Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    25-vjeçarja nga Shkodra: Kërkova punë kameriere, pronarja më bëri prostitutë

    25-vjeçarja nga Shkodra: Kërkova punë kameriere, pronarja më bëri prostitutë

    SHKODER-“Tre herët e para më detyruan me dhunë të prostituoja në aneksin e lokalit dhe më pas gjithçka u kthye në rutinë për mua. Të paktën siguroja bukën e gojës për familjen”. Kështu ka deklaruar para oficerëve të policisë kriminale të Shkodrës një 25-vjeçare e cila u kap teksa kryente marrëdhënie seksuale kundrejt një shume parash, bën të ditur agjencia e lajmeve NOA.

    Agime Likaj, 42 vjeçe, pronare e një lokali në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër u kap pasi akuzohet se shfrytëzonte për prostitucion një 25-vjeçare. Kjo e fundit u mor në pyetje nga oficerët e policisë për të dhënë dëshminë e saj.

    Ajo i tha policisë se rreth katër muaj më parë kishte “trokitur’ në këtë lokal për të filluar punë si kameriere por kishte përfunduar prostitutë.

    “Asnjë nga familja ime nuk punon. Ne jetonim me qira dhe nuk siguronim dot as bukën e gojës. E gjendur në këto rrethana shkova tek lokali i Agimes dhe kërkova punë si kameriere pasi edhe ajo kishte nxjerrë një njoftim.

    E shihja shpesh të bisedonte me burra që ishin klientë të lokalit por asnjëherë nuk dyshova se ishin pikërisht duke bërë pazar për trupin tim.

    Një ditë ajo me kërkoi të futesha bashkë me të në aneksin e lokalit dhe unë sapo hyrë mua afrua një burrë. Me dhunë pronarja me detyroi të kryeja marrëdhënie seksuale me të. Ngjarjen nuk ia rrëfeva askujt për shkak se kisha frikë, ndaj e njëjta gjë ndodhi edhe herë të tjera derisa pranova me dëshirë të prostituoja pasi në fund të ditës merrja më shumë para”, ka dëshmuar në polici 25-vjeçarja duke shtuar se njerëzit e dinin që punonte si kameriere.

    Burime nga policia thanë se e reja kryente marrëdhënie seksuale me klientë të ndryshëm që siguroheshin nga pronarja e lokalit. Ajo prostituonte për 30-50 mijë lekë të vjetra. Policia tha se po vazhdojnë hetimet për të identifikuar të tjerë persona të implikuar në këtë veprimtari kriminale pasi dyshohet se 42-vjeçarja nuk mund të detyronte e vetme 25-vjeçaren të prostituonte.

    (d.b/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/kryesore/1/...te-190858.html
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: 25-vjeçarja nga Shkodra: Kërkova punë kameriere, pronarja më bëri prostitutë

    Domethene tani eshte e pa pune kjo 25 vjecarja???
    Me mire qe ka bere amore me lek, cfare te bente, te vdiste urie??
    Shtet leshi, nuk te le te nxjerresh buken e gojes!!
    Cdo gje eshte relative...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: 25-vjeçarja nga Shkodra: Kërkova punë kameriere, pronarja më bëri prostitutë

    po ka qene tek buka e gojes....s'di çte thuash...

    po me hir apo pahir....do pare kjo pune
    "Më e mira është armike e së mirës"

  4. #4
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: 25-vjeçarja nga Shkodra: Kërkova punë kameriere, pronarja më bëri prostitutë

    Ne e kemi zakon te tallemi me hallet e tjereve deri atehere kur na bien mbi kurriz. Eshte per te ardhur keq cfare i ka ndodhur kesaj dhe sa veper te shemtuar ka bere pronarja e lokalit duke detyruar forcerisht vajzen e shkrete te shese trupin dhe nderin e saj. Historia e dhimbshme e njezete e pese vjecares nga Shkodra eshte pothuajse e njejte me dramen e qindra dhe mijera vajzave shqiptare te cilat me dhune u detyruan te prostituojne. Ata jane heroinat e verteta te kombit tone sepse vete jeta e tyre plot vuajtje dhe sakrifica tregon padrejtesite dhe krimet qe jane bere mbi njerezit e varfer.

    Jane te shumta femrat te cilat abuzohen seksualisht mjafton te germosh dhe do shikosh qe ne Shqiperi nje pjese e atyre te cilat punojne si shitese apo kamariere, madje edhe ne zyra avokatie dhe noterie e deri ne instancat e larta shteterore jane te dashurat e pronareve dhe eproreve. Sigurisht qe nuk eshte faji vetem i pronareve dhe eproreve te cilet shfrytezojne fuqine qe kane ne dore, faj kane edhe femrat por gjithsesi jetojme ne kohe te veshtira dhe askush nuk duhet te luaje me buken e tjetrit.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  5. #5
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: 25-vjeçarja nga Shkodra: Kërkova punë kameriere, pronarja më bëri prostitutë

    Une nuk di te arsyetoj me fjale te bukura por di qe jam pro prostitucionit si zgjidhje e fundit, per te mos vdekur per buke !!
    Me mire te shesesh trupin se sa te vjedhesh !
    Vetem se fatkeqesisht nuk jemi ne Hollande qe te besh prostitucion me kupon tatimor, ne shume raste vajzat e shkreta abozohen nga pronaret.
    Problem i rende papunesia ne vended e treta si skiperia.
    Cdo gje eshte relative...

  6. #6
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: 25-vjeçarja nga Shkodra: Kërkova punë kameriere, pronarja më bëri prostitutë

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Ne e kemi zakon te tallemi me hallet e tjereve deri atehere kur na bien mbi kurriz. Eshte per te ardhur keq cfare i ka ndodhur kesaj dhe sa veper te shemtuar ka bere pronarja e lokalit duke detyruar forcerisht vajzen e shkrete te shese trupin dhe nderin e saj. Historia e dhimbshme e njezete e pese vjecares nga Shkodra eshte pothuajse e njejte me dramen e qindra dhe mijera vajzave shqiptare te cilat me dhune u detyruan te prostituojne. Ata jane heroinat e verteta te kombit tone sepse vete jeta e tyre plot vuajtje dhe sakrifica tregon padrejtesite dhe krimet qe jane bere mbi njerezit e varfer.

    Jane te shumta femrat te cilat abuzohen seksualisht mjafton te germosh dhe do shikosh qe ne Shqiperi nje pjese e atyre te cilat punojne si shitese apo kamariere, madje edhe ne zyra avokatie dhe noterie e deri ne instancat e larta shteterore jane te dashurat e pronareve dhe eproreve. Sigurisht qe nuk eshte faji vetem i pronareve dhe eproreve te cilet shfrytezojne fuqine qe kane ne dore, faj kane edhe femrat por gjithsesi jetojme ne kohe te veshtira dhe askush nuk duhet te luaje me buken e tjetrit.
    I ka pare mendjen pronarja ndaj dhe i ka sugjeruar punen e prostitutes.Nje femer me karakter o kishte denoncuar rastin ose nuk kish vajtur me te nesermen por kesaj i ka lezetuar paraja. Fukarallek ka kudo por zgjidhja nuk eshte prostitucioni. Mjafton te lexosh fjalet e saj dhe ja kupton mendjen. Fjala e saj te punosh si kamariere gjithe muajin i merr apo jo 250 mije leke nderkohe prostitute ato para i ben vetem per 5-6 dite pune.

    Njoh familje qe edhe pse me pak para jetojne si mos me mire. Paraja hallall ka bereqet. Keto para te pista sic merren ashtu dhe shpenzohen.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-02-2013
    Postime
    17

    Për: 25-vjeçarja nga Shkodra: Kërkova punë kameriere, pronarja më bëri prostitutë

    Pa dashur te gjykoj askend,nuk me duket zgjidhje te shesesh trupin..
    Ndihej e detyruar?? Askush nuk mund te detyroj te besh dicka qe nuk e do..Je vet zot i vetvetes..Denoncimi mund te ishte nje zgjidhje e mir e ketij rasti..
    I duheshin para per familjen?? Nuk eshte kjo menyra per te mbajtur familjen..po familja do ti pranonte ato para nese do ta dinin se si i fitonte vajza??

  8. #8
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: 25-vjeçarja nga Shkodra: Kërkova punë kameriere, pronarja më bëri prostitutë

    Ne cdo vend te botes ku nje veprim i tille nuk eshte i ligjshem e denon pronaren ne maksimum, edhe sikur ajo vajze te shkonte me deshire, pronaria ka qene ajo qe ka lejuar aktivitet ilegal ne pronen e vet. MERITON BURG NE MAKSIMUM PRONARIA! Vajza per mendimin tim eshte viktime!
    I LOVE GOD

    j&g

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar loneeagle për postimin:

    Meriamun (23-05-2014)

  10. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 25-vjeçarja nga Shkodra: Kërkova punë kameriere, pronarja më bëri prostitutë

    Mire pronaren qe e futem ne burg, po ata "klientat" a duhet t'i ndjeki Prokuroria e fusi ne burg?

    Albo

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Meriamun (23-05-2014)

  12. #10
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: 25-vjeçarja nga Shkodra: Kërkova punë kameriere, pronarja më bëri prostitutë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Mire pronaren qe e futem ne burg, po ata "klientat" a duhet t'i ndjeki Prokuroria e fusi ne burg?

    Albo
    Perderisa kane kryer aktivitet ilegal edhe ka prova sigurisht! Kush ka thyer ligjin te denohet, por qe te gjithe fajin ta mbaje viktima ne kete raste kjo vajza, vetem ne Shqiperi ndodh.
    I LOVE GOD

    j&g

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar loneeagle për postimin:

    Meriamun (23-05-2014)

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •