Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Shpjegimi i Triodit, Kreshmes se madhe edhe Javes se Madhe deri ne Pentikost per 2003

    Prej Arkimandrit Nektarios Serfes

    Me Hirin edhe dashurine e Zotit tone Perendi, ne hyjme serish ne Kreshmet e medha, e cila si gjithnje fillon te Henen, edhe njihet si e Hena e pastert. Ka perkujtimore per cdo fund jave (edhe gjate javes), duke shkuar deri ne Javen e Madhe edhe Pashken e Madhe - Rringjalljen e lavdishme te Zotit tone, edhe me pas periudha perkujtimore e Pentikostise deri ne fund, e cila perfshin te Dielen e te verberit.

    Perpara se i krishteri ortodoks te hyje ne Kreshmen e Madhe, Kisha na pergatit me ate qe quhet Triod.

    Cfare eshte Triod-i

    Ky eshte libri liturgjik ortodoks qe permban pjese te ndryshme te Liturgjise edhe te Sherbesave te tjera per nje periudhe te vecante te kalendarit kishtar ortodoks. Ai fillon me Te Dielen e katert para Kreshmes se Madhe, e Diela e Djalit Plangeprishes, edhe mbaron ne te Shtunen e Javes se Madhe. Triodi po ashtu eshte quajtur periudha midis se Dieles se Djalit Plangeprishes edhe [/b][/i]Pshkes se Madhe[/i][/b]. Ky emertim e ka origjinen e vet nga fakti se gjate periudhes, Kanoni permban vetem tre oda, ne vend te te zakonshmeve, nente.
    Kanoni eshte nje seri prej nente himnesh, "oda-sh" te perdorura ne Mengjesore. Te nente oda-t variojne ne menyre te atille qe te korenspondojne me temen e festes aktuale.
    Kanonet i atribohen Shen Andreas se Kretes. Autore te tjere te njohur te Kanoneve jane Melodios, shen Joan Damaskinoi edhe Shen Theodhor Studios.


    Perse eshte festimi i Kishes Ortodokse per ate qe quhet Pashka e Shenjte e dites se Ringjllajes, kaq e rendesishme?

    Pashka e shenjte, dite e Ringjalljes se Zotit Jisu Krisht eshte teper e rendesishme ne Kishen Ortodokse, sepse eshte festa me e madhe edhe me e hershme ne Kalendarin e krishtere. Vecanerisht per te krishteret ortodokse, nuk ka feste me te madhe se Pashka e Shenjte. Le te verejme se arsyet se festimi i Pashkes se Shenjte ka prioritet nder te krishteret ortodokse jane shume, te gjitha te bazuara ne ate qe Shen Pavli shkruan ne Letren e pare drejtuar korinthianeve: Nese Krishti nuk eshte ringjallur, atehere predikimi yne eshte i kote edhe e kote eshte besa jone (15:14).

    Karakteristike e rendesise se Ringjalljes per ortodokset eshte edhe fakti se Pashka e Shenjte quhet ne greqisht "Lampra", dita me e madhe nga te gjitha. Ne mesnaten e Liturgjise hyjnore te Pashkes se Madhe, drita e Ringjalljes sillet nder shtepite ortodokse edhe nder varret e te dashurve, po ashtu merret edhe si simbol i nje Jete te re ne Krishtin e ringjallur, nje jete e Harese pas Vuajtjes se Kryqit. Edhe pse Vuajtja (Pesimet) ndiqen me thellesine edhe rendesine qe i takon Flijimit suprem te Krishtit, eshte ringjallja e Tij ajo qe vulos shpetimin qe vjen prej Kryqit.
    Ne Kishen ortodokse, Liturgjia hyjnore e se Dielave i eshte perkushtuar me teper Ringjalljes, se sa vuajtjeve te Krishtit. Keshtu prej ketej kemi edhe tonet e hareshme te Eukaristise Ortodokse edhe Fitores qe vijon kundrejt forcave te te liga, te implikuara ne Kungaten e Gjakut edhe Trupit te Krishtit.
    Ne kete aspekt, etimologjia e Pashkes e menduar se vjen prej greqishtes 'pashein' (te vuash) eshte teper e gabueshme. Emertimi Pashka eshte pak a shume i njejte me ate te hebrejve si - te kaluarit matane. Prandaj kalimi-matane i Krishtit prej vdekjes ne jete, na ofron neve Jeten e pasosur me ane te ringjalljes se Tij hyjnore.


    vijon....

  2. #2
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    vazhdim...

    Cfare eshte Pentikostarion?

    Ky eshte libri liturgjikal ortodoks qe permban lutje, hymne edhe leximet e periudhes midis te se Dieles se Pashkes edhe te se Dieles se te gjithe Shenjterve (E Diela e pare mbas Pentikostise se Shenjte).


    Cfare eshte Epitafi?

    Te Prematen ne mengjes, mbahet Sherbesa e Apokathelios-it (te marrurit prej Kryqit) te Trupit te Krishtit. Lexohet Ungjilli qe ka te beje me Kryqezimin edhe marrjen e Trupit te Krishtit per varrim prej Josif Arimatianit. Ne momentin qe Ungjilli permend Apokatheiosin, Trupi merret prej Kryqit, edhe i mbashtjellur ne cope te bardhe, vendoset mbi altarin e Shenjte. Atehere, copa e arte, qe mban pershkrimin e Krishtit te vdekur me Memen e Tij edhe Dishepujt qe jane duke e veshtruar, sillet jashte ne nje ceremoni festive edhe vendoset ne prehje ne Varrin e drunjte, ne Epitaf.
    Ana e jashteme e Epitafit tashme eshte e mbuluar me lule te fresketa prej grave, ne perkujtim te grave biblike qe kryen ritet tradicionale ne respekt te Krishtit te fjetur.


    Perse pra Epitafi dekorohet me lule, ndersa prifti sperkat me arome perreth varrit?

    Lulet perreth Epitafit simbolizojne me aromen e tyre, Myron, me te cilen u le Trupi i Krishtit prej grave, edhe po ashtu simbolizon edhe sperkatja me ujin e trendafilave prej priftit me vone gjate Sherbeses.


    Cfare jane Vajtimet qe kendohen ne Kishen Ortodokse te Premten e Madhe ne mbremje, prej priftit perpara Epitafit edhe popullit besnik?

    Ne Sherbesen e se Premtes te Madhe, te qujtur Epitafios Threnos, kendohen Vajtimet e famshme prej grupe njerezish edhe prej te gjithe popullit besnik, sebashku me priftin edhe korin.
    Keshtu pra Vajtimet i referohen Sherbeses se Varrimit te Zotit tone Jisu Krisht. Zakonisht eshte ne Mengjesore (grq. Orthros) te Shtunen. Vajtimet jane nje kenge ne forme poetike i perbere nga nje numer i madh vargjesh te ndara ne tre stanca te medha. Kur mbaron nje stance, tjetra fillon me nje tjeter lloj muzike. Ato u prezantuan jo me heret se shekulli 13. Autori i Vajtimeve mbahet te jete Shen Roman Melodiozi. Vajtimet quhen po ashtu Enkomia, hymne falenderimi.

    Vargjet e Vajtimeve jane plot emocione qe veshtire se nuk do te ngjallin nje keqardhje te madhe:

    (perkthim personal nga anglishtja)


    "Perendimi i diellit, edhe pse per nje kohe
    i Drites se pafund

    per humbjen e Burimit te Jetes edhe te Drites se syve te Virgjereshes.

    Engjejt, profitet, burra, zogj, nga me te lartat prej kafsheve, yjet e gjithshka e pafryme, te gjitha ato ne qiell e gjithshka mbi dhe, sebashku renkojne, edhe rende tronditen tek shohin Jeten te zbrese ne varr. Por Perendia, qe eshte Drite e Ringjallje, do te ngrihet serish. Edhe ja, grate myroprurese tek po vinin ne varr, Engjejt prane Gurin rrokullisen edhe u Shpallen Lajmin e Mire e ma ane te tyre gjithe botes: Krishti u Ngjall!
    "


    A mund te me thuash rregullin e Sherbesave qe fillojne me Triodin, e me pas Sherbesat e Kreshmes se Madhe qe duhen ndjekur gjate javes edhe fundjavave, deri ne Javen e Madhe, e dhe me pas deri ne Pentikosti?



    vazhdon...

  3. #3
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    vazhdim...

    Fillimi i Triodit

    16 Shkurt - E Diela e Tagrambledhesit edhe Fariseut

    23 Shkurt - E Diela e Djalit plangeprishes

    1 Mars - E Shtuna e pare e shpirtrave

    2 Mars - E Diela e te lidhurit te Mishit. E Diela e gjygjit te fundit (si edhe dita e fundit e perdorimit te prdhimeve te mishit)

    8 Mars - E Shtuna e dyte e shpirtrave: Perkujtimi i te gjithe te Drejteve tane edhe te Eterve edhe Memave Hyjmbajtese, qe shkelqyen me shembellin e tyre te jetes asketike.

    9 Mars - E Diela e te lidhurit te djathit: E Diela e Ndjeses. Perkujtimi i largimit te Adamit edhe eves nga Parajsa (Dite e fundit e produkteve te bulmetit).



    vazhdon....

  4. #4
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    vazhdim...

    Fillimi i Kreshmes se madhe - e Hena e pastert - per vitin 2003.
    10 Mars - 27 Prill



    Kreshma e madhe fillon te Henen edhe zgjat 40 dite ne nje periudhe agjerimi. Keshtu, nderkohe, besniket agjerojne prej mishit edhe bulmetit. Peshku lejohet veten ne rastin e Festes se Ungjillezimit te Hyjelindeses, ne 25 Mars, edhe te Dielen e Palmave.

    Me te hyre ne periudhen e Kreshmes se madhe, kryhen sherbesa te vecanta te Kreshmes pergjate diteve te javes: Kanoni i madh, ore e nente edhe Liturgjia e dhuratave te parashenjteruara, edhe Kanoni i vogel & Hymni i Akathistit te Hyjelindeses. Liturgjia hyjnore per diten festibe te Ungjillezimit te Hyjelindeses, qe behet ne 25 Mars.

    Kanoni i madh mbahet ne gjate mbremjeve te javes, pervec ne rastet kur kemi Liturgji te dhuratave te parashenjteruara, ndersa kremtohet Kanoni i vogel edhe Hymni i Akathistit te Hyjelindeses.

    Edhe me pas kemi edhe Kanonin e Shen Andreas te Enjten e gjashte te Kreshmes se madhe.

    Per pese te Premte, gjate Kreshmes se madhe behet sherbesa e Hymnit te Akathistit te Hyjelindeses. Cdo te Premte, gjet periudhes se sherbeses te Hymnit te akathistit sherbehet nje Stance e vecante, e ne fund, ne te Premten e fundit sherbehet e gjithe Stanca.

    Sherbesat per te ndaret ne Zotin, para edhe gjte Kreshmes se madhe behen ne disa te Shtuna, ndersa nje Sherbese perkujtimore behet gjate perfundimit te Liturgjise hyjnore.

    Per gjashte te Diela, Kisha Ortodokse ben perkujtimore gjet Kreshmes se madhe, edhe me pas vjen Java e madhe edhe Ringjallja e Zotit tone Jisu Krisht, Ngjitja, edhe Pentikostia e shenjte, dite e Shpirtit te Shenjte, duke perfunduar me kremtimin e se Dieles se te gjithe shenjterve.

    14 Mars, e Premtja e pare e Agjerimit, Hymni i akathistit te Hyjelindeses, Stance e pare.

    15 Mars, e Shtune e trete e shpirtrave

    16 Mars, e diele e pare e Kreshmes, e Diele e Ortodoksise.

    21 Mars, e Premtja e dyte e Agjerimit te madh, Hymni i Akthasitit ndaj Hyjelindeses, Satnce e dyte.

    23 Mars, e Diele e dyte e Kreshmes e shen Grigor Pallamait, Kryepiskop i Thesalonikut.

    28 Mars, e Premtja e trete e Agjerimit te madh, Hymni i akathistit te Hyjelindeses, Stance e trete.

    30 Mars, e Diele e trete e Kreshmeve, e Nderimit te Kryqit te shenjte.

    4 Prill, e Premtja e katert e Kreshmes se madhe, Hymni i akathistit te Hyjelindeses, Stance e katert.

    6 Prill, e shtune e katert e Kreshmes e Shen Joan Klimakoit (Shen joan i shkalles)

    11 Prill, e Premtja e peste e Kreshmes se madhe, Hymni i akathistit te Hyjelindeses, e gjithe Stanca.

    12 Prill, e Shtune e javes se peste, e Shtuna e Akathistit.

    13 Prill, e Diele e peste e Kreshmes, e shen Marise se Egjiptit.

    19 Prill, e shtuna e Shen Llazarit

    20 Prill, e Diele e gjashte e Kreshmes, e diele e Palmave. Te Dielen e Palmave kemi hyre ne Javen e madhe, edhe ne mbremje kremtohet Sherbesa e Dhenderit edhe virgjereshave.


    vazhdon...

Tema tė Ngjashme

  1. Risalet Ibn Asakir (shpjegimi)
    Nga rapsod nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2006, 13:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •