Close
Faqja 10 prej 15 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 149
  1. #91
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Konvertohen në katolikë 20 persona

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    ..... Me siper vjen e thua se te krishteret duan te bejne test e provim per tu pranuar ne fe. Ketu vjen e na thua se afganstani eshte vend i bekuar. I ke pare ata te krishteret e afrikes qendrore. Ka prej tyre kanibale qe hane mish njeriu. Ti besoj se ndihesh krenare me te tille vellezer kanibale te krishtere.
    Tema eshte per te konvertuarit katolike, efendi, dhe une thashe thjesht se katoliket duhet(jo "duan"; siç shkruajne maloket tirons) te bejne nje kurs paraprakisht e edhe njefare provimi ne fund, gje qe kam perjetuar personalisht!! Askerkund nuk kam thene se tere te krishteret ndjekin te njejten praktike konvertimi. Ti, ne vend qe te shkumezosh nga mllefi, shko e kerko te behesh katolik, e ke per te pare nese mjaftojne vetem "lla..lla..lla..lla..."!!!
    Sa per kanibalet qe hane mish njeriu(çudi, kushedi se çfare kuptimi ka fjala "kanibal" per njemalok tirone islamuk, si puna jote!!!!), i ke pare te mbajne kryq ne qafe ndersa ushqehen me te ngjashmit e vet; apo i ke degjuar te pelkasin "allahu akbar", si ata kermat e vellezerve te tu ne Siri?!?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga jarigas : 25-04-2014 më 18:36
    Jarigas

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Për: Konvertohen në katolikë 20 persona

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Besimtari me i rrezikuar dhe i rrezikshem eshte "besimtari i thjeshte" qe interesohet "ta kuptoje cdo dispozite te fese"...
    Sepse ne shumicen e rasteve behet fjale per njerez qe nuk jane ne gjendje t'i kuptojne dhe interpretojne drejte ato dispozita.
    Prandaj, per shumicen e "besimtareve te thjeshte" eshte me mire te degjojne, lexojne dhe pervetesojne interpretimet e hoxhes se besueshem.
    Gabon nese fjaleve te mia i jep kuptim si deshiron ti !
    Thjeshtesin time e kam parim ne jete , se edhe vete Pejgamberi as ka qene shume i thjeshte-modest . S'do te thote te jesh i thjeshte qe duhet me patjeter te jesh injorant .
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Prandaj, per shumicen e "besimtareve te thjeshte" eshte me mire te degjojne, lexojne dhe pervetesojne interpretimet e hoxhes se besueshem.
    Thenie me vend , sepse kur ta shikojme nga kendveshtrimi historik te gjithe njerzit kane qene te nje feje se pari . Por nga ky devijim , dhe nga largimi i njerzve nga mesazhet e perjgambereve pastaj hoxheve(mesuesve) ka pruar krijimin e shume feve te devijauara . E ata qe kane varar ne emer te kryqit (kryqezatat e fameshme) dhe sot disa ''muslimane'' te tille qe vrasin veten ne emer te kinse Allahut jane si pasoj e mos ndegjeses se hoxheve kompetent . Sepse shikuar realisht nje Zot eshte per te gjithe , por jo te gjithe e besojne si ka urdheruar Ai .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ceni-1 : 26-04-2014 më 01:08
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  3. #93
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639

    Për: Konvertohen në katolikë 20 persona

    Cfar Zoti eshte ai "Zot" qe vritet per mekatet e krijesave qe "Ai" krijoi vete?! Zoti qe besoj une eshte I plotfuqishem, Zoti qe besoj une fal mekatet me nje fjal, krijon dhe zhduk universe me nje fjale!
    E "Zoti" yt sic duket nuk ka fuqi as mekatet me I shly njerezimit pa mos vra veten e tij!
    Nje "Zot" qe VDES nuk eshte Zot morre I urruar.
    Po nejse beso cfar te duash.

    Selam Alejkum !

  4. #94
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Konvertohen në katolikë 20 persona

    Xhamia dhe kisha qëndrojnë pak metra larg njëra-tjetrës. Ezani (thirrja e cila përdoret për të shpallur kohën e faljes së Namazit) dhe kambanat e kishës, jehojnë nëpër fshat me radhë sipas kohës së paraparë për kryerjen e lutjeve fetare, duke e nisur, shoqëruar dhe përfunduar kështu një ditë, në raporte të ngrohta mes banorëve të fshatit Kervasari që ndodhet nën administrimin e komunës së Malishevës.

    Festa e Pashkëve është përcjellë, por pritet të vijë Festa e Bajramit. Myslimanë, katolikë dhe protestantë, jetojnë në fshat të shkëputur nga tematika botërore dhe shpesh e theksuar dhe për Kosovën si radikalizëm fetar. Termi radikalizëm fetar është i panjohur për banorët e Kervasarisë. Ndonëse disa prej tyre të konvertuar së fundi në fenë e krishterë nga ajo islame, kanë ende drojë të deklarojnë haptas konvertimin. Ndërkaq, drojë në anën tjetër kanë të deklarohen dhe ata të besimit të krishterë që po konvertohen në islam, numër ky më i vogël në krahasim më të konvertuarit në të krishterë në Kosovë.

    Rikthimi në identitet

    B. Bytyqi është një nga kosovarët e konvertuar së fundi, nga mysliman në fenë e krishterë. Konvertimi i tij është pritur mirë nga familja. Bashkëshortja e tij e cila ka ardhur nuse tek një mysliman, nuk e ka pasur dhe nuk vazhdon ta shohë si problem apo të papranueshëm konvertimin e bashkëshortit të saj në katolik. Madje, në humor ky çift thotë se e “keqja” e konvertimit është se familja po shpenzon më shumë se po organizon shumë festa.

    Por, ndonjë pengesë tjetër nuk vërehet as në shikim të parë sapo të ulesh në tavolinën e kësaj familjeje. Edhe nëna e moshuar e Bytyqit dhe fëmijët e tij e kanë pranuar shumë shpejt dhe më dëshirë konvertimin e tij, siç thotë ai vetë në “fenë e të parëve”. Ai thotë se fshati po kthehet në identitetin e vet. Bytyqi rrëfen historinë e fshatit, që, sipas tij, ishte i besimit të krishterë para se të pushtohej nga perandoria osmane dhe të ndodhte konvertimi në fenë islame.

    “Këtu në fshat ka pasur mure dhe themele të kishave të vjetra. Kisha e re është ndërtuar pranë kishës së vjetër, madje dhe oborri i shkollës është i ndërtuar mbi themelet e kishës së vjetër. Kur u ndërtua objekti i shkollës, muret e kishës së vjetër u mbuluan me zhavorr”, tregon Bytyqi. Festën e Pashkëve, ai dhe shumë banorë të tjerë të fshatit të konvertuar e kanë kremtuar në harmoni me gjithë fqinjët.

    Konvertimi që po vazhdon i banorëve të fshatit nga islami në fe të krishterë, nuk i pengon pjesën tjetër që vazhdojnë të mbesin myslimanë. Bytyqi thotë se mendimi që të parët e tij janë kthyer më dhunë në fenë islame nga turqit nuk e ka lënë të qetë derisa ka bërë konvertimin. Ai thotë se vazhdimisht i jehonte zëri i të parëve që kanë rezistuar të mbajnë fenë e tyre.

    “O Zot ndihmona që kjo mos të humb kurrë”, thotë ai të jenë shprehur të parët teksa rezistonin që feja e krishterë të mos zhdukej, e që tash, sipas tij, po kthen në identitet banorët e Kervasarisë. Ai tregon se fëmijët e tij zgjedhjen për fe do ta bëjnë pasi të arrijnë moshën e pjekurisë. “Fëmijët duhet të orientohen kah shkollimi. Pastaj kur të rriten dhe janë të lirë të vendosin vetë”, tha ai.

    Ai rrëfen se si atmosfera festive është e njëjtë sikurse për Bajram sikurse për Krishtlindje apo Pashkë. Në fshat mbahet mend edhe emri Maria, ndonëse gjithë fshati ishte mysliman. Madje haptas thonë se një pjesë e banorëve fshehurazi kanë ruajtur fenë e krishterë dhe ka mbajtur ritet fetare në shtëpi, përderisa jashtë saj janë paraqitur si myslimanë. B. Bytyqi thotë se jo vetëm gjyshërit dhe prindërit e tij, por dhe ai vetë i mban mend disa zakone nga “feja e të parëve” që zbatoheshin ende nga banorët e fshatit.

    “Kur thernim lopën apo viç për posterm më kujtohet se si burrat pasi e thernin lopën ia bënin një kryq në mes të trupit dhe e mbushnin me krip që të shkonte mbarë puna”, thotë ai, duke bërë të ditur se këtë e mban mend dhe vetë ta ketë parë dhe shumë rite tjera me bazë në fenë e krishterë. Ndërsa, bashkëshortja e tij thotë se toleranca fetare në këtë fshat është vetëm një rast, përderisa, sipas saj, në gjithë Kosovën ekziston një tolerancë e tillë. Ajo thotë se edhe familja e saj e ka pritur mirë konvertimin e dhëndrit në fenë e krishterë.

    Nxënësit e Kervasarisë shkojnë në shkollë dhe luajnë së bashku. I krishterë apo mysliman për ta nuk është ndonjë risi. Madje po të pyesësh ndonjë nga këta banorë se cilit komunitet fetar i përkasin ata të përgjigjen “jemi të përziem”. Por, ka dhe nga ata që kanë nisur të mendojnë për konvertim. “As andej as këndej jam”, thotë një grua që pa dashur të zgjasë bisedën ikën dhe pa treguar identitetin e saj.

    Kada Bytyqi, është mësuese në parashkollorë. Ajo thotë se në klasë ka fëmijë të të dy besimeve, por asnjëherë nuk është vërejtur ndonjë dallim mes tyre apo gjuhë ofenduese. Kryetarja e fshatit Filloreta Bytyqi thotë se mosmarrëveshje ndërfetare në fshat nuk ka pasur, madje, sipas saj, banorët shkojnë për urime tek njëri-tjetri, e jo vetëm nëpër festa. “Edhe në mort shkojmë bashkë, si në xhami ashtu dhe në kishë”, thotë ajo. Bytyqi tregon se këto konvertime kanë ndodhur sidomos që nga paslufta dhe tash deri në 4-5 veta kanë ndërruar dhe emrat.

    Konvertimet edhe nga katolik në mysliman

    Hoxhë Zuhdi Hajzeri nga Peja thotë se ka disa raste nëpër Kosovë, por edhe në qytetin e Pejës të pranimit të islamit nga të krishterët që janë bërë edhe publike. “Njoh edhe raste sidomos nga të rinjtë që kanë pranuar fenë islame, por që ka raste që nuk e bëjnë publike as para masës, as para familjes (një rast të tillë e njoh që ka ndodhur muajin e fundit)”. Ky rast ai thotë se nuk e bën publik konvertimin për shkak të familjes së tij. “Nuk e bën publike sepse frikësohet nga familja e tij, pasi mund dhe ta largojnë nga familja”, thotë Hajzeri, duke bërë të ditur se të gjitha rastet e konvertimit regjistrohen nëpër Bashkësitë Islame nëpër komuna.

    Studiues të religjionit e paraqesin popullin shqiptar si tejet tolerant sa i përket besimit fetar. Profesori i lëndës së religjionit në Universitetin e Prishtinës, Muhamet Mala, thotë se shqiptarët si popull kanë specifikat e veta, e një nga ato ai përmend dhe karakterin heterogjen fetar që, sipas tij, ka ndikuar dhe në vetë tolerancën ndërfetare.

    Thyerja e sistemit monist si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri, ai thotë se ka lënë zbrazëtira që kanë futur elemente në religjion, duke e vënë në shkallë më të lartë se sa përpara. Religjioni tash ai shpjegon se po del dhe në atë shkallë ku nuk e ka vendin. Sipas tij, edhe po keqpërdoret sikurse përmend rastet e figurave historike të cilat, ai thotë se nuk duhet të trajtohen sipas religjionit.

    Mala thotë se shteti ligjor, forca e ligji dhe kultura jonë duhet të ndërveprojnë dhe radikalizmi fetar që nuk ka qenë karakteristikë asnjëherë e popullit shqiptar të mos pranohet as tani. Me rastin e Festës së Pashkëve, në një ceremoni të zhvilluar në katedralen “Nënë Tereza”, 20 qytetarë të Kosovës u konvertuan në fenë katolike.

    http://www.zeri.info/artikulli/32623...tare-ne-rritje
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  5. #95
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Konvertohen në katolikë 20 persona

    Citim Postuar më parë nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    Cfar Zoti eshte ai "Zot" qe vritet per mekatet e krijesave qe "Ai" krijoi vete?! Zoti qe besoj une eshte I plotfuqishem, Zoti qe besoj une fal mekatet me nje fjal, krijon dhe zhduk universe me nje fjale!
    E "Zoti" yt sic duket nuk ka fuqi as mekatet me I shly njerezimit pa mos vra veten e tij!
    Nje "Zot" qe VDES nuk eshte Zot morre I urruar.
    Po nejse beso cfar te duash.

    Selam Alejkum !
    "Vellau" i atij qe ju deshen miliona vite te "persos" nje fe
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ane për postimin:

    jarigas (29-04-2014)

  7. #96
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639

    Për: Konvertohen në katolikë 20 persona

    Citim Postuar më parë nga ane Lexo Postimin
    "Vellau" i atij qe ju deshen miliona vite te "persos" nje fe
    Vitet kane kuptim per njerezimin, koha nuk ka kuptim per krijuesin. Ne jemi ata qe perceptojme konceptin e kohes.
    Fundja nqs dicka udheton me shpejtesine e drites, koha ndalet plotesisht, ashtu e urruar? Andaj ti nese ke dicka me fene islame, urdhero e shrkuaj, por mos me krahaso islamin me nje fe qe I djeg shkencetaret!
    WE WILL NOT GO DOWN!

  8. #97
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Konvertohen në katolikë 20 persona

    Konvertohen 20 veta....e behen lemsh 200 te tjere,lol

  9. #98
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Konvertohen në katolikë 20 persona

    Keto konvertime qe i promovon kisha katolike, jan burim i prishjës së tolerancës fetare.
    … ///

  10. #99
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Konvertohen në katolikë 20 persona

    Citim Postuar më parë nga Le dévoué Lexo Postimin
    Keto konvertime qe i promovon kisha katolike, jan burim i prishjës së tolerancës fetare.
    Cudi me ju muslimanet si kundershtoni vullnetin e Allahut ..po ishte Allahu ai qe nuk i udhezoi keta ne fene e drejte dhe vetem me vullnetin e tij u konvertuan ne te krishtere ,mendon se keta jane konvertuar pa vullnetin e Allahut?
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  11. #100
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Konvertohen në katolikë 20 persona

    Citim Postuar më parë nga ane Lexo Postimin
    Cudi me ju muslimanet si kundershtoni vullnetin e Allahut ..po ishte Allahu ai qe nuk i udhezoi keta ne fene e drejte dhe vetem me vullnetin e tij u konvertuan ne te krishtere ,mendon se keta jane konvertuar pa vullnetin e Allahut?
    Ke te drejt ane,

    Allahu i ka mallkuar keta, qe ndrruan fejen e vertet per nje fe qe kurrsesi nuk do te pranohet nga Zoti i Gjithësis !
    … ///

Faqja 10 prej 15 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •