres per 2 Prillin ku u denuan policat qe duhet te dekoroheshin se ben detyren me vetmohim, si ky i Nanos, apo si ai i Haxhi Lleshit, Farudin Hoxhes etj etj.

    Ja pse une disa here e permenda me larte se Nano ishte personifikimi i nje sistemi te tere pervert dhe te peshtire drejtesie te ndertuar nga shteti qe themeloi Berisha dhe kokelopet e tij.

    Ju te djathtet keni nje dell dhe gen te orientuar pa kushte drejt kaosit dhe anarkise. Keni qejf qe pergjegjesine ta fluturoni keshtu ne ajer e tua lini atyre qe nuk identifikohen dot, sic ben ti dhe Brari kur mban pergjegjes turmat e irrituara te Vlores per 97dhe jo ata qe kishin detyre dhe fuqi ti kontrollonin keto turma, pra ata qe kishin pushtetin.

    Ish-presidenti amerikan Eisenhouer dikur u shpreh "I am the President and the buck stops RIGHT HERE." Ja pra sido qe te vertitet padrejtesia e asaj kohe, ajo ne fund te fundit duhet te ndaloje diku, dhe ky eshte Sali trapi qe ishte numri nje i atij vendi. Nqs Sala eshte i paafte te ndertoje shtet qe ruan ekuilibret dhe drejtesine atehere ai ska pune ne pushtet, ndryshe ai mund te fusi ne burg ke te doje e neser ti thote, "shko gjeje me ata qe ta bene se une s'kam lidhje me kete". Ky nuk eshte lider, ky eshte rrembythje. (me falni per fjalorin)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zarathustra. : 05-12-2003 më 17:40

  10. #240
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Akuzat e Metës ne drejtim te Fatos Nanos

    Nuk ka demagogji, nuk ka llustër politike dhe partiake dhe as drejtësi të korruptuar, që të mbulojë faktin që Leonard Koka godet kryetarin e PS-së së Durrësit, manipulon votën e delegatëve të konferencës së Durrësit, zgjidhet delegat me kërcënime dhe forcë fizike dhe së bashku me të gjithë kokat e tjera të krimit ekonomik prej dy vjetesh vazhdon procesin e uzurpimit të PSSH-së dhe qeverisë
    Ajo që ndodhi dje në Durrës tregon se revanshi i përfaqësuesve të krimit ekonomik dhe krimit të organizuar për të uzurpuar tashmë forumet e PS-së dhe Kongresin e saj, është bërë i papërmbajtshëm
    Shfaqja e djeshme kriminale në Durrës, nuk është vetëm injorim i mesazheve tona dhe gjithë socialistëve, por dhe i miqve tanë ndërkombëtarë
    Është bota kriminale tashmë që komandon Fatos Nanon dhe pushtetin e tij
    Krimi i organizuar dhe ai ekonomik nuk është i lidhur thjesht me një forcë politike, por me pushtetin dhe tenton të kontrollojë me të gjitha mënyrat këtë pushtet
    Unë i këshillova Nanos dorëheqjen dhe ai më kërcënoi me hedhje në erë
    Me votat e Leonard Kokës mund të zgjidhet kush të dojë kryetar i PS-së, por ato nuk janë votat e socialistëve, por janë vota të krimit ekonomik dhe krimit të organizuar
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

Faqja 24 prej 58 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historia rreth vdekjes së ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 11:58
  2. Shkëlqimi i shkurtër i elitës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-12-2011, 08:40
  3. Shkëlqimi dhe rënia e Karamahmud Pashë Bushatliut
    Nga Xhuxhumaku në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-04-2011, 03:43
  4. Zbardhet mbledhja e Byrosë që zgjodhi pasardhësin e Enverit
    Nga shigjeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-10-2005, 08:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •