Close
Faqja 2 prej 58 FillimFillim 12341252 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 572
  1. #11
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Fiori ti nxitohesh ne perfundime. Divorci eshte nje proçes demokratik dhe s'ka lidhje fare me "baba i mire" ose "baba i keq". Divorci eshte vetem nje RIFILLIM, asgje tjeter.
    Nano kur ra ne burg, u katandis keq shpirterisht e moralisht. Gruaja qe kishte filloi t'ja dridhte me te tjere, dmth ne ket kohe ajo s'ruhej me, por e dridhte hapur.
    Nano filloi ta urrente, ishte kjo urrejtje qe e beri perseri njeri, i ringjalli ambicjen e vjeter duke i dhene forca te reja.
    Duke dashur ti tregonte asaj burrerine e tij, ai rifilloj me kurajo nga e para. Vetem URREJTA per nje FEMER mund te te shtyje te zhvendosesh male. Martesa me ate gocen e re, ishte konsakrimi i kesaj "rilindjeje" te tij.
    Per te pasur nje ide me te qarte mbi keto momente te keshilloj te shohesh filmin e polakut Krislowski: "Trois Couleurs. Bleu/Blanc/Rouge" nje kryeveper kinematografike.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e |-|e|\|a
    Anëtarësuar
    14-03-2003
    Postime
    109
    Shume pseudo-analiste kete e kane interpretuar si nje "aftesi" e "talent" politik i Nanos, kur e verteta eshte krejtesisht ndryshe. Arsyeja perse Nano arrin qe te beje si te doje ne krye te partise se tij lidhet me faktin se socialistet ende jetojne me mentalitetin e servilizmit komunist.

    ---------------------------------------------------------

    Eshte gati e paimagjinueshme se si per 3-4 vjet qe Nano ishte ne burg askush nuk guxoi te ngrihej ne krye te PS-se. Eshte gati e paimagjinueshme se si per 5 vjetet e fundit "freshistet" nuk arriten qe te mposhtin Nanon. Majko, Meta e te gjithe ata qe qendrojne pas tyre nuk arriten qe te ngrihen mbi pozitat e Nanos ne parti, perkundrazi, tashme ata jane asimiluar nga Nano. Nese perpara 2-3 vjetesh PS kish nje shans per ndryshime me perplasjen Nano-Majko, tashme PS eshte ne nje renie te lire fati i se ciles eshte i lidhur me fatin e kryetarit Nano.

    (Si paranteze do thoja qe nuk e ndjek "me mish e shpirt" politiken shqiptare, por e ndjek aq sa per "kulture te pergjithshme" ose drejt me thene per " humor te pergjithshem" pasi dihet qe fytyrat e tyre kane pigment humori i cili kryesisht eshte i fituar dhe jo i lindur.)

    Per te gjykuar mbi "aftesine" apo "talentin" e te qenit gjithmone ne krye te Nanos mua me duket krejt e pabaze te behet binjakezimi i ketij pohimi me faktin se socialistet ende jetojne me mentalitetin e servilizmit komunist
    ( pra talent apo natyrshmeri rrjedhshmerie e qeverisjes ne PS??)

    E pabesueshme kjo kur mendon qe Nanoja ishte krejt i vetem ( i ndjekur nga Koci, Cecoja e nga dikush tjeter)
    kur startoi takimet me bazen ne lufte te hapur (gjoja) me korrupsionin qe kishte zaptuar per se brendshmi PS, e me pas krejt i vetem beri te mundur doreheqjen e Metes ( e emeruar kjo nga Meta si "miresi" e tij per mos lene vendin pre te konflikteve te ps-se),

    e pamundur kjo te besohet kur Nanoja serish i vetem ( pa permendur mbeshtetjen ne minorance qe kishte sepse carja mes dy grupeve gjithnje sa vinte e thellohej) arriti te mbante vendin var perreth 14 dite derisa u ra dakort qe kryeminister te ishte Majko, ( i cili tashme i vuri kemben "grindjeve" te vjetra me Meten, te shkaktuara gjithnje nga lojrat dinake te Nanos)

    e pamundur te besosh per nje bashkepunim "freshistesh" pra te tipit Majko- Meta kundrejt Nanos, kur serish Meta me dinakerite e Nanos arrin e i merr pushtetin Majkos, mgjse historia perseritet dhe ai eshte i detyruar serish per shkak te Nanos te paraqese si kandidaturen me te mundshme Majkon...

    ( mos harrojme qe eshte politikani i vetem qe ka kaluar me se bukri dhe krizen familjare pa intervenime te tepruara te gazetareve, mgjse egziston ideja per nje "shfrytezim" te jetes private per te larguar vemendjen nga ajo cka po gatuante "shti miell e shti uje" ne politiken shqiptare)

    sinqerisht (mgjse nuk i bie shume mbrapa shtypit) me duket foshnjore si ide, une thjesht besoj ne ne dinakerine e Nanos si individ, fatkeqesisht ( ndoshta dhe miresisht) nuk shihet tek Berisha si lider i krahut tjeter.

    Huggos
    thua qe shpetimi do jete vec nji force e 3-te politike, gje qe mua nuk me bind mjaftueshem, pasi te gjithe personat qe e kane ndjek nga afer ne politiken shqiptare ketyre 13-vjet pak a shume jane pozicionuar ne parti specifike gjithnje ne perputhje me pikpamjet e tyre dhe per rrjedhoje vetvendosja e tyre ketu apo diku tjeter ka bere te mundur qe politika shqiptare te perqendrohet ose te lakohet perreth 2 forcave me te medha pra PS & PD,....zgjidhja do vi po nga njera prej ketyre, shpresojme qe Pd ti kete bere planet me hanxhine nese fiton zgjedhjet e rradhes...

    P.S
    Drini
    une nuk kam shume njohuri dhe nga puna e baxhove por vec di dicka qe te tere ata qe merren me kete pune pohojne se djathi me bira pra ai qe ka krimba eshte me i shijshem ( kot per njohuri ta thashe pa vene paralele me konteksin e asaj cka ke dashur te thuash)

    ornament,
    dakort me fillimin e postimit tend te fundit por nje nate dimri larg me vazhdimin e tij.
    ( aman o burre i dheut kur doli ky versioni i ri per tradhti te mundshme te Rexhines)
    Ndryshuar për herë të fundit nga |-|e|\|a : 09-04-2003 më 17:46

  3. #13
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Gruaja e nje burri me karakter qe di te mbaje familje e shtet nuk "ja dredh" njeriu aq lehte, ornament! Cfare burri eshte ai kur ja dredh dhe gruaja e tij e nuk ka force te qeverise nje familje?! Te kuptoj ku e ke fjalen ti, nuk i ndriti me gruan e pare, ku i dihet do dale mire me kete te dyten qe nuk do ja dredh - nuk i ndriti heren e pare ne krye, ndoshta i ndrin te dyten, te treten e me rradhe. Kete pune kemi ne, te presim sa te piqen e burrerohen drejtuesit e shtetit.


    Nuk po hyj ne analiza te gjata pasi sic e thashe me duket humbje kohe, te flasesh hollesisht per njerez te djegur!

  4. #14
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    fiori, ja drodhi s'ja drodhi ai eshte problemi atyre te dyve, s'eshte toni. Une e kisha fjalen, ketu, nuk eshte argument SERIOZ per te percaktuar vlerat e nje personi, divorci, a kupton!

  5. #15
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Nuk e di ku je rritur ti ornament, por familja (sidomos ne raste te tilla) thote shume, dhe eshte shume serioze qe njerez te shthurur pa baze, pa bese, pa familje te drejtojne nje popull te tere.

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22
    |-|e|\|a, qe te marresh pergjigjen qe kerkon, mundohu te gjesh nje parti tjeter ne bote qe e ka kryetarin ne burg per 4 vjet dhe partine e lene pa kryetar. Ato grupime politike qe rrine 4 vjet pa kryetar nuk jane parti politike por kopsht zoollogjik. Ky fakt nuk flet per merite te Nanos nga burgu, por per mungese lidershipi dhe vizioni brenda kupoles socialiste.

    Persa i perket "dinakerise" ne politike, ajo vleresohet vetem nga shqiptaret qe nuk marrin vesh nga politika. Ne politike nuk ka as "lojra" dhe as "dinakeri" ka strategji dhe llogaritje. Eshte kjo arsyeja qe ne Shqiperi nuk behet politike pasi perpara se te besh politike te gjithe palet duhet te njohin dhe respektojne rregullat e lojes. Po nuk respektove rregullat e lojes, nuk respekton as sportdashesit(sovranin popull) per te cilet luhet loja.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  7. #17
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Albo Ne analizen tende ti na tregon (ne fakt snna tregon asgje se e dime te gjithe )qe Nano qenka kot. Kete e ka mesuar tashme edhe shoku i dhomes time i cili me pyt gjithmon se clexoj.

    Pra merresh me masen e kotesise se Nanos.
    Pse nuk jep nje alternative, me mire. Te siguroj qe do vlersohej me shume.

    Nano i ka punet ne vije mo vella. Atij si mungon gje. Ka nje nuse te cilit ja kane zili te gjithe burrat (sidomos ata beqaret e PD) ka nje pozite NJESHI ne politiken shqiptare dhe qejfin e ben qejf.
    Nje gje po te them. Po vazhduat keshtu Ti , Berisha e te tjere si puna juaj, ska per te levize Nano andeja.

    Ai malsori bajraktar mos te na caje by_then derr derr pasi ka ik koha e kryengritjeve dhe te tilla sdo kete po ti vihet punes dhe te perpiloje alternativen e vet po do vota.
    Mos leni nam duke sha Nanon se u bete bajat. Ti flet nga guri me vere dhe gjendjen ne Shqiperi e ndjek nga gazetat, por ne Shqiperi jane lodh dhe sa here qe del Berisha ne TV thone ja filloi ky tani te na caje koken. Ato qe thote sjane gje tjeter vecse nje vjershe e mesuar nga nje kopeshtar qe e thote sa here qe ja kerkon mesuesja.

    E kush merr guximin tja japi shtetin nje kopeshtari te tille?!
    PAUCA SED MATURA

  8. #18
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604
    Mariglennora
    Kur lexova para disa castesh artikullin e Albos, deshiroja pikerisht ti shtroja te njejtat pyetje dhe problematike me kete qe the ti.
    Cila do te ishte alternativa? Se kush eshte Nano te gjite e dime. Po ashtu dhe Berisha. Sigurisht qe alternativa s'mund te jete asnje nga partite egzistuese, sepse te gjithe jane te mbytur ne flliqesire deri ne gryke. Shqiptaret jane te lodhur, s'merren me me politikanet-humoristet shqiptare. Shohin mos gjejne ndonje pune te mbushin barkun, se barku s'mbushet me fjale.

    Te flasesh nga larg eshte teper e thjeshte. Te jesh ne Shqiperi dhe te mallkosh vendin tend eshte teper e veshtire, por eshte gjeja qe te gjithe Shqiptaret thone qe te jemi realiste!
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e |-|e|\|a
    Anëtarësuar
    14-03-2003
    Postime
    109
    Albo, ne paragrafin e I-re
    mundohesh qe mangesite e PS-se (mungese lidershipi, te pakten sic e koncepton) t`i emerosh si mangesi PERSONALE te Nanos si figure, gje qe nuk ka sens per mua.
    Mgjte natyrshem me vjen te te pyes;
    Per ty mungesa FIZIKE e nje lideri partie, te ben te shumezosh me ZERO prezencen e tij dhe te konkludosh me pas per nje lidership fiktiv te saj?
    (per punen e vizionit te kupoles socialise me kujton ato "Vizionet 2000" qe krijonte Sala me BAZEN ne pallatin e kongreseve, ku qellimi final i bazes ishte vec harakopja)

    Nano qe vertet 4 vjet ne burg, por nuk i hyri asnje "gozhde ne kembe", postin e liderit nuk e humbi por edhe 80 miljonet e demshperblimit i futi ne xhep apo jo?
    ( dinakeri apo llogaritje pak rendesi ka per mua, sinqerisht)

    Ne Bruksel serish, plani ishte qe te kopanisej ne DRU Nano, dhe ra viktime Paskal Milo . ( kishin qene ne tavoline te 2 konceptimi me i shpejte i situates nga ane e Nanos e beri te dale pa u lagur.
    ( dinakeri apo llogaritje llogarije, mua serish aq me ben)

    Pra emertimet qe mund ti aderohen Nanos jane ne baze te preferencave personale. ( per mua mbetet skile e vjeter me nuhatje te forte)


    per paragrafin e II-te
    nuk di si e perkufizon ti shprehjen "te marresh vesh nga politika"

    -merr vesh nga ajo a.t.h kur e perdor si mjet jetese ( me mire luksi me thene), pra firmos diku per brockullat qe thua pergjate nje muaji?
    -apo kur e ndjek nga larg si spektator?(profesion papagese mbarekombetar shqiptar ky i fundit)

    e me pas ne vazhdim me duket sikur kryekeput bie brenda komplet gjate levrimit qe i ke bere termit "loje".



    ( mgjte shpresoj ne ndryshime THELLesore dhe THELBesore nese Sales i jepet serish mundesia, e te mendosh bejme fjale per MUNDESI ne kurriz te "sovranit populli")

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22
    E keni lexuar artikullin, por nuk keni kapur thelbin e tij. Nese ju nuk e shikoni 1 here me vlere te shkruash per Nanon, une nuk e shoh 100 here, por fakti qe une vura ne qender te shkrimit tim Nanon, lidhet me faktin se ne PS duhet ti flasesh deres qe te degjoje dritarja. Duke vene ne qender te shkrimit Nanon dhe realitetin perreth tij, une nuk pres te preket ne seder Nano nga shkrimi por ata shqiptare qe kane bindje te majta te sinqerta, qe nuk e pranojne moralin Nanoist si moral te se majtes shqiptare. Jo te gjithe socialistet jane bastarde dhe pa bindje, por koka e peshkut socialist eshte prishur dhe ka marre ere me kohe.

    Me lart ju kerkoni qe te lexoni edhe nje strategji ndryshe per PS dhe keni shume te drejte. Une e kam bere nje gje te tille 2-3 vjet me pare ne momentet me kyce te perplasjeve Nano-Majko dhe Nano-Meta. Sot, une nuk besoj se ne PS ka shprese per ndryshime pozitive nga brenda, per arsyen e thjeshte se Majko, Meta e kompani jane po aq te implikuar ne trafiqe sa edhe Nano. Jo me kot une kete e kam cituar me siper si arritja me e madhe e Nanos, qe i ka bere te gjithe kreret socialiste si vetia. Morali i tyre dhe morali i gjithe PS eshte pikerisht morali i Nanos.

    Sinqerisht, me ate sy qe i shoh une gjerat, shpresa e vetem e socialisteve eshte nderhyrja e drejtesise shqiptare per denimin e te gjithe atyre krereve te implikuar ne krim. Gangrena ne gjymtyret e PS jane te pasherrueshme ne kete pike. Ky eshte mendimi im dhe eshte kjo arsyeja perse une ndryshimet pozitive ne PS nuk i shoh se shpejti dhe as brenda kupoles socialiste, por ne bazen e elektoratit te tyre.

    P.S Ata qe jetojne larg realitetit shqiptar e shikojne dhe analizojne me mire situaten ne vend, pasi une nuk jam skllav i realitetit shqiptar. Ai lloj realiteti te asimilon shume shpejt nese jeton ne te per nje kohe relativisht te shkurter.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Faqja 2 prej 58 FillimFillim 12341252 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historia rreth vdekjes së ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 11:58
  2. Shkëlqimi i shkurtër i elitës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-12-2011, 08:40
  3. Shkëlqimi dhe rënia e Karamahmud Pashë Bushatliut
    Nga Xhuxhumaku në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-04-2011, 03:43
  4. Zbardhet mbledhja e Byrosë që zgjodhi pasardhësin e Enverit
    Nga shigjeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-10-2005, 08:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •