Close
Faqja 16 prej 58 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 572
  1. #151
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Leshatori shkruan:

    -------

    ""Kjo eshte vertete e trishtuar.
    Pirro 50 vjet ne burg apo internim nuk te (ju) mesuan valle se me meri, inat e konflikt ju nuk fitoni dot. Sa here doni t'iu viktimizojne ju qe ta kuptoni se nuk keni as kapacitetin dhe as potencialin per te hequr askend me plumb. Me duket se e kunderta eshte e vertete.""

    ---------------

    Po Leshi e kunderta eshte e vertete...pra qe PPSH e merr me plumb pushtetin si ne 1944 dhe me 1997-ten.

    Kam pare nje plenium te KQ ku Enveri e Ramizi ja fusin sa krahu Kadri Hazbiut (e ben dhe me bryl Enveri ate gjest rrugacesh) dhe KQendrorasit e tjere bejne sehir si iken ne te semes Ministri i tyre i brendshem per 40 vjet.
    Robert Papa e cfaqi ate video dhe e pan Gjithe Shqiptaret. Kadriun e dogjen me flakhedhes dhe i biri vrau veten me dinamit ne Burgun-Miniere.
    Pse o Leshator knaqesh me kto trimeri te Partise se Tezes tende drejtoresh Turizmi te Poradecit.

    Pse mir ka pas tezja jote militante qe raportonte kush hyri kush doli me pi kafe ne Turizem??

    E ke ka raportuar?

    Shkrimtaret e akademiket qe pushonin ne Poradec.

    Cfar i pelqen asaj epoke ti?
    Qe qwuhesh nipi i spiunes?
    E perse e bente ajo kte...per nje burse shkolle.
    Ja ti ke shkuar ne Amerike te studiosh pa qen nevoja te behesh spiun i gazidedes ose i Klosit.
    E kjo eshte merite e demokracise qe e aspiruan ata "injorantet" e burgjeve.
    Pse nuk e sollet JU me tezen e me farefisin tend Mokraro-Punist
    Demokracine?

    ......

  2. #152
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Shoku lesh nuk po e akuzon njeri nanon se shpiku korrupsionin, por se gjate qeverisjes se tij Shqiperia mori medaljen e arit ne europe per korrupsion, trafik droge, prostitucioni, kontrabande dhe krim te organizuar dhe roli i nanos eshte primar per aresyet qe nuk po ti perseris.

    Nese e dogji Berisha vendin si shpjegohet qe autoret qe i vune flaken ne terren dhe qe kane emra konkrete edhe pse ishin kriminele jovetem nuk u ndeshkuan por u shperblyen .....

    Ti je bere si nje gramafon qe kendon perhere te njejten kenge pamvaresisht nga faktet qe te ofrohen ... dhe me kete tregon se per deficence llogjike apo per militantizem nuk njeh realitetin.

  3. #153
    tashme dhe ne internet Maska e erydee
    Anëtarësuar
    20-11-2002
    Vendndodhja
    studio1 e radio virtual
    Postime
    41
    Jam shume dakort me ty Orku.
    Per punen e Gramafonit mendoj se eshte ajo e dyta, gje qe konfirmohet dhe nga shkrimi i mesiperm i Brarit qe na e Nxorri Lakuriq Leshatoro-minatorin.
    Ky lloj indoktrinimi ne nivele kaq te larta vetem te kta individe mund te vihet re.
    bluerydee
    dee:-Z

  4. #154
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Brari .
    Po del avokat ketu i nje komunisti me komunist se vete Hoxha, Kadri Azbiut pra. Kjo eshte tipike per ju qe kerkoni ta ilustroni me fakte akuzen tuaj por qe me sa duket iu mungon subjekti, dmth anti-komunisti i vertete, te cilet ne shqiperi mbas 45 numeroheshin me gishta. Ketu po flas per anti-komuniste te vertete dhe progresiste si psh grupi i deputeteve (edhe ata ish-komuniste), dhe jo per bajraktaret apo bejleret mesjetare qe e kundershtuan Hoxhen ne emer te feudalizmit, as per kleriket katolike apo myslimane qofshin qe u persekutuan nga Hoxha se ashtu i interesonte Hoxhes ideologjikisht dhe jo se ata vertet i rrezikuan atij pushtetin. Une kerkoj pra kundershtarin e Hoxhes dhe jo viktimen e tij. Midis tyre ka nje ndryshim thelbesor. VLERA; viktima nuk ka te tilla.

    Ja pse te kujtoj se aspiratat e atyre qe Hoxha futi ne burg, sot interpretohen kaq bukur prej jush, por qe kane nje te vertete shume te dyshimte. Ne fakt per kushtet historike te kohes ato mjaft mire mund te perkufizohen si DENGLA.

    Une nuk e di se kujt ia mori PPSh pushtetin me dhune ne 46??!!
    Sa per 97 prape nuk jam i qarte nese ishin te majtet apo miliardad e humbura qe e rezuan shtetin e Sales? Nqs ishin te majtet pse se moren me arme ne 95 apo 96?? Gjithashtu te pyes vertet mendon se mbas renies se piramidave PS nuk fitonte dot zgjedhjet??

    Une asaj epoke sigurisht nuk kam c'ti pelqej, por balte mbi te paret e mi se bene detyren e tyre, u civilizuan dhe iu nenshtruan ligjeve te kohes (te pranueshem apo jo sot) une nuk hedh.
    Nqs ty ste pelqen mesazhi mos vrit korrierin. Ata bene detyren e tyre, iu nenshtruan ligjeve dhe rregullave te vendit, shpalosen disipline ndershmeri dhe rregull civil, si dhe dedikim dhe perkushtim ndaj detyres se tyre qofte kjo e mire apo e keqe me termat e sotme. Te tera keto veti edhe pse kaq te nevojshme, sot nuk ekzsitojne me ne shoqerine shqiptare.
    Pronaret e sklleverve ne amerike edhe mbas heqjes se skllaverise, nuk u paditen, as u burgosen e as u poshteruan nga shoqeria amerikane se jetuan me normat e kohes ku skllaveria ishte nje nga keto. Te kujtoj gjithashtu se ne krye te levizjes demokratike te 90 ishin pikerisht ish-komunistet dhe jo ata qe u viktimizuan prej komunizmit. Ja pra qe edhe demokracine e ke dhurate nga ish-komunistet.


    Shqiperia ka qene prej 93 deri ne 97 shteti i pare ne Europe per korrupsion. Kete sta them une por raporti vjetor i parlamentit Europian. Vetem kontrabanda e naftes ne Serbi ishte plot 360 milione dollare. Nano hipi ne krye te nje shoqerie te degjeneruar, korruptuar dhe zhytur ne krim, fenomene keto qe kishin 5 vjet qe mbreteronin dhe qe ishin 10 here me te fuqishme se shteti shqiptar te cilin Nano tashme po qeveriste.

    Ne shqiperi ne 97 vodhen dhe plackiten pronen publike 90% e shqiptareve. Do hapesh proces gjyqesor ndaj tyre gjithashtu?? Me sa kam degjuar une heren e fundit, ne burg futesh nga faktet jo nga emri. Zani, Gaxhai, etj etj jane brenda perjete, ja qe ia fut kot kur thua se jo nuk jane ndeshkuar por jane shperblyer.

  5. #155
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Klod-leshi

    Ne e sill pak te lutem ate raporti e Parlamentit Europian qe e cilesonin Shqiperine si vendin me te korruptuar te Europes per periudhen 94-97 .... po deshe sille sepse do themi qe klodi leshin e nderron por zakonin (mashtrimin) s'e harron.

    Zani eshte ne burg per vrasjet e dyta klod-leshi sepse per ato te parat u nxor i pafajshem. Ai doli i pafajshem pasi kishte masakruar me dhjetra njerez ne 97 dhe pasi u lirua beri krime te tjera dhe sot aresyeja e vetme pse eshte ne burg eshte se ai eshte vendi me i sigurte per te pas zhdukjes qe rivalet e tij i kane bere pjese tjeter te familjes.

    Po Nehati klod -leshi qe e nxoren nga burgu ku vuante denim per vrasjene dy policeve edhe e veshen gjeneral ... edhe ai i pafajshem ishte ???

    Po Haklajt klod-leshi qe akuzoheshin per vrasje dhe u veshen police me firmen e nanos per te filluar serialin me kriminal qe ndonje bande ka kryer ndonjehere ne 50 vitet e fundit ne Shqiperi.

    Po Gjoleke Malaj shoku lesh si ka mundesi qe doli i pafajshem mbas krimeve qe ia di gjithe Tepelena ???

    Po Arber-Qilimi, klod-leshi si ka mundesi qe ushtaraku i Berishes qe dorezoi divizionin e delvines u zgjodh deputet i PS ??

    Si ka mundesi shoku lesh qe masakrimet e punonjesve te shtetit gjate 97 nuk u zbardhen kurre ????

    Lista shkon shume gjate po te vazhdojme klod-leshi por per dike qe ka llogjike kaq eshte TEPER.

  6. #156
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22
    Grupi parlamentar i PS-së nis sulmin ndaj Fatos Nanos

    Qeveri e Xhoanës


    Sabit Brokaj, Petro Koçi, Ilir Zela, Mustafa Muçi dhe deputetë të tjerë, akuzojnë kabinetin Nano si një kabinet miqsh, shokësh dhe të njohurish të gruas së tij të re. Bashkohet grupi i Meidanit dhe grupi i Ilir Metës kundër Fatos Nanos. Takimi Rama-Meta konsolidon pozitat e kryebashkiakut dhe dobëson Kryeministrin

    Grupi parlamentar socialist ka kërkuar dje ndryshime të menjëhershme në kabinetin qeveritar për të shmangur fenomenin e qeverisë së miqve dhe shokëve të familjes Nano që përbëjnë sot kupolën qeverisëse në vend.

    Në debatin e thirrur nga grupi parlamentar rreth raportit më të fundit të OSBE-së, pas një kërkese të bërë nga deputeti socialist Mustafa Muçi, janë rindezur polemikat që duket se përbëjnë zanafillën e një beteje të re kundër kryeministrit Fatos Nano.

    Deputeti Ilir Zela ka kërkuar të rishikohet përbërja e qeverisë dhe lidhjet nepotike në të. Të njëjtin mendim ka pasur deputeti socialist Petro Koçi i cili ka theksuar se nepotizmi dhe lidhjet jopolitike të qeverisë, po diskreditojnë qeverisjen socialiste. I ashpër dhe i prerë ka qenë në diskutimin e tij, deputeti Sabit Brokaj, i cili ka renditur të gjitha arsyet përse Nano nuk po drejton një qeveri socialiste, duke aluduar se kemi të bëjmë me një qeveri të emëruar tërësisht sipas shijeve të familjes Nano.

    Ndërkohë në mbledhjen e djeshme të grupit të PS-së, mësohet se deputeti socialist Petro Koçi ka kontestuar emërimet më të fundit të bëra në mbledhjen e qeverisë në lidhje me postet e zv.ministrave. Burimet shprehen se Koçi ka kontestuar këto emërime duke i cilësuar ato si të pabaza, ndërsa ka shtuar se duhet të marrë fund koha kur në poste qeverisëse emërohen njerëz, të cilët nuk shquhen apo nuk kanë spikatur.

    Një arsye e fortë ka qenë dhe debati rreth raportit të OSBE-së, i cili është bërë publik nga ambasadori i OSBE-së në Tiranë Liponnen. Deputetët kanë kërkuar sqarime në lidhje me raportin në fjalë dhe sidomos me frazën e tij, sipas të cilit Shqipëria rrezikohet nga trazirat. Debati për këtë çështje ka zgjatur përreth 30 minuta, ndërsa mësohet se kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi ka qetësuar deputetët e PS-së duke u bërë të ditur atyre se ai ka biseduar me ambasadorin e OSBE-së në Tiranë dhe se ai i kishte quajtur të fryra deklarimet e bëra në shtyp. Burimet shprehen se gjatë mbledhjes kryetari i grupit parlamentar të PS-së është shprehur se nga ana e ambasadorit të OSBE-së Liponen deklaratat e transmetuara në media janë cilësuar si të fryra.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ruçi: Të mos sakrifikojmë Luan Ramën për Florian Vilën

    Një tjetër çështje e debatuar në grupin parlamentar socialist ka qenë ajo e debatit që do të zhvillohet të hënën e ardhshme në kuvend për çështjen e goditjes së biznesit nga aktet kriminale. Burimet shprehen se për këtë çështje grupit të PS-së i është dashur të marrë një vendim politik për të marrë në mbrojtje ministrin e Rendit Luan Rama.

    Sipas burimeve një pjesë e konsiderueshme e deputetëve të PS-së kanë hedhur kritika në drejtim të ministrit të Rendit, duke pasur në qendër të deklarimeve të tyre vrasjen e biznesmenit të hekurit Florian Vila. Por përballë debateve të krijuara në grup dhe mungesës së duhur për të mbështetur ministrin Rama, është kërkuar që grupi të marrë një vendim politik për të marrë në mbrojtje Ramën. Burimet shprehen se sipas këtij vendimi, ministri i Rendit do të mbrohet me çdo kusht dhe mënyrë nga sulmet që mund t'i bëhen në seancë plenare të 16 qershorit.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Njerëzit më të afërt të Fatos Nanos

    Emin Barçi Shef i kabinetit Ish PD

    Ylli Manjani Sekretar i Përgjithshëm Ish PD

    Agim Isaku Këshilltar i parë Ish PD

    Dritan Kaba Zyra e shtypit Ish PD

    Artur Zheji Drejtor i TVSH Ish PD

    Tatjana Kongoli Drejtore e Doganave Ish PD

    Shpëtim Idrizi Drejtori i Tatimeve Ish PD

    Lista vazhdon me njerëz të afërt të Fatos Nanos dhe Xhoana Nanos të shpërndarë në postet më të rëndësishme, të cilët kanë izoluar kabinetin socialist nga Partia Socialiste dhe kanë krijuar një hierarki të re brenda socialistëve të pavotuar dhe të papranueshme për socialistët.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  7. #157
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22
    Ilir Meta i dërgon letër kryesisë së PS-së

    Gjyq Nanos për emërimet, shtypin dhe reformat


    Qeveria po fut vendin në krizë për shkak të ngecjes së reformave, problemeve me lirinë e shtypit dhe emërimet nepotike. Në Uashington, Banka Botërore pritet gjithashtu të analizojë krizën shqiptare dhe të mbajë qendrim kritik ndaj kabinetit Nano

    Gjergj Koja

    Zëvendëskryeministri Ilir Meta i ka dërguar një letër kryesisë së Partisë Socialiste ku kërkon analizën e kësaj të fundit mbi tri probleme të mëdha që po shqetësojnë pushtetin socialist. Sipas zëvendëskryemintirit Meta, qeveria po fut vendin në krizë për shkak të ngecjes së reformave, problemeve me lirinë e shtypit dhe emërimet nepotike.
    Letra e zëvendëskryeministrit Ilir Meta pritet të diskutohet në mbledhjen e radhës së kryesisë, por ka ngjallur ndërkohë debate të ashpra brenda forumit më të lartë të socialistëve. Problemet vijnë nga moskoordinimi deri në fund i grupeve rivale antinano në kryesi të PS. Mbështetësit e ish Presidentit Meidani, të cilat janë të interesuar për të tri pikat që parashtron Meta, nuk i kanë dhënë mbështetje deri në fund rivalit të vjetër të Nanos, për shkak të dyshimeve se ky i fundit po u merr atyre argumentat dhe mund të riciklohet si kandidat përballë Nanos në rast të një beteje që mund të çojë në krizë qeverinë.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Reformat dhe paralajmërimet e pritshme nga Uashigntoni

    Problemi i ngecjes së reformave dhe sidomos problemet që po shoqërojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me institucionet financiare si Banka Botërore dhe FMN si dhe OSBE, janë pika të dyshimta për shumicën e kryesisë. Banka Botërore e cila do të mbajë një takim në Uashington pas dy ditësh rreth Shqipërisë, pritet të bëjë paralajmërime të ashpra për ngecjen e reformave në vend. Drejtues të lartë të kryesisë së PS-së, përfshi dhe kundërshtarë të zotit Nano, dyshojnë se pas këtyre raporteve qëndron Ilir Meta.
    Petro Koçi kundërshtari i orëve të fundit të Fatos Nanos, ka thënë se lufta e Metës me opozitën është një truk propagandistik dhe se ky i fundit është autor i shumë sulmeve që i bëhen qeverisjes së PS-së. Por replikat e Koçit me Metën nuk kanë ngjitur në pjesën tjetër të socialistëve të pakënqur me Nanon. Ata kanë konstatuar ngecjen e reformave dhe shpresojnë që t'i bëjnë presion me këtë tezë Nanos për ndryshime.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Liria e shtypit

    Një tezë e rëndësishme e oponencës së Metës kundër Nanos janë marrëdhëniet e këtij të fundit me shtypin të cilat janë acaruar mes të tjerash për shkak të kontrollit brutal që ai përpiqet t'i bëjë medias. Meta i cili po ashtu ka pasur në kohën e tij plot probleme me lirinë e shtypit dhe kontrollin mbi media, është tani në pozita komode për të kërkuar një liberalizim të kontrollit qeveritar për median, çka do të ndihmojë në fushatën e tij kundër Nanos. Rasti i parë i një sinjali serioz të censurës mbi shtypin, ka qenë censurimi i ish presidentit Meidani prej Nanos në disa kanale kryesore që u pasua me shkarkimin e dhjetë gazetarëve nga TV Klan dhe disa ndryshime në stacionet kryesore televizive dhe disa gazeta në vend.
    OSBE paraqiti një raport të veçantë duke paraqitur këto shqetësime ndërsa shtypi evropian i ka kushtuar javët e fundit shumë vëmendje kësaj krize të shtypit shqiptar.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ndryshimet në qeveri

    Nepotizmi dhe ndryshimet arbitrare në qeveri janë po ashtu një fushë tjetër ku Meta kërkon një analizë të kryesisë së PS kundër Nanos. Duke qenë i bindur se me këtë tezë ai do të mund të afrojë dhe kundërshtarë të tjerë të zotit Nano, Meta ka sulmuar emërimet e fundit të zëvendës-ministrave dhe listat e pritshme të ndryshimeve qeveritare që Nano shpreson të bëjë me njerëz të grupit të tij.
    Letra pritet të analizohet në mbledhjen e ardhshme, por mbështetësit e Nanos janë përgatitur të angazhohen në një fushatë të rreptë dhe të pakompromis me Metën, duke e çuar situatën ndoshta drejt zgjedhjeve të reja duke fajësuar këtë të fundit.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  8. #158
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    E pse ta largoje Nanon Ps-ja? Ata skane njeri me te zote politikisht qe ta zevendesoje. Ilir peshngritesi i ka ambiciet me te medhe se sa aftesite kurse te gjithe te tjeret ne Ps jane dytesore. Sa per alternativat qe vijne nga hani i derrave qe quhet PD, harrojni. Smund ti besohet pushteti nje partie qe farketon vazhdimisht urrejtjen dukagjinase kunder shumices se popullit qe voton per PS. Lexoni tek Klan si e zhduken n 1995 Hoxhen shiksat e PD qe te kuptoni filozofine gangsterro/alabake te PD, nje force qe se njeh ligjin dhe tolerancen, por njeh 'logun e burrave' dhe dhunen. Jo se Nano eshte me i miri por perbrenda PS e ka merituar postin qe ka.

  9. #159
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Manoklle a ka ndonje prove qe e verteton ate akuzen ndaj punonjesve te shikut sepse deri me sot une nuk kam degjuar asnje prove apo fakt pervec akuzave qe mbine pas 8 vjetesh pikerisht kur filloi punen komisioni per edi ramen. Me kete nuk dua te them qe eshte ceshtje e parendesishme dhe as nuk dua ta minimizoj si ngjarje zhdukjen e nje personi ... por te kalosh kaq kollaj nga akuzat tek konkluzionet pa dhene asnje prove konkrete eshte pak me rrezik sidomos per nje vend kur njerezit jane akuzuar edhe per krime kundra njerezimit per te dale pas 6 muajsh si te pafajshem.

  10. #160
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Kembanat Po Bien Per Ju Z. Nano

    DORINA KLOSI*

    Mbas kercenimeve rrugace ne telefon, mbas nisjes se ushtareve kontrollore per te gjetur ose per te sajuar patjeter "vjedhjet e nevojshme" te Fatos KLOSIT, mbas presionit te vazhdueshem ndaj prokuroruceve te Republikes se Shqiperise, tani erdhi momenti i shumepritur nga dyshja folklorike Fatos - Xhoi, te gjejne vetem nje gjykates kriminel per te shpallur fajtor dhe per te denuar perfundimisht ate "te frikshim " Fatos KLOSI. Keshtu shume gjera rregullohen perfundimisht, edhe Nano jeton i lumtur ne Parti, dhe Xhoi mbetet e paster (deri kur ?) dhe SHIK- u shpeton nga "hajduti".

    Vetem se akoma nuk keni kuptuar dicka te vogel fare Z. Nano. I shpallur fajtor apo jo nga gjykatesi juaj, Fatos KLOSI do te mbetet perhere ai i ndershmi, ai i miri, ai i qeti dhe fjale paprishuri qe njoh prej shume vitesh, qe e keni njohur edhe ju, por qe s'mund te beheshit miq kurre mbasi ishit nje jete larg, qe e njohen punonjesit e SHIK per 5 vjet dhe e nderojne edhe sot e gjithe diten, qe e njohu i gjithe populli nepermjet komisionit pacavurre qe sajuat ju. Fatos KLOSI do te mbetet perhere ai intelektuali i ndershem qe e kujtojne me respekt breza te tere studentesh te mesuar prej tij (ashtu sic ju kujtojne juve gjithmone pijanec), ai kryetar i SHIK qe nuk flinte dot kur vinin lajmet se kosovaret vriteshin ne Qafe te Prushit ( ndersa njerezit e tu u kerkonin me mijra marka gjermane per t'i ndihmuar ne hall), ai shqiptar qe ka qene qe kur lindi nga nje dere e madhe patriotesh dhe dy prinder te ndershem, qe mendonte per Shqiperine edhe ne momentet e kercenimeve te tua me burg. Dhe pse? Vetem per hir te se kaluares se Xhoit, qe per hir te se vertetes Z. Nano asgje nga ato qe shqiptaret kane degjuar ketej e andej kufirit me Greqine, asgje nga ato qe kane thene mediat greke , nuk jane sajimet e Fatos KLOSIT. Eshte jeta e saj, e jetuar prej saj, ashtu sic ka ditur (se s'mund te dinte ndryshe), e ashtu sic ka mundur ta beje (se s'mundi ta beje ndryshe).

    I shpallur fajtor apo jo prej gjykatesit tend, Fatos KLOSI do te mbetet per mua po ai burre i mrekullueshem qe njoha kur isha 20 vjec e qe sot e kam per nder se bashku me vajzen time te kemi mbiemrin KLOSI.

    Per te gjitha keto qe po shkruaj une per aq sa di dhe per te gjitha ato qe shkruajne cdo dite gazetat per ju e Xhoin ( aq sa te verteta te jene), per te gjitha gjerat e jetes sone qe shqiptaret i prekin cdo dite me dore e qe jane bere rremuje qe kur ty, tu tek te beheshe President (dhe te pakten kryeminister) z. Nano, po ju them : ate dite qe ju se bashku me gjykatesin tuaj do te guxoni te shpallni fajtor Fatos KLOSIN, ate dite do te bien kembanat per ju Z. Nano. Historia do t'ju gjykoje dhe ne ate dite gjykimi e gjithe Shqiperia do te ndjeje turp per ju Fatos Nano.

    *Autorja e shkrimit eshte bashkeshortja e ish-kreut te SHISH, Fatos Klosi
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 16 prej 58 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historia rreth vdekjes së ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 11:58
  2. Shkëlqimi i shkurtër i elitës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-12-2011, 08:40
  3. Shkëlqimi dhe rënia e Karamahmud Pashë Bushatliut
    Nga Xhuxhumaku në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-04-2011, 03:43
  4. Zbardhet mbledhja e Byrosë që zgjodhi pasardhësin e Enverit
    Nga shigjeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-10-2005, 08:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •