Koha Jone, i shkruan Nanos:
NANO, IK !
Kryeministri eshte shkurorezuar plotesisht. Edhe ate pak veladon me te cilin mbulohej, ne kete muaj te ftohte ia hoqen dje perfaqesuesit e Bashkimit Europian, te cilet e kritikuan qeverine per ngadalesimin e reformave dhe i kerkuan qe te zevendesoje urgjent dy ministrat qe jane bosh, ministrin e jashtem dhe ate te Rendit Publik. Pas shuplakes qe i dha Edi Rama parmbreme ne emisionin e Blendi Fevziut, kryeministrit i erdhi dhe nje goditje ballore nga perfaqesuesit e Bashkimit Europian, goditje e cila e ka rrezuar plotesisht mandatin "Nano 5". Kacafytjet e gjata qe prej dhjetorit 2001 ne seline roze nuk kane sjelle asnje efekasitet ne administrimin e votes se popullit dhe ne realizimin e premtimeve elektorale. Situata ekonomike eshte ne renie, papunesia ne rritje, anarkia po shtohet dhe te gjitha keto bien ne kurrizin e njerezve te thjeshte, te cilet perhere votojne dhe enderrojne per nje qeverisje me te mire. Nderkohe qe mazhoranca ka mbi dy vjet qe vetem shamatohet mes vetvetes, a thua se jane nje stan me ujqer apo me sakte nje tufe grerezash ambicioze. Socialistet, realisht, mbajne mend vetem dy vitet e ish-kryeministrit Meta qe mund te quhen qeverisje efektive, ku u bene rruge dhe ku mori nje drejtim pozitiv ekzekutivi.
Me pas, me ardhjen e Nanos per te pesten here ne krye te Ekzekutivit, fitoi vetem nje grupim nepotik, njerez te lidhur me familjen Nano dhe bashkeshorten e tij Xhoana. Te tjeret u perdoren per te duartrokitur dhe spiunuar. Asnje meter rruge e negociuar ne kohen e Nanos nuk eshte firmosur. Edhe kur flet per "hambaret plot te Shtetit", zoti kryeminister me sa duket ka parasysh magazinat e tij personale dhe te firmes se, Xhoanes, ambjente qe jane mbushur plot e perplot me dollare, aq sa nuk i mjafton toka, por i duhet dhe ajri me shoqerine "Albacopter". Zoti Nano kishte shansin e tij te fundit per t'i bindur shqiptaret se di te qeverise. Bile mund te shtojme se muajt e kesaj qeverie kane qene muajt me te qete te 12 viteve te pluralizmit, pasi kishte dhe nje marreveshje te fshehte Nano- Berisha, e cila here-here behej publike e nganjehere prishej ne parlament per t'u kthyer tek pazaret e fillimit. Nga pikepamja e opozites zoti Nano ka qeverisur i patrazuar, ashtu sikurse i ka ndodhur me te padrejte ne vitet e tjera. Ne te gjitha qeverite e ketyre viteve te pluralizmit, ashtu sikurse ndodh shpesh ne boten e qyteteruar qeverite bien nga opozita.
Ndersa me zotin Nano kete radhe po ndodh e panatyrshmja, por e zakonshme per te. Ai po bie nga vetvetja. Sarkastike eshte kjo qe po ndodh me mazhorancen e sotme, porse pikesepari eshte vete zoti Nano burimi i konfliktit ne PS. Si asnjehere ne keto vite ai u be ne keto muaj njeriu i dhunes verbale, i presionit dhe shantazhit, i lidhur me pjee te krimit ekonomik e mafioz qe mbizoteron ne Ballkan. Ne vend qe te ofronte talentet e administrimit te Shtetit, qofshin socialiste apo demokrate, kryeministri ende ne detyre, solli shpuren e eunukeve ekzekutive, te cilet u turren duke i bere temena familjes "mbretnore socialiste", pra Nano-Xhoit. Ne vend qe te conte ne prokurori te gjithe ato deputete apo ish-ministra, ministra, politikane, te cilet i akuzoi gjate fushates per marrjen e pushtetit ekzekutiv beri te kunderten; shtoi thesin ne gunen e parave per familjen e tij, e cila e shikon Shqiperine si atdheun e dyte! Zoti Nano pati kohen, mundesine dhe levat per te bere nje administrim perfekt te shtetit. Presidenti i Republikes nuk e ka trazuar, madje u konvertua here pas here ne nanoist i fshehur nga salist i publikuar. Nderkohe qe me shume sherbime bente ne rolin e pare se sa ne te dytin. Si salist publik, vetem mesazhe, fjale te mire dhe asgje me shume. Ndersa si nanoist i fshehur, ai dha gjoja fryte ne sherbim te mazhorances, qe nga KQZ, e deri tek Kryekontrollorja e pasurive te paligjshme.
***
Por kryeministri-kryetar nuk deshi te jepte shenjat e fillimit te shtetit te se drejtes. Ai u miklua nga eskorta e theseparase qe vinte nga bregdeti dhe perfundonte tek restorant "Piaza", ku pijet mbretnore vinin, piheshin dhe taverna degjeneronte si ne ishullin e Madagaskarit, ne jug te Afrikes. Socialistet e thjeshte jane ata qe kane mbajtur mbi shpatulla pushtetin e Berishes ne vitet `92-'97 dhe qe aspirojne per nje jete me te mire. Socialistet shkojne dhe brohorasin neper konferenca partie, a thua se gjithcka u shkon ne rregull. Ata ende shpresojne se mos ndofta kthesa e liderit te tyre do te jete per mire. Por sa here i duhen votat e anetareve te PS-se zoti Nano "mbath opingat". Sapo iu merr voten dhe pushtetin e votes se tyre, teksa rrekellen xhin ne restorante te shtrenjta, thote: "fshataret e dreqit, duan dhe leke!". Zotit Nano, me sa duket, i ka ardhur koha te largohet. Tu leshoje vendin te tjereve, te cilet duan ta mbajne PS-ne ne pushtet, ndersa zoti Nano i lodhur nga mbipushteti ka filluar te shprehet ne mjediset nanoiste se: "do ti coje ne opozite dhe se vete do te bredhe si kryetar i opozites". Mire qe Nano na ka edhe imunitet parlamentar dhe politik, por ata dhjetra mije anetare te PS-se ku do ta marrin imunitetin, nderkohe qe nuk kane as te hane dhe asnje shans te rregullojne mireqenien e tyre? A mendon zoti kryetar - kryeminister se c'do te ndodhe me simpatizantet e PS-se?
Edi Rama ne emisionin e parmbremshem tek TV-Klan tha se nuk do te lejojme qe PS te kaloje ne opozite, edhe nese Nano e kerkon dhe e deshiron kete gje per te masakruar kundershtaret e tij ne parti. Bashkimi Europian, nje pjese e deputeteve dhe krereve roze thone se duhet bere ndryshimi i qeverise per te sjelle fryme te re dhe njerez te rinj, ne menyre qe te perballojne rikthimin e Berishes ne pushtet, kurse Kryeministri kerkon te rrije me zv/ministra dhe ministra ne shumice medioker. Ashtu cale-cale do te mbreteroje maje kalit te PS-se. Frika e kreut te tanishem te selise roze eshte se numri i kundershtareve te tij ne PS eshte shtuar me Edi Ramen, njeriun me te suksesshem te PS-se nga jeta civile. Pervec Metes, Klosit, Meidanit, Brokajt tani u shtua dhe anetari me i ri i PS-se, kryebashkiaku i Tiranes, njeriu qe duan amerikanet. Vota e tij eshte nje, ndersa trysnia dhe fryma qe eshte ne gjendje te krijoje mund te jete katastrofale per kryetarin aktual te PS-se. Te gjithe keta po perpiqen ta mbajne PS-ne nga renia ne humneren e opozites se ardhshme, nderkohe qe Nano uron renien ne fund te pusit, pasi "vete e ka bere burgun". Personalizimi i partise dhe i qeverise ka bere qe ai te shtoje pakenaqesite ne rradhet roze, bile ka nanoizuar edhe Gramoz Rucin, i cili thuhej gabimisht se ishte i pa koprementueshem. Edhe ate do ta marre me vete ne fund te gremines, ku ne maje te saj, nje hap perpara renies, tepelenasi do te degjoje piskamen e Berishes: "Pritma se po mberrij"!
Fatos Nano duket se ka lodhur jo vetem veten, por dhe te tijte, te cilet nuk duan ta leshojne mazhorancen, nje gje qe kryeministri e shumedeshiron. Per liderin socialist ka nje keqkuptim te madh. Ai mendon se nese nuk eshte vete ne gjendje te qeverise, atehere gjithe mazhoranca duhet te shkoje ne opozite. E irriton ideja se ka te tjere, shume burime njerezore, qe jo vetem mund te qeverisin me mire se ai, por qe sigurojne edhe rezultate me te mira per PS-ne ne zgjedhje.
Tani ka ardhur koha t'i thuhet Nanos: Ik!
Krijoni Kontakt