Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 78
  1. #21
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Vajza me mend me pamje te cmendur

    Te mbushesh njezete vjec Marizes i duket moshe e madhe. I duket se eshte e pjekur aq sa duhet, i duket madje se eshte rritur me teper sesa duhet. Por kjo eshte ajo qe thote, pamja e Marizes tregon krejt tjeter gje. Ndersa thote qe tani eshte e madhe, veshja e saj eshte veshja e nje adoleshenteje tipike. Madje pak me ekstremiste sesa duhet: pantallona xhinse me shtrat te ulet e te gjera poshte, shapka me take kauboj dhe bluze ushtarake. Sic i kane te gjitha adolshentet "per se mbari". Kurse mbi pantallona ka veshur ... nje fund te holle. Medoemos te gjelber.

    Marizes i pelqen te bjere ne sy, por e veshur sportive. Minifundet "e paturpshme" qe u sheh te veshura moshatareve, i duken teper vulgare si mjet per te rene ne sy.

    Te ndryshoje floket eshte mania e saj. "Cfare nuk u kam punuar", thote. U ka punuar aq shume, sa tani ka frike te luaje me me ngjyren e tyre, pasi i trembet dites kur ato mos te kene me shkelqimin dhe gjatesine e tyre. E di qe pjesen me te madhe te sharmit, ja jep floku prandaj merret mbi te gjitha me te. Nuk eshte tip i vizitave te perditshme tek parrukieri. Kur nuk ka kohe, ben nje si tip bishti ne maje te kokes. Por kur duhet te shkoje diku, apo kur duhet te kendoje, parrukierja eshte e domosdoshme.

    Mania per te blere rroba duket se nuk do t'i kaloje asnjehere. Edhe pse perdor shpesh garderoben e te motres, (e cila eshte kater vjet me e madhe dhe ka te njejtin trup me te), rrobat duket se nuk i dalin kurre. Gjithsesi blerja e tyre eshte kenaqesi, eshte menyra me e mire per te kaluar ndonje stres. Dhe kur blen gjera te reja duhet te jene patjeter "te cmendura". Nese ju ndodh te shihni neper Tirane ndonje veshje te cuditshme mbi te cilen derdhet nje floknaje e zeze, shiheni mire: eshte patjeter Mariza Ikonomi.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #22
    xha Barka Maska e Jonian
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    Keto dite degjova kengen "Kur me zbrisje shkallet dhe moj" te kenduar nga Mariza Ikonomi. Eshte perpunim i nje kenge te vjeter popullore, me te cilen Mariza u paraqit ne "Maratona e kenges popullore". Megjithese jam pak kritik ndaj perpunimeve te kengeve popullore, me gjithe mend kjo kenge ishte shume e arrire artistikisht. Urime kujtdo qe ka bere orkestrimin si dhe Marizes per interpretimin. Po pres per daljen e albumit te saj ne fund te qershorit.
    Ajo kenga qe permendej ne fillimet e posteve titullohet "Tani e di" dhe kendohet nga Orinda Huta (ose Erinda nuk jam i sigurt). Eshte bere aq e suksesshme ne Shqiperi sa vijen e saj melodike e kane bere dhe zile celulari. E kam ne CD kete kenge si dhe "Piano e vjeter" dhe "Kur me zbrisje shkallet dhe moj" por fatkeqesisht vetem ne CD player-in tim mund t'i degjoj mire. Kudo tjeter qe i kam provuar nuk kam mundur t'i degjoj, duhet te kete ndonje difekt CD-ja ose menyra se si jane regjistruar. N.q.se dikush deshiron tekstet me dergoni mp. ose email dhe do t'jua dergoj sa me shpejt qe te kem mundesi.
    Trimi i mirė me shoqe shumė

  3. #23
    xha Barka Maska e Jonian
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    TANI E DI
    (Orinda Huta)


    Tani e di, jetoj me frymen tende cdo dite.
    Tani e di se sa te dua.
    Kendoj per ty, shpirti yt eshte zeri im
    ne parajse me cojne buzet e tua.

    Se dua te puth cdo mbremje deri ne mengjes,
    dua te te them "te dua" dhe pastaj te vdes.
    Se dua te te puth cdo mbremje deri ne mengjes,
    dua te te them "te dua" dhe pastaj te vdes.

    REFRENI

    Te dua, te dua, te dua, te dua dhe ti e di mire,
    ti e di mire,
    qaj qaj qaj qaj dhe qesh, ku je ti?
    Te dua, te dua, te dua, te dua dhe ti e di mire
    ti e di mire,
    qaj qaj qaj qaj dhe qesh, ku je ti?
    Se dua te puth cdo mbremje deri ne mengjes
    dua te te them "te dua" dhe pastaj te vdes

    Tani e di, jetoj me frymen tende cdo dite.
    Tani e di se sa te dua.
    Kendoj per ty, shpirti yt eshte zeri im
    ne parajse me cojne buzet e tua.

    Se dua te puth cdo mbremje deri ne mengjes
    dua te te them "te dua" dhe pastaj te vdes.
    Se dua te te puth cdo mbremje deri ne mengjes
    dua te te them "te dua" dhe pastaj te vdes.

    REFRENI (2 here)

    Se dua te puth cdo mbremje deri ne mengjes
    dua te te them "te dua" dhe pastaj te vdes...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jonian : 21-06-2003 mė 00:00
    Trimi i mirė me shoqe shumė

  4. #24
    xha Barka Maska e Jonian
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    Piano e vjeter --- Mariza Ikonomi

    Qyteti fle, edhe ti zgjuar rri
    nate e gjate, shoh pertej, erresire.
    E nje ze nga shpirti vjen, filloj e flas,
    edhe dyer, dritat nje nga nje i hap,
    e filloj kendoj.
    Tingujt piano e vjeter kaq prane m'i sjell,
    nate behet dite, sketerra behet shprese,
    e vazhdoj kendoj.
    Cdo mengjes,kengen marr
    me notat flas
    pershendetje kalimtare, vec pak muzike.

    Vec nje fllad muzike kur te vjen nga larg
    shuan gjithe trishtimin, dhimbja mbetet pas
    vetem kur kendoj.
    Tingujt piano e vjeter kaq prane m'i sjell,
    lotet derdhin shi, pas tyre lind nje diell,
    vetem kur kendoj.

    E ti qan, psheretin, endrren largon.
    Vetem je, si une sot, pianon hap.
    Notat thurrin tinguj, gjithe qytetin zgjojne,
    ne k'te nate dhe yjet bashke me ne jetojne, me ne jetojne.
    E nje ze nga shpirti vjen, filloj, kendoj,
    muziken ndiej e me te jetoj, kur kendoj.

    Vetem kur te prek ty ndiej se n'jeten time jam
    vetem kur te prek jeten marr.
    Tingujt sa degjoj, e muziken ndiej, e me te jetoj,
    kur kendoj.
    Vec nje fllad muzike kur me vjen nga larg
    muziken ndiej e me te jetoj,
    kur kendoj.
    Trimi i mirė me shoqe shumė

  5. #25
    xha Barka Maska e Jonian
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    KUR M'I ZBRISJE SHKALLET --- MARIZA IKONOMI

    (Intro)
    Epo kur m'i zbrisnje shkallet
    te dy duart plot, aman.
    Nje me trendafila, nje me borzilok.

    Epo kur m'i zbrisje shkallet dhe moj
    e te dy duart plot, aman
    e nje me trendafila dhe moj,
    e nje me borzilok.

    REFRENI
    M'i zbrisje shkallet moj nje nga nje,
    oh c'ma dogje zemren-e.
    O si bilbilat moj kengen-e,
    bashke te kendojme gjithe jeten-e.

    Epo mu ne mes te odes, dhe moj,
    ti zure vend e s'lojte, aman.
    E ngrije pakez vellon, dhe moj,
    o se c'ma dogje shpirtin-e.

    M'i zbrisje shkallet, moj nje nga nje,
    oh c'ma dogje zemren-e,
    oh bilbilat, moj kengen-e,
    bashke te kendojme gjithe jeten-e.

    Epo kur m'i zbrisje shkallet, dhe moj,
    o te dy duart plot, aman,
    e nje me trendafila, dhe moj
    nje me borzilok.

    Epo mu ne mes te odes, dhe moj,
    ti zure vend e s'lojte, aman.
    E ngrije pakez vellon, dhe moj.
    o se c'ma dogje shpirtin-e.

    (3 here)
    M'i zbrisje shkallet, moj nje nga nje,
    oh c'ma dogje zemren-e,
    oh bilbilat moj kengen-e,
    bashke te kendojme gjithe jeten-e.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 30-06-2003 mė 22:45
    Trimi i mirė me shoqe shumė

  6. #26
    Faleminderit Jonian per postimin e teksteve
    Pershendetje
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-08-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    36
    Emri i saj kenges te Orinda Hutes quhet " Tani e di".

  8. #28
    Biografia

    MAriza Ikonomi ka lindur me 12 Maj 1983 ne Tirane. Eshte 20 vjeē dhe ka perfunduar studimet ne liceun artistik ''Jordan Misja'''. TAni ka filluar studimet ne Akademine e Larte te Arteve dega kanto. Ajo ka filluar te kendoje qe e vogel duke u aktivizuar ne qendren e kultures se femijeve e qe aty duke marre pjese ne festivalet e femijeve ne Tirane dhe Shkoder. Me pas me nje hap vigan u ngjit ne skenen e Festivalit te madh kombetar ne moshen 12 vjeē. Nga kengetaret e Qendres se femijeve ajo u perzgjodh nga Franēesk Radi i cili eshte nje nga kantautoret me te mire ne vendin tone. Mariza eshte kengetarja e pare qe u ngjit ne kete skene ne nje moshe kaq te vogel. Kenga e tyre fitoi ēmimin e telespektatorit qe per ate vit ishte nje ēmim mjaft i rendesishem. Me pas ēmime te tjera vershuan per Marizen. Ne festivalin e femijeve, mori ēmimin e pare me kengen 'Memedheu'. Po me kete kenge fitoi perseri ēmimin e pare ne Festivalin Ballkanik te femijeve. Me keto dy kenge Mariza u be shume e dashur jo vetem per femijet por edhe per te rriturit jo vetem ne Shqiperi por edhe ne vende te tjera ku kendonte.Ne Maqedoni, Mariza fitoi ēmimin e trete ne nje festival mbarekombetar me kengen 'Le te kete gjithmone pranvere' ndersa publiku i Kosoves qe para pak kohesh e mbante mend ende te vogel, me syze tani e duartroket me zjarr si Mariza Ikonomi 17 vjeē por me nje ze te pjekur e shume profesional. Pas disa koncerteve ne Zvicer, France dhe me grupin 'Ilirianet' ne Hollande dhe Kosove, Mariza si pjesetare e ketij grupi u mireprit ne festivalin e madh me kenget
    'Ti me fal' dhe 'Dashuri dhe Lot' dhe me albumin e tyre te quajtur 'Vegim Qiellor' ku kenget kane fryme mistike sepse edhe pjesetaret e grupit jane besimtare ne Zot. Pas kesaj rifilloi te kendoje vetem por duke u mbeshtetur nga grupi me kenget teper te suksesshme 'S'do qaj'.

    Kjo kenge u kompozua nga vete Mariza dhe publiku i Kosoves, Maqedonise e priti shume mire. Ne Festivalin e pranveres me kete kenge Mariza u vleresua me ēmimin interpretuesja me e mire 'Mikrofoni i Arte' dhe tek Kenga Magjike doli perseri interpretuesja me e mire me kengen 'S'e di'. Keto kohe Mariza ka realizuar dy videoklipe te kengeve 'Kur vjen e Djela' qe eshte sigla hapese e nje 'show' televiziv dhe te kenges 'S'e di'. Kenga e ketij festivali titullohet 'Tregome' dhe eshte nje kenge e rrymes alternative
    Ajo ka patur bashkepunim me kengetare e autore te ndryshem sepse mund te kendoje ēdo lloj zhanri muzikor duke filluar nga ai popullor e deri tek ai alternativ e heavy metal. Kengetaret e saj te preferuar jane CelineDion, Alanise Marisete, Guns'n Roses, Cranberryes etj. Ushqimi i preferuar picca kapriēoza dhe patatet e skuqura edhe pse eshte llupse e madhe.Familja e saj eshte e perbere nga kater pjesetar: Prinderit dhe motra e saj qe e do aq shume dhe i ngaterrojne shpesh si binjake sepse ngjajne shume. Aktori i preferuar Keanu Reeves.

    Shkeputur nga faqa e Marizes

  9. #29
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Mariza llupse??? Kur vinte ajo ne shtepine time shume e shume kohe me pare, ne blinim 2 buke 50 - she.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-08-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    36
    CDja e re e saj quhet "Mysafire e mallkuar"
    Ka nja 4-5 dite qe e ka nxjerre.

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dodona Pelazgjike Dhe Tomor’i Zotit Te Pelazgevet
    Nga Darius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 19:23
  2. Artistet tane - Foto dhe diskutime.
    Nga Orion_DYRRAHU nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 11-06-2007, 15:46
  3. Intervista me kėngėtarė shqiptarė!
    Nga ChuChu nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 20-05-2007, 21:37
  4. 17 Prill 2004: Koncert i Mariza Ikonomi
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 15-07-2005, 15:28
  5. Mariza Tomei
    Nga dodoni nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-09-2003, 02:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •