Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Metaj, Klosi e Idrizi krijojnë Grupin Parlamentar i Miqësisë Shqipëri-Turqi

    Emri:  IMG_8505-300x237.jpg

Shikime: 1164

Madhësia:  20.1 KB

    TIRANE- Parlamenti shqiptar krijon Grupin Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Turqi. Grupi do të drejtohet nga Deputeti Blendi Klosi, dhe sipas kreut të Kuvendit, Ilir Meta, puna e përbashkët e dy grupeve të miqësisë në të dy Parlamentet do t’i shërbejë forcimit të shkëmbimeve ndër-parlamentare, ekonomike e kulturore mes dy vendeve.

    Meta, i shoqëruar nga deputetët Blendi Klosi dhe Shpëtim Idrizi, pritën sot Zv.Kryeministrin e Turqisë, Emrullah Işler, i cili shoqërohej nga një delegacion deputetësh të Parlamentit të Republikës së Turqisë.

    Işler u shpreh se Turqia i kushton vëmendje të veçantë forcimit të marrëdhënieve me Shqipërinë si në planin dypalësh ashtu edhe në planin ndërkombëtar. Në këtë kuadër z. Işler nënvizoi se bashkëpunimi i ngushtë mes Turqisë dhe Shqipërisë është një kontribut për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të të gjithë rajonit.

    Panorama

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Metaj, Klosi e Idrizi krijojnë Grupin Parlamentar i Miqësisë Shqipëri-Turqi

    E morët stafetën që la paraardhësi i kësaj qeverie ? Ju lumtë !! Forcojni mardhënjet me qeverinë Turke ... Sa më afër Turqisë aq më larg Europës !! Mjafton të shohësh punimet e rrugës së Kombit që ndërtoj kompania Turke apo menaxhimin e Korumit dhe fabrikës së bakrit dhe konkluzionet dalin vetë !
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •