Kush do e mbrojë Nanon ?
Në qeveri
Kastriot Islami
Për shkak se e beri minister Financash, duke qene fizikant dhe vete Islami eshte me lidhje te forta ne Greqi, perveçse ka qene i strehuar ne ambasade greke ne Tirane, ne nje rast nevoje.
Ben Blushi
Bën pjesë ne rrethin familjar nepotik te Nanos, ne votime te hapura, eshte e sigurte qe voton "pro" Nanos. Ne te mbyllura e larg tij, nuk ka siguri.
Besnik Dervishi
I përket totalisht shijeve të Nanos, vjen nga pjesa me e hidhur komuniste, ka zbatuar me mirënjohje çdo kerkese te Nanos. Dhe cilido kryeminister, nuk e mban as drejtor drejtorie.
Valentina Leskaj
Ka ate punen e miellit qe s'eshte vetem per buke. Sigurisht, te ardhurat per planifikim familjar do te shkojne dhe per planifikim qeveritar. Nano i vuri ne dispozicion shtetin, partine dhe i fali ministrine.
Lufter Xhuveli
Do e mbrojë, por gjithsesi "ambientin" do e shikojë se si do jete.
Blendi Klosi
Do e ndihmojë, meqë e ka ndihmuar njëherë në Shkallnur. S'ka nga luan, vetëm po qe se gjen ndonje marifet Fatos Klosi.
Ne parlament
Makbule Çeço
Do e mbrojë se është qelibar dhe qelibaret përputhen. Është si te thuash, nje solidaritet qelibaresh.
Elida Tepelena
Kusherirë e pare e Fatos Nanos. Mbrojtje e sigurte. "Fjalimet e saj te shquara" ne parlament per zhvillimet historike e ekonomike te vendit, roli i saj i paharrueshem kur ra shi ne zonen qe eshte deputete e te tjera vlera te pakrahasueshme, e bejne qe ta mbroje arkitektin e korrupsionit.
Durim Hushi
Do ta mbroje se i shpeton prokurorise ne te ardhmen. Keto jane shpresa te kota, por meqe nuk e njeh njeri tjeter, por rri lidhur pas kryetarit.
Fatmir Xhafa
Se eshte ai muhabeti kur ishte sekretar i kryeministrise, eshte behar, jane dhe keto pishinat, ca marifete, ca muhabete e nga shtepite e rinise dhe andej nga zona ku eshte deputete, populli eshte aq i lumtur saqe, sapo shfaqet Fatmiri ne Pogradec, futen te gjithe te lahen me gezim ne liqen.
Ne Parti
Ajo gruaja e Beratit qe s'donte as buke dhe as uje. Nje robot tjeter ne Nakove, Mark Nikolli, Agron Dibra, Adi qe rri tek PS, dhe ca te tjere qe do i paraqesim javen qe vjen. .
Marre nga gazeta 55
Krijoni Kontakt