Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9

Tema: Pashkė 2014

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pashkė 2014

    Mesazhi i Pashkėve nga Kryepiskopi Anastas

    †Anastasi
    Kryepiskopi i Tiranės, Durrėsit dhe i Gjithė Shqipėrisė
    PASHKĖ 2014
    ME DRITĖ PASKALE TĖ TĖRĖBARDHĖ NĖ JETĖN TONĖ
    Bij tė shtrenjtė mė Zotin,


    “Ejani t’i falemi Atij qė u ngjall sė vdekurish dhe i ndriēoi tė gjitha” (Pasvargje ngjallėsore tė sė Dielės).

    Ngjallja e Krishtit ėshtė e kremte e mbushur plot e pėrplot me dritė tė tėrėshkėlqyer. Ajo rrezaton valė drite nė tė gjitha drejtimet e botės. “Tani tė gjitha mbushen me dritė, qielli dhe toka, dhe tė nėndheshmet”, psal Kisha jonė, dhe Shėn Joan Damaskinoi plotėson: “Kjo ditė e shkėlqyer dhe dritėprurėse e sė Dielės sė shenjtė, nė tė cilėn drita e pakrijuar trupėrisht del jashtė varrit si dhėndėr i bukur, me hijeshinė e Ngjalljes”
    1. Me Ngjalljen, mbarė krijesa pėrfton dritė tė re. Honi i mėkatit, errėsirat e padrejtėsisė, tė urrejtjes, tė gėnjeshtrės, tė vdekjes zmbrapsen pėrpara triumfit tė tė Ngjallurit. Siē na thotė pėrmbledhtazi Liturgjia Hyjnore e Vasilit tė Madh: “Krishti pasi u ngjall tė tretėn ditė dhe i ēeli ēdo trupi rrugėn e ngjalljes prej sė vdekurish, meqė nuk ishte e mundur tė zotėrohej prej prishjes, Kryetari i jetės u bė fillimi i tė fjeturve, i paralinduri i tė vdekurve, qė tė jetė Ai gjithēka, duke qenė i pari nė tė gjitha”. Kėtė Ngjarje unikale kremtojmė ne sot.
    Jisu Krishti Vetė shpalli se “Jam drita e botės” (Joan. 9:5). Analogjia ėshtė shumė e qartė. Drita ėshtė ajo qė zbulon dhe tregon larminė e mrekullueshme tė ngjyrave tė krijimit. Pa dritėn, e tėrė krijesa zhytet nė errėsirė tė akullt, vdekjeprurėse. Pa tė, nuk ka jetė. Drita e tėrėbardhė e Krishtit, zbulon hijeshinė shpirtėrore, bukurinė e gjithėsisė dhe ofron plotėsi jete, qė shtrihet nė pėrjetėsi.
    Pasuria e re e dijeve tona nė lidhje me dritėn natyrore, “dritėn e krijuar” (sipas terminologjisė theologjike), zgjeron akoma mė tepėr simbolikat dhe ndikimet e mahnitshme tė dritės shpirtėrore nė botė. Nė pėrgjithėsi, drita natyrore ėshtė shumė familjare, por njėkohėsisht e pakonceptueshme. Nė mėnyrė tė ngjashme, Krishti i Ngjallur vazhdon tė mbetet i njohur dhe familjar, por njėkohėsisht ėshtė i pakonceptueshėm e i paafrueshėm sa i takon natyrės sė Tij hyjnore. “Perėndia quhet dritė jo pėr nga esenca, por nga energjia e Tij” (Shėn Grigor Pallamai).
    2. “Ejani t’i falemi Atij qė u ngjall sė vdekurish dhe i ndriēoi tė gjitha”. Por nuk mjafton vetėm tė kundrojmė nė mėnyrė dhoksologjike Krishtin e Ngjallur. Kisha kėshillon secilin nga ne tė marrė personalisht dritėn e Ngjalljes. “Ejani merrni dritė nga drita qė nuk perėndon”. Qė tė ndriēohen fytyrat dhe zemrat tona, tė cilat shpesh errėsohen nga melankolia dhe dėshpėrimi, gjithnjė me njė kusht paraprak: Tė kėmbėngulim “nė besim tė themelosur dhe tė patundur, duke mos luajtur nga shpresa e Ungjillit (Kol. 1:23). Sipas masės sė pranueshmėrisė sė besimit, secili nga ne thith dhe shijon dritėn paskale jetėprurėse.
    “Sa mė shumė qė pėrparojmė drejt katharsit, pastrimit, aq mė tepėr shikojmė Perėndinė dhe, sa mė shumė qė e kundrojmė, aq mė tepėr e duam Atė”, shpjegon Shėn Joan Damaskinoi dhe “sa mė shumė qė ta duam, aq mė tepėr e kuptojmė. Ai na zbulohet dhe bėhet i prekshėm, ndėrkohė qė del pak jashtė”.
    Le tė shijojmė personalisht, nė thellėsitė e shpirtit tonė, dritėn e tėrėbardhė shpirtėrore. Pashka nuk kufizohet nė tė shkuarėn: ajo ėshtė Ngjarje qė pareshtur ripėrtėrin.
    3. “Ejani t’i falemi Atij qė u ngjall sė vdekurish dhe i ndriēoi tė gjitha”. Dhe nė vijimėsi, vėllezėrit e mi, ashtu siē transmetojmė dritėn paskale, le ta sjellim dritėn e Tij te llambadhja e shuar e tė afėrmit tonė, nė ambientin ku jetojmė ose mė gjerė, nė atė tė afėrm e shoqėror. Dhe pėr mė tepėr, le tė kontribuojmė nė detyrimin e Kishės qė tė transmetojė dritėn ngjallėsore nė skajet e dheut mė tė harruar, aty ku janė bėrė mė tepėr padrejtėsi. Si dhe nė banesat luksoze tė ndriēuara fort, me dritė artificiale, atje ku banorėt e tyre jetojnė honin e vetmisė personale, tė ndasisė dhe zbrazėtisė sė brendshme, tė zhytur nė natėn sterrė tė pasioneve tė pathėna me gojė.
    Krishti kėmbėnguli qė, tė gjithė ata qė qėndrojnė nė Atė, nxėnėsit e Tij tė vėrtetė, duhet tė bėhen “dritė e botės” (Matth.5:14). Shkėlqimi i dritės shpirtėrore nuk lidhet me gjendje ekstaze (tė tipit neoplatonik, induist apo budist), por me vepra konkrete dashurie. “Kėshtu le tė shndrisė drita juaj pėrpara njerėzve, qė tė shikojnė veprat tuaja tė mira dhe tė lavdėrojnė Atin tuaj nė qiej” (Matth.5:16). Ēdo besimtar-veēanėrisht nė epoka kritike, si kjo e sotmja- ka detyrimin tė shprehė besimin e tij me vepra dashurie ndaj tė gjithėve pa bėrė dallim, veēanėrisht ndaj atyre qė vuajnė nga varfėria, dhimbja dhe dėshpėrimi. Drita e tėrėndritshme e Ngjalljes ka zgjuar ndėrgjegjet e shpirtrave fisnikė nė gjatėsi dhe gjerėsi tė ndryshme tė dheut, nė vazhdėn e historisė, pėr t’u pėrpjekur me forcė pėr lirinė, tė vėrtetėn, pajtimin, dinjitetin e njerėzve qė iu janė bėrė padrejtėsi.
    E bardha e dritės sė natyrshme zbėrthehet, siē dihet, nė spektėr ngjyrash tė ndryshme. Dhe drita e tėrėbardhė e Krishtit tė Ngjallur shkrihet nė ngjyrime tė larmishme nė jetė. Kėtė dritė pra, ftohemi ta rrezatojmė nė shoqėrinė tonė:
    Dritė paqeje me veten tonė, me ata qė ndodhen pėrreth, me tėrė botėn.
    Dritė drejtėsie, duke u pėrpjekur pėr njė shoqėri tė drejtė nė nivel lokal dhe mbarėbotėror.
    Dritė tė vėrtetė nė hulumtimin e historisė, nė analizėn e realitetit social.
    Dritė fryme krijuese, qė inkurajon mendimin origjinal nė shkencė, art dhe nė kulturė.
    Dritė shprese pėr pajtimin e njerėzve dhe tė popujve.
    Dritė dashurie, siē e pėrcaktoi Krishti dhe siē e pėrjetuan ata qė e pasuan me konsekuencė.
    Dritė nga drita paskale qė nuk perėndon, qė zbulon kapėrcimin final tė mėkatit dhe tė vdekjes me fuqinė e Kryqit dhe tė Ngjalljes sė Krishtit.
    * *
    Kjo dritė paskale e tėrėbardhė, me tė gjitha ngjyrimet e saj, le tė na zgjojė gjatė gjithė periudhės sė sivjetshme paskale dhe le tė udhėheqė, besimtarė dhe besėpakė, nė njė pėrpjekje tė re, pėr mė shumė mirėkuptim tė ndėrsjellė, pajtim, vėllazėrim dhe ecuri krijuese.
    Uroj me gjithė zemėr, tė kremtojmė Pashkėn me frymė pėrpjekjeje tė ripėrtėrirė, pėr njė shoqėri solidariteti dhe pėrgjegjėsie tė pėrbashkėt. Krishti u Ngjall! - vėllezėrit e mi. Kjo siguri le tė ndriēojė qenien tonė me dritė tė tėrėbardhė shprese pėr tė tashmen dhe tė ardhmen, tonėn, tė vendit tonė, tė mbarė botės.

    Me tė gjithė dashurinė time mė Krishtin,
    †Anastasi




  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Pashkė 2014

    Gezuar,per shume vjet.Krishti u ngjall !


  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Pashkė 2014

    Korce


  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Pashkė 2014

    Tirane




  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Pashkė 2014

    Pashkė 2014
    Qiejtė le tė dėfrejnė… le tė ngazėllohet dheu, dhe le tė kremtojė tėrė bota e dukur dhe e padukur, se u ngjall Krishti, gėzimi i amėshuar
    Hirėsia e Tij Joan Pelushi*

    I
    Kėshtu kėndojmė pėr ngjarjen e Pashkės dhe e festojmė ēdo vit ngjalljen e Zotit me gėzim e ngazėllim, sepse ajo e ripėrtėriti dhe e ringriti njeriun nė natyrėn e tij tė vėrtetė.
    Ajo ėshtė ngjarja mė e madhėrishme, mė e mrekullueshme dhe mė e lavdishme, jo vetėm nė historinė e Ungjillit, por nė tėrė historinė e njerėzimit. Ajo ėshtė fillimi dhe mbarimi i gjithė jetės sė krishterė dhe qėndra e predikimit tė Kishės.
    Nėse Krishti nuk u ngjall, atėherė predikimi ynė ėshtė i kotė, edhe besimi juaj i kotė – shkruan Apostulli. Ngjallja e Perėndi-Njeriut ėshtė themeli mbi tė cilin ngrihet besimi ynė.
    Pėr herė tė parė nė historinė e krijimit njė person historik e mundi vdekjen, armikun e pėrbashkėt tė tė gjithė racės njerėzore, duke e shkatėrruar pushtetin e saj dhe duke u bėrė shpresa dhe ngjallja e tė gjithėve.
    Nėse njė njeri historik u ngjall, do tė thotė se njeriu u ngjall dhe se vdekja u mund pėrgjithmonė. Nė ngjalljen e Zotit ne kemi sigurinė e ngjalljes sonė, sepse duke ngjallur trupin e tij ai mbolli te natyra njerėzore tharmin e Ngjalljes.
    E festojmė me gėzim kėtė ngjarje, sepse nėpėrmjet saj jeta u ēlirua nga pushteti i vdekjes dhe errėsirės.
    Ngjallja e Zotit derdhi nė natyrėn tonė shpresėn dhe gėzimin, sepse ēdo ndijim njerėzor u prek nga vetė Perėndi-Njeriu dhe u transformua.
    Ai preku sėmundjen dhe e shėroi, preku errėsirėn dhe e bėri dritė, preku urrejtjen dhe e ktheu nė dashuri, dhe, pėr mė tepėr, preku vetė vdekjen dhe e ktheu nė jetė.
    Ngjallja e Zotit e ndryshoi gjendjen e njeriut dhe hapi rrugėn pėr transforminin e natyrės njerėzore.
    Kushdo qė ndjen thellė tij dimensionin hyjnor tė kėtij transformimi ndriēohet nga Drita mistike e Pashkės dhe brenda shpirtit tė tij nuk ka mė urrejtje, se Drita e ka kthyer nė dashuri; nuk ka mė dėshpėrim, se Drita e ka kthyer nė gėzim; nuk ka mė vdekje, se Drita e ka kthyer nė jetė.
    E lavdėrojmė ngjalljen e Krishtit, sepse fitorja e Tij mbi vdekjen ėshtė njė fitore universale, pėr tė gjitha kohėrat dhe pėr tė gjithė popujt: fitore nė tė cilėn mund tė gėzohet ēdo njeri.
    Ēdo shpresė drite tjetėr nė botė ka qenė e pėrkohshme dhe e pjesėshme, ndėrsa drita e ēliruar nga varri i zbrazėt nė Jeruzalem ėshtė dritė e pėrjetshme, pėr tė gjitha kohėrat dhe pėr tė gjithė njerėzit. Kjo ngjarje pėrmbi tė gjitha ngjarjet – Ngjallja e Krishtit – na fton tė gėzohemi, se duke mundur vdekjen, Krishti u bė vendi i tė gjallėve, vendi i gėzimit dhe vendi i shpresės.
    II
    Por ndonėse kėndojmė me gėzim dhe lavdėrim,ne nuk jemi tė shkėputur nga vėshtirėsitė e kėsaj jete me tė cilat pėrballemi ēdo ditė.
    Nė botė ka padrejtėsi dhe konflikte, grindje dhe luftra, varfėri dhe mundim, sėmundje dhe vdekje, qė shpesh mund ta ēojnė njeriun nė lot e dėshpėrim.
    Edhe kur ne jemi mirė shumė tė tjerė, tė njohur dhe tė panjohur, janė nė vuajtje, nė vetmi dhe nė pasiguri.
    Gėzimi ėshtė i pakėt dhe gjithmonė nėn kėrcėnimin e shqetėsimeve. Po ashtu edhe rrezet e dobėta tė shpresės mbulohen lehtė nga retė e pasigurisė.
    Egoizmi dhe lakmia i kanė helmuar dhe deformuar marrėdhėniet ndėrmjet njerėzve, duke i tjetėrsuar dhe duke i vetmuar nga njėri-tjetri.
    Largimi nga vlerat, nga drejtėsia, nga dashuria, nga dhembshuria dhe sidomos, nga prania Zotit nė jetėn tonė tė pėrditėshme, ka krijuar njė errėsirė shpirtėrore, duke e mjegulluar mendjen njerėzore dhe duke e ēoroditur kuptimin e jetės.
    Errėsira shpirtėrore ėshtė pengesa mė e madhe pėr tė hyrė nė jetėn dhe ēlirimin e vėrtetė. Por, sa mė e madhe tė jetė errėsira aq mė shumė duhet drita.
    Prandaj kėndimet e sotme na thonė: “Rendni dhe i lėēitni botės si u ngrit Zoti, duke prishur vdekjen; se ėshtė i Biri i Perėndisė, qė shpėton gjindjen e njerėzve!”
    Ndoshta sot, mė shumė se kurrė, bota jonė ka nevojė pėr mesazhin e Pashkės, sepse Ngjallja nuk ėshtė vetėm njė ngjarje e kaluar, por njė pėrjetim aktual, qė jep shpresė nė dėshpėrim, kurajo nė vėshtirėsi, largon frikėn nė pasiguri, ndriēon shpirtin njerėzor nė errėsirė, mban gėzimin nė jetėn tonė dhe nuk na lejon qė tė mbytemi nė detin e hidhėrimit.
    Ky mesazh na dėshmon se Zoti e mundi tė keqen dhe Ngjallja e Tij na jep tė gjithėve ne siguri, shpresė, gėzim dhe mbi tė gjitha jetė: njė jetė nga Jeta e Tij, qė e mposht edhe vetė vdekjen.
    Tė dashur vėllezėr dhe motra.
    Tė gjithė ne kemi nevojė pėr lajmin shpresėdhėnės tė Ngjalljes. Zemrat dhe mendjet njerėzore kėrkojnė me ngulm paqe, siguri, dritė dhe gėzim.
    Prandaj, le tė rendim dhe ta pėrhapim kudo kėtė lajm hyjprurės: nė zemrat tona, nė familjet tona, nė vendin tonė dhe nė tė gjithė botėn.
    Le t’i vadisim me ujin e jetės jetėt tona tė thara, qė tė lulėzojnė e tė japin fruta. Le tė shkojmė kudo ku ka varfėri, dėshpėrim dhe vetmi dhe le t’u themi se ka shpresė.
    Le tė bėhemi dritė nė errėsirė, drejtėsi nė padrejtėsitė, dashuri nė urrejtjet, paqe nė kofliktet dhe ngushėllim nė vuajtjet e vėshtirėsitė.
    Nė kėtė ditė tė dritės do tė doja t’ju kujtoja pėrsėri se drita e Ngjalljes ėshtė e pranishme dhe e arritshme pėr tė gjithė dhe asnjė nga ne nuk ėshtė i pėrjashtuar.
    Sado e madhe tė jetė errėsira dhe urrejtja, drita dhe dashuria e Krishtit do t’i mundė. Le tė kemi besim: Krishti e mundi pėrgjithmonė errėsirėn, frikėn dhe vdekjen. Le tė kumbojė pra, kudo dhe tek gjithsecili, thirrja ngazėllimtare: Krishti u Ngjall!
    Gėzuar dhe pėr shumė vjet Pashkėt!

    *Mitropoliti i Korēės, Pogradecit, Kolonjės, Devollit dhe Voskopojės, + Joani

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Pashkė 2014

    Pashkė 2014 - Mesazh i Mitropolitit tė Beratit, Hirėsi Ignatit

    Ngjallja e Krishtit ėshtė Ngjallja Jonė
    “O Zot, jeta dhe ngjallja jonė, lavdi mė ty”
    (Nga pėrlėshorja e T. T. IV)


    Ngjallja e Krishtit ėshtė ngjarja mė e madhe nė histori. Ėshtė ajo qė e dallon krishterimin nga ēdo fe tjetėr. Fetė e tjera kanė udhėheqės tė vdekshėm, kurse koka e Kishės ėshtė Jisu Krishti i Ngjallur.
    Apostull Pavli shpall me saktėsi: “Nėse nuk u ngjall Krishti, besimi juaj ėshtė i kotė” (I Kor. 15:17). Vėrtetėsia dhe dinamizmi i besės, i dedikohet ngjarjes sė ndritshme tė Ngjalljes sė Krishtit. Pa atė, tė krishterėt janė “mė tė mjerėt e tė gjithė njerėzve” (I Kor. 15:19).
    Kisha, ka si themel besėn nė Ngjalljen e Krishtit dhe shėn Joan Damaskinoi e pėrshkroi ngjarjen e Ngjalljes sė Krishtit, nė njė himn tė Kanunit tė Pashkės, nė odėn e gjashtė. Do ta paraqesim tė plotė, sepse ėshtė shumė i njohur. “Zbrite nė mė tė poshtmet e dheut dhe dėrrmove llozet e pėrjetėshme, qė ruanin tė burgosurit, o Krisht, edhe pas tri ditėsh, si Jonai prej balenės, kėrceve jashtė prej varrit”.

    I
    Shėn Epifani, episkopi i Qipros, nė njė fjalim pėrkatės, bėn njė pėrshkrim tė mrekullueshėm, tė zbritjes sė Zotit Krisht nė Ferr, dhe gjithė atyre qė ndodhėn pėrgjatė saj, duke analizuar njė psalm pėrkatės tė Davidit (Psal. 23:7-10). Me fjalė shprehėse, thotė se Krishti zbriti nė Ferr si Perėndi, si Luftėtar dhe si Sundues, duke u shoqėruar, jo nga dymbėdhjetė legjione engjėjsh, por nga “mijėra Kryeengjėj dhe dhjetra mijėra engjėj”.
    Para se tė arrijė Krishti nė burgjet e errėta tė Ferrit, i parapriu tė gjithė kryengjėlli Gabriel, qė tu shpallė ardhjen e Krishtit, pėrderisa ai ungjillėzoi tė Tėrėshėnjtėn, dhe tha: “Ngrini dyert, o ju tė parėt...”. Nė vazhdim thirri kryengjėlli Mikail: “dhe hiquni o ju dyer tė pėrjetshme, qė tė hyjė mbreti i lavdisė”. Fuqitė Engjėllore thanė: “largohuni o portar tė paudhė”. Dhe Pushtetet e tjera: “thėrrmohuni o zinxhirė tė pazgjidhshėm... frikėsohuni o tiranė tė paudhė”.
    U shfaq Krishti dhe shkaktoi frikė tė madhe, tronditje dhe tmerr. Kėshtu qė prijėsit e Ferrit thirrėn fort: “Cili ėshtė ky mbreti i lavdisė?” Atėherė gjithė fuqitė e qiejve, thirrėn: “Zoti i pushtetshėm dhe i fortė, Zoti i fuqishėm nė luftė... Zoti i fuqive, ky ėshtė mbreti i lavdisė”.
    Nė vazhdim, shėn Epifani pėrshkruan nė mėnyrė tė mrekullueshme, bashkėbisedimin e Adamit me Jisu Krishtin. Adami, dėgjoi hapat e Krishtit qė afrohej, siē i dėgjoi nė Parajsė, pas shkeljes dhe mosbindjes. Atėherė ndiente tronditje dhe frikė, por tani gėzim dhe ngazėllim. I penduar, Adami, u thirri gjithė shpirtrave: “Zoti im, mbi ju tė gjithė”. Dhe Krishti u pėrgjigj: “dhe nė shpirtin tėnd”. Dhe pasi e zuri pėr dore, e ngjalli, duke i pėrmendur ēfarė bėri pėr shpėtimin e tij, ashtu sikurse edhe pėr shpėtimin e gjithė gjinisė njerėzore. Zbriti Krishti nė Ferr, qė t’i mbushė tė gjitha me dritėn e hyjnisė sė Tij (Efes. 4:9).

    II
    Shėn Simeoni, Teologu i ri, duke iu referuar misterit tė Ngjalljes sė Shpėtimtarit tonė Perėndi-njeri, Jisu Krishtit, shkruan: “Krishti dhe Perėndia ynė, u var mbi kryq dhe gozhdoi nė tė, mėkatin e botės. Dhe pasi shijoi vdekjen, zbriti nė mė tė poshtmet e Ferrit. Pasi u ngrit pėrsėri nga Ferri, hyri nė trupin e tij tė pacenuar, nga i cili, si Perėndi, nuk u nda asnjėherė. U Ngjall menjėherė nga tė vdekurit dhe pastaj u ngjit nė qiej me shumė lavdi dhe fuqi, sikurse ndodh edhe me ne tani. Domethėnė, kur ne dalim nga bota e pasioneve dhe e mėkatit dhe hyjmė nė varrin e pendimit dhe tė pėrulėsisė, duke imituar pėsimet e Krishtit; vetė Krishti zbret nga qiejt, hyn nė trupin tonė, si nė varr, bashkohet me shpirtrat tanė dhe i ngjall nga vdekja shpirtėrore e mėkatit, nė tė cilin ishin dorėzuar deri atėherė. Dhe atėherė i jep mundėsinė atij qė u ngjall kėshtu me Krishtin, tė shikojė lavdinė e ngjalljes sė tij mistike.
    Ngjallja e Krishtit, pra, ėshtė ngjallja jonė, e tė rėnėve nė mėkat. Prandaj psal Kisha jonė me gojėn e himnografit tė hirshėm, shėn Joan Damaskinoit: “Ti, qė u ngjalle sė vdekurėsh, ngjallna ne qė ramė nga mėkati” (Lavdėrimet T. IV), dhe “me anėn e pėsimi tėnd o Krisht, u ēliruam prej pėsimeve, dhe me anėn e ngjalljes sate, u shpėrblyem prej prishjes” (Pasvargjet T. I).
    Ngjallja, veē tė tjerave, ėshtė bashkimi me burimin e jetės, qė ėshtė Krishti. Ashtu siē ėshtė shpirti pėr trupin, jeta e trupit, kėshtu edhe jeta e shpirtit ėshtė hiri i Perėndisė, vetė Perėndia, qė ėshtė jeta e vėrtetė e pėrjetshme.
    Urimi mė i mirė qė shprehim ēdo ditė, nė kėtė periudhė tė Ngalljes, nuk thotė: Ne qė besuam Ngjalljen e Krishtit, por thotė: “Ne qė pamė Ngjalljen e Krishtit le t’i falemi tė shenjtit, Zotit Jisu, tė vetmit tė pamėkatshėm”. Si ėshtė e mundur, pra, qė Shpirti i Shenjtė na nxit tė themi tani: “Ne qė pamė Ngjalljen e Krishtit”, ndėrkohė qė Krishti vetėm njė herė u ngjall, para mė shumė se dymijė vjetėve? E thotė kėtė, sepse ēdo tė diel, qė ėshtė pėrvjetor i Ngjalljes, dhe ēdo herė qė bėhet Liturgji Hyjnore, prifti, pasi kungohet thotė, jo vetėm pėr veten e tij por edhe pėr ēdo besimtar qė do tė kungohet: “Ne qė pamė Ngjalljen e Krishtit”. Dhe do tė thoshim -thekson nė vazhdim shėn Siemeoni, Teologu i ri- ēdo orė ngjallet Krishti brenda nesh, i ndritshėm, duke rrezatuar shpirtėrisht dritėn verbuese tė paprishjes dhe tė hyjnisė.

    * * *
    Vėllezėrit e mi tė dashur mė Krishtin! Po e mbyllim kėtė mesazh tė Ngjalljes me fjalėt e shėn Joanit tė Kroshtandit: “Ēfarė dashurie i detyrohem Krishtit! Mė nxori nga e mosqena nė tė qenėt. Mė nderoi duke mė krijuar “sipas shėmbėlltyrės dhe pėrngjasimit tė Tij” (Gjeneza 1:26). Mė dha Parajsėn e dėfrimit. Nėnshtroi tėrė dheun nėn kėmbėt e mia. Dhe kur nuk iu binda porosisė dhe humba Parajsėn, nuk mė la nė prangat e vdekjes qė meritoja. Erdhi mbi tokė, veshi trupin tim, u kryqėzua pėr mua. U bė Mėsuesi im, Bamirėsi im, Mjeku im, Shpėrblenjėsi im. Ai pagoi, me Gjakun e Tij tė Nderuar, pėr mua. Ai u Ngjall prej sė vdekurish, qė tė mė ngjallė edhe mua nga prishja. Dhe u ngjit nė qiej, nė mėnyrė qė tė sigurojė edhe ngjitjen time, hyjnizimin tim.”
    “Atij i pėrket lavdia dhe pushteti nė jetė tė jetėve. Amin.

    † IGNATI
    Mitropoliti i Beratit, Vlorės dhe Kaninės

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Pashkė 2014

    Pashkėt 2014 nė Tiranė


  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Pashkė 2014


  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Pashkė 2014


Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •