Kushtetuta e Medinės
Kushtetuta e Medinės mund tė konsiderohet me tė drejtė si kushtetuta e parė qė trupėzoi tė drejtat fetare dhe politike.
E shtune 19 Prill 2014 10:58
Pėrplasja e qytetėrimeve, kulturave, etnive dhe feve duket tė jetė motiv mbizotėrues pėrgjatė gjithė historisė. Historia ofron shembuj tė njėkohshėm konfliktesh dhe pėrpjekjesh titanike pėr tė zgjidhur tensionet dhe ndarjet qė ushqejnė armiqėsi pėrmes ndėrmjetėsimit, diplomacisė dhe dialogut. Disa konflikte janė shumė tė ndėrlikuar pėr tu pėrmbyllur me njė marrėveshje tė thjeshtė, pavarėsisht nėse konflikti ėshtė territorial, religjioz, ose pasojė e diskriminim etnik. Atėherė cila ėshtė pėrqasja mė e mirė pėr tė ndėrmjetėsuar problemet e njė bote bashkėkohore ku ekonomiksi, burimet natyrore, ideologjitė fetare dhe etnike luajnė njė rol tė rėndėsishėm? Kushtetuta e Medinės na ofron njė shembull tė zgjidhjes sė konflikteve ku paqja dhe qasja pluraliste u arrit jo pėrmes sukseseve ushtarake dhe formave tė tjera tė imponimit, por pėrmes respektit, pranimit dhe mohimit tė luftės aspekte qė reflektojnė disa nga parimet bazė qė Profeti Muhamed, paqja qoftė mbi tė, promovonte dhe zbatonte. Pėrmes shqyrtimit tė Kushtetutės sė Medinės, do tė tregoj sesi pluralizmi u rrėnjos dhe u forcua nė Medinė duke ndihmuar nė shmangien e ndarjeve dhe keqkuptimeve qė sot kanė pllakosur retorikėn dhe ligjėrimin mediatik mes muslimanėve, tė krishterėve dhe hebrenjve nė tė gjithė botėn.
Kur Profeti a.s u detyrua tė migronte nė Medinė, popullsia qė gjeti aty ishte njė pėrzierje mes shumė fiseve tė ndryshme (kryesisht arabė dhe hebrenj) qė kishin pothuajse njė shekull qė luftonin duke shkaktuar tension civil. Pikėrisht pėr kėtė arsye Profeti u ftua atje. (Peters 1994, f.4) Lufta mes fiseve dhe mungesa e autoritetit qeveritar nė Medinė rezultonte nė zgjidhjen e tė gjitha mosmarrėveshjeve me tehun e shpatės, ēka thellonte ndarjen dhe ushqente konfliktet. Karen Armstrong shpjegon qartė mentalitetin dhe funksionimin e sistemit fisnor tė shpėrndarė nėpėr tė gjithė arabinė e copėtuar, ku Profeti po bėnte pėrpjekje titanike pėr tė garantuar paqe (Armstrong 2006, f. 19). Fisi, edhe pse nuk adhurohej, ishte vlera mė e lartė, dhe ēdo pjesėtar duhet tia nėnshtronte nevojat dhe dėshirat e tij mirėqenies sė grupit dhe tė luftonte deri nė vdekje, nėse kjo ishte e nevojshme pėr tė garantuar mbijetesėn e tij. (Armstrong 2006, 24) Njė sistem i tillė, nė sensin politik, ishte pasqyrim i bashkėpunimit tė vakėt mes fiseve tė Medinės. Nė kėtė rajon mbizotėronin strategjitė e fuqizimit ushtarak, ndėrsa armėve dhe luftės u kushtohej rėndėsi e tepruar. Ekzistonte bindja se ndėrmjetėsimi i drejtpėrdrejtė ishte i pamundur. Ai mund tė realizohej vetėm pėrmes njė personi tė jashtėm qė nuk kishte lidhje me fiset e konfliktuar. Profeti a.s jo vetėm qė plotėsonte kėto parakushte, por ambicia e tij personale, ashtu siē Zoti kishte pėrcaktuar, ishte tė pėrhapte paqe dhe unitet, pėr tė krijuar njė komunitet (umet) tė pėrbėrė nga grupe tė ndryshme, por tė bashkuar nga mėsimet e Kuranit nė emėr tė Islamit.
Kurani pohon se Zoti mėson me anė tė penės (96: 1-5). Ky ėshtė njė paralajmėrim i Kushtetutės sė Medinės sepse ajo ėshtė reflektim i kėtyre ajeteve, qė tregojnė se Zoti po i edukon njerėzit dhe po ua ndryshon strukturat e tė menduarit pėrmes diskutimit. Nė kėtė rast, diskutimet rezultuan nė arritjen e paqes pėrmes arsyetimeve dhe marrėveshjeve. Fiset u ndjenė pėrfitues nga kushtetuta e nėnshkruar, dhe jo tė dėmtuar nė statusin e tyre apo viktima tė njė antagonizmi tė pazgjidhur tė sė shkuarės. Shumė rituale islame, filozofi, doktrina (interpretime tė teksteve tė shenjta) dhe vende tė shenjta janė shpesh rezultat i meditimit vetė-kritik dhe tė pėrvuajtur tė ngjarjeve politike nė shoqėrinė Islame. (Armstrong 2006, f. 14) Islami e vendos theksin tek arsyeja arsyeja qė sundon universin, jetėn dhe fenė gjithashtu. Al-Gazali (1058-1111) thotė, Dyshimi shėrben pėr tė gjetur tė vėrtetėn. Ata qė nuk dyshojnė nuk mund tė mendojnė. Ata qė nuk mendojnė, nuk mund ta gjejnė tė vėrtetėn. Megjithėse ky citim ėshtė njė referencė e drejtpėrdrejtė nw aspektin filozofik tė Islamit, ai thekson rėndėsinė e arsyes qė luan rol qendror nė kėtė fe. Yetkin Yildirim, nė lidhje me pėrdorimin e dijes vetjake dhe akordimit tė njė roli tė njė roli tė rėndėsishėm arsyes shkruan, Nėse pėrgjigjja nuk gjendet nė Kuran, hadith ose sunet, atėherė nevojiten pėrpjekje intelektuale tė bazuara tek arsyeja (ixhtihadi) (Yildirim 2006, 109-117). Pra Profeti a.s, gjatė hartimit tė Kushtetutės sė Medinės po praktikonte Islamin me vepra. Falė arsyes, diskutimeve dhe meditimeve u arrit tė formulohej njė traktat paqeje.
Formulimi i Kushtetutės dhe arritja e paqes ishin akte historike. Pėrmbajtja e Kushtetutės e reflekton kėtė rėndėsi. Formimi i njė umeti tė themeluar mbi respektin dhe pranimin ēka rezulton nė pluralizėm na tregon njė nga rrugėt pėrmes tė cilave Profeti luftoi injorancėn mėnyrėn e tė menduarit qė shkaktonte dhunė dhe terror (Armstrong 2006, f. 19). Analizimi i klauzolave tė veēanta tė kėsaj Kushtetute na mundėson tė kuptojmė sesi Profeti arriti tė luajė rolin e prijėsit duke garantuar paqe tė qėndrueshme. Neni i parė, Ata pėrbėjnė njė komunitet tė vetėm (Sajoo 2009, 94) pėrshkruan mesazhin thelbėsor dhe qėllimin e pjesės tjetėr tė kushtetutės. Ai shėnon krijimin e njė komuniteti dhe Kushtetuta shėrbeu si njė dokument unifikues nė njė qytet me grupime, kultura, fe dhe gjuhė tė ndryshme. Profeti a.s erdhi nė Medinė me frymėn e tolerancės, njė aspekt themeltar i Islamit gjatė ndėrveprimit tė tij nė territore tė huaja. Falė tolerancės sė Islamit muslimanėt kanė respektuar besimet e popullsive tė rajoneve tė pushtuara. Ata nuk kanė ndėrhyrė nė besimin e tyre dhe as nuk kanė prekur objektet e kultit (Can 2005, f. 172). Neni 25 shpreh mė sė miri nivelin e lartė tė tolerancės dhe shėrben si njė shembull i qartė i praktikimit tė duhur tė Islamit. Hebrenjtė janė njė komunitet me besimtarėt. Megjithatė, ata kanė fenė e tyre dhe besimtarėt tė tyrėn. (Sajoo 2009, 96). Kjo deklaratė ėshtė derivat i njė ajeti Kuranor (2: 256) qė thotė, Nuk ka imponim nė fe. Kurani thotė se ata qė besojnė, hebrenj, tė krishterė, sabinė dhe bėjnė vepra tė mira, do ta gjejnė shpėrblimin tek Zoti (2:62)
Kushtetuta e Medinės reflekton frymėn e pluralizmit si nė pėrmbajtje po ashtu edhe nė historikun e saj si dokument me rėndėsi. F.E. Peters shpjegon se palėt kontraktuese, edhe pse nuk pėrqafuan Islamin, pranuan autoritetin e Profetit, duke e konsideruar si prijėsin e komuniteti dhe duke iu bindur vendimeve tė tij politike. (Peters 1994, f. 199) Fakti qė nė librat e historisė nuk regjistrohet zhvillimi i ndonjė kryengritjeje dhe qė Profeti e luante rolin e tij duke u bazuar nė pranimin e tė gjitha fiseve, tregon se ai nuk u refuzua kurrė. Falė ligjeve tė rinj qė ai adaptoi, grupet ekzistuese nuk u ndjenė aspak tė kėrcėnuar nga prania apo qeverisja e tij. Shoqėria ishte pluraliste, dhe aspak shtypėse. Profeti, siē e tregon edhe neni 25, nuk ua imponoi Islamin banorėve tė Medinės, ēka do tė thoshte se ata mund tė vazhdonin tė praktikonin besimet dhe traditat e tyre, si dhe ēdo aspekt tjetėr jetėsor qė pėr ta ishte i rėndėsishėm. Ai nuk krijoi njė umet duke mohuar mėnyra e tjera tė jetesės pėrveē Islamit, ose duke njohur Islamin si fenė e vetme; pėrkundrazi, ai i bashkoi tė gjithė banorėt e qytetit nė frymėn e tė jetuarit etik dhe sipas parimeve morale diēka e pėrbashkėt kjo pėr tė gjitha qeniet dhe besimet hyjnore.
Profeti a.s iu referua thelbit tė unitetit, respektit, tolerancės dhe dashurisė pėr tė krijuar njė komunitet pluralist. Neni 40 e ilustron mė sė miri kėtė, Fqinjėt e mbrojtur gėzojnė tė njėjtat tė drejta pėr aq kohė sa nuk lėndojnė kėnd dhe nuk kryejnė akte tradhtie (Sajoo 2009, f. 97) Njerėzit ishin tė sigurt dhe tė lirė tė ushtronin besimet e tyre. Muslimanėt kishin pėr detyrė ti mbronin kėto tė drejta. Megjithatė, kjo mbrojtje nuk shtrihej nė rastet e tradhtisė ose shkaktimit tė dėmeve.
Kushtetuta e Medinės mund tė konsiderohet me tė drejtė si kushtetuta e parė qė trupėzoi tė drejtat fetare dhe politike (Yildirim 2006, f 109-117). Edhe pse politika e rajonit ka ndryshuar shumė qė nga koha kur kjo kushtetutė u shkrua, kohėt e fundit pėr keq, vlerat islame kanė vazhduar tė pėrhapen dhe tė zbatohen nė tė gjithė botėn islame. Pavarėsisht pushtetit tė tepruar qė disa qeveri kanė mbi popullin e tyre, fytyra e ndritur e Islamit shkėlqen nė mėnyrėn si njerėzit jetojnė dhe komunikojnė mes tyre. Flas nga pėrvoja personale tė cilėn e pėrfitova gjatė udhėtimeve nėpėr Iran, Turqi dhe Irakun verior nė janar tė vitit 2009. Pavarėsisht raportimeve mediatike pėr banorėt e kėtyre tokave, kohėn time atje e kalova nė shtėpitė e panjohurve tė cilėt me mirėpritėn nė njė mėnyrė qė as e kisha imagjinuar. Edhe pse trupat qeverisėse kanė ndryshuar, nenet e Kushtetutės sė Medinės dhe parimet e Islamit tė predikuar nga Profeti Muhamed a.s vazhdojnė tė ekzistojnė mes njerėzve. Trashėgimia ime u pranua me kuriozitet dhe respekt, njėsoj siē Profeti veproi me fiset e ndryshme tė Medinės. Pozita ime nė shoqėri u mirėprit me entuziazėm tė sinqertė, dhe unė u ndjeva pjesė e komunitetit, njėsoj si nė komunitetin e krijuar nė Medinė nga Profeti a.s. U prezantova me Islamin e zakonshėm, pėr tė cilin dėgjojmė aq pak nė mediat perėndimore pėr shkak tė konfuzionit tė krijuar prej shoqėrimit tė Islamit me ekstremizmin. Njoha muslimanė tolerantė tė cilėt mė shikonin si njė tė huaj paqėsor dhe tė respektuar, jo si tė pabesė. Kjo ėshtė pikėrisht ajo qė Profeti arriti nė Medinė, njė komunitet i ngritur jo mbi ndarjet fetare apo etnike, por mbi unitetin dhe pranimin. Njė komunitet i ngritur mbi tolerancėn. I ngritur mbi paqen. Duket se Profeti ishte i ndėrgjegjshėm qė pėrjetimet shpirtėrore dhe feja nuk mund tė qeverisen, dhe pikėrisht pėr kėtė arsye, ai luftoi pėr unitet dhe pranim duke kundėrshtuar sjelljet diskriminuese mes fiseve dhe besimeve tė tyre.
Sot, nė kohėt moderne, analizimi i Kushtetutės sė Medinės mund tė na ofrojė disa urtėsi islame dhe pluralizmin religjioz (Sachedina 2001). Medina shėnoi bashkėjetesėn e parė tė vėrtetė mes feve dhe grupeve tė ndryshme etnike nėn hijen e Islamit. Ajo pasqyron Kuranin qė nė tėrėsinė e tij ofron material tė bollshėm nė mbėshtetje tė teologjisė pėrfshirėse dhe pluraliste(Sachedina 2001, f. 26). Kurani ėshtė zbulesa e padiskutueshme; si rrjedhim ai ėshtė thelbi i tė kuptuarit tė pluralizmit fetar nė Islam. Neni 39 i Kushtetutės sė Medinės pohon, Lugina e Jethribit ėshtė e shenjtė pėr nėnshkruesit e kėtij dokumenti (Sajoo 2009, f. 97). I tillė ėshtė edhe universi, i shenjtė pėr tė gjithė njerėzimin. Kurani shpall se tė gjithė njerėzit janė njė komunitet (2:213), prandaj pėrderisa jemi njė nė botė dhe nė univers, pavarėsisht fesė tonė, ėshtė mėshira e Zotit dhe dhembshuria e tij qė do tė na shpėtojė. Duke diferencuar besimet, ne neglizhojmė faktin se nėn tė njėjtin diell ne i lutemi njė qenieje madhėshtore. Tė gjithė jemi krijuar nga Zoti, prandaj unifikimi ėshtė jo vetėm praktik, por edhe i pashmangshėm.
Kushtetuta e Medinės merr njė rėndėsi tė veēantė nėse mbajmė parasysh tensionet ekzistuese mes muslimanėve, hebrenjve dhe tė krishterėve. Fatkeqėsisht, injoranca dhe frika, dyshimet dhe harbutėria mes kėtyre tre feve abrahamike ka atrofizuar ēdo formė bashkėpunimi. Nė periudhėn pas 11 shtatorit, njė valė e re antagonizmi u ndje nė ajėr, dhe njerėzit nė perėndim filluan tė ndihen tė frikėsuar nga Islami. Trishtueshėm mund tė themi se njerėzit ngatėrrojnė veprimet e nacionalistėve dhe ekstremistėve, tė cilėt padenjėsisht fshihen pas Librit tė Shenjtė duke pretenduar se rruga e tyre ėshtė ajo e Zotit, me atė ēka feja promovon nė tė vėrtetė. Siē Rumi besonte, thelbi i tė gjitha feve ėshtė i njėjtė, sepse tė gjitha mėsojnė dashurinė. Mėsimet e thella filozofike dhe shpirtėrore tė Rumit bazohen nė njė mėnyrė tė menduari qė kėrkon vizon dhe dialog reciprok, qė unė shpresoj se do tė arrihet njė ditė. Njė tjetėr ajet i Kuranit thekson rėndėsinė e dialogut, unitetit dhe tolerancės: Sigurisht qė ju jeni njė komunitet dhe unė jam Zoti juaj, prandaj mė adhuroni Mua (21:92)
Sjellja e Profetit nė Medinė na nxit tė pėrdorim arsyen nė qasjen tonė ndaj besimeve tė ndryshme dhe tė shumta tė botės, nga Evropa nė Azi, nė Amerikėn qendrore, veriore dhe jugore, si dhe nė Afrikė. Na nxit tė kuptojmė sesi hapėsira shpirtėrore e Kuranit shėrben edhe pėr besimet e tjera (Sachedina 2001, f. 23). Ky kuptim zbulon se Islami ėshtė njė besim monoteist qė respekton tė drejtėn e ekzistencės sė feve tė tjera (Stewart 1994, f. 207). Nė njė botė tė globalizuar ku komunikimi ėshtė kaq i thjeshtė, ndryshe nga ēdo periudhė tjetėr historike, mirėkuptimi reciprok i besimeve tė njėri-tjetrit ėshtė mjeti mė i rėndėsishėm pėr tė arritur paqe dhe stabilitet. Nė terma bashkėkohorė mund tė themi se nė botėn e globalizuar ne kemi nevojė pėr njė Kushtetutė si ajo e Medinės. Profeti a.s, gjatė qėndrimit nė Medinė u angazhua nė diskutime ndėr-fetare. Boase shkruan se njė ditė tė krishterėt u lutėn nė njė xhami pasi kishin takuar Profetin a.s (Boase 2005, f. 252). Duhet tė mėsojmė se pėr ēdo vend, komuniteti, umeti, ėshtė mėnyra mė e sigurt dhe efektive e ndėrtimit tė njė shteti pluralist. Kushtetuta e Medinės ishte njė amalgamė cilėsish tė predikuara nga tė gjitha fetė e botės; dashuria, paqja, liria, pranimi dhe toleranca.
Nė Medinė paqja u arrit jo pėrmes forcės sė armėve apo pasurisė, por pėrmes parimeve tė palėkundur tė Islamit, tolerancės, dashurisė, arsyes dhe besimit nė njė Zot. Kushtetuta e Medinės, e para e shkruar nė histori, tregon se Islami refuzon pėrdorimin e dhunės nė fe. Edhe pas shumė shekujsh tė ekzistencės njerėzore, pėrqasja Kuranore e zgjidhjes sė konflikteve pėrmes bashkėbisedimit mbetet mėnyra mė efektive dhe mė e shėndetshme. Kushtetuta e Medinės ėshtė njė shembull qė duhet tė diskutohet dhe tė pėrdoret si referencė nė shqyrtimin e konflikteve aktuale. Krijimi i njė komuniteti, umeti, ofron pluralizėm pėr tė gjithė sepse njerėzit nuk paragjykohen pėr shkak tė besimit, por bazuar nė veprimet e tyre. Persekutimi ėshtė gjenerues i tensionit, ndėrsa arsyeja dhe toleranca ėshtė esenca e paqes. Njėsoj si nė rrugėt e Medinės, falė tolerancės dhe respektit, edhe ne njė ditė mund tė ndėrtojmė njė umet mbarėbotėror, ku i krishteri do ti thotė myslimanit paqja qoftė mbi ty dhe ky i fundit do ti pėrgjigjet edhe mbi ty.
Sean Williams White ėshtė diplomuar pėr histori islame nė Universitetin e Monashit, Melburn.
Referenca:
Armstrong, Karen. 2006. Muhamedi: Njė Profet pėr Kohėn Tonė, Neė York, HaperCollins.
Can, Sefik. 2005. Bazat e Mendimit tė Rumiut, Neė Jersey: The Light, Inc.
Lecker, Michael. Kronikat e Uakidit mbi Statusin e Hebrenjve tė Medinės: Studimi i Raportimeve tė Kombinuara tek Uri Rubin, Jeta e Muhamedit, Great Yarmouth, 1998.
Peters, F. E. 1994. Muhamdi dhe Origjinat e Islamit, Neė York: SUNY.
Ramadan, Tariq. 2007. Mesazheri: Domethėnet e Jetės sė Muhamedit, Londėr: Allen Lane.
Boase, Roger. Islami Ekumenik: Pėrgjigjja e Muslimanit ndaj Pluralizmit Fetar, nė Roger Boase. 2005.
Islami dhe Dialogu Global, Angi, Ashgate.
Sachedina, Abdulaziz. 2001. Rrėnjėt Islamike tė Pluralizmit Demokratik, Neė York: OUP.
Saeed, Abdullah. 2006.Mendimi Islam: Hyrje, MB: Routledge.
Steėart, P.J. Tė Shpalosėsh Islamin, Liban, 1994.
Yildirim, Yetkin. Paqja dhe Zgjidhja e Konflikteve sipas Kushtetutės sė Medinės, MB: Routledge, Vėll. 18, Ēėshtja 1. Janar 2006.
/profetimuhamed.info , mesazhi/com
Krijoni Kontakt