-
Mazhoranca i heq kompetencën Presidentit për zgjedhjen e kreut të ILDKP
Kreu i ILDKP, shumica i heq kompetencën Presidentit
Maxhoranca votoi dje disa ndryshime në ligjin e ILDKP, përmes të cilave, kompetencën për të propozuar kreun e këtij institucioni nuk do ta ketë më Presidenti, por Parlamenti. Opozita nuk i pranoi ndryshimet, duke thënë se përmes këtij propozimi po i hiqet një tjetër kompetencë kreut të shtetit dhe po kapet një institucion i pavarur. Pas rreth dy orësh debat deputetët demokratë lanë mbledhjen e Komisionit të Ligjeve duke mos pranuar ta vijonin më tej diskutimin e amendamenteve.
DEBATI
Deputeti Armando Subashi deklaroi se heqja e kompetencës së Presidentit bëhet që procesi të jetë më i hapur dhe transparent. “Rasti i fundit i dekretimit të zonjës Xhuka në atë institucion ishte një rast që na bëri të reflektojmë. Pavarësisht mënyrës si vepron Presidenti, procesi është i mbyllur. Presidenti paraqet para Kuvendit dy kandidatura dhe e vë Kuvendin në mundësinë e zgjedhjes së njërës prej tyre. Kalimi i kompetencës te Kuvendi e bën procesin shumë të hapur”, u shpreh Subashi. Ndërsa deputeti Majko tha se sot ka gjyqtarë që blejnë bileta për të parë ndeshje të skuadrave të mëdha të Europës. “Ishim duke shkuar në Mynih. Bashkë me ne udhëtonin edhe gjykatës që kishin prerë biletë për të parë ndeshjen e Bajernit. Ne kemi krijuar një elitë të korruptuar në zemër të Shqipërisë, dhe shtetit tonë ligjor i ka mbetur vetëm ‘L’, prandaj o do e bëjmë, o do t’i themi shko për lesh gjithë kësaj historie”, u shpreh Majko. Në përgjigje të qëndrimeve të maxhorancës, nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi, deklaroi: “Kryeministri dhe kreu i Kuvendit po synojnë që pasi e kanë uzurpuar de facto këtë institucion, ta kapin edhe me ligj duke e mbyllur këtë histori. Nuk është gjë tjetër veçse legalizim i asaj maskarade që ndodhi në Parlament me procesin e hetimit të paligjshëm të kreut të ILDKP- së”. Ndërsa Strazimiri u shpreh se shumica kërkon të marrë drejtimin e ILDKP-së që ky institucion të mos hetojë kur Kryeministri deklaron 3 mijë euro pasuri. “Nuk janë vetëm gjyqtarë dhe prokurorë, janë politikanë të lartë, janë politikanë të Ekzekutivit kryesisht. ILDKP e ka parë krejtësisht të arsyeshme që deklaron se nga 20 vjet punë ka vetëm 3 mijë euro, nuk i vret sytë fakti që deklarohet pa shtëpi, por po ndërton një pallat në Dajt”, tha Strazimiri.
DEBATI NË KOMISION
Armando Subashi: Rasti i fundit i dekretimit të zonjës Xhuka në atë institucion ishte një rast që na bëri të reflektojmë. Pavarësisht mënyrës si vepron Presidenti, procesi është i mbyllur. Presidenti paraqet para Kuvendit dy kandidatura dhe e vë Kuvendin në mundësinë e zgjedhjes së njërës prej tyre. Kalimi i kompetencës te Kuvendi e bën procesin shumë të hapur.
Shkëlqim Ganaj (kreu i ILDKP): Shqetësim është marrja në përdorim dhe mosdeklarimi i makinave tepër të shtrenjta. Në media kanë dalë zyrtarë me makina të shtrenjta dhe në deklaratat e pasurisë nuk janë.
Pandeli Majko: Ishim duke shkuar në Mynih. Bashkë me ne udhëtonin edhe gjykatës që kishin prerë biletë për të parë ndeshjen e Bajernit. Më falni miqtë e mi. Të gjithë ne kemi këto rroga që kemi, por a ju del juve që të shkoni dhe të bëni gallatë me të ardhurat tuaja?! Të shkoni të shikoni ndeshjen?! Ne kemi krijuar një elitë të korruptuar në zemër të Shqipërisë, dhe shtetit tonë ligjor i ka mbetur vetëm “L”, prandaj o do e bëjmë, o do t’i themi shko për lesh gjithë kësaj historie!
Gent Strazimiri: Ne po përpiqemi në një farë mënyre të kemi një dac që të mbajë larg minjtë. Ka 11 vjet që daci shkon jashtëzakonisht mirë me minjtë. Gjyqtarët dhe politikanët që kanë nga tri shtëpi, një vilë të madhe në mes të Tiranës, një më të madhe në bregdet dhe një tjetër në mal, të jeni të bindur që iu del hesapi me pre biletën dhe të shkojnë të shohin ndeshjen në Mynih. Nuk janë vetëm gjyqtarë dhe prokurorë, janë politikanë të lartë, janë politikanë të Ekzekutivit kryesisht. ILDKP e ka parë krejtësisht të arsyeshme që deklaron se nga 20 vjet punë ka vetëm 3 mijë euro, nuk i vret sytë fakti që deklarohet pa shtëpi, por po ndërton një pallat në Dajt.
Oerd Bylykbashi: Kryeministri dhe kreu i Kuvendit po synojnë që pasi e kanë uzurpuar de facto këtë institucion, ta kapin edhe me ligj duke e mbyllur këtë histori. Nuk është gjë tjetër veçse legalizim i asaj maskarade që ndodhi në Parlament me procesin e hetimit të paligjshëm të kreut të ILDKP-së.
ADI SHKEMBI
Panorama
-
-
Për: Mazhoranca i heq kompetencën Presidentit për zgjedhjen e kreut të ILDKP
PD: Dyshja Rama-Meta, sulm të ri ndaj Presidentit për të ruajtur pasuritë e tyre
TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar heqjen e kompetencës së Presidentit në emërimin e kreut të kontrollit të verifikimit të pasurive. Në një deklaratë për mediat deputeti i kësaj partie Oerd Bylykbashi u shpreh se ky ëhstë një sulm mbi institucionet e pavarura.
“Partia Demokratike dënon sulmin e ri të dyshes Rama-Meta mbi institucionet e pavarura. Pasi uzurpuan në mënyrë të paligjshme kreun e ILDKP, tashmë po përpiqen ta legalizojnë këtë kapje politike të këtij institucioni, duke vënë tërësish nën kontroll procedurën e emërimit.
Mazhoranca po i heq një kompetencë tjetër Presidentit të Republikës duke i marrë atij të drejtën e propozimit të kandidaturave për kreun e ILDKP-së. Emërimi i kreut të ILDKP-së nga Kuvendi me propozim të Presidentit është një mekanizëm kontrolli dhe balance që garanton pavarësinë e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.”- u shpreh Bylykbashi.
Më tej ai theksoi se: “Me heqjen e kompetencës së Presidentit, dyshja Rama-Meta zhbën përfundimisht pavarësinë e ILDKP-së. Pavarësia e këtij institucioni është themelore për besueshmërinë e luftës kundër korrupsionit të qeveritarëve. Me ILDKP-në nën kontrollin e kësaj dysheje, antikorrupsioni i ILDKP-së kthehet vetëm në një farsë të turpshme. Që këtej e tutje, ILDKP-ja do certifikojë si noter i bindur pasuritë e qeveritarëve të rinj dhe do të përdoret si kamxhik politik ndaj kujtdo që u del kundër.”
Bylykbashi u shpreh se Partia Demokratike denoncon këtë sulm të ri hakmarrës ndaj Kreut të Shtetit. “Ky sulm është në vazhdën e sulmit ndaj kompetencave të Presidentit dhe pavarësisë së institucioneve për të cilat ai është garant. Mazhoranca po përgatit heqjen e kompetencave të tij si Komandant i Përgjithshëm. Gjithashtu, mazhoranca ka zhbërë de facto kompetencën e propozimit te kandidaturave për gjyqtarë në Gjykatën e Lartë duke i rrëzuar ato vetëm politikisht dhe pa asnjë arsye ligjore. Qëllimi i vetëm është kontrolli politik i Gjykatës së Lartë nëpërmjet detyrimit të Presidentit të dekretojë vetëm njerëzit e dyshes Rama-Meta, që kjo gjykatë të mbyllë aferat e tyre.
Partia Demokratike mbështet çdo forcim të ligjit të ILDKP-së që rrit rolin e këtij institucioni në luftën ndaj korrupsionit të qeveritarëve. E kemi mbështetur forcimin e ILDKP-së me ndryshimet që bëmë në vitin 2012 kur ishim në qeveri, e mbështesim edhe sot në opozitë. Por shpartallimi i pavarësisë së ILDKP me ndryshimin e procedurës së emërimit vetëm nga mazhoranca dhe duke eliminuar Presidentin, e kthen përfundimisht ILDKP në një kone të butë të dyshes Rama-Meta.”
(a.n/BalkanWeb)
-
-
Për: Mazhoranca i heq kompetencën Presidentit për zgjedhjen e kreut të ILDKP
...dhe Presidentin s'po e ze gjumiiii...
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt