Close
Faqja 22 prej 58 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 572
  1. #211
    Akoma me Berishen ky.

    Berisha ka 6 vjet qe nuk eshte me ne pushtet dhe gjithcka ndodh ne Shqiperi eshte pasoje e qeverisjes socialiste.

    Nanon e sulmojne dhe akuzojne per mafioz dhe hajdut bashkepunetoret e tij.

    Dhe Berishen e kane akuzuar bashkepunetoret, por maksimumi qe i kane vene ne dukje ka qene autokracia e tij dhe asnje nuk ka shkuar tek mafiozlleqet apo hajdutlleqet.

    Gjithashtu, ata qe akuzuan Berishen u larguan prej tij, ndersa ata qe akuzojne Nanon qendrojne perkrah tij duke vazhduar akoma allishverishet ne kurriz te shqiptareve.

  2. #212
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Albo ki kujdes!

    Nje proverb e vjeter kineze thote:

    "Me shkëndinë që ia pergatit armikut tënd shpesh herë digjesh më shumë vetë sesa armiku jot."'

    Shpirti jot mund te grohet duke djegur vazhdimisht fotot e Nanos, dhe mund te vazhdoj duke i djegur per nje kohe te gjate, por kjo lloj flake ka per natyre te fiket shpjet, dhe kur nuk ngelet me gje per te djegur ateher shpirti jot do te kete ftohte dhe do te kuptoj se pati bere gabim qe me pare se te mbaronte kjo lende djegese nuk pati gjetur dicka me te rendesishme ku te ushqehej.

    Se kush eshte Nano te gjithe e dine. E rendesishme per shqiptaret qe jetojne ne Shqiperi eshte zgjidhja e problemeve te tyre.

    Ceshtja nuk eshte ikja e Nanos. Ceshtja eshte sesi do t'i vej halli Shqiperise pasi ai te ket ikur! Prandaj e rendesishme eshte te kerkohet zgjidhja e vertete e problemeve, te kerkohen rrugzgjidhjet e mundshme per te patur me shume drejtesi dhe mireqenie ne Shqiperi.

    Sinqerisht,
    Drini.

  3. #213
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22
    Shoku Nano nuk ndjek keshillen e Albos por vazhdon te fshihet. Sa me shume e zgjat agonine e tij, aq me te medha do te jene pasojat per te dhe njerezit rreth tij. Tragjikomedia vazhdon...

    NANO FSHIHET NE DAJT

    Kryeministri Nano ka marre masa te forta per sigurine e tij personale, ne keto kohe te frikshme, kur terrorizmi me gjase kercenon edhe vendin tone per shkak te mbeshtetjes qe kemi dhene per luften e Amerikes ne Irak. Nuk besohet lehte, por prej tre ditesh, Nano gjendet ne maje te Dajtit, atje ku zor se mund te kanoset nga ndonje sulm. Vec kesaj, forca te shumta gardiste dhe nje helikpter qendrojne ne dispozicion per nje shperngulje te mundshme, ne rast te ndonje eventualiteti te frikshem.

    Masat e marra, na kujtojne kohen kur Nano mori arratine, me 14 shtator, pas nje proteste te dhunshme te opozites. Si nje njeri qe friken e ka problem patologjik, duke i shtuar kesaj radhe edhe ankthet e humbjes se pushtetit, ose te gares ne kongres, ai ka vendosur te struket fort, dhe diku lart. Ndersa ka marre masa ekstreme sigurie per veten e tij, nuk eshte cudi qe ne nenkoshiencen e tij, kryeministri jone te deshiroje me nje zjarrm diabolik, qe nje atentat terrorist te ndodhe ne Tirane, pavaresisht demeve dhe viktimave qe mund te shkaktoje. Mbi kete krim te rende, ai mund te kete perfitime politike. Keshtu, nese kjo gje ndodh (larg qofte), te gjithe e largojne vemendjen nga kriza qeveritare, nga paligjshmeria e zv-ministrave, nga vjedhja e votes me 12 tetor, etj. Kjo do t'i atashonte Nanos, edhe nje kohe te pakufizuar ne mandatin e tij. Nga ana tjeter, per here te pare ai mund te kishte shansin te fitonte nje audience nderkombetare, duke parashikuar morine e mediave qe do mberrinin ne Tirane. Me tej, kjo do ta shenjonte ate si nje pro-amerikan te linjes se palekundur, qe eshte gati te mbroje kauzen edhe duke sakrifikuar, me deme te kesaj natyre. Do te merrte me kete rast ndonje leter a pusulle nga Presidenti amerikan. Dhe te gjitha keto rrethana, do te ngrinin kryeministrin tone ne nje nivel me te larte se sa gjithe gjindja tjeter politike ne vend. Dhe nuk eshte cudi qe me vone te shpallte se: (Me sulmojne, sepse jam pro-amerikan(, pavarerisht se viktimat, fatkeqsisht, mund te jene qytetare te pafajshem. Pra te gjitha keto mirazhe bluhen ne indet e thella te mendjes se Kryeministrit tone. Por qe te enderroje kesisoj dhe te nanurise perfytyrime pozitiviste per te ardhmen e tij, i duhet domosdoshmerisht te ruaje jeten. Keshtu, dhjetra gardiste kane rrethuar rezidencen qeveritare ne Dajt, dhe nje helikopter qendron stoik, nese nevojitet ndonje evakuim.

    Arratisja nga Tirana administrative dhe politike, dhe shtegtimi ne ambjente jo-politike, por relaksuese eshte tashme nje gje qe Nano e ben shpesh. Eshte si te thuash ne karakterin e tij.

    Nese kercenimet per akte te mundshme terroriste jane vertet reale, atehere eshte normale deri diku qe Kryeministri t- ndermarra masa te larta sigurie,por jo te ike qe parmbreme sapo mesoi se opozita e ka teper seriozisht protesten e saj te pandalshme ne sheshin para kryeministrise. Si njeri qe e ka provuar se cdo te thote dalja e opozites ne sheshin para kryeministrise dhe qe dikur eshte veshur si fshatar per te ikur drejt Maqedonise prej hakmarrjes se opozites, kryeministri Nano kete rradhe ka preferuar qe te rrije larg qendres se Tiranes, atje ne Malin e Dajtit. Atje ne rezidencen qeveritare ku banon me bashkeshorten e tij dhe me nja pese drejtore te rendesishem ai ndjehet me i qete edhe ne saj te vendosjes se nje helikopteri, i cili mund te ngrihet ne cdo cast drejt Athines ,nese rrezikohet nga ndonje gje e pakendshme qe i rrezikon pushtetin dhe pushtetparane. Nje mori gardistesh dhe civile te armatosur e ruajne ate, aqsa 1/3 e gardes gjendet ne pyjet e Malit te Dajtit, duke kontrolluar cdo peme, rruge, makine dhe skuta. Kryeministri leviz vetem diten per ne zyre, ne kohen kur nuk ka kembe opozitari perballe sheshit te kryeministrise. Sapo mesohet orari i protestes se Berishes ,atehere Mali i Dajtit eshte oazi i sigurise se tij, ndonese cdo shkurre kontrollohet nga gardistet.

    Megjithate, dihet mire se nuk eshte terrorizmi qe kercenon Kryetarin e PS-se. Kanosja me e rende atij i vjen nga keqqeverisja dhe pasojat qe kjo ka shkaktuar, nga mungesa e mbeshtetjes qe ka ne partine e tij, nga simpatia e munguar qe nuk e gezon ne publik, nga opozita, voten e te ciles ai nuk e garantoi, dhe me se fundi nga shumica e qytetareve qe perdite e me teper po protestojne per mungesen e kushteve minimale, jetike, si pershembull energjia elektrike.

    Nga keto, Fatos Nano nuk shpeton dot, edhe ne hene po te shkoje per strehim. Ditet e tij qeveritare jane tashme te numeruara. Nese perdorim nje parulle qe hodhen gjeorgjianet ne protesten e tyre per voten e cenuar, mund te themi: (Zoti Nano, dekada qe shkoi ishte e jotja, kjo dekane eshte e jona(. Ndonese kryeministri fle mbi thesparate, prape ai nuk ndjehet i qete ne keto kohe turbullirash, ku pushteti po i rreshqet furishem. Ndaj ai po perdor te gjitha menyrat korruptuese dhe represive per te kaluar ne anen tjeter te lumit ,ndonese fle ne malin e Dajtit.

    Re.Po.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #214
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22
    Andi Bushati eshte nje prej idhtareve te Fatos Nanos, ai qe ne vitet 1996-1998 mburrej me shkrimet e tij ku e shiste Nanon sa politikan te zoti, edhe te persekutuar politik te Berishes, edhe reformator, artikuj qe i ka ripublikuar disa here ne gazeta edhe disa vjet me vone.

    Sot Andi Bushati, i fryn nje vrime tjeter te fyellit dhe na e quan shokun Nano "njeri krize". Ndryshe nga Nano per te cilin ka perenduar gjithcka, Bushatit i duhet te haje buke edhe neser, kur ne pushtet te vijne demokratet. Prostituta e heq fustanin e kuq e vesh ate blu ne kerkim te "klienteve" te rinj.


    Zgjidhja e vetme per njeriun krize

    Nga Andi Bushati

    Nese ka nje njeri te vetem qe ben sikur nuk e ka kuptuar qe qeverisja dhe mazhoranca jane ne krize, ai eshte Fatos Nano. Ai vazhdon te thote se jemi te kercenuar nga terrorizmi, se po demtohet nga nje grup politikanesh te lidhur me krimin e trafiqet, por ajo qe ben sikur nuk kupton, qe duke u fshehur pas gishtit e harron me dashje eshte se sot, me shume se kurre, kunder tij jane rreshtuar te gjithe faktoret e mundshem duke nisur qe nga politika e duke perfunduar tek shoqeria civile.

    Brenda atij qe e quan si gardhi i tij, Nano akuzohet nga Ilir Meta qe e arsyeton krizen me autoritarizmin e kryeministrit. Fshikullohet nga Meidani qe i thote se po percan partine dhe se e ka katandisur ate ne minimumin historik te elektoratit. Kritikohet nga Edi Rama per mungese reformash e vizioni. Sulmohet nga Gjinushi si njeriu qe po percan te majten.

    Por, shigjetat nuk i vijne vetem nga e majta. Berisha bertet per grusht shteti duke i kujtuar se po qeveris ne menyre te paligjshme. Presidenti Moisiu i kujton se nuk mund te qeverise me me zevendeministra, sepse keshtu po cenon Kushtetuten.

    Pavaresisht nga fotopolitika dhe buzeqeshjet para kamerave sinjale tejet negative po i vijne edhe nga jashte. Delegacioni i fundit i BE-se, jo vetem e kritikoi qeverine shqiptare per ngadalesin, apo ndonjehere ngecie te reformave, por ai largoi edhe afatet kohore te negocimit dypalesh Shqiperi- BE. Po ashtu ne raportin e fundit OSBE, permendte per here te pare zgjedhjet e reja, nese ashtu sikurse pas te gjitha gjasave, kriza e se majtes nuk do te zgjidhet edhe pas Kongresit te PS.

    Por nuk jane vetem keto. Nano sot ndihet me i rrethuar se kurre. Mjafton per kete t(u hedhesh nje sy mediave te Tiranes. Le te dali njeri dhe te kerkoje prej muajsh nje artikull pozitiv pro qeverisjes se tij. Mundim i kote. Le te permendim fakte.

    Pse nguron prej kohesh te dale ne ekrane miku dhe analisti i afishuar pro tij, Artur Zhei, qe nuk ka gjetur dot nje llaf te mire? Pse ka ndryshuar radikalisht qendrim Mustafa Nano qe tani e quan nje germadhe morale? Pse nuk ka thene asnje fjale Andi Bejta qe gjate kohes se katarsisit e krahasonte me krishtin (per te permendur vetem emra jashte (Klan(-it)?

    Pse tentoi te flase pas kaq kohesh analisti fin dhe tani anetari i kabinetit Ben Blushi? Pse theu friken dhe guxoi te perballet Edi Rama. Sepse te gjithe e kane kuptuar se kjo histori nuk ka me piken e moralit.

    Te gjitha keto i kupton mire edhe vete Nano. Ai e di se ne aventuren e vet eshte me i vetmuar se kurre. Ai e di gjendjen ku ndodhet derisa zvarriset per te mare edhe nje apo dy vota te atyre ish ministrave, mbi te cilet nuk la qytet te Shqiperise pa peshtyre. Ai e di gjithashtu kete, perderisa ndjek nga pas, me canten e mbushur plot lemosha, balliste apo zogiste te mjere.

    Ai e di se interesat personale e familiare e kane vene ne rolin e paraardhesit te tij Adil Caracani dje, qe mundohej t(i mbushte mendjen shqiptareve qe nuk ka krize, nderkohe qe s(kishte mbetur njeri me inteligjence normale pa e kuptuar kete.

    Ai e di, se sot, eshte vene ne rolin e Eduart Shevarnaxes, qe i thoshte kamerave se do te qendronte, nderkohe qe i kishte humbur edhe sheshet edhe Parlamentin.

    Po c(mund te beje Nano mes gjithe kesaj rokopuje? Zgjidhja eshte vetem nje. Nese fshihet pas gishtit dhe s'pranon krizen e thelle ku e ka futur vendin, per karrieren e vet politike dhe historine e tij personale, ka vetem nje shans: te kete intuiten dhe zgjuarsine per tu larguar si njeri normal. Me 1991 ka ikur me dhune dhe protesta, jo per faj te tij. Me 1998 e kane larguar me demostrata dhe gjak, perseri pa qene fajtor. Kete here ka ende mundesine per ta eleminuar nje skenar te tille. Aq me teper qe kete here nuk eshte krejt pa faj.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #215
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22
    Edhe shoku Ruci e braktis shokun Nano dhe e mban Mejdanin ne gare. Per ata qe nuk e dine, shoku Mejdani eshte personi i projektuar nga Ramiz Alia per te marre stafeten e Nanos ne kongresin e partise socialiste. Shikoni si e mban Ruci Mejdanin ne gare, kur ky i fundit i mbyti mediat me lotet e tij te krokodilit dy dite me pare kur dha doreheqjen nga gara te motivuar me "presionet brenda partise".

    Ruci: Meidani mbetet ne gare

    Sekretari i Pergjithshem i Partise Socialiste, Gramoz Ruci u shpreh dje, ne nje deklarate per median, se ende nuk ka ndonje kerkese zyrtare institucionale nga ish-Presidenti, Rexhep Mejdani, per t'u terhequr nga gara per Kryetar te PS-se. Sipas tij, ato qe jane transmetuar nga media, si per doreheqjen nga kandidimi, ashtu edhe per nje rikandidim te mundshem te ish-Presidentit, jane thjesht pjese individuale te tij. "Me pozicionin e zotit Meidani, une institucionalisht kam vetem nje veprim: paraqitjen tek Sekretari i Pergjithshem i Partise Socialiste kerkesen me 24 firmat qe nevojiten per kandidim ne baze te vendimit te Komitetit te Pergjithshem Drejtues. Ndersa, deri tani, une nuk kam ende ndonje kerkese te bere ne menyre institucionale nga zoti Meidani per t'u terhequr nga gara per kryetar, brenda PS-se", deklaroi Ruci, pas perfundimit te mbledhjes se djeshme te Byrose Politike. Disa dite me pare, ish-Presidenti Meidani beri te ditur, ne nje konference per median, se terhiqej nga gara per kryetarin e ardhshem te mazhorances, per shkak se sipas tij, ne kete gare nuk ekzistonin kushte te barabarta midis kandidateve, duke lene ne kete menyre Edi Ramen si rivalin e vetem te deritanishem te kreut aktual te PS-se, Fatos Nano. Megjithate, Meidani pritet te jete nder emrat qe do te garojne ne Kongresin e 12 dhjetorit perballe Nanos.

    R. K
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  6. #216
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22
    Drini, ne 21 qershor 2001, Albo ka shkruajtur keto fjale ne forum, fjale qe ti nuk ke patur rastin ti lexosh atehere:

    "Humbja e zgjedhjeve nga PS, eshte e keqja me e vogel qe i pret socialistet"
    Ata qe i lexuan, ose nuk i kuptuan ose nuk u kushtuan vemendjen e duhur, pasi e rendesishme ishte "fitorja", packa se manipulimet ishin aq skandaloze sa gjithe kongresi amerikan e mori vesh, nga ne, forumasit qe nuk ua ve veshin njeri nga "politikanet" shqiptare.

    Sot, te njejte persona pyesin, si arritem ne te kete dite dhe sot une po ju zbuloj sekretin e fjaleve te mia. Humbja e zgjedhjeve nga ana e PS ne 2001 (qe ishte dicka e llogaritshme duke gjykuar situaten ne vend) do ta kalonte PS ne opozite. Ajo do te humbiste pushtetin por nuk do te humbiste legjitimitetin si force politike. Sot, pas gati 3 vjetesh nga ajo dite, PS jo vetem qe do te humbi pushtetin, por do te humbi edhe PARTINE. PS tashme nuk e voton me as bastionet e veta, ky eshte realiteti i 2003.

    Persa i perket opozites, ajo do te korri nje fitore te dyfishte fale durimit te saj: rikthimin ne pushtet dhe shkaterrimin e opozites socialiste qe pasi te mbaroje betejat politike brenda gjirit te saj, do ti duhet te perballet edhe me betejat ligjore te dosjeve qe jane bere kapi si nga prokuroria shqiptare edhe nga prokurorite e vendeve mike.

    Kete une e quaj POLITIKE dhe eshte aplikuar me sukses ne SHBA, Itali, e pse jo edhe ne Shqiperi. Republikanet ndejten 8 vjet pa shtepine e bardhe dhe sot kane kontroll te plote ne te gjitha nivelet e pushteteve; Berlusconi i kujtoi Berishes ne Tirane "bej durim, edhe une ndejta 6 vjet ne opozite", per ti fituar me pas te dyja dhomat e senatit italian, si asnjehere tjeter ne historine italiane.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  7. #217
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Ja pse i ka ber lanet amerika te djathtet ne Shqiperi, se ata e kane mendjen tek dosjet ne prokurori, ti fusin ne burg e ti persekutojne te majtet. A kane ditur ndonjehere te djathtet ne shqiperi qe prej 92, te ulen ne tavoline, te debatojne, te bejne kompromise, qe keshtu te ruajne stabilitetin dhe frymen tolerante brenda vendit. Xhahile hesapi cfare pret, bajraktare kanunore, me mentalitet barbari, qe e kuptojne pushtetin si nje mjet per te lare hesapet.

    Po Nano nuk eshte budalla sigurisht. Ai e di mire se cdo te thote te jesh ne opozite te xhahilo injoranteve PD-iste. Nano me ameriken e mban vaj, dhe i ploteson te gjitha kerkesat asaj. Trafikun e njerezve te trasheguar nga Sala e zhduki, po keshtu eleminoi dhe deportoi cdo element terrorist te futur ne shqiperi gjate pushtetit te kalbur te Sales, edhe ushtare ne Irak dergoi. Amerika cdo muaj pergezon punen e Nanos. Me Berluskonin e mban po aq mire dhe ne fakt miqesia e tij me te eshte jo vetem formale por edhe personale, po keshtu edhe me kryeministrin Turk, etj etj. Nano edhe Moisiun e beri te shikonte fare qarte cdo te thote te japesh e te marresh me Sale Rrumpallen, dhe tani edhe Moisiu eshte target i pasionit revanshist dhe sulmeve te Sales. Po keshtu edhe Celibashi, ashtu sic ishte Amerika dhe Europa ne 2000, kur RD i akuzonte si filo-komuniste.

    Ne shqiperi Nano e ka mbajtur mire edhe me shtresen e biznesmeneve shqiptare, duke mos u hakmarre ndaj tyre vetem e vetem se ata u pasuruan (privilegjuan) nen pushtetin e Sales. Po keshtu Nano edhe PDr e beri per vete duke e shkeputur nga blloku i Sales. Tashme PD ka 7 vjet nuk ngrihet dot as 1% ne elektorat, edhe pse PS ka mjaft gjera per tu kritikuar nje sherr te brendshem kaq te madhe dhe shume dobesi te tjera, PD nuk arriti kurre te marre nje vote bindese per fitoren qe pretendon. Pretendimet per fitore te PD jane kaq te plogeshta, dhe indirekte, saqe habisin edhe bufin. Si valle mundet qe Berisha te ngrihet ne demostrata per 20 mije vete qe nuk votuan dot, kur ai nuk e di se sa nga ata kishin ndermend te votonin dhe per ke do votonin ata?! Dhe nqs keta 20 mije vete jane kaq te irrituar, pse valle vetem 1500 vete i shkojne atij ne shesh?

    Nano me finokeri here e fton PD, ne marveshje dhe kompromis, jo vetem per ti dhene pike vetes si politikan modern, liberal e tolerant, qe opoziten nuk e rreh dhe e persekuton por e fton ne debat dhe bashkpunim, por edhe per te qetesuar situaten politike ne vend, keshtu ai te qeverise i qete, here ben qe PD te nxjerre dellin e pacivilizuar te saj, ne bojkotime dhe protesta te deshperuara 500 veteshe, kaq te merzitshme, dhe nervangritese per shqiptaret, dhe te papranueshme per perendimoret dhe normat e politikes moderne. Protestat prishin stabilitetin ne vend dhe nderkomebtaret qe i pranuan zgjedhjet nuk duan te shikojne dicka te tille. Ne fund te fundit Berisha po ben protesta nga vet-gjykimi, dmth eshte vetem mendimi i tij dhe PD qe zgjedhjet u manipuluan. Gjithkush tjeter i pranoi.

    Edhe sikur Berisha te fitoj dikur, ai nuk do ti kaloje 3-4% mbi PS (edhe sikur te gjitha ata te lene jashte listave te votojne per PD prape epersia nuk do jete me shume se 3-4%), gje qe e ben fitoren e tij teper te paqendrueshme dhe anemike. Nderkohe me nje fitore kaq te holle ai do te kerkoje qe Nano ta lere te qete te qeverise edhe pse avantazhin 3-4% PD mund ta humbi shume shpejt (ne 1992 ajo humbi 23% per 6 muaj).

    Berisha e PD jane shume gomere per ta kuptuar kete fakt, si dhe faktin se nqs Nano do sillet neser si Sala sot, mund tia bej PD-se qeverisjen te paqendrueshme, nqs nuk ia bllokon fare. PD s'ka per ta kaluar kurre presidentin psh pa votat e PS.

  8. #218
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Shoferi Nano

    KJ shkruan:

    -----------------------



    VRASJA E PAZBARDHUR E NANOS



    Neser "KJ", publikon deshmine tronditese te djalit te viktimes

    Atekohe, Fatos Nano ishte ende nje shofer amator. Teksa i afrohej Durresit, mbremjen e se shtunes, me date 3 shkurt te vitit 2001, ndjeu se si me pjesen anesore te makines, tip Benz-Elegance, preku nje objekt. Kur ndalen makinen dhe pane se ishte nje burre i mbytur ne gjak, fishkellyen gomat. I ndjeri Petrit Islami vdiq pas pak minutash ne spital, ndersa per vrasjen e tij, asnjehere nuk u gjet fajtori. Ne Tirane, sakaq mberriti lajmi. Nano, asokohe as Kryeminister dhe as Kryetar Partie, kishte perenduar ditet e nje te varfri, buze rruges ne fshatin Shkallnuer. Dosja hetimore eshte manipuluar dhe sa here te afermit e viktimes jane paraqitur ne prokurori per t'u interesuar, gjithnje hetuesit u kane thene se me kete ceshtje po merren ata lart. Jane deshmite e familjareve te viktimave, qe bejne te ditur se aksidentuesi ka qene nje drejtues i larte i Partise Socialiste. Kete, te afermit e viktimes e kane mesuar nga kontaktet private qe kane pasur me oficere te policise dhe funksionare te Prokurorise se Durresit.

    Nderkohe, eshte djali i viktimes ai qe ka bere deponimin, qe e ve Nanon me shpatulla pas murit. Ai ka thene ne nje deshmi te gjate, te firmosur nga ai, se nje mik i ngushte i ketij shefi te Partise Socialiste i ka shkuar ne shtepi dhe i ka thene se nuk ishte Fatos Nano, ai qe ka kryer aksidentin.

    "Atehere, perse duhej te vinte shoku i tij ne shtepine time, nese nuk ishte ai shkaktari i vdekjes se babait tim", pyet llogjikshem, djali i te ndjerit Petrit Islami, Gazmend Islami. "Koha Jone", ka siguruar deshmine e tij te plote, nga ku forcohen dyshimet se Ishte Nano qe la te vdekur ne rruge te ngratin nga Shkallnueri. Ky nuk eshte me nje lajm. Te gjithe e dine dhe e thone. Por ama, nuk gjenden prova shkresore dhe shkencore qe ta cojne Nanon para drejtesise. Keto nuk kane se si te sigurohen perderisa vetura me te cilen eshte bere aksidenti eshte zhdukur qe naten e ngjarjes, dhe ne dosjen hetimore eshte shkruar se ishte furgon. Per me teper, eshte nderruar edhe targa, dhe ne procesverbalet hetimore eshte shkruar nje fallso, qe nuk ekziston.

    Pra, Nano mund te pergenjeshtroje dhe te hedhe ne gjyq ata qe e denoncojne, pavaresisht se historine e dine edhe guret e zallit. Por ja qe eshte kjo deshmia e djalit te viktimes, qe nuk ka se si ta lere te qete Kryetarin e PS-se. Ai thote se autori ka qene nje shef i Partise Socilaiste, dhe qe nje miku i tij i ka shkuar ne shtepi per ta bindur qe s'ishte ai vrasesi i te atit, dhe per ta bindur me metoda te ndryshme. Lexoni neser ne "KJ", deshmine e Gazmend Islamit, per te kuptuar se kush fshihet pas vrasjes se Petrit Islamit, ne oren 19.00, te dates 3 shkurt 2001. Nisur nga enigma e pazgjidhur ende nga drejtesia, "KJ", ka vendosur te pyese publikisht disa persona qe ose kane qene deshmitare, ose kane dijeni te plot` per ngjarjen. Nderkohe, gazeta do te kerkoje edhe pergjigje prej tyre

    A e njihni kete burre zoti minister i shtetit, Blendi Klosi?

    A keni informacion se si vdiq ky njeri, zoti Fatos Klosi?

    A keni dijeni per vdekjen e ketij burri, zoti Spartak Braho?

    A e njeh historine e ketij burri, zoti Ilir Gjoni?

    A keni te dhena per vdekjen e ketij burri, zoti Arben Rakipi?

    A e dini se si vdiq ky burre, zoti Luan Pobrati?

    A dini dicka rreth vdekjes se ketij burri, zoti Leonard Koka?



    ----------------nga gazeta Koha Jone -------

  9. #219
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Te dielen me Mero Bazen..

    TEMA:

    ------------

    EDITORIALI


    Moskallëzuesit e krimit dhe dosja "Shkallnuri 637"

    Nga Mero Baze

    Është rikthyer sërish në faqet e shtypit një akuzë konkrete për Fatos Nanon, ajo që ka të bëjë me një aksident me pasojë vdekjen e një qytetari në rrugën Shkallnur-Plepa në shkurt të vitit 2001. Fillimisht gazeta "Albania", më 21 nëntor 2001 dhe më 6 dhjetor 2001, në kohën që Nano udhëhiqte një fushatë të suksesshme kundër Ilir Metës, ka botuar detaje nga ky krim. Detaje, sipas gazetës, janë që viktima Petrit Islamaj, 67 vjeç, është shtypur nga makina me targë TR 8227 E, që e mbante një Benz, tip 'Elegance' drejtuar nga Fatos Nano. Sipas gazetës, në atë kohë "anti-Nano", dosja hetimore ka pasur "numër 637" në Prokurorinë e Durrësit. Në botimin e atëhershëm të gazetës mungojnë detaje se kush ishte brenda në makinë bashkë me Fatos Nanon, a është e vërtetë se Gramoz Ruçi, Blendi Klosi dhe Nard Koka kanë qenë në makinë, ose dëshmitarë të aksidentit, e të tjera si këto. Gazeta "Albania" jep detaje edhe për disa policë të qarkullimit, që kanë mbledhur të dhënat në vendngjarje dhe që më pas janë larguar nga puna, ose janë detyruar të heshtin. Çështja u rihap dje nga gazeta "Koha Jonë", përsëri para një krize të fortë në PS, ku Nano është aktor kryesor. Ajo që është shqetësuese në gjithë këtë histori, nuk është bilanci i aksidentit. Ai mund t'i ndodhë gjithkujt. Problemi qëndron tek përdorimi i kësaj historie kriminale, si një dosje presioni mbi Fatos Nanon dhe anasjelltas, gjithmonë para krizave në PS.

    Kur u hap çështja dy vjet më parë, pasi përfundoi KPD-ja, askush nuk u mor më me të. Moskallëzimi i krimit automobilistik, u duk pas akuzave të KPD-së, shumë i parëndësishëm përballë krimeve për të cilat Meta dhe Nano akuzuan njëri-tjetrin. Dy vjet më pas, çështja e këtij moskallëzimi krimi është rihapur. Por tani i vetmi detaj që më shqetëson është nëse vërtet kanë qenë në makinë ose dëshmitarë Gramoz Ruçi, Blendi Klosi dhe Nard Koka?

    Nëse këta kanë qenë siç ka pëshpëritur shtypi dhe ndonjë politikan i PS-së, atëherë nuk kemi të bëjmë thjesht me një moskallëzim krimi, por me një përdorim të krimit për rekrutim politik. Prej kohës kur është botuar ky dokument dhe deri më sot, Gramoz Ruçi është tërhequr nga pozicioni pro Metës dhe ka shkuar drejt Nanos, familja Koka ka forcuar aleancën me Fatos Nanon dhe zotëron tani politikisht, ekonomikisht e forcërisht gjithë territorin nga Durrësi në Shijak. Blendi Klosi, i cili ngjan gjithmonë i përgjumur, nuk harron kurrë të jetë me Fatos Nanon, sa herë që duhet t'i kujtojë dikush të ngrejë dorën. Pra nëse është e vërtetë se ata janë "moskallëzues" krimi, ata tashmë janë të rekrutuar prej krimit. Ky është alarmi që duhet të vijë nga historia e këtij krimi aksidental, i cili ilustron realisht gjithë fuqinë që mban të lidhur socialistët këto gjashtë vite në pushtet. Ata janë bashkë për të moskallëzuar çfarë kanë bërë.

    --------


    Meqe ne Tema ka nje rubrik..te dielen me Indro Montanellin mendova dhe ne te kemi nje rubrike ketu me Mero Bazen gazetarin tone te Shquar e trim.



    KOMENTI

    Të dielën me INDRO MONTANELLI-n * Letra & Editorial

    Atje, në qiell

    Pas gjashtëdhjetetre vjetëve mbretërimi, vdes perandori i Japonisë, Hirohito. E pason i biri Akihito duke filluar kështu epoka e ashtunjohur “Heisei”: paqa qiellore.

    X X X

    Thonë se peshonte, njëzetepesë kilogram. E shtynte vetëm falë bombardimit me serum dhe transfuzionit, ashtu, pa folë, pa parë, pa dëgjuar. Por i duhej të vazhdonte jetën. Nuk ia dëshëronte dhe impononte as këmbëngulja e mjekëve, as afeksioni i bashkështetasve. Ishte protokolli. Kushtetuta e detajuar prej amerikanëve ndaj Japonisë së mundur, e kishte çhyjnizuar perandorin për së gjalli, ndërsa si të vdekur ajo nuk kishte parashikuar asgjë. Priftërinjtë e lartë nuk e dinin nëse do të mund të celebronin ritet tradicionale të hyjnizimit, njerëzit nuk e dinin gjithashtu, nëse duhej të vetvriteshin për ta shoqëruar shpirtin e Tenno-s (1) në udhëtimin e tij të fundit. Nëse nuk do ta bënin, fyenin ligjin e Qiellit, bir i të cilit ishte Tenno. Nëse do ta bënin, fyenin ate të Tokës, për çka qenë betuar ta mbanin fjalën. Më thonë se në Tokio, më fort se dhimbja, mbretëron pështjellimi.

    Ekspertët e Japonisë (dihet që ka të tillë), kanë thënë dhe shkruar – disa madje me kënaqësi – se asgjë tjetër nuk mund ta tregojë masën e ridimensionimit demokratik të perandorit dhe të Vëndit, më mirë se buletinet mjekësore që nuk kanë pushuar qyshse ai kishte rënë i sëmurë. Ka diçka të vërtetë. Deri në fund të luftës nuk mund të merrej me mënd që mund të bëhej publike diçka që kishte të bënte me jetën personale të Tenno-s -, siç ngjiste në Amerikë me Reagan-in. Tenno nuk kishte ngjarje të tij. Kur donte të vdiste – pa u paralajmëruar askush për një gjë të tillë - nuk dukej se ishte fjala për një njeri që po zbriste nën tokë, por për një që po shkonte përgjithmonë “atje, në qiell”. Ku kishte qenë edhe për së gjalli.

    Eshtë ajo që MacArthur-i, për çastin, nuk e kuptoi. Duke zbarkuar në Japoni, ai ishte i bindur se shkaktari kryesor i luftës ishte ai, perandori. Dhe vetëm sepse ia kishin detyruar politikanët e Uashingtonit, e la në fron: ishte i vetmi përjashtim që japonezët kishin kërkuar për dorëzimin e tyre të pakushtëzuar. Dhe ky fron ishte gjithçka për ta mpakur ate në një gur të palëvizshëm. Këtij sovrani, i cili nuk kishte pritur kurr asnjeri, që të mos dukej si një zgjatim pende në bishtin e dallëndyshes, ia zgjasnin tejet mangët e këmishës, kur e ftonin të vinte për t’i detyruar një Kushtetutë, që e zhvishte prej të gjithë atributeve dhe privilegjeve të tij. Ia hiqte madje edhe të drejtën e gjuajtjes së troftave dhe karpave që popullonin kanalin e kopështit të madh që rrethonte pallatin e tij perandorak, ashtu ciklopik dhe mesjetar. Shkoja ato kohë në Tokio, dhe mbetesha i habitur prej rrjetës së dendur të kallamave të peshkut, që shpërndaheshin në argjinaturë mbi basen: por ende më tepër habitesha kur shihja se në të vërtetë, filli nuk kishte as grep, as karrem. Me këto kallama, bashkështetasit e perandorit demokrat afirmonin miratimin e Kushtetutës demokratike, për të gëzuar të drejtën e tyre për të peshkuar. Por që vështroheshin mësëmiri përmes të të peshkuarit.

    Ushtar i madh, por politikan naiv, MaArthur-i besonte se e kishte ndryshuar Japoninë duke zvogëluar pafuqishmërinë e një perandori, i cili nuk kishte patur kurr asnjë fuqi, dhe që, edhe për të shprehur një mendim të thjeshtë, rrekej në një oratori enigmatike poezie. Kur ushtarakët i kërkuan një mendim për luftën, për të cilën tashmà ata e kishin vendosur, Hirohito, mori nga rafti një libër me vargje dhe iu lexoi katër prej tyre, që thonin: “Teksa e sodis botën / dhe vëllezërit e mi që e popullojnë / pyes: përse paqja e saj harmonioze duhet të turbullohet kësisoj, me mospërfillje?”. Janë këta vargje të krijuar prej gjyshit të tij, që ai i lexoi në natën e 9 gushtit 1945, kur kreu i Qeverisë, admirali Suzuki, i tha se duhet me u dorëzue. E pra, kur MacArthur-i shkoi t’i kërkonte krénat e fajtorëve, Hirohito iu përgjigj: “Fajtori i vetëm jam unë. Më dënoni mua”.

    Kjo është e gjitha që dihet për jetën e një njeriu, për të cilin edhe biografi më fantazist nuk mund të arrinte të shkruante më tepër se dhjetë faqe. Dihet gjithashtu, se shpërblimet e tij, përherë modeste, pas luftës u shkurtuan në mënyrë që ai të detyrohej të hiqte dorë edhe prej të vetmit pasion të kohës së lirë, lulet; nëse bashkështetasit e tij nuk do t’ia çonin falas këte vepër të kopshtarëve të tyre (gjithë japonezët e dijnë këte), teksa kërkesa për t’u “rekomanduar” si të tillë tek ai, ishte e papërmbajtëshme. Qe i varfër perandori, madje deri aty sa kur do të martohej fëmija i tij i dytë, Sezuki, këtij iu desht të merrte hua kostumin tradicional prej motrës së tij, Sikego.

    Dikush thotë se me te, mbaron një epokë. Marrinà. Me të njëqindenjëzetekatërtin trashigimtar të një dinastie që ka zgjatë pandërprerje mbi dymijë vjet, mbaron vetëm një Bir i Qiellit, i cili do të pasohet prej një Biri tjetër të Qiellit. Janë ngjarje që nuk i përkasin Tokës. Ato zhvillohen “atje, në qiell”, ku nuk mbërrin arësyeja jonë.

    8 janar 1989

    ----------------------------------------------------------------------

    SHEN I PERKTH:

    (1) TENNO SHOWA: emri i perandorit Hirohito.

  10. #220
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Nano ka bere shume gabime, por kur shoh turmat injorante te PD me bathoren nga prapa them me mire PS sesa zhuli PDist.

Faqja 22 prej 58 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historia rreth vdekjes së ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 11:58
  2. Shkëlqimi i shkurtër i elitës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-12-2011, 08:40
  3. Shkëlqimi dhe rënia e Karamahmud Pashë Bushatliut
    Nga Xhuxhumaku në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-04-2011, 03:43
  4. Zbardhet mbledhja e Byrosë që zgjodhi pasardhësin e Enverit
    Nga shigjeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-10-2005, 08:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •