Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Kërcënohet gazetari Telnis Kuqi, i vendoset në banesë një kokë dhie e prerë

    GJIROKASTËR-Pas denoncimit të Partisë Demokratike kërcënohet sërisht gazetari i RD-së Telnis Kuqi në qytetin e Gjirokastrës. Sipas informacioneve të fundit gazetarit i është vendosur një kokë dhie e prerë në banesë. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se gazetari nuk ka qenë në shtëpi në momentin që është vendosur koka e dhisë.

    Paraditen e sotme zëdhënësja e Partisë Demokratike Silvi Bardhi denoncoi kërcënimin që i ishte bërë gazetarit Kuqi me sms. Sipas saj kërcënimi kishte ndodhur pasi gazetari kishte botuar një shkrim investigativ për çështjen e përfshirjes së FA-së në trafikun e drogës.

    “Publikimi i këtyre të dhënave mesa duket ka prishur qetësinë e personave të përfshirë në këtë trafik të çmendur droge dhe ka prishur rehatinë e shefave politikë të narkotrafikantëve. “Si shumë të lirë e ke dorën, por ta skuqim mir ne, legen” , këtë mesazh i kanë dërguar gazetarit sot në orën 9 e 8 minuta të mëngjesit. Kërcënuesi ka bërë kujdes të mos lërë gjurmë, duke përdorur metodat e dërgimit të mesazhit përmes internetit.

    Partia Demokratike dënon shantazhin ndaj shtypit opozitar dhe i kërkon qeverisë dhe Kryeministrit të marrë masa.
    Partia Demokratike inkurajon gazetarët dhe median në rolin e tyre informues dhe qëndron pranë tyre në këto ditë të vështira ku dalin të dhëna se struktura kyçe të shtetit janë përfshirë në trafikun e drogës. Vetë trafiku i drogës në këto përmasa, por dhe kërcënimi i gazetarëve që shkruajnë për të, nuk mund të bëhen pa dijeni dhe pa bekimin e Kryeministrit dhe ministrave të tij.”- u shpreh Bardhi.

    (a.n/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kërcënohet gazetari Telnis Kuqi, i vendoset në banesë një kokë dhie e prerë

    PD: Dënojmë kërcënimin ndaj gazetarit që publikoi mekanizmin e drogës

    TIRANË-Partia Demokratike ka dënuar ditën e sotme kënrcënimin që sipas tyre i është bërë një gazetari të gazetës “Rilindja Demokratike”. Në një deklaratë për mediat zëdhënësia e kësaj partie Silvi Bardhi u shpreh se gazetari ka marrë një sms kërcënuese pasi ka botuar një shkrim për trafikun e drogës.

    “Partia Demokratike dënon kërcënimin e bërë sot ndaj gazetarit të Rilindjes Demokratike, Telnis Skuqi, menjëherë pas botimit të shkrimit investigativ në lidhje me magazinat e drogës dhe rrugët e transportit të saj në Kardhiq të Sarandës.
    Gazetari Skuqi ka zbuluar gjithë mekanizmin e grumbullimit të drogës dhe shpërndarjes me mjete të ndryshme transporti duke përfshirë dhe avionët e vegjël. Gazetari ka lënë një shënim ku thotë se në numrin e nesërm ai do të vijojë me botimin e të tjera fakteve tronditëse.”- u shpreh Bardhi.

    Më tej ajo theksoi se: “Publikimi i këtyre të dhënave mesa duket ka prishur qetësinë e personave të përfshirë në këtë trafik të çmendur droge dhe ka prishur rehatinë e shefave politikë të narkotrafikantëve. “Si shumë të lirë e ke dorën, por ta skuqim mir ne, legen” , këtë mesazh i kanë dërguar gazetarit sot në orën 9 e 8 minuta të mëngjesit. Kërcënuesi ka bërë kujdes të mos lërë gjurmë, duke përdorur metodat e dërgimit të mesazhit përmes internetit.

    Partia Demokratike dënon shantazhin ndaj shtypit opozitar dhe i kërkon qeverisë dhe Kryeministrit të marrë masa.
    Partia Demokratike inkurajon gazetarët dhe median në rolin e tyre informues dhe qëndron pranë tyre në këto ditë të vështira ku dalin të dhëna se struktura kyçe të shtetit janë përfshirë në trafikun e drogës. Vetë trafiku i drogës në këto përmasa, por dhe kërcënimi i gazetarëve që shkruajnë për të, nuk mund të bëhen pa dijeni dhe pa bekimin e Kryeministrit dhe ministrave të tij.”

    (a.n/BalkanWeb)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: Kërcënohet gazetari Telnis Kuqi, i vendoset në banesë një kokë dhie e prerë

    Sa kam qesh me kete lajm .....me lot.I jane futur ne shtepi ketij gazetarit dhe i kane lene ne kuzhine nje koke dhie aaaahahaha.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  4. #4
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Kërcënohet gazetari Telnis Kuqi, i vendoset në banesë një kokë dhie e prerë

    Se mos eshte dhurate per Pashke?
    Cdo gje eshte relative...

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kërcënohet gazetari Telnis Kuqi, i vendoset në banesë një kokë dhie e prerë

    Gazetari Skuqi në komisionin e medias, tregon odisenë e tij pasi denoncoi trafikun e drogës



    Tiranë- Gazetari, Telnis Skuqi, i vënë në qendër të vëmendjes pas denoncimit për trafik droge nga pista e Kardhiqit shpjegoi para komisionit parlamentar të medias versionin e tij për ngjarjen.Mazhoranca braktisi mbledhjen me pretendimin se nuk ishte bërë kourumi.
    “Ky komision ka 26 anëtarë dhe kuorumi i nevojshëm që kjo mbledhje të zhvillohet do 14 anëtarë të pranishëm. Nuk mund të zhvillohet kjo mbledhje. Më vjen shumë keq që keni rrëshkitur jashtë shtratit normal të një partie demokratike. Jeni në paligjshmëri. Nëse ai zotëria ka ardhur nga Gjirokastra e respektoj, i marr përsipër personalisht ti paguaj shpenzimet e udhëtimit, fjetjes, nëse doni ta takoni, takoheni jashtë pini një kafe”- deklaroi Peza.
    Ndërkohë Skuqi gjatë rrëfimit të ngjarjeve u emocionua, çka solli edhe ndërprerje të seancës për pak kohë.
    “Eksluzive mbi trafikun e drogës nga bazat e ushtrisë dhe pista e avionit të Kardhiqit, ku tregohet qartë se në Gjirokastër janë ulur avionë të cilët kanë trasportuar lëndë narkotike. Ndërsa policia lokale dhe disa ushtarakë thjesht kanë ndihmuar që këta trafikantë të kalonin përtej detit, ajrit , tokës, mijëra ton hashash dhe marijuanë.Dhe mua më kanë ardhur kërcënimet e para, ka qenë ora 09:08 minuta, mesazhi vinte i fshehur në internet , në të shkruhej: “Si shumë të lirë e ke dorën por ta skuqim mire ne, legen!” tha Skuqi.
    Një ditë më parë policia e Gjirokastrës tha se gazetari nuk e kishte denoncuar këtë rast në komisariatin e qyteti jugor dhe as kishte pranuar ndihmën e uniformave blu.

    ORA NEWS

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kërcënohet gazetari Telnis Kuqi, i vendoset në banesë një kokë dhie e prerë

    Flasin deshmitaret qe pane avionet e droges, videoja e gazetarit me lart.


Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •