Dy vajza të mitura, me prejardhje nga Bosnja e Hercegovina, Sabina Selimovic (15) dhe Samra Kesinovic, kanë ikur nga shtëpitë e tyre në Vjenë për të shkuar të luftojnë në Siri.
Samra i Sabina që jetonin me prindërit e tyre në Vjenë, të enjten më 10 prill, kanë fluturuar nga Aeroporti i Vjenës në qytetin turk Adana, prej ku kanë vazhduar rrugën për Siri.
Siç shkruan Dnevni Avaz, në kërkim të vajzave të mitura janë vënë edhe policia e Austrisë dhe Turqisë
I ati i Sabinës, Sabiti, ka thënë se vajzat kanë lënë një letër në të cilën kanë lënë porosinë sse kanë shkuar në Siri që të luftojnë për fenë islame.
“Kemi shkuar në rrugë të vërtetë. Po shkojmë të luftojmë për islam. Shihemi ne xhenet, atje është bukur, atje është bota e përjetshme”, ka shkruar Sabina, në letrën e cila është gjetur në librat e saj, transmeton Telegrafi.
I ati i Samrës mendon se ikjen e vajzave e kanë organizuar ata që i kanë bindur ato që të shkojnë në Siri dhe të cilët janë përkujdesur që askush asgjë të mos e hetojë qëllimin e tyre.
Thuhet se Samra kishte hapur një profil të rrejshëm në rrjetin social facebook, me emrin Safija Al Gariba. Shumica e njerëzve në atë profil kanë emra arabë dhe fotografi me armë.
http://www.gazetaexpress.com/lajme/d...e-xhenet-7922/
PS
Nuk eshte fotografia ime, ashtu qe mos e komentoni kete, por temen.
Krijoni Kontakt