Close
Faqja 17 prej 58 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 572
  1. #161
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Po kjo biba cpati qe futi hundet ne muhabete burrash? F Klosi duhet ti thote qe ta mbylli squpin se jo per gje po c'vlereson dhe vete Klosin.

  2. #162
    i/e regjistruar Maska e Idmon
    Anëtarësuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    detroit
    Postime
    81
    zonja klosi po frikesohet sendjen fundin e te shoqit pse nuk ka shkrojtur me pare per tosin apo dashnoren e tij po u kujtua sot kur po e shikon keq .KJo tregon se zonja klosi nuk ka folur me pare pasi ka shpresuar qe nje dit mund ta shpetoje bashkshortin e saj zonja xhoi shoqe e saj e rinise pasi keto zonja me shume ghera i bashkojne se i ndajne .Por drejtesia shqiptare besoj se nuk ka per te pyetur as zonjen klosi as zonjen nano por do ju vere gjerave deri ne fund si per klosin dhe per nanon i cili ka vjedhur jo me pak se klosi me nje ndryshim qe TOSI di te vjedhe dhe te fsheje .
    nuk ka rendesi

  3. #163
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Postuar më parë nga manoklla
    Po kjo biba cpati qe futi hundet ne muhabete burrash? F Klosi duhet ti thote qe ta mbylli squpin se jo per gje po c'vlereson dhe vete Klosin.
    Ajo c'vlereson klosin as sa c'vlereson xhoi, nanon ..... madje nuk e di nese xhoi do t'i qendronte kaq besnike nanos ne nje dite te keqe. Pastaj demokracia e brendshme ne PS u lejon hapesira edhe grave te burrave per te dhene mendimet e tyre ne lidhje me kundershtaret e bashkeshorteve.

  4. #164
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    SEKRETI KLOSI PER DOSJEN "XHOI"

    Dje gazeta "Koha Jone" botoi nje leter te Dorina Klosit, bashkeshortes se ish-kryetarit te Sherbimit Sekret Shqiptar zotit Fatos Klosi, ku nder te tjera aludohej, sic ka aluduar edhe i shoqi ne postin zyrtar ne nje emision televiziv ne "Top Channel" se ka dijeni per nje dosje per Xhoana Nanon. Ne fakt nese do te ishte aludim per nje kryetare komune apo bashkie edhe mund te kalohej ne heshtje nje akuze finoke e tipit Klosi, porse te gjithe e dime se flitet per gruan e kryeministrit te vendit, e cila mban dhe "kuroren" e First Lady shqiptar. Problemi nuk qendron tek Xhoi, por tek aludimi i familjes Klosi. Aludimet shumehere jane me te frikshme dhe te rrezikshme se sa vete akuza direkte. Kur nje aludim hidhet si nje re e zeze ne publik, atehere gjemimet, nese jane dhe te kota, prape se prape mbartin friken e ardhjes se stuhise dhe rrebeshit. Dhe nga vetetimat nuk dihet se cili e peson. Njeriu ne kete rremuje stuhie mbetet me syte nga qielli duke u lutur q- rrufeja te bjere ne tjeter vend. Por e djeshmja deklarate e gruas se ish-shefit te sherbimit sekret shqiptar qe ne rast arrestimi te te shoqit nga inati i Nanos atehere ai nepermjet asaj do te nxirrte ne publik jo vetem jeten private te Xhoit, por dhe gjera qe zakonisht sherbimet sekrete i ruajne per nje kohe shume te gjate. Perderisa Fatos Klosi dhe e shoqja hodhen ne publik nenkuptimin perdredhues, duke i bere presion kryeministrit qe te mos ndeshkoje ish-kreun e sherbimit sekret kot se koti. Por, natyrshem lind pyetja: Perse zoti Nano po e perndjek zotin Klosi, kot se koti apo ka vjedhur ne tenderat sic ka bere padine? Kushdo qe e njeh kryetarin e selise roze e di se ai nuk e can koken per shkelje te tilla, nese jane te verteta, pasi ndeshet perdite me shkeljet e njerezve te tij. Nisur dhe nga rregullat e pashkruara te sherbimeve sekrete dhe te politikes se cdo vendi demokratik nuk ka ndodhur ne asnje shtet deri me sot qe shefi i sherbimit sekret te nxirret para trupit gjykues per nje gje te tille. Shefi i sherbimit sekret perkundrazi ruhet, i krijohet komoditeti sipas mundesise ekonomike te shtetit qe te jetoje mire e te mos flase. Ai di shume sekrete ne koken e tij dhe paguhet qe te mos flase. Kjo eshte praktika me normale e cdo vendi. Kurse ne Shqiperi foli Klosi, por reagoi publikisht dhe kryetari i mazhorances, duke e cuar per ndjekje penale, pra drejt burgut, nese merret parasysh inati Nano. Por ka dhe nje ane te pa sqaruar mire dhe mbetet si neper terr, aludimi i Klosit se Xhoana Nano ka qene nen influencen e sherbimeve sekrete greke. Klosi e ka thene si neper dhembe, por dhembet prodhojne mermerimin e fjales. E thena e tij ose ka nevoje per riformulim, natyrisht po prej tij, ose ka nevoje te pergenjeshtrohet vetem nga goja nga kane dale aludimet. Halli nuk eshte vetem per Xhoanen, e cila ka te drejte te kerkoje pergenjeshtrimin e te mos lejoje njollosjen e figures se saj. Nuk flasim ne sensin e bukurise. Morali eshte gjeja me me vlere per nje njeri e sidomos per nje person VIP. Megjithate te ben pershtypje se as zonja Nano nuk e ka hedhur ne gjyq Klosin per kete aludim ne emisionin televiziv! Nuk e kemi fjalen qe te hedhe gazeten "Koha Jone", pasi do te kishim nje shoe te perditshem, nese do te kishte fatin ta ideonte, por pyesim pse jo Fatos Klosin. Apo ndofta Klosi di gjera qe nuk duhen ngacmuar nga dosjet sekrete ?! Nje shef i nje sherbimi mendohet disa here kur hedh ne tregun publik nje aludim te tille e aq me teper tipi i Klosit, i cili nuk shquhet per deklarata te nxituara. Atehere c'po ndodh me kete lemsh, te cilit nuk po i kapet filli prej tash sa muajsh? Mos Klosi nxori dje gruan e tij ne publik per te paralajmeruar se " ishte kryeministri qe po kerkon te me mbylle gojen me anen e miqve te tij ne gjykate ,duke me kercenuar per arrestim, ndaj nuk eshte faji im qe do te nxjerre fakte dosjesh rreth gruas se kryeministrit"? Edhe kjo pyetje mbetet prape pa nje pergjigje, deri ne arrestimin e mundshem te Klosit gjate ketyre javeve qe po vijne me gjithe sherret ne kupolen e PS. Ish-kreu i Sherbimit secret e ka nje "gjynah", perderisa po merr mbi vete "vetetimat" prej zotit Nano. Natyrisht kryeministrin nuk e mundon sikleti se Klosi ka shkelur ligjin ne tenderimet e kryera ne SHIK. Jo. Diku tjeter i ka djegur aludimi i ish-kreut te sherbimit sekret. Ajo "diku tjeter" duhet gjetur, pasi kryeministri dhe gruaja e tij jane persona publike dhe perderisa e kane pranuar kete privilegj, duhet te pranojne edh hetimet per jeten e tyre, edhe private, sic ndodh kudo ne bote.

    Zoti Klosi dje e nxori gruan e tij permes nje deklarate. Por c'pritet pas saj ? Heshtje momentale nga Klosi, kompromis i fshehte mes Nanos dhe Klosit apo nxjerrje e te palarave?! Aludimi i pare pasoi me heshtje, i djeshmi akoma nuk eshte shuar. Kur do te jete i treti, i cili sipas shprehjes popullore ndryshe cilesohet: " i treti i verteti"?

    Re.po
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #165
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    E cuna!
    Mos flisni ne kete menyre pasi do tju quj AlbaD maskulista

    Mendoj se znj Klosi i preken interesat pasi ka nje femije me Fatosin te cilen do ta rrisi sa me mire.
    Problemi nuk qendron se duhet te futen apo jo grate ne kete loje por, problemi qendron diku tjeter. Ashtu sic e ka permendur nje artikull i kohes jone asnje shef i sigurimit te nje vendi demokratik nuk eshte burgosur pasi ai di shume gjera qe pakkush i di.

    Per kete arsye duhet vene ne kandar "a ja vlen barra qirane" te gjykohet Klosi?

    Kjo eshte ceshtja.
    PAUCA SED MATURA

  6. #166
    Loli Maska e DJ KOSMONOVA
    Anëtarësuar
    17-06-2003
    Vendndodhja
    www.alb-club.com
    Postime
    43
    Hej Albo po ti qenke nje fenomen i vertete mo zemra.
    Dua thjesht te shtoj dicka dhe une persa i perket temes qe ti ke hapur.Ose me mire te bejme nje sondazh qe titulli i tij te jete
    .
    Te pakten keshtu mendoj une.Le te mos marrim parasysh moshen e trete qe sigurisht do duan partine dhe shokun LAVER HOXHA.Mendoj se asnje nga rinia shqipetare nuk do te kete nje
    kryeminister te tille si FANTOC NANO.Po dhe shoku i tij i ngushte i tij Z.SALI BARISHTJA nuk eshte ndonje gje e mencur.Nje m... eshte dhe ai.Nuk e di se si do mendojne te tjeret per ato qe une them por mendoj se kam te drejte.Mendoj se ka ardhur koha te ngrihemi perseri si atehere ne 90-ten sepse nuk ka me turp per kombin tone te duroje me kete gjendje.Mjaft me me genjeshtrat
    e atyre njerezve te pacipe qe po na cojne cdo dite drejt gropes
    dhe jo drejt Europes.
    POSHTE TE ASHTUQUAJTURIT POLITIKANE
    POSHTE BUDALLENJTE
    RROFTE SHQIPERIA E LIRE.
    alba-club.blogspot.com
    Linke nga Rapidshare.Muzike,filma,lojera,tutoriale.

  7. #167
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    HAKMERRET NANO. SHKARKON GRUAN E KLOSIT

    Edlira Prenga

    Hakmarrja e kryeministrit Nano mberrin deri ne rang drejtoresh ne drejtorite e ministrive. Dje me urdher te Ministrit te Arsimit, u shkarkua nga detyra per shkelje te etikes se zyrtarit te sherbimit civil drejtoresha e drejtorise se kontrollit financiar ne Ministrine e Arsimit zonja Dorina Klosi. Ndoshta ne ndonje rrethane tjeter, lajmi nuk do te kishte shume buje. Por fakti qe e sharkuara, eshte zonja e ish-shefit te sherbimit informative, tregon qarte hakmarrjen qeveritare ndaj atyre qe flasin kunder. Zonja Klosi, ditet e fundit, doli publikisht ne shtyp ne mbrojtje te te shoqit, Fatos Klosi, menjehere sapo prokuroria e Tiranes, e coi dosjen e tij ne gjykate per ta penalizuar per "shperdorim detyre". Por zonja Klosi nuk eshte larguar thjesht dhe vetem nga detyra e drejtoreshes, por ajo eshte larguar nga Sherbimi Civil, qe do te thote se jane te pakta mundesite per te filluar serish ne administraten qendrore pas vendimit te marre dje nga zyrtaret e larte te kesaj ministrie.

    Zonja Klosi qe dje nuk mund ta ushtroje detyren e saj ne Ministrine e Arsimit si Drejtore e Drejtorise se Kontrollit Financiar. Ka punuar qe prej tre vjetesh ne kete institucion dhe deri dje gjerat shkonin mire. Per te mbrojtur bashkeshortin e saj ndaj sulmeve te kryeministrit Nano dhe ceshtjes se ngritur per te, qe tashme do te kaloje ne gjykate, dje si "shperblim" te pare mori shkarkimin nga puna. Ne momentin kur zonja Klosi u njoh me vendimin e prokurorise, ku dosjen ja delegoi tashme gjykates, nuk ka qendruar dot ne heshtje duke i shkruar ne menyre publike, kryeministrit Nano. Duke i kerkuar Nanos qe te marre nje vendim te drejte dhe jo ashtu sic ajo pret per zotin Klosi, ne menyre te drejtperdrejte ajo i tha atij se pas kesaj do te dale ne shesh e verteta per zonjen e tij, Xhoana. Ne intervisten qe dha dje per "KJ", ajo u shpreh se e priste nje vendim te tille qe ne momentin kur u ul ne kompjuter per t-_kruar letren ndaj zotit Nano. "Kjo ishte me e pakta qe mund te ndodhte, nga ai pret cmendurira qesharake", u shpreh bashkeshortja e ish-kreut te SHISH-it, Dorina Klosi. E pergatitur per kete hakmarrje te kryeministrit Nano, zonja Klosi cilesoi se nuk do te ndale asnje moment mbrojten ndaj bashkeshortit te saj, sa here qe t'i jepet mundesia te shkruaje dhe te flase.

    Vendimi I eshte komunikuar personalisht nga sekretari i pergjithshem i Ministrise. Shkresa eshte perpiluar paraditen e djeshme, sepse kryeministri vetem te dielen eshte kthyer nga Selaniku dhe eshte njohur me permbajtjen e letres publike. Zyrtaret e ministrise, nuk kane pritur as orarin e fiksuar zyrtarisht per punonjesit e administrates civile, por rreth ores 15.00 te mesdites se djeshme, zonja Klosi eshte thirrur ne zyren e Sekretarit te Pergjithshem, dhe ky i fundit, nen justifikime "me vjen keq, por ti e kupton se ky eshte nje urdher nga lart", i ka dorezuar zonjes Klosi shkresen e shkarkimit nga detyra. Kjo shkrese eshte bazuar mbi ligjin per "Statusin e nenpunesit civil" dhe ne vendimet e Keshillit te Ministrave per "rregullat e etikes ne sherbimin civil" dhe "Per disiplinen ne sherbimin civil". Madje, sipas shkreses zyrtare, zonjes Klosi i eshte lene vetem nje dite kohe per ankimim, pra ajo duhet te paraqitet sot ne Ministri, per t'u degjuar nga eproret qe e kane shkarkuar
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  8. #168
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    DORINA KLOSI FLET PER "KJ" MENJEHERE PAS SHKARKIMIT NGA DETYRA E DREJTORESHES NE MINISTRINE E ARSIMIT

    -Zonja Klosi, sapo keni marre ne dore vendimin per shkarkimin nga detyra qe ju kryeni. Si e konsideroni kete? E prisnit nje vendim te tille?

    -E prisja. As qe diskutohej qe do te merrej nje mase e tille. Nuk dyshoj fare qe Nano eshte ai qe eshte, qe ka bere cmendurira gjithe vitin e fundit, qe kur u be kryeminister. Madje para se te merrte kete post, qe kur filloi te beje ato luftra te cmendura. Po te mos ishte ky Nano hakmarres i tille, nuk do te sillej sic eshte sjelle me Fatos Klosin deri tani. Ka nje vit qe e persekuton deri ne prokurori. Keshtu qe isha e bindur qe do te merrej nje mase e tille. E kam shkruar letren me bindjen qe sot do te me largonin nga detyra.

    -Mendoni se tashme ky eshte rifillimi i nje sulmi te hapur ndaj zotit Klosi?

    -Ky eshte vazhdimi i sulmit qe ano ka nje vit qe e ka filluar. Kjo mase qe u mor ndaj meje me shton akoma me shume bindjen qe dhe vendimi ne gjykate do te manipulohet.

    -Pas kesaj do te vazhdoni me te njejtin ritem ndaj asaj qe keni thene?

    -Po, po do te vazhdoj gjithmone sa here te kem mundesi per te folur dhe per te shkruajtur, do ta bej.

    -Nuk keni frike?

    -Absulotisht jo. Cfare do te me beje me shume. Me hoqi nga puna, cfare i ka mbetur tjeter te me beje.

    -Pas kesaj mund te marre nje mase ekstreme per zotin Klosi?

    -Nuk shpresoj shume te gjykata. Shpresoja te prokuroria, por kur sheh se si nje dosje qesharake fare e paplotesuar kapercehet ne gjykate. Deri diku kam bindjen qe Nano do e manipuloje, do te caktoje gjykatesin e vet per t'i dhene denim Klosit. Une personalisht jam e pergatitur per me te keqen.

    -Do te kerkoni te punoni perseri ne administraten shteterore?

    -Normalisht do te mundohem. Megjithese e di sa te jete Nano Kryeminister, nuk mund te filloj ne administrate, por do te mundohem pasi jam e zonja per te punuar aty.

    -Ju thate gjate bisedes se jeni pushuar dhe nje here nga Nano kur ai ishte kryeminister.

    -Jam pushuar dhe nje here ne janar te _99-es nga Banka e Kursimeve po me nje akuze te tille qesharake, shkelje te etikes, nga nje figure aspak serioze per sistemin bankar, qe vazhdon akoma te merret me kete pune, i cili ishte nje nga beniaminet e Nanos. Ishte periudha pas shtatorit te _98-es, kur Nano u detyrua te jepte doreheqjen, kur i kerkoi Fatos Klosit te jepte doreheqjen atehere, sepse donte bashkefajtore dhe nje nga menyrat per t'u hakmarre ndaj tij ishte te me hiqte mua nga puna.

    -Duke ju rikthyer zotit Klosi. Tashme ceshtja ka kaluar ne gjykate. Ju do ta mbroni ate gjate procesit?

    -Une do ta mbroj kudo qe te kem mundesi qe te them fjalen time.

    -Keni fakte te mjaftueshme per te bere nje mbrojtje te tille?

    -Jam shume e bindur qe jo une qe jam ekonomiste dhe kam punuar ne kontroll financiar po dhe nje njeri me nje llogjike normale do ta bente nje gje te tille. Kur te kene mundesi njerezit te ballafaqohen me dosjen qe prokuroria po con ne gjykate do ta kuptojne te tere qe eshte hakmarrje personale, eshte nje cmenduri qesharake.

    -Kaq frike ka Nano sa po perdor kete menyre per te mbrojtur figuren e bashkeshortes se tij?

    -Pyesni ate, me mire se ai nuk ka se kush te pergjigjet per kete pyetje.

    -Kjo eshte sipas jush arsyeja e sulmit te Nanos te bere ndaj familjes tuaj?

    -Per mua po, per mua kjo eshte.

    - Neser eshte seaca degjimore. Ju do te paraqiteni ne te per te mbrojtur veten tuaj apo jo?

    - Patjeter qe do te shkoj. Jam e detyruar te mbroj veten time dhe te kerkoj madje edhe sqarime per motivin e shkarkimit nga detyra. Mua sekretari i pergjithshem eshte i detyruar te me paraqese provat se ku e kam shkelur etiken e sherbimit civil. Ne baze te ligjit dhe vendimeve te qeverise, shkelje e etikes eshte kur ka te beje ne lidhje me raportet e mia me zyrtaret me te cilet punoj. Fakti qe une fola publikisht per nje ceshtje private eshte e imja. Por nuk pres shume sqarime nga Sekretari i Pergjithshem. Ai qe dje ma beri te qarte se kjo eshte nje gje me porosi nga lart. E pyeta se e kujt ishte porosia dhe ai me tha se nuk ma tregonte dot, por dinte se "per mua ishte bere nami". Neser gjate ballafaqimit, ai eshte i detyruar te me thote se me urdher te kujt eshte kryer shkarkimi im, ose te me jape provat qe nuk ekzistojne. Pasi te perfundoj gjithe kete procedure, ankesa shkon ne Komisionin e Sherbimit Civil. Pala zyrtare do te jape variantin e vet edhe ne kete komision, ndersa une do te mbrohem edhe aty. Kjo do te thote se do t'i bej perpjekjet e mia deri ne fund.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  9. #169
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Pse rri kryeministër Nano?

    Nga Fahri Balliu

    Në fakt, ai tashmë ka pushuar së qeni kryeministër. Qeveria nuk i funksionon, as për brenda, as për jashtë. Ndërkombëtarët presin zhvillime të disfavorshme për Nanon. Megjithatë, ky njeri mbahet fort pas karrikes së kryeministrit. Pse?

    Ne radhe te pare, ai kërkon qe ta gjeje kryeminister kongresi i partise se vet, sepse vetem me autoritetin dhe resurset qe te jep posti i kryeministrit mund të imponohet ne kongres per nje rizgjedhje. Kjo eshte arsyeja themelore qe ai, ne keto momente, megjithëse eshte i perfshire nga nje mospranim total, mbahet me dhembe. Arsyeja e dyte eshte, qe ky njeri kerkon te zhvilloje dhe ta beje te qendrueshem deri ne masen e monopoleve, biznesin me emrin e bashkeshortes. Pra, biznesi i Xhoanes eshte nje pike tjetër, per te cilen ai shfrytezon postin e kryeministrit dhe i duhet ky post.

    Mund te kete edhe gjera me te imëta, arsye me te thella, apo psikologjike, etj.. qe e bejne ate te luftojë me mish e me shpirt, per t'u mbajtur pas karrikes se kryeministrit. Por çeshtjet jane me konkrete ne projektet e tij.

    Keshtu, privatizimi i INSIG-ut eshte nje nga objektivat e rendesishem te tij. Ai ka filluar konfliktin per te, se do ta privatizoje jashte rrugeve te ligjshme. Dhe me te njejtin model, ai i eshte afruar dhe po pergatit dokumentet per privatizimin e TELEKOM-it e me pas, te Bankes se Kursimeve. Veçanerisht, kjo e fundit qe ka njohur nje sukses dhe drejtim profesional, ka mundesi, qe pikërisht prej Nanos te shperdorohet. Sidoqofte, kjo eshte skema qe e mban kryeminister me çdo çmim Fatos Nanon.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  10. #170
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    MINISTRAT NEN PRESIONIN E DOSJEVE TE KORRUPSIONIT

    Nga Komentuesi

    Kryeministri socialist Fatos Nano, pervecse ndodhet ne fije te perit qe ne fillim te qeverisjes se tij, tani i duhet te forcoje aftesite e tij akrobatike per shkak te termetit qe ka shkaktuar Ilir Meta me letren ku kerkon thirrjen e kryesise. Nano qe nuk eshte shquar asnjehere si ruajtes i ekuilibrit, sot gjendet para nje sprove qe do ta detyroje te perdore te gjitha mjetet, edhe nga me te paligjshmet, vetem e vetem per te mbajtur pushtetin. Rrezimi i mundshem nga posti i kryeministrit e fut ate ne nje theqafje te pakthim ne fund te se ciles do ta kete realisht te pamundur te ngrihet prape.

    Baza socialiste e ka pesuar shume prej tij dhe ai nuk e shet dot me sapunin per djathe as tek socialistet e nderuar te Bences. Me e fundit qe mesohet nga skemat bizantino isakerore eshte se Nano po planifikon nje mbledhje te posacme qeveria diten e enjte perpara mbledhjes se kryesise te premten. Ne kete takim me kabinetin e tij, Kryeministri ka menduar te arrije ne nje vendim, ku te denoje aktin e zv-kryeministrit, gjoja si cenues te stabilitetit. Madje ne fund, Meta edhe mund te akuzohet si destabilizues qe punon ne emer te opozites perpara zgjedhjeve te vjeshtes.Kjo eshte skema e Nanos diten e enjte. Fakti eshte se shume ministra, Nano i ka nen hyqem. Mirepo, jo te gjithe jane gati te hidhen ne lume, sa here ai leshon ndonje gur. Ka nga ata ministra qe e njohin mire se si po qeveris Nano, dhe e vleresojne objektivitetin e shqetesimeve te letres se Metes. Nano i di mire keto rrethana. Dhe aty nuk ben pune fjala, vjen ne pune dosja. Kryeministri mendohet se ka nga te famshmet "koleksione abuzimesh", te renditura ne fashikuj, me te cilat i mban me koke ne torbe shume prej anetareve te qeverise. Normalisht, nje kryeminister kaq gje mund ta mesoje, se ku jane pikat e dobeta te vartesve te tij.Disa prej ministrave i ka zene mat me korrupsion e interesa private dhe i ka bere gati per ti perdorur si kamikaze ndaj Metes. Problemi ne kete rast eshte moral, madje ka nje kundravajtje te madhe ne kete drejtim. Nese ministrat e tij nuk do te binden, ai do t'u tunde dosjet. Ketu vijme tek mjetet ilegale. Nese ka raste abuzimesh dhe shkeljesh ministrat duhet te ishin me kohe kliente te Prokurorise. Nano mund t'i mbaje ata peng, por rrjedhimisht rrit paligjshmerine e qeverise se tij. Si perfundim, edhe nese ky plan i shkon Nanos fjolle, ai prapeseprape s'ka rregulluar shumecka nga kriza ku eshte i zhytur. Lufter Xhuveli, mund te firmose nje deklarate per te denuar levizjen destabilizuese brenda mazhorances, por ai nuk eshte asnjehere me i besueshem se sa ish-Kryeministri Ilir Meta. Jo vetem Xhuveli, por edhe burra te tjere me te rende ne ate qeveri do te rrezikojne te luajne rendshem ne kete gare politike nese do t'i binden verberisht kapitenit te anijes. Ai eshte vertete kapiten, por nese "timonierin" e kap dalldia ose e ze xhini,gjithkush ka te drejten te zbrese nga anija pa qene nevoja te perplaset neper dallge vdekjeprurese.

    Nje deklarate eventuale e qeverise kunder Metes nuk ben gje tjeter vecse shkaterron perfundimisht cdo lloj mundesie per te amortizuar sadopak kete krize qe eshte shfaqur ne horizont. Kjo madje do te numeronte me shpejt oret kryeministrore te Nanos. Eshte e qarte si rrezja e drites se dalja e Metes nga qeveria, zbritja e tij ne baze, aktivizimi i forte edhe i grupeve te tjera antinanoiste ne PS, fushata e opozites, oponenca e forte e shtypit, pakenaqesia ne rritje e qytetareve gjithnje e me te varfer, nuk kane per t'i dhene me Nanos asnje shans per te vazhduar kalerimin e tij qeveritar.

    Keshtu qe, ky Kryeminister i ka ditet e fundit te qeverisjes. Do te ishte me mire per te ta mbyllte mandatin pa levizje qesharake te tipit, qeveri kunder nje pjese te qeverise, kryeministri kunder zv-kryeministrit, e te tjera si keto. Keshtu ai do te tregohej zemergjere duke kursyer te ardhmen politike te disa miqve te tij qe ka ne qeveri, pa qene nevoja t'i fuse ne nje aventure qe do te sjelle kosto afatgjata per ta. Megjithate aventura e dites se neserme ,ku Nano do te mbledhe kabinetin e tij qeveritar per te denuar kolektivisht zv/kryeministrin Meta do te sjelle me teper destabilitet per mazhorancen.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 17 prej 58 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historia rreth vdekjes së ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 11:58
  2. Shkëlqimi i shkurtër i elitës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-12-2011, 08:40
  3. Shkëlqimi dhe rënia e Karamahmud Pashë Bushatliut
    Nga Xhuxhumaku në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-04-2011, 03:43
  4. Zbardhet mbledhja e Byrosë që zgjodhi pasardhësin e Enverit
    Nga shigjeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-10-2005, 08:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •