Close
Faqja 11 prej 58 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 572
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e harmonies
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    181
    Taras,

    Nje njeri duhet te dije se ku bie Roma nese do qe te justifikoje shprehjen "Te gjitha rruget te cojne ne Rome" dhe perdorimin e saj.

  2. #102
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    Postuar më parë nga lulja9
    Koha

    Nuk kemi merak qe Nano mori titullin qe folem. Ai tani ka mundesi qe te marre çdo gje. Mund t_i shkrepet te behet neser Artist i Popullit. Por ja qe nuk lene shije te mire keto pune.
    Ky titulli i Nanos me kujton Vehbi Alimucen ne vitin 1996 kur u veteshpall Dr Vehbi Alimuca.

    Edhe Nano eshte bere Professor duke pire Uiski sa ne Mejhanet e Tiranes sa ne te Greqise.

    Mjer ai Vend e mjer shqiptaret qe jane trullosur si ska me keq
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  3. #103
    ZGALEMI I FURTUNES Maska e Randi
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Vendndodhja
    N.Y U.S.A
    Postime
    147
    Pershendetje shoku Leshator!
    Diku me siper me shkruaje se debati me mua ishte i kote,dhe une nuk e di pse-ne pasi nuk kisha bere tjeter gje vetem sa kisha kopjuar disa rreshta nga posteri yt.Une nuk jam gazetar dhe sigurisht qe nuk po mundem qe te shkruaj "bukur"si ju,pasi une nuk bej pjese ke ai 90% i qe jane te shkolluar dhe tek ajo shtrese e koruptuar e PS qe eshte teper e fuqishme,por panevarsisht nga kjo une di te kuptoj (pasi eshte shume e thjeshte)ate qe shkruan ti kur thua:
    90% e PS s'jane gangstera por jane te korruptuar dhe te fuqishem.
    per kete pohim dhe te tjera si kjo une te kam falenderuar.Si te te le pa te falenderuar dhe pershendetur kur ti pranon fakte kaq interesante(qe spranohen vetem nga PS),kur thua se keta individe(90% iPS-istave) jane te afte ti sherbejne interesit te tyre ne cdo ambient shoqeror(vetem popullit jo,harojne se ke perfaqsojne dhe per ke duhet te "punojne")
    vazhdon shkrimi juaj.".....superioriteti i Nanos ketu qendron se nuk i kethen kete shtrese(90%i PS te koruptuar) ne nje shtrese armike"(i ke bere pyetje vetes tende pse??).I dashur shoku Leshator pas gjith ketyre qe shkruan me siper,si guxon dhe thua qe Nano eshte figura politike ideale e SHqiperise ne nje kohe kur vete e pranon qe Nano eshte partner dhe ka te njejtei moral me grupin e90% tePS qe ti vete e quan te korruptuar.Eshte e kote te diskutojme ne bashke pasi ti i perket asaj shtrese qe e ndjhen veten me mire kur udhiqesh me nje lider qe eshte hileqar,i pa moralshem dhe i koruptuar,dhe ky eshte ndryshimi ndermjet meje dhe teje,ndermjet te moralshmit dhe te pa moralshmit,te ndershmit dhe te korruptuarit,ndermjet demokratit dhe socialistit.(e kam fjalen per 90% e socialistave).

    RANDI
    Budallai eshte gjithmone i bindur se asnje me shpejt se ai nuk e kupton njeriun e mencur.

    :q qetesi

  4. #104
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Leshator!


    Per mua ata persona jane mafjoz dhe si te tille jane dhe gangstera. Eshte e vertet qe dine te cajne ne cdo situat por Nano eshte kryetari i tyre. Nga ana tjeter asnje nuk eshte perfekt dhe secili lufton per vete ne radhe te pare dhe me punen e tij ndihmon shoqerine(dicka te tille e ka thene Adam Smith por me me kuptim ) por ka disa caqeve ama.
    Keta persona jane te predispozuar te mos e ndalin vrapin edhe kur e teprojme.Eshte kjo arsyeja pse une, ti ,... shoqeria dhe Nano si kryetar i tyre duhet te beje nje fare presioni te keta njerez per te mos i lejuar edhe me . Nano si kryetar duhet te bente edhe shembuj. Nqs nuk eshte ne gjendje atehere duhet ta lere vendin. Nqs nuk e le vendin do te thote qe Ai vete eshte per tu bere shembull.

    Nderkohe ti tha
    "Pra mua dhe shpresoj shume shqiptareve, pak me intereson se ne c'stad moral qendron sot individi Nano, por me intereson shume se ne cfare niveli qendrojne vlerat e tij per ti dhene zgjidhje problemeve emergjente shqiptare"

    Mendoj se gjykon per nje popull me kulture te gjere perendimore dhe jo per nje kulture shqiptare ku vritet vellai me vellain per muhabet politike.
    Para ca kohesh u ngrit nje simpatizan i PS-se dhe i tha Nanos " Amani mos u zini juve pa edhe drtia e uje nuk duam"

    Prandaj them se ato qe shkruan me larte nuk pijne uje ne shoqerine tone qe eshte ende e paformuar.
    Shqiptaret duan vlere moral dinjitet drejtesi.... nuk eshte se francezet, amerikanet , anglezet nuk i duan , por ata ndryshojne nga ne pikerisht se dine te leshojne pe dhe te vlersojne ne baze te arritjeve. Kete mos e kerko nga shqiptaret nje pjese e te cileve akoma i mbajne krahum humbesit me te madh te ketij 13 vjecari.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ganoid : 02-05-2003 më 07:39
    PAUCA SED MATURA

  5. #105
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Mariglen

    Se pari nuk eshte e vertete qe 90% e PS jane te korruptuar. SHume individe ne PS ishin dhe jane njerez teper te ndershem ,te rregullt, te disiplnuar dhe te perkushtuar ndaj pergjegjesise qe i jepet. Keta jane te tille se ashtu u brumosen nga diktatura. Por keto vlera e gjeten veten te zhvleresuara ne shoqerine e re te njerezve te hicit e te kotit qe zuri vend mbas 92. Ata u lane totalisht jashte konsiderate edhe pse i kishin dedikuar atij vendi kaq mund e djerse pa hile e pa interes. Ata pane se si rivleresimi i vlerave u be duke zevendesuar vleren (pra moralin e tyre te larte, edukimin, perkushtimin) me anti-vlere (degjenerimin, injorancen e burgjeve dhe papergjegjesine e administrates se PD).
    Se dyti te gjithe politikanet e vertete ne bote jane mafioza (imorale) ne nje menyre apo ne nje tjeter, i vetmi ndryshim eshte sa bukur e dredhin apo sa mire e fshehin. Kjo nuk do te thote se ata jane gangstera, perkundrazi kjo do te thote se ata jane POLITIKANE. Me pak fjale ata i sherbejne interesit te qellimit qe kane. Nqs ky interes perfshin te qenin "i moralshem" atehere nuk ka asgje te keqe ta zbatosh kete parim. Por te jesh i moralshem thjesht per hir te te qenit i moralshem, eshte thjesht nje koncept idealist shkaterues ashtu sic ishte te qenit komunist thjesht per hir te idealit apo te te qenit komunist.

    Pra ne ndryshim nga Nano ata qe e mbajne veten si "te moralshem" ne shqiperi jane jo vetem shterpe nga vlerat e tjera, por bejne nje gabim fatal sot per shoqerine shqiptare pasi ngaterrojne idealin me qellimin. Keta i ngjajne pak atij djaloshit qe vrapon drejt horizontit per ta "kapur" ate,.... pra nje ideal bosh dhe shterp. Personalisht Mariglen une mendoj se shoqeria shqiptare sot eshte e lodhur dhe e dermuar nga ky lloj mentaliteti idealist. 50 vjet me idealin komunist dhe pastaj 5 vjet me ate anti-komunist ata vetem sa lundruan ne nje pellg te madh mos-arritjesh dhe falimentimi. Ata sot me shume se kurre kerkojne zgjidhje dhe rezultate reale qe i rregullojne jeten dhe shume pak duan ata ti tregosh se si duhet te sillen. Nqs do qe shqiptaret te disiplinohen si shoqeri kete smund ta arrish kurre me nje shembull morali te larte por vetem me zbatim ligji.

    Duhet te them ne fakt se ky debat po behet gjithmone e me interesant.
    Per vete faktin se ketu ata qe shpalosin veten si te djathte te mbaruar, dalin papritur me nje koncept sa te pafrytshem aq edhe te majte per mos te thene komunist. I shef keta te mallkojne Nanon si "pasardhes" i Komunizmit ne shqiperi por ne fakt jane keta qe flasin ne emer te "masave te shtypura" apo te "popullit", dhe me tej ne emer te nje koncepti qe ka veti ti tufezoje njerezit dhe ti ktheje ata ne te barabarte, pra MORALIT.

    Mentalitet i nje morali universal qe na qenka pasuria e vetme e te varferit eshte eshte pak si internacionalizmi proletar, ideal ky qe njehesonte komunistet ashtu sic ben morali me te varferit. E keqja ketu qendron se i varfri sjell varferine dhe nuk ecen kurre perpara. Ashtu sic thote populli pra, morali eshte e vetmja pasuri e te varfrit dhe kjo nuk i ve buke askujt mbi tryeze.

    Nga ana tjeter Mariglen duhet te te them se Nano nuk e ka bere presion mbi korrupsionin ne vend. Nano e ka mbajtur ate nen kontroll shume here me teper sec e gjeti. Te kujtoj se ne Vlore ne 96 lundronin 220 skafe ne dite drejt Italise kurse sot numerhen rreth 13 gomone. Te kujtoj se si buxheti i shtetit realizonte te ardhurat nga dogana ne masen 63% (me e larta e 96) kurse sot s'ka rrene kurre nen 92%. Te kujtoj gjithashtu se si sistemi shtetororo ishte kaq i kalbur saqe "Firmat" i vodhen parate shqiptareve ne mes te dites per plot 5 vjet rresht dhe "kontrolli i shtetit" nuk u duk gjekundi ti kerkonte qofte edhe nje bilanc financiar fare te thjeshte.

    Pra Nano nuk e krijoi korrupsionin ne shqiperi por r gjeti ate aty. E gjeti 10 here me te forte dhe me te konsoliduar sec eshte sot, e 10 here me te fuqishem se cdo shtet shqiptar qe jo 1 por 10,Nano, PS , PD etj etj mund te formojne.

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Leshator !


    7 vjet ka PS me pushtet dhe armet nuk i mblodhi.
    Per dite ndodhin vrasje me ato arme.

    7 vjet ka PS dhe akoma nuk u tha kush i vodhi milionat ne Piramidat.

    Ne cilin institucion te Shtetit te PS-se nuk dolen hajduta.
    Financat, bankat, ministrite me radhe..nga e shendetesise deri tek e rendit mbushur me proces verbale qe kontrolli shtetit i gjen me miliarda leke vjedhje...
    Gati cdo zyrtar i PS-se ka proces ne gjykat e prokurori si mashtrus Tenderash e deri tek Klosi qe i ka avulluar ca miliona..

    Ju thoni lart se :

    "Se dyti te gjithe politikanet e vertete ne bote jane mafioza (imorale) ne nje menyre apo ne nje tjeter, i vetmi ndryshim eshte sa bukur e dredhin apo sa mire e fshehin.""

    Sot o Leshator nuk di populli vertet se ku shkojne milionat por se ku shkojne ata qe Shteti i mbyt me varferine e tmershme dihet.

    Ata (fukarenjte) nuk e shqetsojne shtetin si veteranet terbaciot te Tiranes me Kac Islamin qe kerkonin "pune" por blejne dy kokrra fotoksine dhe ikin nga kjo bote.

    Cdo Benz ku ve mullaqet nje zyrtar ose dashnore zyrtari socialist eshte paguar me jete fukarenjsh qe vet vrasin veten cdo dite ne parajsen Nanojane.

    A ka thua shanc NANO qe te zgjedhe nje shtab qeveritar prej 5-15 vetesh ku asnjeri mos te jete Mafioz?

    Mendo vete e do kuptosh se sa keq ka rene dinjiteti socialist.
    Ata mburren se jan hajdute..se jane kurvare..se jane miliardere me 5 muaj pune ne zyra Shteti.

    PS eshte parti hajdutesh dhe uniteti saje eshte unitet hajdutesh.
    Mendon se perjete do qendroje kjo kala miliarderesh?





    ...

  7. #107
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Sigurisht qe PS do qendroje.

    Vete kapitalizmi si praktike eshte "hajdut", por deri diku ndoshta me i rafinuar. Mos harro se Nano nuk ishte ai qe e krijoi kete gangrene korrupsioni ne shqiperi, as e konsolidoi ai ate, por Nano e gjeti ate me te fuqishem dhe me funksional se kurre. Nano ne thelb gjeti nje shoqeri te tere qe per 5 vjet ndryshoi 180 grade, nga nje shoqeri e rregullt e disiplinuar dhe e stabilizuar ne nje shoqeri kaosi dhe anarkie. Ai la nje shoqeri me nje moral totalisht tjeter nga ai moral pervert ne te cilin e gjeti ate, la pra nje shoqeri ku vleresohej puna, arsimi, sakrifica, dedikimi, ndershmeria (te tera keto koncepte te brumosura per 50 vjet) dhe gjeti nje shoqeri ku korrupsioni ishte kthyer tashme jo vetem ne nje tradite apo kulture por edhe ishte identifikuar si menyra e vetme per sigurimin e jeteses ne shqiperi.

    Pra kur Nano erdhi ne pushtet "korrupsioni" ishte kthyer ne VLERE per shoqerine shqiptare. Ne kete aspekt jo Nano por kushdo tjeter qe te vije nga kjo bote ne shqiperi nuk ka per ta c'rrenjosur ate korrupsion per aq kohe sa te mos jete ne gjendje ta zevendesoje kete "vlere" (qe sot i pasuron njerezit) me nje vlere tjeter.

    Nano eshte angazhuar mjaft here per ti treguar realisht shqiptareve se korrupsioni nuk eshte zgjidhja e problemeve te tyre. Nano kurre nuk ka dale ti genjeje ata per "trefishime" te ardhurash si dikur, duke evituar keshtu shpalosjen e nje aprovimi zyrtar qe shteti i ben menyres me te perdorur te nxjerrjes se parase ne shqiperi, as i deklaron ai keto para "me te pastrat ne bote" per ti dhene atyre siguri, por perkundrazi Nano vazhdimisht u ka kerkuar shqiptareve te angazhohen ne pune dhe aktivitete te pastra duke kerkuar qe ata te gjejne aty pikerisht ate VLEREN.

    Nano do ishte gomar te mos kuptonte faktin se te eliminosh korrupsionin ne menyre te menjehershme dhe absolute ne shqiperi do te thote praktikisht tu presesh buken e gojes 2/3 te shqiptareve. Kete Nano nuk e ben dot, e sidomos nuk e ben dot ne nje situate ku ai nuk ka se c'ti ofroje tjeter atyre per te siguruar keto te ardhura. Kjo ndoshta pjeserisht per fajin e Nanos, por shume here me teper per faj te katastrofes se 97 qe i beri investitoret ti mbyllin planet e tyre per investime ne bodrum dhe ta hedhin kycin diku ne oqean.

    Prandaj pyetja jote se "Pse nuk i mbledh Nano armet" eshte pak "Fluturon Gomari". Se pari Nano nuk mund te mbahet pergjegjes deri ne kete pike sa ai te konsiderohet me i falimentuar se nuk mblodhi armet qe u vodhen ne pushtetin i te djathteve qe ti adhuron. Sepse pastaj me takon mua te pyes, cila ishte me thjeshte rruajtja e atyre armeve nga vjedhja apo mbledhja e tyre pasi jane vjedhur te gjitha?? Pra nga Nano mos kerkoni "qiqra ne hell". Ato arme ashtu sic deshiron ti do mblidhen vetem atehere kur shqiptari te mohoje dhe te luftoje natyren e tij.

    Mos harro nga ana tjeter ne shqiperi ndodhnin te pakten po kaq vrasje (ne fakt statistikisht 2 here me shume) edhe mbas 92 kur shqiptaret s'kishin konflikt te brendshem, ishin me te varfer, s'kishin akoma interesa financiare kaq te fuqishme per te mbrojtur, dhe mbi te gjitha kur ne shqiperi armet e paligjshme numeroheshin me gishta.

    E sigurisht si mos te mbahet pergjegjes Nano e PS per piramidat. Edhe pse ato vodhen e ben kerdine nen hunden e shtetit te PD qe ishte pergjegjes per te mbrojtur qytetaret e vet nga hajdutet dhe keqberesit, fajin me te madh e ka Nano qe nuk gjen emrin e hajdutit dhe jo ai qe e la hajdutin te vidhte. Ne fakt ata hajdutet harruan te linin emrin e plote dhe adresen nga pas, pasi vodhen mire e mire, keshtu qe Nano tashme ka ngelur me gisht ne goje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zarathustra. : 05-05-2003 më 03:25

  8. #108
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    21-04-2003
    Vendndodhja
    rruga qumshtit
    Postime
    8
    Meqe Tim Leshatori na e mushi rradaken, deri sa na uderdh.

    Shoqeria shqiptare, ishte e ndare ne dy klasa, masoniken fshataro-qytetare te thjeshte e te ndershme, dhe banda bllokiste e kollaboracionisteve-serbo-sllav e Enver Nexhmie Hoxhes dhe ekelyshit Ramiz Alia, me ca laro e zagare per te trmbur e kontrollu te paret, dhe ca sahan lepirsa qe i shoqeronin neper xhvatjen e ekonomis shqiptare per te kapur ndonje cope.
    Nano, Berisha, etj. ishin sahanlepirsit, Hajdari ishte nje nga zagaret qe lefte fort ne Organizat Partie, etj.
    Eshte ky morali qe gjeti Nano e Berish, Hajdara, Islami, Imami, Zogaj, Meksi, o Tim kaçurrelsi leshator, dhe ket e kishin dhe e mbajten per VLERE te "larte".

    Po edhe po te jete bere vlere e gjithe popullit, atehere viktimat do behen hajduta, e do grabisin, e dihet cilet-ata qe kane-hajdutet e sotem, deri sa do vije dhe fundi.

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    tema qe shtjellohet ketu eshte mjaft interesante dhe e randsishme,sepse ky njeri (nanosi) eshte shum i pa pershtateshem per ta udhehequr qeverin shqiptare,dilem nuk do duhej te kishte qe ky njeri sa ma shpejt te shkoj ai me deshire ket nuk do ta bente por duhet gjetur ilaqin.Kam bindjen se nanosi &kompani kan per detyr qe shqiperin ta zhytin sa me teper ne kollaps ket po e bejn (per fat te keq me sukses),mjafton vetem ne qfar gjendje ndodhet sot shqiperia,ajo mund te krahasohet me somalin,dhe prap gjenden njerez qe e mrojn, kete e kam te veshtir te kuptoj.A e meriton shqiperia qe sot te jet nje nder shtetet me te korruptuara jo vetem ne evrop por edhe ne bot ket e thon nderkombeteret hapur dhe kjo do te duhej te mjaftonte qe ky njeri jo te shkoj por te burgoset urgjentisht sepse aty e ka vendin,dhe te jap llogari per te gjitha, keshtu behet se paku ne vendet e civilizuara te perendimit,por ja qe per shqiperin kjo nuk vlen,eshte e dhimbshme kur shef njerz te vorfur kurse nga ana tjeter politikajt jetojn sikur te ishin aristokrat.dhe ne fund lus zotin qe per hir te shqiperis keta kallashrevulucionar tu humbet fara dhe kjo far te mos mbij kurr ne shqiperi

  10. #110
    ZGALEMI I FURTUNES Maska e Randi
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Vendndodhja
    N.Y U.S.A
    Postime
    147
    Drenicak jam dakort me ty dhe e di qe per ju shqiptaret e Kosoves eshte shume me e veshtire ta pranoni kete realitet qe eshte sot Shqiperia.Une kam qene disa here ne Kosove tani pas lufte dhe kam pare me te vertete qe kosovaret jane tej mase te zhgenjyer dhe te tradhtuar nga politika qe ndjek qeveria e Nanos,sidomos kure dihet qe ai ne Krete te Greqise ne takimin me Milloshevicin pranoi qe kryeqiteti i Kosoves eshte Beogradi.
    Pas kesaj ngjarje ne shume biseda qe une kam pasur rastin te degjoj qe ne ate kohe dhe tani ne Kosove,kam degjuar qe Nano eshte denuar me vdekje nga kosovaret si tradhetar i Kombit Shqiptar.
    Ne qoftese ke diheni per nje gje te tille do ishe i lutur te na tregoje dicka.

    Me respekt RANDI
    Budallai eshte gjithmone i bindur se asnje me shpejt se ai nuk e kupton njeriun e mencur.

    :q qetesi

Faqja 11 prej 58 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historia rreth vdekjes së ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 11:58
  2. Shkëlqimi i shkurtër i elitës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-12-2011, 08:40
  3. Shkëlqimi dhe rënia e Karamahmud Pashë Bushatliut
    Nga Xhuxhumaku në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-04-2011, 03:43
  4. Zbardhet mbledhja e Byrosë që zgjodhi pasardhësin e Enverit
    Nga shigjeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-10-2005, 08:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •