Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-03-2014
    Vendndodhja
    BOSH
    Postime
    102

    Hirësi Janullatos, Zoti flet edhe Shqip…!

    Pikerisht diten e pashkeve Janullatos meshoi ne greqisht.

    Të dëgjuam Hirësi. Pashkët e sivjetme risollën momentin t’ju shihnim sërish përballë grigjës tuaj ortodokse (shqiptare).

    Nga poltroni i shenjtë i mbuluar me purpurimën rrezëllitëse të veshjes, mbërthyem sy e vesh t’ju dëgjonim urimet, përgëzimet, meshimet dhe gjithë porositë për këtë dhe atë botë, dhënë nga i pari i kishës tonë gjoja autoqefale. Dhe tek dëgjuam se ç’deshe të na thuash, na u skuqën faqet dhe po na digjnin veshët…! Themi ç’deshe të na thuash se në të vërtetë as Ju vet nuk e dini se ç’na kini thënë. Më saktë e di “terxhumani” Juaj, i cili u djersit që t’ju përkthente për tek grigja shqipfolëse…Domethënë, Ju që drejtoni për rreth njëzetë vjet grigjën shqipfolëse të ortodoksisë shqiptare, ende me përkthyes, Hirësi Janullatos…!? Edhe pse kjo është kundër nomeve të kishës tonë, madje edhe pse i bie ndesh Kushtetutës së Shqipërisë, Ju vazhdoni me fudullëkun e njeriut që s’pyet për shtet dhe ligj.

    Atëherë nuk di për çfarë shenjtërie a përkushtimi fetar mund të pretendojë një klerik i lartë si Ju që nuk plotësoni detyrimet ligjore, kur ne presim të shikojmë se udhëheqësit tanë shpirtëror janë aq të shenjtë sa nuk shkelin mbi një mizë e jo mbi ligj…!?

    Por duket se për Ju Hirësi, kjo s’ka shumë rëndësi, pasi Ju nuk e kini për gjë të shkelni edhe mbi ne, mbi gjithë ortodoksinë shqiptare ( siç e do ajo greke…), mbi trashëgiminë fetare dhe kulturore të të parëve tanë, mbi etërit kombëtarë shqiptarë të kishës tonë, të cilën përditë e më dukshëm po e zhvishni nga tradita shqiptare e Nolit të madh, At Stathit dhe Papa Kristos, emrat dhe veprën atdhetare të cilëve, as guxoni t’i zini me gojë sepse, “…Papa Kriston na e vranë/ Ca të ligj grekomanë/ Dhe për të s’ra një kambanë…” vajton populli ynë.

    E, pra, nëse nuk të mjaftuan dhe bindën dy dhjetëvjeçarë në përkushtimin Tuaj progrek në kurriz të kishës tonë për ta zhbërë dhe greqizuar atë ind e maj, të jeni i sigurtë se do jeni i dështuari i radhës në përpjekjet dhe orekset shekullore të grekërisë së zilepsur dhe tahmaqare ndaj trojeve dhe historisë shqiptare.

    Dihet se modeli dhe shëmbëlltyra Juaj është misionari grek i shekullit tetëmbëdhjetë, Kozma Etoli (1714-1779), një antishqiptar i përkushtuar i megaliidhesë greke i cili, bënte pikërisht këtë që Ju po e bëni sot në mënyrë shumë më të sofistifikuar me ortodoksinë shqiptare. “Mos iu lutuni Zotit në shqip- u thoshte greku Kozma gjyshërve tanë. Shqipja është gjuhë e mallkuar, është gjuha e të paudhit…Më premtoni se në familje do flisni jo shqip, por greqisht dhe unë do t’ju falë gjithë mëkatet tuaja…”

    Ja kështu, Hirësi Janullatos, Kozmai, (stërgjyshi Juaj shpirtëror, i mbiquajtur shën Kozma), këtu e treqind vjet më parë, u end këtyre anëve (sa la këtu edhe kokën), për atë të shkretë grekëri e Megaliidhe…Dhe ai, iu fliste besimtarëve me përkthyes, ja kështu, toidho si Ju, Hirësi Janullatos…!

    Prandaj, duke u parë e dëgjuar darkën e Pashkëve tona krah përkthyesit që djersitej të përcillte përdëllimin tuaj grek ndaj besimtarëve shqipfolës, sepse m’u kujtuan rrëfimet e gjyshërve të mi për misionarin grek Kozma, i vrarë për motive të dyshimta këtu, mes Myzeqesë, në gushtin e largët të vitit 1779.

    Aty u binda se edhe Ju, si greku i dikurshëm Kozma, e kini për turp dhe gjynah të flisni shqip, paçka se nuk guxoni aq sheshazi t’ua thoni shqiptarëve sot se, “shqipja është gjuhë e të paudhit dhe se Zoti fyhet po t’i lutesh në shqip. Ortodoksia flet vetëm greqisht siç fliste Krishti. Ja, pse Ju Hirësi, nuk doni të meshoni e të predikoni në shqip. Se, vërtetë Hirësi Janullatos, në gati njëzetë vjet në krye të kishës shqiptare, Ju nuk mundët dot të mësoni aq shqip sa të bekoni besimtarët Tuaj në gjuhën e nënës…!?

    Nuk duam ta besojmë këtë për Ju Hirësi, që mbani aq shumë grada shkencore e fetare të marra në disa gjuhë të huaja, me të cilat, Ju mburrin gjithë grekomanët rreth Teje, të cilët i mban peng me ndonjë shkollim grek të fëmijëve, me rroga e pensione të majme për shërbime të posaçme. Më kot mundoheni Hirësi…!

    Shqiptarët dhe ortodoksit e këtij vendi, e kanë ditur dajmas dhe e dinë edhe sot, se Zoti flet edhe shqip…! Ndaj edhe fjalët e Krishtit, na i thoni shqip Hirësi Janullatos pa u trembur se do t’Ju mallkojë Zoti. Apo trembeni mos i dilni nga besa shën Kozmait, modelit Tuaj të vjetër? Pa frikë, Hirësi. Shën Kozmai ka vdekur, paçka se grekomanët e Megaliidhes, edhe me ndihmën, financimin dhe përkushtimin Tuaj, ende lodhen ta ringjallin duke i zbukuruar varrin në mes të Myzeqesë, që ta kini si “gozhda e Nastradinit” për kufijtë e Vorioepirit Tuaj, i cili shkuaka gjer në Shkumbin…!?

    NAUN KULE

  2. 5 antarët më poshtë falenderuan NIKOLA TESLA për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Gentian_gr (21-04-2014),kiniku (20-05-2014),Meriamun (25-04-2014),shigjeta (25-04-2014),Xhuxhumaku (21-04-2014)

  3. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-04-2014
    Vendndodhja
    Su: Europe
    Postime
    143

    Për: Hirësi Janullatos, Zoti flet edhe Shqip…!

    Se si e flasim gjuhen shqipe ne te tjeret kjo eshte per tu cuditur edhe sot pas 24 vitesh.

    Ne Shqiperi ka ndodhur dita e gjykimit te Zotit, e rrenimit te kishave te Zotit, bash ne kete vend ku apostujt kane predikuar Krishterimin, ne kete troje ku linden shume pape, linden shume perandore por edhe kryqtare, nje popull eshte i lidhur prej vetes dhe politikaneve, rrenimi me i keq i historise sot eshte se shqiptaret nuk arsyetojne dhe puna arrin deri aty sa ndergjegja e shqiptarit lejon bijte e faraonit mundesisht te publikojne edhe ide e mendime, te mbrojne perbindeshin qe i lindi por edhe ta shajne por edhe te mbrojne veten.

    Zoti, zotnia Nikola Tesla, ka folur shqip edhe ne kohen e faraonit dhe ne vendlindjen time nje njeri shume i merituar per detyrat kushtetuese qe pati, thoshte per Mirditen dhe mirditoret per menyren si komunikonin "Qysh je?" Gjalle dhe vec fremen kam." E kjo melodrame vazhdon edhe sot kur "lokomotiva evropiane tashme ka kaluar edhe neper hekurudhen shqiptare por shqiptaret nuk i mori me vete sepse shqiptaret sipas zakonit preferojne kur nuk bejne vepra te mira, te meritojne dajakun, dru te atyre ne Bruksel.

    Aq me pak politika shqiptare me bijte qe trasheguan partite politike te majta dhe te djathta nuk arsyetojne por pershembull dy here ka bere autokritike Partia Socialiste ne keto 24 vjet separi duke nderruar emrin dhe ishkryetari saj shprehet se PPSH na prishi imazhin si parti evropiane, e dyta se qeveria e Rilindjes, me nderrimin e emrit te partise dhe asaj autokritike, per pak sa nuk e ktheu merin partise socialiste ne parti te rilindjes.

    Partia demokratike me pranimin ne KI(konferencen islamike) u preu shqiptareve njehere e pergjithmone te drejten e rishikimit te historise se Shqiperise dhe shqiptareve

    ..................

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Hirësi Janullatos, Zoti flet edhe Shqip…!

    Trakte kundër Anastas Janullatosit në Fier: “Kryepeshkop i tradhtisë”

    Trakte kundër Anastas Janullatosit në Fier: “Kryepeshkop i tradhtisë”FIER - Mbi pesë mijë fletushka kundër kryepeshkopit Anastas Janullatos janë shpërndarë gjatë natës dhe paraditen e djeshme në qytetin e Fierit. Shpërndarjen e këtyre fletushkave në ditën e Pashkës e ka marrë përsipër Shoqata Mbarëkombëtare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar, që në Fier drejtohet nga Kristaq Ziu. Mësohet se fletushkat në të cilat Janullatos cilësohet si 'tradhtar', janë shpërndarë në objektet e kultit, si kishat katolike dhe ortodokse në Fier, në xhaminë e qytetit, por edhe nëpër biznese. Ndryshe nga Janullatos, në fletëpalosje At Nikolla Marku quhet "Kryepeshkop i Atdhetarisë". "Gëzuar Pashkët të gjithë shqiptarëve në të gjithë botën. Poshtë tradhtia greke, ne jemi shqiptarë ortodoksë që besojmë në një fe. Feja e shqiptarit është shqiptaria". Këto janë fjalët e fletushkave të shpërndara dje, që mbajnë autorësinë e shoqatës së drejtuar nga Kristaq Ziu, një personazh i njohur për qëndrimin anti-grek. Ndërkohë që, në fletëpalosje janë të vendosura edhe dy foto, ajo e klerikut ortodoks elbasanas At Nikolla Marku dhe e kryepeshkopit Anastas Janullatos, por mbi këtë të fundit është vendosur edhe një kryq i madh.
    SHPERNDARJA
    Kreu i Shoqatës Mbarëkombëtare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar për Fierin, Kristaq Ziu ka pohuar për "Gazeta Shqiptare" se vendimi për nxjerrjen e fletëpalosjeve kundër Janullatosit ka qenë i menjëhershëm. "Këtë shpërndarje fletësh e kemi bërë me vendim të menjëhershëm të shoqatës, pasi në Tiranë, Janullatos po mbante meshën në kishën ortodokse në gjuhën greke, kur ata që po e ndiqnin ishin besimtarë shqiptarë. Ne jemi shqiptarë", - ka deklaruar Ziu. Ai kërkon largimin e kryepeshkopit Anastas nga drejtimi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, ndërsa pohon se shoqata që ai drejton është për vendosjen e klerikut At Nikolla Marku në krye të kishës. "Janullatos duhej të kishte ikur me kohë nga drejtimi i kishës ortodokse shqiptare. Ne jemi me At Nikolla Markun", - tha Kristaq Ziu. Shoqata Mbarëkombëtare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar numëron rreth 1500 anëtarë në qytetin e Fierit. Ziu ka treguar se gjatë shpërndarjes së fletushkave në kishën e "Shën Gjergjit", një prej priftërinjve ka kundërshtuar veprimin. Madje ai u ka thënë fëmijëve të pranishëm në kishë se ato fletushka nuk duhet të preken, pasi janë të djallit. Në emër të anëtarëve të tjerë të kësaj shoqate, Kristaq Ziu ka deklaruar se nuk e njohin Janullatosin si kryepeshkop. "Nuk e njohim si kryepeshkop, ai është tradhtar. Kryepeshkop është At Nikolla Marku, Noli i dytë i shqiptarëve. Do të vijojmë të kërkojmë largimin e Janullatosit edhe me aksione të tjera", është shprehur Ziu. Në një periudhë kohore prej 4 vitesh kjo shoqatë ka zhvilluar 8 protesta kundër kryepeshkopit Anastas Janullatos. Ndërkohë që, edhe kleriku At Nikolla Marku është i njohur për qëndrimet e tij të herëpashershme kundër Janullatosit.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Hirësi Janullatos, Zoti flet edhe Shqip…!

    24 vjet qe u lejua perseri feja dhe akoma nuk i mesuan ca terma fetare keta gazetaret,nuk dine te ndajne meshen nga fjalimi pershendetes.

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Hirësi Janullatos, Zoti flet edhe Shqip…!

    Nje kendveshtrim interesant

    Janullatos "Uzurpatori"
    E nisa këtë shkrim për të sqaruar më shumë veten rreth një problemi për të cilin ka vite që diskutohet në Mediat shqiptare dhe jo vetëm në to. A i takon Anastas Janullatosit të jetë në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare?
    Nxitje u bënë edhe disa reagime të Benit, që e quante Janullatosin Pinokio(për të mos e rënduar me cilësorin gënjeshtar), cilësim që është ku e ku më i butë se uzurpator,mafioz, shovinist, kolonel i Asfalias, kryezagar e sa e sa të tjera më të rënda, të cilat nuk mund t’i shkruaj këtu.
    Po le të supozoj se vërtet në fillimet e rivendosjes së ushtrimit të së drejtës për besim fetar në Shqipëri, qarqe të caktuara të Kishës Greke menduan të përfitojnë nga rasti dhe të shtinin në dorë Kishën Shqiptare me qëllimin final të helenizonin Shqipërinë e Jugut e për t’ja bashkëngjitur përfundimisht Greqisë. Për këtë patën mundësinë, që krijohet një herë në njëmijë vjet, që shteti të ndalojë ushtrimin e fesë dhe si rrjedhojë mos ketë peshkopë shqiptarë të lindur në Shqipëri, që të vendosen në krye të Kishës. Pra ëndrrën për të realizuar Megalidhenë(e cila nuk është më shumë se 120 vjeçare, se vetë shteti grek nuk ka mbushur dot 200 akoma), ja u serviri në pjatë të argjendtë sho Enver me sho Ramiz, kur në vitin 1967 mbyllën kishat ortodokse dhe ca dhespotë e priftërinj i futën në burg.
    Po le të mos shkoj aq larg sa 1967-ta se vërtet sho Enver ishte largpamës, por nuk mund të shihte që Ramizi i Vazhdimësisë do e tradhëtonte në vitin 1990. Le t’i referohem një shkrimi të sotëm të një dëshmitari të rifillimit të Kishës Ortodokse, i quajtur Kostaq Xoxa. Shkrimi është pjesë e një debati që ka hapur gazeta “Panorama” rreth çështjes Janullatos.
    Kostaq Xoxa ka qënë pjesëtar i një shoqate të Intelektualëve Ortodoksë, të cilët përpiqeshin që në fund të vitit 1990 të ringrinin Kishën Ortodokse Shqiptare dhe që krijuan Këshillin e Kishës. Ai dëshmon se në janar 1991 Patriarkana e Stambollit (jo Kisha Greke, që nuk varet nga ajo Patriarkanë) e caktoi peshkopin Janullatos si Eksark patriarkal(të përkohshëm) deri sa të përgatiteshin kushtet e zgjedhjes së Hierarkisë së Kishës. Në korrik të atij viti Janullatos arriti nëShqipëri me një grup priftërinjsh dhe murgjish për të nisur punën për rimëkëmbjen e Kishës. Ardhja ishte mundësuar me një vendim të Qeverisë së Stabilitetit. Sipas Xoxës, Janullatosi injoroi Këshillin e kryesuar nga Bidoshi(ku bënte pjesë edhe vetë Xoxa) dhe krijoi një strukturë tjetër me elementë filogrekë, me qëllimin e vetëm të zgjidhej Kryepeshkop!
    Për ta kuptuar edhe vetë më mirë këtë skenar bëj pyetjen se ç’synime mund të arrijë greku Janullatos duke u bërë Kryepeshkop, të cilat nuk mund t’i arrijë duke qënë Eksark Patriarkal (po shtoj I përkohshëm.)? Në shkrimin e Intelektualit Ortodoks Xoxa nuk e gjej këtë përgjigje, por le të supozojmë, që në këtë mënyrë, Anastas Janullatos, garantonte qënien e tij në krye të Kishës deri sa të mos jetë më i aftë fizikisht apo mendërisht.

    Për të kuptuar më thellë se sa afatgjatë ishte plani i Janullatosit, duhet të përmendim se Kryepeshkopi i Kishës Ortodkse zgjidhet nga Sinodi i Shenjtë i përbërë nga peshkopë shqiptarë. Në atë kohë nuk kishte asnjë të tillë. Që të jesh peshkop i kishës ortodokse duhet të kesh mbarur një shkollë fetare, të kesh një përvojë si prift i një bashkësie(dhioqeze) dhe të mos jesh i martuar. Për të arritur në një peshkop shqiptar në vitin 1991, duhet të pritej të paktën 7-8 vjet, që të rinj të devotshëm të kryenin studimet fetare dhe t’I përkushtoheshin kishës duke vendosur të mos martoheshin. Në të njëjtën kohë, gjatë praktikës së tyre si priftërinj ata duhet të tregonin pjekuri, urtësi, përkushtim, aftësi udhëheqëse dhe të tjera cilësi të nevojshme për tu bërë peshkop. Edhe pse në nevoja urgjente, Kisha Ortodokse Shqiptare nuk mund të ndiqte praktikën e Qeverisë shqiptare për të bërë juristë në 6 muaj në Shkollën e Plepave.
    Unë nuk jam i sigurt nëse Sinodi i Shenjtë Shqiptar duhet të ketë 12 peshkopë(zakonisht ky është numuri për analogji me numurin e apostujve)apo mjafton edhe të ketë 6 të tillë. Nuk kam bërë përpjekje të kontrolloj web site të KOASH, për të qënë sa më tepër që mundet i imunizuar nga një shikim pro-Janullatos. Qoftë edhe për të përgatitur vetëm 6 peshkopë duhet një numur i madh studentësh si dhe vite të tëra për të patur peshkopë që t’i afrohen disi ‘standarteve” të Kishës Ortodokse. Nëse greku Janullatos do donte që këtë process ta kontrollonte deri sa gjithë peshkopët të zgjidheshin mes pasuesve të tij filogrekë mund të ndiqte shembullin e grekes së famshme Penellopë dhe “të prishte natën atë që bënte ditën” duke qënë vetëm Eksark. Dërgimi në shkollë, shugurimi prift dhe karriera e mëpasme e çdo kandidati ishte plotësisht në dorën e tij.
    Po le të kthehem në tregimi i Xoxës, të cilin unë nuk e ve aspak në dyshim. Sipas tij, “punën e nëndheshme” të Janullatosit për një vit të tërë e kundërshtuan ortodoksët patriotë me Bidoshin në krye. Le të pranoj që Bidoshi, Xoxa dhe gjithë të tjerët pas tyre kanë qënë besimtarë idealistë, që donin vetëm mbarëvajtjen e Kishës shqiptare dhe ecjen e saj në gjurmët e Kishës si e donte Fan Noli. Megjithë kundërshtimet e tyre të vazhdueshme, Janullatosi arriti të realizonte “planin e tij mafioz” dhe më 2 gusht të vitit 1992(atëhere kur atdhetarët më idealistë shkojnë në plazh)të kurorëzohet Kryepeshkop. Xoxa tregon se një ditë më parë, Petro Bidoshi, vetë Xoxa si dhe disa besimtarë të tjerë(intelektualë ose jo) i kërkuan deputetit Uran Butka, Kryetar I Komisionit të Kulturës në Kuvend, t’i mbështeste si përfaqësues i shtetit shqiptar të ndalonin kurorëzimin e Janullatosit dhe Butka premtoi se do e bënte. Të nesërmen Butka dhe disa besimtarë me Bidoshin në krye u takuan me Sali Berishën, i cili ju konfirmoi se Janullatos ishte pranuar si eksark sa të krijoheshin kushtet për tu bërë peshkopët shqiptarë!
    Ka diçka që nuk “kuadron” në raportet e shtetarëve të atëhershëm me KOASH-in me besimtaret ortodoksë anti-Janullatos. Të bie në sy, që Bidoshi e Xoxa nuk kërkojnë të takohen me Kryeministrin Meksi, por me Uran Butkën, që deri diku, në atë kohë kishte ‘kyçet e kashtës”. Butka si patriot i kulluar ju premton mbështetje dhe takimin me Berishën, që vërtet ishte autoriteti më i madh shtetëror në atë kohë, por duke anashkaluar Qeverinë e cila kishte edhe mundësitë reale për të ndërhyrë në ndalimin e kurorëzimit të Janullatosit. A ka patur një korrespondencë zyrtare ndërmjet KOASH dhe Qeverisë, në lidhje me kurorëzimin, këtë nuk e gjen në shkrimin e Xoxës. Të mendosh se gjithshka u bë në fshehtësi deri në ardhjen e autoriteteve të larta nga Patriarkana e Stambollit e deri në ftesat për ambasadorët e huaj, pa dijeninë e Meksit dhe të Berishës është e pabesueshme. Kisha Ortodokse dhe Janullatosi kanë qënë në survejim të vazhdueshëm nga SHIK-u(sot SHISH), që ditën e parë kur Eksarku vuri këmbë në tokën shqiptare.

    Por po i le rehat edhe Berishën edhe Meksin, sepse si kanë gënjyer edhe për shumë gjëra të tjera mund të kenë gënjyer atë kohë Bidoshin, Xoxën dhe Butkën, për ato që kishin lejuar me gojë apo me shkrim. Eshtë interesant pjesa e tregimit të Xoxës, kur tregon se në Kishë, procesi i kurorëzimit u ndërpre nga që disa besimtare ortodokse thërrisnin “Anaksos”(kundër) ndërsa i dërguari i Patriarkanës së Stambollit pyeste “A e pranoni Janullatosin si Kryepeshkop të Shqipërisë?” Skena është tipike ballkanike dhe duhet t’i ketë gajasur ambassadorët e huaj që ishin të pranishëm. Sipas Xoxës, është rregull që edhe një besimtar ta kundërshtojë, Kryepeshkopi nuk duhet të kurorëzohet dhe më 2 gusht 1992 ishin një tufë me besimtarë(kryesisht gra) që thërrisnin “anaksos”. (Të më ndjeni, se tema është vërtet serioze, por nuk rri dot pa qeshur se më kujtohet një mesele të vjetër, që tregonin për Priftin e Roskovecit të Fierit, kur pas një deklarate jo serioze të tij gjatë meshimit, gratë thërrisnin “Nuk na duhet gjë! Nuk na duhet gjë!”)

    Më tej Xoxa vazhdon me përjetimin e tij se si ishte zhdukur kurora e Kryepeshkopit dhe me aktin e dyshimtë të kurorëzimit në 15 katëshi. Përsëri nuk e ve në dyshim Intelektualin Ortodoks anti-Janullatos, kur thotë se thirrjet “anaksos” nuk u bënë nga elementë myslymanë, që kishin infiltruar në turmën në Kishë, por nga besimtare ortodokse. Nuk është e vështirë, që njerëz që nuk donin Janullatosin(qoftë për qëllime patriotike) të thërrisnin, që ishin kundër kurorëzimit. Megjithatë më mbetet e errët përse këtë nuk e bënte vetë Xoxa me Bidoshin. Për më tepër nuk kuptoj se ç’kërkonte Uran Butka në Kishë kur nuk ishte i ftuar. Si nip i patriotit Sali Butka, me një emër jo të mirë në rrethet e ortodoksëve korçarë, vetë deputeti duhet ta kishte parë të udhës të rrinte larg “mafiozllëkut” të Janullatosit dhe të Kishës greke apo Patriarkanës së Stambollit.
    Manifestimi patriotik në Kishë atë 2 Gusht ka qënë po aq i verbër(nuk po e quaj të orkestruar), sa ç’ka qënë e verbër propaganda anti-Janullatos e 22 viteve të fundit. Pakkush ka kurajon të shkruajë se ç’ka bërë në të vërtetë Kryepeshkopi për Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Edhe shëndoshja e saj ekonomike quhet nga “patriotë“ si Fatos Klosi një e keqe dhe rrjedhim i kthimit të Kishës Shqiptare në një bisht të Kishës Greke. Askund nuk përmenden funksionimi i mirëiI kishave, përpjekjet për rikthimin e pronave të saj, ruajtja e vlerave të pallogaritshme të ikonave dhe të tjera objekteve të artit të Mesjetës e të mëvonshëm. Askush nuk përmend se brenda KOASH-it nuk ka arritur dora e biznesmenëve mafiozë të Djathtë e të Majtë që bëjnë kërdinë me fondet publike tej përtej Shqipërisë. Vetëm flitet me një pasion të verbër kundër dhe përmenden Papa Kristo Negovani, Petro Nini e dëshmorë të tjerë shqiptarë të vrarë nga Kisha Greke.
    Me sa kam dëgjuar e lexuar më parë dhe me sa kam lexuar këto ditë, teoria e “uzurpimit” apo e “vetshpalljes” është në rastin më të mirë foshnjarake. Në ka gjëra që janë të uzurpuara, janë mendjet e shumë prej nesh, të uzurpuara nga idetë patriotike dhe antifetare të Komandantit Legjendar. Ishin ato dekada kur Kishat në përgjithësi u paraqitën me ngjyrat më të zeza dhe Vatikani dhe Kisha Greke në veçanti si më të zezat syresh. Propaganda se grekët duan dhe nuk e kanë të vështirë të kthejnë ortodoksët në grekë funksionon shumë mirë në zonat larg Shqipërisë Juglindore, ku ka pak besimtarë ortodoksë dhe ku shumë njerëz kujtojnë se të krishterët i kanë sytë nga Greqia.
    JO të dashur bashkëatdhetarë injorantë në çështjet e Ortodoksisë dhe patriotizmit të besimtarëve ortodoksë.
    Kemi qënë ne të parët dhe më shumë se të gjithë që kemi kundërshtuar Helenizimin duke derdhur edhe gjak.
    Kemi qënë ne të parët në kolonitë e Stambollit, Bukureshtit e Sofjes që përkundëm ndienjën e Shqipërisë Mëvetëse.
    Kemi qënë ne të parët që krijuam Kishën Autoqefale dhe këmbëngulëm tek Presidenti Uillson të njihte Shqipërinë.
    Kemi qënë ne që krijuam Republikën Autonome të Korçës për të mos lejuar përparimin e grekëve.

    Jemi po NE, që e vlerësojmë punën e Kryepeshkopit dhe nuk e quajmë Uzurpator.


    Naum Mara

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e Helikranon
    Anëtarësuar
    14-11-2010
    Postime
    359

    Për: Hirësi Janullatos, Zoti flet edhe Shqip…!

    Po per "Allahu ekber" nuk e ka mesuar shqip Zoti ?

  8. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-04-2014
    Postime
    8

    Për: Hirësi Janullatos, Zoti flet edhe Shqip…!

    Edhe pse jam per mesha ne Shqip , nuk me pelqen qe keto tema shfrytezohen nga Myslimanet Shqipetar per te propoganduar me te madhe kunder Krishtereve Shqipetar.
    Kam pare dhe degjuar qe edhe ne xhami flitet arabisht edhe kurani citohet arabisht, po ashtu si edhe Anastasi ka folur greqisht.
    Nuk duhet. Flisni Shqip dhe nderoni Kombin Shqipetar.
    Une nuk jam Mysliman , jam Krishter por deshiroj fort qe meshat dhe fjalimet apo kenget ne xhami dhe ne kisha te behen shqip.

    Psh ne minare me megafon kendon Hoxha arabisht?! Pse valle NUK kendon ne shqip?????

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Hirësi Janullatos, Zoti flet edhe Shqip…!


    Pse hoqi dorë z.Janullatos nga mesha shqip?



    Janullatos

    Gjithkujt i kujtohet fare mirë se sa mirë e dinte gjuhën shqipe fortlumturia e tij në vitet 1991 – 1997, teksa jo vetëm i mbante meshat në gjuhën shqipe, por lëshonte lëvdata të pafre edhe për presidentin dhe qeverinë. Por tani, Janullatosi po u thotë shqiptarëve se vetëm greqishtja është gjuhë e kishës, duke konfirmuar faktin se ai nuk e konsideron fare Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare, por e quan atë si shtojcë apo pjesë të kishës greke

    Prej disa vitesh kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, z.Anastas Janullatos “e ka harruar” gjuhën shqipe. Në meshat e ndryshme që ai mban në raste ngjarjesh e festash si dhe në komunikimet e tjera publike, tashmë hirësia e tij flet vetëm në gjuhën e mëmës së tij, në greqisht. Një mikrofon i gjatë qëndron gjithnjë pranë tij, si dhe ndonjë dhjak i ri që lexon në gjuhën shqipe atë që hirësia e tij mund ta lexonte fare mirë shqip. Edhe ditën e djeshme që ishte ditë feste për gjithë besimtarët e krishterë, kryepeshkopi i KOASH-it u pa të japë meshën në gjuhën greke me përkthyes dhjakun pranë. Një pamje kjo që po e shohim prej disa vitesh të bëhet një shfaqje aq e njohur, aq edhe jo etike. Qëllimi i saj është që ne shqiptarët të mësohemi se kjo është gjuha e kishës. Besimtarët ortodoksë që as kanë lidhje me greqishten dhe as u hyn në punë ajo, janë të detyruar të dëgjojnë meshën në gjuhën greke, pasi kështu e konsideron kryepeshkopi.
    Nuk duam të besojmë as të krahasojmë hirësinë e tij të shkolluar e me disa gjuhë të huaja që të ecë kaq besnikërisht në gjurmët e klerikëve grekë që para vendosjes së autoqefalisë mallkonin gjuhën shqipe, e cila sipas tyre nuk ishte “gjuhë e Zotit” dhe se vetëm greqishtja ishte e tillë. Pra këtu nuk kemi çështje të mosnjohjes së gjuhës, por ecjes në gjurmët e vjetra e përsëritjen e anëve të këqija të historisë.
    Gjithkujt i kujtohet fare mirë se sa mirë e dinte gjuhën shqipe fortlumturia e tij në vitet 1991 – 1997 teksa jo vetëm i mbante meshat në gjuhën shqipe, por lëshonte lëvdata të pafre edhe për presidentin dhe qeverinë. Ishte e qartë se kryepeshkopi e njihte shumë mirë gjuhën shqipe, bile edhe me gramatikë. Ai përdorte gjuhën shqipe nëpër mesha si argument të fortë për të thënë se jo vetëm e njihte këtë gjuhë, por edhe sepse ajo nuk ishte pengesë për ushtrimin e detyrës si kryepeshkop.
    Vit pas viti ai e “harroi” këtë gjuhë dhe filloi të përdorë gjuhën, nga e cila u nda Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Në këtë mënyrë ai bëri një shumëzim me zero të të gjitha përpjekjeve të patriotëve dhe klerikëve shqiptarë të vendosura prej tyre me kongreset e Beratit të vitit 1922 apo të Korçës së vitit 1929. Kjo nuk bëhet pa qëllim. Nuk është as e para herë dhe as e fundit që thuhet se shteti grek gjithnjë i ka konsideruar ortodoksët shqiptarë si “grekë”. Edhe meshimi në gjuhën greke i z.Janullatos ka si qëllim vetëm përçimin e kësaj teze, e përcjellë edhe si urrejtje ndaj gjuhës shqipe. Një nga parimet bazë të autoqefalisë është gjuha e kombit ku ndodhet kisha. Gjuha shqipe është parim bazë se në ç’nivel është kjo autoqefali. Parimi i dytë bazë i autoqefalisë është kombësia e nivelit të lartë drejtues. Është e pamundur që 23 vjet pas ardhjes së z.Janullatos me kontributin e të cilit janë përgatitur qindra klerikë, në Shqipëri në Sinodin e Shenjtë nuk paska 3 klerikë shqiptarë. Jo vetëm në Tiranë, por janë edhe peshkopët e Beratit dhe Gjirokastrës me kombësi greke. A meshojnë shqip këta? Madje njëri prej tyre paraqitet si “arvanitas”
    Përdorimi i greqishtes në mënyrë të rregullt nëpër mesha jo vetëm që është një veprim antiligjor, por edhe bëhet si veprim karshillëku ndaj shtetit shqiptar, për të thënë se nuk pyesim fare për ju, se e rëndësishme është vetëm Greqia, etj. Ky është një tregues i qartë se z.Janullatos nuk e konsideron fare Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare, por e quan atë si shtojcë apo pjesë të kishës greke.
    Hirësia nuk përton të ndjekë deri në lodhje të skajshme aktivitete të tilla, që nuk kanë të bëjnë fort me kishën siç është rasti për të respektuar ushtarët grekë të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
    Hirësia e tij nuk lodhet deri në fshatin më të humbur apo të panjohur të Shqipërisë, nëse aty ka ndonjë delegacion grek apo nëse aty është ngritur për ndonjë ceremoni fshati flamuri grek.
    Hirësia nuk lodhet të bëjë çështje të posaçme as aksidente të automobilistike, kur këtë e bëjnë nga Athina.
    Në artikullin nr.3 të Statutit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, përpiluar në Korçë më 29.6.1929 thuhet se “gjuha zyrtare e kishës është shqipja”. I njëjti parim për gjuhën zyrtare është ruajtur në statutin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare miratuar me dekretin nr.1065, datë 4.5.1950 e Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërinë. Këtë statut të miratuar në diktaturë, hirësia e tij e ka fort për zemër.
    Nëse në Kishën Ortodokse Autoqefale Greke në Athinë do jepej mesha p.sh. në gjuhën bullgare a do ishin të kënaqur grekët? A do rrinin të qetë ata?

    http://gazeta55.al/pse-hoqi-dore-z-j...a-mesha-shqip/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #9

    Për: Hirësi Janullatos, Zoti flet edhe Shqip…!

    Citim Postuar më parë nga Archon Lexo Postimin
    Nje kendveshtrim interesant

    Janullatos "Uzurpatori"
    E nisa këtë shkrim për të sqaruar më shumë veten rreth një problemi për të cilin ka vite që diskutohet në Mediat shqiptare dhe jo vetëm në to. A i takon Anastas Janullatosit të jetë në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare?
    Nxitje u bënë edhe disa reagime të Benit, që e quante Janullatosin Pinokio(për të mos e rënduar me cilësorin gënjeshtar), cilësim që është ku e ku më i butë se uzurpator,mafioz, shovinist, kolonel i Asfalias, kryezagar e sa e sa të tjera më të rënda, të cilat nuk mund t’i shkruaj këtu.
    Po le të supozoj se vërtet në fillimet e rivendosjes së ushtrimit të së drejtës për besim fetar në Shqipëri, qarqe të caktuara të Kishës Greke menduan të përfitojnë nga rasti dhe të shtinin në dorë Kishën Shqiptare me qëllimin final të helenizonin Shqipërinë e Jugut e për t’ja bashkëngjitur përfundimisht Greqisë. Për këtë patën mundësinë, që krijohet një herë në njëmijë vjet, që shteti të ndalojë ushtrimin e fesë dhe si rrjedhojë mos ketë peshkopë shqiptarë të lindur në Shqipëri, që të vendosen në krye të Kishës. Pra ëndrrën për të realizuar Megalidhenë(e cila nuk është më shumë se 120 vjeçare, se vetë shteti grek nuk ka mbushur dot 200 akoma), ja u serviri në pjatë të argjendtë sho Enver me sho Ramiz, kur në vitin 1967 mbyllën kishat ortodokse dhe ca dhespotë e priftërinj i futën në burg.
    Po le të mos shkoj aq larg sa 1967-ta se vërtet sho Enver ishte largpamës, por nuk mund të shihte që Ramizi i Vazhdimësisë do e tradhëtonte në vitin 1990. Le t’i referohem një shkrimi të sotëm të një dëshmitari të rifillimit të Kishës Ortodokse, i quajtur Kostaq Xoxa. Shkrimi është pjesë e një debati që ka hapur gazeta “Panorama” rreth çështjes Janullatos.
    Kostaq Xoxa ka qënë pjesëtar i një shoqate të Intelektualëve Ortodoksë, të cilët përpiqeshin që në fund të vitit 1990 të ringrinin Kishën Ortodokse Shqiptare dhe që krijuan Këshillin e Kishës. Ai dëshmon se në janar 1991 Patriarkana e Stambollit (jo Kisha Greke, që nuk varet nga ajo Patriarkanë) e caktoi peshkopin Janullatos si Eksark patriarkal(të përkohshëm) deri sa të përgatiteshin kushtet e zgjedhjes së Hierarkisë së Kishës. Në korrik të atij viti Janullatos arriti nëShqipëri me një grup priftërinjsh dhe murgjish për të nisur punën për rimëkëmbjen e Kishës. Ardhja ishte mundësuar me një vendim të Qeverisë së Stabilitetit. Sipas Xoxës, Janullatosi injoroi Këshillin e kryesuar nga Bidoshi(ku bënte pjesë edhe vetë Xoxa) dhe krijoi një strukturë tjetër me elementë filogrekë, me qëllimin e vetëm të zgjidhej Kryepeshkop!
    Për ta kuptuar edhe vetë më mirë këtë skenar bëj pyetjen se ç’synime mund të arrijë greku Janullatos duke u bërë Kryepeshkop, të cilat nuk mund t’i arrijë duke qënë Eksark Patriarkal (po shtoj I përkohshëm.)? Në shkrimin e Intelektualit Ortodoks Xoxa nuk e gjej këtë përgjigje, por le të supozojmë, që në këtë mënyrë, Anastas Janullatos, garantonte qënien e tij në krye të Kishës deri sa të mos jetë më i aftë fizikisht apo mendërisht.

    Për të kuptuar më thellë se sa afatgjatë ishte plani i Janullatosit, duhet të përmendim se Kryepeshkopi i Kishës Ortodkse zgjidhet nga Sinodi i Shenjtë i përbërë nga peshkopë shqiptarë. Në atë kohë nuk kishte asnjë të tillë. Që të jesh peshkop i kishës ortodokse duhet të kesh mbarur një shkollë fetare, të kesh një përvojë si prift i një bashkësie(dhioqeze) dhe të mos jesh i martuar. Për të arritur në një peshkop shqiptar në vitin 1991, duhet të pritej të paktën 7-8 vjet, që të rinj të devotshëm të kryenin studimet fetare dhe t’I përkushtoheshin kishës duke vendosur të mos martoheshin. Në të njëjtën kohë, gjatë praktikës së tyre si priftërinj ata duhet të tregonin pjekuri, urtësi, përkushtim, aftësi udhëheqëse dhe të tjera cilësi të nevojshme për tu bërë peshkop. Edhe pse në nevoja urgjente, Kisha Ortodokse Shqiptare nuk mund të ndiqte praktikën e Qeverisë shqiptare për të bërë juristë në 6 muaj në Shkollën e Plepave.
    Unë nuk jam i sigurt nëse Sinodi i Shenjtë Shqiptar duhet të ketë 12 peshkopë(zakonisht ky është numuri për analogji me numurin e apostujve)apo mjafton edhe të ketë 6 të tillë. Nuk kam bërë përpjekje të kontrolloj web site të KOASH, për të qënë sa më tepër që mundet i imunizuar nga një shikim pro-Janullatos. Qoftë edhe për të përgatitur vetëm 6 peshkopë duhet një numur i madh studentësh si dhe vite të tëra për të patur peshkopë që t’i afrohen disi ‘standarteve” të Kishës Ortodokse. Nëse greku Janullatos do donte që këtë process ta kontrollonte deri sa gjithë peshkopët të zgjidheshin mes pasuesve të tij filogrekë mund të ndiqte shembullin e grekes së famshme Penellopë dhe “të prishte natën atë që bënte ditën” duke qënë vetëm Eksark. Dërgimi në shkollë, shugurimi prift dhe karriera e mëpasme e çdo kandidati ishte plotësisht në dorën e tij.
    Po le të kthehem në tregimi i Xoxës, të cilin unë nuk e ve aspak në dyshim. Sipas tij, “punën e nëndheshme” të Janullatosit për një vit të tërë e kundërshtuan ortodoksët patriotë me Bidoshin në krye. Le të pranoj që Bidoshi, Xoxa dhe gjithë të tjerët pas tyre kanë qënë besimtarë idealistë, që donin vetëm mbarëvajtjen e Kishës shqiptare dhe ecjen e saj në gjurmët e Kishës si e donte Fan Noli. Megjithë kundërshtimet e tyre të vazhdueshme, Janullatosi arriti të realizonte “planin e tij mafioz” dhe më 2 gusht të vitit 1992(atëhere kur atdhetarët më idealistë shkojnë në plazh)të kurorëzohet Kryepeshkop. Xoxa tregon se një ditë më parë, Petro Bidoshi, vetë Xoxa si dhe disa besimtarë të tjerë(intelektualë ose jo) i kërkuan deputetit Uran Butka, Kryetar I Komisionit të Kulturës në Kuvend, t’i mbështeste si përfaqësues i shtetit shqiptar të ndalonin kurorëzimin e Janullatosit dhe Butka premtoi se do e bënte. Të nesërmen Butka dhe disa besimtarë me Bidoshin në krye u takuan me Sali Berishën, i cili ju konfirmoi se Janullatos ishte pranuar si eksark sa të krijoheshin kushtet për tu bërë peshkopët shqiptarë!
    Ka diçka që nuk “kuadron” në raportet e shtetarëve të atëhershëm me KOASH-in me besimtaret ortodoksë anti-Janullatos. Të bie në sy, që Bidoshi e Xoxa nuk kërkojnë të takohen me Kryeministrin Meksi, por me Uran Butkën, që deri diku, në atë kohë kishte ‘kyçet e kashtës”. Butka si patriot i kulluar ju premton mbështetje dhe takimin me Berishën, që vërtet ishte autoriteti më i madh shtetëror në atë kohë, por duke anashkaluar Qeverinë e cila kishte edhe mundësitë reale për të ndërhyrë në ndalimin e kurorëzimit të Janullatosit. A ka patur një korrespondencë zyrtare ndërmjet KOASH dhe Qeverisë, në lidhje me kurorëzimin, këtë nuk e gjen në shkrimin e Xoxës. Të mendosh se gjithshka u bë në fshehtësi deri në ardhjen e autoriteteve të larta nga Patriarkana e Stambollit e deri në ftesat për ambasadorët e huaj, pa dijeninë e Meksit dhe të Berishës është e pabesueshme. Kisha Ortodokse dhe Janullatosi kanë qënë në survejim të vazhdueshëm nga SHIK-u(sot SHISH), që ditën e parë kur Eksarku vuri këmbë në tokën shqiptare.

    Por po i le rehat edhe Berishën edhe Meksin, sepse si kanë gënjyer edhe për shumë gjëra të tjera mund të kenë gënjyer atë kohë Bidoshin, Xoxën dhe Butkën, për ato që kishin lejuar me gojë apo me shkrim. Eshtë interesant pjesa e tregimit të Xoxës, kur tregon se në Kishë, procesi i kurorëzimit u ndërpre nga që disa besimtare ortodokse thërrisnin “Anaksos”(kundër) ndërsa i dërguari i Patriarkanës së Stambollit pyeste “A e pranoni Janullatosin si Kryepeshkop të Shqipërisë?” Skena është tipike ballkanike dhe duhet t’i ketë gajasur ambassadorët e huaj që ishin të pranishëm. Sipas Xoxës, është rregull që edhe një besimtar ta kundërshtojë, Kryepeshkopi nuk duhet të kurorëzohet dhe më 2 gusht 1992 ishin një tufë me besimtarë(kryesisht gra) që thërrisnin “anaksos”. (Të më ndjeni, se tema është vërtet serioze, por nuk rri dot pa qeshur se më kujtohet një mesele të vjetër, që tregonin për Priftin e Roskovecit të Fierit, kur pas një deklarate jo serioze të tij gjatë meshimit, gratë thërrisnin “Nuk na duhet gjë! Nuk na duhet gjë!”)

    Më tej Xoxa vazhdon me përjetimin e tij se si ishte zhdukur kurora e Kryepeshkopit dhe me aktin e dyshimtë të kurorëzimit në 15 katëshi. Përsëri nuk e ve në dyshim Intelektualin Ortodoks anti-Janullatos, kur thotë se thirrjet “anaksos” nuk u bënë nga elementë myslymanë, që kishin infiltruar në turmën në Kishë, por nga besimtare ortodokse. Nuk është e vështirë, që njerëz që nuk donin Janullatosin(qoftë për qëllime patriotike) të thërrisnin, që ishin kundër kurorëzimit. Megjithatë më mbetet e errët përse këtë nuk e bënte vetë Xoxa me Bidoshin. Për më tepër nuk kuptoj se ç’kërkonte Uran Butka në Kishë kur nuk ishte i ftuar. Si nip i patriotit Sali Butka, me një emër jo të mirë në rrethet e ortodoksëve korçarë, vetë deputeti duhet ta kishte parë të udhës të rrinte larg “mafiozllëkut” të Janullatosit dhe të Kishës greke apo Patriarkanës së Stambollit.
    Manifestimi patriotik në Kishë atë 2 Gusht ka qënë po aq i verbër(nuk po e quaj të orkestruar), sa ç’ka qënë e verbër propaganda anti-Janullatos e 22 viteve të fundit. Pakkush ka kurajon të shkruajë se ç’ka bërë në të vërtetë Kryepeshkopi për Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Edhe shëndoshja e saj ekonomike quhet nga “patriotë“ si Fatos Klosi një e keqe dhe rrjedhim i kthimit të Kishës Shqiptare në një bisht të Kishës Greke. Askund nuk përmenden funksionimi i mirëiI kishave, përpjekjet për rikthimin e pronave të saj, ruajtja e vlerave të pallogaritshme të ikonave dhe të tjera objekteve të artit të Mesjetës e të mëvonshëm. Askush nuk përmend se brenda KOASH-it nuk ka arritur dora e biznesmenëve mafiozë të Djathtë e të Majtë që bëjnë kërdinë me fondet publike tej përtej Shqipërisë. Vetëm flitet me një pasion të verbër kundër dhe përmenden Papa Kristo Negovani, Petro Nini e dëshmorë të tjerë shqiptarë të vrarë nga Kisha Greke.
    Me sa kam dëgjuar e lexuar më parë dhe me sa kam lexuar këto ditë, teoria e “uzurpimit” apo e “vetshpalljes” është në rastin më të mirë foshnjarake. Në ka gjëra që janë të uzurpuara, janë mendjet e shumë prej nesh, të uzurpuara nga idetë patriotike dhe antifetare të Komandantit Legjendar. Ishin ato dekada kur Kishat në përgjithësi u paraqitën me ngjyrat më të zeza dhe Vatikani dhe Kisha Greke në veçanti si më të zezat syresh. Propaganda se grekët duan dhe nuk e kanë të vështirë të kthejnë ortodoksët në grekë funksionon shumë mirë në zonat larg Shqipërisë Juglindore, ku ka pak besimtarë ortodoksë dhe ku shumë njerëz kujtojnë se të krishterët i kanë sytë nga Greqia.
    JO të dashur bashkëatdhetarë injorantë në çështjet e Ortodoksisë dhe patriotizmit të besimtarëve ortodoksë.
    Kemi qënë ne të parët dhe më shumë se të gjithë që kemi kundërshtuar Helenizimin duke derdhur edhe gjak.
    Kemi qënë ne të parët në kolonitë e Stambollit, Bukureshtit e Sofjes që përkundëm ndienjën e Shqipërisë Mëvetëse.
    Kemi qënë ne të parët që krijuam Kishën Autoqefale dhe këmbëngulëm tek Presidenti Uillson të njihte Shqipërinë.
    Kemi qënë ne që krijuam Republikën Autonome të Korçës për të mos lejuar përparimin e grekëve.

    Jemi po NE, që e vlerësojmë punën e Kryepeshkopit dhe nuk e quajmë Uzurpator.


    Naum Mara
    Faleminderit per postimin!
    Po ske çi ben kur "patriote trima" te pendes se infektuar nga kultura semitike, gjejne rastin e te deformojne realitetin...
    Behen "ndriçues" te mendjeve me keqinformimin e njerezve, ku shpesh behet edhe nga njohuria e ceket e temes qe diskutohet.
    Masat kane si perparesi kerkesa te tipit ekonomik: pune dhe si te sajojne fundin e muajit..., por keta tipat "patriote te paftuar",
    dalin e kullosin neper djerrinat e huaja, pasi tema si kjo u sherbejne vetem njerezve qe Shqiperine dhe Orthodhoksine shqiptare, nuk e duan!
    Habitem shume qe hera heres dalin shkrime guximtare karakteristike kjo e atyre qe nuk dine ku e hajne buken, nuk i dihet preardhja,
    si dihet se jane mish o peshk, por qe kane nje kapacitet te jashte zakonshem te amalgamohen me funderrinat dhe te zgjojne ndjenjat patriotike ne "grande stile" enveriste.
    Dyshoj fort qe, njerez qe lehin kunder kreypeshkopit te Tiranes,Durresit dhe gjithe Shqiperise te kene ne zemer si perparesi temen e "Orthodhoksise shqiptare"!
    Pasi po te lexoheshin shkrimet e tyre ne çelesin e dashurise per KOASH-in si Kishen Orthodhokse Autoqefale Shqiptare, mund edhe te lekundin ndonje filize te njome,
    por qe interpretimi i lige me dashje dhe keqinformimi dashkeqes, u jep atyre nje karakter krejt te kundert me sa prezantohen publikut te tyre te ngusht.
    Jane thjesht lehje te atyre qenusherve qe lehin si per te thene; Hej jam edhe une... - ma bej kabull, por leh sa per te ajrosur gojen pasi ndyshe, me qelbet!!!
    E ketu vijne e na i shesin si per perla te vyera shkrime apsurde per nga kompetenca, e akoma me hipokrite per nga "atdhedashuria qe pretendohet te emanojne" .
    Ju lutem shume, nuk duhet tu jipet nje rizalte dhe kaq seriozitet shkrimeve te ketyre "orthodhokse patriote antijanullatos", meritojne vetem nje injorim,
    sikunder vepron pjesa derrmuese e orthodhokseve te Atdheut tone, Janullatosi - Kryepeshkopi i Koash-it , eshte nje figure e rrespektuar boterisht,
    pra nuk ka nevoje ta mbroje asnje ketu nga ne, me pak akoma kush kerkon ta sulmoje, nuk ben tjeter veçse peshtyn persiper kokes se vet!!!
    Pra vetem nje eshte pergjigja, fundi llogjik i atyre qe vetem lehin, vetelikujdimi!
    Pershendetje te sinqerta.

    Niko
    Ndryshuar për herë të fundit nga arbereshi_niko : 23-04-2014 më 23:48
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  11. #10
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Hirësi Janullatos, Zoti flet edhe Shqip…!

    Citim Postuar më parë nga NIKOLA TESLA Lexo Postimin
    Pikerisht diten e pashkeve Janullatos meshoi ne greqisht.

    Të dëgjuam Hirësi. Pashkët e sivjetme risollën momentin t’ju shihnim sërish përballë grigjës tuaj ortodokse (shqiptare).

    Nga poltroni i shenjtë i mbuluar me purpurimën rrezëllitëse të veshjes, mbërthyem sy e vesh t’ju dëgjonim urimet, përgëzimet, meshimet dhe gjithë porositë për këtë dhe atë botë, dhënë nga i pari i kishës tonë gjoja autoqefale. Dhe tek dëgjuam se ç’deshe të na thuash, na u skuqën faqet dhe po na digjnin veshët…! Themi ç’deshe të na thuash se në të vërtetë as Ju vet nuk e dini se ç’na kini thënë. Më saktë e di “terxhumani” Juaj, i cili u djersit që t’ju përkthente për tek grigja shqipfolëse…Domethënë, Ju që drejtoni për rreth njëzetë vjet grigjën shqipfolëse të ortodoksisë shqiptare, ende me përkthyes, Hirësi Janullatos…!? Edhe pse kjo është kundër nomeve të kishës tonë, madje edhe pse i bie ndesh Kushtetutës së Shqipërisë, Ju vazhdoni me fudullëkun e njeriut që s’pyet për shtet dhe ligj.

    Atëherë nuk di për çfarë shenjtërie a përkushtimi fetar mund të pretendojë një klerik i lartë si Ju që nuk plotësoni detyrimet ligjore, kur ne presim të shikojmë se udhëheqësit tanë shpirtëror janë aq të shenjtë sa nuk shkelin mbi një mizë e jo mbi ligj…!?

    Por duket se për Ju Hirësi, kjo s’ka shumë rëndësi, pasi Ju nuk e kini për gjë të shkelni edhe mbi ne, mbi gjithë ortodoksinë shqiptare ( siç e do ajo greke…), mbi trashëgiminë fetare dhe kulturore të të parëve tanë, mbi etërit kombëtarë shqiptarë të kishës tonë, të cilën përditë e më dukshëm po e zhvishni nga tradita shqiptare e Nolit të madh, At Stathit dhe Papa Kristos, emrat dhe veprën atdhetare të cilëve, as guxoni t’i zini me gojë sepse, “…Papa Kriston na e vranë/ Ca të ligj grekomanë/ Dhe për të s’ra një kambanë…” vajton populli ynë.

    E, pra, nëse nuk të mjaftuan dhe bindën dy dhjetëvjeçarë në përkushtimin Tuaj progrek në kurriz të kishës tonë për ta zhbërë dhe greqizuar atë ind e maj, të jeni i sigurtë se do jeni i dështuari i radhës në përpjekjet dhe orekset shekullore të grekërisë së zilepsur dhe tahmaqare ndaj trojeve dhe historisë shqiptare.

    Dihet se modeli dhe shëmbëlltyra Juaj është misionari grek i shekullit tetëmbëdhjetë, Kozma Etoli (1714-1779), një antishqiptar i përkushtuar i megaliidhesë greke i cili, bënte pikërisht këtë që Ju po e bëni sot në mënyrë shumë më të sofistifikuar me ortodoksinë shqiptare. “Mos iu lutuni Zotit në shqip- u thoshte greku Kozma gjyshërve tanë. Shqipja është gjuhë e mallkuar, është gjuha e të paudhit…Më premtoni se në familje do flisni jo shqip, por greqisht dhe unë do t’ju falë gjithë mëkatet tuaja…”

    Ja kështu, Hirësi Janullatos, Kozmai, (stërgjyshi Juaj shpirtëror, i mbiquajtur shën Kozma), këtu e treqind vjet më parë, u end këtyre anëve (sa la këtu edhe kokën), për atë të shkretë grekëri e Megaliidhe…Dhe ai, iu fliste besimtarëve me përkthyes, ja kështu, toidho si Ju, Hirësi Janullatos…!

    Prandaj, duke u parë e dëgjuar darkën e Pashkëve tona krah përkthyesit që djersitej të përcillte përdëllimin tuaj grek ndaj besimtarëve shqipfolës, sepse m’u kujtuan rrëfimet e gjyshërve të mi për misionarin grek Kozma, i vrarë për motive të dyshimta këtu, mes Myzeqesë, në gushtin e largët të vitit 1779.

    Aty u binda se edhe Ju, si greku i dikurshëm Kozma, e kini për turp dhe gjynah të flisni shqip, paçka se nuk guxoni aq sheshazi t’ua thoni shqiptarëve sot se, “shqipja është gjuhë e të paudhit dhe se Zoti fyhet po t’i lutesh në shqip. Ortodoksia flet vetëm greqisht siç fliste Krishti. Ja, pse Ju Hirësi, nuk doni të meshoni e të predikoni në shqip. Se, vërtetë Hirësi Janullatos, në gati njëzetë vjet në krye të kishës shqiptare, Ju nuk mundët dot të mësoni aq shqip sa të bekoni besimtarët Tuaj në gjuhën e nënës…!?

    Nuk duam ta besojmë këtë për Ju Hirësi, që mbani aq shumë grada shkencore e fetare të marra në disa gjuhë të huaja, me të cilat, Ju mburrin gjithë grekomanët rreth Teje, të cilët i mban peng me ndonjë shkollim grek të fëmijëve, me rroga e pensione të majme për shërbime të posaçme. Më kot mundoheni Hirësi…!

    Shqiptarët dhe ortodoksit e këtij vendi, e kanë ditur dajmas dhe e dinë edhe sot, se Zoti flet edhe shqip…! Ndaj edhe fjalët e Krishtit, na i thoni shqip Hirësi Janullatos pa u trembur se do t’Ju mallkojë Zoti. Apo trembeni mos i dilni nga besa shën Kozmait, modelit Tuaj të vjetër? Pa frikë, Hirësi. Shën Kozmai ka vdekur, paçka se grekomanët e Megaliidhes, edhe me ndihmën, financimin dhe përkushtimin Tuaj, ende lodhen ta ringjallin duke i zbukuruar varrin në mes të Myzeqesë, që ta kini si “gozhda e Nastradinit” për kufijtë e Vorioepirit Tuaj, i cili shkuaka gjer në Shkumbin…!?

    NAUN KULE
    shpif, naun, shpif, se dicka do te mbetet
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •