Close
Faqja 12 prej 58 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 572
  1. #111
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Postuar më parë nga Randi
    Drenicak jam dakort me ty dhe e di qe per ju shqiptaret e Kosoves eshte shume me e veshtire ta pranoni kete realitet qe eshte sot Shqiperia.Une kam qene disa here ne Kosove tani pas lufte dhe kam pare me te vertete qe kosovaret jane tej mase te zhgenjyer dhe te tradhtuar nga politika qe ndjek qeveria e Nanos,sidomos kure dihet qe ai ne Krete te Greqise ne takimin me Milloshevicin pranoi qe kryeqiteti i Kosoves eshte Beogradi.
    Pas kesaj ngjarje ne shume biseda qe une kam pasur rastin te degjoj qe ne ate kohe dhe tani ne Kosove,kam degjuar qe Nano eshte denuar me vdekje nga kosovaret si tradhetar i Kombit Shqiptar.
    Ne qoftese ke diheni per nje gje te tille do ishe i lutur te na tregoje dicka.

    Me respekt RANDI
    **********************************************
    Pershendetje Randi

    Se pari deshta te pyes se pasiqe veq po thua se Nano ne Kret te Greqis paska pranue qe kryeqytet i Kosoves te jet beogradi a eshte ber beogradi kryeqytet i kosoves apo ka mbet qysh ka qen perpara Pishtina me trego te lutem?

    Dhe pasi paske degjue ti se Kosovaret e paskan denue Nanon me vdekje,per ken e ke fjalen sepse Kosovar i quajn edhe serbet magjupet e te gjith ata qe jetoin atje,veq mos me thuaj se ke ndegjua prej Shqiptarve se kjo nuk eshte e vertet.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #112
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Ketu duket se eshte duke u mbrojtur "mjekrra" e Nanos...
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  3. #113
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22
    MEIDANI: DO TA SFIDOJ NANON!

    Zenepe Luka

    Do kandidoj nese me kerkon partia ime! Me keto fjale, ish-presidenti i Republikes, Rexhep Meidani nuk e fsheh idene e kandidimit te tij per kreun e Partise Socialiste. Ka sherbyer si pretekst festa e 60-vjetorit te cetes se Memo Metos ne Brataj te Vlores, qe nje pjese e deputeteve te cilet shoqeronin ish-presidentin Meidani ta nxirrnin ne pah si kandidat per kryetarin e ardhshem te mazhorances. Por megjithese Meidani eshte treguar i kujdesshem me deklarimet e tij politike, socialistet e Lumit te Vlores arriten te kuptonin se ai celi fushaten per kryetar partie pikerisht aty ku ka mbeshtetjen e deputetit te zones, Sabit Brokaj. Por edhe ku sic u shpreh vete ish-presidenti, ai ka miqte e tij te vjeter te cilet e respektojne edhe tani sikur te ishte president.

    Ish-presidenti Meidani ka shfrytezuar bisedat intime me bamore te fshatrave te Lumit te Vlores apo me miq te hershem te tij, per te shfaqur idene se nuk e perjashton mundesine e kandidimit per te drejtuar Partinee Socialiste.

    Meidani nuk flet me hapur kunder Nanos

    Presidenti Meidani, ndryshe nga intervista e fundit televizive ku i eshte dashur te jape opinionin e tij publik per kreun e qeverise, Fatos Nano, dje eshte perpjekur te tregohet sa me i kujdesshem per te mos permendur asnjehere emrin e kreut aktual te Partise Socialiste. Ne kete menyre, Meidani ka bere te njejten gje qe kryeministri Nano beri pardje ne Kukes, ku pohimet kunder kandidimit te Meidanit per postin e kreut te Partise Socialiste i beri pa e zene kurre ne goje emrin e tij. Duket se Meidani, pas akuzave te drejtperdrejta paksa te guximshme qe beri ne nje interviste televizive per kryeministrin Nano dhe qeverisjen e tij, ka filluar te tregohet me i kujdesshem dhe te ndjeke rrugen finoke te te vepruarit te kryeministrit Nano. "Nuk do te lejojme qe ne Partine Socialiste te kthehen dhe te perfitojne nga vlerat e saj, ata te cilet moren poste dhe kerkojne te tjera" ka thene kryeministri Nano gjate takimit me socialistet e Kukesit. Ndersa presidenti Meidani disa dite me pare atakoi publikisht kreun e Partise Socialiste gjate nje interviste televizive gjate se ciles u shpreh se Nano nuk ka bere ndonje perparim ne reforma por edhe e ka akuzuar Nanon per humbjen e mbeshtetjes se bazes. Dje per kryeministrin Nano, Meidani gjate bisedave te terthorta tha se ai nuk punon ne grupe.

    Fatos Klosi, entuziast per Meidanin

    Te pranishem gjate festes se djeshme ne Brataj te Vlores kane qen- deputetet Ilir Zela, Ndre Legisi, Sabit Brokaj te cilet mesa duket kane marre misionin per te mbeshtetur kandidaturen e Meidanit per kryetar te selise roze. Por me entuziasti ka qene Fatos Klosi, nje mbeshtetes i zjarrte per tere koherat i ish-presidentit Meidani, i cili ka vene ne levizje edhe miqte e tij te hershem per te siguruar mbeshtetjen ndaj Meidanit dhe per te rrezuar Nanon. Nga ana e parlamentit, i deleguar gjate ceremonise se djeshme ka qene vete kreu i Kuvendit, Servet Pellumbi. Ndersa qeveria ka zgjedhur si perfaqesues te saj ministrin e Ekonomise, Arben Malaj per ta prezantuar ne festen e djeshme.

    Meidani "ndeshet" me perfaqesuesin e kabinetit Nano

    Por ne festen e djeshme Meidani nuk e ka patur edhe aq te lehte te flase lirshem kunder qeverisjes Nano pasi i pranishem ka qene edhe nje nga anetaret e tij, ministri i Ekonomise, Arben Malaj. Gjate festes, ish-presidenti eshte shprehur se sot eshte koha e pelivaneve. Ndersa vartesi i kryeministrit Nano, i eshte pergjigjur se ne fakt dje ishte koha e mirenjohjes per heronjte, fakt i cili perbente edhe arsyen kryesore te organizimit te kesaj feste. Malaj ka pohuar me vone per "Kj", se ne kete dite feste nuk ishte vendi per t'u bere pjese e kesaj zgjidhjeje. Dje eshte dukur qarte se shpalosja e ambicjes se Meidanit ne banoret e Lumit te Vlores, ka lene shije te hidhur tek shume drejtues te partise roze. Ata per kete akt kane cilesuar si autore Fatos Klosin dhe deputetin Sabit Brokaj.

    Prane Meidanit, Ruci dhe Memushi

    Ne Vlore dje nuk kane munguar qe te vijne edhe kreu i grupit parlamentar te Partise Socialiste, Gramoz Ruci dhe ministri i Arsimit, Luan Memushi. Por keta nuk jane paraqitur ne festen e Bratajt. Arsyeja e mberritjes se Rucit dhe Memushit te Vlore ka qene ngushellimi per nenen e kengetarit, Tomor Lelo. Ata nuk kane preferuar te shkojne me pas ne festen e Bratajt. Por kane derguar deputetet e tjere si Zela, Brokaj, Legisi qe te shkojne atje.

    KJ - 13 Maj 2003
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #114
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22
    SUPRIZA E RAMES KRYESOCIALIST

    Sondazhi nje javor i "KJ", on-line, tregon se 63% e votuesve duan ne krye te partise Edi Ramen. Ja pse fiton terren kryebashkiaku dhe pse zhgenjen Nano

    E tregojne edhe sondazhet. Socialistet jane merzitur me Kryetarin e tyre tradicional. Kjo nuk do te thote se Nano e ka te humbur kongresin. Duke qene nje demagog manipulator, Kryeministri i ka te gjitha shanset qe t'i veje punet ne vije dhe te arrije serish triumfin ne kongresin e dhjetorit. Mirepo, ajo qe dihet dhe qe qendron si cekan ne koken e tij, eshte nje pakenaqesi e pacak, e gjithllojshme dhe e kudondodhur, ndaj tij. Sepse ka dy menyra per te shprehur opinionin dhe vullnetin. Ne rastin e sondazhit, pra te shprehjes se lire te mendimit, Nano del teresisht i humbur. Keshtu kane thene votuesit ne gazeten "Koha Jone", ne sondazhin e saj on-line. Ndersa, ne rastin tjeter e te shprehurit te verdiktit, pra ne rastin e voltimit ne kongres, nen mbikqyrjen e rrepte te shefit te madh dhe hienave te tij, votuesit nuk jane te lire te thone mendimin e tyre. Nen trysni, ne mes te nje klime te disfavorshme per ta, nuk eshte cudi qe megjithese nuk e durojne dot, delegatet ta ngrene serish te njejtin karton qe perdorin c'prej vitit 91 kur u krijua Patia Socialiste. Surpriza qe tregon kesaj radhe sondazhi i gazetes "KJ", eshte se 63% e votuesve, jo vetem qe s'duan "vijimesine Nano" ne parti, por jane te qarte se cfare tjeter duan. Ata kerkojne Edi Ramen ne krye te Partise Socialiste...

    Penetrimi i Rames ne PS

    Pas debutimit me sukses dhe padyshim me buje ne krye te Ministrise se Kultures, Edi Rama i shtoi simpatizantet e tij brenda anetaresise socialiste sidomos me aftesite ekzekutive qe manifeston c'prej vitit 2000, ne krye te metropolit shqiptar. Duke i dhene nje fytyre perendimore Tiranes, Edi Rama ka kontribuar dicka ne krenarine e gjithsecilit prej nesh, pasi jemi mesuar vazhdimisht te ndjehemi inferiore edhe me fqinjet tane jo shume te zhvilluar persa i perket atij qe quhet kryeqytet, infrastruktures se tij, pamjes se jashtme ne pergjithesi. Sot, nuk ka arsye pse te gjendemi nen superioritetin e metropoleve te shteteve te tjera te ballkanit. Pervec ketij ndikimi ne distance tek te gjithe qytetaret, Rama ka punuar dhe ka ditur te jete nje lojtar i mire edhe ne arenen socialiste. Ai ka qene prezent sa here deti roze eshte trazuar. Madje duke u bere shpesh dhe faktor dhe duke ndikuar ne kahjen e peshores. Edhe mesazhet qe ka shprehur neper forumet e PS-se, shpesh i ftuar, kane bere efektin e tyre. Dhe c'eshte me e rendesishmja, anetaresia socialiste ka gjetur tek Edi Rama, jo rralle, njeriun me anti-Berishe ne Shqiperi. Dhe kjo kuptohet e ka bere ate shume atraktiv ne syte e tyre dhe afeksioni s'ka munguar. Ka ndodhur shpesh qe timoni i anijes anti-PD dhe anti-Berishe i ka mbetur ne dore vetem Edi Rames cka i ka dhene atij atributet e nje lideri socialist. Pershembull kjo ka ndodhur kur Nano beri marreveshje me Berishen dhe filloi ta prezantonte liderin demokrat si engjellin e panjohur por te zbuluar tash vone prej tij. Ne keto momente kur anetaresia e PS-se u corodit plotesisht, ishte pikerisht Edi Rama me shume se sa disa socialiste te shquar, anetare kryesie e keshtu me radhe, qe mbajti fort podiumin anti-Berishe, madje duke anatemuar sa mundej edhe Nanon per ndryshimin e kursit qe kishte bere. Kjo i ka dhuruar Rames maksimumin e pikeve nga baza dhe militantet e PS-se.

    Keshtu qe, jo ne ajer, por bash ne kete terren nisi te ngjizej ideja e nje Edi Rame ne krye te Partise Socialiste. Vete kryebashkiaku nuk ka dhene ende asnje shenje qe eshte i tunduar nga kjo oferte qe i vjen jo rralle dhe nga shume drejtime. Megjithate, nuk eshte aspak e pamundur qe i lodhur tashme nga andrallat dhe kokecarjet qe po i dalin per punet e bashkise, ai ta shohe nje here variantin e nje sfide ne kongresin socialist. Kjo do t'i jepte atij mundesine te behej Kryeminister, pra ta shtrinte "levizjen Rama" ne gjithe Shqiperine, cka shpesh e kerkojne qytetaret e ketij vendi. Duke pare transformimin e Tiranes, shume shkodrane, vlonjate, sarandiote, tropojane, etj, mendojne se sa mire do te ishte te kishim nje Kryeminister si Edi Rama.

    Zhgenjimi prej Nanos

    Nje nga pyetjet me idiote qe mund te besh sot, eshte se pse jane zhgenjyer njerezit nga Nano? Kedo qe te pyesesh keshtu ne rruge do te te rendise pa e zgjatur disa arsye: eshte arrrogant, fjaleshume e pune pak, sjell varferi, shkon me pushime te sterzgjatura kur vendi eshte i zhytur ne erresire, jeton si mbret mes privilegjesh pa fund dhe e tregon kete ne nje vend ku merret buka me liste, nuk ehte serioz, ne 24 ore te dites zor se do te gjendet nje fraksione e sekondes ku atij t'i shkoje mendja tek problemet e vendit dhe hallet e popullit, etj, etj. Ka nga ata, kuptohet me te informuar, qe tregojne se Nano ka filluar te kete nje babezi per t'u pasuruar. Merr ketej e andej, preferon qe te mos i mungoje asnje haraq kudo ku ai ka te shtrire juridiksionin si Kryeminister, do t'i gjesh disa shtepi dhe apartamente ne pallate qe i ndertojne miqte e tij ose qe ky i ka ndihmuar te nxjerrin nje cope leje. Pra ketu fillon e behet vertete shume i rrezikshem. Ka disa biznesmene te lidhur me PS-ne qe kane filluar te kene shume frike, per shkak se perqindja qe duhet te derdhin per "mbretin", sa vjen e rritet. Keto zhvillime kane filluar ta bejne Nanon te padeshirueshem jo vetem ne mbare qytetarine, por edhe brenda keshtjelles se tij, qe Nano gabimisht mendon se e ka te paprekshme.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #115
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    22-04-2003
    Vendndodhja
    x
    Postime
    35

    Nano, turi i mashtrimeve

    Nano, turi i mashtrimeve

    Kryeministri ka nisur disa xhiro në veri të vendit, në zonën më të diskriminuar nga pushteti i tij dhe i partisë së tij. Dëgjuam shumë premtime në këtë tur, si në Malësinë e Madhe, ashtu dhe në Kukës. Por në fakt, sapo ai niste fjalimet me sintaksë të vështirë, që shqiptarët, banorët e Malësisë së Madhe dhe të Kukësit, zor se e kuptuan se çdo të thoshte kryeministri, na u kujtua turi i tij i famshëm në zgjedhjet e vitit '97. Dhe për Fatosin ka qenë tur i suksesshëm, si nga niveli i lartë i mashtrimit, ashtu dhe nga niveli i lartë i entuziazmit me të cilin ky popull hante sapunin për djathë! Por mbi të gjitha, dy premtime të tij mbetën në histori, siç ishte hapja e 250 mijë vendeve të punës dhe kthimi 100% i parave të firmave piramidale. Pas revolucionit bolsheviko-evgjito-fshatar të '97-ës, Fatos Nano guxoi të premtonte kthimin e parave të firmave piramidale 100% dhe shqiptarët e shkretë, guxuan dhe e besuan.

    Qershori po afron sërish, turi i mashtrimeve ka nisur sërish. Kryeministri i vendit me krimin e organizuar më të rrezikshëm, kryeministri i vendit ku segmentet e politikës dhe të shtetit janë të lidhur me fije që po lexohen hap pas hapi me krimin e organizuar dhe qeveritarë të implikuar në të, kryeministri i vendit me të ardhura për frymë më pak se 2 dollarë në ditë, ka guximin të mashtrojë sërish dhe ka guximin të jetë sërish cinik me ne dhe të ngërdheshet me varfërinë, mjerimin dhe skamjen tonë. Zona verilindore e vendit, nëse ka pasur disa dritare jeshile, këto janë falë interesimit të vendeve të Perëndimit, si Austria, Gjermania, Italia, dhe SHBA, me projekte të veçanta, me të cilat kanë operuar ambasadat përkatëse të akredituara në vendin tonë. Kjo është një ndihmë konkrete. Po, se shkon keryeministri në tur mashtrues në veri, për t'u tallur me Ndre Legisin dhe për të ngrënë një drekë nga Lekë Çukajn, kjo është një lojë që i ka dalë boja. Kanalizimet dhe rrugët që premtoi ai, premtimet të këtij niveli janë bërë aq qesharake, sa ç'janë bërë qesharake ato premtime për rritje pensionesh, me të cilat pensionistët e shkretë janë ngopur në fakt, siç ngopet ariu me mizat. Nivelin e "interesimit" të qeverisë së Fatos Nanos dhe qeverisjeve të PS-së për veriun, në mënyrë tepër eksplicite dhe të saktë, e jep biseda e bashkiakut të Shkodrës Rusi, me ambasadorin amerikan Xhefri. Rusi i deklaroi ambasadorit amerikan se "kemi rënie të ndjeshme të investimeve publike" dhe kjo është dhënë në shifra dhe fakte. 800 mijë dollarë i janë dhënë një vit më parë për një rrugë në hyrje të qytetit të Shkodrës, ndërsa në 2003-shin jepen 300 mijë dollarë për të gjitha rrugët e Shkodrës, 80% të të cilave janë të amortizuara, ose më saktë, të pakalueshme. Mashtrimet e kryeministrit nuk i mbulon dot më askush, as thirrjet të tij qesharake për unitet të partisë, sepse sërish Shqipëria është vendi i lulëzimit të trafikut të drogës. Dhe del, apo nuk del Nano xhiro, të ardhurat tona për frymë janë më pak se 2 dollarë në ditë. Urojmë që shqiptarët t'ia kenë marrë dorën atyre premtimeve për 250 mijë vende pune, gjithashtu urojmë që të kenë kuptuar se ai që vodhi firmat piramidale dhe llogaritë e ngrira të tyre, Farudin Arapi, i ka vjedhur këto para, jo vetëm për llogari të vet, por dhe për llogari të atij që e caktoi në këtë post dhe të grupit të tij të dalë jashtë mode, brenda PS-së.

  6. #116
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Eshte shpirti prej skllavi, prej mjerani dhe injoranti qe luften politike ne shqiperi i jep nota kaq te forta konflikti rajonal dhe tensioni te brendshem.

    Kjo menyre kaq e peshtire dhe imorale e politikes mesjetaro-bajraktare te se djathtes ne shqiperi nuk e njef fundin e saj edhe pse vetem6 vjet me pare e degjeneroi shqiperine ne nje lufte civile. Te akuzosh Nanon per mashtrim sot ne nje kohe qe koncepti "mashtrim" do konsiderohej "luksoz" ne fund te pushtetit te se djathtes ne shqiperi, (krahasuar psh me konceptin real te te vjedhurit ne mes te dites deri ne qindarken e fundit qe i mjeroi shqiptaret 10 here me shume se 50 vjet komunizem), eshte jo vetem hipokrizi por edhe idiotesi.

    Pra ne nje kohe kur fundi i pushtetit te djathte ishte 2500 te vdekur, 1 miliarde dollare te humbur dhe shtet e komb inekzistent sot keta karkalece edhe guxojne te akuzojne per moral te ulet apo mashtrim! Sa e bukur do ishte jeta e shqiptarit ne 97 sikur ata vetem te ishin mashtruar pa humbur parate deri ne kacidhen e fundit dhe pa perfunduar ne konflikt te brendshem qe vrau po aq sa vrau Hoxha per 50 vjet.

    E sigurisht Nano sot na del "djalli" nga jugu qe nuk kujdeset per veriun!? Por megjithese Nano mund ta kete "lene mbas dore" veriun, ai nuk del te akuzoje kritiken apo kundershtaret e vet atje me terma te nivelit te tille si bolshevik, kelysh i kuq, etj etj, Nano nuk lejon "gjigandet ekonomike" te vjedhin 90% te kursimeve personale te shqiptareve ne veri dhe as e degjeneron konfliktin ne nje situate ku shqiptaret atje tu drejtohen depove te armeve per zgjidhje.

    Eshte padyshim sulmi me i ulet dhe me i degjeneruar qe drejtohet sot drejt Nanos apo PS. Eshte kritike sa anti-kombetare po aq edhe destruktive pasi ne fund te fundit zgjidhjen e kerkon tek konflikti qe fare qarte kerkohet te jete jug-veri. Mbi te gjitha eshte e qarte se kjo eshte nje kritike e cila buron nga nje alternative politike sa shterpe dhe pa rezultat po aq edhe te deshperuar, te pasofistikuar e anadollake ne menyren se si e koncepton dhe e aplikon politiken sot ne shekullin e 21.

  7. #117
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    Postuar më parë nga Albo
    SUPRIZA E RAMES KRYESOCIALIST

    Sondazhi nje javor i "KJ", on-line, tregon se 63% e votuesve duan ne krye te partise Edi Ramen. Ja pse fiton terren kryebashkiaku dhe pse zhgenjen Nano

    Mund te jete edhe e vertete , por vetem fakti qe eshte sondazh i gazetes Koha Jone e ben shume pak te besueshem. Nikolla boton te ashtuquajtur sondazhe si ja do interesi.
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  8. #118
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212

    Re: Nano, turi i mashtrimeve

    Postuar më parë nga lulja9
    Nano, turi i mashtrimeve

    Kryeministri ka nisur disa xhiro në veri të vendit......... Por në fakt, sapo ai niste fjalimet me sintaksë të vështirë, që shqiptarët, banorët e Malësisë së Madhe dhe të Kukësit, zor se e kuptuan se çdo të thoshte kryeministri, na u kujtua turi i tij i famshëm në zgjedhjet e vitit '97.
    E nderuar lule!
    e vleresoj nivelin e shkrimit tend por aludimi qe ben ne pjesen qe kam cituar me siper me duket fyes per zonat ne fjale. Une te garantoj qe populli i atyre zonave e kupton gjuhen (diplomatike) te Fatos Nanosit shume me mire se ata te zonave urbane.

    Ju pershendes
    Iceberg
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  9. #119
    Gabim Teknik
    disa qe bejne thjesht nje copy&paste te gazetave ketu,harrojne pa dashje(jo per te ngritur lart nivelin e tyre sigurisht) te fusin 'copyright'-in e shkrimeve...
    PS:shkrimi i mesiperm i 'lules' eshte i gazetes Tema(gazetar/e anonim/e)!
    Lule nuk e kam personalisht me ty,merre thjesht si 'korrigjim hartimi' kete postin tim
    Ndryshuar për herë të fundit nga helios : 12-05-2003 më 18:21
    U let him hold a gun 2 ur head during sex?I thought u were a feminist
    Usually he takes the clip out

  10. #120
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22
    Nano flet qe ta degjoje edhe Leshatori


    Nano: Duan t'i japin pushtetin Berishes

    Kryeministri akuzon nje pjese te socialisteve per lojera dhe intriga politike, qe do te canin partine: "PS eshte kaq e madhe, saqe nuk mund te brehet dhe te ndeshkohet per shkak klanesh". Por shefi i qeverise kercenon: "Me njerez, te cilet kane probleme me drejtesine, nuk mund te vazhdohet, as te administrohet shteti dhe qeverisja qendrore apo vendore, apo te perfaqesohet nje maxhorance progresiste"

    Elton METAJ

    Kryeministri Fatos Nano akuzoi dje nje pjese te Partise Socialiste se do te ishte e gatshme t'ia dorezonte pushtetin opozites se Berishes, per te mos u ndeshkuar nga shteti ligjor. Nano ka reaguar ndaj atyre qe i cilesoi si "njerez te dale nga partia dhe te huaj per partine", ndersa premtoi me ton te ashper se nuk do te lejonte lojera dhe intriga politike, qe do te canin partine me te madhe te mazhorances.

    Lideri i socialisteve e ka spostuar dje turin e tij verior ne Kukes, ndersa nje dite me pare ai kishte kerkuar solidaritet gjate zgjedhjeve ne parti edhe nga socialistet e Malesise se Madhe. Deklarimet e Nanos erdhen vetem 24 ore, pasi ish-Presidenti Meidani, gjate nje interviste ne Tv "Klan", nuk perjashtoi mundesine e konkurrimit per kreun e PS-se ne Kongresin e 12 dhjetorit. Por dje ne Kukes, Nano ka ashpersuar deklarimet e tij, duke iu rikthyer ne nje fare menyre terminologjise se turit moral ne parti, te fundvitit 2001. "Te jeni te sigurt, qe PS ne shkalle kombetare, me mua ne krye dhe shoket shume te mire qe jane pjesetare te udheheqjes tradicionale ne 12 vjet te PS, ne kryesi dhe ne KPD, nuk do te lejojne asnje loje, asnje intrige politike apo me pushtetin, qe shkaterron solidaritetin, qe percan partine, qe sjell ne parti njerez te dale nga partia apo te huaj per partine dhe qe ne menyre te papergjeshme per shkak te konflikteve te interesave private me ato te perfaqesimit politik apo qeverises, do te ishte gati t'i dorezonte edhe opozites se vjeter pushtetin qeverises, ne menyre qe te kishin ndonje hapesire me te lire per te mos u ndeshkuar nga shteti ligjor dhe politika progresiste, si perfaqesues te abuzimit me pushtetin", tha ne menyre te zgjatur Nano. Kryeministri ka vijuar me tej, duke thene se PS eshte kaq e madhe, "saqe nuk mund te brehet dhe te ndeshkohet per shkak klanesh". Ai ka garantuar se do te kete nje mbeshtetje te plote te PS ne shkalle vendi dhe te shtetit ligjor, "qe te largohen nga detyra apo zyra te gjithe njerezit qe kane abuzuar me mandatin e perfaqesimit dhe ligjit, me fondet publike qofshin te kujtdo, te PS, PSD, PBDNJ, te PD etj". Por, ka thene Nano, "me njerez, te cilet kane probleme me drejtesine, nuk mund te vazhdohet, as te administrohet shteti dhe qeverisja qendrore apo vendore, apo te perfaqesohet nje maxhorance progresiste, qe po transformon te gjithe vendin". Duke folur per strukturat partiake, Nano tha se me riorganizimin e PS eshte nxjerre jashte influences politika klanore, qe kryhet ne kurrizin e partise dhe mbron interesat e veta. "Klanet gjithmone e meritojne ndeshkimin elektoral", u shpreh shefi i qeverise. Ai ftoi socialistet e Kukesit te angazhohen me kalendarin e veprimeve politike te vitit 2003, "sepse partia eshte shume e madhe per t'u reduktuar ne intriga te vogla dhe kjo eshte shume e rendesishme dhe vitale kete vit, qe partia ka Konferencen dhe Kongresin zgjedhor ne shkalle vendi".

    Akuzat e djeshme te kryesocialistit per luften e klaneve, intrigat dhe lidhjet me krimin, duket se i kane risjelle partise se socialisteve klimen e debateve dhe perplasjeve, qe nuk kane qene te pakta ne vitet e fundit. Ndersa, kane mbetur edhe shtate muaj nga Kongresi zgjedhor, fillimisht Meidani dhe me pas Nano, kane kontribuar per ta quajtur te startuar fushaten per kreun e PS.

    Korrieri
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Faqja 12 prej 58 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historia rreth vdekjes së ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 11:58
  2. Shkëlqimi i shkurtër i elitës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-12-2011, 08:40
  3. Shkëlqimi dhe rënia e Karamahmud Pashë Bushatliut
    Nga Xhuxhumaku në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-04-2011, 03:43
  4. Zbardhet mbledhja e Byrosë që zgjodhi pasardhësin e Enverit
    Nga shigjeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-10-2005, 08:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •