Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Exclamation ALARM ! Kimikatet në bujqësi rrezik i lartë për kancer

    Drejtori i Institutit të Shërbimit Higjeno – Sanitar në Lushnjë, Isuf Çela i bie këmbanave të alarmit për përdorimin pa kriter të hormoneve, pesticideve dhe stimulantëve në bujqësi. Tregëtarët e pranojnë se prodhimet që marrin nga fermerët nuk janë të kontrolluara dhe se qytetarët nuk kanë garanci për perimet që u shiten.




    Klan
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #2
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: ALARM ! Kimikatet në bujqësi rrezik i lartë për kancer

    Ue cfare lajmi BOMBE !
    Lajm qe shitet por asnje gje konkrete nuk thote gazetaruci.
    Cdo gje eshte relative...

  3. #3
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: ALARM ! Kimikatet në bujqësi rrezik i lartë për kancer

    Pse çfarë desh ti, të shihje njerëz të shtrirë rrugëve ?!!

    Shko në spitale se i gjen të shtrirë atje !
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: ALARM ! Kimikatet në bujqësi rrezik i lartë për kancer

    Po katunaret e LSI te ushnjes, po na Kajn nonen neve, vetes dhe ktyre politikaneve hajdare dhe familjeve te tyre.

    Kshu o kur Jane ngrit komet dhe I Kane ren kokes...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: ALARM ! Kimikatet në bujqësi rrezik i lartë për kancer

    Lajmi nuk behet duke intervistuar nje pijetar, nje fshatar dhe nje shites.
    Nuk mund te hedhesh nje bombe te tille mbi pipëllin naiv sepse i beson te gjitha!
    Per nje lajm te tille duhen perdorur disa studime, me disa analiza, duke sjelle dicka konkrete, jo hajt oburra se ka plasur kimikati dhe u semuren te gjithe ME KANCER.



    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Pse çfarë desh ti, të shihje njerëz të shtrirë rrugëve ?!!

    Shko në spitale se i gjen të shtrirë atje !
    Cdo gje eshte relative...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: ALARM ! Kimikatet në bujqësi rrezik i lartë për kancer

    O smokkie,

    Ku jeton ti?

    Po te jetosh ne shqiperi,

    I ke pa psh hidet, qe ishin sa nji koker kumblle vardare?

    Ose hudhrat tani qe e Kane kercellin, si me qene shkop?

    Po te benin kontrolle kto te ushqimit, do ha in vetem bar nga liqeni....
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: ALARM ! Kimikatet në bujqësi rrezik i lartë për kancer

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Po katunaret e LSI te ushnjes, po na Kajn nonen neve, vetes dhe ktyre politikaneve hajdare dhe familjeve te tyre.

    Kshu o kur Jane ngrit komet dhe I Kane ren kokes...
    O xhuu..me kujtove nje vjershe qe e recitonte shpesh profesori im i letersise, qe ishte nje hajvan i papermbajtur komunist (socialist pas 90)

    Bashke me gushtin iku dhe vapa
    Zoti na ruajte c'dimer vjen prapa
    Do ngrihen plehrat nga fundi tokes
    do ngrihen kembet ti bien kokes..

    meduket se eshte e Sh Musarajt kjo por nuk jam i sigurte.

    Saper hormonet ne bujqesi eshte mese e ditur. Madje para disa ditesh degjova qe vdiq nje djal nga nje semundje shume e rralle ne shqiperi. Nje djalosh diku tek te pesembedhjetat ne nje dasem fshati han nje cope mish vici por qe fatkeqesisht e zier jo mire dhe pikerisht vendi ku i ishte injektuar hormoni. Cfare ndodhi me djaloshin? Pasi ishte shtruar ne spital vihet re nje rritje e menjehershme e organeve gje e cila i kushtoi jeten.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: ALARM ! Kimikatet në bujqësi rrezik i lartë për kancer

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    O xhuu..me kujtove nje vjershe qe e recitonte shpesh profesori im i letersise, qe ishte nje hajvan i papermbajtur komunist (socialist pas 90)

    Bashke me gushtin iku dhe vapa
    Zoti na ruajte c'dimer vjen prapa
    Do ngrihen plehrat nga fundi tokes
    do ngrihen kembet ti bien kokes..

    meduket se eshte e Sh Musarajt kjo por nuk jam i sigurte.

    Saper hormonet ne bujqesi eshte mese e ditur. Madje para disa ditesh degjova qe vdiq nje djal nga nje semundje shume e rralle ne shqiperi. Nje djalosh diku tek te pesembedhjetat ne nje dasem fshati han nje cope mish vici por qe fatkeqesisht e zier jo mire dhe pikerisht vendi ku i ishte injektuar hormoni. Cfare ndodhi me djaloshin? Pasi ishte shtruar ne spital vihet re nje rritje e menjehershme e organeve gje e cila i kushtoi jeten.
    Kush ishte ky profesori yt?

    Iljazi I qemal stafes?...lol

    Sa gomare, ka pasuar e ka ne arsim....
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #9
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: ALARM ! Kimikatet në bujqësi rrezik i lartë për kancer

    Perime me pamje të çuditshme, ja përse !

    Emri:  1.jpg

Shikime: 2363

Madhësia:  46.8 KBEmri:  2.jpg

Shikime: 2083

Madhësia:  19.5 KB

    Përdorimi i hormoneve me tepricë tek fruta-perimet ka ndikimin e saj jo vetëm në shëndetin e njeriut, çka është më e rëndësishmja por edhe tek vetë bima. Këtë vetëm një specialist di ta dallojë më së miri, por edhe njerëzit e thjeshtë. Shpesh na ka ndodhur të shohim fruta-perime të deformuara të tipit fruta me kallo të drunjëzuar, fruta me majucë, me zgavra boshe, me plasaritje sipërfaqësore, etj. Pikërisht këto fruta-perime, në dukje të çuditshme nuk janë aspak një mrekulli e nënës natyrë, por ndërhyrje e pastër e dorës së njeriut. Prof. Dr. Jani shpjegon përdorimin me tepri të hormoneve dhe ndikimit në bimë të ndryshme si zarzavate, fruta apo perime. “Tepria në përdorimin e tyre më shpesh shprehet në përkeqësimin e treguesve morfologjik dhe biometrik të bimëve dhe frutave, pra i bën pa vlera tregtare, duke ulur sasinë e produktit që del në treg, e për rrjedhojë ulen të ardhurat e fermës. Ndërsa përdorimi i parakohshëm pengon rritjen dhe zhvillimin normal të bimës dhe dëmton cilësitë tregtare dhe ushqimore të frytit”, sqaron ai.
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  10. #10
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: ALARM ! Kimikatet në bujqësi rrezik i lartë për kancer

    Hormonet, dëme në shëndetin mendor dhe fizik

    Emri:  3.jpg

Shikime: 1921

Madhësia:  11.8 KB

    Mjekja endokrinologe, Luftime Bruka bën me dije dëmet që i shkaktojnë organizmit produkte të cilave iu injektohen hormone me tepri. Nuk bëhet fjalë për dëme të menjëhershme, por ato të mëvonshme, shkaku i të cilave mbetet shpeshherë mister. Bruka na shpjegon lidhjen midis përdorimit të produkteve të modifikuara, jo biologjike dhe dëmeve që mund të sjellë në organizmin e njeriut. “Kur një person përdor ushqime gjenetikisht të modifikuara, siç mund të jenë edhe ato të cilave iu injektohen hormone të ndryshme për rritje të menjëhershme apo marrjen e ngjyrës, çdo person fillon të ndihet i ngathët, pa energji, ndihet si i përgjumur, pasi këto ushqime quhen ndryshe ushqime “statike”.” Pra, sipas mjekes Bruka, këto ushqime nuk përcjellin energji tek shëndeti fizik dhe mendor i njeriut, pasi produkte të tilla ushqimore nuk përmbajnë bazën e ushqyerjes së njeriut pasi kanë aciditet të lartë dhe organet e trupit nuk janë të afta që për t’i përthithur apo tretur ato. “Aciditeti i lartë në trup mund të çojë në lindjen e sëmundjeve të ndryshme siç mund të jenë çrregullimi i lipideve, çrregullimi hormonal, rritje e kolesterolit, diabet, alergji, krijimin e mykërave dhe shumë sëmundje të tjera. Përdorimi i pesticideve apo hormoneve të shumta tek rendimentet bujqësore, bëhet shkak i shumë sëmundjeve të fushave”, përfundon mjekja Luftime Bruka.
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •