Përshëndetje,
Pas një përvojeje shumë të keqe me IPTV-në e ATN-së e Suedisë (që janë të liçensuar Digit Alb), dua të instaloj TV-të shqiptare në shqip, jashtë shtetit - në Belgjikë.
Problemi është se, shërbimet mediokre të Belgjikës, nuk më lejojnë të kam një Internet të shpejtë shkaku i mungesës së VDSL2 në lagjen ku jetoj. (Belgacom) Shpejtësi reale 9.5 Mbps, s'mjafton për t'shikuar kanalet në HD dhe pa penegesa e pikselizime.
E dyta, nëse kaloj me ndonjë kabllo-operator që furnizojnë shpjetësi deri më 120 Mbps, ato t'bllokojnë shpejtësinë po panë që i kalove 250 Gb në muaj. (Telenet)
Saçi, në apartamentin ku jetoj, nuk lejohet poashtu!
A e di dikush ndonjë mundësi tjetër përveç saçit e IPTV-së?
Kisha dëgjuar për një alternative sikurse www.cubsat.com, mirëpo nuk e di a funksionon me Eutelsat 16A ?
Poashtu kisha dëgjuer për një lloj dekoderi që i bën vet updates por që s'është Dreambox, e me t'cilin mund ti shohësh të gjitha kanalet: përfshirë edhe ato françeze e belge?
Flm shumë për përgjigjen.
Krijoni Kontakt